Gështenja dibre

Foto nga Gazmend Kërkuti, Dibër, Shtator 2009.

33 Komente

Shif se mos ke harro ndonje pa e kafshu se ka me na plas.

 

5 yllka. 

Geshtenjat mund te jene rreshtuar me dore, te ishin lene pak lemsh, dmth pak me natyrshem, do ishte me mire akoma.  Por 5 yllka se vdes per geshtenja smiley.

Qe tani behen ne Shqiperi?  Ketu nuk fillojne deri nga fundi i tetorit smiley.

Po se shef moj Monda qe keto geshtenja jane me edukate seksuale dhe jane cifte cifte. Kush e gjen sa geshtenja jane? Mos i numeron kalamaja se ska lezet. 12 cifte Smile

Me shume se geshtenjat, po me pelqeka ai oxhaku bubulak, nje nate dimri, jashte bie bore, ti strukesh aty prane oxhakut... smiley

Monda, meqe jemi tek geshtenjat, po pres "denimin" une, ate kavanozin me mjalte geshtenjash... smiley

Kur te duash cupke smiley.  Cerr une andej, edhe shko merre smiley.

PS: kush e merr persiper te na dergoje geshtenja qe andej DHL-isht? smiley.  iiiiiii sa 15 minutshe, a ndonje ore mekanike kemi kaluar ne shtepine time kur vinte thesi me geshtenja nga Tropoja ... miss those days smiley.

smiley flori je! smiley

une geshtenja s'mbaj mend, por mbaj mend mollet e peshkopise, qe na i sillte babi, sa here kthehej nga sherbimet. Mjalt te embla, te medha, vinin dicka mes se verdhes dhe jeshiles. smiley

Meqe ra fjala tek zjarri bubulak, po tregoj dhe une nje perrallke, nga ato te miat. Po ia perkushtonje Anes H, meqe paska zene rradhen e para. Shih ç'me ndodhi nje dite :

Ishte nje dite vape korriku, e tmerrshme. Nuk di sa ishte temperatura por te zihej fryma. Te gjithe njerezit ankoheshin. Ate dite, me duhet te dilja nga mesdita, piku i vapes. Por, papritur dhe ne nje menyre te pakuptueshme, fillova te dridhesha. I tere trupi im dridhej, dhe madje aq fort sa njerezit kthenin koken te me shihnin. Une s'permbaja dot veten. Dhembet me kercisnin, trupi me kishte hyre ne nje lloj dritherime siç kur sapo kemi dale nga nje det i ftohte. Jeni mire, zoteri ? me pyeti dikush, duke e pare qe kjo gjendje e imja nuk perkonte aspak me diten e shkelqyer. Nuk flisja, thjesht dridhesha. U afruan ca njerez, pastaj dhe te tjere, dhe me shikonin. Nuk di ç'ndjenin, por me siguri keqardhje dhe habi. Dikush u kujtua te lajmeroje ndihmen e shpejte. Nuk kundershtoja asgje, thjesht kisha hyre ne nje lloj gjendje te pakontrollueshme, aq sa me dukej se isha shkeputur nga gjerat e kesaj bote. U degjua sirena e ambulances, qe andej dolen dy vete, me shtrine ne nje barrele, me benin pyetje, por une s'flisja asgje. Atehere ata menduan te me dergojne ne spital. Atje, u mblodhen ca mjeke dhe me pyesnin ç'kishte ndodhur. Nuk jepja asnje pergjigje. Dridhjet vazhdonin, njetrajtesisht, a thua se kjo ishte kthyer gjendja ime e natyrshme. Atehere filluan te me bejne analizat. Te gjithfarellojshme. Te gjithe treguesit dilnin normale. Mjeket ngelen te shtangur sepse edhe ata s'po kuptonin. Trupi funksiononte per mrekulli, gjaku, tensioni, frymemarrja, gjithçka, por thjesht dridhja ishte ulur aty kembekryq. Atehere njeri nga mjeket mendoi te me dergoje ne sherbimin psikiatrik. Ndoshta ata dine me shume, tha ai. Me futen ne nje dhome. Perpara meje, nje psikiatre e bukur, e re, me nje veshtrim pranues. As vete nuk e di pse, sapo pashe psikiatren, dridhjet pushuan, trupi ra ne qetesi, gjithçka dukej aq e paqte. Ajo me veshtroi nga poshte syzeve, e vuri re ndryshimin tim dhe, me nje ze melodioz, me tha : Ju ka lene e dashura, keshtu ? Po, iu pergjigja une shkurt. Dhe ajo me ngjante mua, apo jo ? vazhdoi ajo. Po, thashe une perseri. Dhe keni ftohte ? ngulmoi ajo. Shume, iu pergjigja une, duke kuptuar me ne fund se dielli te ngroh vetem trupin, zjarri gjithashtu, por zemra e geshtenjes eshte krejt e paarritshme nga to. Pas tridhjete minutash, po haja geshtenja te pjekura me zemra dhe zemer te ftohte.

 

Hurbi, po une s'kisha nder mend te zija ndonje radhe... pastaj, kete kushtim keshtu "meqe ka zene radhen e para", nuk ta dua... smiley  O nise per mua, o hic fare! smiley

Megjithate, me pelqeu. T'u ngrofte zemra, t'u ngrofte! smiley

Je me mire tani mo.Kujdes me kokrren e geshtenjes qe te mos ja bej puf .............

Fruti me fantastik qe ka Dibra eshte qershia (italjont i quajne duroni). ndersa si njerez them me plot bindjen se jane me te kulturuarit e te gjithe Veriut, edhe mikpritja da 5 stelle, shpresoj te mos kene ndryshuar. Me kujtohet  njehere ne Peshkopi shume vite me pare me disa miq dhe ate nate ishte finalja e kupes se kampioneve, hoteli nuk kishte tv dhe dikush qe na degjoi na ftoi ne shtepine e tij per te pare ndeshjen.

Hmmmm, geshtenja eshte nje nga gjerat me cravable per mua. Ketu s'jane bere akoma... smiley

wow komenti eshte derguar ne 1:11 sa fat smiley

Qe do thote...? Fitova nje lavatriçe apo ndonje geshtenjez?

bobobobo sa materialiste, po asgje moj je njeri me fat. smiley

Hik mi se ate e dija. smiley Tashi kalojme nga ana materiale...si mund te perkthehet "fati" ne materie te prekeshme? smiley

fat - glase

Kaq shpejt behen geshtenjat?

C'na e bete per neps me keto foto!

amon mor 20 komente per 36 kokrra geshtenja.

Ku i ke 36? Mua me dalin 27.

qyqaaaa sdine as te numerojne 12 do marr cifte do dal per gjah keni se late nam smiley

Ketlina, me vjen keq, po pa numeroji mire, se rreshti mbrapa ka me shume se rreshti perpara. Po ato qe mezi duken ne cep?

Lere ciften, po kap numeratorin smiley

Kalamaja, sa zili ju kam per durimin qe keni per te numeruar geshtenjat... Tek e fundit, c'ka dashur te thote autori me numrin e geshtenjave 36 a 27 a 12 cifte.... a teke.... smiley 

Mos te te vije hic zili smiley por na jep variantin tend midis 24s dhe 36s smiley

Ku di une te numeroj, ore... hihihihi... smiley

Ehhh, c'na hape pune smiley

24 e nje cik te cepi jane smiley.

Deri tani ishim tek shif me sy e plas me zemer, ketlina thote, numero me gjisht e plas me sycka e me stomak smiley.

lol,

pas gjithe ketij numerimi do te na dergojne keta ca mjalte geshtenjash per fituesin?

Nuk jane 24, por 27. Eshte faji i fotografit qe ca i la "just seen" smiley

cfar eshte mjalti i geshtenjave ?

:o

Une s'e shpjegoj dot se s'me lejohet me kanun.  Ndonje ketu?

pse habitesh ?  nuk kam ngrene ndonjehere smiley

geshtenjat i kemi me shumice shyqyr e sna merr malli smiley

ama,ka ke supermarketi afer shpise time, ne nje raft, nje kavanoz te vogel qe lexo Gliko Geshtenje smiley , 3 koqe gshtenja ka mrena qe lundrojne ne leng te shndritshem, ene bo nja shtatmiepesqinlek, qe i takon sa me ble i kile djathe delje me nam smiley

Kam muaj qe i vij rrotull e rrotull, por me dhimbsen leket smiley

jam tu hy n'gjynof me shpirtin tim

une vidhja geshtenja kur kam qene ne shqiperi. vete une nje here te vjedh geshtenja, kur me del nje kone e keqe e me qepet, vrap une vrap konia, vrap une... vrap edhe konia... vrap e vrap vij tek gardhi i hidhem gardhit me huj persiper edhe dal ne anen tjeter, nje te ulur pantallonat i bej shurren kones ne koke... konia ja fut vrapit se nga iku, kur shoh une me del nga cepi i gardhi nja 200 metra me tutje edhe po vinte shigjete... me kto lesht kshtu i hidheshin mbrapa.. kembet e kones se preknin fare token.. dukej sikur fluturonte ne siperfaqe te tokes... vrap une vrap konia, vrap une vrap konia... pash cpash futem ne liqen ne mes te dimrit se thash do shpetoj se sdo me vij me mbrapa... ne liqen une ne kembe, ne liqen konia me not... vrap une not konia... not une not konia.... not e not... po lodhesha e morri dreqi, kur nje te me ardhur konia me fut dhembet ne pulpe te kembes... ja kam futur nje te uluriture edhe i futa nje shkelm kones... shoh pulpen, gjak... edhe nje dhemb i kones kishte ngelur aty.... u ty te befsha gropen.... me iku truri fillova te bertas te uleras.. e pa konia edhe filloi notin... not konia not une... not konia not une.... e kapa nga bishti nje ta mbutur... vafsh ne djall i thash. ika pastaj ne shpi te gjyshes desh vdiqa rruges nga te ftohtit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).