Fatos Nano ne Opinion (24 shtator 2009)

Intervista e plote e Fatos Nanos me gazetarin Blendi Fevziu ne daten 24 shtator 2009.

http://www.youtube.com/watch?v=Y-RP5McU2WY&feature=PlayList&p=EB0AE2BE0E...

Lideri historik i socialisteve shpall ne "Opinion" ambicien per te qene ne krye te bashkise se kryeqytetit: "Rama s'iken nga PS, as nga bashkia, duhet te zbohet nga institucionet, nje e nga nje".

Ish-kryetari socialist, njeheresh ish-lider historik i Partise Socialiste, ne nje interviste per emisionin "Opinion" ne Tv Klan, perballe gazetarit Blendi Fevziu ka shfaqur ne menyre qarte dhe te hapur vendosmerine e tij per te kandiduar per kreun e bashkise se Tiranes, ne zgjedhjet vendore te vitit 2011. Teksa ka marre ne analize gjithe procesin zgjedhor, situaten paszgjedhore, humbjen e PS dhe bojkotin parlamentar te Rames, Nano ka shprehur qarte qendrimin e tij per largimin e kryebashkiakut, fillimisht nga kjo zyre. Njeheresh ai nuk ka munguar te flase per marredheniet me Berishen, Meten, qendrimin ndaj deklaratave te Majkos, por dhe per nje bashkim real te se majtes. Ndonese nuk ka bere te ditur ne emer te ciles parti do te kandidoje per postin e kryebashkiakut te Tiranes, ka lene per te kuptuar se socialistet do te votojne per te per te "zbuar" Ramen. Nderkohe qe per here te pare ka bere te ditur se ka pasur kercenime per jeten, vetem per arsyen se po dilte kunder kreut socialist aktual.

E ndiqni politiken korrente?
E ndjek ne nje fare distance.

Distanca, ju ben te keni nje shikim me realist?
Po, dhe ia kam ndjere lezetin. Po sidomos me kohen qe me mundeson te kem filozofine time, mbi palet.

Te qenit mbi palet, te le jashte paleve, apo politikes aktuale?
Te jesh i paperfshire tek palet, te jep mundesine te kuptosh cila eshte aspirata apo interesi qe dominon palet, dhe cfare te perbashketa kane ato. Gjera qe shpesh nuk shfaqet nga ballafaqimi i lidershipeve.

Keni arritur te shihni e te diagnostikoni zemren e PS-se?

Zemra e socialisteve eshte aty. Eshte e ngushtuar, madje ka nje ritem disi te crregullt. Nuk eshte pulsi i zakonshem, per shkak se trupi i ketij organizmi politik, eshte infektuar me shume viruse. Jane viruse te shoqerise se vjeter shqiptare, te lidereve.

Si ka mundesi, pasi PS eshte grupi me i ri ne Shqiperi?
Nuk do te preferoja te blija mallra, per shkak te etiketes. Mosha mesatare eshte nje tregues i vitalitetit, por ajo nuk te imunizon, ne rast se mungon kultivimi i eksperiences. Apo institucionet e kontrollit mbi te zgjedhurit dhe perfaqesuesit, dhe nuk te krijon imunitet ndaj viruseve te shoqerise se vjeter. As ndaj tradites ballkanase dhe vecanerisht nga trysnia e madhe e afersise se politikes, me pushtetin dhe korrupsionin, apo privilegjet e kerkuara dhe me shpejt se sa t'i siguron mosha. Te gjitha riorganizimet qe ndertohen, per keto interesa korruptive, qe nuk burojne nje terren meditokratik dhe te konkurences se hapur dhe te lire, mbi bazen e aftesive profesionale dhe politike, te cilat zevendesojne vete organizaten dhe kuadrin e jetes se nje organizate vullnetare, nuk krijon progres.

I humbi PS keto zgjedhje?
Nuk ka me vend per lojra fjalesh. Keto zgjedhje paten humbes dhe i humbi opozita. Paten ate rezultat qe pritej, pra nje gjysme fitore e koalicionit kryesor, qe arriti ne kufijte e 70 mandateve dhe sic pritej, krijimi i nje koalicioni me te gjere qeverises, se sa blloqet tradicionale, qe u kurorezua me marreveshjen Berisha -Meta. Humbesi pra eshte PS dhe kjo nuk me ngazellen, nuk eshte nje zhvillim qe e deshironte shumica e shoqerise.

Kush e ka pergjegjesine per humbjen e PS-se?
Pergjegjesia eshte hierarkike, politike dhe e lidhur me vijen, udheheqjen dhe organizimin qe, Edi Rama ne krye te fushates se PS, i imponoi opozites.

Ju sulmuat Edi Ramen, pak dite para zgjedhjeve parlamentare, ndikoi kjo ne humbjen e PS-se?
Kam kohe qe perseris pa u lodhur te njejtat kritika, per deformimet dhe mos funksionin e demokracise se brendshme te PS-se dhe marredhenieve ne shoqerine e hapur. E bera kete, edhe ne prag zgjedhjeve. Perserita te njejtin qendrim kritik dashamires, duke u perpjekur te sjell ne nje tryeze dhe ne nje dialog, lideret e se majtes. Pra, pa bashkimin e se majtes, zgjedhjet ishin te taksura per te humbur. Isha i bindur per kete. Vazhdoj te mendoj se e majta duhet te rigrupohet, ne nje familje.

Pse nuk rigrupohet ne nje familje e majta?

Ka disa arsye. Arsye qe lidhen me grupime interesash dhe perfaqesues te grupeve interesi, qe jane ne konflikt me interesat, te grupuar perreth Rames dhe Metes. Lidhen me deformimin e karakterit dhe te funksionimit te partive politike. PS ka qene me e hapur para ciklit Rama, sic e quajti Majko. Qe i jepte mundesine te bashkejetonte edhe me grupimet politike, brenda saj dhe te dala prej saj.

Majko tha se u mbyll cikli "Nano" dhe u hap cikli "Rama"?

Majko keshtu eshte, e njohim. Ai po bente interpretin e dikujt tjeter. Nese nuk thote ato qe mendon, as vete nuk i mban mend. Po t'i thuash i mban mend ato qe the mbreme, nuk i mban mend. Per ca cikli flet Majko, mbaruan periodat e mia dhe filluan te Rames? U mbyll cikli i politikaneve profesioniste, apo ai i reformatoreve dhe reformave qe cuan PS ne internacionalen socialiste?. Ne pikepamjen politike, formula qe leshoi Majko, nuk ka asnje mundesi per t'u arsyetuar dhe argumentuar. Nga pikepamja e propagandes apo gjendjes se sotme te PS, mund te gjente brockulla te tjera. Po c'te them, Majko eshte ai qe njohim, Majko, nje incident ne PS.

Por Edi Rama mundi te marre numrin me te madh te votave qe eshte marre ndonjehere nga PS ne zgjedhje?

Nuk e perballojme dot humbjen qe solli Rama me shifra aritmetike. PS ne pesha relative, mbetet ne ato nivele qe ka qene dhjete vitet e fundit. Ajo qe dominon eshte se e majta eshte pjesa me e votuar nga elektorati, por mbetet ende ne opozite per shkak te percarjes. Pra zoti Edvin Rama, nuk kishte per detyre te merrte me shume vota, por te bashkonte te gjitha votat, per te majten e Shqiperise, ne nje formacion.

Edi Rama pretendon se votat u vodhen me 28 Qershor?

Ky eshte nje debat i deshtuar, pas certifikimit te zgjedhjeve nga KQZ, nga vezhguesit e pavarur vendas apo nderkombetare, si Komisioni Evropian, OSBE/ODIHR, SHBA, si dhe nga vleresimet e tjera, ne te cilat dominon fakti se, nuk ka prova per manipulim votash. Une besoj se nuk eshte vendi as koha per klasen politike, te mburret me numrin me te madh te votave te marra, ne krahasim me te kaluaren. Eshte koha te respektohen standardet normale. Sidomos qe, pasi zgjedhjet certifikohen, te pranohet rezultati. Te vishen me vrap e te betohen dhe te fillojne jeten parlamentare, qe zhvillohet, ne ballafaqimin parlamentar, ne Kuvend.

Opozita ka vendosur disa kushte per te hyre ne Kuvend?
Nuk besoj se jane te qarta kushtet. Madje jane aq te paqarta, sa kushdo perfaqesues i PS thote dicka nga vetja.

Pandeli Majko tha dy dite me pare, se socialistet jane gati te shkojne ne protesta popullore?

Mjaft u more me shakate e Majkos. Mendon se Majkos dhe Rames u shkon njeri prapa ne protesta? Kjo eshte nje aventure e deshtuar. Jam i bindur per kete, sepse e njoh dhe jemi kultivuar, ne te njejten kulture demokratike. Eshte aventure e deshtuar, e destinuar te perfundoje shpejt dhe une do te vazhdoj te punoj. I bej thirrje qe sot anetareve te PS-se, qe ne 26 shtator mbi fletet e lakrorit qe gatoi Rama per votimin, te shenojne me germa kapitale, "jo bojkotit". Une kam besim te guximi dhe kurajoja e tyre. Nuk eshte koha per te bere farsa elektorale brenda partise, por per te marre pergjegjesite, qe u ka dhene populli 65 perfaqesuesve te PS-se. Do te kerkoja te ushtrojne detyren, per te cilen ata u votuan.

Edi Rama u terhoq nga posti i PS pas zgjedhjeve dhe tashme rikandidon. Pse nuk konkurruat edhe ju me te, per te shprehur filozofine tuaj?
Une nuk jam kaq inaci. Une nuk mund te bej te njejten gje, gjate gjithe jetes sime aktive. Drejtova PS-ne, deri ne momentin e mossuksesit, ne nje ballafaqim elektoral. Krijova standardin me largim ne rast humbje te zgjedhjeve. Absolutisht mund te qendroja dhe une ne PS atehere, nese nuk do te isha ne rregull nga trute. Tere jeta ime ne PS u karakterizua nga investimi qe e bera per kete parti, per ta bere te afte te qeveriste vendin, te afrohej dhe behej ne organizatat nderkombetare socialiste ose jo, dhe do te jepja shembullin e liderit, per t'u respektuar. Nuk jam njeri i prapaskenave, por nje njeri me moral evropian.

Jeni penduar qe dhate doreheqjen ne ate kohe, kur Rama po rikandidon?
Jo. Kam sakrifikuar mjaft per te sjelle shembuj te mire. Vetem keshtu mund te behemi te denje per partneritet.

Cfare duhet te bente Rama, pas zgjedhjeve?

Te respektonte precedentin. Jo te me imitonte mua, por te pakten diten e shpalljes se rezultateve, nga KQZ, te jepte doreheqjen e parevokueshme. Ramen dhe Berishen nuk i shohim me me pushime. E kane denuar veten prej vitesh te rine ne zyra shteti.

Prej 2 javesh qarkullon ideja se ju mund te kandidoni ne postin e kreut te Bashkise se Tiranes. E vertete?

Te gjitha hapesirat jane te mundshme. Te gjitha vendet qe jane ne axhenden e konkurrimeve te ardhshme jane te mundshme.

Kush mund t'ju kandidonte ju, Ilir Meta apo Sali Berisha?
Me vjen shume keq, me dhimbset qe aventurizmi i Rames, ne Shqiperi nuk po ndalet dot nga askush. Nuk eshte fjala per veprime te paligjshme, qe duhet ndalur ai, por nje mjedis dhe trysni demokratike normale, ne nje shtet ligjor, ne te cilin nuk te lejohet te sillesh ne kete menyre. As ne pushtetin bashkiak, ne politik apo ne fushen e perdorimit te buxhetit bashkiak, apo fushen e kontakteve me boten informale dhe te nendheshme.

Ke informacione?
Kam te gjitha informacionet qe "hajduti bertet kapeni hajdutin". Nje numer i madh personash ne kerkim kane qene ne stafin e Rames ne fushate. Kam folur me organet perkatese, sepse diten qe ju pergjigjem me sinqeritet per ribashkim te se majtes, nje jave para zgjedhjeve, mora mesazhe kercenuese per jeten. Mesazhe ku thuhej se "po vazhduat ju te dy te bukrit e shejtanit te kercenoni Ramen, do ta paguani me jete". E denoncova ne organet perkatese dhe ne kontaktet qe kam. Munda te verifikoj se nga vinin e si perdoreshin dhe sigurisht qe mora masat e mia. Ishin njerez prane Edi Rames, nga ata me te famshmit qe jane shfaqur kohet e fundit. Si eshte e mundur qe nje parti e madhe dhe e rende si PS, te bejne shantazhe per zgjedhjet. Si eshte e mundur qe askush nuk po i del perballe ketij njeriu. Une jam ketu per t'i qendruar ketij njeriu, ne bashki, ne Presidence, ku do qofte. Jam i gatshem te perballem me Ramen dhe cilindo te shpures se tij, per ta frenuar ate qe po merr ne qafe PS.

Duke konkurruar per postin e Kreut te bashkise?

Eshte e hapur edhe kjo mundesi, dhe do te jete pjese organike e skemes time politike ne 3 vitet e ardhshme.

Shume socialiste ndjehen armiqesor me ju?

Nuk e kam kete ndjesi, perkundrazi dhe ne momentet e fundit, para se te vija ketu, mesazhet ishin te shumta, per t'ju rikthyer shpresen besimin dhe kujdeset e mia, pas plagosjes se rende qe po ndodh ne partine e tyre. kete e thote nje njeri qe kurre nuk ka nderprere marredheniet me njerezit, qe e kane mbeshtetur ne burg dhe ne liri dhe ata njerez qe e kane merituar nje jete me te mire, nje perfaqesim politik me te denje. Pra askush nuk mund te shkepuste Fatos Nanon, nga masa e panumert te PS, ne Shqiperi.

Ju e quani Ramen, aventurier, por zerat kunder tij ne PS jane minore apo inekzistente?
Kete po e analizojme dhe ne. Masa e socialisteve ndjehet e dhunuar dhe e frikesuar nga lidershipi aktual. Po mbyll mundesite e degjimit nga publiku i madh, i zerave te vertete ne PS. Pas kaq kohesh, nuk eshte e rastesishme, qe ka nje grup perfaqesues dinjitoze te PS-se, te rritur ne nje klime tjeter, si ajo e solidaritetit dhe funksionimit te demokracise ne PS, te sprovuar dhe te mbushur me eksperience politike dhe qeverisese.

Jeni ju ideatori dhe frymezuesi tyre?

Indirekt po. Nuk eshte ne stilin tim te ndertoj skema te tilla. Keta jane njerez qe kane dinjitetin, te dalin ne plan te pare. Si te tille une i konsideroj partnere. Une jam ne kontakt me ta dhe shume te tjere. Ata jane te qarte dhe te orientuar drejt, ne kerkesen dhe aksionin politik, qe kane nisur. Por, ketij aksioni t'i japin me shume frymemarrje, te zgjerojne rrethin dhe nuk duhet te hezitojne te kapen rob, ne kurthet statutore te Rama-Ruci, apo te ngecin ne rrjeten e merimangave te veteperjashtimit. Sepse detyra e tyre eshte te shkojne ne Kuvend, per ate cka u votuan.

PS ka vendosur te beje opozite te forte edhe ne rruge qofte?

Po flasim per epoke moderne, debat dhe ballafaqim parlamentar, sipas Kushtetutes dhe jo shantazh antiparlamentar. Tani, as arbitri nuk eshte me ta, se u degjua edhe arbitri nderkombetar. Nje grup eunukesh, ne lidershipin e sotem te PS, nuk leshojne pushtetin dhe u kane shteruar idealet. Jane tere grupi i lidereve te rinj dhe te vjeter, prane Rames, perfshire dhe Rucin, Doklen apo Majkon.

Keta njerez kane qendruar prane jush?
Keta nuk kane qene miqte e mi personale. Por drejtues, per aq kohe sa une drejtoja PS-ne. Sjellja e tyre, pas largimit tim, eshte e tille qe jo vetem nuk po sjell rikthimin ne pushtet te PS-se, por degradimin e institucioneve te saj perfaqesuese. Per pasoje, une jam po kaq mirenjohes, per partnere te denje dhe perfaqesues, qofshin dhe keta njerez, sic jam kaq i pameshirshem, per t'i sjelle ne rrugen e drejte, po ata. Po tejkalojne orekset e tyre.

Pse po thoni se Rama po vepron keq, nderkohe qe njerez si Ruci dhe Majko, po e mbeshtesin?

Ata mund te jene thinjur, por jane ende te papjekur. Fakti me skandaloz eshte sjellja e sotme: Mospranimi i rezultatit te zgjedhjeve, bojkoti i Kuvendit. Kjo sjellje po mbyll kanalet e frymemarrjes se shoqerise dhe socialisteve, me njeri tjetrin. Emra si keta, apo cilido tjeter, nuk kane asnje teze tjeter me publikun, vecse certifikimin ose mohimin e zgjedhjeve demokratike. Asnjeri prej tyre nuk e imitoi sjelljen time. Shpreh shqetesimin tim personal, se s'mund te pranojne asnje ndryshim.

A ekziston rreziku qe grupi i kundershtareve ne PS, te perjashtohet?

Eshte nje rrezik per t'u marre ne sy, por jo me i madhi. Me i madhi eshte se kush do mund te asfiksohet ne kete situate dhe te mos kryeje detyren politike te perfaqesuesit.

Nje PS pa Ramen, nuk do ishte me e dobet, para Berishes. Nuk do ishte ne favor te Berishes?
Lidere te forte per cfare, per ta cuar PS-ne nga humbja ne humbje, pa fund. Se perjashto bashkite kryesore, Rama i ka humbur te gjitha garat elektorale, edhe ne 2007. Nuk ka treguar asnje skeme fituese. Humbi zgjedhjet e 2009, se nuk fitoi dot ato te 2007-te. Lideret qe cojne partine nga humbja ne humbje, te largohen menjehere.

Kush do e kryesoje Partine Socialiste, nese Rama largohet?

Nuk jemi sot te gjejme zevendesuesin, por PS ka kaq shume talente, njerez te sprovuar, qe ne rast se funksionojne rregullat demokratike, lideret jane aty. Dhe lideri i forte nuk mund te funksionoje, pa nje ekip te forte.

Keni ambicie te ktheheni si lider i PS?

Une nuk mund te bej tere jeten te njejten gje. Jam shume prane PS, por do te vazhdoj t'i nxis te ruajne, jo vetem investimin e bere deri me sot, por dhe idealet dhe perkushtimin, qe te rikthehen ne force konkurruese. Ambiciet e mia eshte e veshtire te vishen me kostume te caktuara. Nuk jam i ri, ambicioz qe ze nje kolltuk e nuk e leshoj. Jam tjeter lloj dhe e ndjej veten ne kulmin e se mires, kur investimi personal sjell mireqenien e pergjithshme.

Nese Rama humb ne 2011, do kerkoni te ktheheni ne krye?
Rama humbi zgjedhjet e pergjithshme, dhe nuk po largohet. Rama nuk largohet me humbjen ne zgjedhje lokale, ai duhet zbuar me zgjedhje nga cilido post qe mban, nga te gjitha postet nje e nga nje. Potencialisht, jam kandidat potencial, per bashkine e Tiranes.

Kush do t'ju kandidoje?
Ti mendon se Nano e ka veshtire te gjeje mbeshtetjen elektorale, per te kandiduar. Nuk jam bere asnjehere me parate apo mbeshtetjen e kundershtareve. Te gjitha palet do t'i benit ndryshe llogarite, nese Nano hyn ne fushe.

Rama akuzon se Berisha, Meta dhe Ju jeni bashkuar kunder tij?

Nuk duhet te jete mire edhe nga gjendja e funksioneve vitale, per shkak te humbjes. Si eshte e mundur te prodhoje vazhdimisht armiq, ne fillim nje, pastaj edhe Meten, pastaj edhe mua. Se ne ditet e para thoshte, i binte kokes me grushta dhe Fatos Nano c'me bere. Ja kam thene ne sy te gjitha, atij dhe te gjitheve. Edhe bashkepunetoreve te tij. Keta po i mbyllin deren dhe medias, se kane hall se mi thone mua.

Do jeni ju i gatshem te perballeni me Ramen, ta ndalni?

Absolutisht po. Do te perballem ne te gjitha nivelet, per ta ndalur aventurierin Rama.

Per ke votuat ne 28 Qershor, zoti Nano?
Per askend. Nuk votoj per listen e Edi Rames.

Ne ate liste ishin edhe bashkepunetoret e tu me te afert?
Me vjen keq qe ne listen Rama, dominon e keqja. Dhe une ose e kam 100% te paster voten, ose e kam per veten time. Nuk mund t'ia jepja voten askujt, as Petro Kocit.

Mos po e teproni me akuzat per Ramen?

Jane te gjitha te verteta.

Keni deshire akoma per t'u bere President?
Pse keni degjuar se jam terhequr!!

Cilen parti mbeshtesni?
Partine me standardin e bashkimit te te gjithe te majteve, ne nje parti. Kemi pasur gabime dhe deshtime, dhe rishikimi i gabimeve, eshte nje force politike, nje karakter politik. Nuk kam aq huqe sa te bashkohem me Ramen. Me mungojne disa vese, qe nuk mund te pajtohem me banden e tij, ate te orgjive dhe te masoneve.

Pse u distancuat nga politika, apo mosha ben punen e vet?
Nuk jam distancuar nga politika, por nga keqberesit ne politike.

Nga keto zgjedhje u krijua nje koalicion pertej se majtes dhe te djathtes, mes Berishes dhe Metes, konkurrente te vjeter. Sa normal, apo i deformuar eshte?
Nuk besoj se eshte dicka e papritur, per shkak te analizes qe bene shume faktoreve, per rezultatin e ngushte te zgjedhjeve ne 28 Qershor. Mesazhi i zgjedhesve shqiptare, kete here ishte nje ekuiliber i ngushte.

Mund te quhet tradhti per te majten?
Kete nuk e kuptoj. Nuk eshte tradhti, sepse Meta doli me nje platforme politike te tij. Ata kane mandatin dhe do te sillen si perfaqesues, perballe sfides qeverisese. Kjo nuk quhet tradhti, pas renies se komunizmit. Eshte nje standard i ri, qe u arrit ne politiken qeverisese. Kjo gje ka shtuar edhe kredibilitetin e vendit, me partneret qe po punojme.

Po te ishit ne pozicionin e Ilir Metes, do te benit koalicion me Sali Berishen?
Po te isha une ne krye te PS-se, do t'i kishim fituar zgjedhjet, bashke me Ilir Meten. Nga gabimet e 2005, do te kisha mesuar. Por ne dobi te vendit, do te bashkepunoja edhe me Sali Berishen. Ndersa Edi Rama ka mbjelle percarjen, perjashtimin dhe zevendesoi perfaqesuesit politike, qe njiheshin nga zgjedhesit e majtes, me njerez pa identitet. Nese Rama eshte ne nje grup meshkujsh, Gjinushi, Milo, o zot na ruaj, Ngjela, kjo nuk eshte bashkim i se majtes. Eshte nje tentative per te ngushtuar edhe me tej frymen e se majtes.

A keni qene ndermjetes ne krijimin e koalicionit Berisha-Meta?
Keto skenare me balliste e diversante, jane filma parapolitike. Zoti Meta dhe zoti Berisha, ne kushtet e krijuara nga zgjedhjet dhe rezultati i 28 Qershorit, bene aktin e vetem te pergjegjshem, per te vijuar qeverisjen e Shqiperise, ne momentin e detyrave te medha.

Por Ilir Meta tha se eshte konsultuar me ju?

I thashe qe ishte levizje korrekte. Nuk me mori leje. Meten e vleresoj se po ben veprimin e duhur.

Cfare marredhenie keni me Sali Berishen?
Pervecse e njoh si kryeminister, nuk kam ndonje marredhenie tjeter. Nuk ka kontakte politike. Ndonje urim per festa publike apo private dhe kaq.

Cfare gjykimi keni per grupin e PS-se?
Besoj se eshte nje grup i madh, qe duhet te shfaqet si i tille. Grupi duhet te shfaqet se cfare eshte ne gjendje te beje. Nga parametrat duket disi e veshtire ende, te krijosh nje gjykim perfundimtar per te. Nuk ka asgje per te pas zili tek zoti Rama, as si mashkull, as si femer, as ne bashki.

Si shpjegohet qe Shqiperia nuk po sjell nje standard si vendet e tjera, pas 20 vitesh, zgjedhjet vijojne te kontestohen?
Nuk e shoh kaq te erret situaten. Nuk eshte bojkoti i Berishes ky. Se ai i Berishes, kishte edhe sulme kunder institucioneve, apo ngjarja e ures se Kamzes ne vitin 2002. Dukej sikur kjo ure, ishte kufiri mes dy boteve. Nuk jemi me ne ate situate. Para dy vitesh, nje nga ambasadoret e rendesishem, qe sapo kishte ardhur ne Shqiperi, me ftoi ne dreke, e me tha: "Si shpjegohet qe nuk ka me dhune ne rruge". I thashe, ata qe e benin kane hyre neper zyra. Keta qe po thone tani per protesta e dhune, nuk mund te ndodhe me si me pare. Asgje nuk perjashtohet, nese rrugaceria e politikes se udheheqjes, vijon gjate.

Shqiperia eshte ende larg integrimit ne Bashkimin Evropian?
Eshte ende larg. Por perparimi ka qene shume dinamik. Jemi ne shtratin dhe trenin e duhur, ne programet dhe kontratat e duhura, qe te pershpejtohet. Deshira ime eshte qe Shqiperia, do te mund te piqnin aspiraten se bashku me vendet e rajonit, klimen dhe terrenin qe ne 100 vjetorin e shperthimit te luftes se pare boterore ne Ballkan, ky vend te ishte i integruar ne Evrope. Jane edhe pese vite. E rendesishme eshte qe te gjitha vendet e Ballkanit jane ne marreveshje e kontrata per anetaresim. Nuk ka shume rendesi se kur do te ndodhe, por te kuptojme se kemi shume pune per te bere.

Dy muaj me pare Berisha hodhi idene per nje infrastrukture per bashkim me Kosoven, ne aspektin e bashkepunimit. Cila eshte ideja juaj?
Eshte ne drejtimin e duhur. Mezi po pres te marr makinen, te leshohem ne autostraden e re. Me pelqen imazhi qe shfaq media, dhe do shkoj ta shoh nga afer.

Pati debat per enciklopedine ne Maqedonise, cfare po ndodh ne Maqedoni realisht?
Ishte nje incident i shemtuar. Maqedonia eshte nen nje trysni te disa faktoreve dhe problemeve. Eshte sfida qe nuk po kapercehet e anetaresimit ne NATO, per konfliktin me emrin me Greqine. Lidhet me te dhe bllokimi i komunikimit, ndaj procesit te anetaresimit. Eshte nen trysnine e ngecjeve, per bashkejetesen e shqiptareve me pjesen sllave te maqedonasve. Si dhe gjithnje nen trysnine e nje ballafaqimi politik, konflikti politik. Te shkruash me delir dhe me grandomani etnike, ne nje vend te vogel, ku pak a shume raportet nderetnike jane shume afer balances, ne nje vend te krijuar jo shume vite me pare, ku perplasen orekset e ndryshme nga pikepamja etnike, te sillesh njesoj ndaj nje pjese shume vitale te vendit, ose duhet te jesh i semure, ose i paguar, per te bere nje provokim te tille.

Ju thate se me 29 qershor filloni pune, pse nuk po ndiheni?
Mos duhet te bubullij me shume se kaq.

Thate se do te konkurronit kudo me Ramen, per ta ndalur ate. Nuk do ishte me mire te garonit me te perballe ne PS-se?
Shume pak, se semundja ka hyre thelle. PS shpetohet vetem me perballje te madhe jo te vogel.

Namik Dokle ka deklaruar se Nano nuk kandidon perballe Rames, sepse e ka te sigurte humbjen?

Namiku te pyese Qefseren, qe jam i sigurte qe si socialiste e vjeter do te votonte vetem per mua.

Ku po jetoni tani?

Ne boten e lire.
 

TV Klan, Koha Jone

30 Komente

Patetike.

Sidomos me dy pergjigjet e fundit. Ky njeri, pavaresisht se ka perballe nje tjeter psikopat (Rama), eshte dikush qe nuk i duhet atij vendi.

Se kur djallin do te dalin keta te rinjte e paperlyer, nje Zot e di. (Te me falni per blasfemine, djalli dhe zoti ne nje fjali). A nuk mund te mblidhen keta te rinjte e shkolluar, te majte dhe te djathte qofshin, te persekutuar dhe bij komunistesh, por qe t'i kene flakur tej lidhjet e origjines, klanit, krahines, etj, dhe te formonin nje parti me vete ?

Ja psh, ketu tek peshku ka ca te majte qe jane shume te mire per drejtimin e vendit. Ka dhe ca te djathte qe jane po ne ate lartesi. A nuk munden keta te formojne nje grup dhe pastaj, kushdo qe te dale ne krye, ata do te bejne me te miren e tyre ?

Te rrish e te varesh shpresat tek Nano, Rama, Berisha, Gjinushi, Milo, Ceka, e ca budalliqe te tjera, kete s'e marr vesh.

Ne nje emision te dhene para ca kohesh ne kanalin francez M6, dokumentar mbi Julien Roche, nje biznesmen francez i vendosur ne Tirane, ne nje çast te dhene, kamerat vajten tek kryeministri i vendit, asokohe Fatos Nano.

Dhe me ato pese-gjashte fjale te qelbura qe i foli frengjisht, francezet e moren vesh se ky vend, dmth Shqiperia, drejtohet nga nje bandit dhe maskara i ndyre. Vete komenti dhe toni i zerit te realizuesit te dokumentarit linte te dukej se ata, francezet, aq sa meshironin dhe neveriteshin nga Fatos Nano ne cilesine e kryeministrit, aq dhe nuk kuptonin sesi ka mundesi qe ky popull nuk di te shquaje nje maskara ne pushtet.

Me vetem 55 sekonda interviste, me ka ardhur aq turp qe vendi im kishte kryeminister nje funderrine me emrin Fatos Nano.

Per te tjerat, po ju le t'i bini fyellit si te dini. Hasta la vista.

Armiku personal u Zhylienit nuk eshte Nano por Berisha. Historite e Zhylienit fillojne qe ne fillimt e viteve 90 me ADA-n, vazhdojne me arrestimin e Marselit, pastaj me 97-ten kur i coi specialet tek vila e Plazhit, me Klanin qe aso kohe ishte kunder Berishes dhe perfundoi kur Berisha mbeshteti Fevziun dhe Frangajn qe t'ia zhvatnin kompanine Zhylienit, gje te cilen ato po mundohen t'ia shperblejne sot e gjithe diten.

 nuk tha gje ai qe julieni ka armik nanon, ku e lexove ? nanon tek ai emision e intervistuan vetem qe tu tregonte qe e kishte mik personal julienin. prandaj dhe "intervista" u krye ne korridor te kryeministrise, gjate nje seance parlamentare, kur nano rrethuar nga badiguarde po futej ne salle.

emisioni vete nuk kish qellim te intervistonte nanon, as te fliste per shqiperine e cila vetem sherbente si sfond, por vetem te tregonte sesi nje francez pa pare, duke mos vene asgje ne loje perveç guximit, mund te pasurohej me shpejtesi ne nje vend pa ligje, drejtuar nga te korruptuar e i banuar nga njerez te armatosur me arme demode. ose république bananière siç i quajne ketej keto vende ekzotike si shqiperia, ku mbizoteron korrupsioni politik e moral.

Namik Dokle ka deklaruar se Nano nuk kandidon perballe Rames, sepse e ka te sigurte humbjen?
Namiku te pyese Qefseren, qe jam i sigurte qe si socialiste e vjeter do te votonte vetem per mua.

Kush eshte Qefserja? E shoqja e Namik Dokles?

Qefserja qe ta dish eshte nje militante nga berati qe foli dhe na shkriu se qeshuri sa qe edhe sot mbahet mend kur tha , VETEM JU MOS U ZINI SE NE EDHE PA BUKE ,EDHE PA UJE QENDROJME     smiley     smiley    ishte e madhe fare

Ky eshte jashteqitja e socialisteve.

Ta shijojne me qef ata qe e kane ne duart e tyre tani!!!

Duke e pare nga larg situaten, te krijohet pershtypja sikur ka nje dore qe e do opoziten ne Shqiperi gjithmone te pj.rdhur. Kujtoni, Nano ne opozite dhe ne burg (dhe telashet me te tijte qe donin t'i merrnin fronin), Sala ne opozite (dhe telashet me veten e vet), e tani dhe Rama ne opozite (telashe me veten e tij dhe me te tijte).

Te krijohet pershtypja qe lufta me e madhe politike behet brenda opozites (se pushteti i kenaq te gjithe - imagjono se ne cilen shkalle arrin vjedhja)...

Nejse, per Nanon cer me thone, ... ju kujtohet Robert cumcakizi tek filmi me Adem Reken, kur i thoshte marinareve gjermane kur keta e pyesnin per nje bar:

- Ah, klubi? Klubi ja andej, por femra niks!! smiley

Dhe te mendosh qe nje ish-kryeminister (per 3 here) do te "uli" veten te kandidoje per kryetar bashkie. Sa poshte i paska shku pazari, ndonje dite do kandidoje per kryeplak lagjeje... duke kenduar :

Kjo raki!

Kjo raki! 

Kjo rakia bukuroshe, qe me hedh qoshe me qoshe! ... etj

A mund te shihet videoja gjetke, ku te kete cilesi pak me te mire?Qe te pakten mos duket Nano me i gjere se i gjate... se ajo videoja aty vetem cilesi nuk kishte, m'u duk si podcast radioje me miza ne sfond.

 Nano e paska pat hallall burgun e bences.Po si eshte e mundur nje ish kryeminister bie kaq poshte,flet si nje rrugac."Lideri historik i socialisteve"eshte togfjaleshi me i urryer qe kam degjuar ne jeten time,qe per ironi perdoret shume shpesh kudo.Fare mire mund te quhet hajdut historik i socialisteve.Ky njeri eshte shume mendjemadh, fodull dhe pa interes per shoqerine tone.Shqiptaret duhet te mbeshtesin EDI RAMEN para se Shqiperia te jete sovjetizuar nga oligarket berisha- meta- nano.

 

Nuk do te preferoja te blija mallra, per shkak te etiketes.

Mos e ka fjalen per ato pako me mish qe ne etikete shkruajne "Mish keci" ,por kur e hap gjen brenda mish Cjapi !!!!!!!!

Nga intervista e Nanos:

Ishin njerez prane Edi Rames, nga ata me te famshmit qe jane shfaqur kohet e fundit.

I referohet Dritan Dajtit, i cili ka patur lidhje te ngushta me Edi Ramen.

Ka ca thagma ky, eshte i paarritshem ne sojin e vet. 

Vetem qe s'te ben me per te qeshur, as per te vene kujen, thjesht apati me nje lloj neverie. 

Nje pyetje, keshtu ne hava, pse eshte vene ne krye te odes kjo interviste?!

Per cdo njeri qe me ka shkaktu neveri, ka pas nje faze te mevonshme qe e kam hedh te koshi "mosperfillje". Dmth harroje. Figura e Nanos eshte e vetmja qe e ka aq te madhe dozen e neverise, saqe cdo perpjekje per mosperfillje deshton. Sado t'i largohesh (menderisht), prape kuterbimi te arrin. smiley

Tipa qe as me shpulle s'iu gju dot, se te bejne pis doren.

Pavarsisht nga fjalet e bukura qe thote Nano, gazetari duhej ta pyesete ate se, pse e morri Edin nga Franca dhe e beri kryetar te PS , kur ka kaq antipati per te.  

Pjer , e vertet se ke jetuar ndonjeher ne Shqiperi, apo ja ke fut kot ?

Kete pyetje mund te beje vetem nje i huaj o Pjer.

Prit, se ka diçka qe nuk shkon ne pyetjen tende .

 

 

O shoke socialiste, po pse e shani Nanon? Po ju e votuat qe nga 92 deri ne vitin 05. Nese paska qene kaq i keq - kujdes se po ja futni vetes - pse e votuat?

Nano po thote gjera qe qendrojne per Ramen dhe drejtimin e tij te PS-se. Me kundershtoni vetem nje gje nga ato qe thote Nano per Ramen dhe gjendjen ku eshte katandisur PS-ja?

Te verteten merre edhe prej shejtanit!

Hajt mer se na merzitet. I njejti mentalitet stalinist qe nga '44. Mehmet Shehu ka qene idhulli i shume prej ketyre socialisteve qe shkruajne ketu, per dy ore u be armik, poliagjent. E njejta gje edhe per lideret dhe figurat e tjera te PS. Dikur Nano apo edhe Blushi, Malaj, Islami, Harasani etj., ishin pjese e lidershipit te PS qe mbrohej me zjarr, sot na dolen te keqij...

 Ma thuaj Lumidrin, çfar nuk shkon. Une ne gazete e kam lexuar ku Nano eshte shprehur se e ka marre Edin te palare nga Franca, dhe e ka sjelle ne PS. 

 edin nano e ftoi ne qeveri e ne parti, per te permiresuar imazhin e saj, nga fytyrat e poshtra me te cilat perfaqesohej deri atehere. 

dhelpra kur bie ne çark, ha kemben e saj, vetem qe te shpetoje. 

kete beri dhe me mjaft zgjuarsi (ne fakt duke futur ne pune me shume instiktin e mbijeteses) edhe nano.

dhe pati te drejte, ngjarjet e mepasme treguan qe edi e justifikoi me se miri besimin e dhene dhe e fuqizoi imazhin e partise socialiste, fillimisht ne arenen nderkombetare. 

tjeter puna nashti qe dhe ai ndodhet ne pozicionin e dikurshem te nanos. pra ose do ti duhet te kthehet prapa, dmth te behet denjesisht nje nano bis, ose do t'i duhet te kerkoje dike "me bote", siç dikur ishte vete, pra te veproje njesoj si nano dikur. 

dhe pati te drejte, ngjarjet e mepasme treguan qe edi e justifikoi me se miri besimin e dhene dhe e fuqizoi imazhin e partise socialiste, fillimisht ne arenen nderkombetare.

Nuk e di per cfare arene nderkombetare flet kur ai shkaterroi edhe FRESSH,organizaten qe i hapi rruge PS per njohje nderkombetare (dhe kjo ne saje te Ilir Metes).Ndersa gjate gjithe kesaj periushe 4 vjecare une nuk kam pare qofte edhe nje perfaqsues te rangut te ulet te Internacionales Socialiste te vije e ta takoje,sepse personalitetet nderkombetare nuk ja kane varur fare.

Pjer, kete e thua ti.

" Epo keshtu e kishte loja"

Pse çfare do thonte Nano, me urdher nga lart?

Eh, Pjer, Pjer, ben sikur nuk i din gjerat !!!!!!!!!!!

 O shoke socialiste, po pse e shani Nanon? Po ju e votuat qe nga 92 deri ne vitin 05. Nese paska qene kaq i keq - kujdes se po ja futni vetes - pse e votuat?

nuk jane shoket e nanos keta qe e shajne por femijet e tyre, qe u vjen turp prej baballareve por qe rrota u ka kap bishtin dhe nuk mund t'i braktisin dot. aty ku hahet nuk peshtyhet dot, kaq gje e ben dhe kafsha, jo me nje me arsim dokudo.

nanon perseri do ta votojne te vjetrit e kauses komuniste, sa te jene gjalle, sepse e ndjene qe eshte i tyre, u ngjan, i perfaqeson me dinjitet. ndersa femijet jane shpesh dhe kopile qe fluturojne me pras ne bythe pas gjerave abstrakte qe as i kuptojne e as i ndjejne qarte por veç u duken te kohes. 

 E di qe stresi se te ben mire ne kete moshe(dukesh i mocem o derman).Cfare eshte kjo mo bukurosh:"ndersa femijet jane shpesh dhe kopile qe fluturojne....."Prandaj them une qe ke pire sot(te befte mire).

Ca te themi ne te shkretet, deri sa lufton qe Edi Rama te rrije ne opozite,ky Nanua nuk eshte kaq i keq sa e bejne dhe disa ketu.

Ky dhe ka vrare edhe ska treguar !

Thua te keni harruar kaq shpejt apo sdini ke menxyre te tij te kujtoni me pare!

Sa i peshtyre !

 

Heu bre!!

Nje numer i madh personash ne kerkim kane qene ne stafin e Rames ne fushate. Kam folur me organet perkatese, sepse diten qe ju pergjigjem me sinqeritet per ribashkim te se majtes, nje jave para zgjedhjeve, mora mesazhe kercenuese per jeten. Mesazhe ku thuhej se "po vazhduat ju te dy te bukrit e shejtanit te kercenoni Ramen, do ta paguani me jete". E denoncova ne organet perkatese dhe ne kontaktet qe kam. Munda te verifikoj se nga vinin e si perdoreshin dhe sigurisht qe mora masat e mia. Ishin njerez prane Edi Rames, nga ata me te famshmit qe jane shfaqur kohet e fundit.

Ky eshte gjithnje interesant, politikan i vertete, pavarsisht sesi e perdore ate qe di ai.

Lumidrin, mizaskenat dhe prapaskenat e politikes shqiptare nuk i di, veç i marr me mend apo i mendoj se mund te jene keshtu apo ashtu. Fusha ime eshte ekonomia, e mbi bazen e kesaj une vlersoj dhe politikanet dhe qeverite shqiptare, te cilat me rezultojne te paafta. Ata jane te afte vetem ne pelinvanlliqe. 

Nje njeri eshte i keq,(perfshi edhe Nanon)kur shan shoket "ne pazar",nuk e kupton i ziu se duke bere keshtu,ja ka fut vetes!

Kjo eshte edhe per Berishen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).