Fatmir Mediu: Gërdeci u shpërthye me mina me sahat

Balkanweb

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit sulmon Prokurorinë. Ministri i sapoemëruar nga Berisha tek Mjedisi, por ende i padekretuar nga Presidenti Topi, deklaroi se institucioni i drejtuar nga Ina Rama ka ngritur akuza politike ndaj tij, pasi Gërdeci ishte një sabotazh, dhe jo gabim njerëzor. Gjatë një interviste televizive, Mediu u shpreh se në dosjen “Gërdeci” ndodhet një dokument konfidencial i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka informuar kryeprokuroren Ina Rama, se në fabrikën e çmontimit të municioneve ishin vendosur dy mina me sahat.

“Çfarë mund të them unë për Prokurorin e Përgjithshëm që nuk vlerëson një material konfidencial, i ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili thotë se janë vendosur 2 mina me sahat në Gërdec, një material, i cili mund të qëndrojë edhe të mos qëndrojë, por që në fund është një material bazë që duhet t’i bëjë njerëzit të gjykojnë realisht për atë që nuk është interesi i Fatmir Mediut, por interesi i sigurisë së këtij vendi”, - deklaroi Mediu.

Ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes shkoj dhe më tej, duke akuzuar Prokurorinë se ka fshehur të vërtetën në lidhje më ngjarjen.
Vetëm një ditë pasi familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit e cilësuan si të pamoralshme rikonfirmimin e Fatmir Mediut si ministër i kabinetit qeveritar, ka qenë vetë i akuzuari kryesor që u është kundërpërgjigjur atyre mjaft ashpër. “Po flasim për moralin që kërkojnë zotërinjtë dhe morali që mund ta kërkojë kushdo në politikë, dhe askush nuk ka bërë veprim më të moralshëm se Fatmir Mediu. E para, kam dhënë dorëheqjen menjëherë pasi kam marrë të gjitha masat që të evitoheshin situatat që ishin atje. E dyta, kam lëshuar imunitetin dhe kam deklaruar që ditën e parë që nuk kam nevojë për imunitet dhe se çështja duhet t’i shkojë Drejtësisë”, - tha ai. Në fakt, emërimi i Fatmir Mediut si ministër i Mjedisit është kundërshtuar dhe nga gazetarë e analistë përmes një peticioni drejtuar Berishes.

Gjyqi ndaj Mediut ka nisur në Gjykatën e Lartë dhe pritet që më 14 shtator të zhvillohet seanca e radhës, çka ka shumë gjasa që çështja të pushohet për shkak se ai ka fituar imunitetin e deputetit. Në kërkesën për gjykim, organi i akuzës cilëson si shkak të shpërthimit në fabrikë, shkeljen e rregullave të sigurimit teknik dhe trajtimit të lëndëve plasëse.

Në Gërdec, nga shpërthimi i një fabrike të çmontimit të municioneve humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm.

32 Komente

Ky legeni e 10jet me shume punen se pervec ca eshte e ca ka bere, ka dhe ego te madhe. Por dhe po nuk u shpall fajtor nga procesi gjyqesor gjithsesi ky ka per te qene nje gur qe do e terheqe Berishen drejt hales, politikisht flas, dhe mire ti behet Berishes meqe ai e mori prap ne qeveri.  Nese do ti kushtoje me shume ose me pak sesa i kushtoi gjate fushates, ngelet per tu pare, po mesa duket e paska nisur heret. smiley

Ore djema Mehdiu, Delijorgji, Pinari, gomari etj. jane thjesht vegla te mafies. Ustai eshte Berisha. Nese nuk e mendoni keshtu, asnjehere nuk keni per tiu afruar se vertetes, ose e beni kastile per ta mbrojtur. 

Ceshte kjo idiotesi. Ky karagjoz kerkon te shpetoje duka ja futur prokurorise. Nuk eshte pare ne ndonje vend kjo ide idiotesh.

Si mund te thuehet qe drejtori ose kushdo punonjes policie apo zyrtar i cdokujt rangu te mund t`i drejtoje letra konfidenciale ose edhe te hapura organit te akuzes e kjo te mos arshivohet e te merret si prove. Prove eshte ajo qe del prej studimit, analizave laboratorike, e prokuroria ka pergjegjesi per kete.

Mehdiu nuk akuzohet se i vuri ai bomben, e tashti po del i lare se ishte sabotim. Ai akuzohet se ka bere mafiozllek me pronen publike. Nese ja vune minen kantierit te tij, eshte pergjegjesi e ruajtjes dhe sigurise se bandes se tij. Por duket mafiozeve u ishin errur syte prej fitimit te madh dhe nga nxitimi do ta kene neglizhuar kundershtarin ose konkurentin tjeter mafioz.

Me pak fjale karagjozi kerkon te merret me konspiracion per te bere tym.

 Sabotim nga armiku i jashtem ne bashkepunim me ate te brendshem! E gjetem shoke..spiunin e vrau Milua!

Per mendimin tim Mediu i doli borxhit popullit, doreheqjen e dha, imunitetin e la, ca duan keta te shkoj e te mbyll veten ne qeli ai? 

Pergjegjesit kryesor jane prokuroret, qe nuk i hoqen zvarre qe diten e masakres te gjith te dyshuarit, dhe ti mbyllnin ne izolim qe ate dite.

Prokurori morrash, Ushtri morrash, qeveri morrash e shtet morrash.

Mediu ishte ne qeveri ne koalicion me PD-n dhe ne Gerdec fitoi pikerisht PD-ja, prandaj ska cfar ti kerkohet  Mediut ne lidhje me postin ministror, biles Berisha ta rivendoste si minister te mbrojtjes perseri, sepse do i kishte te garantuara edhe zgjedhjet e ardhshme,  ah, vetem nqs ka plane me madhore me mjedisin pastaj, kjo ngelet per tu pare.

 

 

Ttmsoia!

Duke njohur gjendjen tende shpirtrore ne dhimbje te vazhdueshme per viktimat e Gerdecit ke te drejte qe duhet vetem burg.

Po duke ju kujtuar te kaluaren e afert, me burgje internime e pushkatime, nuk arritem asgjekundi vetem ne nje shkatrrim total te shoqeris, ka ardhur koha te kerkojme vetem drejtesi, ate qe eshte e drejte.

Mehdiu sa qenka i pafat qenka edhe i trashe edhe i paburre.

Supozimi se kane qene mina me sahat, nuk i heq pergjegjsin.

Mehdiu, o te thote te drejten per Gerdecin, o te rrije urte e te mos kerkoje poste.

 

Drini

Une jam nje njeri qe kam qene dhe mbetem dhe do te jem gjithmone i perkushtuar drejt te drejtave te njeriut, lirise te shprehjes, presupozimit te pafajesise derisa ajo te provohet ne nje gjyq te drejte dhe te paanshem.

Prokuroria kur ndodh nje krim i permasave te tilla, ka te drejte te arrestoje ose te shoqeroje ne ambjentet e prokurorise te gjith te dyshuarit, nga ku pastaj vendoset masa e paraburgimit ose e lenies ne liri me kusht derisa te ngrihet akuza. Kjo prokurori nuk ka bere as detyrat e saja minimale.

Une nuk behem sarkastik kur them qe Mediu i ka dal borxhit robve ne te gjitha anet. Nuk eshte faji i tij qe kemi nje prokurori qe nuk vepron.

Nuk e di se shteti i kujt qenka ky palo shtet qe vriten 26 shqipetare ne mes te dites me diell dhe askush nuk mban pergjegjesi, qe askush nuk vepron, qe nuk merren masa per parandalim te masakres te rradhes, por i kujdo qofte ky shtet, nje gje eshte e sigurte, qe nuk eshte i popullit shqiptar.

Te mos flasim fare per pergjegjesite me te vogla, sic ishin kushtet e punes ne ate fabrike qe i pame nepermjet pamjeve filmike, pa piken minimale te sigurise, ku robt, femije, gra shtatzane, pleq e plaka punonin si ne minierat e Siera Leones, apo si fakiret ne manufakturat e Bombait dhe Bangladeshit.

TURP, TURP TURP , 100 here turp per keta zagare qe i kan ulur aq poshte shqiptaret , si asnjehere ne histori.

une s'e ha ket teorine e minave me sahat edhe sikur te dalin e ta deklarojne si 100% te vertete...jo kaq vone, jo tani qe ky u vu prape ne qeveri.

 Mu po me pelqeka "konfidenca" e drejtorit te Policise me Prokuroren. Nuk e dija qe faktet nga vendngjarja u niskan me "konfidencial", kurse dosja zyrtare qenka e bardhe. 

Une mendoja se ky Mediu donte te bente te tjeret budallenj, po ky i shkreti qenka idiot per vete.

Po nuk ke faj ti mor Medi qe llap tashti,se u bone milioner me euro ne Gerdec dhe tani na shpik historira me mina me sahat,vrave e plagose me qindra te mjere dhe tani na behesh prape minister,nuk e di ca te them se ti  nuk ke cipe. Po ke gjet, se atyre qe i vrave babe e nene dalin duke bo fushate per Edi Ramen nuk morin nje sopate ...........

po ke gjet,se atyre qe i vrave babe e nene dalin duke bo fushate per Edi Ramen nuk morin nje sopate me ta ca kafken.

Faktikisht Gerdeci voti per Salen.  Si eshte ajo shprehja... **** nonen qe te thone babe.

Mediu nuk eshte hic idiot, bile eshte per ti hequr kapelen se ka mesuar shume nga berisha. Ai thjesht po hedh tym dhe jam i sigurte qe gjysma e atyre qe lexojne lajmet e kane besuar mediun i cili tani do filloje te duket si burre i mire bile edhe si viktime qe i kane rene ne qafe kot. Nuk do cuditesha sikur te dilte e te thoshte qe fajin e pati roja se kishte vene alarmin e sahatit te mines per tu zgjuar nga gjumi i drekes dhe keshtu mori ne qafe nje fshat te tere.

Ky Mediu ta kete menduar vete kete punen e mines me sahat apo ka pare filmin "Ne fillim te veres"

Trim i xha Brahos!

Berisha - "Kush e vrau kapural Peligrinin?" Flisni pa frike! Ju keni mbrojten e organeve tona! Pse heshtni?! Askush nuk del i gjalle pa zbuluar banditet!"

Mediu monolog -"Pak kohe ka mbetur, shperthimi do te zhduk gjithcka! Duhen "shpetuar" shoket!"

Mediu - "Une e vrava!"

Berisha - "Me ke tjeter?"

Mediu - "Vetem, e vrava se me fyu rende"

Berisha - "ha ha ha a e degjuat zoterinj?"

Berisha monolog - "Qenka djale trim s'po me nxjerr  mua"

........

Berisha -"Po ushtar Moretin dhe 26 te tjeret kush i vrau?"

Mediu - "Une!"

Berisha - "edhe ai te fyu rende ehh?

Mediu - "Jo! Toka jone nuk i duron dot çibanet e huaj! Ne i zhdukim !"faktet"   smiley

Shkelzen Berisha  - "Trim i xha Brahos!" smiley

O Fatje, nuk ka lidhje nese municionet shperthyn ngaqe ndezi nanjoni cigaren, ishte akt sabotazhi, apo bombardun alienet me protone me shpejtesine e drites.

Edhe shkrepsja qe o shkrepse thote WARNING: keep away fromreach of children, etj, etj. ME fjale te tjera kerko KUJDES e masa parandaluese. Nuk e di se mund te quhet e kujdesshme mbledhja e 3mije ton municioneve ngjitur me nje qender te banuar. Si e dhe ket urdher ti mer daje?

Pastaj, ti vete ke thene qe keto arme duhen asgjesuar sepse ato jane nje rrezik konstant per sigurine ne Shqiperi. Po si ne te sat ëme, qenkan rrezik ne maje te maleve e neper depo e rifuxho, e nuk qenkan rrezik ti mbledhesh ne nje qender te banuar?!?!?!?!

Po s'ke faj ti mer daje jo. Gjen e ben. Po ty ishalla te bofte Zoti 1/100 e asaj qe u ke bo atyne njerezve, se te jete per shtetin e drejtesine tone t'i minister mbetesh per 1mije vjet!

Ka dhe dokumente te tjera kofidenciale te policise. Flitet per disa dokumente te gjetura nga policia ne vendin e ngjarjes. Nje dokumenti i perket Kosta Trebickes ndersa tjetri eshte nje teser partie i PS qe i perket Edi Rames. Motivet jane te qarta.....

Hmmm pak pak nga pak po i ngushtehet laku fajtoreve te vertete.

 Ceshte kjo idiotesi. Ky karagjoz kerkon te shpetoje duka ja futur prokurorise. Nuk eshte pare ne ndonje vend kjo ide idiotesh.

perpara shiko se per çfare e akuzojne njehere. per mos respektim te KUSHTEVE ne nje qender me lende eksplozuese. 

po ku tjeter dhe nga kush respektektohen KUSHTET ne shqiperi ?

a e pe qe ne stadiumin qemal stafa nuk ka uje te ngrohte, tek dhomat e zhveshjes se gjyqetareve, pas nje ndeshjeje NDERKOMBETARE (le luajtur pardje), nuk ka nevojtore per FEMRAT, ne stadium gjenden copa guri, balta ka mbuluar ndenjeset, etj. po per keto kush e ka fajin ?

po per pluhurin ne qytet, kokat e shemtuara te shqiptareve, injorancen e tyre, etj, kush e ka fajin ? ky mediu apo sala apo rama ?

une them se dhe ti ke faj ketu, patjeter, mjafton te shohesh postet debile qe debiton.

Falemindreit per cilesimin e postimeve.

Duket qe kerkesa tende ka te beje per kualitete mendimi.  Por nderkohe mund te jepje mendimin tend e jo nje tufe pyetjesh qe mund t`i kaloje tek tema per kushtet ne stadiume, nevojtore femrash a meshkujsh, etj. sipas tematikes.

Ketu e kishim fjalen per minat me sahat te Mediut, karagjozit ne tufen e karagjozeve. Megjithate nuk te nderhyj ne pyetesor, por jep ndonje mendim ndryshe.

Une te kuptoj qe shkruan nga emigracioni (jo sigurisht), e jeton mbase jeten qytetare franceze, e revolta tende fillon me krahasimin e atij vendi ndaj atij qe ke lene, e pastaj vazhdon me pamjen e bukur ose te shemtuar te kokave te shqiptareve, diturine a kulturen e tyre. Duket nga menyra e reagimit, eshte rrjedhoje nga nje "revollte fshatareske" per ate qe duhet, por jo se si ta bejme qe te jete.

Them "fshatareske" si konkluzion timin, sepse dikur ne Greqi, kam njohur ose kam patur te bej prej zorit ose rastesise, me provinciale qe shanin cdo gje shqiptare. Ta shkruaj sinqerisht kete qe, nuk varet fare prej shkollimit por prej origjines ose prej gjendjes amorfe ku je rritur.

Ndryshimi shoqerohet me coroditje te madhe. Ndonjehere tjeter do te ta shtjelloj.

 e ule tonin heeee ? apo bleve pasqyre ?

mos e ngrej zonin atehere duke lujt moralistet, po mbaj vendin tend.

ta kisha fjalen se tjeter eshte te vjedhesh e te perfitosh nga detyra, e tjeter te jesh minister e te te shpertheje nje depo, nga mijerat, qe ministria tende ka nen yqem. 

nuk eshte faji tij per vdekjen e te pafajshmeve te gerdecit, po te mos t'i kete vrare me qellim. fabrika shperthejne edhe ne bote, po fajin asnjeri nuk ja ve ministrit aq me teper qe ky nuk eshte, pothuaj kurre, specialist por politikan. 

tjeter gje pastaj qe ministri vete, ne keto raste jep doreheqjen.

mos harro se po ta mbanin per fajtor te vertete, zgjedhesit nuk do ta votonin kete trimin. jini pra me realiste ne gjykim, e jo vetem atehere pasi dikush ju tregon limitet. smiley

 hajdar, zgjedhesit shqiptare jane njesoj si zgjedhesit italiane, ose le te themi njesoj si ty, bejne arsyetime qyrrore me referenca cirkulare dhe votojne njerez qe jane nen procese penale

Pse ku eshte thene qe ata qe jan me procese penale nuk kane te drejten e zgjedhjes ? Sidomos kur kemi te bejem me nje politikan qe ka dorezuar imunitetin, pikerisht duke i hapur rrugen procesit penal?

Po mir mer meqe s'te pelqeka ty m'gjej nje rast ne Angli nga 1700 deri sot kur dikush me proces penal te hapur qenka zgjedh e qenka bere minister ose kryeminister

 pse e quan proçes penal e jo gjyqesor ?

Po pse duhet patjeter qe kete nje rast ne Angli? Une te pyeta me cfar ligji apo morali i perkufizohet e drejta dikujt qe i eshte hapur nje proces? Sidomos kur ai vete ka dorezuar imunitetin duke i hapur rruge procesit??

 

 po pra, me ligj nuk i kufizohet por me moral po, prandaj te pyeta "gjej nje rast" dhe nuk do gjesh dot asnje rast ne asnje nga vendet anglo-saksone te kontinentit tone pikerisht per ceshtje morali. nderkohe qe ke nje rast me flagrant se ky i yni ne itali

hajdaro, shperdorim detyre eshte ceshtje penale, nderkohe qe "ceshtje gjyqesore" eshte edhe me u nda me grune fjala vjen.

 nuk eshte shperdorim detyre, pakujdesia ne pune ose me drejt aq di aq ben. shperdorim nga vete fjala do te thote kur ti detyren tende e perdor per qellime te tjera, jashte funksionit baze te saj. kur nuk kryen as funksionet je thjesht i paafte e shefat te shkarkojne nga detyra. 

pastaj cilesimi penal ose gjyqesor varet nga gjykata e cila shqyrton çeshtjen dhe mbi çfare kodi (civil ose penal) e mbeshtet. 

nje kriminel ose hajdut e gjykon nje gjykate penale, nje ushtarak nje gjykate ushtarake, nje shtetas nje gjykate civile, etj. ne france ka dhe gjykata te prudhommes qe merren vetem me marredheniet (konfliktet) ne pune.

ne shqiperi nuk di si jane punet, prandaj dhe te pyta ku e mbeshtet ti ate "penal".

Fshatare te zones jo te trainuar qe punonin ne nje strukture jo te pershtatshme dhe obsolete dhe pa plotesuar kushtet me elementare te sigurise...

Sigurisht qe ishte nje bombe me sahat! Ne nje fare menyre Mediu ka te drejte. Problemi eshte se ai s'kupton (ne fakt nuk do qe te kuptoje) se sahatin e aktivizoi ai vete.

Toni varet se si te vjen, por per plehren nuk mund ta ul. Flas per moralin.

Edhe nje here, meqe nuk ta nxe, ose  te vjen ndopak embelsira indirekt (nuk jam fare i sigurte): kur je kandidat per burg ( kete nu ka se si ta diskutosh) nuk mund te jesh kandidat per deputet. Aq me pak ne aulen qeveritare ku jam i detyruar ta shikoj cdo mbremje me detyrim, para ekranit.

Pasi ketu fillon horrlleku ne grup Tek vota), pra na ndihmojne bashkefajtoret, ose bashkepuntoret ose bashkefalminderoret, per tu kaluar kloni i votes( une jam ketu dhe i dalloj shume mire ata shqipot me koke me gunge nga ata kokecivilizuarit) fillon dhe akraballiku yt llogjik.

Kandidati per burg nuk ka dallim nga ai qe ka vrare, nga ai qe ka vjedhur si dhe nga ky qe ka nenshkruar dokument te qellimeshme ose jo te qellimeshme (sepse eshte i paafte ose i pafat) per te perfituar vete dhe ne grup. Pasi te lirohet nga kandidatura per burg, atij le t`i kalojne te gjitha onorificensat, morale dhe materiale.

Ne bote shpesh thuhet qe ministri dha doreheqjen per te rivendosur pozicionin moral te tij. Ai eshte obligim moral i personalitetit te politikanit. Nese nuk rivendos personalitetin moral, qe ti beson se Mehdiu e ka!!!!!(ndersa une e quaj manipulator dhe skile politike), pra jemi ekstremisht ndryshe, ma justifiko moralin e skiles e mos u merr me qellimin se si shkruaj une.

Une shkruaj se me dhemb goditja morale qe na jep ne shoqeri ai plehre, i cili eshte precedent qelbesirlleku i pa mase. Shkruaj per shoqerine time qytetare.

Kaq. Heres tjeter mbase do te vije me objektivisht e me lart tonaliteti.

Nuk e di nqs i thurre per mua keto pantallonat me lart. Nqs jo injoroe kete pergjigje po nuk e pate qejf.

Tani, une nuk jam dakort me ate perkufizimin tend qe po ishe kandidat per burg nuk ka se si te jesh kandidat per deputet. Do i binte gjate ta sqaronim, por po deshe hap teme dhe e sqarojme.

Une thjesht mendoj se persa i perket tragjedise te Gerdecit ( ne fakt duhet te perdorim fjalen MASAKER) duhet qe te vendosen pikat mbi i.

Prokuroria ka ngritur nje akuza qesharake, megjithse nuk  ka  shqiptar qe mos te jete i bindur ne koken e vet nga ajo cka pare, cka degjuar, dhe cka i thote instikti i tij kur ka te beje me politikanet e Shqiperise, qe Gerdeci ishte nje nderrmarje korupsioni, ku njerezit punonin si ata fakiret ne manufakturat e Bangladeshit dhe Bombait, ku rrembythje e llum shoqeror te tipit Delijorgji benin miliona ne kurriz te shtetit shqiptar ne bashkepunim me pushtetaret shqiptar, dhe ku papergjegjesia, babezia, injoranca, anadolleku, paaftesia totale, legenizmi, e cte them tjeter, vrane me doren e  shtetit  26 shqiptare.

Cfar ka bere opozita????

Cfar ka bere prokuroria?????

Cfar ka bere drejtesia????

Dhe duke pare gjith kete farse, cfar po ben presidenti ?????

Keto jan pyetjet e verteta, dhe jo pse hyn ne qeveri Mediu. Dhe jo petileshi drejtuar Berishes.

Nuk ka si te kete as gjyq popullor, as gjyq moral ketu, Mediu eshte i pafajshem. Do ishte me e udhes sipas teje po te mos e kishte dorezuar imunitetin Mediu, dhe ne kete menyre te mos kishte lejuar procesin kunder tij duke ardhur sot ne qeveri pa pasur nje  proces mbas vetes ????

ps. Kandidat per burg jemi te gjith, kjo nuk ja heq te drejten per tu zgjedhur.

 

 

 

 Fshatare te zones jo te trainuar qe punonin ne nje strukture jo te pershtatshme dhe obsolete dhe pa plotesuar kushtet me elementare te sigurise...

gjithe shqiperia punon ne keto kushte, duhet te gjithe ti futesh ne burg atehere. ose ndryshe te gjithe ti falesh. jo vetem aty ku shperthen nga rastesia te fillosh te gjesh pergjegjesit, duke luajtur per me teper te moralshmin, qe jeton ne hene.

Tmsomoja nuk ishte pergjigja per ty por per hajdarin te cilit veshtire ti shkojne pantallonat sido qe te ja qepin.

per pergjigjen tend arsyetuese pak llogjike prej kesaj times:

Une nuk e prezumoj fajesine e tij. Pra nuk duhet te konsumosh kohe duke thene qe ai nuk ka bere faj sepse nuk ja kane mbeshtjelle ne gjyq.

Por ti thua gabim qe edhe une edhe ti jemi kandidate per burg. Formulimi im "kandidat per burg" eshte ai person qe i fillon nje ceshtje prej prokurorise qe eshte Organi i Akuzes se Shtetit. Po ta lesh te lire ate Organ, ai te ben gjemen, por ja qe eshte gjykata qe e vendos e te te cilit ai dreq avokat fillon e ja prish mendjen ose i thote qe mos e degjo vetem akuzuesin se kam edhe une nje variant. Deri ketu mua nuk me shkon te kem problem ndonjehere, Dhente Zoti. Dhe une jam i lire te shkruaj per moralin ashtu si ti e ne te dy mund edhe te kandidojme t`i zeme vendin edhe kryeministrit. POR AI JO.

Por une mund te shkoj tek ai gjykates per ceshtje civile, qe jemi larg ketij problemi qe po diskutojme, e nuk eshte nevoja, se me duhet pastaj te marr shembull gruan, djalin, mamane a ndonje komshi.

Nese kete pelivanin politikan kur duam ta qerojme (s`e kemi ne dore hic) nga skena e nga syte, e te mos i japim me te drejte te kete asnje lek ne administrim prej mundit tim ( jo tendit sepse mund te jesh jasht Shqiperie) ne kete shoqeri, nuk do te thote qe ai eshte kodoshi i vetem qe llapuqitet ne kete pellg. Ai eshte precedent skandaloz. Dhe ky precedent skandaloz i hap rrugen asaj qe quhet Cthurja e Madhe.

Nese une shkoj sipas llogjikes se nje hadari, nuk kam te drejte te them qe, edhe gjeneralin nuk duhet ta shkarkojme, e le te jete shef prapavije per shembull, shefin e prapavijes se ushtrise ta bejne z/shef shtabi, e ata te gjirthe le te vazhdojne te punojne se po bejme prezumimin e fajesise.

A nuk me del pyetja prej llogjikes sime te cunguar, e te them, cfare dallimi kane gjeneralet prej politikanit Fatmir Mediu, nuk jane edhe ata ne te njejtin pozicion para MORALIT?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).