Idioti i Fshatit Shkon ne Universitet

 Idioti i fshatit shkon ne Universitet

Ne nje prononcim per mediat te bere sot heret ne mengjes mesohet se idioti Aurel Mullai do te shkoje ne Universitet.

Fale mundesive qe u jane dhene idioterve ne vendin tone vitet e fundit, studimet e larta nuk jane me te pa imagjinueshem per idiote te te gjitha kapaciteteve qe sidoqofte u mungon imagjinata, po as per njerezit me imagjinate qe e shikojne me trishtim kete fenomen ne rritje. Vete kryeministri eshte i vendosur qe drita e dijes to mos lere pa hyre ne asnje skute te erret te trurit te te gjithe idioterve shqiptare.

 

Mullai eshte nje person qe rrallehere ka qene ne gjendje te formuloje nje fjali te plote ne gjuhen shqipe, e megjithate me ambicien e tij prej idioti synon te shkoje ne universitet.

Aureli eshte nje njeri qe zoteron nje kombinim mahnites  injorance, mendjemadhesie, kokboshesie dhe idiotesie te kulluar, dhe ne cdo prononcim akustik te dale prej gojes se tij arrin te sfidoje ne te njejten kohe dhe rregullat e llogjikes dhe te gramatikes.

Gjithe idiotet e botes duhet te kene zili te drejtat dhe mundesite qe u jepen idioteve Shqiptare." Thote profesor Sulo Shamata, nje akademik, ish doganier dhe ish hidraulik, qe aktualisht merret me detyren e veshtire te identifikimit te idioterve per trainim te larte.

Ne universitete, idiotet do te gjejme nje hapesire te paimagjinueshme ne mendjen e nje idioti, pra nje hapesire te gjere te shprehjes se mendimeve se tyre pa vlere, vazhdon prof, dr Shamata.

Idiotet e gjeneratave te meparshme kane vuajtur shume nga stigma dhe nenvleftesimi automatik qe mban shoqeria per ta, e vetmja mundesi karriere per ata idioter te gjeneratave te shkuara gjendej ne komunale. Eh, sa idioter te pafat kane vuajtur duke ndenjur ne nje vend ku punohej afer ndonje pucete te hapur ne rruge duke mbajtur nje tabele te shkruante "Ngadale!".

Shume idioter do te kene mundesine qe nevojat e tyre personale per jashteqitje mendore, ti kryejne ne ambiente te pershtatshme sic jane universitetet, se bashku me biproduktet qe shkakton mungesa totale e imagjinates, llogikes, informacionit dhe sensit te humorit.

Per sa i perket ceshtjes se cfare to de beje idioti pasi te fillojne studimet te rregullta, burime te aferta te idiotit u shprehen se  idioti ne fjale nuk e ka kapercyer akoma euforine e castit, dhe nje cast si ky mund e zgjase me vite te tera per nje idiot te kesaj cilesie!

"Edhe pas 3 vjetesh, akoma do te jem duke perjetuar castin se si nje idiot si une u pranua ne universitet!" interpretohen belbezimet e tij nga nje mik familjar.

Deri ne momentin e nje casti te dyte, si pershembull, emerimin ne ndonje post te administrates publike, cast i cili mund te zgjase dhe per te gjithe pjesen tjeter te mbetur te jetes se pavlere te nje idioti si ky.

Mos u cudisni, "Nuk ka kala qe nuk e marrin idiotet!".

 

5 Komente

Me te vertete nga RD eshte ky artikulli? smiley

no, i think its part of the joke smiley

i think so, too, its the complement.......

Mendoj se eshte artikull tip jo profesional, por qe mbart ne vetevete nje autokritike per qeverine megjithse eshte gazete e Partise Demokratike. I ben kritike rinise shqipetare qe e mendojne veten shume lart, por qe jane vertete askund sepse nuk punojne, nuk studjojne apo planifikojne per te ardhmen asgje. Thjeshte presin qe mrekullirat te ndodhin.

 

Nga ana tjeter e shoh si nje kritike per sistemin arsimore ne vendin tone qe eshte ne nivele teper te uleta dhe sesi diploma eshte e mundur per te gjithe pavarsisht punes apo merites qe fatkeqesisht "gataun" lidershipin e ardheshem te administrates.

 

I vecante ne llojin e tij.

a ka ndonje fjale ne shqip qe te pershkruaj nje gjuhe te vrazhde, te hidhur, jo interesante, apatike...???

nuk me pelqeu(vecanerisht titulli!!)

 sistemi arsimor ne Shqiperi eshte bere vertet rrumpalle!!

po sistemin nuk ia ulin vlerat idiotet qe kerkojne te arsimohen,

e prishin idiotet qe drejtojne dhe arsimojne!!!

 

 

nejse, nuk eshte e thene te kem te drejte(vetem per stilin  e artikullit !!:-DD)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).