Itali, shqiptarët rrahin karabinierët

MONTEGROTTO TERME, Itali - Një grup shqiptarësh janë bërë protagonistë të një grindjeje "të paparë" në Itali, ku kanë rrahur një bariste dhe më pas patrullën e karabinierëve që i ka ndaluar.

 

Lajmi konfirmohet nga "Il Gazzettino", sipas së cilës, dy shqiptarët e arrestuar janë Viktor Kodraj dhe Rodolf Toma. Sipas "Il Gazzettino", katër karabinierë dhe bankierja kanë përfunduar në spital pas sulmit të papërmbajtshëm me grushte. Një episod i rëndë që është përjetuar nga ushtarakët e forcave të armatosura përballë dy shqiptarëve të dhunshëm dhe të dehur. Prologu rezulton me prangosjen e Viktor Kodrajt, 22 vjeç, emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Torreglia, dhe Rodolf Tomas, 28 vjeç, rezident në Montegrotto. Që të dy kishin kaluar një pjesë të madhe të mbrëmjes brenda lokalit me muzikë "Melody" në rrugën 'Enndio', në shoqërinë e tre patriotëve të tjerë. Grupi kishte pirë shumë dhe siç duket, nuk e kishte vënë re se llogaria sa vinte dhe rritej. Dhe kur mbërriti çështja e faturës tek baristja, grupi ka shpërthyer. Në vend që të merrte shumën e lekëve, gruaja, e cila ishte shefja e personelit të lokalit, ka marrë nga njëri prej tyre një grusht të fortë që e ka lënë të trullosur përtej banakut.

Me një çarje të thellë në nofull si pasojë e grushtit, gruaja ka mundur të marrë celularin dhe të kërkojë ndihmën e karabinierëve. Patrulla në shërbim ka mbërritur menjëherë, por të pestë kishin mundur të largoheshin. Pas xhiros së parë së rikonicionit të zonës, dy karabinierët e patrullës kanë njohur pranë lokalit Toman dhe Kodrajn. Efektet e alkoolit i kishin bërë të paparashikueshëm dhe agresivë deri në atë pikë, sa kur dy karabinierët janë afruar për t'u kërkuar dokumentet dhe gjenealitetet, reagimi i tyre ka qenë i dhunshëm. Që të dy u janë sulur karabinierëve me uniformë. Njëri nga dy karabinierët edhe është kafshuar në krah. Kurse tjetri, pasi është goditur nga një breshëri grushtesh në pjesë të ndryshme të trupit, tashmë duhet të merret me komplikacionet me shikimin pasi ka rrezikuar deri në verbim si pasojë e disa shqelmave të marra prapa kokës. Vetëm në vështirësi ekstreme njëri nga dy karabinierët ka mundur të kapë radion dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle tjetër, e cila në atë kohë ishte me shërbim në Albignasego. Por edhe për dy kolegët e tjerë që mbërritën menjëherë nuk ka qenë ndryshe. Për dy të parët diagnoza e mjekëve parashikon 10 ditë shtrim për kurim, njësoj si edhe për baristen e plagosur gjithashtu nga goditja me grusht. Karabinierët e tjerë duket se ia kanë hedhur me dëmtime më të lehta.

76 Komente

:O

turp, nuk rrahen femrat (per baristen) per cazzibiniereve mire ua kane bere smiley 

Po pse pini trute o njerez...... hajde se do kalojne ca pushime egzotike ne burg tani keta trimoshat....

 smiley ka lezet te pish ndonejhere

pastaj kur te dalin nga biruca hapen bythesh se kane rrahur cazzibinieret, e do behen legjenda e katundit, andej per pak fame e momente triumfi jetojne

tamam hapen bythesh mire ne burg smiley

Ua boft Zoti hallall!

C'mut do karabinieri te shkoje e te kerkoje gjeneralitetet? Kur te behen njerez shtazet e Italise, atehere ndoshta edhe mesojne te bejne detyren sic duhet.

Po jane mesuar, gjeja e pare: "documenti!?". Plehrat; ke dyshim per filanin, shko e arrestoje, verifikimet beji me vone; apo pret me tafti bafti te gjesh ndonje shqiptar pa dokumenta? Plehra!

Ua befte Zoti hallall shqipeve. E vertmja gje qe me vjen keq, eshte qe tani nuk i kane punet mire; por per ate qe u bene te zinjve, HALLALL!

zotrules,

s'kam ndonje respekt te veçante per te "zinjte" as per "blute" e as per "grite", Por ti s'ke pse i del zot ca plehrave qe rrahin nje grua (nqs eshte e vertete se e kane rrahur), sadoqe kjo grua mund te jete matrapaze e t'ja kete fryer faturen per t'ja hedhur. Si mund te rrahet nje femer?! Eshte kafsheri!

avash avash se s'po thote njeri te perdoret gjithe fuqia e ta lesh tjetren me pasoja. As qe te qellohet nje femer e para nga nje mashkull, edhe kjo eshte shume e ulet. Une them thjesht qe duhet nje fare reciprociteti, kaq.

Dhe ti mendon qe ne nerva e siper do ishe ne gjendje te gradoje intensitetin e shpulles?! smiley

S'ka principe reciprociteti me nje qenie me te brishte.

Na korite krahinen more burre i dheut ! Po si qenka kjo puna e "as qe te qellohet nje femer e para nga nje mashkull" ? Dmth, "e dyta mund te qellohet", keshtu ?

Nuku shkon kjo. Nje femer nuk qellohet, as e para, as e dyta, as e treta. Po flas nese nuk te kane ikur ende bletet. Se per ata qe iu ka mbetur kosherja bosh, atyre duhet t'iu ikim te gjithe, burra dhe gra, se te bejne gjemen.

 

Me gjakftohtesi, te them Jo. Ne inat e siper, s'di çar te them, nuk me ka bere vaki. Larg qofte. Tani te bej une nje pyetje (gjithmone ne fushe e hipotezave, se mediat i shtremberojne lajmet sidomos kur behet fjale per emigrante, dhe ndoshta edhe kjo histori eshte e shtremberuar):

Ti beson se shefja e lokalit, nje femer, ka pasur guximin te qelloje me dacke dy Meshkuj (me M te madhe shtypi) shqiptare te dehur?

Nuk u dal per zot, jo... por qe ata kar'abinieret kane marre nje shperblim te merituar, e kane  marre qe c'ke me te! Njerez me te ndyre, me te felliqur, me te poshter, me shtaze se karabinieret, nuk ka! Umberto Bossi eshte engjell para tyre.

Po sikur te them qe njerezit e forcave e rendit policia, guardia di finanza e sidomos karabinieret, jane nder punonjesit shteterore, te cilet urrejne me shume Lega Nord e Umberto Bossit. Motive te thella, qe kane te bejne si origjinen jugore e 90% te ketyre punonjes, si me ndjenjen e shtetit unitar qe kane.

ama kane te perbashketa te frikshme.

1. urrejtja dhe racizmi kafsheror ndaj shqiptareve ne vecanti, dhe te huajve ne perjgithesi.

2. krejtesisht te pashkolle dhe injorante mesjetare!

3. rritjen e numrit te injoranteve te pajisur me arme nga shteti/ a.k.a, karabinieret, guardia, etj.
Ti e di shume mire c'ndodh kur ne pushtet vijne socialistet... edhe dora e "ligjit" apo idjoteve qe armatos shteti, sikur lehtesohet; edhe numrat e tyre sikur rrallohen... dhe ti e di se c'ndodh kur ne pushtet vijne Berluska me shpuren e tij Fini dhe Bossi... jo vetem qe shtohet numri i shtazeve te armatosura, jo vetem qe egersohet trajtimi, por ke dhe formim bandash "qytetare", mundesisht, edhe keto kerkojne te armatosen nga shteti.

 

Po ca hallalli se, s'lame rekord pa thyer ne Evrope per sjellje qe na bejne te tregohemi ne barsaleta. Ose e thene ndryshe, sjellje qe i vene ne siklet te huajt (evropiane) kur u prezantohesh dhe i thua qe je shqiptar, pasi per nje moment e kane reagimin e sforcuar, duke u perpjekur te mos u dallohet paragjykimi per shqipot.  smiley

Kjo e dyta aplikohet ne Amerike, se ne Evrope mbase s'e kane problem ti duket sheshit paragjykimi per ne shqipot. smiley

 eshte problemi i tyre, jo yni

smiley ne sjemi raciste (ndaj tyre(ndoshta)) ata po

Cfare rekordi ke thyer mo xhibo?

cfare sjellje paske mo xhibo?

cfare barsaletash mo xhibo?

Trima qe vene dore ne nje femer...! Duhen varur per testikujsh ne mes te piaces te qytetit.

Po sikur te jete nje femer qe ve e para doren tek ty? Ca duhet te bejme ? Une them me nje dore te mbrojme test..... se mos i bien ne dore te trendafileve dhe me tjeter te veme doren edhe ne . Jemi per barazi seksesh apo jo?

Hallall dora ketyre dy cunave qenkan zene me gjysmen e fshatit atje dhe kane fituar, hallall edhe nje here.

Une si princip s'kam asnje lloj respekti ndaj njerezve qe perdorin dhunen. Dhuna eshte fundi i llogjikes dhe s'me pelqen fare te kem te bej me njerez qe prekin fundin e llogjikes.

Nuk ta quan asnje njeri per turp qe t'i hapesh rruge nje femre, dhe mbasi te te kete dhene ndonje shuplake. Kurse e kunderta...eshte e rende.Une do e humbisja totalisht respektin per nje mashkull qe mat forcen e tije fizike me nje qenie shume here me te brishte fizikisht se vetja. Gjest primitiv.

Me fal, po ma shpjego pak ketu, pse i mban syte vetem te mashkulli?

pa na thuaj njehere, c'mendon per nje femer qe e fluturon shpullen e para, e ndoshta dhe e vetmja, mbi surratin e nje mashkulli?

 Mbase u kalon rinia ne burg  dhe ngushellohen me gjithe kete fan club qe do kene jashte!

Sa i vertete eshte ky burim? Nuk e besoj qe SHqiptaret te mos kene paguar parate!Duhet te kete ndodhur dicka tjeter,por une nuk i besoj shume shkakut-"nuk paguan leket dhe goditen me grusht bakieren!"

Varianti im, ata dy cuna kane bere shaka me vajzen,dhe vajza i ka ofenduar shume keq,shqiptaret pastaj nuk i kane dhene parate!

Mund te jete nje variant tjeter i ngjashem,por jo thjeshte "nuk kane paguar leket" Nuk e besoj te mos kene paguar,sa do te keq qe kemi namin nje fije krenarie e kemi,paguajme bile leme edhe bakshish!

Pipinot jane mistreca jane te qelbur dhe te hapin namin e keq!I urrej Italianet qe genjejne!

eh, pija e shkrete  ta jep ne koke si pa u ndjere! afermendsh pastaj nuk kupton se kete besh me nje femer apo me police te duken te gjithe njesoj pas dehjes. c'ka nuk kuptoj une eshte perse kjo ngjarje aq banale sa edhe ordinere hyn kembekryq dhe te vozise brenda nje vaske si peshku pa uje?

aresye hetoj se ka dicka qe do t'i delegjitimoje shqiptaret e suksesshem ne Itali kur kemi 14 mije bisneze shqiptare atje dhe asnje nuk e vendos si lajm. Apo god news is not news?

me qartesoheni!!!!!!!!

Ja pse nganjehere te vjen turp qe mban te njejten pashaporte me keta lloj qeniesh njeqelizore!

Duhet kuptuar nje gje: S'ka pike dyshimi qe ajo gruaja te lokali s'eshte ngrit ne mengjes e s'ka vajt ne pune me ate synimin qe sot do qelloj dy Shqiptare te dehur e pastaj te shohim ca do behet, as e diskutoj fare qe ajo e shkreta vetem leket ju ka kerkuar te paguanin dhe fajin e kane pas Shqiptaret. Pastaj nuk mund te thuhet e njejta gje per karabineret se edhe  kemi udhetuar ne Itali si shume Shqiptare dhe e dime pak a shume mentalitetin e shumices se karabiniereve.

Une per vete e kam me ate frazen " nje femer nuk preket me dore " e me fraza te tjera te ketij lloji. Jam kunder ketyre qe ne France quhen me ironi  "idees recues " (ne Shqip nuk e di si mund te "shqiperohet" kjo, ndoshta " ide te perfituara &quotsmiley.

ne lufte i dashur gjergj si duket perdoret cdo lloj arme. pastaj idess recues jane shambllone feministe te orese se fundit

Ide e perfituar eshte edhe se ne lufte duhet te perdoret cdo arme. Kjo ide nuk ju ka ecur shume shteteve ( psh Francezeve ne Algjeri, ne Vietnam etc)

Kèsaj i thonè tia japèsh vetes bammm.... hè se do ju dal rakia e pastaj do i bien kokès me grushta...hiç nuk mè vjen keq pèr ta...mendoj se unè dhe gjithè shqiptarèt qè jetojmè nè itali nuk jemi kètu pèr tè rregulluar italianèt por veten tonè...

Veprim pa mend i atyre shqiptarve. Ndoshta zen mend kur gjykatesi tu caktoje dhe shumen qe duhet ti paguajne policeve te demtuar dhe banakieres. 

Nuk kane fal te huajt qe na e vene krahasimin me kafshet. Eshte apo jo e vertete ky lajm, nuk ka dhe shume rendesi. Rendesi ka se eshte e vertete qe shume shqiptare te ardhur nga shkalla me e ulet e shoqerise sone, na e hapin namin e keq sikur jemi(ne shqiptaret) njerezit me te pagdhendur ne Europe dhe me te badesheruarit ne shoqerine europiane. Keto lloj grindjesh nuk jane vetem ne Europe qe ndodhin nga disa qe nuk e kane per merite te quhen njerez, por edhe ne Shqiperi dhe shume nga keto grindje perfundojne me vrasje ose plagosje.

Jane vende te qeta .

Kjo i ben Shqiptaret te hyjne ne legjend si njerez te rrezikshem.

Kushe di per sa kohe kjo ngjarje do sillet ne te perditshmen e Montegrotto Terme.

I ndihmon te thyejn monotonin.

Tani me kafshet po me duket e ekzagjeruar, por problemi se kemi kompleksin e burrnise kot se koti...nje nga keta raste eshte ky si me lart. nejse. iteri i drejtesise eshte dicka tjeter nga stigmatizimi jone ne virtualitet, por ne realitet jemi aq te zote? une kame dyshime ne aresyetime...

Tani me kafshet po me duket e ekzagjeruar

 

Edhe mua ashtu me duket.  Te pakten te na krahasojne me Afganistanin.

Nese do te shikosh karakterin, edukaten apo ne pergjithesi nivelin e njerzillekut te dikujt qe te intereson, jepi te pije alkol derisa te trulloset dhe vezhgoi reagimet e pastra instiktive.

une se kuptoj pse degjeneroi ky muhabet, ke dilema qe cfare duhet bere nqs nje femer te qellon e para. Qeka bo problem i madh ky, pergjersa e paski shume merak. Mua sa jam bere kaq, skam pare ndonjehere ndonje femer te qelloje nje mashkull e para, biles as e dyta smiley

po sic duket ktu ke peshku, vijne nga ata meshkuj qe rrihen nga grate smiley

dhe vijne ketu ngrefen si burra zamani, se prapa perdes hajne dajak nga gruja smiley

 

he me ta lumsha ty! edhe une po dyshoja qe ata dy shqiptaret kishin perfunduar ne klub e ishin zhytur ne alkool qe te harronin rrahjet qe pesonin cdo darke nga grate... dhe kam gjithashtu pershtypjen, qe ishin 5 shqiptare ata qe ja selluan me grusht asaj italjones... ose, ose, ndoshta i shoqi i asaj italjones i ka paguar keta shqiptaret qe te merrnin hak ndaj gruas qe e keqtrajtonte taljonin e shkrete...

smiley

Mua sa jam bere kaq, skam pare ndonjehere ndonje femer te qelloje nje mashkull e para, biles as e dyta

Jeni ne vendin e burrave t'zamonit ju mi Bidri, ku femrat trajtohen shpesh si plaçka(dhe plaçka s'eshte e lejuar te veproje-kunderveproje), se kendej nga Evropi sheh shuplaka te te gjitha ngjyrave.

po ju jeni t'digjinirum mi smiley

plot me gra kucka qe rrafin burrat smiley

ta provojne ketu i here, ta shofin ku ju shkon lapra surratit smiley

Jo mi, nuk i rrafin, vetem kur zene me pras n'dore keto meshkujt e digjinirum jua japin nga nje dopio qe iu bejne syte ciu-ciu-ciu. smiley

Po s'keni faj ju jo, fajin jua ka lala qe iu fut ne mendje te hyni n'Evropi nderkohe qe revoltimi i femres-aq me teper ai publik- eshte akoma tabu, nga ana tjeter meshkujt ju hardallisen ne cdo forme te mundeshme. smiley

Nese keni deshire ti shihni si gjuane nje femer me grushta me keqe se nje mashkull hajdeni ne Angli.. mundesisht naten pas ores 11 dite e premte apo e shtune, ne qender te qytetit apo qytezes.. Jo grusht por edhe shishe kokes!!! Aq sa edhe policat ankohen se nese nje mashkull te gjuan 1 here e te plase ne shesh, femra te gjuan 100 here, re apo nuk re pertoke..

Ndersa shqiptaret e shkreta llafe kane, se puna e La_rosee..  smiley

 

vallaj plako, fiks ashtu eshte. Anej ke frike kur shef 3 femra bashke ne darke, Duhet nderru trotuari se nuk e di ca te gjen. Sidomos po qene te pime  smiley   

Nuk behen njerez barbaret. Dhe per keta tipat e peshtire qe thone se 'mire ja u kane bere karabinierve' ju jeni me kanibale se keta tipat.

Nuk behen njerez barbaret.

Me duhet te kundershtoj me force cfare pohon. Historia tregon egzaktesisht te kunderten!

Ja psh:

Alemanet u bene gjermane. Anglot dhe Saksonet u bene britanike. Franket u bene franceze. Unet u bene Hungareze. Sllavet u bene ceke, sllovake, polake, sllovene, kroate etj. Visigotet dhe astrogotet u bene italiane.

Pra sic e shikon edhe vete ato qe ti pohon nuk bazohen mbi fakte, por perkundrazi faktet te kundershtojne.

Besoj se ajo qe pohon eshte e shtyre thjesht nga dufi dhe urrejtja e momentit, e ngjashme pak a shume me ate te Atiles kur dogji Romen.

Por sic e shikon historia na tregon se edhe Atila mund te behet njeri i civilizuar. Bile Atila mund te behet me i civilizuar se vete te civilizuarit.

Po ti kur mendon te behesh njeri?!

Barbar kanibal njeri i peshtire, keshtu me thoshte edhe njera njehere dhe te tjerat disa here te tjera. Nuk e di pse s'e kam ndjere asnjehere veten te ofenduar nga keto epitete, perkundrazi ! cudi

C'te duhej qe i nxore keto pamjet e mija kur isha me pushime ne Itali.  Priti tani metroseksualet 

 Ua mi mami ca jane keta barbare keshtu te parrojtur me qime te gjata - po keto veshjet ku i kane blere te Gabi, ua ua e padureshme, po me perzihen zorret ne fund te barkut hiqe hiqe shpejt kete pamje  -  

smiley

Po pra!

Do te bashkohesh me ne edhe ti me Bedrien qe te kompletojme pazellin?

 

Vedrai cose che gli umani non hanno potuto neanche immaginare...

 

A come Atrocità, doppia T come Terremoto e Tragedia. I come Ir d'Dio, L com Lag di sangue, A come adesso vengo e ti sfacio le corna.

i, come ir' di dio. (zemerimi i zotit)

Ndoshta disa vite ne burg ju ndihmojne sadopak ketyre egersirave!

zotrules - 28 Sht 2009 - 4:13pm

 

Ua boft Zoti hallall!

C'mut do karabinieri te shkoje e te kerkoje gjeneralitetet? Kur te behen njerez shtazet e Italise, atehere ndoshta edhe mesojne te bejne detyren sic duhet.

Po jane mesuar, gjeja e pare: "documenti!?". Plehrat; ke dyshim per filanin, shko e arrestoje, verifikimet beji me vone; apo pret me tafti bafti te gjesh ndonje shqiptar pa dokumenta? Plehra!

Ua befte Zoti hallall shqipeve. E vertmja gje qe me vjen keq, eshte qe tani nuk i kane punet mire; por per ate qe u bene te zinjve, HALLALL!

Koment me antishqiptar nuk kam pare

UAAAAA As bataku shqiptar nuk do te kishte folur keshtu. As vete ata qe bene kete krim nuk do te kishin folur keshtu. Ata do te kishin thene " Gabim por ishim te pire" kurse ky ketu ....... UAAAAAA

Ishte shprehje metaforike ajo 'nuk behen barbaret njerez' mo olsib po ti se kape dot dhe ske per ta kapur dot kurre me ate mendje qe paske. Ik kap edhe ti rrih ndonje karabinier (po munde) edhe hajde na u mburr ketu. Tipat si ti dhe si ky zotrules qe i bejne apologji krimit dhe mosgdhendjes jane llumi i shoqerise dhe simbol i moscivilizimit. Turp

Nje gje skuptoj une, pse po thoni qe ajo gruja iu ka gjujt atyre me shpulle? Tek shkrimi thuhet qe ne vend qe te paguhej, ajo ka marre nje grusht aq te rende sa i ka thyer nofullen keshtu qe, pse humbasim fillin e bisedimit e shkojme tek subjekti i "grate-rrafin-burrat"?

Mendoj se sado te paedukuar apo te keqinj te jene policat, njeriu duhet te jete i zgjuar per veten e vet e para punes dhe dhuna e shqiptareve ndaj tyre s'eshte aspak per tu mburruar apo per ti mbeshtetur. Tani keta trimat jo vetem ia kane fut vetes sa krahu por edhe na nxorren namin neve te tjereve edhe me keq.

Si thuhet ajo shprehja, "mund te hiqet fshatari nga fshati por jo fshatarizmi nga fshatari". Nejse, gjynof edhe per policat qe jane rraf keq ene per keta debilat qe lane nam.

Po te mos ishin rrahur keq te zinjte, do ishin te zinjte qe do kishin rrahur paq keta dy shqiptaret.

Se kuptoj kete pergjigje...shpjegohu, te lutem!

 Mendoj se ky gjest burrerie ndaj asaj banakieres qe rrinte deri naten vone t'u sherbente ketyre trimave shqiptare dhe qe pastaj guxoi t'u kerkonte edhe leke per ato qe kishin konsumuar duke marre nje grusht nofulles sic e meritonte, por mbi te gjitha rrahja e atyre dy karabieniereve do ta shtoje edhe me shume dashurine e policise per shqiptaret dhe vecanerisht respektin per ta te popullit italian.

Po te ishin ketej nga anet tona, per rrahje te policit, sonte do ishte duke fjetur ne qeli gushe-gushe me ndonje xhamajkan qe do e kishte bere "mbretereshe" qe mbas nates se pare. Kuptohet, me pelqimin e vete personit, ashtu sic ndodh ne vendet demokratike. Pjesen tjeter te jetes qe do u mbetej kur te dilnin nga burgu, do e kalonin duke punuar qe ti paguanin sigurimet mjekesore te asaj goces, qe nga operacionet plastike te momentit deri tek aspirinat per dhembje koke pas njezet vjetesh.

Shqiptaret harrojne se "trimeria" mbaron ne momentin kur e shtrive tjetrin perdhe, dhe pasi ai tjetri ngrihet dhe te detyron ta paguash nje me nje per demet qe i ke shkaktuar, atje fillon zgjuarsia. smiley

Problemi qendron se kjo ngjarje behet ushqim per racistet. Sahere qe ndodhin gjera te tilla, mua s'me behet te shkoj ne pune se me vijne sa e sa ne zyre per te me treguar se shih se ça kane bere shqiptaret, "però" me thone "non tutti siete cattivi". Per raste te tilla une kam gati nje thenie te urte italjone: FA PIU' RUMORE UNA PIANTA CHE CADE, CHE UN BOSCO CHE CRESCE"!

Djema, seriozisht e keni qe keta shqipot kane bere mire qe kane rrahur ate gruan dhe karabinieret?! Po prandaj na e nxijne te gjitheve per nje cope vize te huajt, se s'e dine c'i pret dhe kur digjen nga qulli, i fryjne dhe kosit.

Nuk po i hyj te flas per ca komente te tjera, qe meqe grate kerkojne te drejta te barabarta, e meritojne dhe te rrihen paq... S'e kuptoj hic kete llogjike primitive. smiley

Jo moj goce, jo, nuk ta nxijne ty per shkak te ketyre te dyve... e as per shkak te rasteve te meparshme. Ty ta nxijne sepse na urrejne te gjitheve si komb. Nuk mendoj se te spaghetti embassy do te ta mohonin vizen sepse dyshojne se po te vesh ti ne Itali do rrahesh nja 4 plehrabiniere... Pergjithesimin, italianet te paret, e kane bere para se shqiptaret te shpalosnin kapacitetin e tyre ne fushat e rrahjes, droges, prostitucionit apo malavites ne pergjithesi... Trajtimin shembullor e filluan qe me grumbullimet neper stadiume, kur shqiptaret e pare pane brigjet italiane. Fundi i fundit, ata vizat as nuk i hoqen ndonjehere me ne, qe te thuash se "ja, e provuan, por ngaqe ishim ne kaq e poshter, i vune vizat prape". Per te mos lene pa permendur faktin qe ambasada italiane ne Tirane, sipas Rai Unos, deri para pak vitesh kur e kam pare vete, ishte institucioni me i korruptuar ne bote! Dhe e fillonin me ambasadorin, pastaj me oborrtaret.

Ata mund te thone c'te duan, por une kam kete kendveshtrim, bazuar ne 18 vjet qe i njoh makaronaxhinjte.

 

Qe te besh nje gje veprim te keq do te mjaftonte nje sekonde, etj etj >>

Sinqerisht, sa here qe kam kohe te lire e lexoj postimet e ndryshme ketu  tek PPU-ja , nuk e di pse me lind nje fije optimizmi, duke menduar se ka shqiptare te mire me te cilet mund te behet shqiperia, por kur lexova sot postimet ne kete teme, qe disa prej atyre une i lexoj me kenaqesi,  te mbeshtesin nje akt rrugacerie dhune kunder individit dhe shtetit, te me falni po, aha, une shkoj tek vendi perseri. Shqiperine nuk e bejne dot shqiptaret. Ne shqiperi nuk merret vesh ,kush eshte arsye e shendoshe e kush e kalbur. Do te mjaftonte nje fakt i tille si kjo e “trimave” shqiptare qe te njesohen mendimet e kalbura te injorances me ate te intelektualit..>>

> >

Dhe pastaj qahemi pse na trajtojne keq bota ne shqiptaret, dmth, pse s’na duan .

> >

Askush e mohon faktin qe dikush nen efektin e pijes, droges, qofte edhe per shkak te  karakterit gjaknxehte, te kryej nje akt te tille te shemtuar, per te cilin do ta paguaj shtrenjte. bota eshte e mbushur plot me akt te tilla,  por, qe veprimi i tyre te brohoritet nga shqiptaret e perbuzur pikerisht prej ketyre veprimeve, me duket cmenduri.

> >

Turp.

E di pse te kam inat une ty o Spaceman? thjeshte fare; - sepse dy shqiptare ne Itali ja futen me grusht nje gruaje italiane.

 

Perseri bota ne 2012 do permbyset o zotrules. nuk eshte se ka ndonje parashikim tjeter qe te hedhe poshte ate te meparshmin edhe po te qellonin mua. te siguroj se  une perseri, asnjehere nuk da ta njesoja mendimin tim pozitiv me nje rrugacerie, dmth balte, sido qe te ndodhte.

po mos e justifiko pra urrejtjen qe kane ata ndaj nesh me nje gjest qe bene 2 shqiptare... 3 shqitpare, 4000 shqiptare, 10000 shqiptare! Jane 1 miljon shqiptaret ne Itali. Jane 3.5 miljon shqiptaret ne Shqiperi... na urrenin edhe para se te shkonim, e gjetem urrejtjen aty, nuk e cuam nga Shqiperia.

juve ju ben pershtypje fakti qe paska dhe nga ata qe i mbeshtetkan...  deri ketu nuk ka problem, se dy jane qendrimet e mundshme, mbeshtetje ose cmbeshtetje. ata qe i mbeshtesin, mbeten te mbeshtetja dhe kaq. ata qe nuk i mbeshtesin, shkojne edhe me tutje, fillojne e na mbeshtesin urrejtjen e italjaneve kunder nesh.

kjo ska kuptim.

une nuk justifikova askend, perkundrazi, me erdhi keq qe edhe ti, njeri prej tyre brohoritet nje veprim qe une, sido qe ta rrotulloj ne koken time, nuk i jap spjegim. njeriu pozitiv eshte pozitiv, kurdo e ne cdo rast.

sa per urrejtjen karshi nesh, ne eksodin e pare ne itali, une nuk e ndjeva, te pakten nga italianet ate, por sjam dakort me ty aspak kur me permend numra e jo vepra, si ajo ne stadiumin e barit qe u hidhnin buke me helikopter per shkak te banditizmit qe perdhunuan, vrane per nje bluze e privuan deri edhe femijet per te marre ne rruge njerezore ushqimin.

une keshtu e shikoj urrejtjen qe kane karshi nesh.

 

shyqyr mo se kishte perfundu imazhi ne dore te klejdit

vari lesht racizmit te italianeve (sidomos te katunareve te padoves-qytetaret votojne majtas) se ai nuk varet fare nga ne

 

shqipetaret nuk jane "te perbuzur pikerisht prej ketyre veprimeve" por jane te perbuzur dhe pike. Keto veprime te pakten japin mundesine te rrine te qete perpara "nevrikeve" te etnive te tjera (qofshin italiane apo marokine apo jevgj apo ca te duash ti) 

ajo gruaja do behet ca me legiste sec eshte por do e mendoje dy here perpara se se te hapet b.thesh prape me shqiptaret, karabinieret do marrin ca para dhe heres tjeter do kene ca me teper kujdes (per te miren e vetes) ndesa ata dy trimat do e kalojne jeten dyerve te gjykatave e do i lene parate per te lare mekatet e nje te pire (e leme pa permendur drurin nga policet ne rajon ate dite)

Ne te tjereve nuk na ndryshon asgje.

 

sipas teje, na kane inat se i konkurrojme ne shkence e teknologji, ne arsim e mjekesi, ne bujqesi, ne turizem,  apo na kane inat nga qe jemi me te lashtet ne kete bote?

 

italianet or spejsmen kane inat gjithe boten, ne menyre te vecante shqiptaret! te gjithe, sipas italianeve jane ... "di merda" (sidomos albanezet, qe jane domosdoshmeri togfjaleshi). Nese kete nuk e di, atehere nuk ke qene asnjehere ne itali. Kur them ne Itali, nenkuptoj ate shtet/komb 57 miljonesh qe kemi matane Adriatikut, e jo Giovanottin apo Vasco Rossin.

ti thua na kane inat per shkak te ketyre te dyve... une them jo. ti vazhdo me ate tenden, aty mbaje mendjen, se u zgjidh ajo pune.

Mos tragjedizoni budallalleqe. Veprim pijanecesh ! Kaq. Ka qe e kane pijen me ulerima , ka qe e kane me sherr , ka qe e kane pijen pa llafe.

Fillun urra - patriotet me Shqiptare e me Raca. Thjesht ore , pijanece te rrangut Boterore.  Te te njejtes fizionomi dhe permbajtje qe cfaq nje  i PIRE !!!

Ne se titulli i GAZETES eshte per DY Shqiptare " ky eshte RACIZEM nga me te ndyret ". Italianet jane me tonelata ne Shqipri qe bredhin rrugeve me pantallona zberthyer ...edhe aktive edhe si pasive dhe s'thote gje njeri !!!

Nuk e di a ka klub aty afer nderteses se Gazetes ku jerzit pine ?

Mbasi pime aq shume ne rrahem portierin sa qe harroi dhe emrin e tij - i tha Shvejku banakierit . Atehere si e keni emrin Ju z.Gazetar smiley

 kokteli i ri: Albanez' arrabiat'

1) i dopio Xhoni

2) i dopio rum

3) i dopio vodka

4) i dopio raki

5) i dopio mall..me barut

6) i dopio mall per memedhene

7) i teke limoncelo..

more po, njeri ishte 22 vjec... dhe tjetri 28

muhaned ali paska qene? kater karabiniere??!!!.....

 i paskan bere nje sherbim shtetit fqinje: duhet te rishikoje gjendjen fizike te karabiniereve..smiley

nejse, nesje eshte ngjarje e turpshme, po  mendoj qe vetem te pamendet do ta shihnin ne kontekstin e racizmit... 

(megjithese nuk eshte se mungojne keta te fundit....)

Me shume sherr ne kete teme qe u rrahen 4 karabiniera, se kur u vrane 4 polica ne durres....  smiley

nuk i gjen gje karabinierat se u rrahen nga dy te pire mos e vrisni shume mendjen..Eshte pjese e detyres se tyre qe nganjehere ne te rralle te rrihen.. 

It comes with the job! Don't like it, change it! smiley

Mqs. sot eshte dita festive e Shen Mikeles qe eshte edhe engjelli mbrojtes i forcave te rendit italiane (kam deshire te besoj se eshte edhe i kolegeve shqiptare), mqs. jemi ne temen e duhur dhe pas asaj qe na kujton me te drejte edhe Liqeni me siper...

Per te gjitha keto arsye pra, ju pershendes juve, por mbi te gjitha pershendes forcat e rendit te te gjithe botes, ne vecanti te Shqiperise dhe Italise me kengen ne vijim:

http://www.youtube.com/watch?v=dHRkJ7x5a3U

 

PS: Pershendes gjithashtu sot edhe ata qe mbajne emrin Mikel, Gabriel e ndoshta edhe Rafael.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).