Emigrantët, miliona lekë për dasma dhe shoping

Numër i paparë dasmash në hapësirën kohore të vetëm një muaji në Durrës, ky është vetëm një prej bilanceve të sezonit veror kur në qytetin bregdetar vërshojnë emigrantët e ardhur nga vende të ndryshme të botës. Emigrantët e fejuar kanë shfrytëzuar sezonin veror për të bërë dasmat e tyre, por edhe për të blerë apartamente, mobiluar shtëpitë e tyre dhe për t’u kujdesur për shëndetin e tyre dentar. Sipas Shoqatës së Stomatologëve në Durrës, shumica e tyre i shfrytëzuan edhe këtë sezon veror pushimet për të riparuar dhëmbët, pasi në Perëndim vlera e këtij shërbimi arrin shifra mjaft të larta në një kohë që te ne aplikohen çmime krejtësisht të ndryshme. Në këto kushte, të vetmit që ende nuk kanë shkuar me pushime, janë personelet e restoranteve, dentistët, orkestrat e dasmave, kameramanët dhe gratë që shërbejnë nëpër sallonet e bukurisë. Pa dyshim këto janë ndër bizneset që ia shohin më tepër leverdinë stinës së nxehtë. Në 1 muaj, në gjithë rrethin e Durrësit, janë martuar afërsisht 1000 çifte, pjesa dërrmuese e të cilëve janë emigrantë në vende të ndryshme të Evropës. Natyrisht, po kaq është numri i nuseve që janë rregulluar nëpër sallonet e bukurisë, ndërsa radhët te dentistët kanë nisur që në muajin korrik.

Dasmat dhe blerjet

Muaji gusht në Durrës ka pasur boom dasmash. Edhe pse statistikat janë operative, flitet për më shumë se 1000 dasma në të gjithë Durrësin, kurse muzika e tyre dëgjohet në drekë dhe në darkë.

Një situatë e tillë ngjet, pasi Durrësi ka mbi 80 mijë emigrantë jashtë vendit, si në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër e gjetkë. Dasmat kanë hapur punë për restorantet e njohura, për sallonet e bukurisë, për orkestrat e dasmave, për kameramanët e për të tjera biznese që lidhen me organizmin e dasmave. Çiftet e reja deklarojnë se kanë zgjedhur vendin e tyre për t’u martuar për arsye se në vendet ku ata qëndrojnë, e kanë të pamundur një gjë të tillë, pasi dasmorët nuk kanë viza për të udhëtuar jashtë vendit.

Biznesi, i kënaqur

Në përgjithësi, biznesi në Durrës shprehet i kënaqur nga sezoni që sapo u mbyll. Një sektor i biznesit shëndetësor që mezi e pret stinën e verës janë stomatologët ose siç njihen në gjuhën e përditshme, dentistët. Ka vite që emigrantët shfrytëzojnë pushimet e verës për të riparuar dhëmbët e kryesisht për të vënë ura e proteza. Në Durrës, një dhëmb porcelani kushton nga 8 mijë deri 10 mijë lekë, ndërsa një dhëmb i cilësisë më të lartë deri 20 mijë lekë. Ndërkohë, jashtë vendit ky shërbim është nga 7 deri 10 herë më i lartë se te ne. Kjo ngjet, se stomatologët tanë furnizohen me shumicë me materiale dentare, kryesisht dhëmbë dhe kunja platini për implantime, nëpër laboratorë jashtë vendit. Çmimet në të tilla raste janë disa herë më të lira sesa kur gjenden me pakicë si dorë e dytë. Janë me mijëra dhëmbët dhe protezat e vëna nëpër klinikat dentare të Durrësit. Edhe gjatë kësaj vere, janë miliona lekë të harxhuara nga emigrantët për dasma e shoping.
 

47 Komente

Sipas Shoqatës së Stomatologëve në Durrës, shumica e tyre i shfrytëzuan edhe këtë sezon veror pushimet për të riparuar dhëmbët, pasi në Perëndim vlera e këtij shërbimi arrin shifra mjaft të larta në një kohë që te ne aplikohen çmime krejtësisht të ndryshme.

Po si jo re, sidomos emigrantet qe vijne nga Zimbabwe se te tjeret s'vijne te masakrojne gojen ne Shqiperi dhe te marrin dhe ndonje semundje me ate higjiene qe gjen ne kabinetet dentare atje. Ne te njejten kategori hyn dhe nje pjese e konsiderueshme e atyre qe importojne burra/gra nga Shqiperia dhe qe jane te djegur per pak perkedhelje egot nga bashkevuajtesit e dikurshem, duke e shfaqur ne dasma me 400 vete ne te. Te tjeret kane sigurime shendetesore jashte vendit, dasmat i bejne jashte me gjithe njerezit e tyre(ose ju cojne ftesat dhe ju paguajne udhetimin, ose presin derisa te ju jepet mundesia te jene prezente) dhe s'kane nevoje te importojne mish te bardhe, te paintegruar me formen e jeteses te tyre nga Shqiperia.

Po si jo re, sidomos emigrantet qe vijne nga Zimbabwe se te tjeret s'vijne te masakrojne gojen ne Shqiperi dhe te marrin dhe ndonje semundje me ate higjiene qe gjen ne kabinetet dentare atje.

Ej, oj goc, po ti mos fol per gjona qe si di.

Seriozisht !

 te tjeret kane sigurime shendetesore jashte vendit, dasmat i bejne jashte me gjithe njerezit e tyre(ose ju cojne ftesat dhe ju paguajne udhetimin, ose presin derisa te ju jepet mundesia te jene prezente) dhe s'kane nevoje te importojne mish te bardhe, te paintegruar me formen e jeteses te tyre nga Shqiperia.

Le qe kot, se di a flet me menje apo me cer flet

 

La_rosée, un verre de rosé?

Absolutisht po! Jam ne nje damar saignée-je sot.

Atëhere të ngelet vetëm ta imagjinosh. smiley

 Bukuri. Vjen e gjen nusen, e mballos me dhembe te ra (eshte gegnisht kjo apo e kam gabim) dhe e merr me vehte.

Ide fantastike biznesi per qendra one-stop shop, mundesisht drive-in. Futet tek sporteli i pare, fejohet dhe mbasi vene unazat futet tek sporteli i dyte, i mbushin dhembet te dyve dhe tek sporteli i trete martohen. Mbase duhet dhe nje sportel per te nxjerre pasaportat e reja. smiley

Po ku i ben derman rozeja kesaj o ashes, kjo do 1liter uje te ftohte qe te qetesohet nga Hennesy XO qe ka pire.

O La_Rosee, o shoqe, e ke idene ti te demografise se shqiptareve dhe sidomos te emigranteve shqiptare? E ke idene ti te parase, apo ne mendafsh ke lindur e ne kashmir do vdesesh? Aman o goce, se je dhe goce me shkolle, permbaju pak e mos thuaj gjera per te cilat do te beheshe pishman po t'i mendoje edhe nje minute me shume. Emigrantet shqiptare sipas teje qenkan konsumatore masive te xhazit e rozese, turiste ne Karaibe, pronare avionesh xhet. Ekziston nje shkence qe quhet statistike, nuk eshte per t'u pasur te rafti, po per t'u perdorur ne ndihme te te ashtuquajturit common sense (sens qe edhe statisticienet i ndihmon hera-here).

Dhe ti do paguaje si rosé-ne, ashtu dhe Hennessy XO? Mire. Jam dakord. Shohim se deri ku mund te arrish te me kenaqesh me aq sa ke ne xhep ne kete moment.

Tropo, eshte e veshtire qe te kuptosh qe nje pjese e mire e emigranteve jane totalisht te pavarur nga Shqiperia, he? Idea qe keto njerez kane nje realitet me te mire, behet e pakontrollueshme kur s'ke si ta balancosh me frazat e tipit: vijne ne Shqiperi dhe per dhembet, Vijne ne Shqiperi per nuse/burre,...

Jazz, fildish,...?Pse jo?! Duhet te jesh ambicioz/e ne jete! Sidoqofte, nje shembull te ca llogarive qe ti te kuptosh realitetin tend: te premten isha tek dentisti im, specialist, pagova rreth 170 euro per kontrollin e radhes dhe nje trajtim te vogel. Sigurimet e mija shendetesore me rimbursuan 159 euro ne llogarine time bankare. I bie te kem paguar rreth 11 euro.

Sa per emigrantet, te pakten ne 4 te tjeret qe po komunikojme zimbabvezce me ty i kemi pare e i kemi ngrene sa na eshte ngopur barku, po asnje s'ka pasur shijen tende. Vajze, ne e dime dhe kemi rikonfirmuar per te disaten here tashme qe ti je e rralle.

Tani hap librin e statistikes. Pastaj hap fjalorin dhe kupto c'dmth 'nje pjese e mire'.

(PS: Ambicja ime ne jete eshte te me paguaje mua dentisti, sepse ne shba nuk kam paguar po as edhe nje 'kore', zimbabvezce kjo per 25 cent. Ndersa realitetin tim te ketushem s'po e komentoj, sepse eshte ashiqare qe ti e kupton me mire se une.)

po as edhe nje 'kore',

smiley

Ka edhe nje shprehje tjeter, qe e kam degju nga shqiptare te vjeter te Kenerikes: S'kam pagu as edhe nji peni t'kuq!

Sa per emigrantet,... i kemi pare e i kemi ngrene sa na eshte ngopur barku

Ahh, kuptoj thartesine atehere. Sdq, jam ende ne pritje te rosé-se time dhe Hennessy-t XO qe me premtove.

Ambicja ime ne jete eshte te me paguaje mua dentisti, sepse ne shba nuk kam paguar po as edhe nje 'kore', zimbabvezce kjo per 25 cent.

S'ishte tamam ajo qe kisha nder mend kur fola per ambicje, sdq ...

La_rosee, me miresine me te madhe po te informoj qe ajo fjali ka kuptimin 'kemi jetuar mjaftueshem jashte per te ditur c'behet, si personalisht, si mes emigrantesh te tjere' dmth s'po flet njeri qesim. Megjithate, e terheq ate fjali. Se te dish qe kali eshte kale e gomari gomar nuk ka nevoje te kesh qene ne fshat, mjafton te kesh bere abetaren.

Sa per emigrantet, deri tani s'ka pa keq njeri prej tyre. Ata harxhojne e ne na dhemb xhepi. Hej, bela!

S'kam pagu as edhe nji peni t'kuq...hehehehehe . Do jene kenerikas jo pe Korce bre , se ata i thone edhe peni te rosste ....

Do jene kenerikas jo pe Korce

Ncuk!

Prespare!

Robt me shqipen mo t'omel n'bote! Seriozisht!

T'mendosh qe nuk eshte as dialekti im!

Muzike!

Do kete qene djali Zarockare qe e ka thone aq omel , "e roosste " se perketej  qafes ......ne shengjergj i thone " e bakerte" smiley

Mos u zini kot, te riparimi i dhembeve futet edhe fjala vjen vendosja e kllufit, dhe kllufin s'ta rimbursojne sigurimet shendetesore asgjekundi, o do e paguash vete te dentisti o do blesh 4 kllufa 5 euro te automati smiley Keshtuqe emigranteve i bie me mire ti vendosin kllufat ne shqiperi.  

O Teprizme, qafsha per Zotin qe po m'vje me t'sha rondshem! Po si mi paske rrogen me te modhe se une ti ene s'na paske thone gjo. Jo se perndryshe s'te le "Rosée" me i pagu gjo.

Selfooooooooooooo! ndihme pash Zotin! tregoji pak ksaj se sa o numri i zvicerrionve qe i bojne dhomet m'Froncet!

Se una po i tregoj vetem nje histori te shkurter te nje shoqes time franceze. Ajo eshte e martuar me nje çun me origjine shqiptare nga FYROM-i, dhe shko atje çdo vere (keta francezet jane pabuksa e nuk kone mundesi me bo pushime si "nje pjese e mire" e emigranteve shqiptare). Do ti qe bo ene dhomet. Deri ktu s'ka nai gjo do thoni ju se n'fun t'funit, katnare Fronce qe s'ka mundesi, siç e thame mo nolt. Po halli jone i modh o se dentisti vet m'Froncet nai thote i dite : "Me kete pune qe ka bo me dhomet e tuja ai kolegu im atje, shyqyr qe s'shko mo shpesh se do kisha humb je paciente!"

Noshti do boni sevap ju me mu t'shkretin ene te me gjeni nje psikolog qe te analizoje kto perlat qe nxjerr kjo vena e dalme boje! Se pernryshe ne do vazhdojme te vertetojme shprehjen popullore "hudh budallai i gur m'lume, ene myten "te mençmit" tu e kerku"

O Mrroklle, me ke shkri me ate llafin Kenerike, se kur ma ka kallxu nje shoqja ime kenerikse, se per çar e thojshin jom habis komplet. Po mos te te reji menia se keni vetem ju kshu perlash. Kur filloi emigracioni masiv drejt Inglise, nigjojshe rregullisht "kandidatet" te thonin se do ikshin nga Kalajse, qe na ishte menyra se si e lexojshin ata Calais (ne frengjisht lexohet kal&eacutesmiley

Selfooooooooooooo! ndihme pash Zotin! tregoji pak ksaj se sa o numri i zvicerrionve qe i bojne dhomet m'Froncet!

Po te ndihmoj, por nuk e di se sa pune ben. Une nuk e di se  sa eshte numri i Zviceraneve qe i bejne dhembet ne France, por une i kam bere (dhe te shtunen bile, se francezet na duan smiley ). Di qe nje numer i konsiderueshem bashkepatriotesh zvicerane shkojne ne France, ne Gjermani dhe ne Ceki per te bere dhembet, kjo e fundit eshte shume ne mode.

Kam shku shpesh te dentisti shqiptar e deri tani jam si kokrra molles si me shendet, si me portofol. Streptokoku me ka rrujt te ligat. Edhe stafilokoku gishtin e mesit te dores me ka pa.

Dentist Neziri eshte pak tip i rende e nuk flet shume, vetem Hap gojen, Mos e lag me gjuhe, Mos leviz thote, po ja kam bere hallall.  Jo per gje po ketu ne plot raste ato revistat Vogue, Marieclaire, poltronen "Frau" ne lekure te bardhe ne sallen e pritjes dhe muziken new-age ne sallen e punes i kam paguar sa qimet e kokes.

Ik e hunter se qeke ene ti pabuks qe s'me mundesi per te shkuar ne dentiste klasi si "nje pjese e mire" e emigranteve shqiptare! hahahaha

Po sa e forte se ene ai shoku im qe kom permen me nolt e ka mbiemrin Neziri!

o sarac t'kam pershendet ne nje cep tjeter. te jete per alkool qeras edhe rozene une, jo me ty. bujrum, e di venin smiley

Ja keto si jane organizuar:

Dental Tourism: Best Hospital For Dental Treatments - Plan Your Dental Trip Right Now!

Edhe dhembet i rregullon, edhe plazh ben, edhe ngjyre çokollate merr, edhe nonji hungareze e takon.

 

 

 

Per hir te temes, bisedova me nje mikeshen time, dentiste ketu ne token e mundsive te pafundme, dhe me dha kete liste cmimesh qe ajo faturon per punet e saj.

Mbushje dhemballesh me pastrim rrenje smiley600-1300

Kurora: $850-1400

Ura: $1600-4200

Personalisht, nuk i kam var shpresat te plani i Obames, por per ata qe i kane var, hallall pushimet multifunksionale ne Shqiperi!!

Isha me pushime sivjet dhe vizitova ene Durresin, pashe plot maqina me katunare qe bllokonin rruget me kolona e me bori qe ta merrte vesh bota cer do boshin ate dite m'darke n'krevat. Po prap ate dyqanin "RIAFTESIM KEPUCESH" ke stacioni i trenit nuk e gjeta. Na myti globalizimi.

 Une kam pershtypjen se turistet emigrante, lejne me shum euro ne Shqiperi se sa turistet kosovare, perendimore, lindore etj., e kjo gje pikerisht se merren me dhembet, shtepite, dasmat etj. Prandaj duhet qe qeverite shqiptare, tu krijojne lehtesira atyre kur vijne aty, dhe jo ti pengoje me lloj-lloj burokracish e hafijesh. 

Si jepet honorari per shkrimet e botuara ne gazetat shqiptare? Ne baze te numrit te fjaleve? Se ky shkrim mund te ishte permbledhur ne nje paragraf te vetem dhe nuk ishte e nevojshme te perseritej ne tre paragrafe i njejti mendim. Apo artikull shkruesi ecen me moton "perseritja nena e dijes"?

Per te tjerat jam dakort, pushimet multifunksionale jane te nevojshme, sepse vetem ne kete menyre mund te gjejme ustane, pllakat e dyshemese, bojaxhiun, etj per shtepite qe kemi blere apo po ndertojme. Pastaj nese na ftojne edhe ne ndonje dasem c'te keqe ka? smiley (sidomos pasi dhendri ka bere dhembet e s'mund te flase dot nga dhimbja e protezave te reja apo kellefave te vene)

Po qe ka ca qe ja fusin kot...

La rosee (me theks ke e-ja)/ Ka i llafe turpi: "turizmi dentar" dhe Shqiperia qe ka çmimet me te ulta ne Evrope per dhembet dhe nese di te orientohesh ka klinika po aq cilesore mund te bente goxha pune me kete... Jo vetem emigrantet por edhe mjaft te huaj (Greke dhe Italiane) vijne per te bere dhembet ne Shqiperi tani mund te themi qindra syresh, nja tre kater i kam takuar... Edhe pse te zotet e fushes thone qe jemi pas, numri i te huajve qe bejne dhembet ne kroaci e vende te tjera te ballkanit eshte me i madh...

Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare rreth 1 milion dhe njekohesisht frekuentuesit me te shpeshte te memedheut punojne ne plantacionet e domateve dhe duhanit apo kantieret e ndertimit dhe jo nuk kane para me pagu as dhembet as bilete avioni dhe vijne me traget ne klas te trete ose me autobus Athine-Tirane... Po keshtu shumica e pjeses tjeter qe mund te kene noj pune me te hajrit.. ata si thu ti i perkasin tjeter grupi dhe jane pak shume pak... 

Hajt me te mira

 

 

 

Preventivi ne Nord_ovest (Itali) 2 dhembe + ura = 2400 euro, koha 3 muaj

Preventivi ne Durres 2 dhembe + ura = 300 euro, kohezgjatja 4 dite.

Dasma ketu 70 euro per person.

Dasma ne Durres 20 euro per person.

Salloni i bukurise (ketu cdo gje behet veç e ve&ccedilsmiley 1200 euro fustani(duhet ta blesh) + 300 krehja + 300 truku.

Ne Durres 400 euro 2 fustane(me qera) + 250 euro salloni

P.s x La_Rosèe: Je kaq femer e sofistikuar saqe jam i bindur se edhe makinen e nget kembe permbi kembe.

nuk thoni qe shyqyr qe shkojne emigrantet per ti rregulluar dhembet, se ata qe jane ne shqiperine shkojne te stomatologu vetem per ti shkulur.

Pastaj kjo pune e dasmave eshte normale qe behen ne vere se  vera nje here ne vit eshte , dhe me perpara kur nuk njiheshe emigrimi dasman ne vere beheshin; rralle ne dimer , kur nusja ngelte me barre para kohe.

Edhe e fundit cafre po eksporton shqiperia , vetem importon leket e emigranteve

ksaj i thone me ti numru dhomet mi Elida.

rrofsh rrofsh

kur ta shkul dhomin tjeter, se dhe 5 me kane njel ne goje, nuk do ta hudh ne cati, por ne peshk smiley

Po mi Elidea ke shume te drejte, prandaj te gjithe shqiptaret ne Shqiperi jane bo thuthuqa se jane te gjithe pa dhembe ne goje. Une biles kujtova se ishte moda dhe qesh tu shku me shkul edhe te mite si çun modern si jom!

Hej, sinqerisht, na thoni edhe neve se ku shiten kto pergjithesimet e "pordhes ka kufi"?

Krasta, e di qe eshte hera e pare qe degjoj per "turizem dentar" ne Shqiperi? Aq me teper me ate kualitet higjiene aq te rendomte qe kane kabinetet atje dhe pastaj lexojme neper gazeta kaq raste te reja SIDE, si ka mundesi mer?!Ne jemi dhe njerez t'ndershem! Bile as me vendet e tjera qe kam qene ne kontakt, nuk me ka rastisur te degjoj njeri per kete veprimtari.

Se dyti, s'kuptoj se c'sens ka te jetosh jashte kur s'je ne gjendje te perballosh as kostot minimale te jeteses! Ajo s'eshte jetese, ajo eshte mbijetese nga nje shkuarje ne Shqiperi ne tjetren, gati duke u terhequr zvarre.

Se treti, nje nga arsyet me llogjike se pse njerezit qe njoh s'praktikojne gjera te tilla eshte qe shkuarja tek dentisti behet ne radhe te pare ne forme preventive, pastaj nese eshte e nevojeshme, ne forme kuruese. Nuk pritet te shkosh tek dentisti derisa te behesh per ura ose per shkulje, njeriu i kontrollon cdo pak muaj dhe perdor produktet e duhura.

Se fundmi, ne plantacione te shkojne te punojne, madje le dhe te behen importues mishi te bardhe seksual(ose te murrem nganjehere)dhe te amalgamit, kompozitit ose ionomeresh, porcelani apo kellufesh floriri... ama mos na lodhni kot me keto pergjithesime te tipit vijne ne Shqiperi per te ndrequr dhembet. Shkollat pertoke qe ka Shqiperia, materialet e importuara qe derisa mberrijne ne Shqiperi iu ka ikur koha, nuk bejne shume kredibel nje version te tille. Dhe nese e bejne kredibel, e bejne per ato qe dhe çimento do pranonin ne dhembe, vetem te mos iu dhimbte dhe te mos iu duhej te paguanin para shume.

 ...me kete ritem dhe pak dhe do shohim ne guida turistike: "produkte tipike shqiptare: gjenitale dhe dhembe" bashke me ndonje Lulush te llojit Lizander, qe mundohet te flase gjuhen e xha Muhos te shekullit te 19, ne nje mundim te deshperuar per te bere nje statement prejardhjet, por qe aksidentalisht perfundon ne nje interagim tipik grarie-fshaterie.

Krasta, e di qe eshte hera e pare qe degjoj per "turizem dentar" ne Shqiperi? Aq me teper me ate kualitet higjiene aq te rendomte qe kane kabinetet atje dhe pastaj lexojme neper gazeta kaq raste te reja SIDE, si ka mundesi mer?!Ne jemi dhe njerez t'ndershem! Bile as me vendet e tjera qe kam qene ne kontakt, nuk me ka rastisur te degjoj njeri per kete veprimtari.

Sa raste SIDE di ti ne Shqiperi qe e ka burimin nga dentisti? Nuk po te pyes per mundesite e infektimit me SIDE, por po te pyes konkretisht: Sa raste te raportuara di ti ne Shqiperi qe e kane burimin nga higjiena e dentistit, dhe nga cila prej dy organizatave qe mbulojne SIDEn ne Shqiperi e ke informacionin? Faleminderit.

Je ne gjendje te me raportosh ti nje permbledhje te detajuar te rasteve me SIDA ne Shqiperi + burimin/formen e transmetimit te tyre? Derisa ti te mos jesh ne gjendje ta besh do ndiqen tre burime kryesore transmetimi:

  •  higjiena pertoke ne institucionet shendetesore(dhe ketu ka raste te raportuara SIDE), mungesa e analizave te duhura, database etj.
  • transmetimi ne rruge seksuale
  • transmetimi ne lindje
  • (...)

Dhe pyetja me e rendesishme: ne tere boten, dentistet notifikohen nga shteti per pacientet me aids, lind pyetja: ne çfare forme notifikohen dentistet shqiptare? Ku marrin kurat dentale te prekurit me SIDA??

Poashtu flm postprakisht.

Une i di shifrat dhe fare te sakta (dhe te garantoj qe i di edhe Krasta), por nuk hyj ne lodrat e tua absurde. Hyra per te te thene vetem kaq: ti je nje njeri qe flet pa ditur!

Si fillim, nuk na solle asgje konkrete qe te na binde per te kunderten, perveç rrefimeve te Lulushit-qe te thirri ne mbrojtje- qe vete ti shkon e i ben dhembet poshte-e-lart. Pra s'besoj qe as ketu nuk hyn ndonje fakt diturie, por me teper nje prekje personale(gjera qe mua me sjellin njefare gudulisje humori) dhe nje tentative nihilizmi te rendomte.

Para se te na flasesh per diturite ne mbrojtje te te njohurve te tu, ndriçona pak: ne çfare forme notifikohen dentistet shqiptare per te prekurit me SIDA? Ku marrin kurat dentale te prekurit me SIDA??

Dhe se fundmi, me cfare metodologjie statistike eshte siguruar prejardhja e transmetimit te virusit? Apo thjeshte bazuar sipas rrefimeve...?

 

Sa  shume gjeneralizime ... nuk kuptoj perse censura nuk behet efikase kur ka kaq shume abuzime me informacionet  e pasakta. AMALGAME!

 

La_rosee, pashe zotin e blogjeve na i bere koken daulle. Boll fole si kalama, jo ma trego ti, jo ma trego ti e para, pranoje qe ja fute pak si shume kot, dhe kalo ne ndonje teme tjeter. Edhe njerzit me brilante dhe aspak fodulle bejne gabime ndonjehere. smiley

La-rosee, ti s'e kupton fare me duket, kjo e perkthyer nga shprehja anglisht, you don't get it, do you? smiley

Komplet muhabete pa lidhje fare, po fare, me temen. Historira horrori gjen kudo, sa historira horrori do te te sjell une nga Amerika, me njerez qe vdesin per te ngrene, me njerez qe marrin sida-n apo qe vdesin per faj te mjekeve, etj etj? Dhe ca pastaj? Mos kjo do te thote qe simbas rregullit te treshit Amerika eshte me keq se Afganistani dhe qe ti ke te drejte? Jo natyrisht.

Amerikanet kane nje shprehje te mire: Kur e kupton qe gjendesh ne nje grope, gjeja e pare qe duhet te besh eshte te ndalosh germimin.

Gjithsesi, ti po deshe vazhdosh me orkestralen tende. smiley

 

P.S. Me behet qefi qe e ke kuptuar drejt mos-germimin e gropes kur je brenda ne te, dhe qe ke fshire ato qe kishe shkruar me lart mbasi lexove kete komentin. smiley

Vallaj boll pyke ti, me pyke une qe konsumoj kohen me ty. smileysmiley Grimcen e fajit se ke ti. smiley

P.S. Jo, ne fakt te hoqa sodisfaksionin e dedikimit te kohes. smiley Sic do bej dhe me kete postim.

La rosee, duke dashur me ta ruajtur anonimatin, por kam nje pyetje: Ne cfare moshe keni ikur nga Shqiperia?

 Ndonse La_rosee e dramatizon pakez, une i jap te drejte pjeserisht, sepse nuk me hiqet nga mendja nje lajm qe e kemi lexuar ketu ku bente fjale per nje plake 80 vjeçe qe e kish kap Sida. Tani lind pyetja; ne ç'spital, pavion a dentist/e  e ka marre siden plaka. Se nga ana seksuale nuk besoj ta kete marre, biles dhe ta mendosh nga kjo rruge, me duket çmenduri.  

Tani lind pyetja kryesore; A e zbuluan autoritetet shendetsore se ku e kish marre siden plaka, dhe ç'masa u morren. Kam pershtypjen se ne kete ane, qeveria, shteti, segmente te tyre, as e kane çare me ndere prapanicen. D.m.th. nuk ka pergjegjesi nga autoritetet shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).