Histori e sajuar...

Më 1991, kur unë u diplomova për letërsi, isha brezi i fundit i studentëve të deformuar ideologjikisht. I përkisja një brezi që e studionte letërsinë botërore plot gropa, që e mbyllte atë në fund të shekullit të XIX–të dhe që konsideronte si librin më të afërt në kohë “Xhek London” e Martin Idenit. Gjithë letërsia e shekullit të XX konsiderohej dekadente, nuk studiohej, ose thjeshtë kritikohej në bllok, pa ditur se çfarë kritikonim realisht.
Letërsia nuk ishte e vetmja. Për 12 vjet rresht unë kisha përsëritur po ato shabllone të një historie të manipuluar; e kisha mësuar atë sipas deformimit ideologjik edhe pse brenda vetes e dija se kjo nuk ishte e vërtetë. 20 vjet më parë, unë isha nga ata studentë, që nuk e pranonim dot këtë deformim dhe u ngritëm kundër tij. 20 vjet më pas, kam ndjerë të skuqem duke lexuar tekstin e Historisë së Popullit Shqiptar XII! Në atë kohë justifikohej! Në këtë kohë, as nuk falët dhe as nuk justifikohet. E vetmja fjalë që më erdhi nëpër mend ishte turp, edhe pse ky nuk është rasti i parë. Në 20 vjet rresht, historia merr ngjyrimin dhe tonet e forcës politike në pushtet dhe kjo jo thjesht për aktualitetin, por edhe për mënyrën se si gjykohet kryengritja e Haxhi Qamilit, lufta e dytë botërore, renditja e forcave në të, apo ai që ne jemi mësuar ta quajmë: revolucioni demokratiko–borgjez i qershorit. Në rastin konkret e shkuara duket se ka gjetur një lloj kompromisi të kënaqshëm (me përjashtim të mungesës së plotë të dënimit të kryengritjes dhe figurës së Haxhi Qamilit), ndërsa e sotmja vuan thellë nga pasaktësia dhe komentet selektive. Nuk dua të merrem me një tekst që fillon tek pellazgët dhe mbaron tek “çështja Fazlliç”! Më duket absurde që debatet dhe thashethemet e gazetave të bëhen pjesë e tekstit të historisë që gjimnazistët mësojnë në shkollë. Teksti që duhet të jetë më seriozi dhe më i sakti, sepse është historia e vendit dhe ai që ndikon më shumë në formimin e nxënësve. Dua të ndalem në dy pika: e para në pasaktësinë e fakteve dhe e dyta në interpretimin e gabuar apo selektiv të tyre.
E para duket më shumë një mungesë kujdesi dhe vëmendje. Po shënoj vetëm periudhën kohore nga viti 1990 deri më 2009.
Në shpalljen e pluralizmit dhe ngjarjet e dhjetorit 1990, autorët shkruajnë: “Në dhjetor 1990 shpërthyen demonstratat e popullsisë së qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Kavaja. Këto ngjarje treguan se udhëheqjes komuniste i kishte dalë situata jashtë kontrollit. I ndodhur përballë trysnisë ndërkombëtare dhe grevave e protestave brenda vendit, Ramiz Alia në një takim me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Tiranës, u detyrua të pranonte kërkesën për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri…”
Në fakt, çdo tekst deri tani, kur bëhet fjalë për një moment të ndryshimit të sistemit siç është ai i dhjetorit 1990, sqaron se protesta nisi në 8 dhjetor në qytetin Studenti dhe se prej pamundësisë për ta frenuar atë, erdhi pluralizmi politik. Protestat dhe grevat nëpër qytete, nuk erdhën para, por pas pluralizmit dhe kjo është një pasaktësi historike. Deri atë ditë, grevat dhe demostratat nuk lejoheshin.
Së dyti, emri i Azem Hajdarit, drejtues i lëvizjes së studentëve, themelues dhe kryetar i parë i PD nuk përmendet fare, ndërkohë që një paragraf i tërë i kushtohet suksesit të “diplomacisë parlamentare të Jozefina Topalli” dhe “ndryshimeve që solli në politikën e vendit, zgjedhja President e Bamir Topit”!
Në ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998 thuhet: “Në këtë ditë u pushtuan me forcë institucionet qendrore të vendit, radiotelevizioni publik dhe Kryeministri i vendit u largua nga Shqipëria. Me tërheqjen e forcave që mbështesnin opozitën, qeverisjen e vendit e mori Ilir Meta, një nga drejtuesit e PS.” Çdo njeri e di që në fund të shtatorit 1998, Kryeministër u bë Pandeli Majko dhe jo Ilir Meta. Madje, Pandeli Majko ka qenë dy herë Kryeministër i Shqipërisë, një herë gjatë luftës së Kosovës dhe nuk përmendet fare në tekst, ndërkohë që përmendet edhe Bexhet Pacolli edhe Damir Fazlliçi.
Për periudhën e qeverisjes së Fatos Nanos thuhet: “Gjatë kësaj periudhe ndodhën ngjarje të rënda. U mbytën në Adriatik nga luftanija italiane “Sibila” 84 qytetarë shqiptarë. Gjithashtu, u mbytën duke u lënë në mëshirë të fatit 19 qytetarë shqiptarë në janar të vitit 2004… Kryeministri dëshmoi në disa raste se nuk kishte ndjeshmërinë e duhur ndaj këtyre fatkeqësive dhe njerëzve që ishin prekur prej tyre. Për t’u shfajësuar para opinionit shqiptar dhe për të ndryshuar disi raportet brenda PS kreu i saj organizoi mbledhjet e famshme të KPD, ku akuzoi hapur shumë drejtues të PS dhe anëtarë të Qeverisë për gjithçka dhe doli fitimtar…”.
Asnjëra nga këto ngjarje nuk ka lidhje me njëra tjetrën dhe së paku njëra prej tyre as me Fatos Nanon. “I Katërti i Radës” u mbyt në 28 mars 1997, kur Nano nuk ishte Kryeministër. KPD–ja ku Nano fitoi mbështetjen brenda PS u bë në dhjetor 2001 dhe ngjarja e Otrantos në janar 2004. Asnjë lidhje s’ka mes të dyjave siç del në tekst.
E dyta është akoma më e rëndë. Interpretimi i ngjarjeve është problematik dhe në shumë raste i fryn debateve ende të pakonsoliduara politikisht e jo më historikisht. Autorët i quajnë ngjarjet e pranverës 1997 “rebelim komunist”. Padyshim që kjo është gjuha që PD ka ruajtur në gjithë këto vite, por një gjuhë e kontestuar nga kundërshtarët e saj. Përfshirja e një etiketimi të tillë, ngjan më shumë si betejë politike aktuale se sa si përfundim historik i nxjerrë nga studimi i fakteve dhe të vërtetave.
Autorët thonë se zgjedhjet e 26 majit u braktisën nga opozita dhe kanë të drejtë. Por nuk thonë se deputetët e opozitës u rrahën në sheshin “Skënderbej” nga policia më 28 maj. Thonë që u shfrytëzua rënia e firmave piramidale, por nuk thotë asnjë fjalë për këtë fenomen.
Ndërkohë, vitet 2005–2009 janë po kaq kaotik. Duket sikur ka një lloj lartësimi për maxhorancën aktuale, por teksti i historisë, më shumë se sa i tillë, ngjan si një koleksion gazetash të zhurmshme. Nuk po bëj asnjë koment, por po lë disa pjesë nga teksti që të gjykoni vetë:
“Opozita e majtë për disa vjet e akuzoi qeverinë se kishte harxhuar shumë burime financiare për rrugën Durrës–Kukës, për preferenca të firmave, konkretisht të firmës “Bechtel–Enka”, por rruga filloi dhe në fund të mandatit ishte gati për t’u inauguruar…”
“Pjesë e kësaj lufte ishte denoncimi i Qeverisë nga opozita për korrupsionin gjigand në rrugën Durrës–Kukës duke akuzuar ish ministrin e Punëve Publike L. Basha si dhe denoncimi i shumë rasteve të tjera për tenderat e KESH…”
“… Qeveria u ngarkua me një barrë shumë të rëndë në lidhje me këtë aferë, aq sa gjithnjë e më shpesh nga opozita po quhej si “qeveria e Gërdecit”. Në këto debate, u trajtua si një akt korrupsioni edhe çështja Fazlliç…” Nuk e di nëse çështja Fazlliç apo emri i firmës që ndërtoi rrugën Durrës – Kukës, apo debatet për tenderat e KESH, meritojnë të jenë pejsë e një teksti historie që fillon me Pellazgët, vijon me Teutën e Gentin e Ilirisë, vijon me Skënderbeun, rilindësit, Ismail Qemalin, Zogun, Hoxhën e mbyllet, si për ironi të fatit me Fazlliç. Po kështu, qeverisja socialiste e viteve 2001 – 2005 pasqyrohet kështu: “Në zgjedhjet e vitit 2001, përsëri në pushtet erdhën socialistët, nën drejtimin e Fatos Nanos, i cili u bë sërish kryeministër. Por vendin e përfshiu një valë e paparë korrupsioni, trafiku dhe një gjendje e madhe pasigurie, ndonëse Shqipëria kishte filluar rrugën drejt NATO-s dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit) për në BE. Ekonomia ecte ngadalë. Biznesi nuk ecte me hapat e duhur. Kreditimi i ekonomisë nuk i përshtatej ende nevojave të zhvillimit”.  Është jo korrekte dhe mbi të gjitha jo e saktë që një moment i historisë së Shqipërisë, të trajtohet vetëm me anën e saj negative, duke ju referuar më shumë politikës së ditës dhe akuzave të saj se sa realitetit. Kjo pjesë mund të renditej vetëm me faktet, por historia nuk mund të komentohet për sa kohë ajo nuk është histori, por ende aktualitet. Pa harruar që ngjarje si hyrja në Ambasada, pavarësia e Kosovës, janë trajtuar me thjeshtë një frazë, ndërkohë që personazhe dhe politikanë pa ndonjë vlerë kanë zënë një vend që s’kanë për ta pasur kurrë në historinë e Shqipërisë. Ndaj, mund të them se 20 vjet më parë, një tekst si ky mund të justifikohej, por 20 vjet më pas, ky është një tekst i papranueshëm dhe vetëm kaq. Duhet bërë gjithçka që teksti të korrigjohet, në mënyrë që nxënësit e sotëm, të mos e mësojnë historinë të gjymtuar, ashtu siç e mësuam ne, 20 vjet më parë…

32 Komente

E paska sjelle para meje artikllin ky dinamua.

Ne fakt tamam e ka thene Fevziu. Mire ne kohen e monizmit qe historia ishte perralle e partise, po dhe tani prap perralle e partise (tjeter)? WTF?

Mjaftojne termat e tipit "e papare" qe te editohet si liber. smiley

Tani sa po bejme vetem zhurme keto dite, kush nga juve qe ka akses tek ky liber mund te na rendite autoret e tekstit? Blendi ose Llukani p.sh.?

Ja nje fillese per proteste/presion/qitje dufi/etj. Me te mesuar emrat, une psh ose kushdo peshk do ti gjeje nga nje foto ne google ketyre dhe do ti veme tek faqja e pare e PPU tek kronika K*qet e dites, apo eshte hajvanet e dites?

Seriozisht e kam, na gjeni emrat ju lutemi. smiley

 

Next, hierarkia e miratimit te ketyre teksteve, dmth kush i miraton /qendron mbi autoret, e keshtu me rradhe, me emra e me foto. smiley Duhet kanalizuar dhe specifikuar protesta, se keshtu e drejtuar ne tym ose vetem drejt Birishes, s'qit gje. Leqe Birisha paska thene medemek se dhe ai nuk e aprovon historine. smiley

 

Dhe kjo batuta me poshte shume e gjetur. smiley

http://img87.imageshack.us/img87/7406/historiapondryshon.jpg

Rreth debatit për "Historinë 12"

Nga Shekulli
 

Pedagogu i Historisë që ka kaluar tekstin e "Historia 12"

Riza Hisa

Është gjë e mirë që u hap sërish ky debat për të vërtetat historike në tekstet shkollore. Ai duhet të vazhdojë edhe për tekste të tjera, sidomos ato të karakterit shoqëror, me të cilët po vuajnë si nxënësit, ashtu edhe mësuesit e shkollave tona.
Unë jam pedagogu i historisë së popullit shqiptar, që e kam kaluar këtë tekst, i cili ka hapur kaq shumë debate. Nuk po shkruaj këtu në "Shekulli" për t'u justifikuar (në asnjë mënyrë jo!), por për të bërë disa sqarime, të cilat i quaj të nevojshme.
Këtë vit nuk kishte tekste të tjera alternative. Në procesverbalin e kontrollit dërguar MASH-it, janë bërë vërejtjet, aq sa kishte vend copa e letrës që shoqëron tekstet, si dhe pikët që ka marrë ky tekst.
Në shënimet e lëna unë kërkova të bëheshin korrigjimet e nevojshme, sepse me pak punë mund të bëhej një tekst i mirë, por praktika që ndiqet në kësi rastesh, mua më duket formale dhe shumë e ngurtë.
Për mua, ky tekst ishte i njohur për shqetësimet që më kishte sjellë që një vit më parë. Ndaj e quajta të domosdoshme të takoja me autorët. Arrita të kontaktoj me z. Meta, i cili ç'është e vërteta, vërejtjet i priti me dashamirësi.

Duhet të theksoj se vitin e kaluar kam marrë pjesë në procedurën e kontrollit të teksteve. M'u vunë përpara 9 tekste, të cilat duhet t'i shihja për dy ditë, gjë që ishte e pamundur. Unë munda të eci me vëmendje të përqendruar deri tek teksti i pestë, kurse të gjashtin, (i cili është pikërisht teksti për të cilin po flasim, "Historia 12&quotsmiley e shikova jo i përqendruar për shkak të lodhjes, dhe mendova që ta miratoj si tekst, me motivimin vetjak se kisha rrëzuar katër tekste.

Që vitin e kaluar u ngritën shqetësimet për këtë tekst. Këto shqetësime më erdhën nëpërmjet Prof. Luan Malltezit. Sinjalizimi i tij më detyroi mua që t'i kushtoj vëmendjen e duhur këtij teksti. Përgjigjen profesor Malltezit ia ktheva me shkrim (letrën ia drejtova atij më 26 korrik 2008).
Po të shihen vërejtjet që kam bërë janë të gjitha të karakterit shkencor. E sa për periudhën mbas viteve '90 nuk jam prononcuar, sepse:

- Janë ngjarje të afërta, sa të njohura aq dhe të panjohura.

- Është shkruar me emocione politike.

- Sepse ashtu siç bëhet politika tek ne, të jep erë të keqe.

- Sepse nga sa lexojmë, të krijohet përshtypja se gjysma e do këtë vend dhe gjysma s'e do dhe kur ndërrohen pastaj, gjysma që s'e ka dashur e do dhe gjysma që e ka dashur s'e do më.

Ç'është e vërteta, kjo periudhë në këtë tekst ka politizim të skajshëm, i cili, mendoj unë, nuk luftohet po me politizim të skajshëm.
Historiani, që të shkruajë histori të mirë, jo vetëm duhet të harrojë partinë e tij, (n.q.s. ka), por edhe nacionalitetin e tij. Mbi të gjitha, duhet të punojë vetë, sepse kam bindjen se këto tekste bëhen nga amatorë dhe për të marrë "vizën" vënë emrin e specialistëve.

Po përfundoj duke thënë se dikur ishte një kohë që unë vetëm mendoja si i lirë, por as flisja dhe as shkruaja si i lirë. Kurse tani ashtu siç mendoj, edhe flas, edhe shkruaj. Është punë tjetër se sa dëgjohesh. 

Më poshtë janë vërejtjet për tekstin, dërguar në letrën time për z. Luan Malltezi:

Per me shume: Kliko ketu.

Nje nga njerezit qe kane kontribuar me shume te kjo ku jemi sote eshte Blendi Fevziu.

Nga gazetar e pjesmares ne lojen politike, e ka kthyer emisionin e tije nje nga promovusit me te medhenj te ndryshimeve ne histori.(specialist i historise ?????)

E kuptohet pastaj vemi ku historia do shkruhet sic e do ai qe eshte tani, pra do shkruhet si e co Berisha kur e ka berisha, apo sic e do Klosi a Lubonja kur jane ne emisionet speciale te Fevziut, apo kush do vi neser qe do kete pushtet.

Do qe mire qe Blendi te mbyllte gojen, e tia linte kete pune te tjereve, e ai te merej me politiken e dites. Se arsye pse jemi ketu eshte perkrahja e propogandimi dhe mbeshtetia e fushatave politike per historine.

Le tia leme historine njerezve qe e kane zanat e kokave qe jane pak me te qeta e qe nuk jane ne lojen politike.

E mos harojme kur kritikojme ata me pare qe kane bere libra historik, qe nga koha e Ismail Qemalit, e Zogut apo Enevrit, se kane qene te ndikuar nga koha.

Po jo pak ne sot jemi te ndikuar nga koha, e mendimi eshte qe shqiptaret sot nuk meritojne te shkruajn histori, se sot mund te jete nga periudhat qe ne skemi pik morali e dinjiteti, e njerez te tille nuk bejne dote dicka drejte, e kur nisen te korigjojne ca eshte bere gabim me pare e vetmia gje qe bejne bejne nje gabim te ri e teper me te madh se ai i pari dhe prishin dhe ato qe ishin mire.

Pra Bleni Fevziu e emisioni i tije tia lene historine historianeve, ky do qe kontributi i pare i tije.

Së dyti, emri i Azem Hajdarit, drejtues i lëvizjes së studentëve, themelues dhe kryetar i parë i PD nuk përmendet fare, ndërkohë që një paragraf i tërë i kushtohet suksesit të “diplomacisë parlamentare të Jozefina Topalli”

HAHAHAHA!!

He mo zgupsat e Saliut! Do vazhdoni ta mbroni kete liber akoma?

Apo ka paguar Ed Rama ndonje qen me morra tek Shtypshkronja qe ta lere jashte Azemin, dhe keshtu te diskretitoje Saliun?

 

P.S.

Shiko kur te dale Shamata tani, te thote; Jo, jo! E dinim ne kete, po Ministria ka vendosur qe Azemin ta beje LENDE ME VEHTE!!!

Jo, jo! E dinim ne kete, po Ministria ka vendosur qe Azemin ta beje LENDE ME VEHTE!!!

 smileysmileysmiley smiley

pse e paske "rr"-në kaq inat o bir?

Gjeja qe lash jashte, per gazetaret si Blendi Fevziu kjo gje eshte biznes, se do hapen debate pa fund e emisione pa fund.

Pra nuk eshte njeriu te bej moral.

Kaq shume e kane dh..ere keta autoret-militantet pd-iste saqe keshilltari ngushte i Saliut  kerkon hapur qe libri te kthehet ne karton. Krejt ne kontrast t eplote me apologjine e FUGES .

Oups!!! Prape sulme ndaj personit!

OK! Mbase edhe une nuk e kam shume qejf Fevziun! Ku ta di une pse! Ndoshta sepse eshte tullac!

Por c'lidhje ka kjo me ato qe ai shkruan?!

Blendi Fevziu me kete artikull ka vene pikat mbi "i" mbi shume pasaktesi gati-gati infantile te ketij teksti.

Pasaktesi skandaloze me thene te drejten! Une nuk arrij te kuptoj se si nje botim i tille mesimor mund te dale ne qarkullim ne 2009!

Keshtu qe faleminderit Z. Fevziu qe mori mundin qe te shkruaj rreth kesaj teme. Zeri i ketij njeriu, pikerisht sepse televiziv, ka gjasa te degjohet shume me teper se sa zeri i ndonje personi tjeter apo akademiku.

 

Do te bej biznes me kete?!

Edhe?! Ku eshte problemi?!

 

Nuk eshte ai njeriu te bej moral?!

Me te vertete?! Le te hedhi gurin kush eshte pa mekat!

Fevizu e ka bere emisionin e tije nje nga promovusit me te medhenje te ndryshimeve politike ne histori....E KJO ESHTE REZULTATI..I FUSHATES SE TIJE.....PSE CUDITE BLENDI?????

E tani na ben nje artikull, pse nuk vune Azemin po vune Topallin ??? pse kete o jo kete....qesharak...kur hap historine per pazar publik....kjo ndodh.

Artikulli eshte qesharak...po te shikosh ne thelb qe Blendi ka qene nga njerezit qe e ka mbeshtetur me shume Berishen ne tezen e tije, e gjithe anarkistet e tjere qe duan ta bejne historine pazar te dites.

Lere historine o Blend , e kjo do qe kontributi i tije, ti be lojen politike te dites, historia do behet, e do shkruhet nga koka te qeta, e jo nga njerez qe jane koke e kembe ne loje politike, apo qe kane koka kaq te ngarkuara nga e kaluara e perdorin historine te shfryjne mllefet personale.

Lere historine ti i pari, ta lej dhe Berisha e me radhe te gjithe, e tua leme atyre qe jane specialist e qe do vine nga pas me koka me te qete. Meruni me punet e dites.

1. Fevziu eshte drejtues emisioni, nuk eshte as shenjtor, as historian, as minister kulture

2. Me keto te tuat nuk i kontriubon ceshtjes; thjesht e anashkalon muhabetin nga teksti i historise qe duhet korigjuar tek autori i artikullit, pavaresisht se cdo gje qe thote autori qendron.

3. Pertej spektrit te historise, dhe tek ai i televizionit/mediave te politizuara, politizimi i Fevziut eshte inegzistent dhe nga niveli dhe nga sasia, po ta krahasojme me 90% te mediave qe jane ne pronesi te Rames, po prap ky muhabet i takon nje teme tjeter.

O zotni,

1-Fevziu ka perdorur nje nga emisionet me te investuara ne shqiperi, per te shtyre ndryshimet politike ne histori. E kontributi i tije , duke ditur ca mundesie ka ne dore, qe teper i madh.....pse ankohet nga produkti tani???

Keshtu nuk eshte thjesht nje drejtus emisioni , i varfer e i biem ne qafe, i ziu Fevzi, mesi kalon muajin.

2- Thelbi eshte pse Fevziu, Berisha, Lubnja etj gjithe lojtaret politike te sotem duhet te meren me historine, KJO ESHTE THELBI....SESHTE PUNA E TYRE...E NUK JANE ATA QE DUHET TA BEJNE KETE GJE.....FEVZIU po do te japi kontribut...te meret me politiken e dites...e historine tia leje historianeve.

3-Fevziu eshte nje nga njerezit qe kane mundesi me te madhe per te manipuluar opinionin publik.

Po rri o Blendi se nuk e ke marre vesh akoma... jane gjera me te fella keto; po Sala nuk do i tregoje te gjitha! Ky liber eshte shkruar si kunderpergjigje zyrtare e Tiranes kunder Enciklopedise Felliqodonase. Sic thash, jane pak me te fella.

In your face FYROM! who's your daddy now! smiley :-D :grin:

Eh, po qe ke te drejte ti! Fellesia dhe Felliqesia e ketyre puneve paska qene e habitshme... Pse vetem maqedonasit te shkruajne pallavra per ne? U na marrshin te keqen, se s'dime ne t'i shkruajme vete!... Hej zot ere!... smiley

Po cfare pallavre mund te shkruash per ta? Ata i eleminon me te vertetat me te thjeshta fare, me te vertetat egzistenciale... kupton c'dua te them? - Nje njeri qe nuk ka nene, nga ata te klonuarit, nuk e shan dot as nga nena!

E kuptoj mo bir, e kuptoj, po ta kisha fjalen ketu, qe ne fund te fundit, s'kane faj ata te "panënët" qe shkruajne si u do fundshpina, kur vete historia e kombit tone shkruhet nga ca dallkauke e kopuke qe fatkeqesisht jane shqiptare e mbahen edhe per te mencur... Sa jane shtu mer zot... ncncnc..

Hajdeeeee ..... fara luledielliiii .....ofrojme  paketim gradis  nga historia Sales  Shqiperise......  lulediellielli me krype ...5 leke ( kaushi)

ps. Zotrules a ka shrujt dhe ndonje gje  te ""SAKTE"" per Skanderbegun meqense ti i paske hy shume thelle kesaj pune ....

Une nuk e kam lexuar ate liber. Ne fakt nuk kam ndermend ta lexoj, edhe sikur te me ofroje ministria ndonje marreveshje apo kontrate qe cdo korrigjim qe t'i bej une, ashtu do te mbetet i shkruar. Nese historia nuk ndahet nga politika, nuk eshte me histori por llafe kafenesh te dy tre qaflesheve mitingashe.

Saliu i madherishem, diskuton edhe daten e clirimit; duke qene gjalle veteranet qe kane qene prezent ne vendin dhe kohen kur behet fjale. Tani Saliu na e di me mire. E perderisa ne nuk jemi ne gjendje te biem dakord me nje gje te tille; sikurse nuk mund te biem kurrsesi dakord edhe me historine e sistemit "komunist" / diktatures se proletariatit, atehere, si mund te biem dakord me ngjarje qe sapo kane ndodhur, ne nje kohe qe pozita e sotme ne menyre te parreshtur akuzon drejtpersedrejti opoziten e sotme, dhe tepke! edhe anasjelltas. Pra, per sa kohe qe ka te akuzuar, nuk mund te kete histori. Dhe keto gjera nuk vendosen dot as me vendim gjykate, por me debat, DEBAT, dhe DEBAT akademik!

Cdo ngjyrim politik i duhet hequr historise se shkruar. Edhe interpretimi i saj, duhet bere duke i ndenjur larg sa me shume politikes. Per sa kohe qe kemi nje shoqeri ku ne 3 miljon banore, te 3 miljonet e konsiderojne veten presidente apo mbreter, atehere edhe lenda e historise eshte me mire te arkivohet.

Nje gje di ta them ama; femijet e mi, histori me libra te Saliut nuk kane per te mesuar kurre.

5 leke ( kaushi)

Po pse o, me 5 leke i mban tifozat e kesaj 'historije' ti?smiley

5 leke kaushi:

I veme vlere, i veme batuta, i veme parti, i veme ideale, i veme artikuj, nje kapitull ne historine e gjimnazisteve.  Dhe kujt?

Nje emigrant qe me ra rasti ta takoja ne Greqi parvjet.  Punonte akoma ne ndertim.  Kishte kaq vjet.  Kjo sepse ne 97 cfare kishte i "investoi" ne firma dhe i humbi te gjitha.

Shoku i ngushte i vellait, mban nje grope ne trup.  Nje plumb nga 97.  Plumb qorr, nga nje ballkon ne tjetrin, nga nje zone bande ne tjetren. 

Nje i aferm, tek zbriste shkallet e kafes (ne skajin tjeter te Vlores) e kapi nje plumb tjeter, pa fat t'i bente grope e te shkonte tej per tej.  E mori me vete. 

Pata fatin te takoja nje vajze te jashtezakonshme kete vit ne nje koncert jazz ne Tirane.  Ajo eshte e paralizuar perjetesisht nga nje plumb tjeter (ne ate kohe ishte rreth 16 vjece ne mos gaboj.)  Vazhdon universitetin online.  Ne karroce, por me shpirt nga me fisniket qe kam hasur.

Kjo ishte 97-ta.  Dhe ndersa sajojme apo luftojme per idealin e atij viti, harrojme se ka njerez qe ne trup apo ne shpirt i mbajne akoma plaget.  E ndersa mundohemi t'i veme nje emerues, numeruesi eshte aq i madh aq sa vlera nuk ka me kuptim si thyese.  Me mire te heshtim se sa ta perlyejme kete raport me shume se sa e perleu ai vit.

PS: 5 leke kaushi u mor thjesht si pike referuese, asnje qellim tjeter ndaj bashkebiseduesit qe e permendi.

ehh mi monde

ime më thote: duhet "te digjesh" ( ne kuptimin qe ta provosh mbi kurriz) qe ta besosh

Flo, ne kete rast fshati digjet dhe (.....) krihet. 

Se desh harrova, 5 ***** Fevziut, pertej emisionit te tij. 

u r a Fevzo fan ????

:O

Une s'e kam "luksin" te jem fans i dikujt lol, ne mediat shqiptare.  Por ne kete rast thashe pertej apo "besides" emisionit te tij smiley

yes yes ,

but still  :O

? Artikulli i tij eshte 10001 here me i mire se i Fuges qe s'e kishte pare librin me sy.  Rregulli im personal eshte qe mos te merrem me autorin.  Perjashtimet jane te rralla smiley.

aaa mire, qenka relative...smiley

fugen se kam lexu,

as fevziun xhanem,

sme la mendja smiley

ok, i understand your point of view now smiley

Shyqyr qe u kujtua edhe Fevziu te reagoje, se vallaj ja kisha friken qendrimit te Fevziut. 

Nuk eshte mire te shkruhet ne libra historie per ngjarje qe "kane ndodhur dje" , apo per persona te sotem te skenes politike me kontribute tejet te dyshimta per t'u perfshire ne libra historie. Duhet te kaloje ca kohe para se te behet nje vleresim objektiv i tyre, madje edhe per te vendosur ne se nje ngjarje e caktuar is vlen te futet ne nje liber historie apo jo. Koha eshte nje element i domosdoshem ne vleresimin objektiv te ngjarjeve historike. Shume prej atyre qe permend Fevziu me lart ndoshta mund te jene te pershtatshme per nje artikull permbledhes e analizues ne nje gazete te perditshme, por kurrsesi ne nje liber historie. E aq me teper kur merret persiper te shkruhet per tema te tilla kontroversiale si ajo e ngjarjeve te '97. Une personalisht nuk kam asnje problem me etiketimin "rebelim komunist" per to, por nje historian duhet te argumentoje me fakte objektive qe ishin te tilla, nuk duhet te kufizohet me etiketimin. Kjo nuk eshte shkence, eshte thjesht opinion (nga ato qe Blendi i njeh mire smiley

5 yje.

Te gjitha qe shkruan Blendi qendrojne, per mendimin tim jo profestionist. Vetem me kete kam nje problem:

Protestat dhe grevat nëpër qytete, nuk erdhën para, por pas pluralizmit dhe kjo është një pasaktësi historike. Deri atë ditë, grevat dhe demostratat nuk lejoheshin.
 

Ne fakt protesta filluan para 8 Dhjetorit ne Shkoder dhe Kavaje - por sigurisht u shperndane shpejt me dhune. Sigurisht qe protestat nuk lejoheshin me ligj, ashtu sic nuk lejoheshin edhe protestat te Qyteti Studenti, por ama u bene.

Nuk e di a ka permendur librin gje per eksodin e ambasadave qe ishte fillimi i termetit?

 Riza Hisa; "....Duhet të theksoj se vitin e kaluar kam marrë pjesë në procedurën e kontrollit të teksteve. M'u vunë përpara 9 tekste, të cilat duhet t'i shihja për dy ditë, gjë që ishte e pamundur. Unë munda të eci me vëmendje të përqendruar deri tek teksti i pestë, kurse të gjashtin, (i cili është pikërisht teksti për të cilin po flasim, "Historia 12&quotsmiley e shikova jo i përqendruar për shkak të lodhjes, dhe mendova që ta miratoj si tekst, me motivimin vetjak se kisha rrëzuar katër tekste..." 

 

Po pse more profesoruc pranove nje kusht te tille; per dy dite. Kush ishin keta qe te vune nje kusht te tille. Kete duhet ta sqarosh te pakten. 9 tekste, duan te pakten 3 muaj minimumi ti studiosh, per te mos thene me shume.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).