Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit

www.parlament.al

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë: "Bashkë do të bëjmë çdo gjë, për ta shndërruar këtë institucion në lokomotivën e legjislacionit europian të Shqipërisë. Bashkë do të bëjmë avokatinë e interesave të Shqipërisë e shqiptarëve."
 
Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit drejtuar deputetëve të Legjislaturës XVIII

 
Dy muaj më parë, shqiptarët kanë folur dhe kanë folur qartë. Më 28 qershor shqiptarët kanë votuar dhe kanë vendosur  të lirë.
Ato kanë vendosur  që sot ne të  jemi këtu, në këtë tempull të demokracisë për të udhëhequr  jetën e vendit në katër  vitet e ardhshme.
 
Dëshiroj të uroj të gjithë anëtarët e këtij Parlamenti për zgjedhjen tuaj e t’ju uroj punë të mbarë  si deputetë. Ju jeni përfaqësim i dëshirës dhe vullnetit të popullit tuaj.
Është thënë se institucioni është hija e gjatë e njeriut. Ky institucion, është hija e gjatë e të gjithë burrave, grave që kanë votuar për t’u përfaqësuar këtu.
 
Dëshiroj të falenderoj të gjithë deputetët të cilët patën besimin për të më zgjedhur mua si Kryetare të tyre në këtë Kuvend. Unë falenderoj partinë time. Unë e pranoj me shumë përulësi zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit, për herë të dytë. E vlerësoj si një privilegj  të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendit tim.
 
Shpreh keqardhjen  që opozita nuk është sot ne vëndet e saj, për të nderuar votën e qytetarëve  socialist.
 
Por unë shpresoj shpejt, për një periudhë debatesh të vlefshme , e një opozite racionale me synimin në interesat e përbashkëta të shoqërisë e Shqipërisë. Pavarësisht nga diferencat që kemi me opozitën, ne jemi qytetarë shqiptar. Dhe sot dua t’i përsërisim, që jemi  të hapur për bashkëpunim. Ne do të bashkëpunojmë. Këtë na e thotë misioni, këtë na e kërkon Shqipëria.
 
Të jesh  një ndër 140 deputetët  përfaqësues të shqiptarëve  është një nder i madh. Në fakt është një privilegj i veçantë. Por mbi të gjitha është një peshë e madhe  përgjegjësie.
Po të më pyesni se çdo të thotë kjo,  nuk do të mund të përgjigjesha me një fjalë. Kjo do të thotë  integritet në përgjegjësi,  do të thotë  të duash.
Të duash vendin tënd.
Të  duash kombin tënd,  t’i duash me shumë se veten.
Nëse dikush thotë se po e teproj, nuk bie dakord me të, sepse e kam parë, ashtu siç ndonjëherë kam parë  e shoh edhe  ndryshe.

Kam qënë me fat, që në këto vite njoha politikanë, të cilët vendosën vendin e tyre dhe idealet  e tyre para vehtes. Këta janë kampionë.
Gjëja më e mirë që mund të thuhet  për dikë është :
“Ai i  shërbeu një kauze më të madhe se vehtja e tij.”
Po të tentojmë vetëm këtë model, e nëse ma pranoni si sygjerim  do të ndiheshit  mirë,  ju garantoj.
Në këto vite  në Parlament kam parë, po ashtu, se pak integritet është më mirë se çdo lloj karriere.
Integriteti  nuk është një fjalë kushtëzuese.   Ai as s’ka nevojë për rregulla. Është  thjeshtë  të bësh  gjënë e drejtë dhe kur askush s’të sheh.
 
Unë kam qenë me fat, që kam drejtuar Parlamentin në  legjislaturën e kaluar.  Bashkë me deputetët që janë në këtë sallë  dhe ata që nuk janë më, kemi realizuar një axhendë të pabesueshme. Ishin katër vite plot sfida të vështira, herë herë me tensione të forta politike  (si çdo parlament tjetër). Por ishte një legjislaturë e suksesshme në reforma, në bashkëpunimin për ligjet themeltare, e lume në çështjet e interesit të kombit,  në proçese integruese.
 
Ishte legjislaturë e veçantë, e unë isha e privilegjuar që drejtova  Parlamentin në 4-vjeçarin e zhvillimeve të mëdha të kombit, në kohën e Pavarësisë së Kosovës, në vitet  e ratifikimit të MSA-së,  në hyrjen e Shqipërisë në NATO. Bashkë me deputetët  e tjerë  të të  gjitha krahëve   kemi bërë  mijëra  milje  për t’i dalë zot  Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë  dua të falenderoj  të gjithë ato deputetë  të  majtë e të djathtë që kontribuan e  që janë  apo jo sot në këtë sallë.
 
Sot nuk nis vetëm një legjislaturë  e re.
Fillon një fazë e re.
 
topalli8.9.09(3)Shqipëria është ndër vendet me demokraci të re,  shumë gjëra mund të duken të veçanta. Edhe koalicioni i ri, që është vendosur e do të votohet   është një fazë e re  e rritjes  së demokracisë, e vendosur nga shqiptarët.
Fillon një fazë e re.
I bazur në një koalicion, që lindi për t’i shërbyer stabilitetit të kombit, të vendit.
Një koalicion që përfaqëson një spektër më të gjërë të politikës dhe shoqërisë, që jep mbështetje legjislative më të fortë politikave e programit të ri. Vetë ndërtimi i këtij koalicioni është indikatori i një kulture politike kompromisi, i një vullneti të fortë, për të negociuar dhe për të respsektuar diferencën, për të arritur marrëveshjen – që është çelësi i demokracisë.
 
Si deputetë të kësaj legjislature të re, ne ndihemi shumë të nderuar sepse:
Vijmë nga zgjedhjet  me pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve.
Vijmë nga zgjedhjet më të mira  që janë realizuar.
 
Për herë të parë,  në këto dy dekada çdonjëri  nga 140 deputetët ka marrë mandatin me vendim unanim të anëtarëve  të majtë  e të djathtë të KQZ-së.
Për herë të parë,  nuk  ka më hije në asnjë mandat.
Kjo e bën  parlamentin më të  fortë, e bën istitucionin primar, më të vërtetin.
 
Ky parlament në 4 vitet e ardhshme do të ketë një axhendë   shumë ambicioze. Do të bëjë çdo gjë  për të  mbështetur  projektet e mëdha  të kombit.
Ky Kuvend do të angazhohet për stadin më të lartë të përshtatjes së legjislacionit të vendit me atë europian.
Bashkë do të bëjmë çdo gjë, për ta shndërruar këtë institucion në lokomotivën e legjislacionit europian të Shqipërisë.
Bashkë do të bëjmë edhe më të fuqishme diplomacinë parlamentare.
Bashkë do të bëjmë avokatinë e interesave të Shqipërisë e shqiptarëve.
Bashkë do të punojmë për të rritur kontrollin e qeverisjes ne cdo shtyllë të këtij shteti.
Në proceset integruese Parlamenti do të luajë rolin e vet primar, siç i takon.
Në katër vitet e ardhshme do të përballemi me shumë sfida të tjera. Sfida të mëdha, të vështira. Do kemi debate pa fund. Dhe kjo na bën mirë. Mund të kemi  edhe tensione, dhe kjo nuk ështe diçka e re, ndonjë grup mund të vendos edhe në nxitim, edhe në drejtim të kundërt të interesave, por ky vend do të ecë përpara.
 
Opozita ka detyrimet e saj kushtetuese. Detyra ime është të respektoj opozitën. E respektoj opozitën edhe kur nuk bie dakord me të, sepse këtë  thotë  shpirti i demokracisë .  E respektoj opozitën jo vetëm sepse këtë më thotë detyra, por edhe sepse pjesën më të madhe të jetës e kam kam kaluar në opozitë ( dhe këtu nuk e kam fjalën thjesht si deputete).
Jam e sigurt se marrëveshje të rëndësishme për vendin do të kenë bashkëpunimin e opozitës.
 
Shqiptarët kanë vendosur më 28 qershor. Ata konfirmuan vendosmërinë e tyre për të finalizuar liberalizimin e vizave, projektin  e shqipërisë Europiane. Atyre që mund t’i duket e vështirë, do u kujtoja  se po kështu  na dukej integrimi në NATO. Por Shqipëria në NATO sot është një realitet. Po të pyesja sa prej jush  e besonte  këtë  2 vjet më parë, do ishin pak  ata që e besuan.
Në katër vitet e ardhshme ky tempull do të jetë vendi  i reformave.
Reforma është filozofia  jonë. Reformat do të jenë thelbi i punës suaj. Reformat do të jenë  përkushtimi ynë. Reformat  janë  fillimi dhe mbarimi i  asaj  që do të  bëjë  ky Parlament.
Jemi këtu se u bënë reformat.
Do  të punojmë për  reformat  për të shkuar  aty,  ku  vota e 28 qershorit  na kërkoi.
Në 4 vitet e ardhshme, bashkë me ju,  do  të bëj  çdo gjë që varet  nga unë  për t’i rritur dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë.
 
Nuk kam ëndërr  më të bukur si Kryetare  se sa ta shoh këtë sallë  arenë të debatit të vërtetë , tempull të të vërtetave, në funksion të shqiptarëve, në  funksion të kombit, në funksion të një  ekonomie  gjithnjë në rritje,  të një kombi në rritje, në mbrojtje  të shtetit  të së drejtës, në  synimin e integrimit.
Kam reflektuar shpesh për drejtimin dhe vendimarrjen, e kam mësuar:
Guximi në politikë nuk është vetëm të kesh nerv për të marrë vendime të vështira, apo për të bërë gjërat e duhura, edhe kur nganjëherë vetëm Zoti e di se është gjëja e duhur.
 
Është kryesisht të mbash petkun e përgjegjësisë e të ecësh para. Jam e sigurt,  se bashkë do ia arrijmë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët!

36 Komente

forza jozi smiley

je fugure, po kujdes se do te rrahe meta hihihi

kam një pyetje, pa të keq: kush ia shkruan fjalimet madame le Kryetarit?a ka ndonjë konsulent, apo e merr vetë përsipër?

madame jerusalem, e sekondoj implikimin tuaj per autosuficencen e prezumuar ne maniere patologjike te lideres (askush, as ariu, nuk ka mendim kaq te copezuar).

n'ateze, e ndyera madame, te nje diagnoze me precize prej sapiences suaj, mbetem e juaja ne tropizmerine time.

o tropizmë, unë nuk kam fare punë as me lideren as me autosufisjonsën e saj. Them thjesht që, kur pozicionin e artikull-shkruesit (speech-writer) e njeh gjithë bota, nuk ka nevojë të dali zonja të bëjë lakime, bre lalkë.

e thashë mirë, 1?

te me falni ti dhe 1-shi qe ju prisha duetin; une po thoja vetem qe ky tipar i jozefines per te folur me fjalet e saj edhe kur s'di e s'duhet (jo estetikisht, por nga ana kuptimore pike se pari), eshte patologji, madje nje patologji nga e cila vuajne shume mendje te shquara te politikes shqiptare. edhe topall edhe ashik, eshte nje fjale e urte shqiptare.

kurrfarë dueti, zonjëzë. Duke mos marrë përsipër të dal nëpër diagnostikime të shpejta mbi tiparet narcizistike të jozefinës por jo vetëm të saj, diagnostikim i cili me gjasë është i vërtetë por jo eksluziv i ndonjë dëshire të fshehur për t'u bërë shkrimtare, këtë thjesht s'kemi nga ta dimë,  sugjerova që këto kuptimoret që ka ndërmend të thotë, t'i thotë në një formë që nuk na alarmon sytë. Tani madame, forma nuk është kaq e parëndësishme. Ajo çfarë thua e si e thua, është ajo që ti mendon - dmth sipas këtij postulati ecet -  gjersa të gjejmë ndonjë mënyrë të marrëm vesh ç'ka tjatri në mend, pa na e thënë. Kur kjo na e servir ç'ka ndërmend të thojë me gjithë këto verbigeracione repetitive paramimike të zbrazëta dhe pa shije, unë nuk mund të mos mendoj se këtë ka në tru. Në të gjitha rastet, për të na shpëtuar edhe ne nga faqeskuqja se në fakt prapa saj qëndrojnë 20.000 votues, prandaj sygjerova që të vënë në punë ndonjë fjalimshkrues, nuk është turp.

po si mundet fjalimshkruesi te percjelle mendimet e saj ne nje tjeter forme, gjithmone sipas sugjerimit tend (jo detyrimisht postulat) se mendimi ate forme ka? ti thua te heqe dore jozefina nga shprehja e mendimet te veta? jo ne kete mandat smiley

nuk thashë atë trope. thashë: forma përfaqëson mendimin. nashi zhozfë, gjithmonë sipas menjtimit tim, ta marrë atë letrarin e ti thot: tashi, una dua të më dali ktu që ne kemi bërë reforma, kemi përgjegjësira, kemi krijuar gjëra, me gjëra prej gjërave etj...po të më dalë bukur, të lej nam fare, ta lexonj jerusalemi me tropin e t'i shpërthej çarku... e ai jatri, do përdorë një gjuhë, nga ato që kemi lexuar nëpër fjalimet e jashme, që e rrutullojnë muabetin lezeçëm, se helbete kanë bërë shkollë për atë punë... por alas! në fund fare mendoj se  keni të drejtë..... shembulli i zotit Zhyrden tek Le Bourgeois Gentilhomme (sytë e tu të bukur e nderuara markezë më bëjnë të vdes nga dashuria, këtë, si mund ta them bukur nga ana letrare??)  nga ana tjetër na ka përgatitur që të mos kemi ndonjë pritshmëri të madhe, dhe shqetësimet të tilla estetike, t'i konsumojmë duke pritur të mbarojë 8orëshi, tek PPU.

death by fiction

mbrothesi

la gatta  si invente

 

(tentative per haiku? ja te pyesim shkronjesin)

Mjeshtri i filozofisë :> >

Markezë e bukur, sytë tuaj të bukur më bëjnë të vdes nga dashuria.

 

Ose :

 

Nga dashuria më bëjnë të vdes, markezë e bukur, sytë tuaj të bukur.

 

Ose :

 

Sytë tuaj të bukur më bëjnë, markezë e bukur, të vdes.

 

Ose :

 

Të vdes sytë tuaj të bukur, markezë e bukur, nga dashuria më bëjnë.

 

Ose :

 

Më bëjnë sytë tuaj të bukur të vdes, markezë e bukur, nga dashuria.

 

erratum : non Jurdain, mais Jourdain (Zhurd&eumlsmiley

 

ps : très beau "postim". Chapeau. Je commence à m'aviser que nous ne sommes point en présence de quelconque esprit ordinaire.

- Kush prej këtyre versioneve është më i bukuri? - pyeti zoti Zhurdë

- Ai që thatë ju zotëri, - tha profesori i filozofisë, - ai që thatë ju që në fillim.

Jerusalem,

Ka mundesi qe kryetarka te jete e mengjert. Francezet kane nje diçka shume te bukur per kete : "il est gauchier", "il est un peu gauche".

Me kujtohet kenga e pavdekshme e atij qe vdiq para ca muajsh, "Osez, osez, Joséphine

zotëri, shqetësimet e mia janë vetëmse estetike. nuk merrem fare me ç'përmbahet në këtë fjalë përshëndetëse e cila më ngjan më shumë si fjalim fushate, e nuk emulon asnjë lloj frymëzimi.  Përsa më përket, nuk mendoj se është e udhës të na provohet vazhdimisht se njihet lakimi i emrave:

me fjalën koalicion

Edhe koalicioni i ri,...I bazur në një koalicion, ...Një koalicion ... Vetë ndërtimi i këtij koalicioni ....

me fjalën opozitë

Opozita ..... opozitën..... opozitën  ....këtë ma  thotë  shpirti i demokracisë(huh?) ... opozitën .... në opozitë .... e opozitës.

pastaj me fjalën reformë

vendi  i reformave...Reforma ... Reformat....Reformat... Reformat ...reformat... për  reformat  ...

Edhe une, zonjushe, po flisja pak me tej se per estetike. Ndoshta nuk u sqarova mire me frengjishten time. E keshtu po orvatem me nje prove :

- gauchier, ne frengjisht, do te thote i mengjert.

- gauche, perveç ca kuptimeve te tjera, ka dhe ate te "i ngathte".

Dhe bera lidhjen qe ndoshta zonja Topalli shkruan me dore te mengjert, çka kjo mund te sjelle njefare ngathtesie nga ana e saj per te formuluar mendime "adroit".

Gjuha franceze eshte nje mister. Ne France, sipas gjuhes franceze, te majtet jane ngathalaqe, kurse te djathtet qellojne ne shenje. Por gjithmone ne lemin e kraheve, sidoqofte.

e shkurtova komentin e parë se më dilte pak i gjatë, por diku e përmendja se i mëngjërt, këndej nga ne përkthehet me një emër tjetër, me një emër që i ngjan një gjelle marokene. Abrash.

... çka kjo na rikthen tek mendimi i abrashit te rrugeve tona te pista te qytetit, si nje njeri i harruar, i zoti per asgje, qe nuk di te nxjerr mizen nga qulli, qe zakonisht ecen me nje peliçe minatori me qafore te nxire, duart ne xhepa, koken te strukur ne shpatulla, nje cigare te lagur ne cepin e buzeve, hundet qe i kullojne, veshtrimin nen vetulla te dendura, e keshtu me rradhe.

Sidoqofte, une mendova te sillja ca energji pozitive me kengen "osez, osez, Joséphine", kenduar nga i pavdekshmi Alain Bashung, qe na la para ca muajsh, ne nje gjendje te mjeruar kanceri, duke kenduar "live", per here te fundit, mes lotesh te mijera spektatoreve. Caste te paharrueshme.

http://www.youtube.com/watch?v=4bZWH1th3_w

smiley

une jam shqipetar... viva albania

me vjen keq qe e permendni me kaq kenaqesi ket kengen lart por.... qenka koti

Lexova deri ketu:

Unë e pranoj me shumë përulësi zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit, për herë të dytë

dhe thashe aaaaaaaaaaa, kuje m'dreke!!!!!!!!! me shkulje flokesh madje!

 Jozefina me perulje! Me zene te dridhmet...

 

oooupssss, ne arrati e siper, me kapi syri dhe kete...

Kam qënë me fat, që në këto vite njoha politikanë, të cilët vendosën vendin e tyre dhe idealet  e tyre para vehtes. Këta janë kampionë.
Gjëja më e mirë që mund të thuhet  për dikë është :
“Ai i  shërbeu një kauze më të madhe se vehtja e tij.”

POOO, MAKUTERISE SE TIJ! ( ose te tyre, xhanem)

Kampione te makuterise qe nga i pari tek i fundit!

 

 

Jo makuterise te tyre, por bosave te tyre matane detit zemra.

Une s'e kam ndjek shume Jozin ne fjalime ose parlament, po ajo besoj eshte femra me e sukseshme ne politiken postkomuniste, per nga niveli dhe jetegjatesia e karieres, no? smiley

Juve qe e keni ndjek, na tregoni pak pse e keni inat? E kam fjalen per substance, jo per gramatike apo parafjale e lidheza qe perdor ne fjalime. smiley

Sinqerisht pertoj ta lexoj se eshte artikull shume i gjate. Po e kisha fjalen ne pergjithesi, jo vetem ne rastin e ketij fjalimi.

xhibo, mu s'me pelqen se e drejton parlamentin sikur te ishte forumi rinor i PDse. eshte jashtzakonisht partizane ne mbajtjen e krahut te PDse kur asaj i takon te jet te pakten NJICIK asnjanese ne debate.

ah... se harrova..... ka dash ma nxjerr deputet per leshkash jashte se  shau bab/kryministrin

Ate "kapeni prej zhelesh" e kam pare ne video, se u be e famshme. smiley Per keto te tjerat s'di c'te them, se s'e kam ndjek. Po qe keshtu e ka gabim.

"kapeni mer per zhelesh ......"   - fraze e skalitur tashme ne sallen e kuvendit.

gjithesesi, ne i japim zanfit me shume rendesi se duhet...

 

smiley

paskemi qene t'u mendu te njejten gjo... smiley

O Xhib, aman, lexo vetem kaq:

Nuk kam ëndërr  më të bukur si Kryetare  se sa ta shoh këtë sallë  arenë të debatit të vërtetë , tempull të të vërtetave, në funksion të shqiptarëve, në  funksion të kombit, në funksion të një  ekonomie  gjithnjë në rritje,  të një kombi në rritje, në mbrojtje  të shtetit  të së drejtës, në  synimin e integrimit.

Dhe mendo shprehjen qe ka dale nga goja e vete zonjes Topalli...

"kapeni, mer per zhelesh dhe nxirreni jashte"...

 

Ah, edhe i gjo tjeter, pune femrash, me shume... Une "vdes" per ato fustanet e saj gjithe lule te MEDHOJA, me bishtra pallonjsh, sidomos kur merr pjese ne takime te niveleve nderkombetare! Po, mos ma vini veshin, cilesojeni "xhelozi femerore". smiley

Ne facebook ka nje grup qe quhet pak a shume "almeno una volta, vaffanculo alla gente falsa" Ka shume falsitet ne kete fjalim, ATEHERE TUTTI INSIEME .......

Perfytyroni Ilir Meten, gladiatorin e lodhur opozitar, qe mbas shume perpjekjesh per te asgjesuar fizikisht folesen e parlamentit, i perulet duke i puthur doren me butesine e nje donzhuani te vertete. Me siguri qe edhe Pango do ta kishte zili.

Dhe e gjithe kjo duhet te ndodhe nen tingujt e kenges La Paloma dhe me slow motion, qe per Meten eshte lehtesisht e imagjinueshme.

 kermilli dhe gjinkalla thoni uz?

 

Bravo Jozefina.Vazhdo tu japesh dermen komunisteve.

Vetem Seserin kujdes se mos e trembesh.Ka mesuar demokraci goca dhe ku do te thuash ,ne Amerike,por ce do ja hodhi poshte Rama shpejt.

 kovac, 

llapa jote ne vesh te jozefines!!!! duhet guxim i madh me ju kundervene drejtorve!

Tashti edhe kater vjet te tjera Topalli eshte aty......te tjerat jane si ti qash hallin kaloresit se i varen kembet...estetikisht,zhelesh e ku e di une se ç'e.....Ne fakt ai Iliri ne kete rast nuk eshte se del fort me namuz..Me vjen keq qe e bene minister te jashtem...Ne shqipot jena edhe rod i bukur...me na perfaqsu nji i shemtuar...  Madje edhe skraparlinjte i prezanton keq...Emigranti eshte goxha djale nga ç'shoh ne blog,Hysi duhet te jete patjeter burre me sharm...e kush eshte tjeter skraparli ketu??Me duket se Sol---po edhe ai nuk me duket i pabukur!!  smiley

ne sol-in kemi qe mburremi. e ardhmja "jone" eshte e garantuar smiley

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).