Gëzuar Bajramin!

Sot është dita e Fiter Bajramit, që shënon fundin e muajit agjërues të Ramazanit. Miljona besimtarë muslimanë në botë dhe në vendin tonë ulen sot në tryezat për të ndarë sëbashku vaktin e festës që njihet edhe si "Bajrami i vogël". Ne tek PPU ju urojmë shëndet, paqe dhe mbarësi të gjithëve.

 

75 Komente

Me bejne pershtypje dy duart e kesaj Gruas nga Bangladeshi, me lule te kafta,dhe  me dy gishtat me dy unaza! Ka fillu nje myslimanizem ne Shqiperi me stil Pakistani,Irani,Bengali me duket, ja,edhe kjo fotografi tek PPU me ta hap barkun,sikur i ka ngjyer duart ,ne... balt!!Ku i kuptojme ne keto duart?

Ka ndonje foto me Bektashinje,me malin e Tomorit?

e drejte, artian, ajo qe shkruan, e konstatova dhe une po sot doja vetem te uroja

Gezuar Bajramin te gjithe shqiptareve neper bote, myslimane apo te krishtere, se dihet qe, te gjithe ata, i presin dhe i festojne me kenaqesi festat e njeri tjetrit!

Te ndihemi edhe me krenare per kete cilesi qe na karakterizon e dallon nga tere myslimanet ne bote.

 

Gezuar gjithe besimtareve !

Blend, me fal, por fotoja ca dmth ?

Si komplet pa vend me duket mua, mos them fare qe eshte provokuese.

 

Kjo eshte nje mehndi. Ose, tatuazh i perkoheshem qe behet me boje bimore. Eshte tatuazh qe e bejne grate muslimane diten e bajramit (sot pra!) nga indonezia deri ne afriken e veriut. Dhjetevjecarin e fundit eshte bere popullore edhe nder muslimanet ne europe dhe ameriken e veriut.

Origjinen e ka nga india, dhe eshte thjesht ornamentale. Duart shtrihen dhe hapen ne shenje paqeje. Por meqenese ju duket provokative nje ornament mehndi une do ta heq foton.

Gezuar.

http://1.bp.blogspot.com/_VAXu260QhIg/RxpO2XoDSNI/AAAAAAAAAoA/09yKJmds6gs/s1600/_MG_4347.jpg

 Blendi, foton nuk e pashe dhe me vjen keq se i pelqej fotot e tua. Nga pervoja ime ne zanat, e di se kur nje foto quhet "provokative", problemi qendron diku tjeter. Per mua nje foto eshte ne rastin me te keq, po aq provokative sa radiografia e nje dhembi te semure. Te lutem vere prape mbrapsh cfaredo qe te jete.

problemi eshte se fotot e zgjedhura, jane nen nje teme, me titull GEZUAR !

ose mos vej fare titull urimi dhe kputja fotot simas qejfit.

edhe kjo foto qe ka vu tani sme pelqen hic. se kisha fare gabim qe u hodha perpjete qe per foton e pare.

Pershum vjet bajramin PPU.

Qofte ky vit me i qete, me i lumtur, per peshkataret e gjithe Shqiptaret.

Gezar e Pershumvjet Bajramin!!!!

P.S. ky i sotmi eshte Bajrami i Madh dhe jo i Vogli

 

Bajrami sot eshte i vogli. Zgjat vetem nje dite. Kurban bajrami zgjat kater dite... nga kjo vjen edhe ndarja "i madh", i "vogel".

Kjo eshte vertete intersante ne fakt. Kam pershtypjen se tek ne ne Shqiperi R. i madh dhe R. i vogel kane nderruar vendet.

Une nuk do vija bast bazuar mbi top-channel. Sipas disa burimeve enciklopedike, Encarta, Wikipedia dhe kryesorja, sipas faqes zyrtare te "Keshillit Musliman te Britanise" MCB:

Eid ul-Fitr starts the day after Ramadan ends, and is verified by the sighting of the new moon. Muslims give money to the poor and wear their best clothes. Eid ul-Fitr lasts three days and is called "The Smaller Eid" compared with the Eid ul-Adha (that lasts four days and is called "The Greater Eid".

Eid ul-Adha = Kurban Bajrami:

Eid al-Adha (Arabic: عيد الأضحى‎ ‘Īdu l-’Aḍḥā) "Festival of Sacrifice" or "Greater Eid" is a Muslim Holiday celebrated by Muslims (including the Druze) worldwide to commemorate the willingness of Ibrahim to sacrifice his son Ismael as an act of obedience to God.

Ashtu qofte. Edhe une e di qe Kurban Bajrami eshte festa me e rendesishme e myslimaneve, por ne Shqiperi eshte quajtur gjithmone se Bajrami i Vogel, ndersa Fiter bajrami eshte quajtur Bajrami i Madh.

Fotoja eshte provokuese sepse ka me shume te bej me traditat lokale ne vende te caktuara sesa me fene myslimane si te tille. Gezuar sidoqofte!

 

I nderumi Naim,(me pelqen kjo shprehje jo se e perdor Idrizi,por sepse ke emrin e madh te Naimit)..ne shqiperi cdo gje po deformohet,demokracia,historia,tani edhe feja,edhe ajo tjera fe e shqiptarizmit!

Njerzit sot ne shqiperi po behen kopje e tjeterit dhe jo vetvetja,po ku ka me mire per shqiptaret e sotem ti kthehen rilindjes,..jo pe gje tjeter se sa per ndihme,tu hapen syte e mendjes per te mos e humbur ate identitet qe ata rilindas dhane dhe i kushtuan tere jeten.

Ja psh ku ka me mire sesa Naim Frasheri,Bektashiu goje embel fetari i urte shqiptar i fese islame,me i kulturuari qe edhe sot fjalet e tij jane si ai Qiririt qe nuk shuhet kurre!

Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

Artian, Islami eshte nje nga tre fete me te medha monoteiste, bektashizmi eshte thjesht sekt. Ato qe shkruan ti jane thjesht wishful thinking.

Me rastin e festes se Bajramit do te citoja keto vargje nga i madhi Naim Frasheri.

Zot i madh e i vertete!

Mos na lere kurre ne

mundim e ne te keqe

dhe ne nevoje.

Zot!

Fali Shqiperise,

e Shqiptarevet

q`i falen emrit tent,

gjithe te mirate,qe ke ne jete

dhe mergoi nga gjithe te ligat..

.

Gezuar dhe pershumvjet Bajramin, te gjithe atyre qe e festojne.

Persa i perket fotos, dhe ne pergjithsi gjendjes se kultit ne Shqiperi, duhet bere mjaft kujdes te mos ngaterohen BESIMI me TRADITEN.

Ne islamin shqiptar, hoxhallaret kane mbajtur aspak ose paksa mjeker, te ndikuar edhe nga tradita osmane (aspak) ose shum-shum arabe (pak mjeker) Fatkeqsisht po shikohet nje adoptim i TRADITES SE MJEKRES SE GJATE (pakistan+afganistan) duke e shitur si BESIM ISLAM

Dy pyetje ketyre njerezve:

1-Yt gjysh ka qene musliman? (Po)

2-Keshtu vishesh dhe lente mjeker yt gjysh? (!?)

Mjaft me me majmunerira te cdo tipi. Sidomos kur financohen dhe frymezohen nga burime paksa te dyshimta.

Sdq, ajo foto sherbeu si spunto per nje diskutim te vogel mbi asiatizimin ose jo te nje pjese te shoqerise shqiptare te shek 21. Prandaj un mendoj se Blendi duhet t'a vendose perseri.

Qofshi mire dhe ja kalofshi Gezuar! Shqiptarce!

Edhe kjo foto e re ,e Blendit ajo e faljes se Myslimaneve ne rruge dhe ne sheshin me te madh publik qe ka Tirana nuk eshte ne stilin Shqiptar!

Shqiptaret dikur jane falur dhe jane lutur per Bajram e per cdo gje tjeter ne Xhami dhe jo ne rruge! Ky stil lutje eshte tipik Pakistanes,Iranian,Indian,Afganistan e ku di une tjeter! 

Gezuar Bajramin te gjitheve. Foto e pare u sulmua se ishte nga azia. Eshte provokim u tha dhe e nderroi blendi. Foto e dyte eshte nga qendra kulmore e Shqiperise, sheshi 'Skenderbej'. Tani po sulmohet edhe kjo. te rivendoset fotoja e pare. smiley Po E beni si ajo loja 'cfare uji i dhe gomarit'. artian, na pelqen apo nuk na pelqen ne muslimanet ne Shqiperi po e zgjasin mjekren. edhe ne sheshe do luten se helbete nuk ka xhami qe t'i nxere sic thua ti.

Mua me pelqen tradita shqiptare e fese Islame! ... Kam respekt per fene Islame Shqiptare, dhe i respektoj te gjitha fete qe jane njerezore,vete jam Bektashian por nuk jam praktikan i fese,thjeshte tradicional,dhe me duket shume shqiptare,ndersa stili i faljes ne Rruge nuk me pelqen,mi vret syte!

Per sa thote bariu edhe une desha me u grind me nje nga kto mjekerrgjatet e pantollonashkurtet e rr kavajes nje dite ne tr.Nuk me la i varse me i kryq qe mbaj ne qafe.Mendova se do paragjykohesha, pasi i perkisja i feje tjeter. Muslymanizmi ne shqipri nuk fillon me keta, qe per mendimin tim po na ndosin ambjentin (me kapen te dridhmet i here kur pashe te "M Shyri" dy go ca te vogla me shami). Keta memjekergjatet me duket mu ja kane me hile Allahut,pasi kerkojne te recitojne fene e tyne ne publik,ndersa feja sic e di une,eshte intimitet mes teje dhe Zotit 

Fotoja eshte montazh.

Mjafton te shikosh 15-katshin, duket si Torre di Pisa.

 

Gezuar te gjitheve dhe veç festa paçim(edhe sot e gjetet me u grind e lagu s'e lagu, foto non foto). Mos harroni te hani nje top hallve, se do ju ece mbare viti.

Po si ore! Qenka montazh fotoja! Po pse e vulgarizoni biseden deri ne kete pike?

Ndodh qe fotografi te mos e mbaje aparatin drejt dhe pjerret dalin edhe njerezit, edhe muzeu kombetar.

Po ja qe largesia nga objekti nje, dhe lentja e aparatit dy japin efekte optike qe ti i sheh si konspiracion fotomontazhesh. Lentja or lumdrini ne mungese te perfeksionit jep edhe nje efekt shtremberues qe klasifikohet si "optical aberration". Tani, une nuk ta mbush dot mendjen ty... po ka mundesi qe te mos jete montazh. Mundesh ta verifikosh vete kete duke pyetur "A luten njerezit ne shesh skenderbej per festa?".

incushion distortion.svg" src="http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5b/Pincushion_distortion.svg/600px-Pincushion_distortion.svg.png" />

 

nuk eshte montazh po eshte foto e DHIME, qe nuk perfaqeson asnjegje nga shqiperia. 

eshte njesoj me ato fotot qe tregojne ata qe flene ne rruge ose qe lypin dhe qe nuk perfaqesojne perveç vetes tyre asnjeri. 

per nje dite feste, per te cilin ke marre mundim te hapesh nje teme, duhet te vesh foto TJETER. 

 

ps: ti vete je orthodoks ? se prej fytyres me je duk si i tille. 

 Dini ju te mbillni lakra 

eshte e modes,eshte e modes ketu tek ne.

Eshte bere e modes tani ne Shqiperi qe edhe pse nuk e ke idene per cfare predikohet te shkosh ne kisha e xhamia apo tyrbe.Njeriu i shkrete bombardohet cdo dite me dogma fetare te shumta.Kujt ti besoj me pare priftit(homo),dervisheve ish-komunista apo imameve qe ne kohen tone vishen me armani e kane  vila madheshtore(milioneri).Pra kujt ti besojme me pare. Materializmi ka krijuar kaq shume" besime"saqe eshte e lehte te mos perzihesh ne keto zullume njerezore.

E megjithate ata qe festojne sot te kalojne nje dite te paqte

 

Gezuar Bajramin.Cfare rendesie ka fotoja megjithese per mua eshte e bukur se ka i kapur te gjitha,sidomos sfondi i persosur.

Gezuar dhe festen e birres ketu ne München,perfitoj nga rasti,kush e ka planifikuar te vije ne München per festen e birres nga peshkataret,do te me ngilte hatri po te mos u takonte me mua.017685547612.

Sami Frasheri :" E besoj Perendine, por prej asaj dite qe jemi lindur ajo me nuk kujdeset per ne"

Te rinj shqiptare, mund te lutemi tere diten, ne Xhami, Kisha e jashte tyre...

Me shendet Festa e Bajramit!

gezuar Bajramin te tere besimtareve.

Ju lutem juve peshqve qe jeni ne Shqiperi, te falni ndonje lek te varferve, sidomos plakave. Une e kam pas zakon ne Shqiperi. Beni sevap se ju shef ai siper, bejeni edhe per ne qe jemi larg.

P.s Kushedi sesa karramele ka fitu Bedrija sot paradite.

pupu sa ziliqar ti ore filantrop i madh, a thu se jam tuj lepi karamelet e tuja.

sevapi bohet kur vjen nga zemra dhe jo me udhezime peshkore smiley

 

Kur shikoj foto te tilla, ashtu si dhe lajmi i para ca diteve kur ministra e zyrtare te veshur shik parakalonin para kamerave si ne nje sfilate per nder te nje darke ne fene myslymane, kam pershtypjen se dicka stonon me shqiptaret. Ose me sakt me shumicen e heshtur te shqiptareve, myslymane apo te krishtere. Festimi dhe rituali ne nje menyre te tille nuk eshte aspak shqiptare. Kam mendimin se institucionet fetare myslymane jane te infiltruara nga rryma wahabite teper ekstremiste. Dhe kjo eshte e rrezikshme jo vetem per myslymanet shqiptare por dhe per vete shqiptaret ne teresi. Na u deshen 50 vjet per te shpetuar nga burgu i kuq dhe te jemi te lire, tani cfare po bejme po veme percen e erresires te predikuar nga injorante mjekerrcjap me pantallona trecekreshe qe nuk njohin nene e babe, atdhe dhe bashkatdhetare por vete allah dhe martir.

 foto nuk eshte montazh, por me qellim eshte kap nga poshte, me objektiv grand angle, (qe detyrimisht deformon) per te rrit numrin e atyre qe jane fotografuar.  

dmth eshte imazh trompe-l'oeil.

gjithashtu mendoj se shteti LAIK shqiptar duhet ti ndaloje besniket e çfaredo feje te demonstrojne per çfaredo QELLIMI QOFTE ne vendet publike. nuk u dalin vendet perkatese per kete qellim ?

Hajdar, ke emer te vjeter, je i meçem.

Problemi nuk qendron tek fotoja, po materiali qe paraqet fotoja.

Po te marrim shembull Pogradecin, ( kemi fotot tek peshku) per aq sa e kam njohur, se sot kane ndryshuar gjerat, sikur gjithe Progadecaret, musliman katolik apo ortodks, te marrin pjese ne festat fetare, une e pranoj ,se  jane njerez shume te ndershem, te sinqert, te paster.

Po kur shikoj morin e Shqiptareve qe marrin pjese ne lutjen e perbashket fetare, si musliman si katolik apo ortodoks, ku shumica jane, e pakta rrencak, hajduta, mashtruesa, dembela, imoralshem, eshte munifikizem absolut.

Feja e denon munifikatin, e denon mashrtuesin.

Degjojme shpesh lutjen "zoti e bekofte Shqiperin", Shqiperia eshte e bekuar, te lutemi qe zoti te bekoje Shqiptaret, ja ndriqofte mendijen me dije.

Ne kohen tone Baromin e festonim me te shtime TOPI...Sa qejf kur ja fuste Topi Ramazonit , nga kodrat e Saukut ! S'kishim mesim ate dite !!!!!! 
Kur te vij dita e baromit / Do pij lala o i got rakie ....

Hajt gexum e per shnetin e blendit qe na bije foto te bukura ose dritheronjese per mazllemet !

 Opo gezuar njerzi! gezuar me mish e me raki!

Mos ju dalte pasqyre perpara o popull se e thyet e bete copa dhe me copat rropet mishin e fytyres tuaj.

 

 A nuk duket sikur po i falen Gjergj Kastrioti-t  ne kete foto ....

Problemi nuk qendron tek fotoja, po materiali qe paraqet fotoja.

hahah hihihi huhuh uh uh uh. shprehje e momentit?? pretty please!!!! lumi drin je gjeni. je komedian tragjik. klloun qe loton je, je je. me pare po thoshe eshte montazh. tani qe nuk ka problem fotoja por materiali qe paraqet. po cfare mbetet nga fotoja ne rast se heqim materialin qe paraqet? Ay bukuroshi hajdar thote eshte foto e dhime. dmth eshte provokative. po jo me larg se SOT ata njerez u ulen aty ne shesh SKENDERBEJ pikerisht ashtu sic i paraqet fotoja e DHIME dhe u FALEN. thyjeni pasqyren me fytyre dhe bini rehat.

 problemi eshte qe nuk perfaqesojne ata njerez qe u falen, atje, TE GJITHE ATA QE FESTOJNE BAJRAMIN. shumica e shqiptareve si puna ime , nuk e dine se çfare eshte bajmari e as qe duhet te falesh se ndryshe nuk quhet festim, por qe vetem e festojne si vitin e ri, duke ngrene e pire diçka me te mire se normalisht. 

prandaj foto nuk eshte legjitime, per kete temen ketu, qe eshte HAP PER QELLIM TE FESTES se bajramit. 

ndryshe nuk eshte njeri kunder fotos, por duhet hap teme tjeter e diskutojme sa te doni, per radikalizimin e muslimanizmit shqiptar e rreziqet ose te mirat e tij.

Cfare dmth TE FESTOSH BAJRAMIN kur nuk e di se cfare eshte bajrami? te hash dreke sic ben cdo dreke? nuk dua te te kundeshtoj por shqiptarine mund ta festosh cdo dite e sidomos me 28, 29 nendor, kur shqiptaret cuditerisht nuk para festojne por vetem sa perkujtojne. A eshte bajrami i shqiptareve dhe duhet festuar shqiptarce apo eshte i atyre qe kane agjeruar nje muaj dhe ate mengjes falen ne shesh?

 ti mik duhet te jesh nja 18 vjeç, e nuk e njeh periudhen komuniste ku falja ndaj çdo zoti ishte e ndaluar. por njerezit e festonin prap bajramin, vetem duke ngrene.

ndersa sa i perket njohjes (origjines primitive) se ceremonise fetare, kjo prej kohes zhduket duke ja lene vendin vetem festes (e cila mbetet qellimi kryesor, mendoj). se dhe viti ri ne origjine, feste fetare ka qene, si te gjitha festat e vjetra njerezore, por per ta festuar nuk ka nevoje me per falje. ne perendim gjithashtu njerezit, SHUMICA, nuk shkojne gje ne kishe kur ka festa fetare, i festojne ato "ne vetmi te tyre", me te aferm etj ose nuk e rrujn me per to, por i gezohen vetem dites se pushimit.

vetem karat, et gjitha ngjyrave dhe formave, i festojne gjerat NE SHESH. qe ta ndjejne se po jetojne. 

Aha, ti qenke per islamin postkomunist. tradita fetare 500 vjecare duhet te marre formen e pervojes sone te pas vitit 1967, nen diktature. Se ke keq, por me duket si mendim delirant. Sa per fjaline e fundit. ne shesh festojne edhe ata tek San Pietro i festojne Pashken. edhe ata ne shen peterburg ne shesh thone "krishti u ngjall", edhe ne brazil samba ne shesh kercehet, edhe athinjotet ne shesh mblidheshin per te celebruar demokraci. popujt te gjithe e ne cdo kohe ne sheshe jane mbledhur. po ti mik paske ide te tjera. e drejta jote, por te pakten mos u be fyes. respekti te con me larg sesa keto qe i leshon si bajga injorance.

 

 postkomunist do te thote pas - komunizmit. eshte pra ky islami qe po behet tashti, ne rruge, ne menyre demostrative dhe qe sipas bisedimit jam kunder. 

ndersa une jam per besimin fetar INDIVIDUAL, ta aplikosh ne shtepi tende dmth, fshehtazi siç ben dhe seksin. neqoftese do ta lartesoh si ndjenje. sepse çdo çfaqje sheshit dhe komune eshte e ULET, per mendimin tim.

ketu futen dhe gezimet e njerzve per vit te ri, festat kombetare, tifozet neper stadiume, etj. qofshin keto ne San Pietro ose ne San Peterburg, ose ne shesh te kuq te moskes apo diten e pavaresise ne Vlore.

une psh, kam turp te dua te njejten gje me ty. me duket vetja i ulet. 

ps: por per ta kuptuar se ça po them duhet te rritesh dhe pak smiley

opo jooooooo

jo mos i mshini komentet.

pse e maskoni ndjeshmerine tone ? Eshte qe eshte, lejeni aty te rrije tani !

rrofsh ore rrofsh,

po pse mua ?

jo per gjo, por tata im kepucet e fundit mi ka ble kur ishim akoma ne shekullin 20 smiley

po pse mua ?

Nuk ka lidhje te vecante thjeshte ishe e fundit ne koment,dhe une thashe se do te pelqente,me rastin e festes kjo konga..mu me pelqe per vete..

ndersa une jam per besimin fetar INDIVIDUAL, ta aplikosh ne shtepi tende dmth, fshehtazi siç ben dhe seksin. neqoftese do ta lartesoh si ndjenje. sepse çdo çfaqje sheshit dhe komune eshte e ULET, per mendimin tim.

Me fal Hajdar, por nuk besoj te kem lexuar ndonje idjotesi me te madhe se sa kjo persa i perket menyres se si u aplikoka besimi fetar.

Besimi dhe praktikimi i tij ka si baze ndarjen e tij me komunitetin.

 

 

Gezuar vellezerve myslyman Bajramin!

Nga nje katolik! smiley

 ne ligjin e relativitetit e quanin idiotesi, disa, perpara se ta quanin gjenialitet. pastaj te me marresh ti per idiot me rritet sedra. smiley

je aq leshko sa qe nuk kupton as ato qe shkruaj.

do e quja veten pa fat te pelqeja gjerat qe pelqen dhe ti, arnaut vella. dmth normal qe kjo do te duket idiotesi, sepse nuk te konvenon, eshte diametralisht e kundert me botekuptimin tend, etj.

ndersa per besimin fetar, prap nuk kuptove gje te madhe. a e di kush e beri shenjtore nene terezen, kush e "ngriti ne qiell" e i dha çmimin nobel ne toke ?

kur ishte 30 vjeç "ajo u martua" ne intimitet me Jezune. a ka me idiotesi se kaq, per nje njeri normal ? 

se po tu falte (ose te vazhdonte tu falte) dhe ajo ne rruge, nuk kish per ta njoh njeri. pastaj dhe relacionin me zotin, sikur te jete i vertete, ke me shans ta kryesh individualisht, ne intimitet, sesa kolektivisht ne rruge. 

eshte njesoj si te kerkosh ngritje rroge nepermjet nje greve masive, dhe si ta kerkosh ate personalisht duke takuar drejtorin ose patronin tend. ke shume me shanse ne te dytin rast, e bile dhe perfitimin e ke me te madh. vetem se duhet te kesh dhe vlera (drejtorit nuk ja hudh dot kollaj). ndersa ne rruge kerkon gjera edhe pse nuk i meriton ose te takojne.

perfiton nga qe behesh shumice, kamuflon pra aftesite ose vlerat e tua njerezore. kujton, ne rastin e nje besimtari, se po ja hudh zotit. megjithese je mekatar deri ne palce, bile ke lindur si i tille. nejse se eshte humbje kohe diskutimi me ty, fatkeqesisht ....

 

 ne ligjin e relativitetit e quanin idiotesi, disa, perpara se ta quanin gjenialitet. pastaj te me marresh ti per idiot me rritet sedra. Wink

je aq leshko sa qe nuk kupton as ato qe shkruaj.

Jo Hajdar, nuk jam une qe jam leshko, por je ti qe je me i zgjuar se mesatarja e pergjithshme.

C'fat i keq, ky fati i gjenive si puna jote!

Nuk ju kupton askush! Shpresoj qe ju te pakten ta kuptoni veten tuaj!

Gezuar festen te gjithe besimtareve myslymane smiley.

 normalisht duhet te urohet : gezuar bajramin te gjithe shqiptareve.

ose hiç smiley

Mire, po duke qene se normalja jone eshte disi ndryshe, mbase e leme ketu ket muhabet smiley.

 pranej dhe thashe, titulli i blendit eshte pa ekuivoke, Gezuar festen ! thote vetem. 

tek fotografia e ka dhi, se ka shtuar ate qe the dhe ti,"vetem besimtareve muslimane, ose atyre qe falen tek bulevardi".

duket sikur po i thote francezeve, gezuar veren (jo stinen) atyre qe e prodhojne. ose festen e rockut, vetem atyre me xhinsa e kitare elektrike ne dore, e jo gjithe te pasionuarve te muzikes, etj. 

kur veren mund ta pijne te gjithe. nuk eshte pjese e nje seksti. muziken e rockut gjithashtu, aq me teper tek punet e religionit, qe te gjitha fete (perveç meje me duket, qe po kerkoj timin) flasin sot per nje zot te vetem.

gjithashtu besimtar nuk lind por behesh, se ndryshe do kishim nejt me zotat e olimpit, ne europianet. keta te sotshmit na erdhen nga orienti. 

kjo tregon gjithashtu qe dhe zoti eshte i vdekshem, ose i revizionushem, keshtuqe po te kemi pak mend e te mos tregomi sektare ose shpirt ngushte, s'duhet me i mbyll deren te tjereve qe mund te arrijne ne te ardhem. 

tani ndonje trim nga keta te ketushmit duhet dhe te na shpjegoje diçka mbi kete festen e bajramit, se çfare ka si karakteristike. se ndoshta duhet mos me e uru hiç se mund te jete veprimtari e demshme per ata me besime te tjera. smiley

 

Gezuar, gezuar te gjithe muslimaneve!

Shyqyr Zotit qe sot ne Shqiperi njerezit falen dhe praktikojne besimin e tyre haptas, ja aty ne sheshin Skenderbej dhe pa as me te voglin problem. E njejta gje eshte edhe per besimtaret e feve te tjera.

Kthimi i syve nga Zoti eshte dicka qe i duhet shoqerise shqiptare. Besimi, altruizmi, bamiresia, refuzimi i te keqes, ndershmeria etj. qe urdherohen dhe keshillohen nga feja, jane gjera qe vuan disi shoqeria jone keshtu qe jane te mirepritura.

Ore pse po me duket 15-kateshi si i anum majtas? Apo jom tu e pa me byth termo? Pu pu pu cpamja e shemtut.

Eid ul adhah apo Rosh Hashanah?smiley Sidoqofte, perkujtohet dita kur Abrahami desh i preu gurmazin te birit (Isakut). Sa me shume qe studioj Islamin aq me shume me mbushet mendja qe sikur gjithe bota te ish konvertuar ne Judaizem festat dhe zakonet do ishin po te njejta me keto islamiket sot. Le te kujtojme se ishin Judejte e Medines (RIP se ja u preu koken te gjitheve) qe i mesuan shume Muhamedit, i cili me pare kujtonte se Jezui dhe Abrahami, Jakobi ishin kontemporane.

Po dje nuk ka qene eid-al-adha (kurbani bajrami) por eid-al-fitr (fitr Bajrami) qe eshte festa pas perfundimit te Ramazanit o budalla dhe ajo festa e hebrejve eshte si pune vit i ri qe s'ka ngjashmeri me keto dy festa muslimane fare.

Kaq idiot je ti sa keput brockulla dhe genjeshtra me "kujtesa per judejte" dhe Muhamedin apo festat (hahahahaha) se kujton se flet me cilimijte e lagjes tende mer?

Po dje nuk ka qene eid-al-adha (kurbani bajrami)

E mire..kur t'bjere Eid-al-Adha flasim.

 

P.S. "Kurban" eshte fjale hebraikesmiley

P.S2. Kete vit sipas kalendarit henor Rosh Hoshana i bie TEPKE ne diten e Bajromit t'vocerr.

P.S3 Islami eshte zgjatim i 'Jahudizmit' me menxyra te tjera

po sa shume qe qenkan more aman , se mendoja te kishim kaq shume myslymane tek ne, dhe ata qe njihja nuk faleshin me nderin perpjete,

Prandaj nuk kane per te na futur ne evrope ne,  se na konsiderojne si vend fanatik e myslyman dhe tani me   pavaresine e Kosoves na izoluan ne nje qoshe per gjithmone.

Ma chère Elida, désolé mais là tu dis n'importe quoi. Et ce n'est pas bien ce que tu fais. Voire, c'est mal.

Qui t'a dit que l'indépendance du Kosovo nous a placardé dans un coin ? Ca, c'est du n'importe quoi. 

Et puis, où est-ce que tu as entendu que l'Europe nous tient pour des fanatiques ? 

Bonne journée.

Mon cher confrer c'est mon avis et je le partage.

Bonne journee.

A e dini pse thote populli "din dhia ç'eshte tagjia?"

 

ja kshu dhe populli im shqiptar, ne vend se te tregoje kulturen e tij europjane po tregon afganistanizimin e tij pervit e me shume........oh sa keq per neve. mjere ju o shqiptare qe po prisni dhe po kujtoni se europa eshte duke menduar tju hapi deren e saj, mjere ju.

 

keshtu vazhdoni se jeni ne rrugen e perendimit, dhe gezuar bajramin!

them se sarkozy, barroso, dhe solana jane duke na pershendetur me goje dhe "urryer" me mendje.

harrojeni europen o njerez se ajo na e ka vene vizen qysh ne 1878 e deri sa te "zeme" mend nuk ka per te na qasur perveçse sa per ti pastruar halete.

kujtoni bijte e kujt ishit...(Gjergj Kastrioti-Mbrojtes i perendimit) dhe bijte e kujt jeni bere.......  europa ka deshire te na fuse neve ne familjen e saj aq sa ne kemi  deshire tja japim nje zezaku motren per grua.

 

Tirana.......ne qender te Europes...... un do te thoja ne qender te Kabulit...se po barazohemi edhe nga ferexhete sepse nga opiumi jemi barazuar e i kemi tejkaluar...........

 

Po ja kaloni dhe Haxhi Qamilit per nga injoranca e thelle dhe nga prapambetja qe ju ka kapluar o shqiptare....eh si qenka kjo puna e geneve....kur te prishen genet nga "veglat" e turkut nuk u rregullokan me per jete te jeteve..

 

un skam gje kunder islamit, por lejani kte fe atyre qe e kane shpikur, kurse neve te mbajme tonen; Paganizmin ose ate Europjanen se te tille e mbajme veten qe jemi! apo... e kam gabim?

Ne fakt, po te kontrollosh edhe nje here, shprehja e sakte eshte: "Ku e di dhia c'eshte tagjia", sepse tagjine e ha kali jo dhia. Prandaj ti si dhi qe je, s'ia ke haberin per ato qe po flet. 

 

ndoshta.... po ju le hapesire juve qe dini....

Nga prinderit musliman jam,por kur shikoj ate fotografine e Tiranes ashtu me ata kokposhte me vjen per te vjelle!

Ndoshta nga qe hengra mish derri dje.

blendi akoma shkrimet e tua dhe postimet keqinterpretohen si tendencioze.../ktu ka pikpytje po sma nxjerr tastjera

skam pas faj un dikur ather smiley

lexova me interes komentet dhe me shume se argumentimet teologjike dhe zbrazjet paragjykuese me pelqen te shoh reagimin e njerezve per temen.

nuk e pashe foton e famshme, por besoj se eshte knaja ... nuk eshte tradite islamike por orientale, dhe megjithe bulimine kulturore te te vjellurit cdo gje lindore une besoj se duhet te jemi me te hapur ndaj preferencave individuale. spese nese dikush mendon se eshte me atraktive me kna {tatuazhe dekorative} dikush tjeter mendon se eshte me atraktive me ato nen lekure. dikush zbukuron duart per bajram, dikush fundkurrizin kur shkon ne plazh, secili ne kenaqesine e vet dhe sdo te kishte vend per skandal...

a eshte provokatore.... po dhe te jete sprish pune. paralelizmat islam / lindje/ prapambetje jane ushqim i nje kategorie qe dhe pa kete provokim kane te njejtin mendim.

seshte tradite shqitare te falesh ne rruge...

dakort jam, megjithese te manifestosh rrugeve adhurimin religjioz eshte e gjithboteshme dhe mjaft europiane me kortejt e shentoreve plot devocion. por duhet te dime qe myslimanet nuk falen jashte se ua thote kurani a wahabizmat a te gjitha brrockullat e fobite e rastit, thjeshte ata nuk kane faltore mjaftueshem per nevojat e komunitetit. kjo mund te jete tragjike per disa por eshte realiteti yne. do te mbanin jashte dhe meshen kristianet nese kishat per krishtlindje a pashke nuk do ti nxinin. dhe kjo nuk eshte aspak problem. perkundrazi do te thoshte qe ky komunitet ka nevoje per te tjera faltore. pastaj a nuk u lodhem me njerez neper sheshe qe adhurojne njerez te tjere ... a nuk eshte me e denje te kemi nje shesh me njerez qe adhurojne zotin...

 

p.s. urime per spotin

 SHqiperia Po Ndryshon

Kjo eshte Rruga per ne Europe ,Grate me thes ne Koke ,Burat me mjeker-Bishtalec ,

i gjithe ai popull injorante mekatare deri ne palce ,gjysma e ketyre burrave ne Piace behen tape me alkol edhe gjysma e ketyre Grave burra kane nga nje dashnore te vockel edhe kur i takon ne rruge nuk te japin doren se kane frike se i shikon Muhamed , otempora o mores fale kete popull injorant se nuk e di se çfare bene  ,imagjinoni ky popull prishi kisha edhe xhami 30 vjete me pare ,edhe pastaj pas 24 oresh u konvertuan kumunista me te flakte se marksi edhe sot jane me kaure se papa edhe me islamiste se banoret e mekes ,sa me i varfer te jete populli aq me te devotshem behen ne religjion ,Po behet Shqiperia DRAGOSTUNJE LIBRAZHDI

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).