Fëmijët e të varfërve mbeten pa shkollë

Njësitë bashkiake nuk kanë dhënë certifikata për banorët që nuk kanë shlyer taksat vendore

Pakkush mund ta dijë, por para çeljes së vitit shkollor një pjesë e fëmijëve kanë mbetur pa u regjistruar në kopsht dhe shkollë. Në rastin më të mirë, ata mund të regjistrohen një vit më vonë, por nëse prindërit e tyre nuk shlyejnë taksat pranë njësive bashkiake, vitin e ardhshëm i mbetet të harrojnë fëmijërinë e të mendojnë të gjejnë punë...

Njësitë bashkiake jo vetëm në kryeqytet, sipas udhëzimeve nuk kanë lëshuar certifikata, vërtetime banimi, në rast se qytetarët nuk kanë paguar taksën vendore, për banesën, pastrim gjelbërimin, kuotën për shërbimin e televizionit publik shqiptar. Një pjesë e mirë e qytetarëve që jetojnë nën minimumin jetik nuk kanë paguar këto taksa, jo për 2009-ën dhe 2008-ën, por edhe për vite me radhë. Kjo është një pengesë e cila ka sjellë edhe "ngrirjen" e shumë fëmijëve në shtëpi, sepse mungesa e dokumentacionit nuk lejon që ata të regjistrohen në shkollë.

Këto të dhëna janë vënë në dukje nga Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, sektor që ka referuar se një pjesë e fëmijëve nuk kanë mundur të regjistrohen në shkollë ose sepse nuk kanë pasur një certifikatë, ose sepse nuk kanë dorëzuar dokumentin që vërteton ciklin e vaksinimit.

"Ka nga ata fëmijë të cilët nuk janë regjistruar në shkollë sepse prindërit e tyre janë të varfër. Kjo do të thotë se u është mohuar e drejta e arsimimit, si e drejtë universale vetëm sepse në këtë rast, statusi i fëmijës varet nga statusi i prindërit. Nëse prindërit janë të varfër, atëherë fëmija nuk ka mundësi të ndjekë shkollën, nuk ka mundësi të blejë libra, nuk ka mundësi të arsimohet. Veç kësaj pike, një tjetër problem që ka sjellë pengesë në regjistrimin e fëmijëve në shkolla dhe kopshte ka qenë edhe mungesa e kartelës së vaksinimit", deklaroi juristja Rezarta Abdiu, drejtuese e Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Sipas saj, një pjesë e madhe e fëmijëve të paregjistruar, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, janë edhe anëtarët e komunitetit rom dhe atij egjiptian.

Jo vetëm për arsye të mungesës së certifikatave, por edhe për arsye të kartelës së vaksinimit, ata nuk kanë mundur të nisin vitin shkollor 2009-2010. Pavarësisht se komuniteti rom dhe ai egjiptian njihen si dy komunitete me probleme në procesin e regjistrimit, e drejta e shkollimit për të qenë pjesë e komunitetit të nxënësve është universale, e cila nuk mund t‘i mohohet askujt.

Një pjesë e shkollave dhe kopshteve nuk kanë pranuar të regjistrojnë as fëmijë që nuk kanë pasur certifikata dhe as ata që nuk kanë pasur kartelën e vaksinave. Njëkohësisht edhe njësitë bashkiake nuk kanë bërë tolerime për lëshim dokumentesh identifikimi për të gjithë ata që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj shtetit. Sipas punonjësve të njësisë bashkiake numër 1, në Tiranë, në pjesën më të madhe të rasteve janë bërë për prindër të cilët janë lutur dhe përgjëruar që fëmijët e tyre të mos mbeten pas shkollë.

Burokracitë, apo pengesat e hasura për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla konsiderohen si stimuluese për largimin e të vegjëlve nga bankat e shkollës dhe humbjen e tyre të fëmijërisë, duke menduar për të gjetur një punë për të ndihmuar familjen dhe jo për të qenë pjesë e komunitetit të nxënësve, si të gjithë bashkëmoshatarët.

24 Komente

Mirpo ligji tjeter thote se arsimi i ciklit te ulet (pra 9-vjeçar) eshte i detyrueshem. Si do zgjidhet ky handikapt. Ku eshte kryeministri i cili flet per borgjezet qe flejne mbi para, te cilet i njeh, sepse jane pasuruar nen regjimin e tij, dhe nuk flet per keta femije qe po gjithashtu jane varferuar nen regjimin e tij. 

Mos ja fut kot se urdherin per te mos leshuar certifikata pa paguar taksat e ka dhene bashkia Tiranes e jo qeveria.

GEZUAR DITEN E PARE TE SHKOLLES NJEHERE !

Per gjithe kalamaqet dhe msusine, nji vit i mbare shkollor inshalla smiley

Gezuar, Gezuar! smiley

Une e kam pas prit me shume qejf 1 shtatorin. Edhe sot e kesaj dite, me kujtohen ato emocionet kur blenim librat, kur i mbeshtillnim vetem dhe vetem me mashka te bardha dhe, per te mos u bere pis, ime eme m'i mbeshtillte dhe me leter celefoni, dhe kur s'kishte vinovil, i ngjiste me nxehtesine e hekurit e s'kishte burre nene qe t'i prishte. Pastaj, lulet per mesuesen, corapet e bardha deri tek gjuri, fjongot roze, perparesja e zeze dhe mbi te nje e bardhe me flutra-flutra... Jakat m'i qendiste gjyshja me dantelle... smiley E mbaj mend dhe emrin e zyshes se klases se pare, pastaj te tjerat i kam harruar fare... megjithese ate te klases se pare e mbaj mend se me shkulte bishtalecat se une shkruaja me doren e majte dhe me kane punuar qindin derisa mesova te shkruaja me te djathten...

Nderime dhe respekt per mesueset e klases se pare! smiley

 

paske qen nxanse shemullore smiley

une vallai gjer ke lulet skam shku naiher, kurre si kam cu msuseve lule smiley

Msusja ime e klases se pare, ka qene si engjell, vazhdon ende te jape mesim per ciliminjte, ne arsim privat, dhe eshte ende shume e kerkuar. Zoti e Bekofte !

oj bedrie qaj me lot
a e mban mend kur lujshim top

Une, o bedrije vit per vit...deri nga klasa 5 dhe behej nami po te mos gjeja dot lule... smiley

E quanin Fatime Nuna ate zyshen time, po s'e di ku eshte tani.

Eh mi Bedrije a te mbahet mend kur shkonim ne shkolle me perparese te zeze, çdo vit te ri na blinin prinderit trike te re teripi(pamuku), nje 10 leksh si dite e pare, dore per dore, ishim kaq te varfer por kaq te lumtur. Tani kalamajt kane thuajse gjithçka dhe jane me pak te lumtur, çuni xhajes tem ishte me i lumturi se merrte nje rrisk buke nga ato 40_et(te prere per se gjati) me gjize, e kishin te gjithe zili.

e pse qenkan me pak te lumtur sot femijet qe i kane te gjitha ?

mua shume te lumtur me duken per vete.

apo mendon se sjane te lumtur se nuk kenaqen me pak dhe duan perhere e me shume ?

po shume mire mo, shume mire qe kane deshira dhe duan ti plotesojne, qe e kane trurin dhe syte e hapur dhe e dine se cka ka kjo bote.

apo mendon se sjane te lumtur se nuk kenaqen me pak dhe duan perhere e me shume ?

dmth duke pasur me shume nuk ua dine vlerat.

e ke gabim, ja dine vlerat per aq vlera qe kane,

jo si ne qe lepinim letrat e cokollates dhe hiqnim cimcakizin nga goja dhe e ruanim per te nesermen.

 

Me kujtohet nje çun i klases qe ngaqe ishin shume femije (9), nuk kishin mundesi te blinin çante dhe perdornin kullufin e jastikut te modifikuar per te mbajt librat.

me kete ide komerciale te tille,mund te krijosh nje produkt  te ri sot dhe te behesh e pasur smiley

une s'i kam çu ndonjehere lule ( me dukej servilizem smiley )

eh, njesh paske qene qe ne klase te pare, qe shikoje servilizmin ke tufa me lule smiley

po ama kur binte fjale per t'i mbajt mandollen ( mandolinen) nuk e quaja fare servilizem smiley  se i bija ndonjecike smiley

Problemi nuk qendron tek lumturia e femijes qe ka, por tek ajo e femijes qe s'ka. Diferencat jane shume te madhe tani qe nga veshjet, qe nga librat, le me pastaj tek parate qe i japin femijeve "si lek xhepi". Ky lloj ndryshimi i ben femijet  e familjeve, qe s'kane aq para per te harxhuar, ose thjesht nuk duan t'i mesojne femijet me lek neper duar e te hane letyra rrugeve,  me te ndrydhur dhe me inferiore se sa te tjeret qe harxhojne nga 5 mije lek ne dite.

Une mesuese te klases se pare kam pasur te jemen e n/kryetares se bashkise Tiranes.E pata marre shume inat. E shterngoja shume ate dreq bishtagypi dhe pena me villte boje,keshtu qe nja dy rrieshta me "i"ja mi pat ba nana ime e ajo me vuni 4 ndersa shokut te bankes qe ja kishte ba i vellai i vuni 10.Kan kalu 30 vjet e une e maj men (sa shume  qe lendohet fmija) Une pretendoja t'me mante me hater pasi kishim hyrje dalje familjare (ajo ishte korcare e me  me bante bakllaven e vitit t'ri)

E pershendes msuse Zhulin.( Quhej Zhuljeta Dhimitri)

Ai ecte i shoqeruar nga e ema dhe i ati. Rruget ishin zbukuruar nga nje vjeshte qe, shume vite me pas, ai vendosi ta quante melankolike. Ne dore mbante nje çante te bukur prej lekure te kuqerremte, ku i ati kishte rreshtuar lapsat me ngjyra, penen dhe kallamaren.

Kur ata u futen ne hollin e shkolles, ai u habit nga lartesia e tavanit. Kjo ishte pershtypja e tij e pare. Ne ate çast, kusherira e tij 12 vjeçare, u afrua dhe e kapi per faqesh. Ai rrinte i hutuar, i humbur ne kete mori nxenesish qe lodronin mes tyre duke iu gezuar rigjetjes se njeri-tjetrit. Ai nuk kishte asnje shok.

I ati e shikonte me ca sy te trishte, padyshim i brejtur nga mendimi se ky djale mund te bente gjithçka perveç shkolles. E ema, ajo, veshtronte femijet e tjere dhe mundohej te gjente nje femije me te bukur se i saji, por me kot.

Te dy ata, te kapur secili nga nje dore te femijes se vogel, mundoheshin te hidheshin larg perpara per te pare nje femije te rritur doktor, inxhinier apo shkencetar. Por pernjehere, duke kthyer veshtrimin e tyre te lodhur drejt kesaj krijese te trembur qe ua kishte lidhur duart, uleshin ne toke duke u mjaftuar me idene qe ky djale duhej thjesht te jetonte.

Mesuesja, nje grua e re e veshur e tera ne te zeza, me floke te zinj dhe tejet zeshkane, iu afrua djalit duke i thene se ketu do te ishte shume mire, se ketu do te bente plot shoke, se ketu kishte lojera dhe se duhet te vinte perdite. Djali nuk fliste. Atehere dy prinderit ia shtrengonin doren dhe ai pervijonte nje buzeqeshje te trishte, duke mos mundur te ndaje nga nje sy per secilin prind.

Nje vajze e vogel dymbedhjete vjeçe, e bukur si nje lule, iu afrua prane dhe e puthi ne faqe. Sa i mire qe eshte, u degjua te thote vajza e vogel qe u shkreh ne te qeshura. Dy shoqet e saj, dy bjonde te vogla me fytyra porcelani, bene njelloj. Eshte vertete shume i mire, mbeshteten ato para se te largoheshin.

Djali i vogel kishte ngritur syte mbi nje tufe femijesh, te mbledhur rreth nje vajze te vogel me fjongo te kuqe e cila i pelqeu pernjehere. Ai ndjeu zemren t'i rrahe fort, fytin t'i mblidhej, dhe veshtrimi i vajzes se vogel me fjongo te kuqe erdhi per t'i dhene dhe goditjen e fundit, duke e bere ate te ule koken ne nje perskuqje te forte.

Pas tre vjetesh, ne po te njejten dite, djali i vogel ishte i pranishem ne klase permes nje vendi bosh te ruajtur nga vajza e vogel me fjongo te kuqe. Por ai nuk erdhi as diten e pare, as te dyte, dhe as me pas. Djali i vogel nuk erdhi me.  

Ne fakt, te gjithe nxenesit e klases pyesnin : "C'mund te kete ndodhur valle ?" Por mendjet e tyre te hajthme nuk arrinin te gjenin pergjigje. As mesuesja e veshur ne te zeza, nuk mund te jepte ndonje shpjegim. Ai mungonte dhe mungonte, dhe vajza e vogel me fjongo te kuqe qante e qante, pa mundur te kuptoje sesi djali i vogel e kishte harruar aq shpejt.

Vertete, ç'mund t'i kete ndodhur djalit te vogel ? E ka lene shkollen ? Eshte larguar per ne ndonje shkolle tjeter ? Apo eshte larguar fare nga qyteti ? Per te vdekur, jo, nuk besoj. Ai duhet te ishte gjalle diku, vjeshtet melankolike e deshmojne kete qarte.

E verteta eshte se askush nuk e di ç'i ka ndodhur ketij djali te vogel me faqe te pushta qe i ndukeshin ne çdo zile pushime nga tre shoqet me te rritura. Askush nuk e di ç'mund t'i ndodhe nje djali te vogel. Megjithate, me behet sikur e shoh diku duke punuar, ne nje zyre te vogel por perseri me tavan te larte, i humbur ne letrat dhe dosjet e tij, me nje foto te prinderve mbi tavoline, tek ndalet pak per te tundur koken ne enderrimet e vajzes se vogel me fjongo te kuqe. 

Në rastin më të mirë, ata mund të regjistrohen një vit më vonë, por nëse prindërit e tyre nuk shlyejnë taksat pranë njësive bashkiake, vitin e ardhshëm i mbetet të harrojnë fëmijërinë e të mendojnë të gjejnë punë...

Shyqyr te pakten qe ne krye te bashkise eshte nje force e majte, sociale e solidare me shtresat me te dobeta te shoqerise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).