Fatura e kripur e një nxënësi

Librat, fletoret, çanta e shkollës, janë dhimbje koke më vete për prindërit në këtë kohë. Për të kompletuar fëmijën me arsenalin e nevojshëm të mjeteve shkollore, një familje duhet të shpenzojë deri në 80 mijë lekë, ndërkohë që ca më e kripur është edhe kostoja gjatë vitit shkollor

Fillimi i shkollës është sa një gëzim i pamatë për nxënësit, aq edhe vrarje mendjeje për prindërit e tyre, të cilët gjenden të dyzuar midis dëshirës për të përgatitur sa më mirë fëmijën në ditën e parë të mësimit dhe buxhetit të pakët familjar në dispozicion.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i shkollës, dhimbjet e kokës sa vijnë dhe shtohen. Librat, fletoret, çanta e shkollës, përparësja e zezë dhe shumë mjete të tjera shkollore, janë një hall më vete në këtë periudhë të fundit, para fillimit të shkollës.

Ato janë mjete më se të nevojshme për një nxënës në ecurinë e tij shkollore dhe nuk pyesin shumë në ke apo nuk ke para.

Më të shqetësuarat janë familjet, të cilat kanë më shumë se një fëmijë në shkollë, çka do të thotë kosto më e lartë ekonomike për të përballuar shpenzimet shkollore. Vetëm librat për klasat e ulëta, për një nxënës kushtojnë 32 mijë lekë.

Megjithëse ato rimbursohen në masën 50 për qind nga fondi i vënë në dispozicion nga shteti, sërish kostoja mbetet e lartë, po të kihet parasysh që një pjesë e mirë e familjeve kanë më shumë se një fëmijë në shkollë.

Librat nuk janë shpenzimi i vetëm që duhet të përballojë një familje. Një përparëse e zezë kushton nga 1200-1500 lekë. Mund ta gjesh me këtë çmim nëse psonis në tregun e mallrave, pasi në dyqan çmimi varion edhe më i kripur. Për nxënësit e ciklit të ulët 5-vjeçar përparësja është uniformë e detyrueshme.

Dëshirojnë apo jo, kanë apo nuk kanë para mënjanë, prindërit janë të detyruar t'ia blejnë fëmijës përparësen e zezë. "Çmimet, sigurisht që janë të shtrenjtë. Deri më tani, djalit ia kam blerë të gjitha mjetet e nevojshme për shkollë. Përparësen, jo, pasi e ka pasur që nga viti i kaluar.

Të paktën edhe për këtë vit shkollor i rri mirë, kështu që nuk e kemi parë të arsyeshme të blejmë tjetër", - thotë Enkelejda, mamaja e Ergit, që këtë vit shkon në klasën e III në shkollën "Misto Mame".

Po paçka se shpëtoi nga harxhi i blerjes së përparëses së zezë, Enkelejda tregon se i është dashur të shpenzojë para për çantën e re me të cilën Ergi do shkojë në shkollë. "Ergi është pak çamarrok. Nuk është keq me mësime, por edhe i pëlqen të lëvizë. Këtë vit u detyruam t'i blejmë një çantë të re, pasi ajo që kishte vjet nuk ishte më e përdorshme".

Një çantë në treg kushton deri në 1500 lekë, por kuptohet ka edhe nga ato të cilësisë më të mirë, që shkojnë deri në 2 mijë lekë. Dhe nuk përfundon këtu. Që Ergi të quhet nxënës i kompletuar, i nevojiten krahas librave dhe çantës, edhe mjete të tjera pune, si fletore shkrimi dhe matematike, fletore pune, laps, gomë, vizore etj.

"Fletët e punës, të cilat janë tejet të nevojshme për orën e mësimit, kushtuan 9 mijë lekë. Një kuletë me lapsa dhe gomë 4500 lekë, ndërsa një komplet me fletore shkrimi dhe matematike, 3 mijë lekë", bën llogari Enkelejda.

Gjithë-gjithë deri tani, harxhet që prindërit kanë shpenzuar për kompletimin e nxënësit Ergi, janë në shumën e 8 mijë lekëve, pa futur këtu përparësen që e kishte që vjet.

Këto janë vetëm harxhime shkollore, pasi nëse llogarisim edhe paratë që duhen për të blerë veshje të reja si bluza, xhinse, atlete, kjo është tamam dhimbje koke për një familje.

Vetëm transporti i fëmijës në shkollë, në Shqipëri kushton 250 mijë lekë në vit
Edukimi, barra e rëndë e një prindi

Parapërgatitja për fillimin sa më mirë të vitit shkollor, është njëra anë e kostos që mban mbi supe në familje, për arsimimin e fëmijës. Ka edhe një kosto tjetër, e cila njeh faturë edhe më të kripur.

Janë paratë që shpenzohen gjatë vitit shkollor. Familja e Ergit jeton në fshatin Babrru, në komunën Paskuqan. Nevoja për një arsimim sa më të mirë të fëmijës, i ka detyruar prindërit e nxënësit 8-vjeçar, që të mos zgjedhin shkollën pranë vendbanimit ku ndodhen, por një tjetër, e cila ndonëse është disi më larg, ka nivel më të lartë kërkese.

"Ka qenë një zgjedhje e detyruar. Nevoja për të edukuar sa më mirë Ergin, na ka shtyrë, që të zgjedhin një shkollë me nivel më të lartë kërkese". Ergi merr mësime në shkollën 9-vjeçare "Misto Mame", e cila është ndërtuar nga e para gjatë viteve të fundit. Ai udhëton çdo ditë 15 minuta me fugon të pajtuar, nga vendbanimi i tij në drejtim të shkollës.

"Fugoni vjen çdo mëngjes dhe e merr në shtëpi. Sigurisht që kushton, por në kushtet kur shtëpia është larg nga shkolla, është e vetmja zgjidhje që kemi. Ergi është ende i vogël për të shkuar dhe për të ardhur vetë nga shkolla", - thotë mamaja e tij.

Për transportin e Ergit në shkollë, prindërit e tij paguajnë në muaj 25 mijë lekë. Në një vit shkollor, ata shpenzojnë për transportin e djalit të tyre 250 mijë lekë, e barasvlershme kjo me rrogën e një buxhetori.

Nuk mbaron këtu. Gjatë vitit shkollor, fëmijët janë të detyruar të blejnë edhe libra jashtëshkollorë. "Tani në ciklin e ulët, nxënësit janë të detyruar të blejnë edhe libra jashtë shkollorë, të cilët rekomandohen nga mësuesi përkatës.

Ergit këtë vit i duhen 3 libra, që kushtojnë nga 2500-3000 mijë lekë, për të cilët ai do të pyetet gjatë orëve të mësimit. Këtu futet edhe libër me ushtrime matematikore, me të cilat ai do të ushtrohet gjatë kohës së lirë", - thotë Enkelejda.

Kostoja e një nxënësi nuk është e njëjtë për të gjithë nivelet. Nxënësi më i shtrenjtë është ai që futet në klasë të parë, ku prindërit do të blejnë çdo gjë nga e para. Por jo më pak i shtrenjtë është edhe edukimi i një nxënësi që vazhdon shkollën e mesme, i cili duhet të paguajë për tekstet shkollore rreth 80 mijë lekë, pa përfituar nga rimbursimi.

Të vetmit që përfitojnë nga rimbursimi i teksteve në arsimin e mesëm janë nxënësit që kanë statusin e invalidit, ose ata të cilët prindërit u kanë rënë në krye të detyrës.

Kostoja e një nxënësi
Arsimi 9-vjeçar
Tekstet shkollore 32-40 mijë lekë
Me rimbursim 50 për qind
Çanta e shkollës 15-20 mijë lekë
Përparësja e zezë 12-15 mijë lekë
Kuleta (lapsa, gomë etj.) 4500 lekë
Fletë pune 9 mijë lekë
Fletore shkrimi-matematike 3 mijë lekë
= 75-90 mijë lekë për nxënës
Gjatë shkollës
Roja 20 mijë lekë (në vit)
Transporti (nëse ka) 25 mijë lekë (në muaj)
250 mijë (në vit)
Tekste jashtëshkollore 2500-3000 libri (copë 3)
Shpenzime xhepi 1000-2000 (në dit&eumlsmiley
30 mijë lekë në muaj
ose 300 mijë lekë në vit
= 600 mijë lekë me gjithë transportin

18 Komente

doni te shkoni ne europe apo jo?

e dini sa kushtojne librat ne europe?

Me te reja apo te vjetra flet ky? Se na habiti!

Kuleta (lapsa, gomë etj.) 4500 lekë
 

Per pencil case e ka fjalen ky?! Hajde perkthim hajde!

Shpejt, Niku, nxirr kuleten.

*Zyshe, ça prerjet e do? 100 apo 500 euroshe?

E po...kush ben kelysha duhet te mendohet mire sa e kane koston dhe nese eshte i afte t'i beje balle kerkesave ose jo. Gjitha bota paguan shuma te konsiderueshme per arsimimin e femijeve; jo me larg se dje lexova ne gazeta ketu nje artikull te ngjashem me llogaritje kostosh shkollore.

Gjitha bota paguan shuma te konsiderueshme per arsimimin e femijeve; jo me larg se dje lexova ne gazeta ketu nje artikull te ngjashem me llogaritje kostosh shkollore.

Jo tamam, nje zviceran nuk paguan asgje, me perjashtim te cantes dhe kurseve jashteshkollore, per arsimin e detyrueshem 9 vjecar; nga librat deri tek lapsat dhe goma jane falas. 

Llogaritje qe behet bazuar ne te ardhurat e prinderve nepermjet nje burse apo furnizohen direkt nga institucioni shkollor?

Nuk çalon gomari tek 100euro libra dhe 40-50 euro material(material standard qe kalamajte s'duan) qe mund t'i ofroje shkolla ne vit femijes, por tek sasia e parave qe paguhet pertej kesaj.Ceshtja e furnizimit direkt eshte ketu: prinderit perhere duan te diferencojne femijet, sidomos kur behet fjale per prinder me mundesira financiare. Keto te fundit ne vend qe t'i japin femijes gomen e furnizimit, shkojne e ia blejne te Hello Kitty! apo di une c'marka kane. Reaksioni zinxhir eshte qe dhe prindi qe s'ka te ardhura te mira do shkoje t'i bleje femijes materiale shkollore firme vetem qe te mos ndihet inferior ne ate prizem.

Te shtunen isha me kusheririn tim te vogel dhe te emen ne nje market materialesh shkollore dhe ajo doli me nje fature prej 250 eurosh vetem materialesh(dhe ka qene dhe dy here te tjera ne market per t'i blere ca materiale te tjera). Femija i do firme, madje dhe axhenden e do me mbeshtjellese lekure, dosjet i do me personazhe qe pelqen ai dhe qe kushtojne 5-6 fish me teper se normalet, penelat i do me pamje "cuni",...

Pertej materialeve llogarit drekat me 3 pjata ne shkolle, llogarit ekskursionet ne shume vende te europes, llogarit klasat ne det, klasat ne ferme, llogarit vizitat ne muzeume, pishina,kinema, stazhet e gjuhes(gjitha ne kuadrin shkollor)...llogarit dhe nje shume te konsiderueshme qe shpenzohet ne rroba dhe transport me busin e shkolles qe vjen dhe i merr tek shtepia. Ketu s'po flas fare per aktivitetet jashte-shkollore si psh. sport me klubin e futbollit, leksionet e piktures,...

Pra arsimi nuk eshte gratis sepse ne nje forme apo ne nje tjeter, nese do te rrisesh femijen pa ndjenja te perjashtuari nga shoket, kostot mund te jene te larta.

 

Ketu po flitet per sisteme financimi shkollash dhe koston e shkolles (jo tekat, por te domsodoshmet): nje eshte ajo si e shkolles shqiptare ku prinderit rimbursohen 50% (kur) per materiale baze, tjetri eshte shembulli zviceran ku prindi nuk paguan asgje. Cfare sisitemi keni ju?

 

Para se te flas per sistemin ketu nje pyetje: cilat kosto konkretisht mbulon shteti? Cilat aspekte te arsimit fillor?

gati cdo gje qe ka te beje me shkollen: librat, fletoret, kapake dhe dosje, flete pune; cd didaktike; kutine mbajtese te lapsave dhe stilolapsave, lapsat dhe stilolapsat, lapsat me ngjyra per vizatime, prerese lapsash, goma; mesuesit dhe mesimdhenien nga puna e dores deri tek muzika e sporti; pergatitjen per provimin e pranimit ne gjimnaz, punen shtese per femijet e talentuar, punen shtese per femijet e prapambetur; aktivitetet kulturore qe organizon shkolla, kinema, teater, koncerte, muze; ekskursionet, kampingjet; ambientet e shkolles, plus festen e mbarimit te shkolles cdo fundviti. Une, psh, nuk kam paguar deri me sot asnje frange per shkollen e femijeve, dhe kjo do ngelet keshtu deri sa ata te mbarojne shkollen e detyrueshme 9 vjecare.

Ajo qe une paguaj jane hobet e femijeve, klubet e sportit dhe mesimi i instrumentave muzikore, psh, por kjo ben pjese ne koston e rritjes se nje femije, dhe jo tamam-tamam te arsimimit, sepse nje femije e merr arsimimin te plote ne shkollen popullore. Kostoja e rritjes se nje femije, deri sa ky behet ekonomikisht i pavarur, ne Zvicer, llogaritet diku tek 0.5 milion/femije (kaq e mbaj mend, mund te mos jete e sakte). Arsimimi behet pjese e kesaj shume kur femijet mbarojne shkollen e detyrueshme

Mbase ka prinder qe duan te paguajne 250 franga per materiale shkolle qe jane fancy/trendy - une nuk njoh - gje qe s'do te thote asgje. Por, mendoj, kjo eshte nje extra kosto qe nuk ka te beje me arsimimin dhe cilesine e tij, por me statusin social te femijes dhe familjes, dhe ben pjese ne koston e rritjes se femijes (edhe pse kulisat e luftes per status zhvillohen ne oborrin e shkolels). Zakonisht, gjerat fancy/trendy femijet mund t'i deshirojne per ditelindje ose krishtlindje nga prinderit, gjysherit apo Götti und Gotte. Kjo eshte pak a shume si funksion ketu.

Arsimi ketu

shkolla nuk mund te kerkoje para per materiale te nevojeshme per nxenesit per:

  • material per levizjen fizike (top, litar, materiale per ngjjitje muri, mjete levizese me tre rrota,..),
  • per materiale ndertimi
  • per libra, fletore, libra pune dhe flete pune, fotokopje, software.
  • materiale te tjera kompjuterike.
  • burime informacioni.
  • literature femijesh
  • material edukimi plastik
  • material zhvillimi mesimor dhe mental.
  • material mates
  • material multimedia
  • material instrumentesh muzikore
  • material planifikues
  • material per te shkruar
  • material per te vizatuar
  • atlas, glob, kompas, fjalor
  • makine llogaritese xhepi 

Kostot e tjera arsimit fillor llogariten ne baze te nje fature maksimale e cila nuk duhet te tejkaloje 60 euro/nxenes. Ne arsimin parashkollor 20 euro/nxenes. Fatura maksimale qe mund te ju llogaritet prinderve per eskursionet disa-ditore per gjithe arsimin fillor eshte 360 euro. Pertej ketyre, njerezit qe bien brenda nje kategorie te caktuar te ardhurash marrin nje check shtese nga departamenti arsimor qe mbulon kostot baze.

Tani me thuaj se cfare ben sistemi zvicerian me teper se ky sistem?

Zakonisht prinderit e huaj nuk njohin mire dinamikat qe luhen mes femijeve ne institucione arsimore, nuk kuptojne qe materialet qe jepen nga shkolla jane nje nga resursat e fundit e atyre qe kane probleme financiare dhe poashtu nuk kuptojne sesa e rendesishme eshte per femijen te jete pak trendy mes shokesh. Une kuptoj qe si prind psh. pranon qe librat te jepen  nga shkolla meqe kane listat, qe te perdore atlaset e shkolles ose materiale te punes te dores ama s'do pranoja kurre qe femija im te mos kishte gjerat qe pelqen per te shkruar, ose fletoren me nje pamje qe e terheq, axhenden e personalizuar, te mos kete dosjet me personazhet qe admiron,...

Kam bere studime ne lidhje me mireqenien e femijeve te huaj ne sistemin arsimor, kam qene ne kontakt me ato dhe ka qene nje nga studimet qe me ka tundur token nen kembe. Jane femije qe ndjejne limitet financiare te prinderve, nuk ndihen njelloj me nje pjese tjeter te femijeve aty dhe jane me te vrare shpirterisht...e kush jane prinderit e tyre? Prinder qe shetisin ne makina te shtrenjta, qe financojne shtepia ne vendin e lindjes, qe s'mund te rrine pa shkuar ne vendlindje cdo vit(ose disa here) por kur vjen puna per tek mireqenia materiale e femijes, kerkojne rruget me te lehta ose ato gratis per t'ju bere bisht kostove.

 

Tani me thuaj se cfare ben sistemi zvicerian me teper se ky sistem?

Interesant sistemi juaj. Sa per pyetjen, nuk di si ta kuptoj: une nuk po i ve sistemet, ate zvicerane dhe te vendit ku jeton ti, ne hierarki. Mendoj se ka shume rruge qe te cojne ne Rome, e per sa kohe qe sistemi arsimor i nje vendi arrin te jete cilesor dhe cilesor per te gjithe, rruga specifike e zgjedhur eshte e sukseshme.

Dhe ketu kthehem prape ke tema qe hapi diskutimin: Ajo, qe konstatoj eshte, se sa shume i shtrenjte eshte arsimi shqiptar per prindin shqiptar, krahasuar me keta te vendeve tona, konsideruar se c'perqindje te buxhetit familjar ai merr. Me sa kam ndjekur, nuk eshte rene ne ndonje konsensus mbi formulen e financimit te shkolles, e lidhur kjo pastaj edhe me pavaresine e administrimit te buxhetit nga ana e kesaj te fundit. Por, po keshtu, nuk di ne se ka studime qe tregojne se si eshte korrelacioni cilesi/cmim per shkollen shqiptare (ate popullore, publike). Do isha shume mirenjohese per cdo informacion te kesaj natyre.

mendoj edhe une si ty La Rose, kjo eshte e tera pergjegjesi e prindit.

por te llogaritesh nivelin pagave te punetoreve te pakualifikuar me cmimet e materialeve shkollore, i bie qe muajin shtator e tere familja mos te haje vec buke thate. Une po te isha ne nje gjendje te tille, dmth te blej ushqim apo libra e fletore per femijen... jam e bindur se do te bleja me pare ushqimin.   Jam dakort qe ne shume vende te Europes paguhet  per shkollimin e femijeve, por askund nuk te shkon totali i cmimit sa nje rroge mujore (perseri flas per pune te pakualifikuar).  

 "Tekste jashtëshkollore 2500-3000 libri (copë 3)"

Me siguri qe te tre keto tekstet jashteshkollore i ka bere vete zysha...

Gazetari duhet te shkoje vete ne shkolle 9-vjecare. Te pakten ndoshta meson njehere e mire te vendose ne do te te flase me leke te reja apo te vjetra: diku harxhohet 80 mije leke, diku tjeter eshte 8 mije leke. Nuk jam i qarte nese ata shpenzojne 25 mije te reja apo te vjetra ne muaj per furgonin, pasi zerot shtohen apo pakesohen sipas qejfit te gazetarit dhe redaktorit te Shekullit.

Kaq pak paguhen keta redaktoret sa nuk e bejne fare punen e tyre? Apo eshte pune e veshtire dhe nuk po i permbush asnje kerkesat e detyres? Ne eshte kjo e dyta, atehere dal une vullnetar per ta bere kete pune nja nje jave.

@ La_rosee: "E po...kush ben kelysha duhet te mendohet mire sa e kane koston dhe nese eshte i afte t'i beje balle kerkesave ose jo." 

Kjo fjala kelysha eshte termi i ri i perkedhelimit te femijve?

Shpenzime xhepi 1000-2000 (në dit&eumlsmiley 
30 mijë lekë në muaj
ose 300 mijë lekë në vit

 

Shpenzimet e xhepit per femijet nuk jane shpenzime per shkollen, nuk jane te detyrueshme dhe behen edhe gjate vers qe nxenesit nuk shkojne ne shkolle. Apo eshtu fryhet me shume fatura.

 

Nuk e di po mua kur isha ne shkolle nuk me kane dhene shpenzime xhepi.Cfare jane keto budallalleqe qe po shoh!Kjo ketu na thote se si te llastosh nje femije dhe jo per shpenzimet e domosdoshme.

Nese ankohet sepse femija duhet te vishet si ai qe ka pare atehere,me vjen keq por keshtu eshte kjo bote.Une nuk u vesha dhe nuk kisha shpenzime xhepi sepse prinderit e mij ishin punetore.Po keshtu nuk haja buke me sallam dhe gjalpe,apo me mjalte sic hanin 3-4 te tjere qe kisha ne klase.Jo se prinderit nuk donin, por nuk kishin.Pra edhe kjo qe na flet ketu eshte se shume prinder KANE qe JAPIN ne te kundert nuk do te jepnin.

Por ne fund une dola shume me mire se ata te mjaltit, si ne rezultate edhe tani ne pune.Une do tja plotesoj femijeve te mij aq sa kam mundesi dhe nuk do te rri te ankohem kot sic bejne disa ketu.

Shpenzimet e transportit???

Perse si kemi bere ne qe kemi ecur ne kembe?Po nese do te zgjedhesh nje shkolle me larg teje atehere me fal por kjo eshte deshira jote dhe nuk ke perse te ankohesh.

Lapsa,goma,fletore???Ku ke pare qe keto te jene pa para.Edhe ne kohen e Enverit ishin me pare jo falas.

Sa per ate qe nese jane lek te vjetra apo te reja,Shekulli eshte gazete ne opozite me qeverine dhe per ta diskretituar qeverine po i shenon ketu me leke te vjetra.Nese Rama do te ishte ne pushtet ky shkrim ose do te botohej te 55,ose do te botohej tek Shekulli por me leke te reja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).