Diçitura 51

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë të goditur që i përshtatet mirë fotografisë së radhës.

 

44 Komente

Ballkoni i vogel i lezetshem. Apartament me ballkon nga hyrja e pallatit,ose ballkon nevojtar, ose kafazi i luleve mund te cilesohet. Ishalla eshte i sigurt dhe nuk e kane mberthyer me gozhda derrase.smiley

...kjo po qe eshte "shtese kati nga komshiu" smiley

 

mallkimi i ri ne tirane : T'rafte ballkoni ciper kokes !

Shyqyr qe nuk ka zene gjithe hyrjen

O pallat c'e pate fat,

kete goxha, goxha ...

o pallat c'e pate fat

gjithe kete hallat

Gjetc belane, desh me ra ballkoni im nga te qeshurat smiley.

o pallat o kokëqoshe

kishe hale, bone llozhe

smiley

tek furnela në ballkon

 ti patatet i fërgon

o moj gocë na u ndrit shkalla

pika vojit në qepalla

 

Sol?

cer patatesh ore cun

janë speca te fërgum

me fërtere zi si futa

unë ty, zemrën ta kputa

po ti mi gru nuk paske pune tjeter,internet dite e note,lum ai burre qe te ka.

e kisha per dicituren,se mos keqkuptohemi.

jo jo ska gjo,

vrej punen ti  ..

 

po po pune e modhe ,na ka myt.

nga dashuria per lulet

mposhta friken nga pingulet

simjet them të rris dhe shpezë

ti mbledh dy koqka vezë

 

pallati ynë fakir

u bo me panair

shesim libra e te tjera

radaitorë kur t'iki vera

 

tani qe u bome me ballkon

asnjeri s'na pengon

ta ftojme gjithe qeverinë

ktu ta shpallin pavarsinë

 

der'atehere t'qisim naj lek

mjes, drek, dark shesim byrek

po u shty dhe pak ai tubi

mbase e bojme i lloj klubi

A thu na i merr bashkia keto bejtet t'i pikturoje neper pallatet? smiley

Do hecin gjindja me kryet nelt per pallatet tona smiley.

s'ma do menjda Monda. Se besoj se e kane problem...thjeshte presin tërmetin tjetër dhe rregullohen vetë gjonat smiley

fh mos e thuj ate llah he te kam rixha.  Ne kat te shtate isha une kur qe ai i fundit, s'kish burr nene a diciture peshku, a speca Tusheje qe me bente te dilja me ne ballkon smiley

vallai, kaq shume sa ka punu ppu per Edin, harram e paste po sna i mori smiley

A po e e bon nji byth ven

me vu edhe un ballkonin tem?

se kot pastaj me i thone pallat

po se bone per qef tat!

 

nji ballkon per bukuri

t'ma kete zili kojshiu ri

po spat vend me mjell limonin

kollaj eshte me rrit hardhi

 

sic e shifni, plani i ri

ju siguron edhe raki

pervec klubit, dhe lojes poker

per ju kemi edhe Disc Joker.

 

Po me ec biznesi mire

me mbush ujin ne kat te pare

nuk do zbresim neper shkalla

po do vejme teleferik.

 

Gazeta e Pallatit

Xhevahiri rrefen pasionin e tij per kubizmin: Une, Pikasoja i lagjes

Si nuk ju vjen turp qe te talleni me popullin. Mbase ky xhaxhi ka marre edhe leje per modifikimin qe ka bere, kur ju autorizon ju qe te thyeni privatesen e tij me kete foto?

Shpresoj qe ti keni marre leje...

Dalje Sigurie....

P.S. Ma kap pak devijimin e tubit te shkarkimit te ujrave.

P.S. Ma kap pak devijimin e tubit....

Tubi te vazhdoje drejt dhe pa gunga e kthesa - tha i kshillit smiley

Une i inspirume nga Monda, them qe ke ky pallati te shkruhet :

KUJDES! LART KA DALE BALLKON

SHITET BALLKON PER VJEHRRA.

Aplikuesit te kontaktojne: Nusja e Mire Agency ne no. e telefonit: 0422*****, ose ne adresen e e-mailit: ales@ikeplakumere.com">sales@ikeplakumere.com

Cmimi shume i favorshem.

Ju mirepresim.

O ujk shife pak telefonin pse me del i zene mua? Smile  smiley

 

O Ketlina,

linjen e ka zene Bedrija, do te fuse vjehrrin falas smiley

Dergo e-mail, se kemi kerkesa te papara per kete ballkon.

Paska shume vjehrra te pastreha ne Shqiperi e diaspore. smiley

... dhe une kujtova (fillimisht) qe foto ishte per ate qe kishte blloku sheshpushimin e shkalles (dy kate siper ballkonit) 

Ky qe ka bere kete ballkonin eshte gangster!

Eshte mbushur Shqiperia me gangstera.

Meqe kete foto e kam sjell une po bej ca sqarime. Se pari per eltonkolen: per foton s'kam marre leje, ne fakt s'kam pse te marr leje. Bera nje foto te hyrjes/shkalleve te pallatit. Duhet t'i marre leje pallatit per kete? S'kam faj fare qe ka dale nje ballkon teper aty... smiley Po ashtu te siguroj qe keta nuk kane kurfarr leje nga bashkia.

Se dyti, ky eshte nje problem i tmerrshem! Ky nuk eshte ballkoni i vetem qe ka mbire ne kete forme, ka edhe plote shembuj te tjere ne Tirane. Pallatet ku aplikohen keta ballkonet e rinj jane te gjithe pallatet te kohes se Enverit, te ndertuar me pune vullnetare, e jo me strukture skeletore, por tulle mbas tulle. Ne keto pallate muret anesore (dhe pjesa me e madhe e mureve te ndermjetme) jane mure mbajtese, cdo nderhyrje ne te dobeson strukturen e pallatit. Ballkoni me siper eshte nje shembull i tille, eshte shembur muri mbajtes, jane vene ca trare hekuri dhe oppp u be ballkoni, mu ne krah te shkalleve te pallatit. Dikush duhet te marre masa, para se t'i teket komshinjeve te tij te bejne nje ballkon te tille e ta shembin pallatin me duart e tyre.

 

 

o Zot kane shku robt per lesh!

" Ti mund te vendosesh kushte sa te duash , ndersa une... , une do bej ate qe dua vete"

space-balcony

Kur vjen behari çel ballkoni smiley lule te bukura  tarararararaaa  smiley

smiley po e shkul nje lule aty ene po ta dhuroj per mirmjes smiley vetem se kam frike mos thyj qafen smiley

Ah, sa e mire je! flm. e di ti qe i kam qejf  lulet une... smiley

 Mos e shkul me rrenje, te pakten, kepute me delikatese... smiley

Ne ket ballkonin nuk lejohen te hyjn amerikanet, ose ata qe mbajn diete ok

Arkitektet: ballkone improvizohen qe te mos rrezohen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).