E nisim javën me demonstratë

Në konferencën e sotme për shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 organizatave që u bënë bashkë për demonstratën kundër protokolleve EULEX-Serbi, njoftuan që kjo demonstratë do të mbahet dy ditë më herët, pra, të hënën, me 14 shtator 2009, në orën 12:00. Marshi protestues fillon nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Me këtë rast, Albini sqaroi që “nuk bën që të fillojë java, të fillojë dita e parë e punës, të ngjajë e hëna sikur të mos kishte ngjarë asgjë të premten. Është interesi i krerëve institucionalë që ta normalizojnë dëmin e Protokollit: meqë nuk e kundërshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq të rëndësishëm.” “Ne nuk mund të jemi assesi të përfaqësuar me kundërshtimin tradicionalisht gjithnjë e më të butë të institucioneve cili në fund shndërrohet në pranim.” – shtoi ai.

Po ashtu, Albini theksoi që “krerët institucionalë thanë që ata janë palë jashtë këtij aranzhmani teknik, mirëpo, Kosova është përbrenda këtij aranzhmani. Institucionet u anashkaluan porse Kosova pësoi. Kjo është dëshmi se ata brengosen për veten e tyre ama jo edhe për Kosovën. Nuk mund të jenë njerëzit në krye të institucioneve të Kosovës më të rëndësishme se Kosova, se qytetarët e Kosovës e se shteti i Kosovës.

Protokolli i bashkëpunimit policor EULEX-Serbi është përfitim i trefishtë i Serbisë. Së pari, Serbia fiton informata shumë të vlefshme të natyrës policore. Së dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bëhet një hap i madh në zbatimin e 6 Pikëshit. Së treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbsë drejt liberalizimit të vizave.

Pas këtij Protokolli do të vijnë së paku edhe dy protokolle të tjera: ai për gjyqësinë dhe ai për doganat. E gjithë kjo është veçse implementim i planit famëkeq 6 pikësh të Ban Ki-moon-it. E, ky plan, siç e dimë, është vetëm një emërtim tjetër për planin e ish ministrit serb për Kosovën Slobodan Samarxhiq për ndarjen funskionale të Kosovës.

Ne nuk jemi kundër BE-së por kundër EULEX-it e protokolleve të tij që i shtojnë dhe i trashin lidhjet e varësisë së Kosovës me Serbinë. Ne e duam të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE e jo misionet policore të BE-së në Kosovë të cilat thirren në sundimin e ligjit por kanë imunitet prej ligjit, thirren në transparencë por funksionojnë edhe në bazë të dokumenteve sekrete, thirren në llogaridhënie por nuk i japin përgjegjësi asnjë institucioni të Kosovës, thirren në demokraci por mbajnë fuqi ekzekutive arbitrare.”

Në anën tjetër, Avni Zogiani potencoi që “politikanët e kosovës janë të korruptuar andaj edhe të shantazhuar dhe për pasojë nuk na i mbrojnë interesat. Ky është shpjegimi pse këta politikanë thonë se nuk e njohin Protokollin por njëkohësisht pohojnë se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me EULEX-in, duke e bërë kësisoj absurd kundërshtimin e tyre edhe ashtu vetëm verbal.” Në fund Avniu shtoi që EULEX-i nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur por e njeh Serbinë si palë që duhet të pyetet për Kosovën”.

Albin Kurti dhe Avni Zogiani, në emër të 23 subjekteve shoqërore që janë bashkorganizatore të kësaj demonstrate kundër protokolleve EULEX-Serbi, kundër hipokrizisë së krerëve institucionalë dhe për sovranitet, iu bënë thirrje qytetarëve që masivisht t’i bashkohen demonstratës që mbahet të hënën, me 14 shtator 2009, duke filluar në orën 12:00, e duke u nisur nga vendgrumbullimi – Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

23 bashkorganizatorët e demonstrates së 14 shtatorit
Prishtinë, 12 shtator 2009
http://vetevendosje.org/

16 Komente

Di Lellio: Plani Ahtisari–mbikëqyrje e përhershme

Ilirjana A. Bajo
Radio Europa e Lire
11.09.2009

“Kosova mund të bëhet plotësisht e pavarur vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e Planit Ahtisari. Por, këto kushte, janë formuluar në mënyrë të tillë që nuk mund të përmbushen kurrë. Kjo do të thotë që do ketë gjithmonë nevojë për përfaqësuesin civil”, thotë për Radio Evropa e Lirë, Anna Di Lellio, autore dhe eksperte për Ballkanin.

RADIO EVROPA E LIRË
Kemi një prani të shtuar ndërkombëtare në Kosovë, në kohën kur udhëheqësit e Kosovës kanë përcaktuar demokratizimin si përparësi të tyre. A është kjo prani ndërkombëtare ndihmë, apo barrë, në këtë proces?

ANNA DI LELLIO
Kosova pas pavarësisë paraqet një rast interesant për studiuesit e misioneve ndërkombëtare dhe për ata që merren me analizat mbi sovranitetin dhe humbjen e tij nga një shtet. E kam thënë dhe më herët, në vitin 2007 kur diskutohej Plani Ahtisari, se ishte gabim të vazhdohej të mbahej Kosova nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare. Plani i Ahtisarit me praninë e tij evropiane dhe EULEX-in në Kosovë ishte, gjithashtu, gabim. Gabimi qëndron në faktin se bëhet fjalë për një zgjidhje që është e pazbatueshme.

Nga ana tjetër, nuk bëhet fjalë vetëm për një gabim, por edhe për një pengesë në demokratizimin e Kosovës dhe legjitimitetin e krerëve të saj. Kjo, pasi plani i Ahtisarit u merr legjitimitetin njerëzve që janë zgjedhur me vota të lira e demokratike. Pasojat e planit të Ahtisarit po i shohim aktualisht.

Tashmë kemi një situatë shumë të vështirë, me ndarjen ‘de facto’ të Kosovës, me pamundësinë e zbatimit të decentralizimit, pamundësinë për të vendosur kontrollin dhe shtetin ligjor në veri të Kosovës, dhe me organizatat e misionet ndërkombëtare që nënshkruajnë pakte me Serbinë pa i përfshirë autoritetet e Kosovës. Kjo është shumë problematike për demokratizimin.

RADIO EVROPA E LIRË
Përmendët paktet apo aranzhimet teknike që EULEX-i po nënshkruan me Serbinë, të cilat janë kundërshtuar nga institucionet e Kosovës. Vende si Britania apo Gjermania kanë kërkuar nga Prishtina që t’i pranojnë dokumentet në fjalë. Ky konflikt, ndonëse po mbahet në tone të buta, ku mund të çojë?

ANNA DI LELLIO
Ky konflikt çon në delegjitimimin dhe dobësimin e udhëheqësve të Kosovës. Është e qartë se publiku i gjerë nuk e mbështet protokollin EULEX-Serbi, por udhëheqësit kosovarë duhet t’i pranojnë marrëveshjet, e për më tepër janë të ekspozuar ndaj presionit të qeverive që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo i vë udhëheqësit e Kosovës në një pozicion të paqëndrueshëm. Nëse ata do të sillen në përputhje me ato që i kërkon bashkësia ndërkombëtare, do ta humbin fuqinë dhe legjitimitetin para popullit të tyre.

Nëse nuk veprojnë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, e humbasin legjitimitetin para bashkësisë ndërkombëtare. E gjithë kjo i vë drejtuesit e Kosovës në pozicion të palakmueshëm dhe nuk çon askund.

RADIO EVROPA E LIRË
Gjendja aktuale dhe këto raporte, a janë edhe pasojë e sjelljeve të mëhershme? Nëse udhëheqësit e Kosovës do të ishin sjellë ndryshe, a do të kishte gjasa të mos ishim në kushtet e sotme?

ANNA DI LELLIO
Gjithmonë ekziston mundësia e zgjedhjes së një rruge tjetër. Më duhet të them se një mundësi e tillë është shumë e vështirë, pasi udhëheqësit e Kosovës e kanë nënshkruar zgjidhjen Ahtisari, që është dhe origjina e gjithë problemeve. Për më tepër, drejtuesit e Kosovës e kanë bërë Planin Ahtisari pjesë të Kushtetutës, çfarë i obligon ata para bashkësisë ndërkombëtare. Është një problem politik.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian, me përpjekjet e tyre për të qetësuar Serbinë krijojnë destabilitet në rajon. Kjo do të shkaktojë probleme në Bosnjë dhe në Kosovë. Evropianët janë sjellë kështu në vitet e ’90-ta dhe vazhdojnë ta bëjnë të njëjtën gjë dhe sot.

Nuk e kuptoj se cilat janë arsyet e kësaj sjelljeje. Por, duhet theksuar se Serbia nuk është kyçi i stabilitetit, së paku jo kjo Serbi e papërgjegjshme, jo kjo Serbi që vazhdon me të veten në marrëdhëniet ndërkombëtare.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të themi se protokollet e sotme që diskutohen mes EULEX-it dhe Serbisë janë rezultat direkt i planit Ahtisari?

ANNA DI LELLIO
Po, janë direkt rezultat i planit Ahtisari, në kuptimin që pushteti i EULEX-it përcaktohet nga ky plan. Autoriteti që plani i Ahtisarit u jep këtyre misioneve, Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar dhe EULEX-it, është problematik. Nga ana tjetër, edhe vetë EULEX-i e gjen veten në një pozitë të paqëndrueshme.

Ky është një mision që do të duhej të ndihmonte në vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë, por ama nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Për mua janë të pakuptueshme marrëdhëniet mes EULEX-it dhe synimit të tij për rend e ligj nga njëra anë, si dhe ligjeve të miratuara në Republikën e Kosovës, që është një shtet i pavarur.

Fakti se EULEX-i nënshkruan marrëveshje me vendet e treta për juridiksionin në Kosovë, që është një vend tjetër, më krijon paqartësi.

RADIO EVROPA E LIRË
Sjelljet e tilla të misioneve ndërkombëtare çojnë drejt destabilitetit. A mendoni se është koha që udhëheqësit e Kosovës dhe Brukseli të diskutojnë edhe një herë bazën e raporteve aktuale?

ANNA DI LELLIO
Kjo do të ishte, vërtet, e mirëpritur. Por, duhet të theksojmë se bëhet fjalë për një problem tjetër politik. Siç e dini, nga leximi i planit të Ahtisarit, Kosova mund të bëhet plotësisht e pavarur vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e planit të Ahtisarit.

Por, këto kushte, ashtu si standardet e UNMIK-ut dikur, janë formuluar në mënyrë të tillë që nuk mund të përmbushen kurrë. Kjo do të thotë që do ketë gjithmonë nevojë për përfaqësuesin civil. Ky i fundit ka mandat deri në zbatimin e plotë të Planit Ahtisari.

Nga ana tjetër, pa bashkëpunimin e serbëve në Kosovë dhe pa bashkëpunimin e Serbisë për plotësimin e kushteve të vëna nga Plani Ahtisari, mes të cilave dhe decentralizimi, përfaqësuesi civil do të rrijë në Kosovë pafundësisht. Kjo nuk është mbikëqyrje e përkohshme, por ka për të qenë mbikëqyrje e përhershme.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të thotë kjo që e ardhmja e Kosovës nuk varet nga kosovarët, por nga pakica serbe dhe Serbia?

ANNA DI LELLIO
Natyrisht e ardhmja Kosovës është edhe në duart e kosovarëve. Vazhdoj të besoj se ata bënë gabim me pranimin e planit të Ahtisarit. Mjafton të kujtojmë këtu detaje të tilla si, për shembull, ndryshimi i Kushtetutës. Kushtetuta nuk mund të ndryshojë pa miratimin e pakicës serbe dhe pakicave të tjera, ç’gjë shkakton shumë probleme.

Është e rëndësishme që udhëheqësit e Kosovës të ndërmarrin nisma të fuqishme diplomatike në këtë drejtim, pasi besoj se situata është e paqëndrueshme. Besoj se gjendja është potencialisht shpërthyese, ndaj duhet vepruar që situata të diskutohet më thellësisht dhe me sy më të hapur.

http://www.evropaelire.org/content/artic...

kosova vetem me shqiperine, shqiperia ne nato eshte, te guxoje serbi te ngre koke...

 ky albini duhet te bej kujdes me keto manifestimet e tij e te mos luaj (manipuloje) me tere kosoven per krenari te tija personale (ose me i gjet vedit pune, siç thone shkodranet). siç beri dikur Rugova me gjasme teorite e tija paqesore, atehere kur duhej lufte, ashtu po ben ky me keto manifestimet e tija perditore, tashti kur duhet PAQE. 

kosoves i duhet QETESI, qe te mos u lejoje pakicave serbe te zgjohen e te turbullojne situaten duke e futur vendin ne amulli. 

sepse KOHA ben te veten, dhe kosova pefundimisht do te behet shqiptare (me kete nuk nenkuptoj shtetin shqiptar, por shqiptaret atje)

 

pse ja fut kot a bukurosh? ti nuk e di se cfare do te thote te jetosh nen thundren kolonialiste- keta te EULEX-it sillen si koloniale- eja ne prishtine dhe shihjau selite e mbyllura me xhemba dhe shihi si shkojne ne shkup dhe selanik ne fundjave se marrin sa 25 punetore shqiptare ne muaj dhe u duket Prishtina si vend i prapamebtur- cka i duhet popullit te kosoves i dashtun eshte investime, mjeke, profesore dhe gjykates- keat kane sjelle me mijera police qe spara dine zakonet dhe brengat tona dhe ashtu keshtu ikin pas nja nje viti me xhepat plota para- ne pame se si ishte UNMIKU. keto organizma nuk qiten me lule ato qiten perjashta ja me udheheqes te vendosur ( ne nuk i kemi sepse keta qe i kemi mendojne vetem per prapanicen e tyre dhe familjeve te tyre) ja me force se jane vene kembekryq qe 10 vite ketu prej Kamerunit e deri ne Bangladash. prandaj vellau im mos fol se ti nuk je ne hallin tone.

Burim

Kur Shkau te te sulmoj Kosoven, djege shtepine, vrase familjen ti do ta mbrosh ate apo prape do ti shkosh e tu lutesh ketyre koloniziatoreve per te te cliruar. Se me 99 ju lutem duke ju ulur ne gjunje, u puthem duart dhe kembet qe te na ndihmonin se ndryshe shkau mund te na shfaroste me din e me imam. Apo tani u beme trima ne tani qe ka nje fare kufiri.

Cili eshte halli tend/toni. Qe nuk nxjerim dot droge ne Gjeramni e Angli, apo qe nuk kalojme dot prostituta ne Itali. Apo qe nuk behemi dot gazi i botes sic jemi bere?

Skemi faj ne jo!! fajin e kane ata qe ne 99 na ndihmuan ne. Tani ndryshe nga tere zakonet e shqiptareve ( nese vertet kemi patur ndonje te tille) po i presim ne bese ata qe na shpetuan jeten. Ata qe na dhane lirine.

E perse? .......

 

Turp te te vi qe shkruan gomarlleqe te tilla.

Ti permend 99 sikur historia e vendit tone ka filluar ne 99. Rifreskoje pak memorien dhe do ta shikosh qe jo vetem na e kishin borxh 99 por edhe shume me teper. Biles sikur te ishte ne dore te Europes, shqiptaret e Kosoves do ishin spastruar teresisht nga trojet e tyre. Fakti eshte qe Amerika ka qene stimuluesi dhe lideri kryesor si ne lufte ashtu dhe pavaresine eventuale te Kosoves. E mbani mend ju cfare behej neper sheshet dhe parlamentet e Europes gjate luftes ? E mbani mend ju cfare mendonte opinioni publik per te ? Dhe tani tallin trapin me nje shtet sovran te njohur si te tille prej te gjitheve.

Hajde pra lerini denglat dhe mos flisni kodra mbas bregut. Fakti eshte qe Eulex-i eshte institucion i korruptuar qe perdoret nga BE-ja 1) per te vjedhur miliarda 2) si vegel politike ne marrdheniet BE-Rusi. Veriu i Kosoves eshte shnderruar ne nje parajse mafioze nen protektoratin e Eulexit e krahasueshme vetem me kufirin Pakistan-Afganistan. Ca ti besh qe shteti Kosovar eshte edhe me i korruptuar se Eulexi dhe i intereson kjo gjendje tranzicioni per aferat e tyre te ndyra... Ca ti besh qe Amerika ka "bigger fish to fry" ne agjenden e vet...

Toko- ju keni mentalitet mercenari dhe servili. Me vjen keq t'ua them, por ashtu jeni dhe pajtohem se ka shume shqiptare te tille, prandaj jemi ku jemi. Zotrote kur sulmoi shkau shqiptaret i dolen ne rruge- i dolen me 1912 (Isa Boletini); i dolen me 1924 (Azem Galica); i dolen me 1945 (Shaban Polluzha); i dolen me 1968 (Adem Demaci); i dolen me 1981 (Demonstratat e studenteve te 81-shit); i dolen me 1999 (UCK)- dhe ku ishin nderkombetaret prej 1912- pse burre i dheut nuk na cliruan ata? Po ta them edhe i gje tjeter- 3/4 e Evropes u cliruan nga amerikanet pas Luftes se Dyte Boterore- as francezet, as gjermanet, as anglezet s'u thane amerikaneve hajdeni bujrum dhe po deshet edhe flini me grate tona. Bile edhe Amerika u clirua me ndihme nga Franca ne kohen e George Washingtonit...Keshtu e ka puna e lirise- necvojit ndihme, por kjo s'do te thote se tash qe me ndihmove te clirohem duhet te me pushtsh; pse me ndihmove te heq nje samar me ve nje tjeter. Per ate urrejtjen dhe racizmin qe shprehni se ne gjoja qenkemi drogaxhi, prostituta etj. nuk po e komentoj sepse proporcionalisht me numrin e njerezve shqiptare ne bote ne jemi prapa tjereve ne boten e krimit...Edhe amerikanet kane Madoffet, vrasesit, prostitutat sic i kane austriaket Fritzerl-et e vet- prostitutat e veta etj ose francezet ose italianet mafine e tyre apo ruset apo kinezet- por kane edhe te mirat sikur i kane edhe shqiptaret. Pra zotrote hiqe mentalitetin mercenar dhe servil sepse une krejt cfare dua si shqiptar eshte te jem i lire te marr vendimet e mia sic i merr amerikani, gjermani, spanjolli dhe cdo komb ne bote. Dua te respektoj dhe dua te respektohem- prandaj leri ato pallavra sepse une e jetoj EULEX-in dhe ata sillen si kolonizatore dhe po me trego nja rast te vetem qe kane zene nje peshk ne unjin e krimit ne Kosove- qofte shqiptar, serb apo magjup? Nuk e kane zene zotrote sepse ata merziten vetem per stabilitetin, packa se kete stabilitet e kontrollojne edhe ne bashkepunim me krimin. Tash me thuaj kush bene kete perpos kolonizatoreve. Per nje bote te tille me mire te isha vrare nga shkjau sepse vdekja vdekje eshte nen shpaten e shkajut apo torturen e EULEX-it dhe mos ma merr te drejten te dua te jetoj i lire- po pa kend ne shtepine time aty ku dua te bej nje m... te madh sepse eshte e imja ashtu sice bejne ata ne shtepite e tyre!

 pse ja fut kot a bukurosh? ti nuk e di se cfare do te thote te jetosh nen thundren kolonialiste- keta te EULEX-it sillen si koloniale- eja ne prishtine

luften e beri THaçi e do ta beje perseri po Thaçi kur ti vije sahati. jo ky albini leshit me buzet me qumesht. ky  nga mentaliteti eshte njesoj me rinine europiane, pra me ata te Euleshit, te cilet i "lufton" vetem me fjale prapagandistike, pra aksione çilimijsh. eshte pra njesoj me ata te Mjaftit ne shqiperi dhe kerkon te zere nje byth vend ne hapesiren politike kosovare.

kur u krijua UÇK e di si quhej nga keta albinat e prishtines ? Ushtria Çlirimtare e Katunarve, ngaqe luften e nisen katunaret e kosoves e jo prishtinalite me Rugove - Gandin ne krye. keta ishin te gjithe per paqe, per demonstrata paqesore si nga keto qe ben ky Albin Trimi.

pse mo me pankarta do ta shporre ky Euleshin ?

E shoh se nuk je i informuar bukurosho...Albini ishte zedhenes i zyres se Adem Demacit qe ishte e vetmja zyre e UCK-se ne Prishtine mu ne ditet e luftes...luften e bene gjithe shqiptaret dikush me palle, dikush me para e dikush me dijeni...e ke gabim se thaci ishte vec nje megafon- si i thoshte vetes drejtor politik- po c'do drejtorllekun politik miko ne lufte...prisni edhe pak dhe do e shohim Thacin e vertete! edhe do kisha deshire te ishte si thua ti, por nuk eshte- keta te Thacit jane pasuruar dhe majmur si derrat e kenaqur te migjenit- po nejse!

Gazeta Express - Nga Jeton Musliu

Kurti: EULEX nuk e ndihmon Kosovën!

Para pak çasteve përfundoj protesta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 22 OJQ-ve të tjera. Para se të shpërndaheshin masës ju drejtuan Dritan Tali, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe Albin Kurti, Lider i lëvizjes “Vetvëvendosje”. 

Sipas Talit, sikur institucionet e Kosovës të funksiononin me përgjithësi, qytatarët e vendit nuk do të kishin arsye për të protestuar. 

“Por, ia që për Kuvendin e Kosovës me interesant është për të debatuar për bordin e ART-së sesa për protokoll”, tha ai. 

Menjëherë pas tij, të pranishmeve ju drejtua Albin Kurti. 

Sipas tij, ashtu si Kosova që e ka ndërruar emrin në Republikë e Kosovës, ashtu edhe UNMIK-u e ka shndërruar emrin në EULEX. “Faktikisht Kosova është sovrane vetëm në Ambasadat jashtë vendit por jo edhe brenda tij”. 
“Më të mira kanë ardhur disa deklarata për njohjen nga disa shtete sesa që është deklarata jonë e pavarësisë”, tha Kurti. 

Ai Kosovën e ilustroi me shembullin e një “qypi” sipas të cilit Serbia dhe gjashtëpikëshi po e gërryen nga jashtë, kurse Qeveria dhe EULEX-i po e gërryen nga brenda. 

“EULEX-i nuk e sheh vendin tonë dhe qytetarët tonë si njerëz që kanë të drejta të plota por si vend që duhet disiplinuar”, tha ai. 

Kurti duke marrë shembull presidentin Sejdiu, tha se para nënshkrimit të protokollit ata bënin “naze” se nuk do ta pranonin, ndërkaq në zëdhënës të Qeverisë u bë edhe Jakup Krasniqi, ndërkaq Haradinaj nuk bënte asgjë. 

“Këta dy të fundit po shkojnë rrugës së tyre urtë e butë sepse kjo është mënyra për të t’u ngjitur edhe më lart”. 

Ai fjalimin e tij e përfundoj duke ju drejtuar të rinjve të Kosovë me fjalët: 

“Populli dhe rinia e jonë më shumë kanë nevojë të mos pengohen sesa të ndihmohen”, tha në fund Kurti. 

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident rreth orës 14:15. 

Ora: 13:30 

(Updated) Marshi i protestuesve kanë mbërritur para ndërtesës së Qeverisë së vendit, duke brohoritur, “EULEX-UNMIK merre Hashimin edhe ik”. 

Fjalën e para e mori mori Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës që sipas saj me protokollin cenohet sovraniteti i Kosovës dhe për këto veprime liderët e vendit heshtin. 

“Ata heshtin, reagojnë ose miratojnë”, tha ajo para pjesëmarrësve numri i të cilëve është rritur për qindra. 

Në të njëjtin vend fjalën e mori edhe Agim Zogiani nga Organizata Joqeveritare “Çohu” duke brohoritur se “liderët po na rrejnë”. 

Sipas tij, para një viti liderët kosovarë thanë se gjashtëpikëshi ka vdekur por protokollet janë rezultat i saj. 

“Na flasin për integrim në BE! Po në të kundërtën Kosova po izolohet”, tha ai. 

Përndryshe, ndërtesa e Kuvendit dhe e Qeverisë është e rrethuar me një numër të madh të Policëve të Kosovës. 

Protestuesit aktualisht janë duke marshuar në Sheshin Nëna Terëze, kurse para ndërtesës së EULEX-it, protestuesve pritet t’i drejtohet me një fjalim lideri i Vetvendosje, Albin Kurti. 

Ora: 12:28 

(Updated) Sapo janë nisur protestuesit e 22 OJQ-ve të Prishtinës, përderisa nuk ka ndonjë rritje të madhe të numrit të tyre. 

Protestuesit pasi janë bërë gati për të marshuar nga BKUK, atyre ju ka drejtuar Visar Ymeri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Sipas tij, prej sot nga nënshkrimi i këtij Protokolli EULEX-Serbi, Policia e Kosovës do t’i shërbej edhe Policisë së Serbisë “i cili protokoll ia cenon Kosovës sovranitetit dhe trash lidhjen me Serbinë”. 

Ai tha së fillimi i bashkëpunimit me EULEX-in nënkupton fillim të bashkëpunimit me Serbinë. 

“E ne nuk e duam këtë!”, tha ai. 

Ndërkaq, një tjetër parullë që ka renë në sy është edhe ajo, “Bac u KRYmb”. 

Ora 11:50 

Edhe pse ka mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e protestës së paralajmëruar nga 22 OJQ me në krye Lëvizjen Vetëvendosje, para BKUK në Prishtinë nuk vërehet ndonjë interesim i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë demonstratë. 

Kjo protestë e cila mbahet për të kundërshtuar protokollet EULEX-Serbi është planifikuar të nis në orën 12:00. 

Ndërkohë, ka një interesim të medieve vendore dhe të huaja për demonstratën. 

Në njërën nga pankartat që bie në sy në këtë protestë e cila do të filloj pas pak, shkruan: “T’shitunit po na shesin”. 

Ndërkohë, pjesëmarrësit mbajnë vetëm flamurin kombëtarë në duar dhe jo flamurin e Kosovës. 

Protesta nis nga BKUK për të përfunduar para selisë se EULEX duke formuar shkronjën “S”, e cila simbolizon fjalën sovranitet. 

Burim mali, je ne rregull. dhe respekte!

Me fal shoku mesues, bera gabim smiley

 

E kuptoni tani pse them une qe mentaliteti tuaj shkon njesoj me mentalitetin e Afganistanit apo Paksitanit, njesoj me mentalitetin e Talibaneve te lindjes se mesme?

Mir mor zoterinj, ja une jam gabim, por une shpreva mendimin tim perse duhet te me shani e epitetoni me lloj lloj emrash? Pse mendoni se vetem mendimi tuaj eshte i drejte? Me late pershtypjen se po te ishim ne nje shoqeri tjeter mund edhe te me vrisinit ne stadium si talibani dikur ata qe ishin kunder.

Po sikur ju te jeni gabim kush do tju korigjoj juve kur tere atyre qe ju vine kundra u vini pushken tek koka?

Ja keta jemi ne dhe as mos mendoni te krahasoni mentalitetin tuaj me ate amerikan apo evropian. Kemi mbetur tek viti 1800.

Edhe nje gje tjeter

Fakti qe mbizoteroni tema te tilla nuk ju ben se ju jeni shumica Shumica thote ate qe thashe une pasi lexova komentet tuaj

"Me ke merem edhe une"

Nejse cfare tju them as qe ja vlen tju kthesh pergjigje juve.  

 

Pranimi i gabimit eshte hapi i pare. Vetem duhen spastruar pak kto ndjenjat e inferioritetit dhe vete urrejtjes dhe u sherove dhe ti. Nejse urime gjithsesi.

toko- mos bej viktimen tashi se ti po flisje per te drejtat e mia- opinionet dhe veprimet jane dy pune te ndryshme. une  s'mund ta kem gabim pse du te jem i lire dhe i pavarur- ti me thua jo me mire e ke nen dhe me keta te EULEX-it- ti me thua te clriaun- une te dhashe sa te duash argumente se edhe Franca ndihmoi Ameriken te clirohet dhe nja 10 argumente tjera te njejta- ti me thuaj se me cfare te pajtohem une- te pranoj shkelje vullnetare- jo i dashur ai eshte mentalitet mercenar dhe servil- ti je ne shekullin e 18-te kur te bardhet shkonin ne afrike dhe u thonin vendasve ne u tregojme se cfare doni- jo i dashur ju jeni ne shekullin e 18-te- une po them ate qe cdo njeri i lire deshiron prej se ekziston njeriu- PO DUA LIRINE si ata qe po duan te me tregojne se si eshte liria! po mire e ke njerezit si ju qe jane pedante te formalizmit ndoshta edhe jane arsyeja se pse njerezimi eshte ku eshte dhe pse shqiptaret jane ku jane dhe nuk jane te lire dhe te pavarur- ideja se te tjeret ta mesojne lirine eshte edhe raciste dhe nuk po vazhdoj me se nuk meritoni me shume.

E njëjta dorë e zezë

 

Jo vetëm në Beograd,

jo vetëm në Bruksel,

por edhe në Tiranë, edhe në Tetovë,

e njëjta dorë e zezë shkrep pushkën

për të goditur ty, rebelja Kosovë.

 

(C) M.G.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).