Gjovalin Çuni: Një rrjet i përbashkët për bibliotekat

Shkodër. "Ka ardhur koha për hartimin e një softi unik kërkimi për të tërë bibliotekat shqiptare. Niveli i hedhjes së librave në softe kërkimi në bibliotekat shqiptare, mendoj se është problematik", kështu ka pohuar drejtori i Bibliotekës së qytetit të Shkodrës, Gjovalin Çuni. Sipas tij një pjesë e bibliotekave, ashtu si edhe ajo e Shkodrës janë të pautomatizuara. "Jemi përpjekur t'i japim mundësi lexuesve të kërkojnë materialet bibliotekare përmes kompjuterëve, por nuk jemi bazuar në një soft, jemi bazuar në Excel që mund të konvertohet. Po kështu mund të jetë gjendja edhe në biblioteka të tjera, ku secili ka zgjedhur një mënyrë komunikimi me lexuesin e vet, por që nuk rezulton të jetë bashkëkohore. Nëse do të ishte një Soft i vetëm për të tërë bibliotekat e Shqipërisë, shërbimi ndaj lexuesve bëhet më i lehtë. Mungesa e këtij softi e ka bërë të pamundur klikimin dhe njohjen e materialeve, që kanë bibliotekat e tjera", shton Çuni. Ai është i mendimet se nëse duam t'i japim qytetareve një shërbim modern dhe t'i afrojmë në ambientet e bibliotekave, duhet që të gjendet mënyra bashkëkohore. "Ka ardhur koha që ashtu siç e kanë të gjitha vendet e rajonit për të mos thënë ato te Evropës, duhet patjetër krijimi i rrjetit, ku të bashkohen të gjitha bibliotekat publike të Shqipërisë, qoftë edhe përmes portaleve, që mund të krijojë programi i Bibliotekës Kombëtare", pohon drejtori i bibliotekës së Shkodrës "Marin Barleti", Gjovalin Çuni. Biblioteka e Shkodrës, "Marin Barleti" plotëson një pjesë të nevojave të qytetarëve tanë, pasi bibliotekat në përgjithësi kanë karakter "komplementar", apo shkojnë duke plotësuar njëra-tjetrën në kërkesat e lexuesit.
Biblioteka ka 230.000 kopje me rreth 70.000 tituj të shpërndarë në 4 fonde që janë në shërbim të lexuesve. Çdo vit kësaj biblioteke i shtohen një sasi e konsiderueshme librash, bazuar në buxhetin e përcaktuar nga Bashkia e Shkodrës, më i madhi nga të gjithë bibliotekat publike të Shqipërisë me 20 milion lekë. "Pasurimi i bibliotekës sonë bëhet përmes blerjeve periodike, dhuratave të autorëve dhe institucioneve si dhe përmes shkëmbimeve. Duhet të themi se kemi realizuar një marrëdhënie shumë të mirë besimi reciprok me autorët e librave të rinj",  sqaron Gjovalin Çuni. Biblioteka publike e qytetit të Shkodrës u themelua në vitin 1931 në ambientet e "Milet Bahce". Fondi fillestar i librave të kësaj biblioteke u financua nga vetë Bashkia e Shkodrës. Krijimi i kësaj biblioteke ishte fryt i një tradite të vyer të qytetit Shkodrës, traditë e filluar që në mesjetë, e vijuar më pas me bibliotekën "Bogdani" dhe atë të Myftiut të Tabakëve. Biblioteka të rëndësishme të Shkodrës kanë qënë edhe ato të institucioneve fetare, siç ishte biblioteka e Medrezes së Naltë, pranë Kalasë, bibliotekat e çmuara të etërve Jezuitë (1858) dhe atyre Françeskanë (1875). Krijimi më 1917 në Shkodër i bibliotekës së "Komisisë letrare", duhet të konsiderohet si djepi i krijimit të së parës bibliotekë shqiptare. Në vitin 1945 një pjesë e fondit të bibliotekave fetare, që u mbyllën i kaluan në zotërim bibliotekës publike. Biblioteka e qytetit ka lëvizur disa herë në godina të ndryshme.  Në vitin 1946 u vendos tek Muzeu i Vjetër, apo Sahati i Inglizit siç cilësohet në gjuhen e popullit e më vonë në ndërtesën e sotme të Bashkisë. Në vitin 1968 u vendos në godinën që është sot dhe mori emrin "Marin Barleti".                                 R. Dibra

30 Komente

 Ide bukur, po ky thote vetem per titujt, apo edhe per skanerizimin e tere librave si google books?

Tashti automatizimi dhe shkrirja e informacionit nder bibiloteka nuk jane krejt e njejta gje.

Automatizimi mund te behet dhe me investime te seciles biblioteke. Kurse per ti integruar, puna eshte se bibliotekat publike jane ne varesi te pushteteve lokale, dhe vetem ndonje udheheqje nga psh ministria e kultures dhe fonde centrale mund ti vinin ne shina te gjitha se bashku. Sorosi ka pasur nje projekt per kete pune, por nuk di a u apliku per bibliotekat universitare apo ato publike.

Pastaj per skanimin dhe dixhitalizimin e materialeve apo librave ehuuu duhet me prit nai projekt doreleshuar nga qielli smiley

ktu gjeta nje raport interesant te 2006 per gjendjen e bibliotekave ne shqiperi

http://www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocin...

Bbilotekat eshte nje vend ku duhet te investohet patjeter, por kur ne akoma vazhdojme me qitape per regjistrin e shtetasve, cmund te presesh per regjistrin e librave smiley

 

Ne jemi vend i vogel, me gjuhe dhe kulture shume te brishte (ne krahasim me gjuhe e pipuj tjere ne bote) e mendoj se te pakten letersia shqiptare duhet te digitalizohet e gjitha dhe te vihet nen dispozicionin e publikut, ndermjet internetit qe dhe rbezat e rinj te mund te arrijne e ti lexojne.

Po te kisha bashkepuntore te afte nje gje te tille mund te nisja ta beje vete si projekt vullnetar (fatkeqesisht kam vetem aftesite teknike per nje gje te tille) 

Me duket se problemi kryesor qe ngre z. Cuni eshte perdorimi i nje sistemi katalogimi nderkombetar qe mund te beje njohjen e informacionit nga bibliotekat e tjera si shqiptare dhe boterore.

Nje sistem si formati MARC apo varianti MARC21 qe perdorin thuajse te gjitha bibliotekat e njohura per te bere katalogimin e fondit qe kane si per librat, periodiket, muziken, patentimet e ndryshme, etj.  Nje sistem i tille do t'i bente bibliotekat me te fuqishme ne punen e tyre si dhe do te ndihmonte studiuesit per gjetjen me te shpejte te librit si nepermjet internetit dhe vete ne biblioteke.

Nje sistem i tille nga sa di nuk kushton shume, por ndoshta trajnimi i stafit per ta mesuar e perdorur duhet te jete ceshtje tjeter. Futja e nje sistemi te tille mendoj se duhet te jete e pashmangshme nga ana e bibliotekave apo organeve qe i financojne ato.

Jo cdo faqe libri mund te vihet ne sherbim te perdoruesve te internetit, sepse i humbet vlera perdorimit te bibliotekes, por te pakten permbajtja dhe katalogimi eshte e domosdoshme.

Mendoj se venja e librave online, nuk ben qe te humbase vleren bibloteka, thjeshte jep me shume mundesi atyre qe jane ne distance.

Te shkosh ne bibloteke apo te lexosh nje liber nuk duhet te jete nje privilegj, por duhen mbrojtur edhe ata qe nuk kane kushtet

..nje gje te tille po mundohet te beje dhe google books ditet e fundit ne europe e itali (ne itali ka bere nje marrveshje me nje ministri me duket)

Elton,

Po rrembehemi pakez me duket. Se pari bibliotekat ende nuk kane nje sistem katalogimi qe i lidh me njera -tjetren apo me Biblioteken Kombetare, le me te na lene te lexojme librat online. First things first: katalogimi i fondit te tyre, ne menyre qe te dime se ku ndodhet x liber apo y gazete.

Se dyti, porositja e librave per t'u lexuar ne biblioteke nepermjet internetit, nje lloj sherbimi per te te lehtesuar ty apo mua qe ta kemi librin atehere kur mundemi. Gjithashtu porositja e kopjeve nga periodiket etj.

Se treti, venia ne perdorim online e disa librave.

Une kam punuar shume ne biblioteka kur isha ne Universitet. Por shume rralle mund ta lexoja librin online, sepse shumica e koleksioneve te botimeve qe mund t'i shikoja nga interneti ishin periodiket e ndryshme. Persa i perket librave me duhej te prenotoja nje kohe e te shkoja ne biblioteke dhe librin e kisha gati ne sallen e leximit.

Nuk e di se perse behet fjale ne kete marreveshje me google-n, por nuk e besoj qe venia e librave online eshte gjithmone zgjidhja. Online nuk e prek dot, nuk i ndjen dot eren apo mallengjehesh nga bukuria e nje libri te faqosur mire, ne leter te shtrenjte, apo te shohesh ndonjehere shenimet qe kane ne ane te faqes ca botime te rralla, etj.

Megjithate edhe ne fund te ketij diskutimi, bibliotekat tona mbeten pa nje katalogim bashkekohor dhe ketu duhet vene theksi per mua.

 kjo eshte ideja ime, pastaj ti mund te mbash fare mire tenden

nuk mendoj se po rrembehem, numri i librave shqiptare mendoj se eshte i limituar dhe nuk do ishte shume e veshtire nje gje e tille.

une nuk flisja per katalogim, por per nje version elektronik.

jam dakord me ty qe nuk eshte e njeta gje mes nje libri elektronik dhe atij ne leter, por nese je duke bere nje kerkim e ke nevoje per dokumentacion per dicka, me beso, eshte me se e mjaftueshme, ne fakt libri i vdekur sdo te vdese ndonjehere, e ajo do ngelet ana komerciale, por mendoj se dituria duhet te jete e hapur per te gjithe

 

elton,

mendova se mund te kontribuonim per kete shkrim, por qenka e pamundur. Ne cilat biblioteka boterore ke pare ti qe fondi i librave eshte online per t'u lexuar? Ke punuar ti me keto libra? Me jep nje shembull per te provuar teorine tende per sa thua me lart. Ky shembull nuk duhet te perfshije asnje periodik, por nje liber te plote nga fillimi ne fund, jo referenca apo fragmente te shkeputura.

Sic te thashe me lart, une sa kohe kam punuar ne disa biblioteka per  te kryer disa studime, me eshte dashur te shkoj e ta shoh librin ne sallat e leximit.

Ne endi nuk kemi hedhur hapat e para ne bibliotekat ekzistuese per te bere nje kerkim online ne disa biblioteka per te gjetur se ku ndodhet nje veper, ti me thua jo te jete i gjithi elektronik.

Tani po e le kete prurje se e shoh qe nuk ia vlen. Ti po flet kodra pas bregut.

po jo more djali se nuk flas kodra pas bregut, dhe ne vitet qe vijne do e shikosh se tendenca kjo eshte, te pelqeu ty apo jo...

thashe se ne shqiperia ka nje nevoje te vecante per dicka te tille, pasi jemi popull shume i vogel, dhe kulture me nje gjuhe qe rrezikosh zhdukjen, ka nje rbez te lindur ne mergim, qe jane adoleshente tani qe se dine se kush ehste fishta apo migjeni, per faktin e vetem se skane ku gjejne librat...

shko e shiko google book dhe do gjesh ate qe po kerkon te behet qendra e librave...

une thashe se arealizimi i nje projekti te tille nuk eshte aq i veshtire dhe aq ambicioz sa te duket ty, asgje me shume

nese mbron akoma tezen tende ose je njeri i trashe, ose je nje antiatdhetar...

ore toni makaroni,

o vizionar  smiley

merre me kadale e mos i fyej komentuesit qe te flasin si njerez.

librat jane pasuri e bibilotekes dhe biblioteka eshte pasuri e publikut , por librat jane dhe pasuri e atyre qe gezojne te drejtat mbi to.   Keshtu qe kjo pune nuk eshte thjesht, hajt ti skanojme gjithe librat dhe ti plasim online.

se po bere vetem kete, sigurisht nuk eshte e veshtire dhe as ambizioce.

Behet fjale per administrimin e nje pasurie, dhe duhet pare ne te gjitha prizmet e 'perdorimit' dhe 'shperdorimit' te saj.

Dhe, PO, Sigurisht, qe nje projekt i tille eshte i veshtire, ambicioz dhe delikat.

Dhe, do leke, njerez, shume vullnet, shume siguri, eksperience, kujdes, mbeshtjetje ligjore, organizim te mire dhe padyshim shume dashuri per librin smiley

 

po nuk eshte qeshtje vizionari o vajze

fizikisht libri ka nje pronar e nje vlere, e sigurisht dhe autori ka nje te drejte intelektuale dhe te autorit, por nga ana tjeter ato libra shqiptare qe nuk kane me te drejta autorit (pasi autori ka vdekur etj) e qe per me shume jane pasuri kombetare , mendoj se eshte nje detyrim ndaj brezave te rinj

ta perdorim te akten per nje here internetin per dicka te hajrit

mendoj se po te kete nje grup te mire pune, nje gje e tille behet edhe pa asnje fund dhe ne menyre vullnetare...

nje gje e tille vetem se do bente qe njereit ti afroheshin me shume librit dhe te frekuentonin me shume biblotekat

nuk desha te fyej njeri, por nje qe me fyen mua, nuk mund te jete komentues qe flet si njeri

atehere do kete libra te mrekullueshem ku sdo ti lexoje me askush

ky eshte njy gjyah i vertete

brezi i ri shqiptar sme duket se ka shume tendencen per te lexuar...

Nje ide e mrekullushme qe duhet te jete ne qender te vemendjes se qeverise se ardheshme.

elton,

e keqja e komentuesve si puna jote eshte se hyjne te bejne ekspertin ne fusha qe nuk i njohin.

Ne asnje nga komentet e tua pasuese nuk me ke dhene shembull per librat e bibliotekave qe te kerkova.

Nuk po flasim per te ardhmen, e larget apo te afert nuk e di, por per nje tashme ku bibliotekat tona nuk jane ne gjendje t'i ofrojne studiuesve te huaj apo vendas nje sherbim bashkekohor apo te punesojne nje staf jo vetem te apasionuar pas librit dhe dijes, por edhe duke ua bere te lehte kete gje me ane te teknologjise.

Kur shkruaj qe kam punuar ne biblioteka e kam fjalen per ato te huaja si ne Londer, Barcelone apo Milano ku kam lexuar librat qe me duheshin per studimet qe kryeja. Gjithmone e kam lexuar librin ne salle, ketu po flas per libra te cdo kohe jo vetem te dy shekujve te fundit. Ndonjehere kur ishte vetem nje botim, me eshte dashur te pres edhe radhen, sepse dikush tjeter qe kishte ardhur nga Argjentina e kishte prenotuar librin (ne Milano) per ta lexuar. Keto biblioteka e kane mundesine ta bejne elektronizimin e te gjithe fondit, por kjo nuk eshte e nevojshme.

Persa i perket brezit te femijve lindur e rritur ne mergim, une jam pothuajse i kesaj kategorie. Isha 6 vjec kur familja ime iku jashte Shqiperise, por ne te dy po flasim shqip ketu (megjithese me gabime nga ana ime). Por une kam lexuar edhe Fishten edhe Migjenin dhe Buzukun. Kjo nuk erdhi nga google books, por nga fakti qe prinderit e mi me mesuan te shkruaj e te lexoj ne shqip kur isha jashte,  me blenin libra shqiptare per femije sa here vinim ne SHqiperi dhe pastaj fillova te bleja vete kur u rrita (kjo nga nje i trashe dhe antishqiptar sic me quan ti). Nese femija ka interes per te lexuarin e ushqyer kjo nga prinderit kur eshte i/e vogel ai do t'i njohe keta me lart dhe do te kete nje ndjenje perkatesie. Megjithate mosnjohja nuk vjen nga bibliotekat e nje vendi por nga antologjite qe duhet te jene ne shitje ne librari me pjese te kutpueshme e te pershtashme per femije ne menyre qe ata te njihen me autore te tille

Ku te fyeva me lart?

 

ti paske ik 6 vjec dhe shkruan kete shqipe???

respekt!

@ ujkun e humbur -> ishalla gjen rrugen

1. sbej si ekspert i asgjeje, por nuk eshte nevoja te punosh ne nje bibloteke te jesh ekspert (ekspert leshit)

2. perdor google e do gjesh sa te duash shembuj (i pari ehste evte google books), apo http://onlinebooks.library.upenn.edu/ me shoke

3. kujt i plasi se ke punuar neper bibloteka, edhe burgaxhijte e penduar e bejne, e sme duket dicka per te shitur mend

4. librat antik duhet ta dish me mire se une se kane nje pjese te mire ne scaksionuar e perdoren online, kerko ne google se do gjesh materiale sa te duash

5.  ti ke fatin e prinderit te kane blere libra, po ai qe i ka prinderit nga nje bre qe ska pasur fati te kete ndonjehere liber ne dore? po ata qe kane 10 vjet qe nuk shkojne ne shqiperi? nje njeri qe se njeh letersine shqiptare, nuk njeh diference mes librit te gjer fishtes apo te gjin pal llesh dodes, sepse sja ka haberrin...

6. lexo me mire se cfare ke shkruar, e mbase kupton se ku me fyeve

meqe ke ikur i vgel nga shqiperi, mendoja se do ishte nje cike me mentalitet me te hapur...

O elton,

ketu po flitet per biblioteka dhe libra apo kush di te shaje me shume?!

Ok, e fitove ti garen, se Ujkun s'e kam lexuar ndonjehere te perdore fjalorin tend.

Une, po te isha ne vend te Ujkut, as do merrja mundimin te te kthjeja pergjigje.

sa sensibiel qe jeni more jahu, une nuk shava njeri, vetem u mbrojta

si ka thane poplli jone gojemjalte ANA : "Ne rrifemi tu honger petlla"  smiley

qe ne moshen e internetit vjen ne formen "Ne shahemi e zihemi per bibiloteka dhe libra online"

aman moj vajze sa i eksagjeron gjerat, ishte thjeshte per vetembrojtje

une i trajtoj shume keq njerezit qe me mungojne nga respekti apo ironizojne, qofte sado pak (sic eshte normale mendoj)

jam "umile con i umili" e "stronzo con il resto"

elton,

me vjen keq, por t'i nuk ia ke idene per cfare po flitet... smiley

Me duket se ti Elton as qe e keni idene ne ça kushtesh jane biblotekat kombetare, se ndryshe s'do ua merrte mendje te prisnit nga ata te shkreta pallavra te tilla qe nuk egzistojne ne Evrope e ne States.

 

Ketu behet fjale qe nuk arrijne te bejne nje liste me libra e ta vene online  ( behet fjale per diçka shume te thjeshte si puna e kesaj

http://opacsol.cedoc.mo.it/SebinaOpac/Opac

shkruaj aty pak Kadare aty te "autore" e shiko si te del, sa mire qarte, per ata qe dine ta lexojne, normalisht.

 

Librat online per te cilet flet ti jane e ardhmja, po eshte e veshtire te realizohet realisht per arsye te drejtash, shit-blerje etj etj.

djali mbi librat elektronik ka standarte:

http://www.idpf.org/

se ne cfare gjendje jane e di fare mire, une thashe sesi duhet te jene

kadarene se ke sepse ka te drejtat e autorit, kur ti kaloje ajo e drejte do ta shikosh ne ate listen online

 

te lexosh nje liber online (pa e shkarikuar)  te nje bibloteke online, e shikoj si te degjoj nje kenge ne rradio (streaming) pra falas (e ketu dhe kadarene tend), e nese dua ta blej (pasi librat e kadarese jane te bukur) e shkairon ne format http://www.idpf.org/ kundrejt pageses

une thashe se nje gje e tille eshte e nevojshme per kulturen, gjuhen dhe rbezat tane te rinj, normal qe do ishte nje sfide, por do ishte dicka shume pozitive

qe te mos e mendoni si une ok, por mos thoni se sdi per cfare po flas etj...

nuk eshte fare e veshtire te realizohen, perkundrazi...

te lexosh nje liber online (pa e shkarikuar)  te nje bibloteke online, e shikoj si te degjoj nje kenge ne rradio (streaming) pra falas (e ketu dhe kadarene tend), e nese dua ta blej (pasi librat e kadarese jane te bukur) e shkairon ne format http://www.idpf.org/ kundrejt pageses

 

po elton, eshte e veshtire me te thene qe e di per ça flet kur trajton librin si kenge!

 libri dhe kenga jane dy produkte te mbrojtura nga e drejta e autorit, dhe si te tilla i trajtoj, po e pate te veshtire ta kuptosh eshte problemi yt

Po Elton, edhe Tirana e Berlini te dy kryeqytete evropiane jane, dhe si te tilla i trajtoj, po e pate te veshtire ta kuptosh eshte problemi yt

 

e kam trajtuar problemin e muzikes ketu e pertoj ti rikthehem tani

http://tiranacalling.wordpress.com/2009/...

 

lexoje e nese mendon perseri qe jane te njejta te kerkoje falje, ke te drejte po ne te tjeret smarrim vesh as1gje.

ndryshe, ndryshe, nese nisemi nga baza te tjera, edhe flasim

 

 

 skam nevoje te lexoj nje carcaf blogu per te kuptuar gjera me te cilat merrem cdo dite smiley

take it easy, po perballim dy mendime, spo bejme lufte njeri me tjetrin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).