Dhe drita diturise perpara do te na shpjere

Sa gabime bën njeriu nga padija. Por kur gabojnë njerëzit e dijshëm
atëherë kjo është shenjë se po afron qameti. Rektori universitetit të
Vlorës po gabon rëndë. Nuk zbaton urdhërin e Ministrit të Arsimit për
të regjistruar disa nxënës me mesataren 6 në shkollë të lartë. Gabim.
Faj. Krim. genocid.
Unë jam nga ata persona që uroj me mish e shpirt që regjistrimi të
përfundojë sa më shpejt. Kam arsye të forta. Më të forta se ata që e
detyruan Mediun të pranojë atë që I thoshte mendja e tij dhe të
kërkonte të bëhej sërish ministër. Ka tre javë që nuk dal dot në
tiranë. Mezi hap derën e shtëpisë sepse e kanë bllokuar fletëpalosjet
që më ftojnë të përfitojë nga okazionet dhe të regjistrohem në
universitet. Futem në ashensor dhe më del në pasqyrë një numër
celulari I shkruar me buzëkuq. Nuk di cc’më shtyu (në fakt isha vetëm)
që ta marr atë numër se mendova se mund të ishte për mua. “Mirëserdhët
në universitetin “Parajsa”. Për të kryer regjistrimet shtypni
butonin…”. Mbylla telefonin, por jo gojën. I dhashë ca të shara.
I afrohem makinës me gjak të ngrirë sepse në vendin ku polici rrugor
më vendos gjobën dalloj një fletë ngjyrë rozë. Qetësohem. Është një
ftesë për t’u regjistruar në Universitet! Unë universitetin e kam
mbaruar para 20 vjetësh. 10 vjet pasi e kisha mbaruar nuk mu ndanë
ëndrrat me provimet. Tani nuk guxoj të hap televizorin se më del
reklama që më fton të studiuoj në Universitetin më të mirë që ka parë
ndonjëherë njerëzimi. Harvardi dhe Cambridge duken si shkolla e
brrakës para atyre reklamave televizive. Në fund të reklamës shfaqet
një njeri I shëndoshë, I qeshur dhe shumë I lumtur që thotë: “ju
mirëpresim”. Kënaqësi të tillë në fytyrë kam parë vetëm tek ushtari I
mirë Shvejk dhe tek një pensionist I lagjes që ka 33 vjet që luan
domino dhe buzëqesh rrumbullakosshëm kur bën domino në fund me dopio
gjashtë. Mu si ai tipi I reklamës.
Banderolat, bill bordet janë mbushur me Universitete. Edhe kur kishte
mitingun përmbyllës të fushatës PD-ja nuk kishte kaq shumë billborde!
Një universitet kishte vendosur foton më të bukur që ka David Beckam!
Kontrollova me shpjetësi internetin se mos anglezi kishte lënë
Amerikën dhe kishte ardhur për tu shkalluar, më falni shkolluar në
Universitetin “Pasqyra”. Në internet nuk e gjeta këtë informacion, por
kjo për faktin se tanimë lajmi më parë kalon nga Universitet!
Keni provuar ndonjëherë të keni fatin e zi dhe numri juaj i telefonit
të ketë rënë në dorë të disa vajzave që shesin fshesa me korent. Këtë
fat nuk ja uroj as hasmit. Të qepen në telefon dhe thonë se do të
vijnë sot pasdite (në fakt pas një ore) për të pastruar shtëpinë. Ti
mund t’i thuash se nuk je në qytet, - s’ka problem thonë na jep
adresën se kemi ccelësa kopil dhe e hapim ne vetë derën. Tregohu i
sinqertë dhe thuaji që nuk mund të më pastroni dot shtëpinë se nuk kam
shtëpi. Pyetja që vijon është: ku banoni ju zotëri? Në hotel? Në cilën
dhomë – na prit se aty jemi për 30 minuta. Shyqyr Zotit më kanë lënë
të qetë këto kohë. Por kanë filluar Universitetet. Ju flasim nga
Universiteti... dëshirojmë t’u bëjmë të njohur ofertën tonë më të
fundit për regjistrimet në .... O Zot! Guxo dhe mbylli telefonin dhe
të pasojnë 33 sms (një sms që dërgohet 33 her&eumlsmiley. Nëse përdor facebook
mirë është të mos e hapësh këto kohë. Twitter ca më keq. Emailin
hapeni vetëm nëse prisni ndonjë urgjencë. Përndryshe do të njiheni me
ofertën më të fundit të Universiteteve tona ku programi është më i
mirë që ka njohur ndonjëherë njerëzimi, me laborator, me fitnes, me
pishinë brenda, - ofertat që merrnim deri para pak javësh për të
shkuar në Antalia janë shumë të varfëra kur i krahason me
Universitetet.
Ka edhe ca të tjerë që të fusin në sedër: “Ta mban?” kjo është thirrja
e Universitetit Ndërplanetar. Por kjo është maja e ajsbergut.
Konkurrenca mes universiteteve private ka shtuar shumë dhe …dhunën.
Se harrova se këtë kisha në mendje kur pashë pardje një mesazh nga im
atë: ‘më kanë rrëmbyer. Bëj cc’të mundesh”. Ngriva në vend. Cc’ne? Im
atë vërtet nuk është më I fuqishëm se po I afrohet të 70-tave, por ai
gjithmonë I ka qëndruar larg sherrit. Po aq larg sa edhe shtëpisë.
Ime me ngul këmbë se shtëpia ka qenë më larg. Por për këtë nuk marr
dot anë se ka 43 vjet që vazhdon si debat dhe sa herë që më ftojnë të
arbitroj tund kokën dhe shpëtoj. Shpëtoj se ju e dini që tundja e
kokës tek ne mund të merret po, por edhe jo. Varet kë zgjedh. …gjëja
e parë që më shkoi në mendje kur lexova mesazhin e tim eti ishte të
mos e shqetësoja policinë. Jo për gjë, por për raste të tilla ata e
kanë dëshmuar se janë të fundit që marrin vesh ndonjë gjë. Sicc e dini
rastin më të bujshëm të rrëmbimit policia e ndoqi përmes televizorit.
Mendova se mos Ismet Drishti me kamera të fshehta kishte kurdisur
ndonjë gjë, por më dukej e pamundur… Mendova të njoftoj mamanë, por
ndërrova mendje menjëherë. Nuk është mirë ta gëzoj para kohe. Ja e
gjejnë menjëherë…
Pasi kaluan 30 minuta duke bluajtur në kokë skenare nga më të ndryshme
thashë të provoj ta marr në telefon. Ndoshta rrëmbyesit e kanë lënë
në ndonjë dhomë të errët dhe …. Për ccudi im atë mu përgjigj me një
alo të lodhur. “Qetësohu zotëri- dëgjohej në sfond një zë femre! Nëse
nuk dëshiron mos firmos, por ne po të ofrojmë një rast që një herë të
vetme të vjen në jetë”.
Për t’I rënë shkurt tim atë e kishin kapur dy femra e kishin future në
një dhomë (me kompjuter sigurisht) dhe I kishin vënë përpara një
formular për t’u regjistruar në Universitet për master të nivelit të
dytë (DND). As mosha, as pamja e jashtme nuk e mbrojtën tim atë nga
agresioni për t’ia kaluar gjashtë vendeve të Bashkimit Europian në
shkollimin e lartë.
Pasi I dhashë fjalën e burrit se të paktën unë (ose ndonjë tjetër
pjesëtar I familjes) do të regjistrohej për master dhe për fakultetin
juridik, tim atë e lanë të qetë. Në fakt e meritonte deri diku
mundimin se I kishte gënjyer. U kishte thënë se e kishte mbaruar
Universitetin. Kishte menduar se ia hodhi, por ata (dy vajzat) I
nxorrën formularin e masterit.
Të kthehemi aty ku e nisëm. Në Vlorë. Rektori bën gabim. Gabim
historik (sepse po afrohet 100 vjetori I ngritjes së flamurit në
sheshin e flamurit). Rektori nuk pranon të rëgjistrojë nxënësit që
kanë mbaruar maturën me notën 6. Kulmi! Nuk është problemi se po
kundërshton ministrin e ri të Arsimit (dhëndrrit të ri, shefit të ri
dhe .. universitetit të ri mos I dil përpara). Problemi është se
rektori po kundërshton veten. Si guxon të mos regjistrojë në
Universitet nxënësit? Ata jo vetëm I plotësojnë kushtet, por I kanë të
gjitha provat se e meritojnë shkollën e lartë. Imagjinoni o njerëz!
Ata kanë mbaruar shkollën e mesme! Në tiranë nuk mund të regjistrohen
se këtu universitetet private nuk të shohin me sy të mirë nëse ke
mbaruar të mesmen! Dale pak më lindi një ide e mirë për biznes. Po
sikur të hapim fjalë në Tiranë se ata që kanë marrë diploma të
shkollave të larta mund të mos vlejnë nëse nuk paraqesin dhe diplomën
e shkollës së mesme. Nëse ti që e lexon këtë shkrim të pëlqen kjo ide
a hapim bashkë një shkollë të mesme. Tregu është plot. E bën dot?
P(j)o!

* Botuar ne gazeten Shqip 24.09.2009

10 Komente

Ironi dhe sarkazem e hidhur, por me vend. Me gjithe keto universitete  qe po hapen, kushedi sa doktor Adhamudhe do te na mbijne. "Te dhemb koka? Kerreje, te shpetosh... njehere e pergjithmone."

Bravo Luti. Rubrika jote e kahershme "e cmendura N" ku aktualiteti rrefehej ne formen e talljes se b...,ka qene e preferuara ime

Ironi dhe sarkazem e plotmerituar  5*

U H T (nota te mira, te bukura te pastra, te rregullta te ndritshme , qe nuk ua jep ai tjetri dhe/ose ajo tjetra)

-E ben dot

-me ç'ka

-Me B*th

-Tani.

 *UHT=Universiteti Homoseksual i Tiranes

 ** Nje vit kushton 4 000 Euro

*** Nje dipllome 7500 Euro.

**** Master/Mjeshter 8000 Euro

O Lutfi. Drita e diturise duhet, nese perdor rasen gjinore.

Se dyti, ne shqip i-ja jo gjithnje eshte e madhe. Se treti, thuhet "dhender" dhe jo "dhenderr" (kjo nuk eshte typo, eshte gabim). Kur edhe ai qe duhet ta kete per profesion shprehjen formale nuk di ta gdhende formen, vaj-halli te tjeret. Lexojini mor burra dy-tre here ato qe shkruani para se t'i botoni.

Per te paren sak faj Lutfiu se ashtu e ka shkruar Naim Frasheri e eshte marre shabllon! Per te tjerat, e ka fajin Urim Bajrami qe nxjerr online shkrime te pa korrigjuara... 

Naimi o KunderParrulle ka thene: Dhe drit'e diturise perpara do na...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).