I love AmstelDAM - Ditari , 28 Gusht 2009

Editorial mbi zgjimin ditor

(Shijon kur lexon fundin duke filluar nga fillimi)

Ditari , 29 Gusht 2009

Me koken e renduar nga gjumi i rende e i thelle zbres shkallet pergjumshem ne kete mengjes te shtunes. Poshte shtepise ndalem tek kafeneja e pare qe zene syte e varur si qeska. Hyj ne barin qe nuk eshte me shume se 20 metra katror me dy tavolina te vogla ne cepe dhe dhe nje te gjate rreth dy metra, ne mes. Ne cep te banakut eshte pronarja , nje zonje e shkurter, e shkathet rreth te 34-ave por me trup te rregullt per ate qe Zoti i ka dhuruar dhe ajo e ka marre ne perdorim. Ne mes, dy burra te moshuar e te rrudhosur plotesisht po shkulen se qeshuri nga ...nuk e di se cfare. Njeri prej tyre patjeter qe duhet te quhet Van Den... Shihet qarte qe burrat nuk njihen pasi ndodhen ne dy kendet e tavolines se drurit qe te rikthen ne kujtese tryezat qe hapeshin si ato qe perdornim ne kohen e atij xhaxhit. Duke qene qe jam tip josocial ulem ne ngushtinen e fundit te barit per tu ndodhur i vetem ne tavoline. Ne nje interval te mirepercaktuar tek banaku i Marihuanes qe ndodhej perkarshi atij te pijeve, sosin njeri pas tjetrit te rinj e mesoburra/gra zyrtare e lypsare qe vijne dhe blejne si karte telefoni cigaret e hashashit per ti zgjuar nga gjumi i fillim-fund-javes. Pasi kerkoj makiaton time kundroj me veshtrim te turbulluar pak nga tymi i hashashit pak nga gjumi gjumash, lokalin 20m2 qe ka ndryshuar permbajtjen ne sasi por jo ne cilesi. Ne banak eshte ulur nje cift bardh e zi 13 vjecaresh qe po pijne marihuana ne cigare thuajse 20 cm te gjata. Ndersa nje plake e ulur ne karriget e gjata te barit qe vec "barit" po pij edhe nje caj te zi , ose ashtu me duket. Ajo eshte tek te 70-ve , flokebardhe por shume energjike. Fjalet nuk presin rradhe per te dale nga goja e saj. I bluan ne goje si mish i grire. Flet per ...ku di une se nuk e marr vesh. Me veshtiresi perqendrohem tek libri qe po lexoj ndersa me mberrin nga pronarja makjatoja qe kisha kerkuar, por ne nje gote te gjate xhami si te ishte birre e shkumezuar. Ferkimi i zhives se kunjit te shkrepses me kartucin kaf ne te kuqerremte te kutise shkakton flaken qe do te ndeze cigaren time normale te terhequr nga nja pakete "Kent" me nenshkrim ne shqip dicka te tille: Duhani demton rende organet e riprodhimit. Pas disa shkimeve kritike qe me kthyen banoret e Coffe Shop-it pa shijuar shtellungen e pare qe nxjerr nga goja, nje njeri i zi (sterre) me drejtohet ne menyre shpjeguese: Nuk lejohet duhani ne ambjente te mbyllura vlla. Ngre koken avash dhe e pyes me mosbesim dhe pak gricje nese nuk lejohet me ligj apo eshte nje rregull i barit pasi aty te gjithe po tymosnin. Miqesisht zezaku thanak me tregon se nese me gjen  policia pervec gjobes ndaj meje mbyllet edhe lokali duke ju hequr me pas edhe licensa. Edhe pse me duket nonsens qe lejohet "bari" por jo duhani e falenderoj me miresjellje dhe "mbyt" cigaren qe sapo i kisha dhene jete. (dhe po ja coja drejt fundit brenda pak minutash).

Mberthej serish librin qe po lexoj : Ditari i Ana Frank qe jetonte vetem pak metra larg ketij bari dhe se ne te vertete nuk e shkroi vete ditarin pasi ishte pothuajse analfabete.

Leximin ma nderprejne shpesh te qeshurat ne te klithur te pleqve, ciftit minoren dhe pronares se shkathet. Pasi e rrufis makiaton gjysem kileje ngrihem dhe marr bicikleten qe e kisha murosur me kavo celiku tek nje shtylle nje nate me pare. Ne korsine time i jap gjithe energjine time pedaleve ku nisem permes qytetit per te takuar nje mik ne qender, ne Red Light District - lagjes me dritat me te kuqe ne rruzull toksor.

Ne hyrje te rrugicave ku ruhet me fanatizem profesioni me i vjeter ne bote "parkoj" bicikleten e zeze prane nje hekuri te shtremberuar te shemtuar e te ndrushkur nga ku nisem ne drejtim te barit. Aty ndal hapin ngaqe nje cift teper i bukur lesbikesh po ecnin ngadale prane vitrinave te kuqe duke tymosur nje cigare te vetme mariuhuane. Te gjata me nje pale xhinse te shkurtra qe i shterngonin te pasmet dhe te qeshura. Ledhatimet per njera tjetren i kishin pjese te ecjes se tyre te avashte, cdo hap qe hidhnin rreshqiste mbi trup nje tjeter perkedhelje, duke me ndalur edhe mua hapin. Pasi puthen dy vajzat ndalen para nje bindoje qe duhet te ishte polake dhe dhe negociojne cmimin, hyjne te treja brenda. Me koken akoma te turullosur vazhdoj ecje-jaken ne rrugicat e AmstelDamit. Pas kafese se radhes kthehem por nuk gjej me aty bicikleten. U zhduk. Pasi dyshoj se ma kane vjedhur shoh nje tabele te kuqe qe tregon se e ka marre policia per parkim jashte rregullave. Bravo them AsmtelDam (pasi keshtu me pelqen ta quaj), na ndalon duhanin, na lejon marihanen, na lejon lesbiket dhe prostitucionin, grumbullimet "e paligjshme" 3 apo 4 veta dhe na ndeshkon me rrembim e sekuestrim te bicikletes se nuk e kishim parkuar mire. I love you AmstelDam. Damn Amstel

 
Mirepriten komente (vetem te mira smiley )

 

Shkrimi mund te gjendet edhe ne disa faqe te tjera si : www.ditaripublik.blogspot.com etj

13 Komente

Rezart, ke pershkruar teper pak nga ajo qe A'dami vertete eshte; coffee shops jane me interesante se aq, te pakten nese thellohen personazhet, shtepia e Anne Frank(muzeumi) ne kete rast eshte nje pjese historie me teper se nje pjese e Anne, pastaj de rosse buurt poashtu eshte shume me teper se nje çift lezbikesh qe nduken rruges,...c'u be me Van Gogh Museum? Po me Madame Tussauds? Po me NEMO? Po me netet e ftohta hollandeze brenda kafeve te vogla te drunjta, lyera ne bordeaux? Po me klompjes? Po me...?

Iiii, ulu ne vend, -4! smiley

Mire keto,po ka harru me thene se eshte qyteti me pisanjos ne bote dhe tjetra, 9 ne 10 njerez ne amsterdam nuk jane ne mend te veta por fluturojne.

Nuk kam pare ne vend tjeter por vetem ne amsterdam naten e vitit te ri qe shkoi,pasi pinin shampanjen shishen e vertisnin ne mes te turmes.

Varet ne çfare pjese te A'damit ke qene ti mer edhe shkaqet qe te kane çuar aty. Ne coffee shops dhe ne red light district i kerkon ti njerezit me mendje ne vend?

Me derra pijet(dhe salsiçesh) se gjermanet s'gjen ne asnje vend tjeter.

Gjithanej njelloj ishte,pastaj nuk jane te gjithe si ty qe shkojne vetem ne opera dhe balet.

Kam nje kujtim te vockel nga Amsterdami por, si gjithmone, kujtimet e mia te mirefillta s'vlejne dy grosh para historiçkave qe bej me to. E meqe, ne kete rast, s'paskam deshire ta ndaj historiçken ketu, ahera po mjaftohem te them se Amsterdami eshte nje qytet i Holandes, dhe Holanda shtrihet ne Europe.

Dhe nuk e kuptova mire lidhjen "ditar publik" - "letersi".

Them se kendi duhet te ishte "mbresa udhetimesh", ku aty te rrasnim reportazhet e kaltres, ditarit publik, blendi sales, kanadez ciklamanit, e te ndonje bohemi apo boheme fustan lisho me toptha te kuq.

Nga udhetimet e mia, ajo çka mund te jete interesante dhe per ju, eshte qe nje zog ma ka leshuar nje glase te madhe ne koke ne mes te Parisit. Ishte shume turp. Nuk kisha as letra te bardha per t'u fshire. Atehere i kam shkundur floket me dore, zogu kishte qene me bark, dhe kam vajtur ne nje peme te madhe nga ato me lekure te lemuar. Aty, me nje bukurshkrim te mrekullueshem, kam shkruar mbi lekuren e pemes : "Paris, je t'aime". Pastaj kam qeshur me vete, ca njerez kane qeshur me mua, kemi qeshur me njeri-tjetrin, dhe jam nisur per ne metro. Ku dhe jam zhdukur nga faqja e dheut.

Brad, nuk me pelqejne fare pergjithesimet, aq me teper kur ti dukshem nuk e njeh A'dam sa duhet.

Hurbo, glasa ne koke sjell fat(thone) ndaj...mos u qas shume. ...dhe pastaj u zhduke nga siperfaqja e tokes per tu rimekembur diku ne Paris Montparnasse. smiley

Une nuk pretendova qe e njoh Amsterdamin zonjushe,une thashe vetem ato qe pashe me syte e mi dhe qe nuk me pelqyen fare por ti ke shpirtin e kundershtimit per cdo gje qe nuk perputhet me mendimet e tuaja.

nuk jane te gjithe si ty qe shkojne vetem ne opera dhe balet

por ti ke shpirtin e kundershtimit

Po ti me paske mbajtur pishtarin goxha mua, re, dhe kjo pa me njohur fare! Pse s'thua ti?! smiley Hahahaha! Njerez t'zeletshem.

E..e... ta kam mbajtur ca.

 

Me zhive I bejne shkrepset ne hamsterdam?

...hhhmmmm... me ler te mendohem pak...  *-)

Uffaaa, nuk e gjej dot!!! Di qe ne Shqiperi apo ne Itali per t'i

prodhuar, perdorin squfurin i cili ne Latinisht njihet me termin "Sulphur" (simboli kimik S.)

C'te te rrefenje me gjate? :-D

Mendoja qe ishte e ditur kjo gje...

Mungesa e vemendjes ndaj detajeve te tilla, sado te parendesishme ne dukje, I shtyn vetiu shkrime si ky lart drejt seppuku-t, hara-kirit.

Po flm per shpjegimin, ellbidabellju smiley

Mendoja qe ishte e ditur kjo gje...  

Ashtu është në fakt se edhe  unë me 2 mendje e kisha të të jepja xhevap, po pastaj u kujtoja se për cdo gjë që dimë, ka pasur një pikë fillimi dikur! :-D

 

 

P.S.         Po edhe ti ama këtë duhet të kesh menduar kur më falenderon në fund! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).