Intervista e PPU marre kryetarit te PS

 

PPU- Kryetar mirdita.

K/PS-Dita.

PPU- Si e vlersoni gjendjen politike Shqiptare?

K/PS- Normale, krejtsisht normale.

PPU- PS ka vendosur te bojkotoje parlamentin, deri kur ?

K/PS- Partia ime ka vendosur te bojkotoje parlamentin deri sa te hapen e numerohen gjitha kutit e votimeve.

PPU- Do thote se ju kembengulni qe te rinumerohen kutit e zgjedhjeve te Qershorit, edhe pse OSCE-ODIHR  i ka cilesuar te mira ne krahasim me zgjedhjet e kaluara?

K/PS- Partia ime, eshte te rinumerohen te gjithe kutit e votimit, qe nga zgjedhjet e para plurariste te 1991 deri keto te fundit te 28 Qershorit, kete e mbeshtet edhe raporti OSCE-ODIHR, ku thote se te kaluarat nuk kane qene ne standartin e kerkuar.

PPU- E quani te mundshme se do arrini qellimit?

K/PS- Ne takimin qe pata me kryetaret e partive qe jemi ne koalicion, Gjinushi, Velija  e Ndoka, kemi vendosur se ne  nuk do hyjme ne parlament, ne qoftese nuk rinumerohen kutit e votimeve nga 1991 deri ato te 28 Qershorit.

PPU-Edhe pak dite kane mbetur nga mbajtja e kongresit te PS, si e konsideroni kundershtarin tuaj z.M.Lakrori.

K/PS- Z.Lakrori eshte nje kandidatur e plotesuar, nje figure e denje per kryetar partie, nje person me nje pergatitje te mire politike, aq sa nuk e di se do ma besoni, nuk kam pas nevoje t'ia porosis dy here ato qe ai duhet te thote.

PPU- Vijme tek qeveria, sot Presidenti dekretoi qeverin e re, cili eshte mendimi juaj per kete kabinet?

K/PS- Ky eshte nje kabinet pusht..., pusht...., ehg, ehg, me falni, ky eshte nje kabinet pushtetaresh, d.m.th te etur per pushtet,e jo per pune.

PPU- Nga keto ministra cilin do deshironit ta kenit edhe ju ne kabinetin tuaj?

K/PS- Patjeter Xhaferrin.

PPU- Ju duket nje politikan qe punon, i zoti?

K/PS- Jo, cili punon, them Xhaferrin sepse eshte kollaj ti thash " ik tani, largoju".

PPU- Ministri qe nuk do e deshiroje?

K/PS - Gencin, me dhimbset, eshte gjynah ta trajtosh keq. E takova sot, he Genc minister bujqesie - i them, e mu pergjegj, "nuk me ka internuar as Enveri as Ramizi, erdhi Iliri me internoi ne m/ e bujqesis, ja pash sherrin komunistit", me dhimbset.

PPU- Keni simpati per Gencin, edhe pse eshte minster i shumices.

K/PS- Genci eshte shume i zoti, kur ishte minister ne qeverine Meksit, ne kuti shkrepse e  shkruante  buxhetin, Meksi ja merrte shkrepsen per te ndezur malboron, s'dinte ku e hidhte e  Shqiperia mbetej pa buxhet.

PPU- Po per Berishen ç'fare mund te na thuash?

K/PS- Une mund ta them me plote goje se Berisha eshte burre i keq, ka vendose Arbenin min/ mbrotje vetem per inatin tim.Pse?. Besoj se edhe ti e din, kur ishim te ri, dy me te bukurit e Tiranes ishim une edhe Arbeni, po une kisha nje avantazh se isha trim. Tani qe Arbeni eshte minster mbrojtje, do bej si trim, se natyrisht ka ushtrin pas vete. E ku vaj halli, Arbeni min/mbrotje.

PPU- Berisha ju akuzon se bojkoti juaj, demton Shqiperin ne arenen nderkombetare, sidomos persa i perket levizjes se lire, si e gjykoni ju kete ?

K/PS- Se ç'fare thote Berisha nuk me intereson, po ju them nje te vertet se i shoh une Europen ne raport me politiken Shqiptare.

Europa i ben shum me hile  politikes Shqiptare, do uroja qe Europa te na bente me hile ne sport, e te ndihmoje politiken e jo sportin. Them me bindje se jemi i vetmi vend ne bote qe politika qendron me larte se  sporti. Turp sportistat Shqiptar, e turp Europes hileqare.

PPU- Do mendoni ndonjeher te hidhni kanditaturen per President ?

K/PS- E kujt t'ia le bashkine?

PPU- Faleminderit per intervisten, dhe ju pershendes ne emer te Spiker e Solidarnost.

K/PS- Faleminderit juve PPU, e ne veçanti 1.

 

10 Komente

K/PS- Z.Lakrori eshte nje kandidatur e plotesuar, nje figure e denje per kryetar partie, nje person me nje pergatitje te mire politike, aq sa nuk e di se do ma besoni, nuk kam pas nevoje t'ia porosis dy here ato qe ai duhet te thote.

Ok dhe kjo, po ajo intervista e Berishes ishte me funny. smiley Ja te shikojme mos e rregullon prap doren me Meten, ose Veliaj, ose Xhozin. smiley

PPU- Do mendoni ndonjeher te hidhni kanditaturen per President ?

K/PS- E kujt t'ia le bashkine?

Shprehja me e bukur e intervistes.

me pelqeu,

sidomos ajo me votat e 1991, ajo me xhaferrin dhe me shkrepsen e rulit smiley

rrofsh rrofsh !

Une do ta riformoja ate pyetjen e fundit: PPU- Do mendoni ndonjeher te hidhni kanditaturen per President ?

: Do mendoni ndonjehere te hidhni KARIKATUREN per president?!

Shkon me mire keshtu si thoni?! Se presidenti Topi (qe ja fut me top) eshte bere lolo, buf kenete....

Ne ndryshim nga intervista e Berishes ky Rama thote "Partia ime" ndersa Berisha thote "une" Tani sipas kesaj per autorin PD nuk egziston kehsut qe kemi vetem Berishen Ndersa per Ramen, PS egziston por eshte prone e Rames.

Jo keq si vizion jane te  verteta. Pa Berishen nuk ka PD, ajo shkermoqet ne hic. Ndersa per PSne Rama e ka bere prone te tij qe e komandon sipas deshires se tij.Por kjo smund te thuhet se nuk mund te egzistoj pa pranine e tij Ne i qajme hallin te "majtes" ne shume shkrime qe nuk egziston etc etc ne fakt halli i duhet qare te djathtes qe nuk egziston Ajo perbehet nga nje njeri Sal Berisha dhe eshte ne dore te fatit. "Larg qofte" Berisha te vdese, e djathta ka mare fund Ndersa e "majta" do te egzisotj edhe sikur Rama te mos jete kryetar"

I kam vene ne thonjza "e majta" dhe "djathta " sepse ne fakt ato nuk egzistojne jane toponime te vende qe nuk egzistojne ne Planetin shqiptar. Jane topoinime fantazma qe ne i perdorim shpesh.

flm per komentet!

Bedrije rrofsh ti.

Nuk do e kisha sjelle, jam shtyre vetem per frazat kunder sportit.

Pjesa tjeter mire eshte per intelektin qe kam.

Drino ene une menoj se ajo me Salen ishte mo e bukur. Po fajin s'e ke ti se ne fakt ene ne realitet ky i gjati te bo me pak per te qesh. (Sala psh e thote seriozisht qe euro e ka kunj me lekun dhe e sulmo! hahahahaha)

Kurse konstatimi yt Toko ishte shume me vend. Taman ashtu eshte.

E "djathta" as si toponim fiktiv nuk ekziston perderisa shpresat ja ka vare m'qafe atij qe duhet te ishte lideri natyral i te "majtes" post-komuniste. Po ja edhe na dy vjet sa te humi zgjedhjet lokale Rama dhe te shkoje Sala si shpetimtar ne PS. Kur e perqafoi Nano dhe Meta, s'po e perqafoka Majko, Malaj apo Blushi (u m'falni se harrova Byrekun). Dhe duke qene se do shkoje aty pas Rames do mund te deklaroje me plot zo :

DIKTATUREN NUK UA SOLLA UNE, ATE E GJETA KETU MIDIS JUSH!

Te vetmit qe do largohen nga PS-ja do jene Erion Braçe (per mbeshtetjen e PD-se ne zgjedhjet e 2009-s, fale numrimit te votave ne Kuçove, Dushkun e G0,99-s) dhe Gramoz Ruçi qe do zihet me Salen per punen e rivendosjes se bustit te Enverit ne nje vend ku Sala i ka da prej kohesh pazaret me Ed Ramen per te bo pallat 30 katsh.

Kurse Rama si pa pune do filloi te mbledhi borxhet qe i kone robt. Te parit do ia lypi Veliajt. Dhe ky pasi deshtoi ne shitjen e fiqve (se i dulen jo te vjeter po me kryma) do i japi G0,99-n (me mik kusht qe mos mori me vete Erion Braçen). Pas kesaj levizje, do vije edhe levizja e personit me me teper kontribut ne te majten faqelibriste shqiptare, te ketyre viteve te fundit. Ajo-lalalala, qe e nisi aktivitetin si mitingjashe e Sales, si fillim nuk mund te futej ne G0,99, se eshte femer moderne, qe mban shall se o juriste me medalje .ari, e nuk punon dot me nje vend me burrin. Po kur Veliaj, t'ia kete dorezu çelsat e kashtes Rames, dhe te jete fut vete ne Big Brother (se te dergumit e tij nuk i votoi njeri), ajo do mund te behet anetare e G0,99-s dhe te vazhdoje me fushatat faqelibriste ("Behu fans i Erion Veliajt" apo "Rama rocks" kom pa me syte e mi se mund te kete bo ene te tjera e s'du me i honger hakun kot).

Fale çirrjeve faqelibriste te gruas dhe Klyshi Pinderit, per ta votuar dhe telefonatave e sms-ve masive nga Serbia, Erioni do shpallet fitues i Vllait t'Modh. Me parate e fituara do bleje nje autograf te Obames, te cilin do e perdori per t'i treguar fukarenjve ne mbare Shqiperine se ka mbeshtetjen e vete Obames. Keshtu ata do pranojne t'ia hapin deren dhe ta qerasin me karamele. Me naivet nder ta, do nenshkruajne kontraten e shfrytezimit nga shoqeria Vjelia e fikut te baçes. Gje kjo qe do shkaktoi rritjen e menjehershme te çmimit te marmalates se fikut ne tregjet nderkombetare dhe per pasoje falimentimin e kampingut te Jalit, qe siç dihet manaxhohet nga nje mbeshtetes i flakte i G0,99-s.

Pas ketij deshtimi te rradhes, se bashku me Gramoz Ruçin, do vishen si gra dhe do marrin rrugen e veshtire te emigracionit ne Greqi, ku Erioni do ngeli pa pune se atje nuk bi bore kurre. Por sidoqofte do e kapi prape veten financiarisht, fale shitjeve te librit autobiografik "Shkelqimi dhe renia e shokut Velo!", te cilin do ja dhuroje edhe Obames duke i kerkuar qe ai ta perktheje ne anglisht.

Do thoni ju po PD-ja çar do bohet se dihet qe pa Salen aty llihet muhabeti. Une mendoj se PD-ja do kthehet ne origjine. Dmth, do luftoje komunizmin duke u kthyer ne disko-klub "Azemi" ku do te lejohen te hyne vetem femrat me mini-fund dhe çunat me mjeker dhe floke te gjata (te stilit lac i 91-92 e jo metalar) duke qene se keto ishin shfaqet e huja me te luftuara ne kohe te kamunizmit. Kol Olldashi e Ed Paloka(prej njoftlliqeve qe kane) dhe Ben Imami (si çun me eksperience 97-se) do zgjidhen bodirrujtsa ke dera. Flamur Noka, roje parkingu. Bode mantaxher. Rusmajli do beje punen fisnike te shperndarsit neper burgje te fletushkave (me kte merr dy kokrra aklli falas ke bari). Lul Basha dhe Genc Pollo si çuna te bukur do zgjidhen kubista. Majlinda Bregu do emerohet hostess per integrimin e robve ne klub. Erla me Gert Bogdanin do zgjihen kamariere. Genc Ruli tashme i internuar, do detyrohet te dyfishoje prodhimet bujqesore te Lazaratit, qe te mbulohen nevojat e klubit. Dritan Prifti do zgjidhet elektriçist. Meta mantaxher salle (per vete lehtesirat qe ka ne ngritjen e tavolinave te çdo lloj peshe). Tit Vasili do emerohet spaçator (do shesi trinitrina te skadume per kokrra). Erion Braçe do shperblehet me postin e hidraulikut, per ngjashmerine me nje kafshe te mirenjohur ne fushen kerkimore te tubave te shkarkimit. Mediu titullin do e kete "ruajtes i ambjentit te klubit" (popullorçe pastrus), pune qe nuk do kete me te drejten ta nen-kontraktoje te femije nen 14 vjeç. Ferdinand Poni do shperndaje member-karta fallco te dera e PS-se qe kur te vijne te klubi ata te ngelen pa u fut. Shabon Memia do legalizoje ndertesen e klubit qe do jete ndertu ne tokat ndonje familje tironce. Mero Baze, tashme i rikthyer, do manaxhoji kazinon mrena klubit. Fahri Balliu, do ndertoje mbikalimin qe te çon te klubi, plus se bashku me Meron do jene pergjegjes se fushates dizinformuese mbi klubet konkurente (me lajme te tipit sekretari i filan klubi o me Aids ose me foto nudo te pronarve te klubeve te tjera). Xhuveli vete, per hater te Edi Rames, do e pi kaven me 200 lek nga ora 6-8 e mjesit, po do fusi çunin n'pune gomist qe te rregulloje gomat e çame te mbikalimi i Fahriut. Ksera do zgjidhet dekorist dhe si i tille do perzeje nga lokali çdo njeri qe i prish dekorin blu me kryqa te bardhe. Per kete do kerkoje ndihmen e Kryetares (foto-modele), e cila do i thote Ferdinand Xhaferrit dhe policve te tij te NATO-s : "M'i nxirrni merr jasht per zhelesh kta nacionalistat shqiptarë!"

Dhe qershia mbi torte, DJ do emerohet e madhja, sublimja, e mrekullueshmja CILJETA!!!!!!!!!!!!!!!

Kurse neve, s'na ngelet gjo tjeter veçse me prit vitin 2012, me shpresen qe Instituti i Higjenes t'i mbylli perfundimisht keto lok(h)ale!

 

i papare teksti. ke tjeter?

O AM, ti rrofsh po pse m'duket sikur te fillo emri me ALO-ALO ty. Apo e kom gabim?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).