Durrës-Kukës, jepet me koncesion?

Pas një odiseje të gjatë ndërtimi, mes kundërvëniesh politike dhe borxhesh të mëdha,segmenti rrugor Durrës-Kukës pritet që të bjerë në duart e koncesionarëve, që do të merren me mirëmbajtjen e tij. Ky është projekti në sirtar, që qeveria “Berisha” ka për projektin më të madh të realizuar prej saj, të cilit duket se kërkon t’i marrë mbrapsht milionat që harxhoi për finalizimin e tij. Ai nuk mohohet, të paktën teorikisht, as nga njerëzit pranë Kryeministrit, të cilët pohojnë se kjo gjë është e mundshme të ndodhë në të ardhmen, edhe pse sqarojnëse këtë vit nuk është parashikuar në buxhetin e shtetit. E pyetur, posaçërisht nga gazeta “Libertas”, për një fakt të tillë, këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, pohon se nuk përjashtohet që të jepet me koncesion në të ardhmen sistemi i mirëmbajtjes së segmentit rrugor Durrës-Kukës, porse “tani sapo ka përfunduar faza e ndërtimit të tij, dhe ky fakt nuk është parashikuar në buxhet”. “Kjo është një praktikë e ndjekur nga qeveria “Berisha” dhe nuk përjashtohet, por duhen pritur kërkesat”, - sqaron më Durrës-Kukës me koncesion?! Qeveria nuk e përjashton si fakt. Këshilltarja për ekonominë e Kryeministrit, Suzana Guxholli, konfirmon për “Libertas” këtë mundësi “Teorikisht e pranueshme”, por nuk parashikohet në buxhetin 2009 pas ajo, duke pohuar se dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugëve mund të aplikohet edhe në rastin e veprës më të madhe infrastrukturore në vend. Ndërkaq, burime jozyrtare konfirmojnë për “Libertas”-in se kanë nisur të qarkullojnë edhe kërkesat e para për përfitimin e koncesionit të mirëmbajtjes së Durrës-Kukës, por, gjithsesi, ky proces kërkon kohën e duhur pasi, në fakt, investimi i veprës madhore sapo ka përfunduar e, në këtë aspekt, duhet kohë. Ndërkaq, këshilltarja e Kryeministrit pohon për “Libertas”-in se qeveria “Berisha” ka parashikuar në buxhetin e këtij viti koncesionin e sistemit të mirëmbajtjes së disa segmenteve të tjera rrugore në vend, gjë që tregon se praktika në fjalë qenka e vlefshme dhe, kështu, nuk mund të përjashtojë as veprën e madhe infrastrukturore të Durrës-Kukës. “Kemi disa rrugë të tjera që do t’ijapim me koncesion për mirëmbajtjen gjatë vitit. Kjo, kryesisht vlen për ato rrugë që ti nuk ke fuqi t’i mirëmbash dhe ia jep dikujt tjetër e, në këtë rast, paguhesh”, - sqaron ajo konceptin se si funksionon dhënia me koncesion e një rruge; në rastin konkret, si mund të funksionojë edhe me Durrës-Kukës. I bie që, pasi qeveria ka shpenzuar miliona euro, për të cilat, jo vetëm që ka vjelë taksa të majme nga qytetarët shqiptarë, por edhe është futur në borxhe tek institucionet financiare ndërkombëtare, të kërkojë një rikthim të këtyre parave në arkën e tij; dhe dhënia me koncesion për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor mund të jetë një aneks i mirë për t’i siguruar këto parà. Megjithëse nuk konfirmohet në mënyrë zyrtare nga Këshilli i Ministrave, kjo gjë nuk mund të pengohet nga askush që të ndodhë, pasi ai ka nxjerrë edhe një vendim të fundit pak javë më parë, me anë të të cilit rregullon të gjitha klauzolat dhe praktikat e dhënieve me koncesion të segmenteve rrugore.

5 Komente

Ne fakt ajo rruge do mirembajtje te madhe, si per shkak te terrenit ku kalon ashtu edhe per motin e keq te zonave te veriut. Shto ketu dhe tunelin i cili do monitorim te shpeshte. Nese qeveria nuk e ben dot, dhe une kam dyshime per kete, me mire te jepet me koncesion sot se sa te paguhen shume here me shume neser per ta rregulluar perseri.

Problemi do te jete cfare kerkesash do te vendose qeveria ndaj koncesuesit.

Se po ra tyneli dhe u vra njeri cfare do te ndodhe me koncesuesin?

Si do ta vezhgoj qeverai punen e koncesuesit?

Si do ti bej parate koncesuesi per te mirmbajtur rrugen?

Se me llafe te tera behen, bile kur flitet per rrugen patiotike llafet jane edhe me te medha, por ne vepra ........ une kam shume dyshime.

Kur ndertohet nje rruge e re nuk ka rendesi shume sa shpenzime do te duhen per ta ndertuar, rendesi ka sa shpenzime do te duhen per ta mirmbajtur. Keto shpenzime ne vite kalojne dhjetra here shpenzimet e ndertimit. Por sic duket fjala "rruge patriotike" i mbylli tere analizat e tjera gjate planifkimit te rruges. Kam frike se nga rruge patriotike do te kthehet ne rruge antishqiptare qe do ti vrase e jo ndihmoj shqiptaret.

Qofsha gabim

Nuk e di nese eshte nje infromacion i besueshem por kam degjuar se keto po mbyllen si gazete...me pak fjale po falimentojne!
 

Ben Malaj ka interesa te tjera, kuptohet me "mendim ndryshe"?

 Rruga jepet me konçension, kur ajo firme (kushdo qofte) ka investuar per ate segment, mirpo per kete rruge, investitori eshte vetem qeveria shqiptare (ndonse ka marre para borxh) dhe duhet vetem kjo te pergjigjet per mirmbajtjen e saj dhe  akumulimin e takses se rruges. Une nuk e di nese ministria e Trasporteve dhe Komunikacionit, qe e ka nen administrimin e vet rruget nacionale, eshte e gateshme t'ia lere nje firme private akumulimin e takses se rruges. Kjo ministri se bashku me ndermarrjen e rruga-ures qe eshte siper tek Kinostudio dhe qe ka filiale ne ter vendin, i ka aq puntore, mjete, sporteliste qe ti vendosi per administrimin e atij segmenti. Mbi bazen e kuponave te leshuar (ndoshta dhe ne menyre elektronike, pra te regjistruar), vleres se tyre, behet dhe llogaritja e akumulimit te lekeve. Ketu nuk ka ndonje filozofi.  çdo sterhollim apo propozim per konçension pas pilafit, nuk eshte gje tjeter veçse pregatitje per vjedhje/abuzime me fondet qe do te mblidhen/akumulohen.  

 Kur ceshtja e rruges Durres-Kukes u shtrua per diskutim serioz para ca vitesh bera nje propozim per nje rrjet te shpejte hekurudhor Shkoder-Tirane-Durres-Vlore te kombinuar me Tirane-Elbasan-Pogradec kur trenat te qarkullonin me 250-300 km ne ore dhe njerezit te leviznin per pune me traincard. Kostoja ishte 1 miliarde euro, e ngjashme me Durres-Kukes por kjo do te krijonte nje treg gjitheshqiptar te punes dhe te mallrave dhe do te na permiresonte drejtperdrejt bilancin permes kursimit te karburantit, pjeseve per makina, do te reduktonte ndotjen etj. dhe do te frenonte presionet urbane ne qendrat e medha. Krahasoheni nje projekt te tille me Durres-Kukes i cili ne thelb eshte nje projekt idiot sepse permasat kane tejkaluar dobishmerine. Do te mjaftonte nje rikonstruktim i mire i rruges ekzistuese. Kesaj i thone s'ke breke dhe shkon blen LCD 52". Qeveri idiote qe mashtron nje popull te varfer por ama teper te fryre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).