Inva Mula, triumf ne France

Kryeqyteti francez, Parisi, ka çelur sezonin e ri operistik me operan ‘Mireille’ te kompozitorit francez Charles Gounod.

Ne qarqet muzikore te Parisit te tere mendojne se Nicolas Joel, drejtori i ri i operas, ka vene nje bast duke zgjedhur per fillimin e sezonit te ri lirik, operan ‘Mireille’.

Çeshtja eshte se nder te tjera, opera konsiderohet si nje opera shume e veshtire per rolin kryesor, ate te ‘Mireille’. Rol te cilin Nicolas Joel ia ka besuar Inva Mules.

“Jam shume i gezuar nga Inva Mula, qe eshte per mendimin tim e shkelqyer ne rolin e ‘Mireille’. Eshte nje rol shume i veshtire, shume i rende. Sepse eshte teper i gjate, kerkon realizime vokale tejet te veshtira dhe ajo ia arrin t'i beje te tera”, thote Joel.

Vete Inva tregon se kjo eshte nje veper qe nuk luajtur kurre ne Paris per 25 vjet, per shkak te veshtiresive qe paraqet.

Po ashtu, per here te pare ne historine e televizionit francez, nje opera do te transmetohet direkt ne mbremje ne France 3. Inva eshte kudo ne ekrane: nje spot i interpretuar prej saj, nje dokumentar nje oresh i realizuar po nga France 3, apo intervista te njepasnjeshme ne mediat e ndryshme: France 2, Arte apo LCI, ne studion e gazetarit te njohur Michel Field

Inva eshte ne qender te aktualitetit edhe sepse ‘Virgin Classics’ ka hedhur ne treg diskun e saj te pare recital. Alain Lanceron, president i ‘Virgin Classics’ dhe zevendespresident i EMI, mendon se disku do te jete nje sukses i vertete komercial:

“Sigurisht qe shpresojme shume qe ky disk te jete nje sukses i vertete komercial, jo vetem ne France, por ne mbare boten dhe ne do te punojme per kete. Reputacioni i Inves i ka kaluar me kohe kufijte dhe ndaj mendoj se ky disk nuk eshte i rezervuar vetem per publikun francez, ai do te gjeje nje jehone te gjere ne mbare boten”, thote Lanceron.

Per titullin "Il bel sogno" (Endrra e bukur), Inva ka shpjegimin e saj : «Te gjitha keto qe po me ndodhin, disku i ri, opera, kjo faze e jetes sime jane nje Bel sogno ».

Interesi i njerezve qe naten e pare te premieres mbushen sallen e teatrit te operas Garnier, u perligj. Interpretimi i Inves ishte thjesht i shkelqyer…

“Mua me behet shume qejfi te ritakohem serish me Inva Mulen, nderkohe qe e kam takuar 15 vjet me pare, kur ajo sapo kishte ardhur nga Shqiperia. Dhe eshte nje lumturi e madhe te shohesh qe ajo ia del mbane ne nje menyre tejet te jashtezakonshme ne skenen e operas, sonte, me nje publik triumfues per te”, thote ministri I Kultures dhe Komunikimit te Frances, Frederic Mitterrand.

Edhe ministrja e Shendetesise dhe e Sporteve, Roselyne Bachelot, nder te tjera thote: ‘Me pelqeu. Jam nje fanatike e operas; argetimi im i vetem eshte te marr pjese ne shfaqje operash dhe per kete rifillim nen drejtimin e Nicolas Joel, pame nje Mireille te shkelqyer, me nje Inva Mula te mrekullueshme, qe diti te bashkoje ne nje hijeshine, talentin, tekniken muzikore, qe tregoi se eshte nje artiste e madhe lirike e rrethuar nga nje trupe e jashtezakonshme”.

Te pranishem naten e premieres, ishte edhe cifti Kadare.

Autori i madh, Ismail Kadare thote se ne kete rast permendet kultura shqiptare dhe Inva ka ditur te plotesoje nje dimension qe mungon.

Vete Inva uron qe te vije live te publiku shqiptar…

Me kete fillim sezoni opera kombetare e Parisit ka gjetur diven e vet…diven shqiptare qe i ka magjepsur

20 Komente

Ky po qe eshte nje lajm per t'u krenuar. Bravo Inva!

 

Ndihemi krenare kur perfaqsohemi me njerez te tille si puna e  Inva  Mules!!

 

Shume te eger keta te Le Monde, po duket sikur me shume e kane me regjizorin sesa me Inva Mulen.

Jo, jo, me Inven e kane. Perveç teknikave te kendimit (qe une s'i marr vesh fare dhe s'mund t'i komentoj), andej nuk fundi thote qe theksi i saj i frengjishtes eshte qe s'merret vesh fare ç'behet. Cudi, do t'i kete ngjare nenes se vet, se te kishte ngjare nga Avni Mule Shkodrani, do ta thante frangishten. Dommage.

E vertete, por kritikat jane perqendruar me shume tek zgjedhja e pjeses operistike nga drejtori i ri i operas. Roli i Mireille ishte i veshtire, mbase Inva mund ta permiresoj vetveten ne kete pike por eshte fakt qe ajo eshte soprano numer nje ne Paris per momentin dhe ky fakt na krenon me shume. Besoj se pak nga ne e njohin dhe ndjekin muziken klasike. Fakti qe Inva eshte shqiptare do te na shtyje mbase te iniciohemi edhe ne kete fushe. 

Persa i perket theksit te saje Le Monde ka te drejte. Per te tjerat...m'ka ik qejfi i saje.

Sa per theksin:

Besoj se nuk eshte pune "theksi te foluri frengjisht", se sa me shume fakti qe, ne 3 ore e 30 minuta te kenduar (aq zgjat kjo oper), eshte e veshtire per dike qe ka gjuhe nëne nje gjuhe tjeter nga ajo e operes (ne rastin ne fjale, nga gjuha frenge), ti rrezistoje theksit... 

Personalisht, e pashe ne TV, sepse u transmetua direkt nga kanali France3. Por vertet pjese operistike disi démodé... 

une per vete s'marr vesh nga operat apo gjera te tilla allafrenga smiley

kshu qe sdi cte them fare, po fare fare ne lidhje me kete.

gjithesesi, i dhashe nje sy lajmeve dhe e pashe qe gjindej gjithandej ne gazeta dhe sites evropiane.

Dhe i qendroj teorise, qe , pema plot gjuhet.

ose qe mo mire te te kritiojne por te jesh ne faqe te pare, sesa prapa listes smiley

smiley

diskun e fundit qe ka nxjerre kjo a e ka ble njeri ?  ja vle ?

Sa shqiptare kane frekuentuar hapsiren e Operes Garnier,qofte edhe ne cilesine e spektatorit?

Le te flasin bota,mirpo ajo eshte soprano numer nje e Parisit.

Inva kishte probleme me theksin francez?Do te kisha deshire te degjoja Mirreille Mathieu duke kenduar shqip,edhe ate (sipas mundesise) me grupin polifonik te Tepelenes.

PS.

Hurbinek,Avni Mula nuk eshte shkodran.

Kur Inva erdhi te kendonte Aiden nga Traviata ne Royal Opera House ne Covent Garden, kritiket e pelqyen, megjithese sipas tyre i levizte shume krahet dhe dukej sikur nuk e dinte se c'po kendonte ne fillim. Por te gjithe e pranonin qe ne fund cilesia e saj e te kenduarit dhe emocioni qe percolli ishte magjik dhe i pakrahasueshem.

Persa i perket theksit apo moskuptimit te fjaleve lexova para ca kohesh nje artikull ne gazete qe eshte dukuri e njohur ne shume soprano te famshme, prandaj kjo gje nuk eshte per t'u marre shume parasysh. Kjo gje vjen nga menyra e te kenduarit, perdorimi i kordave vokale dhe shqiptimi i zanoreve, metoda qe jane te nevojshme per t'u degjuar ne sallen e operes. Puristet e nje opere do te gjejne gjithmone dicka per t'u ankuar. Mua me shume me irritojne ata/o qe kendojne me libretin ne dore, une e blej libretin kur hyj ne opera, por dua te shoh sopranon ta kete mesuar ate e te me jape emocionin e saj mua, sesa te kerkoje fjalet qe s'i di.

Inva ka aftesine te kendoje pjese shume te veshtira dhe kur u semur e nuk mund te kendonte me rolin e Lucias nga Lucia di Lammermoor, ROH u detyrua te merrte dy soprano per te kenduar rolin, sepse nuk mund te gjenin dike ta kendonte nga fillimi deri ne fund.

Nuk e di, imagjinoj nje soprano franceze qe kendon ne gjuhen e operas, italisht, dhe nje kritik italian qe merr ne shenjester theksin e saj...

Perfeksioni do sh pune e kembengulje, padyshim, e Inves keto cilesi nuk i mungojne.

 

Frengjishtja ka nje theks shume te veshtire per te folur dhe per te kenduar duhet te jete me e veshtire akoma, per dike qe ka ardhur ne moshe te rritur ne France theksi francez eshte i pakapshem, me e lehte eshte per ata qe kane ardhur te vegjel apo te lindurit ne France.

Kur perpiqem te flas si francezet me ze kolla dhe me dhemb gryka , keshtu qe  flas si me vjen me lehte dmth me theks tironssmiley

 

Edhe une e pashe direkt premieren e "Mireille" teFrance 3, dhe qe nga fillimi deri ne fund komentet ishin super pozitive per Inven dhe talentin e saj (biles sipas zanotit frong, u tha se ajo kishte ardhur prej kohesh ne France dhe tashme ishte nje perfaqesuese e shkelqyer e shkolles franceze). Edhe kur trupa interpretuese doli per te pershendet publikun, pati vetem duartrokitje. Kur doli regjizori, publiku pordhac parizien filloi fershellimat e pjesçme qe vinin (sipas Le Monde) nga ajo pjese e publikut qe mbeshteste ish-drejtorin e Operas.

Persa i perket teknikave vokale une nuk marr vesh, po thjesht fakti qe Inva kishte rolin kryesor ne operan qe hapte sezonin e Opera Garnier dhe qe do kete tre role te ndryshme gjate ketij sezoni, midis Opera Garnier dhe Bastille, eshte nje TRIUMF fantastik qe nuk ka ngel te gjykohet nga "vogelushë" (nga ana intelektuale) qe nuk guxojne te shkruajne as emrin e vet te PPU.

M'falni te shkoj te vjell pak se sapo piva padashje pak vene te dalme boje!

Edhe nje detaj qe Nejse te mos lodhet fare. Mos u muno kot se francezet jone "kampion bote" per t'i tregu te tjerve qe kane probleme me theksin apo per t'i pre llafin nqs bojne nai gabim.

Zhysha teme e inglezçez ktu m'punet o inglize, ene po me thote : "nuk mor mo kurse frengjishtje se jom e demoralizume. sa fillojsha me fol e merrsha guxim, ma pritshin llafin per nai detaj pa lidhje!"

Una i kallxova barcaleten e labit me lalucin, ene i thashe : "E shifni se çar belaje ju ka gjet ju inglizve qe kur keni fillu me i bush menien gjithe botes me fol inglisht? Nuk i thoni dot mo njeri as "me ngrënç munë!""

Lizander, si je tani? Ndjehesh me mire pas veres? smiley

Si eshte kjo barcaleta e labit me lalucin?

Lene mos e pyte o ujk! desha me i fut i grusht uje surratit po u kujtova qe ktu m'pune nuk kina peshqira po tharese me kurent. ene qe mos perfundojsha o me kmishe qull ose tu u tha si Mr Bean, hoqa dore. hahaaha

Barcaleta o e thjeshte fare. E kerceno labi lalucin se po i tremte peshqit nga ana tjeter e lumit. Ene laluci ja kthehu

"ke varke ti?"

JO

Po not di ti?

JO

E po me ngrënç munë pra!

Kurse zhysha ime nuk e deftote dot kte se qe ke pytja e pare :

"Merr vesh anglist ti?", pergjigjia do ishte "PO"

Po ti mos u trem se "me ngrënç munë!" nuk e perktheva llaf per lalf une, po u mjaftova me nje "e shavi"

LOL @ tharesja me korent

Flm per barcaleten, sa mire nje e tille ku laluci del me i zgjuari smiley

 

U, nje francezí per si flet anglisht ajo mund t'i thosh e lepifsh, madje! smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).