Fëmijët e demokracisë

Të lindurit në fund të komunizmit dhe në fillim të sistemit demokratik në Shqipëri janë sot studentë, të rinj ambiciozë që e kanë krijuar një mendim qoftë për komunizmin, qoftë për tranzicionin në të cilin bëjnë pjesë edhe ata. MAPO boton një përmbledhje të mendimeve të disa prej tyre, të cilët flasin për shkollën, për demokracinë e për komunizmin, për lëvizjen e lirë e për ëndrrat e tyre dhe për ndryshimin e madh që kanë me prindërit…

Nga Kristi Pinderi
kristipinderi@revistamapo.com



Gerald Elbasani, lindur në 9 qershor të vitit 1991 në Tiranë, studion aktualisht Ekonomi dhe Ligj në Universitetin e Utrechtit, Hollandë. Ai mban mend shumë pak nga vitet e para të tranzicionit, ndërkohë që do të dëshironte t’i ishte përkrah lëvizjes studentore të Dhjetorit. Ai thotë se “ajo që duhet kuptuar nga demokracia, sidomos demokracia e re e shtetit shqiptar, është se turmat e mëdha të fshehura pas emrit ''popull'' mund të kthehen shumë lehtë në varrmihës të demokracisë, madje më keq edhe se vetë komunistët”.

Gerald Elbasani: Sigurisht nuk mbaj mend asgjë nga komunizmi, pothuaj asgjë edhe nga vitet e para të tranzicionit, apo lëvizjes studentore, që do kisha dashur shumë t’i isha krah. Mandej, historitë që kam dëgjuar dhe lexuar mbi komunizmin janë të pafundme. Mbase nga interesimi im i veçantë për këtë kohë, që mesa duket bashkë me misticitetin e një epoke (jo shumë të largët), sjell me vete edhe rrëfime reale (kjo e bën edhe më intriguese). Unë mendoj se komunizmi (sidomos ai shqiptar) duhet të ketë qenë një sëmundje sfilitëse, një përçmim i çuditshëm ndaj shtetit klasik, cungimi më makabër i individit, por edhe zgjidhja më e marrë e një Shqipërie kaotike të pasluftës. Personalisht kam një pasion vetjak në studimin e detajeve të historisë së komunizmit shqiptar, sepse nuk ka asnjë rast tjetër ku një shtet ballkanik t’i ngjajë më shumë qyteteve gri baroke të Evropës Qëndrore, përveç se kur rrëfejmë për histori dhe krime të hershme të shtetit kundër vetë popullit të tij.

Demokracia, sidomos në Shqipëri, është një koncept i vagullt dhe në shumë raste i gabuar për t’u përdorur. Demokracia, e pashoqëruar nga një strukturë e fortë ligjesh e një strukturë e fortë shtetërore, mund të kthehet lehtë në të kundërtën e vet. Por, edhe më e dëshpëruar është situata kur vetë njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se të drejtat po u privohen, madje arrijnë dhe të asimilojnë nënshtrimin nga shteti ''shërbëtor''. Ajo që duhet kuptuar nga demokracia, sidomos demokracia e re e shtetit shqiptar, është se turmat e mëdha të fshehura pas emrit ''popull'' mund të kthehen shumë lehtë në varrmihës të demokracisë, madje më keq edhe se vetë komunistët.

Përsa i përket të ardhmes time në Shqipëri, s'mund të bej ende parashikime. Sapo kam nisur jetën studentore jashte vendit, dhe nuk e parashikoj dot të ardhmen tani, në konfuzionin e fillimit. Megjithatë, Shqipëria ngelet qëllimi im kryesor. Eshtë shtëpia ime, ndaj këto vite të shkollës jashtë vendit, janë pjesë e ''tranzicionit'' tim të shkurtër, për një lëvizje dhe rritje më të shpejtë kur të jem në Shqipëri.

Liberalizimi i vizave? Do e quaja një shpëtim për të gjithë shqiptarët. Nevoja për të takuar lirisht njerëzit e afërt dhe nevoja e madhe për të shkatërruar mitin e inferioritetit që na ka pezmatuar të gjithëve, e ben të domosdoshëm këtë avancim. Unë kam kaluar dhjetra here stresin e pritjes, intervistave, pritjes për pergjigje (madje edhe kur nuk ke asgjë për t’u frikësuar). Eshtë goditja më e madhe ndaj miteve që kemi ndërtuar për botën jashtë kufinjve tanë. Duhet të fitojmë lirinë e të besuarit se udhëtimi nuk është asgjë e pamundur, për një botë që po globalizohet. 

Armina Mevlani, lindur më 6 qershor të vitit 1991, sapo ka përfunduar studimet në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ajo jeton me prindërit dhe do të studiojë në Shqipëri për Shkenca Politike. Armina mendon se pavarësisht të këqijave të komunizmit, të paktën “ai sistem ndihmoi në elektrifikimin e vendit”!

Armina Mevlani: Kam dëgjuar për komunizmin se ishte ai sistem ku njerëzit pavarësisht se nuk mund të kishin liri të plotë mendimi dhe veprimi ndihmoi megjithatë në elektrifikimin e vendit dhe mundësoi arsimim të të gjithë popullsisë, gjithashtu dhe në vendosjen e një rregulli e rendi që në ditët e sotme mungon paksa. Më pëlqen të studioj për shkenca politike këtu në Tiranë për të vijuar pastaj studimet për Masterin (Diplomaci) në Londër. Mendoj se në dallim nga prindërit e mi jam më e lirë dhe kam më shumë mundësi zgjedhje se ata në çdo fushë. Fatmirësisht kam lëvizur shumë me aktivitete të ndryshme jashtë Shqipërisë dhe nuk është se kam pasur shumë probleme me vizat por edhe ka rastisur që mos të jem pranuar për të lëvizur jashtë dhe në të tilla raste jam ndjerë shumë e zhgënjyer. 

Griselda Qosja ka lindur në pranverën e vitit 1991. Ndryshimi i sistemeve? Për Griseldën “është një revolucion në miniaturë, ëndrrash të materializuara si në tingujt motivues të "Get up, stand up" të Bob Marley-t”!

Griselda Qosja: Jam lindur në pranverën e vitit 1991, plot 18 vite të shkuara, kur era e demokracisë sapo kish filluar të frynte, dhe tranzicioni dukej një agim premtues. Por për prindërit e familjarët e mi, ky konvertim e rënie-ngritje sistemesh, nuk është gjithaq poetik saç ravijëzohet në sytë e mi. Për mua është një revolucion në miniaturë, ëndrrash të materializuara si në tingujt motivues të "Get up, stand up" të Bob Marley-t. Jam e bindur, që një demokraci e shëndetshme mund të sendërtohet vetëm mbi një infrastrukturë solide ligjore. Vendit tim, kjo duket se i mungon. Besoj në obligimin qytetar për të kontribuar në mirëqënien e status quosë e së vendit. Kështu pak kohë më parë, vendosa që këtë vit të studioj ligj. Nëse diçka nuk më pëlqen në vendin tim, atëherë përse të mos përpiqem ta ndryshoj? Ndihmë modeste? Apo reale? Ndoshta të dyja, por të paktën nuk përbën një zgjedhje komformiste.

Gjatë 18 viteve të mia, kam dëgjuar vazhdimisht të atashohen me njëri tjetrin nocionet e demokracisë me tranzicionin. Jam rritur, shoqëruar nga media që për gjithçka negative, fajësonin proçesin transitiv të vendit. Por fundja, tranzicioni është veçse një konsekuencë e natyrshme në kohëra shndërrimesh të mëdha, veçse në vendin tonë ajo çka i atribuon një konotacion jo të natyrshëm, është tej-zgjatja e tepruar e cila trajtëson një legjendë metropolitane, njësoj si liberalizimi i vizave apo Bashkimi Europian.

 

Denis Ajdari ka lindur në qytetin e Fierit, më 19 dhjetor të vitit 1990. Sapo është nisur në Francë ku do të studiojë për Drejtësi në Universitetin Paris 2. Ai mendon se njerëzit në komunizëm duhet të kenë qenë “disi më të mirë”. Ai do të jetojë aktualisht bashkë me të motrën në një dhomë 16 metra katrorë në Paris…

 

Denis Ajdari: Nga komunizmi nuk më kujtohen shumë gjëra por nga sa më kanë thënë prindërit jeta ka qenë shumë e vështirë në atë periduhë, megjithëse ka patur më shumë rregull se tani dhe njerëzit kanë qenë disi më të mirë dhe më pak të liq.

Për këtë arsye besoj se kjo Shqipëri tranzicioni u sjell ndonjëherë mall atyre që kanë jetuar në komunizëm. Në të ardhmen, nëse gjërat nuk ndryshojnë mendoj se do të vazhdoj të jetoj në Francë. Kam qenë shumë i zhgënjyer me shumë gjëra në Shqipëri, nuk është mirë të flas keq për vendin tim por ia vlen të thuhen disa gjëra nëse duam ti përmirësojmë: këtu niveli i universiteteve është shumë i dobët, sidomos mësimdhënia. Po të vazhdoja të jetoja këtu do të kaloja shumicën e ditëve të mia nëpër kafe duke bërë të njëjtat biseda me të njëjtët njerëz.

Në Shqipëri nuk ëndërron dot, të humbin shpresat për një jetë më të mirë, ndaj nuk ia vlen të jetosh këtu!

 

Klajdi Shkurta, i lindur në 23 nëntor të vitit 1990, mendon se në të ardhmen ndoshta nuk do të jetojë më në Shqipëri. Arsyeja? Privimi nga mjaft kënaqësi të jetës si dhe fakti që futbolli pasioni i tij më i madh këtu është zbehur shumë.

 

Klajdi Shkurta: Në të ardhmen e afërt nuk e shoh jetën në Shqipëri. Arsyet? Të thjeshta. Privimi nga mjaft kënaqësi të jetës. Qyteti ku jetoj quhet Tirana, por çbëhet në rrethe? Një maskaradë e botkuptimit të një njeriu. Një nga arsyet që më shtyn drejt largimit është futbolli, sport i cili në Shqipëri është mjaft i zbehur dhe e vetmja gjë që merr frymë këtu është paraja apo rrushfeti. Jam thjesht një djalosh 19 vjeçar i etur për të jetuar kudo, ngado dhe me këdo. I etur për aventura, sfida, dije, shkollë, sport, kulturë të përparuar, zhvillim e aftësim teknologjik e gjithçka tjetër që përmban bota e një njeriu. 

Vizat? Në qoftë se do të bënit një pyetësor tek të rinjtë për largimin nga Shqipëria vitin që do të vinte nuk do kishit më mundësi kë të intervistonit nëse do të liberalizohen vizat. Pra, rinia është e prirur të largohet dhe kjo për arsye për një jetë më të mirë ekonomike. Më tej nuk mendohet. Nuk i kushtohet rëndësi jetës apo kulturës. Të parët që do t’ju largohen do të jenë kontigjenti sportiv, më besoni jam në atë fushë dhe e di mirë se çfarë ndodh: diskutohet dhe premisat s’janë fare premtuese. Vlerësimi është minimal, për të mos thënë inekzistent.


 

Shënim i Peshkut: Kristi u frymëzua nga ky postim i Peshkut për këtë shkrim.

48 Komente

meqe nuk fitoi erjoni zgjedhjet jane merzit gjithe kta kalamajt ene ju paska ardhe jeta n'maje te hunes o kristi ??

ose ngaqe jane merzit tu nigju te njejtat teori deterministe si kjo e jotja. 

mos more,

po ti i ke mush tetmëdhit apo ala jo , se se maj men sa vjeq je...

 

 

do fitoje heren tjeter, ka gjithe jeten perpara per ta bere kete gje smiley i ri eshte, apo jo?

Sa te jete me kembe shteti shqiptar do mbajme frymen per Veliajt qe Duhet te jene ne krye te tij. No worries, nje dite do tia dilni! smiley

Sa per vemendjen e Bedries, une qe e lexova me kujdes smiley arrita te merrja 5 pikeveshtrime te ndryshme... Ose reflektime! Po sduket sikur se kane me qejf jeten! Sidomos meqe ska fitu Erjoni. Po gjithsesi, Bedria e ka syrin me te mprehte smiley

ja pse

 

Unë mendoj se komunizmi (sidomos ai shqiptar) duhet të ketë qenë një sëmundje sfilitëse, një përçmim i çuditshëm ndaj shtetit klasik, cungimi më makabër i individit, por edhe zgjidhja më e marrë e një Shqipërie kaotike të pasluftës. Personalisht kam një pasion vetjak në studimin e detajeve të historisë së komunizmit shqiptar, sepse nuk ka asnjë rast tjetër ku një shtet ballkanik t’i ngjajë më shumë qyteteve gri baroke të Evropës Qëndrore, përveç se kur rrëfejmë për histori dhe krime të hershme të shtetit kundër vetë popullit të tij.
 

 

 

varet si e shikon. Persa kohe qe arrin te shprehe nje mendim, atehere e ka pervetesuar ate gjuhe pavaresisht se ty te duket e ndryshkur

ore patjeter qe varet se si e shikon, per gomarin gjembat jane dessert... lulet ketu te ne i hane gomeret etj etj fjale te urta me gomere.

Nuk ka gje me te shpifur se vox-pops, sidomos kur ke nje popull mediokriteti i te cilit shtyhet kah e poshtmja nga mediat e palara (ku perfshihet dhe kjo ne fjale)

Nejse, whatever, faqja eshte mbushur, hope you get paid... pune e paqme, bravo per shkrimin etj etj.

Dhe meqe i je kthyer tropizmes poshte duke thene a eshte plagjiature nese shkruan njeri poezi, e pastaj shkruajne te gjithe, po te pergjigjem une, nuk eshte plagjiature, por eshte trapllik. poezi shkruajne vetem poetet (dhe te gjitha i kane origjinale, perndryshe s jane poete), dhe reportazhe bejne vetem reporteret (dhe te gjitha i kane origjinale, perndryshe s'jane reportere).

ajt bonanote

Po ty cne te kapi pezmi per te rinjte?

Fundja ca rriten me libra, ca me revolucion, ca me iluzione... ka dhe nga ata qe nuk lahen per antikonformizem smiley Fundja, kto jane ''femijet'' e demokracise!

Mandej, edhe ti, nga c'shkruan, duket qe e ke perjetuar ndryshkjen tende me kohe smiley Per zerin-e-popullit, dakord jam une, po ama 'kur gjen miell i varferi, djalli i merr thesin' i thone ketij mendimit tend koherent (meqe ishim tek shprehjet e urta).

smiley

shiko or "i fundit", para se te japesh intervista e te komentosh, fillo te lexosh, te shkruash, e te shohesh vetveten me sy kritik, qe te shkeputesh nga mediokriteti. po u gjende mire aty, vijo te japesh mendje mbi komunizmin, per antikonformizem.

Kjo ishte c'ishte! Po ti ke filluar te japesh mendje mbi formime intelektuale tanime? smiley

Fodullekun (qe mbase e ke nga ''shpetimi-prej-shkeputjes'') mos e apliko edhe aty nuk pi uje!

"Se tu penserai e giudicherai da buon borghese
li condannerai a cinquemila anni più le spese
ma se capirai, se li cercherai
fino in fondo
se non sono gigli son pur sempre figli
vittime di questo mondo."

smiley

po, me ato lek do te te jap nje birre te madhe qe te me flasesh per poezine

 

nr tim e ke, me bej nje zile nga darka

Ne fakt kjo puna e futbollit qe qenka zbehur ne Shqiperi duket arsye e forte per te ikur sa me pare

O Bedrije, po qe puna ashtu si thu ti, i bie qe Erioni te prese me kenaqesi zgjedhjet e ardhshme se ata nga 14 deri 18 vjec tani, do kene te drejte te votojne, e ata me mentalitet 90 vjecaresh si puna jote do duhet ti jete fishkur fare truri.

Pastaj pse kaq te mrekullueshme e quan situaten ne Shqiperi ti, nen qeverisjen blu, sa te jene te lumtur qe jetojne ne atdheun plot lule te realizimit te endrrave?

Armina Mevlani: Kam dëgjuar për komunizmin se ishte ai sistem ku njerëzit pavarësisht se nuk mund të kishin liri të plotë mendimi dhe veprimi ndihmoi megjithatë në elektrifikimin e vendit dhe mundësoi arsimim të të gjithë popullsisë, gjithashtu dhe në vendosjen e një rregulli e rendi që në ditët e sotme mungon paksa.

Kete cucen Rama do e marre partizane, do e stervite dhe do e beje fytyren e re te PS-se pertej te majtes, te djathtes, dhe komunizmit. smiley

Gjithashtu duket qe kjo ka lexuar shume PPU. smiley

I nderuari xhibi,

edhe mua me bere pershtypje ky pasazh qe deklaron nje injorance totale ndaj sistemit represiv komunist. eshe sikur te thuash e hitleri ndertoi shtetin gjerman, kurse holokausti ishte nje aksident.

e kemi kete tumorr te memories per fat te keq.

Artikull shume i dobet i Pinderit.

Ideja nuk eshte e keqe. Percjellja e ideve, mendimeve, ndjesive, etj. te ketij brezi ne vemendjen e publikut te gjere me duket shume interesante. 

Por trajtimi eshte cope-cope.

Do te me kishte perlqyer shume sikur te rinjte te ishin pyetur (dhe pergjigjur) per tema te cilat i zoterojne vertete, apo me mire akoma per ceshtje qe ata i perjetojne ne vete te pare.

Nuk ma do mendja qe "procesi tranzitiv i demokracise Shqiptare" te jete ne top-listen e ceshtjeve me te diskutuara nga 19-vjecaret Shqiptare.

Temat e adoleshences jane seksi, marrdheniet me seksin tjeter, perkatesia ne grup, look-u, leku, veshja, qejfi, e keshtu me rradhe.

Per keto ti kishte pyetur Pinderi, per menyren sesi i perjetojne keto gjera sot dhe sesi mendonin / kishin degjuar se i perjetonin prinderit e tyre - dhe ja ku do ta kishte fotografine e krahasuar te brezit te te lindurve pas '90-s.

 

 

 

 

 

mund ta bejme javen tjeter kete qe thua, seshte keq tani qe e mendoj, ose ne mos javen tjeter muajin tjeter smiley

 

Edhe per demokracine te flasesh, perhere ok eshte - vetem se duhet personalizuar.

Dmth, sipas mendimit tim, jane shume me te besueshme ato opinione qe kane te bejne me ndikimin e demokracise ne jeten e nje 19 vjecari, sesa ato qe kane te bejne me analizen qe i ben ky i fundit demokracise si koncept, apo historikut te saj ne nje kohe-hapesire te caktuar.

 

Hmmm, “ai sistem ndihmoi në elektrifikimin e vendit”,"turmat e mëdha të fshehura pas emrit ''popull'' mund të kthehen shumë lehtë në varrmihës të demokracisë", "Ai mendon se njerëzit në komunizëm duhet të kenë qenë “disi më të mirë” - sa i besoka mamit ky i fundit smiley Kristi, e c'e pastaj? Keto jane mendimet e vetem 5 ftujakeve te lindur ne kapercyellin e sistemeve - aludimet se 5 vete jane ne ndonje fare menyre grup perfaqesues te nje brezi te tere eshte thjesht pa baza. Keta duken sikur i ka zgjedhur Kristi me dore..., kush e di nga c'mbledhje celule smiley Cherry picking - i thone ketej. Dhe Bedrija ka shume te drejte: me c'derdellisin, keta sikur kane dale nga pantallonat e Velise...

Pastaj, keta qe s'e jetuan kurre ate kohe do te na thone ne se si ishte, e mire apo e keqe? Kesaj i thone, "hajt baba te te tregoj arrat..." Eshte njesoj si te na tregoje Paskal Milo se sa mire ishte ne Ice Age. smiley

 

po mire para se te arrish ne konkluzione, nuk te ben fare pershtypje qe ka te tille te rinj qe mendojne keshtu? Se ky eshte dhe interesi qe mund te kete nje rob per ta lexuar kete gje, jo se harroi si ish komunizmi e hajt te na e kujtojne 18 vjecaret

 

Kristi, pse duhet te me beje pershtypje mua mendimi i 5 ftujakeve te zgjedhur nga ti? Cdo teori, apo rryme filozofike qe mund te ekzistoje sot ne bote, sado e palogjikshme mund te jete, ka me shume se 5 vete qe ta perkrahin.

Problemi eshte se kur behet dicka e tille, si me demek tip studimi, e pakta qe autori i detyrohet lexuesve, perpara se te na beje "te pafajshmin" me shprehje fallso te tipit, "nuk te ben fare pershtypje qe ka te tille...",   eshte te na tregoje menyren se si i zgjodhi keto subjekte - perndryshe, keto tip "studimesh" s'jane gje tjeter vec propagande e paster. 

 

eshte zgjedhja ime personale, me 5 te rinj mu ne mes te bllokut! Po te beja studim, do te te tregoja dhe metodologjine. Te duket propagande? dakort, se vras shume mendjen smiley mos e lexo, e mos u merr fare me te dhe jeta behet me e lehte

 

vallahi une se di  se sa perqin e pupullsise jane 18 vjecare por duhet te kete shume,kshu qe 5 ftujaket  perfaqsojjne ate moshe.Mua me pelqeu shum ky artiklli

Ore, po ky Veliaj kur u be dishepulli (apo pantalloni) i cdo ''femije'' qe jepka mendimin e tij mbi demokracine, apo qofte edhe perfytyrimin si ka qene nje kohe per te cilen ka degjuar/lexuar?

Kto mendimet anadollake qe shkruan, me bejne vetem te mendoj qe kto qenkan me fat qe kane lindur ne kapercyell te sistemeve: Te pakten e kane nje shans te mos kene kete sajesen e cuditshme te siperanise ne distance. Kane shansin qe te jene me pak fodulle e me te thjeshte!

smiley kjo batuta per Milon qeka per ke Hosteni smiley

Kopjim i lezetshem nga the Guardian po mire eshte te mos shkosh te marresh nje grup te perbashket shokesh qe dhe fotot e Facebook i kane te gjitha bashke, sic jane keta, qe jane te gjithe pjese e debatit/Mjaftit/G99.

Merr dhe ca te tjere ne interviste, pse jo dhe ne Bathore se ata vendosen zgjedhjet e 28 qershorit e do vazhdojne ti vendosin per ca kohe.

Kopjim i lezetshem nga the Guardian po mire eshte te mos shkosh te marresh nje grup te perbashket shokesh qe dhe fotot e Facebook i kane te gjitha bashke, sic jane keta, qe jane te gjithe pjese e debatit/Mjaftit/G99.

Facebook-u eshte gjeja me fantastike qe u beri vaki "gazetareve" shqiptare. S'e ke vene re sa shume shkrime "investigative" ka nga Facebook-u? Pastaj ajo qe kerkon ti, qe individet te jene perfaqsues te nje nengrupi te madh, si ne shkrimin e Guardian, eshte e tepert per gazetarine shqiptare.

Tek ky sugjerimi i Penarit qe te kishte dhe nje artikull te tille per shqiptaret, une pata thene ishalla s'e bejne vetem me intervista nga Tirana/Blloku, se jane mesuar te pergjithesojne Bllokun per gjithe shqiptaret. Ky mesa duket as nga zyra s'ka dale, se rrezik i ka gjetur dhe intervistuar te gjitha nga facebook-u. smiley

P.S. Me falni e, qe vura ne dyshim standartet e larta te mediave tona ne pergjithesi, dhe te ketyre qe jane ne pronesi te Rames ne vecanti. smiley

te me ndjejne te tjeret po shume budallenj jeni ndonjehere, per zotin!

edhe ti ish debatuesi lart smiley seshte e vertete ajo qe thua, njeri ka qene debatues. Te tjeret skane lidhje as me mjaft e as me g99

 

Po mire mer mir po kjo (epitet-perdorja dhe nderrimi i temes se muhabetit me qeveri te re e te vjeter ) prap s'e justifikon kete gallaten tende. smiley

Mos bej sikur s'e di qe njerzit e intervistuar ne nje artikull gazete/reviste ne nje shkrim te tille duhet te perfaqsojne dicka, te jene si te thuash monster e nje nengrupi te madh (dhe per kete ndikon dhe zgjedhja, ku/si i gjen) se ndryshe eshe thjesht muhabet kafenesh. Ilustrimi me perfekt eshte artikulli i Guardian, nga i cili je frymezuar ti, po siduket pa levizur nga karrigja. Ndryshe kot nuk behen shkrime te tilla duke intervistuar dhjetra njerez dhe duke zgjedhur disa prej tyre, qe jane perfaqsues pak a shume te se teres.

Ca ndryshim ka nje "zgjedhje" e tille nga ana jote p.sh. nga intervistimi i pese te rinjve qe jane ulur ne te njejten tavoline kafeneje ku pi kafen ti, apo qae ne kete rast keta dhe i paskan dhe fotot e Facebook-ut bashke sic thote ky tjetri (hilarious smiley)?

Ky mund te ishte nje artikull blogu personal i tipit ja ca mendojne keta pese shoket apo dicka e tille, dhe ishte plotesisht i justifikuar si i tille, po jo nje artikull reviste me titullin "Femijet e demokracise". smiley

Nejse, la e me la juve, mos digjoni neve budallenjte. smiley

Vetem se jane shoqeria e tij apo jo? E njejta shoqeri qe rastesisht kishe marre ne interviste dhe te shkrimi per Jugun. Te henen pashe fotot e tyre ne Facebook pas nje fundjave te bukur ne Dhermi, pas ca ditesh kishte dale dhe shkrimi jot.

Ej une nuk po te them qe ka gje te keqe, me aq pak sa i njof une jane shume rob te mire. E imja ishte thjesht nje kritike e vogel qe artikulli mund te ishte pak me perfaqsues, vetem kaq. Pak kritike eshte gjithmone me e mire se komente te tipit "bravo; shume bukur; etj etj".

Pastaj ca muhabetesh ke ti me xhibin nuk e di une!

 

 

aman or burr do pergojojme femijet tani? Pse djali njifet me gocen e se kane foto te perbashketa ne facebook???? Apo se goca eshte me e bukur se c'duhet smiley

Interesante .. a mundet qe keta 5  te perzgjedhur, me thuajse te njejtin profil, te mund te perfaqesojne qofte dhe gjithe te lindurit e te njejtit vit.. ??

Statistikisht  e pasakte. Kjo do te thote se konkluzioni nuk qendron.

 

pervec titullit, mua me duket krejt ne rregull shkrimi.

pse juve do ju marre doren ky djali se ke i do qejfi te intervistoje. hej bela...

 

autor, je i nerum.

Pervec te larguarve nga Memdhembja pas 92 "pa kthim" dhe te lindurve ne Memedhembje pas vitit 1998 ( fundi i aksidencave psikopatike me vule SHQIPTARE ) femijet e Demokracise duhet te fillojne te numurohen ne moshen pas 15 vjec...qe i bije aty nga viti 1913 ( kur Gomeret mos te kene lene fije bari pa ngrene ne PERMET...pqasi trandafilat i kane ngrene me kohe )!!

Eshte nje tedence e perkraheshme zoti Pinderi kjo menyre e shikimit te Historise . Te lumte edhe ne se ke seleksionuar mendimet e tyre per ti futur ne binare qe nuk duken shume te frustuar e paragjykuar te pakten ne kete moshe. Te pakten nuk i ke mbeshtjelle me dashuri si Jozefina ne Tribuna kur adhurusi i saj flet per "tredhje" me veteranet e Demokracise jo te Luftes!

"zotnie , se ta them une tye , qe bythen Permeti me Vucidolin e kane pas fshie me peshqir jo me gjethe fiku. Ne na ka pas mjaftue pisha per ndricim "

"Se bota zotnie ka qene perkahhere ne doren e Shqiptareve me e rrotullue per nga me dashte, ma ka thene baba mue kete"

Dhe megjithse vleresohen  te prodhimit skarco mendimet e shpurres , te lutem mbaji ne vemendje si pike reflektimi ku Injorancen nga perparimi nje hap e ndan. Paragjykimi !!!!! Ose me shqip Daullet e xurnate me te kutpushme me origjine Permetare...sidomos " o ternanana , o ternana " smiley

 Pavarsisht nga komentet (ku kish kundershtime), mua me pelqyen ose me sakte mu duken shum interesante mendimet e atyre te rinjve. Biles nuk e prisja qe brezi i ri (buz-qumeshtoret apo byth-pambuket, siç i quam ne rendom) te kishte kaq mendime te pjekura. 

Kristi, nuk e prisja prej teje, se revista MAPO nuk e ka per here te pare qe boton nje plagjiature. Nese nuk e kupton c'dua te them me kete, kerko neper internet c'dmth kjo fjale - fjalori i shqipes ben vaki nuk e ka. Minimumi fare eshte te permendesh ku e ke marre idene (deri edhe titullin). Jo se u permbys bota, po te pakten per ty profesionalisht eshte nje minus.

tek shkrimi i the guardian, ca ka per tu cuditur ketu? Edhe adminet, te cileve une u kam nis shkrimin duke u thene se nga postimi i tyre me shkoi ideja per te kuptuar se cfare mendojne te rinjte shqiptare. Ku eshte problemi ketu? Dhe clidhje ka me plagjaturen?

Nese nje gazetar i huaj publikon nje reportazh, duhet qe askush tjeter mos beje nje reportazh? Nese dikush ben nje poezi, duhet qe askush tjeter mos beje poezi? Nese The Guardian boton mendimin e te rinjve nga disa vende te ish bllokut komunist per jeten qe jetojne aktualisht duke e krahasuar me ate te prinderve te tyre, kjo do te thote se ne shqiptaret nuk kemi te drejte te mesojme se cmendojne disa prej te rinjve tane per jeten e tyre?

Ti e kupton ndryshimin besoj, mes te perkthyerit te nje shkrimi dhe botimin si te ish shkrimi jot (kur permend ate rastin qe ska lidhje me mapon, por me personin qe kishte rubriken), dhe ketij rasti? E kupton ndryshimin apo jo?

 

 

 

 

 

 

Miremengjes Klajdi. E kuptoj ndryshimin, patjeter. Po ti e kupton detyrimin per te permendur nga e more idene? Sepse ti nuk po shkruan ne ditarin tend, por po boton. Qe menyra qe je 'ndikuar' ti eshte e ndryshme nga ajo qe eshte 'ndikuar' Balla, nuk ta heq ty pergjegjesine per te thene "gazeta angleze 'The Guardian' botoi nje reportazh xy, po rinia shqiptare e lindur po ne ate kohe, si e mendon?" Kaq, shkurt fare, dhe s'ta heq njeri meriten per mundimin.

 

 

Po kapem vetem tek nje fraze qe me beri pershtypje nga ajo Gerald Elbasani:

..edhe më e dëshpëruar është situata kur vetë njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se të drejtat po u privohen, madje arrijnë dhe të asimilojnë nënshtrimin nga shteti ''shërbëtor''

Po pse nuk arrijne njerzit te kuptojne te drejtat e tyre te privuara?

Me sakte edhe ne Komunizem qe zgjati gati 50 vjete,njerzit nuk arrinin te kuptonin privimin e te drejtave te tyre!.

Ku eshte ndryshim mer Gerald Elbasoni??! 

Ka ndryshuar sistemi apo jo?

Apo vazhdon per inerci?

Me duket se po vazhdon per inerci! Prandaj edhe njerzit nuk po kuptojne privimin e te drejtave te tyre,grupime njerzish qe perbejne shtetin sigurisht kane arritur te venitin trurin dhe te asimilojne te drejtat e njezeve!

 

Autor!

Nje keshille me shume dashamiresi! Ti e ke bere tenden. Mire, keq, produkti yt eshte i perfunduar kur eshte derguar per shtyp. Mos bej debat me njerezit qe komentojne, sepse dukesh keq!

Me mire fare, as mos komento per kete teme! Seriozisht!

Njerezit, perfshi edhe mua, kane opinionet e veta per cdo gje qe vjen ketu. Ty, si autor, (potencialisht) do te ndihmonin me shume opinionent tona per artikullin se sa opinionet tona per ty apo ato qe thua ti!

Kaq ishte dy-lekshi im! smiley

i dashur artikull shkrues... nese kam deshire te rilexoj nje pjese ose paragraf te shkrimit, atehere E RILEXOJ paragrafin ose pjesen e shkrimit.

Nuk eshte nevoja ti perserisesh gjerat.

Kjo e ben nje tekst shume, shume, por shume ama, acarrues, per mua. Nuk eshte nevoja ti perserisesh gjerat. Kjo e ben nje tekst shume, shume, por shume ama, acarrues, per mua. Acarrues per mua.

Sic thot nje shprehje angleze, preferoj ta ha ushqimin nga goja, jo te ma shtyjne nga veshet.

Fëmijët e demokracisë dhe sorollatja e një ish-përndjekuri (I) (Triptik)

G55 

Lavdrim Lita

 

Numri i fundit i revistës “Mapo” na rezervoi një sondazh interesant mbi fëmijët e lindur në vitet e ndërrimit të regjimeve, nga ai komunist në atë demokratik. Pasi lexova përgjigjet e tre-katër të rinjve mbi atë çfarë përfaqësonte komunizmi për ta, mbeta i befasuar ngaqë disa përgjigjeshin aq naivë sa artikulonin shprehje si “s’ka qenë mirë”, “sigurisht nuk mbaj mend asgjë nga komunizmi”, “babai më ka dhënë kështu”, “është bërë elektrifikimi i Shqipërisë” dhe shumë gjëra kësisoj... Fjalë të tilla sikur përligjin dhunën e heshtjes së ushtruar mbi armiqtë e proletariatit, nga njerëzit e errësirës e kështu me radhë...
Kuptohet vetiu injoranca e theksuar e të rinjve për historinë e atyre viteve është diçka e frikshme. Ky konstatim befasues ishte shkaku kryesor që më bëri të reflektoj mbi gjithë atë që quhet ndikimi i historisë së largët apo të afërt në realitetin e sotëm shqiptar dhe mbi peshën që ajo ka në vendimmarrjen e sotme të rëndësishme.
Ndërsa, një prej këtyre të rinjve, i lindur në 1991-in sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe kërkonte në të ardhmen të bëhej politikan a politolog, madje në intervistë thotë se “kam dëgjuar për komunizmin se ai ishte një sistem ku njerëzit, pavarësisht se nuk mund të kishin liri të plotë mendimi e veprimi, ndihmoi megjithatë në elektrifikimin e vendit dhe mundësoi arsimimin të të gjithë popullsisë”, etj.
Tani ne nuk do të merremi me një njomëzak, që të tilla i ka edhe mendimet për komunizmin, por dy gjëra do t’i themi. Së pari këtu ka një problem edukativ të shoqërisë mbi memorien afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Më pas, edhe probleme logjike elementare, sepse këtij të riut prindërit e tij nuk i kanë shpjeguar akoma se po nuk pate “liri të plotë mendimi e veprimi” nuk mund të jesh njeri i plotë, por thjesht një karikaturë hipokrite të një njeriu që noton në një govatë e jo në oqeanin e dijes. Është sikur të thuash se po i heqim shpejtësinë Gepardit që të jetojë më normal, por kjo gjallesë atë veti ka më të mirën, e në bazë të saj edhe është përvijuar konstrukti tij fizik e mendor... Afërmendsh pastaj nga mishngrënës, Gepardi do na kthehej në një barngrënës.
Së dyti përsa i përket elektrifikimit të vendit duhet thënë se në disa diktatura të egra ca gjëra mund të bëhen: Hitleri bëri çudira për ekonominë gjermane në vitet tridhjetë. Stalini në Rusi mblodhi të gjithë makineritë e industrive të vendeve satelite. Por në afat të gjatë, totalitarizmat e rrënuan Rusinë ekonomikisht dhe e deformuan shpirtin. Në Kinë hapi i madh i Maos (që kushtoi 40 milionë të vdekur) dhe revolucioni kulturor e rrënuan vendin.
Por jo vetëm në Azi, por edhe në Shqipëri, lidhja e komunistëve shqiptarë me ata kinezë na dhuroi përveç traktorëve-tank të viteve ‘50 edhe ateizmin e shtetit, me shumë pasoja për shpirtin e lënduar shqiptar. Gjykoj se pjesa më e madhe e këtij brezi sot nuk e kanë haberin për dhunimin që i është bërë shpirtin të shqiptarit, as nuk i intereson të dijë çka ka ndodhur jashtë apo edhe brenda burgut-ferr.
Në libraritë e qyteteve të mëdha janë disa kujtime të atyre që quhet “letërsia e burgut”. Ka libra si “Rrno vetem per me tregue” të padër Zef Pllumit, e shumë të tjerë që mund të të japin një inkursion në brutalitetin më të pagdhendur që shqiptari ka pësuar gjatë diktaturës. Shumë dokumente për historinë e atyre viteve nuk gjenden vetëm në arkivat e sistemit, por edhe në mendjet e atyre që e kanë kaluar e pësuar, por kujtimet e atyre viteve janë narkotizuar nga shoqëria. Problemi i memories historike është tipike e atyre vendeve që kanë pësuar trauma të gjata kohore. Siç do të thoshte dikush tjetër na ka prekur një tumor në memorie, i cili është padyshim malinj.
Vendet e tjera kanë histori të tjera. Veç të kujtojmë Gjermaninë e pasluftës së dytë botërore, ku njerëzit nuk pranonin as të flisnin për atë periudhë të jetës së tyre gjatë nazizmit. Edhe rebelimi i rinisë së Evropës gjatë vitit 1968, erdhi si pasojë e “vrasjes simbolike” të etërve, të cilët ishin velur nga ai sistemi i çmendur. Ishte një zhvillim fiziologjik i një rinie që kërkon të dijë, të mësojë, ta gjurmojë historinë këmba-këmbas, që ato të mos përsëriten më. Si gjithmonë, ne jemi të jashtëzakonshëm, por do të më pëlqente të ishim të zakonshëm, si e gjithë Evropa. Por ja që ne kemi marrë një shteg tjetër, ku problemin nuk e përballojmë, por e fshehim, me lehtësinë e një prestigjatori.
Sorollatja e një ish-të përndjekuri:
Në Shqipërinë e viteve të demokracisë, të rinjve, nuk u shkon në mendje ta njohin të shkuarën e prindërve të tyre as të dinë se ç’u bë me fatin e atyre që ishin në hekurat e një regjimi shtazor. Jo vetëm që nuk njihet nga të rinjtë, por as nga këta që qëndrojnë në politikë. Nëse do kishim të bënim vërtet me një shtet që funksionon sipas ligjeve demokratike, atëherë kjo histori do të kishte mbaruar. Me këto sorollatje pafund po shikojmë se pak prej ish-të përndjekurve po arrijnë të dëmshpërblehen sa janë gjallë. Fati i tyre i lodhur nga prangat e komunizmit sot është në dorë të burokratëve, që në shumicë i sorollasin derë më derë, sikur të ishin fëmijë dhe jo njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim, që i ka bërë po ato institucione si Ministria e Drejtësisë gjatë komunizmit. Por këto zyra akoma edhe sot janë të mbushura me njerëz të regjimit mendor komunist, që qëndrojnë akoma indiferentë ndaj kërkesave për drejtësi tokësore... se me atë hyjnore do t’i bëjnë llogaritë më vonë... (vijon)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).