Edi Rama, nga elitist në populist

Arsyetimi ynë mbi komunikimin politik të Edi Ramës mbështetet në paradigmën e famshme të Walter Fisher, duke u ndalur veçanërisht në faktorët që cenojnë koherencën narrative të komunikimit politik. Nëpërmjet kësaj qasje, ne do të shohim se modeli i Ramës e humbi koherencën dhe besnikërinë narrative në krye të Partisë Socialiste, teste të cilat masin vërtetësinë dhe besueshmërinë e një fabule. Kjo qasje mund të mos jetë në gjendje të na tregojë nëse një histori është e mirë apo e keqe, e drejtë apo e gabuar, por ky nuk është aspak qëllimi i aplikimit të saj këtu. Qëllimi ynë, siç e zbuluam edhe më lart, është të analizojmë nëse narrativa komunikuese e Edi Ramës, mesazhi ose diskuri i tij ka koherencën dhe besueshmërinë e nevojshme për të tingëlluar vërtetësisht dhe bindshëm. Për më tepër, kur komunikimi shihet si narrativë ose fabul, edhe njerëzit e thjeshtë, pa ekspertizë ose arsyetim të specializuar, mund të gjykojnë nëse është i besueshëm apo jo. Publiku, i marrë si tërësi e paspecializuar në çështjet e komunikimit, mund të vlerësojë kësisoj me kompetencë koherencën dhe besnikërinë e një historie. 
Pyetja që mund të shtrohet në rastin e karakterit tonë kryesor është pra: A përbën narrativa e Edi Ramës si aktor i komunikimit në arenën publike shqiptare një tërësi organike? A është sjellja apo performanca e tij konsistente? Konsistenca e brendshme e një narrative është e ngjashme me linjën e argumentimit në paradigmën racionale, pra përbën logjikën e saj. Ka disa mënyra për të vlerësuar koherencën dhe konsistencën e performancës së një aktori komunikimi. Përballja dhe krahasimi i pohimeve të bëra për çështje të caktuara është një mënyrë. Një mënyrë tjetër është kapja e sjelljeve jokarakteristike për personazhin apo aktorin e komunikimit. Sipas Fisher, tingëllojnë të vërteta ato histori të njerëzve që kanë vijimësi mendimi, motivi dhe veprimi.
Elitisti që u bë... ‘populist’
Gjatë kërkimit tonë rreth Edi Ramës, fillimisht si publicist dhe kritik, mandej si ministër kulture dhe kryetar bashkie dhe së fundi si kryetar i Partisë Socialiste, momentet e koherencës së lëkundur të mendimit, motiveve dhe veprimit të tij janë evidentuar kronologjikisht. Një fazë e fundit, me variacione të befta, ishte ajo e udhëheqjes së PS-së drejt zgjedhjeve. Me të marrë kreun e Partisë Socialiste, Rama operoi me një diskur të ri, bëri përpjekje për të dalë me postura ‘të përmbajtura’, tjetër të folur publike. Hoqi dorë nga snobizm-i karakteristik, për të folur jo më si elistist (gjë që kishte qenë organike për t&eumlsmiley, por në të kundërt, si anti-elitist. Politikisht kërkoi të bindte me versionin gjithëpërfshirës dhe apolitik. Ky lloj populizmi retorik u bë stili i tij politik me kohë të pjesshme, një lajtmotiv i ri diskursiv. Pavarësisht përpjekjes për të ndërtuar një urë verbale me tezën që u provua e pasuksesshme në zgjedhjet e 28 qershorit, slogani i parë në gojën e Edi Ramës pas humbjes së zgjedhjeve, “Koha është e maskarenjve, Shqipëria është e shqiptarëve”, ka më tepër tingëllimën e retorikës së Ramës së vjetër. Ndërsa mënyra e kërkuar e opozicionit, me bojkot parlamentar, ka shijen e thartuar të politikës shqiptare të pardjeshme, një rikthim në stilin radikal të bërjes politikë.
Nga ana tjetër, fondi i thënieve dhe kundërthënieve të Ramës në kohë, role dhe funksione të ndryshme publike, ashtu si edhe i shumë politikanëve të tjerë shqiptarë, është i pashtershëm. Një rast i tillë është ai i qëndrimit ndaj LSI-së pas zgjedhjeve të vitit 2005 dhe pas zgjedhjeve të vitit 2009. Krahasimisht me ligjërimin dhe aksionin politik të 2009-ës, të thënat e 2005-ës në një intervistë të Edi Ramës, botuar pas humbjes së zgjedhjeve të 3 korrikut në gazetën “Zëri i Popullit”, janë diametralisht të kundërta. Nëse në lidhje me votat që shkuan për LSI-në në 2005-ën shprehet se “duhet thënë me plot gojën se ato ishin vota kundër nesh po aq sa ç’ishin të tilla edhe votat që ka marrë e djathta”, në 2009-ën i cilëson votat që shkuan për të njëjtën parti, LSI-në, si “zemra të majta” të trafikuara djathtas...
Së fundi, kursi i ri i Ramës pas zgjedhjeve është një lëvizje in extremis, që rrezikon koherencën, vërtetësinë dhe konsistencën e tij më hapur se kurrë. Vështirësive të tilla ka kohë që liderët e moderuar të botës moderne nuk u dalin më përballë, duke e shpëtuar faqen me aktin e dorëheqjes. Duke rezistuar në krye të Partisë Socialiste, edhe pas mundësisë së humbur për ta sjellë atë në pushtet, lëvizjet e Ramës ngjajnë me ato të një akrobati në arenën e cirkut politik. Sigurisht, çdo aktor politik ruan të drejtën për të rregulluar produktin e vet, por rrezikon që, me variacionet e shumta dhe akrobacitë strategjike, të humbasë besueshmërinë dhe si rrjedhojë edhe klientelën e vet. Variacioni i fundit i Edi Ramës në opozitë e përmbys sërish Edi Ramën e dy viteve të fundit, atë me maskën e konservatorit të ri. Stili i tij i opozicionit ka ndryshuar që ditën e parë pas njohjes me fatin e zgjedhjeve. Në ligjërimin e tij janë rikthyer termat “maskarenj”, “kriminel”, “mafioz”. Se deri ku do të shkojë axhustimi i diskurit të tij politik dhe cilat do të jenë strategjitë e tij të reja të mbijetesës në politikën shqiptare, mund të jenë ende të padefinuara mirë edhe në mendjen e tij. Por, i stërvitur me skandale politike, akuza të vazhdueshme për korrupsion dhe autoritarizëm, si dhe për monstruozitete nga më të pabesueshmet në jetën private, versioni i mbijetesës nuk duket aspak i pamundur. A do të jetë riformatimi i tij kredibël në zgjedhjet e ardhshme? Jemi larg për të arsyetuar mbi këtë, por sigurisht kjo mbetet për t’u parë. Momenti është ende të lexojmë rënien në zgjedhjet e sapombyllura.
I vetëm, kundër të gjithëve
Kërkimi ynë rreth arsyeve që nuk e bënë fitues modelin e Edi Ramës në zgjedhjet e 2009-ës, nuk mund të injorojë rrethana të tjera që çuan në rënien e Ramës në zgjedhje. Një rrethanë e tillë që u bë vendimtare në përcaktimin e fatit elektoral të koalicionit të majtë ishte aplikimi i Kodit të ri Zgjedhor, që erdhi me këmbimin e sistemit zgjedhor nga mazhoritar në proporcional rajonal. E kërkuar prej vetë Ramës, me ndryshime kushtetuese, kjo taktikë elektorale synonte penalizimin e LSI-së dhe partive të tjera të vogla. Në kushtet e një rezultati të ngushtë ndërmjet koalicionit të djathtë dhe të majtë, Kodi u bë ‘boomerang’ në duart e vetë Ramës. Pritshmëria e tij për një fitore prej vigani, në përçarje brenda kampit, tregoi jo vetëm shkëputjen nga realiteti të tij si politikan, por edhe papjekurinë e tij si lider partiak.  
Një betejë PR-i dhëmbë për dhëmbë
Një rrethanë tjetër që duhet konsideruar nga afër është ajo që lidhet me kushtet e reja të kompeticionit politik në Shqipërinë e sotme. Kësaj radhe Rama kishte përballë si rival një qëndrestar politik të pashembullt. Kësaj radhe, ai jo vetëm që nuk mbetej aspak prapa në teknologji dhe regji elektorale, në instrumente mediatike dhe amerikanizim të mesazheve elektorale, në imazh dhe në formë, duke e konkurruar madje rivalin e tij ‘pop-star’ edhe me një hit muzikor; por kishte edhe konkretësinë verbale që i mungoi kampit rozë. Përballë konkretësisë dhe fushatës pozitive të kampit të djathtë, ai i udhëhequr nga Edi Rama avancoi një lloj poezie politike në debatin publik, që nuk arriti të tingëllojë bindshëm. Me gjithë një lloj epërsie estetike dhe konceptuale në reklamën politike të Partisë Socialiste, bombardimi publicitar nga ana e Partisë Demokratike ishte epërsor. Një fushatë me kaq shumë elementë marketingu politik, marrëdhëniesh publike dhe amerikanizimi nga ana e të dy kaheve politike, u zhvillua për herë të parë në Shqipëri. Edi Rama është i pari politikan shqiptar që i ka shtënë në punë këto mënyra dhe mjete me mjaft efikasitet, por nuk ka më fatin të jetë i vetmi. Strategu i tij izraelit i fushatës dhe imazhit nuk do të kishte më luksin të përgatiste një betejë të armatosur deri në dhëmbë përballë një ushtrie politikanësh pa parzmore dhe shigjeta, si në betejat e tjera elektorale të përgatitura për Ramën. Në 2005-ën me ‘BG&R’ dhe në 2009-ën me ‘Philtermedia’, tradita e këshilltarëve dhe strategëve amerikanë të marrëdhënieve publike është vendosur tanimë edhe në Partinë Demokratike.
Politikë me logjikën e mediave
Teza “Përtej së majtës dhe së djathtës” është e një logjike mediatike par excellence. E thjeshtëzuar dhe formuluar me një ekonomi gjuhësore tipike për reklamat dhe gjuhën e shou-biznesit. Njohës i mirë i gramatikës së komunikimit mediatik, Rama e ka bërë qëkuri gjuhën e televizionit të tijën. Ai e ka pajtuar kohën e politikës me kohën e lajmeve, pasi e di mirë se ajo që nuk raportohet, nuk ekziston. Marrëdhënia e Edi Ramës me mediat është një simbiozë e hershme. Me angazhimin e tij në politikë, media u bë qendra e sistemit të tij. Ai operon me mediat si ekspert. E njeh dhe përdor tendencën e mediave për t’u marrë me atë që nuk është normë, të veçantën, shmangien, dhe ka ditur të serviret për një kohë të gjatë si i ndryshmi, që meriton pak më shumë vëmendje.
Rama: “Media jam unë”
Megjithatë, marrëdhëniet e Edi Ramës me mediat janë akuzuar gjithashtu si të komprometuara. Investigimet e munguara në lidhje me këto akuza e bëjnë të pamundur marrjen në analizë të kësaj çështje, por disa zhvillime të reja mediatike gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit duhen shqyrtuar në mënyrë kritike. Edi Rama krijoi për herë të parë në këto zgjedhje precedentin e servirjes së gjellës politike të gatshme, duke u dërguar televizioneve kronikën e raportimit mbi aktivitetet elektorale të tij dhe të Partisë Socialiste me kaseta filmike të regjistruara dhe të edituara nga stafi i zyrës së tij elektorale. Gazetarët dhe kamerat jo vetëm që nuk ftoheshin më të raportonin dhe mbulonin veprimtaritë elektorale, por refuzoheshin dhe nuk lejoheshin të filmonin kur kërkonin ta bënin një gjë të tillë me mjetet dhe syrin e tyre ndaj realitetit të fushatës së Ramës. Edicionet e lajmeve u gjendën përpara një vështirësie serioze kur, në zbatim të ligjit, duhej t’i jepnin kohën e mjaftueshme subjektit politik të Partisë Socialiste, pa mundur ta refuzonin furnizimin me pamje dhe zë nga vetë zyra elektorale e kësaj partie. Në kushtet e një deformimi të tillë, të iniciuar nga Rama, edhe selia e Partisë Demokratike iu bashkua iniciativës, duke ofruar edhe ajo gjellën e vet të gatshme elektorale për publikun.
Edi Rama e kishte eksperimentuar këtë “gjetje” të vizibilitetit mediatik të kontrolluar prej tij që në turin e gjatë “Dialog me Shqipërinë”, i organizuar për kronikën e lajmeve më shumë sesa për njerëzit dhe vendet ku shëtiti. Pa kamerat, mënyrat e vjetra të bërjes politikë si takimet fizike me njerëzit, trokitja derë më derë, fjalimet në rrugë, nuk do të kishin asnjë kuptim. Në kushtet kur media është territori i politikës, ture të tilla si ai “Dialog me Shqipërinë” zgjasin aq sa minutazhi i transmetimit të tyre për publikun e gjerë dhe nuk bëhen për fshatin apo lagjen ku ndalet një copë here politikani. Në kushtet e zhvillimit të sotëm mediatik, kur televizioni nuk është më një vrojtues i thjeshtë apo pasqyrues i ngjarjeve, por është vendosur brenda tyre, si pjesë integrale e realitetit që raporton, një ndërhyrje e tillë mediatike si ajo e Ramës përcjell jo vetëm ndjesinë e kthimit pas në periudhën e kontrollit të mediave nga partia, por edhe sinjalin e frikësimit të tij nga realiteti mediatik. Duke e njohur fuqinë dhe forcën e mediave, Rama e ka ndjerë nga ana tjetër konsumimin që sjell rutina politike. Pasi i ka braktisur teprimet dhe ekstravagancën që e bënte të denjë dhe interesant për mediat, tanimë aktor i politikës qendrore, Edi Rama ka të gjitha arsyet për t’u ruajtur nga mediat. Ka kohë që interviston veten në shtypin e përditshëm dhe i është shmangur debatit ballë përballë me rivalët e tij që nga Spartak Ngjela, Sokol Olldashi deri tek Sali Berisha.
Një dashuri mediatike, që vazhdon...
Me gjithë konsumimin e pashmangshëm që sjell qëndrimi i gjatë në pushtet, Edi Ramës mbështetja mediatike nuk i mungon as sot. Sipas raportit paraprak të monitorimit të mediave nga Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR, tre nga televizionet kryesore në vend kanë favorizuar në përmbajtje Partinë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu News 24, në 64% të kohës së transmetimit për Partinë Socialiste ka folur me tone pozitive për të, ndërsa 39% të kohës së rezervuar Partisë Demokratike e ka përcjellë me tone negative. Po kështu, edhe Top Channel ka favorizuar Partinë Socialiste me 58% pasqyrim pozitiv, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 39% pasqyrim negativ në kohën e rezervuar për të. Megjithëse më asnjanës në tonin e pasqyrimit të Partisë Socialiste, edhe Vizion Plus ka pasqyruar negativisht Partinë Demokratike me 46%. Së fundi, Tv Klan dhe TVSH kanë qenë më pozitivë në pasqyrim ndaj Partisë Demokratike, të cilës i kanë dhënë edhe shumë më tepër kohë në krahasim me Partinë Socialiste, pa qenë megjithatë negativë në pasqyrimin e rezervuar për veprimtaritë e Partisë Socialiste. As në spektrin e mediave të shkruara Ramës në krye të PS-së nuk i mungoi mbështetja e hapur, si për shembull nga gazeta “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Shqip”, gazeta “Korrieri”, revista MAPO, ndërsa më e rezervuar ndaj Ramës ka qenë e përditshmja më e madhe në treg, gazeta “Panorama”.
Një zhvillim i ri mediatik i fushatës zgjedhore të 28 qershorit ishin edhe sondazhet e porositura nga tre televizione shqiptare: Top Channel, Tv Klan dhe Ora News. Megjithëse Rama është një konsumator i njohur sondazhesh, të cilat i porosit rregullisht për përdorim të brendshëm institucional nga ana e tij, kjo ishte hera e parë që vetë mediat operonin me sondazhe, për të matur temperaturën e zgjedhjeve dhe shanset e rivalëve kryesorë për të fituar. Përdorimi i sondazheve nga mediat për të përkthyer realitetin e nxehtë elektoral të qershorit në vend u bë shkak për debate e diskutime të zgjatura. Fushata në tërësi u etiketua si virtuale dhe u pa pikërisht media si shtrat i virtualitetit të saj. Mbollën iluzione apo të vërteta mediat dhe sondazhet, kjo e fshehtë është mbyllur në kutitë e votimit të 28 qershorit bashkë me efektet e tyre, pa dashur të spekulojmë këtu mbi ndikimin e tyre të mundshëm. Mbetet e vështirë të ndash virtualizmat nga realizmat në një botë ku siç shprehet Fiske: “Realja nuk është më e vërtetë sesa paraqitja apo shëmbëlltyra e reales”. Në këto kushte, aktorët politikë në Shqipëri, por jo vetëm ata, duhet t’i llogarisin mediat si pjesë të realitetit, pasi është bërë tashmë e qartë se mediat nuk i shtojnë thjesht një element të ri historisë, por e transformojnë atë.
_______________
Ky është një fragment i shkëputur nga epilogu i librit “Edi Rama, politikani pop(ulist)-star”, botim i UET, që del në treg këto ditë

27 Komente

Ore, po mire, matematike dine te bejne keto te UET-se apo jo????? Qofsha une gabim, mbase ka ndonje sistem tjeter shperndarje te te dhenave por le ta themi fjale per fjale paragrafin e meposhtem po pak me ndryshe:

News24 : 

PS 64% + / 36% -  > diference 3% s`eshte kush e di cfare me duket

PD 61% + / 39% -

Top channel:

PS 58% + / 42% - > mos more, dilka qe Topi ka share me shume PS!!!

PD 61% + / 39% -

Vizion Plus

PD (vetem) 54%+ / 46% - > dmth me shume e paska mburrur gjithesesi?

Ndersa per cudi, Klani e TVSH nuk ka shifra???

Kështu News 24, në 64% të kohës së transmetimit për Partinë Socialiste ka folur me tone pozitive për të, ndërsa 39% të kohës së rezervuar Partisë Demokratike e ka përcjellë me tone negative. Po kështu, edhe Top Channel ka favorizuar Partinë Socialiste me 58% pasqyrim pozitiv, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 39% pasqyrim negativ në kohën e rezervuar për të. Megjithëse më asnjanës në tonin e pasqyrimit të Partisë Socialiste, edhe Vizion Plus ka pasqyruar negativisht Partinë Demokratike me 46%. Së fundi, Tv Klan dhe TVSH kanë qenë më pozitivë në pasqyrim ndaj Partisë Demokratike, të cilës i kanë dhënë edhe shumë më tepër kohë në krahasim me Partinë Socialiste, pa qenë megjithatë negativë në pasqyrimin e rezervuar për veprimtaritë e Partisë Socialiste.

Analize e mire. Por me shume jam i interesuar te di reagimin e perkrahesve te Rames ketu per keto qe thuhen me lart. Ka prekur disa pika qe kerkojne patjeter nje koment.

Speaker, te kufizohesh te Edi Rama vetem si figure mediatike, nuk i ben gje tjeter vecse nder, sepsse le pas dore gjerat me te rendesishme. Ben lojen e Top Channel, Gazetes Shqiptare, Shekullit e gjithe satelitet e Edi Rames. Raporti i tij  berluskonian me mediat eshte e keqja me e vogel, me ndryshimin se te pakten Berluska ka edhe kulturen e punes e pragmatizmin e biznesmenit te nisur nga zero, gje qe eshte arsyeja kryesore pse votohet nga populli. Perpara se te diskutohet per Edi Ramen si figure mediatike ka shume per te folur te si mungesa e vizionit, boshlleku ne ide, autoritarizmi, paaftesia per te ofruar, jo vetem nje program, por as nje ide ne linja te pergjithshme se cfare do te bente ai konkretisht, sikur te ishte kryeministri i vendit.

 

Teza pertej se majtes e se djathtes me te cilen shpresonte te merrte vota te djathta,nuk i piu uje.

PD mori me shume vota se ckishte mare ndonjehere.

Po keshtu dhe teza per nje politike te re pati te njejtin fat.

Nga te rinjte qe votuan per here te pare, ku Rama kishte shprese, ne % ja dhane voten shume me teper PD.

Sa per mediat qe e kane ndihmuar si: TOP-i,Vizion-i,News24,Shekulli,GSH, Shqip,Tema,etj.,nuk eshte per tu cuditur qe nuk i bene pune.

Te gjithe e dine njeanshmerine e tyre,prandaj dhe jane bere te pa besueshme ne fushata dhe kur flasin kunder PD dhe as kete nuk e kishte llogaritur Rama.

Edhe shprehja "Me prezantoni mua per punen ne Bashkine e Tiranes ,ky eshte programi" nuk i eci (kishte te drejte Nano kur tha qe Meidani i dorezoi nje dosje me flete te bardha se PS nuk ka program doli e drejte).

Vetem ne nje gje pati sukses.Te gjithe te rinjte ,kandidate per deputete,deklaruan qe nuk e njohin trashegimine e PS e megjithate elektorati majte i votoi!!!!!!!!!!!

Me duket se nuk e paske lexuar shkrimin dhe nuk kuptohesh cfare thua hunter! Dhe kjo eshte gje e keqe. Ketu po analizohet komunikimi politik i Rames, ku sigurisht futen edhe mediat si mjet per kete komunikim.

Ketu evidentohen disa gjera qe e shkaterruan apo e bene te pabesueshme fabulen e Rames. Mungesa e koherences, hipokrizia, lekundjet ne qendrime dhe vendime per situata te caktuara etj. dhe fallsiteti i "politikes se re" po shihet tani kur Rama i eshte rikthyer fjalorit te rruges dhe radikalizimit te qendrimit politik. Normalisht qe humbja ne zgjedhje ka edhe shkaqe te tjera por ky shkrim nuk thellohet ne to.

Tjeter gje eshte raporti i Rames me mediat, nje raport shume i rrezikshem jo vetem per mediat te cilat i kontrollon deri ne detaje, por edhe shperfaqja e natyres se tij censuruese dhe autoritariste sa filloi trukimin e kronikave te fushates duke nxjerre jashte loje mediat. Shkuarja ne intervista monologje ku nuk kishte asnje kundershtar dhe deri tek frika e tij per t'u perballur me rivalet politike ne debat publik qe do te transmetohej nga mediat.

Si perfundim, "popstar"-i Edi Rama, njeriu qe kontrollon mediat me dore diktatori per te paraqitur imazhin e tij, truket dhe imazhi qe ndertonin per te ca keshilltare amerikane me ne krye nje cifut, jo permbajtja dhe vizioni, nuk arriten ta benin ate fitues dhe ky eshte deshtimi i tij edhe ne piken qe e kishte nxjerre fitues ne te kaluaren.

Jam dakort 100% dhe shkrimi eshte i mire; shkruar ne menyre profesionale. Problemi im eshte, qe rezultati elektoral reduktohet ne nje gare strategjish komunikacioni, gje e rendesishme po jo determinuese. Problemi im eshte, qe humbja e Rames te mos i faturohet faktit qe mesazhi i tij nuk ishte efikas sa duhej. Jo or jo, Edi Rama humbi, se eshte nje zero me xhufke. Ne 2011 jane zgjedhjet lokale e nuk do te doja, qe kundershtari i tij ta merrte si shembull dhe te kishte si sllogan te vetem "Thuaj jo betonizimit" apo sllogane bombastike "Ta bejme Tiranen si Parisi".

Ti ke te drejte ne kete qe thua, po ky shkrim eshte fokusuar ne kete pike. Nuk e di se si do te jete libri ne teresi qe do te dale, d.m.th. a do te merret edhe me keto qe thua ti apo vetem me Ramen si produkt mediatik. Rama eshte politikan medioker, i paafte, pa vizion, me akuza te forta per korrupsion me lejet e ndertimit, por karriera e tij politike ka ecur vetem dhe thjesht per shkak te mediave, me sakte Rama i ka shfrytezuar dhe perdorur keto media per te shitur veten tek publiku (per kete eshte edhe nje shkrim i nje gazetareje te ish tv alba, ku tregon monstruozitete, po e kerkoj dhe do ta sjell ketu), jo edhe aq per pune apo vizionin e tij, se sa me marifete te tjera qe ne fillim ishin bicim snobizmash dhe vulgaritet ne ekrane per te fituar vemendjen e publikut dhe tani me mesazhe dhe imazhe amerikane. Rezultati eshte qe deshtoi.

Nga ana tjeter duhet pranuar qe kjo fushate ka qene teper ne nivel, e kam fjalen ne imazh, ne mesazhe, ne strategji komunikimi etj., dhe Rama program, vizion apo nje plan konkret per Shqiperine nuk kishte, por anen mediatike, te imazhit e kishte. Por kjo nuk mjaftoi dhe shqiptaret e ndeshkuan me vote pasi perballe kishte PD-ne dhe Berishen qe i kishin te dyja, edhe komunikimin, mesazhet, imazhin, fushaten etj. dhe programin, vizionin dhe punet ne mandatin e kaluar etj.

Keto zgjedhje na e qeruan nga kembet kete lloj politikani, duke e refuzuar, megjithese Rama ka vendosur te qendroje ne krye te PS me force, pavaresisht qe eshte i vdekur politikisht dhe nuk ka asnje lloj mundesie qe te ringjallet me.

a eshte gabim te kesh ca keshilltare amerikane me ne krye nje 'CIFUT'??????

ti shoku mos jeton gje ne komunizem apo ne gjermanine e viteve 1930te!?!?!?

 

Ka ndokush durim te me shpjegoje kete paragraf-fraze,te Belina BUDINIT?

Arsyetimi ynë mbi komunikimin politik të Edi Ramës mbështetet në paradigmën e famshme të Walter Fisher, duke u ndalur veçanërisht në faktorët që cenojnë koherencën narrative të komunikimit politik.

Ju falenderoj me gjithe zemer!

Ju Lutem edhe kete:

....ne do të shohim se modeli i Ramës e humbi koherencën dhe besnikërinë narrative në krye të Partisë Socialiste, teste të cilat masin vërtetësinë dhe besueshmërinë e një fabule.

Flm edhe njehere ,ma boni hallall!

Edhe une ate pyetje kam, se zj. Budini, akademiko-psikologe-politiko-filozofiko-analiste, si shumica e analist-zuezve te tjere ne memedhe, i fusin nga nje detaj te tille per te shpalosur "kulturen" e tyre te gjere. Se cfare eshte kjo paradigma aq e famshme, hajde e merre vesh (nga shkrimi). Futi edhe gjysmen e fjaleve te huaja (me prapashtesa Shqiptare) edhe e zgjeron edhe me shume kulturen qe t'i beje lexuesit te mendojne "pa cfare intelektualje qeka kjo."

"yne, ne, jona..." - kjo zonja/zonjusha e ka shkruar shkrimin ne bashkepunim me te tjere apo e perdor si "pluralis maestatis"?

 Vetem ne nje gje pati sukses.Te gjithe te rinjte ,kandidate per deputete,deklaruan qe nuk e njohin trashegimine e PS e megjithate elektorati majte i votoi!!!!!!!!!!!

lol, ngaqe i kuptoi qe rrejne. elektorati i majte ose i djathte shqiptar nuk rrehen kollaj, se votojne "klanin" e tyre. maloket votojne salen ndersa skrapallllinjte faren. se dhe "te rinjte" te se njejtes fare me te vjetrit jane, pavaresisht se ç'thone, mjafton tu shohesh surrane.

une nuk jam dakort me kalimin nga elitist ne populist, mendoj se eshte e kunderta, megjithese ka marre me shume vota tani, votat i ka marre si pasoje e sistemit elektoral, po ashtu dhe PD, liderat po ata ishin, me ca ndryshime te vogla. Dmth kur i hyri politikes ishte nje figure populiste, gjate fushates se 2009 ishte elitist ne disa drejtime organizative, po figura e tij ishte populiste, duke takuar minatoret etj dhe pas zgjedhjeve eshte serish populist, duke bere thirrje per protesta popullore. nejse, eshte e veshtire ta ndash. po shkrimi ne pergjithesi i mire.

 nejse, eshte e veshtire ta ndash.

ne fakt ndahet kollaj, mjafton te hapesh nje fjalor smiley 

elitist = kur mbeshtetesh vetem tek disa, me te miret.

populist = kur kenaq interesat imediate te popullit.

jane ane te kunderta dmth eshte lehte ti ndash smiley

hahaha, po mund te jete dhe elitist dhe populist ne te njejten kohe, megjithese kjo goca ketu po e sheh nga ana mediatike, dhe nga ana mediatike ka qene me shume populist sesa elitist.

Po mund te shihet si elitist brenda populizmit, sepse zgjidhte vetem ca media te mira, merrej vesh me pronaret e tyre, nuk i takonte shume njerezit e thjeshte por dilte ne publik sikur kishte bere namin per ta.

 une nuk e lexova artikulin e asaj goces dhe nuk di se çfare nenkupton ajo me elitist e me populist. por politika te shpie ne populizem. 

edhe Sali Berisha ka qene ne te ri elitist (se helbete doktor) e ka perfunduar populist.

nuk eshte pra veç Rama ne kete rruge dekadente.

e ke gje idene se cili emision ishte ky per te cilin filitet ne artikull?

Nuk e di per cilin emision behet fjale ne kete rast, por ka qene nje cikel i tille emisionesh qe quhej "Hapur" ne TVSH.

Elitizmi i Rames eshte elitizmi snob, falco jo real. Keshtu qe tani qe i erdhi koha doli ne drite falcifiteti i snobizmit genjeshtar elitar.

Kete e kam thene jo sot pro 4 vjet me pare ketu tek peshku por Mjaftistet Ramiste militate e fshehen falcifitetin Elitar te Rames me parrulat "Shiko si e ka bo Tironon" apo "Ka qen ne France i biri botes" "Asht artist mor jahu"

Na tani, ata qe mbuluan m...tin Ramist me sh...ren Majftiste tani ju bie ti bien ere te dyajave

Kam njohur dikur  nje qe quhej Rama.

Punonte vorraxhi, e thoshte- te une do vine te gjithe, une i bej gropen te gjithve, te marre e te urte.

Kur ne nje dite me diell vdiq, iku Rama ne gropen qe kishte hapur per te tjeret.

Miqte e nxoren kengen "Rama, Rama  eja ti"

Per 20 jave ishte kenga me e kerkuar.

 The Speaker, artikulli i gazetes Standart ishte interesant. 

 

                         Pushteti i Ramës mbi mediat 

BRIKENA BOGDO

Nga Brikena Bogdo 

Në mesin e shekullit XVI, veçanërisht në Gjermani, filluan të lulëzonin disa shoqëri masone (ose të fshehta), që mbi gjithçka dëshironin pushtetin, ose më saktë dominimin absolut. Por mënyra e arritjes së këtij dominimi ishte krejtësisht makiaveliste. “Unë të ndihmoj ty, ti më ndihmon mua. Të dy së bashku ua hedhim të tjerëve”. Ky është thelbi edhe sot i filozofisë masone. Një grusht shumë i vogël njerëzish, që dominojnë politikisht, financiarisht, mediatikisht pjesën tjetër. Ata kanë një ndjesi nihiliste ndaj kësaj pjese tjetër, të mbetur. Shoqëritë e fshehta, konspirative predikojnë që në të ardhmen do të sjellin rendin e ri botëror. Shoqëritë sekrete ndërhyjnë në jetën politike, ekonomike, shoqërore, fetare. 

Një nga qëllimet e tyre kryesore është të kontrollojnë median, për të mundësuar kontrollin e masave përmes informacionit. T'i mësosh masat, që të përmbushin vetëm kënaqësitë e tyre, sepse në një shoqëri të degraduar, në konfuzion, të gjithë kërkojnë një mbrojtës, ose një mirëbërës ndaj të cilit të nënshtrohen lehtë. Mbase e shpjegova pak gjatë thelbin mason për median, por jo pa qëllim. Filozofia e pushtimit mediatik të Edi Ramës, përkon pikë për pikë me filozofinë masone, për një dominim dhe forcim të pushtetit, nëpërmjet medias. 

Që në kontaktin tim të parë me të, si ministër i atëhershëm i Kulturës, kur i kërkova një intervistë për emisionin tim “Laborator”, në televizionin e parë privat Alba TV, më transmetoi natyrën e tij nihiliste. Ajo ditë më është ngulitur vizualisht. S’kish si të ndodhte ndryshe (ministria ishte e lyer krejt e kuqe). Por më ka mbetur edhe një memorie perfekte audio. Pse? Përgjigjet e intervistës ishin vetëm tinguj mohues, por assesi ndonjë fjalë e shqiptuar saktë, pastër, me diksion (si e përdor sot diksionin përgjatë pushtimit mediatik). Intervistën unë e prezantova tek kolegët, shefat dhe publiku “cuk” ose “ncë”. Nuk e kuptoni? Është ajo shprehja gjysmë grimasë, gjysmë tingull, kur ne shqiptarët duam të mohojmë diçka. Pas çdo pyetje timen, sado serioze, z. ish-ministër i Kulturës përgjigjej “cuk”, ose “ncë”. Atëherë pyetjet e mia për rrjedhim vazhduan: “Ju jeni nihilist? – Ncë. Atëherë ju jeni altruist? – Ncë, cuk. Atëherë ju pëlqen ngjyra e kuqe? Ncë-ncë. Apo ju pëlqen ngjyra blu? Cuk-cuk. Se çfarë ishte dhe se çfarë i pëlqente nuk arrita ta kuptoj. Stafi i televizionit të atëhershëm u dëshpërua për injorimin e thellë të z. Ministër, pasi kishin nisur problemet, me ardhjen e tij në këtë post. Ky televizion nuk shikohej me sy te mirë prej tij, dhe shpresonin në ndonjë përmirësim të klimës. Reagimi i parë instinktiv dhe mbase logjik ishte që të mos transmetohej. “Absolutisht ide e gabuar - u thashë”. Në atë emision me temë “thyerja e tabuve” figura e një nihilisti absolut, (aq më mirë e një ministri shqiptar) për gjithçka, gjithkënd e çfarëdo ishte e përkryer). Intervista u transmetua, dhe ashtu vajtën marrëdhëniet e Alba TV me ministrinë e atëhershme të kulturës, rrokopujë. Në këtë pështjellim të madh, kur lufta e shtetit kundër këtij televizioni të parë privat po i vinte nga të gjitha anët, u duk në tunelin e errët te vinte një dritë e bardhë. Ministri i Kulturës bëhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit shqiptar, pozicion ky, i konkurrueshëm me atë të Kryeministrit (për nga vlera monetare). Me forcimin e pushtetit ekonomik, i duhej edhe pushteti mediatik. Dhe në këto momente sytë kthehen nga ai televizioni i vogël që mezi mbahet ne këmbë. Ishte televizioni ideal për të futur kthetrat dhe ku Edi do të fillonte propagandën e tij, pa kufi dhe fre. Ai vuri në lëvizje marionetat e tij, ata njerëzit e vegjël që do “gudulisnin”, jo vetëm investitorët, por edhe publikun shqiptar nëpërmjet sinjalit të Alba TV. Ata vinin ashtu me nxitim, shpesh shumë të shqetësuar, se çfarë do të raportonin tek i madhërishmi nihilist, për mbarëvajtjen e krijimit të një media-propagande. Ua kuptoja hallin e madh, ku kishin rënë mbas asaj “cuk-interviste”, që mezi realizova. Përpjekjet arrijnë gati në pamundësi me njerëzit e madhërishëm, të cilët nga qesharakja i ndan vetëm një hap. Hapësirat propagandistike të Bashkisë së Tiranës filluan të zgjerohen, nga dita në ditë, në atë televizion të vogël, që mezi mbahej. Taksapaguesve shqiptarë tashmë u duhej të paguanin, jo vetëm për rrugë, kanalizime apo nuk e di çfarë... por edhe për propagandën e fuqinë mediatike të Edi Ramës. Pse duhet media-propaganda? Është më e vështirë nga ç’mendohet t’u flasësh shumë vetëve, pa u thënë asgjë. Këto tipe mediash ta krijojnë këtë mundësi. Të thuash gjithçka dëshiron, kur e dëshiron, si e dëshiron, por pa thënë asgjë. Por të kthehemi tek Alba TV. Tashmë dihej hapur dhe flitej pa doreza se rrogat e punonjësve të saj jepeshin nga Bashkia e Tiranës. Një institucion shtetëror mban financiarisht një investim privat, për të bërë lirshëm propagandën e tij. U vendos një hapësirë, rreth 30 minuta për lajmet bashkiake, me logo të veçantë. Hapësirë e veçantë për bashkinë, logo e veçantë për bashkinë, sfond i veçantë me figurën e bashkisë, staf gazetarësh që punonin vetëm për bashkinë dhe që kishin një varësi të ndërsjellët (në fakt vareshin direkt nga bashkia). Emisione të gjata për punët e bashkisë dhe me drejtues të ardhur dhe të miratuar në bashki. Drejtorë që punonin brenda bashkisë, ishin njëkohësisht edhe drejtorë media-propagandistike, në Alba TV. Ne të tjerët, që nuk” vareshim” nga bashkia e ndjenim televizionin të pushtuar, si në ato filmat tragjikë, ku i tërë ambienti është i dominuar nga njerëz të dhunshëm dhe personazhet janë të lidhur duar, këmbë, gojë. Në qoftë se bëhet një hap i gabuar, apo thuhet një fjalë e gabuar ulërihet, apo edhe hidhen në erë. Jo. Të jeni të sigurt që nuk arriti puna deri këtu, të paktën jo fizikisht. Por ishin hapat e parë drejt një mësymje, apo revanshi për të lidhur duar, këmbë e gojë, median e lirë. 

Fuqia ekonomike e Edit rritej dhe me këtë ai kishte mundësinë, të rriste fuqinë mediatike që po e shndërronte tashmë në perandori. Kështu, Alba TV nuk i mjaftonte më. Në këto momente ky televizion u shkërmoq dhe u zhbë, pa nam e nishan. Sigurisht, ai televizion nuk kish, se si të vazhdonte gjatë, për sa kohë konsiderohej me tendencë të djathtë. “O me ne, o kundra nesh”. Teori fashiste që me sa duket i praktikon(te) z. Rama. Dhe me këtë mendësi, ai do t'i vërsulej gati të gjithë medias shqiptare, të shkruar dhe elektronike. Me këtë prepotencë mediatike të Edit do të ndeshesha edhe shumë e shumë herë të tjera, por tashmë nuk bëhet fjalë për televizione të vogla, si Alba TV, por në televizione kombëtare dhe projekte shumë të rëndësishme si ai i USAID–it. Ai e kuron(te) figurën e tij, në mënyrën më të detajuar dhe perfekte, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme makiaveliste. A e keni vënë re, se sa pak përflitet (për keq) figura e Edi Ramës? Në qoftë se nuk e keni vënë re, do t'ju tregoj disa raste, ku z. Rama ndërhynte për të ruajtur grimin e fytyrës, që të mos i prishej. (Ishallah nuk ka bërë dhe ndonjë kirurgji plastike, apo të ketë ndonjë mendje për ta bër&eumlsmiley

Projekti investigativ antikorrupsion i IREX/USAID-it, "Hapur" do të krijonte një terren të shkëlqyer dhe afirmonte gazetarë profesionistë, të cilët do të denonconin hapur afera korruptive të pushtetarëve, pa dallim (feje, krahine dhe ideje). Më së fundi ishim të lirë (falë këtij projekti). Një dokumentar televiziv, ku mund të godasësh këdo që prek interesat publike dhe abuzon me to. Dhe vërtet, janë goditur kryeministra, ministra, (askush nuk guxoi të reagojë, pasi gjithçka ishte me fakte konkrete), kryetarë bashkish. Ah, këtu tek kryetari i bashkisë, sidomos ai i Tiranës, duhet të ndalemi. Nuk mund të goditet lehtë kryetari i Bashkisë së Tiranës (modelit evropian), qoftë edhe në një projekt shumë serioz si ai i USAID–it. “Në qoftë se nuk arrijmë ta eliminojmë që në prodhim dokumentarin, e gjejmë formën dhe mënyrën, se si ta zhdukim atë e të mos dalë në dritë për t’u parë e dëgjuar nga publiku”. Teori konspirative masone. 

Së pari, dokumentarët që preknin bashkinë, ishin gangrenë për gazetarët. Pasi ishte krejt e pamundur të depërtoje në këtë bashki për të marrë, qoftë edhe një cuk-interviste. Aty e kuptova, për herë të parë, që ministri i atëhershëm na paska begenisur e respektuar goxha me atë “ncë-intervistën”. Në atë bashki mendësia masone, që të mos fluturojë asnjë informacion, ishte ulur këmbëkryq. Edhe nga mbledhjet e këtyre shoqërive masone del ndonjëherë, ndonjë njoftim për shtyp. Mediat arrijnë të nxjerrin emra pjesëmarrësish, apo dhe tema të diskutuara për qeveri globaliste. Por jo, nga Bashkia e Tiranës nuk del asgjë. Megjithatë materialet investigative, që godisnin Bashkinë e Tiranës nuk munguan dhe me sa duket, ishin “djegëse” për kryetarin e saj. Në një transmetim të parë të këtyre materialeve investigative, në televizionin publik ishte dhe një dokumentar, pikërisht me një investigim për disa punime rrugësh në Tiranë, nga ana e bashkisë, ku gjysma e fondeve ishte zhdukur. Teksa dokumentari po transmetohej pati një ndërprerje të pazakontë dhe të pakuptimtë, ku u futën reklama. U mësua, më vonë, se ishte bërë një telefonatë nga dora vete z. kryetar i bashkisë, që materiali të ndërpritej dhe të mos transmetohej. U ndërhy me reklama dhe... U ndërhy edhe nga disa struktura me pyetësorë pafund, nëse ishin të vërteta ato që raportoja në dokumentar. Kishin kaluar disa vite, që nga përpjekjet e para për media-propagande, të ushtruar në kurriz të një televizioni të vogël. Tani po ndërhyhej më brutalisht, më fuqishëm, në televizione që ndiqeshin nga e gjithë Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte pra, shumë hapa përpara tashmë, dhe njëkohësisht shumë afër qëllimit dhe filozofisë masone për perandori mediatike (mundësisht globaliste). 

Kishte edhe më keq sesa rasti i emisionit të ndërprerë në mes, duke futur reklama. Në raste të tjera përpjekjet fillonin shumë më herët në kohë. Përpjekjet fillonin që pa shkuar në televizione. Se si, dhe me çfarë “nuhatje” e zbulonin ata materialin, që po përgatitej, unë nuk mund ta them, por një gjë është e sigurt, që për një dokumentar tjetër po për punët e bashkisë, u reagua pa u transmetuar ende (vazhdonin me sa duket format konspirative). Ulërima histerike, prepotencë, arrogancë e drejtorucëve të bashkisë, se si ne, guxonim të preknim të paprekshmen, të nxirrnim në dritë punët më të padukshme, format më abuzive të projekteve me preventivat e tyre. Ne ishim ata që “gënjenim, që shpifnim”. Ndërkohë, të gjithë taksapaguesit shqiptarë e shikonin me sy dhe preknin çdo ditë të pabërën, baltën dhe llaçin. U kërcënuam, që do të hidheshim në gjyq. Me sa duket, ishte një zakon që ata e praktikonin, por që në rastin konkret nuk funksionoi. Dokumentari u transmetua (nuk kish se si të ndodhte ndryshe, në një projekt shumë serioz, si ai i USAID-it, ku flitet me fakte konkrete dhe gazetarët janë shumë serioz&eumlsmiley dhe askush nuk guxoi të shkonte në dyert e gjykatës. 

08/06/2009  

 

pa frike mund te thuhet se elitizmi i Rames ne politik po e dergon PS ne koma etilik...

sugjestionimi prej gojetarise se tij i shkon pershtat nje stani te mbushur plot me dele te dehura qe nuk bejne be-be-be, por rama kryetar rama kryetar! nje nga keta eshte edhe Rudina - nuk e them une-por blushi dora vete!!!!

 

ky koment eshte per shkrimin qe na ka sjelle Pjeri me siper.

uuiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii..... kete shkrim une e perdor sic tha dhe ai i 'MADHI' per leter higjienike..... nje nga shkrimet me injorante gazetareske qe kam lexuar nonjehere......fund e krye.... kam qeshe me te madhe kur lexova se si kjo ...goca.... i pershkruante masonet. bile bile thote edhe qe me fale se u zgjata...hahahahahha. ore vetem 'da vinci code' eshte perkthyer ne shqip me konspiracira te tilla???? se 'the speaker' flet per 'CIFUTIN' sikur eshte djalli vete dhe kjo...goca.... flet per masonet sikur i ka shkeput nga nonji tregim i dan brownit. o miq...... mos u merrni me thashetheme (sidomos ata qe jane gazetare)..... ose nese ju pelqejne historira qe nuk kane shume lidhje me realitetin atehere behuni shkrimtare. ky artikulli eshte si histori me vampira.... e imogjinoj intervisten e ksaj me edin dhe ..... 'shoh' nje film ku ..mes nje dhome te kuqe nje goce e vogel dhe e druajtur (si tek 'bukuroshja dhe bisha') pyet me ze te mekur bishen ...dhe bisha me dhembet e vampirit dhe me gjak qe i pikon nga buzet i kthehet me nje inat te papare dhe i thote NCUK!!! heshtje.... perjashta po vetetin sikur ka harrit fundi i botes..... ne fund bisha i pushton te gjitha gjerat dhe kjo goca martirizohet per te miren e popullit te saj....

 

ma falni se u zgjata....

i dashur xhorxhi edhe mua ashtu m'u duk, por te shash te gazetaret per thashetheme eshet paksa si teper...

nganjehere i fatin kot, por ne te shumten e rasteve eksocizojne anen me negative te njeriu...

me respekt

The Holocaust Main article: The Holocaust See also: Freemasonry under authoritarian regimes and Liberté chérie (Freemasonry)

The preserved records of the Reichssicherheitshauptamt (the Reich Security Main Office) show the persecution of Freemasons.[93] RSHA Amt VII (Written Records) was overseen by Professor Franz Six and was responsible for "ideological" tasks, by which was meant the creation of anti-Semitic and anti-Masonic propaganda. While the number is not accurately known, it is estimated that between 80,000 and 200,000 Freemasons were killed under the Nazi regime. Masonic concentration camp inmates were graded as political prisoners and wore an inverted red triangle.[94]

Forget-me-not

The small blue forget-me-not flower was first used by the Grand Lodge Zur Sonne, in 1926, as a Masonic emblem at the annual convention in Bremen, Germany. In 1938 the forget-me-not badge – made by the same factory as the Masonic badge – was chosen for the annual Nazi Party Winterhilfswerk, a Nazi charitable organisation which collected money so that other state funds could be freed up and used for rearmament. This coincidence enabled Freemasons to wear the forget-me-not badge as a secret sign of membership.[95][96][97]

After World War II, the forget-me-not[98] flower was again used as a Masonic emblem at the first Annual Convention of the United Grand Lodges of Germany in 1948. The badge is now worn in the coat lapel by Freemasons around the world to remember all those that have suffered in the name of Freemasonry, especially those during the Nazi era.[98][99]

Pjesa me larte eshte marre nga Wikipedia. Keta tipat, qe permenda me larte, ndoshta kane te njejten deshire si Fyhreri me shoke ti cojne masonet e lire dhe cifutet neper kampe dhe ti bejne sapune.....  

persa i perket thashethemeve.... gazetaret, i dashur 'hetues', nuk shpikin gjera nga mendja, por pasi degjojne nje histori (hear-say) e kerkojne e konfirmojne dhe ne fund e shkruajne plot me prova qe zakonisht (te shumten e rasteve) s'rrezohen dot kaq kollaj sa keto gjerat pa lidhje qe shkruhen ketu.

jam duke pare serialin e 5te te 'the wire'. nese e ke pare...ka nje shikim realist mbi median ne US.

 

I dashur xhorxhi,

saper wikipedia lexo nje shkrim te fundit te umberto eco tek revista l'espresso, te cilen e shpjegon mire kete fenomen...

persa i perket:

"the wire" ,

tregon vetem gazetarine Usa, qe eshte emocionale, e lehte dhe nganjehere super e vertete. por cilesia e gazetarise atje eshte si pasoje e moralit shume te larte qe kane amrikanet per disa gjera, per shembull nuk durojne dot genjeshtren dhe hipokrizine, dy elemente te karakterit te njeriut qe jane te lehtesisht te gjesh nje inkoherence ne njerez.

pastaj, une njoh me mire gazetarine evropiane - pasi e kam studiuar - dhe mund te them se eshte me lodhshme te gjesh "skupin" pertej thashethemeve. establishmenete poliiko ekonomike kane nje censure te tmershme ne cdo vend te evropes mjafton te shikon italine, francen, gjermanine, anglin me disa perjashtime dhe gazetarine skandinave ku pothuajse nuk tregon asgje nga bota e tyre....

informata-hetimi-konfimirmim-publikimi jane ndalesa qe behen kush ka nje koshience skrupoloze ne gazetari...te tjeret j'u vjen e gatshme gjella...

po keto jane gjera te tjera...

sinqerisht

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).