Deri kur Tirana do të rrijë pa gjumë?

Reporterët e "Shekullit" ndjekin çështjen zhurmave në kryeqytet, shqetësimin e banorëve dhe indiferencën e autoriteteve

Ka kaluar ora 22.00. Nëse ke kaluar një ditë të lodhshme, je i sëmurë, të ka ardhur orari i gjumit dhe do të qetësohesh duke fjetur, as mos e ço ndërmend. Nëse për ty ka mbaruar aktiviteti i asaj dite, për disa të tjerë sapo ka filluar. Është koha kur lokalet e natës në kryeqytet hapin dyert duke pritur klientët e tyre të përnatshëm shoqëruar me një muzikë super të lartë duke u bërë makthi i përnatshëm i gjithë banorëve të lagjes. Zona e ish-bllokut dhe ajo përreth Parlamentit janë nga më të njohurat për sa i përket kësaj problematike. Në mënyrë të vazhdueshme banorë të pallateve përreth janë shprehur të shqetësuar nga zhurmat e larta që shkaktohen nga PUB-et dhe lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin aty.

Por nuk qëndrojnë aspak më pas për sa i përket kësaj problematike edhe zona të tjera të Tiranës, ku banorëve iu vështirësohet çdo ditë e më shumë jeta nën stresin që të shkaktojnë zhurmat nga muzika gjithnjë e më e lartë që vijnë nga lokalet e natës. Muzika e lartë vazhdon deri rreth orës 03.00 pas mesnate duke u kthyer në një pjesë integrale të natës kryeqytetase. Ajo shoqërohet edhe me zhurmën e madhe të makinave dhe njerëzve të shumtë që preferojnë të rrinë brenda dhe jashtë këtyre lokaleve.
Dhe për këtë gjë askush nuk mban përgjegjësi. Banorët janë ata që detyrohen të vuajnë këtë ndotje akustike që shoqërohet me një sërë sëmundjesh të tjera. Ata denoncojnë dhe denoncojnë por pa asnjë zgjidhje. Shpesh herë e vetmja zgjidhje që u japin menaxherët e lokaleve është: Prisni sa të nisë dimri se pastaj nuk rri më askush jashtë...

Banorë të zonës përballë godinës së Parlamentit, japin alarmin për nivelin e lartë të ndotjes akustike që shkaktohet nga niveli i lartë i muzikës shkaktuar nga lokalet e natës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë lagje. Banorët shprehen se janë ankuar pranë organeve të rendit dhe pushtetit lokal por përsëri gjendja nuk ka ndryshuar. Madje ka prej atyre, që tregojnë se pas ankesave drejtuar policisë bashkiake apo edhe vetë menaxherëve të këtyre lokaleve janë dhunuar fizikisht nga këta të fundit. "Kam burrin sëmurë dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. Muzika në kupë të qiellit. Jam ankuar në polici dhe bashki por ata ia hedhin topin njëri-tjetrit.

Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosë disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbyllë fare këto lokale. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë. Jam sharë dhe fyer për disa herë nga menaxherët apo pronarët e lokaleve pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë",- shprehet një banore e lagjes e cila për arsye se ndjehet e kërcënuar nuk preferon të identifikohet. Banesa e saj ndodhet shumë pranë një lokali nate në rrugën "Xhorxh W. Bush".

Më tej zonja rreth të pesëdhjetave, shpjegon se për këtë çështje i është drejtuar edhe organeve përkatëse por pa asnjë rezultat. "I bëj apel, strukturave përgjegjëse që mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës",- thotë ajo.

Agim Shehu, edhe ky banor i zonës, shprehet se situata është tejet alarmante për shkak se zhurmat janë aq të larta sa e është e pamundur të flesh. "Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam në dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë", - thotë ai.

Ismail Derjaj, një tjetër banor i zonës, shprehet tejet i indinjuar për nivelet e lartë të zhurmës që shkaktohen nga lokalet e natës në këtë lagje. Më shumë se me të fjeturin problemi i tij ka të bëjë shqetësimet që sjellin në familje këto zhurma. "U bë vite që ky avaz vazhdon dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës", -tha ai.

Ismail Derjaj

U bë vite që vazhdon ky avaz dhe nuk gjen asnjëherë zgjidhje. Nuk është normale, ndërsa ti je në shtëpi, të ka ardhur një mik, apo je duke biseduar me fëmijët e tu dhe nga ana tjetër dëgjon një zhurmë që të shpartallon veshët. Kjo zonë mban rekord për muzikën e lartë në orët e vona të darkës. Ne shqiptarët nuk e kemi kulturën e zërit të ulët. Edhe në qoftë se ke një gosti apo një festë, ule zërin ta dëgjosh vetëm ti, pse duhet të dëgjojë edhe komshia. Ne edhe kur flasim, e ngremë tonin e zërit. Kjo nuk është normale. Ti je në shtëpi dhe nga poshtë pallatit dëgjon një prind që i thërret fëmijës së vet me zë të lartë. Çfarë kusuri kam unë që të dëgjoj ulërimën e tjetrit. Për mos të folur për ato lokale që zakonisht janë poshtë pallateve. Fillon harbimi kur të tjerët nisën për të fjetur gjumë. Sikur ta bëjnë si për inat, sa shtrihesh për të fjetur, muzika në kupë të qiellit".

Agim Shehu

Unë kam edhe punën edhe shtëpinë këtu afër dhe nuk e di se si janë zonat e tjera të Tiranës, po kjo është tmerr. Rri gjithë ditën në rrugë se të tillë e kam punën dhe kur shkoj në shtëpi për të bërë atë gjumin, nuk ka mundësi. E kam nën dritare atë të shkretë lokal që rri gjithë natën zgjuar. Jemi ankuar disa herë, por gjithmonë asnjëherë nuk na i kanë dëgjuar fjalën. Mirë-mirë, thonë do vijmë dhe nga ana tjetër çdo natë e njëjta gjë. Unë kam mendimin se gjithçka duhet të ketë një kufij. Të ketë një orar të caktuar të paktën. Dhe një gjë tjetër kam unë. Nuk jam kundra argëtimit të të rinjve, por vende të tilla me muzikë të lartë të ndërtohen larg zonave të banuara. Ata që kanë shtëpi këtu nuk janë vetëm të rinj, po janë familjarë me fëmijë të vegjël dhe me pleq, nuk përballohet kështu.

 

Një nga banoret e zonës pranë Parlamentit ankohet për zhurmën e madhe që i sjellin lokalet e natës
"Jeta në këtë lagje po bëhet e pamundur"

 

Shtëpia e saj është ngjitur me një lokal nate në Rrugen "Xhorxh W.Bush". Edhe pse e pa mbrojtur e ka ngritur zërin, duke telefonuar dhe ankuar shpesh në Polici. Madje shpesh ka marrë guximin të shkojë privatisht në atë lokal dhe t'i ankohet personave përgjegjës, por si përgjigje i është dhënë një e shtyrë duke e flakur 50-vjeçaren disa metra tutje dhe ofenduar me fjalët më të renda. Kam burrin sëmurë thotë ajo, dhe këtu çdo natë është e njëjta situatë. "Muzika në kupë të qiellit. Kam trokitur në të gjithë dyert, dhe topin ia hedhin njëri-tjetrit". Askush nuk ngrihet e të na e zgjidhë këtë hall, të vendosi disa sanksione, orare, apo edhe t'i mbylli fare. Në këtë lagje kaq të madhe, nuk mund të ketë një klub natë me një zë kaq të lartë". Në këtë rrëfim për gazetën "Shekulli" banorja e zonës pranë Parlamentit, nuk ka pranuar të fotografohet apo të japë identitetin e saj pasi ndihet e kërcënuar nga pronarët e lokaleve. Jam sharë dhe fyer disa herë thotë ajo, pasi e dinë që unë jam personi që ankohem më shpesh për këtë situatë. "Po dola me foto në gazetë, ata kush e di se çfarë mund të më bëjnë po më panë këtu në lagje. Në këtë moment, i bëj një apel, strukturave përgjegjëse që, mos të mbrojnë vetëm interesin e disa personave që duan të bëjnë qejf në orët e vona të darkës, pasi ka edhe nga ata, që kanë punuar gjithë ditën, janë të sëmurë, apo me fëmijë të vegjël dhe shtëpia është i vetmi vend çlodhës". Sipas zonjës, të jetuarit në atë lagje po bëhet gjithnjë e më e pamundur.

 

Kreu i policisë bashkiake të Tiranës thotë që lokalet marrin gjoba por klientët nuk mund të nxirren se krijohen incidente

TIRANË- Një natë e zhurmshme në Tiranë i kushton një lokali një milion lekë të vjetra. Kaq është shuma e gjobës që vendoset nga policia bashkiake për lokalet që tejkalojnë limitet e zhurmës, gjithmonë nëse ato kapen. Por kjo shumë mund të quhet e papërfillshme për një lokal që bën një xhiro nga 14 deri në 18 milionë lekë të vjetra në natë. Të bindur për zhurmën e shkaktuar dhe të informuar për ankesat e shumta të qytetarëve, policia bashkiake thotë se gjobitja është maksimumi i saj.

"Jemi në dijeni të ankesave të qytetarëve. Edhe ne na kanë ardhur dhjetëra ankesa të ndryshme nga qytetarët. Situata në këto lokale është e tillë: asnjë prej tyre nuk është i pajisur me licencë "non stop" për të qëndruar hapur tërë natën dhe jo më për të bërë zhurmë. Problemi është se ato e bëjnë",- thotë për "Shekullin" kreu i policisë ndërtimore të kryeqytetit, Ndrec Deda. Ai shpjegon se lejet për lokalet "non stop" kanë kohë që nuk jepen. Nga ana tjetër, lokalet janë hapur çdo fundjavë dhe muzika e tyre dëgjohet fuqishëm edhe më shumë se 100 metra larg.

Për secilin rast që policia bashkiake konstaton se janë tejkaluar normat e zërit ndërhyn duke vënë gjobë por vetëm kaq. "Kemi vënë shumë gjoba nga një milion lekë të vjetra. Kur bëhen shqetësuese për banorët ne shkojmë dhe pasi verifikojmë zhurmat vendosim gjobat përkatëse. Në disa raste përdorin taktika të tjera që sapo vjen policia bashkiake lokalet ulin zërin për ta ngritur prapë kur ikën policia",- tha Deda.

Ai shpjegon se policia bashkiake ka edhe mundësi që të mbyllë lokalin por kjo praktikisht është pothuajse e pamundur. Kjo për faktin që në lokal ndodhen qindra ose në disa raste edhe më shumë se njëmijë njerëz. Nëse ata nxirren jashtë do të lindte ndonjë konflikt ose incident i papëlqyeshëm për asnjë nga palët. "Ne vëmë gjoba ose kërkojmë të ulin zërin por për të mbyllur lokalin është e vështirë. Janë shumë njerëz brenda dhe duhet të zihesh me ta për t'i nxjerrë jashtë. Na ndodh që hyjmë në ndonjë lokal dhe aty ka shumë ministra, deputetë e politikanë. Ne nuk mund të nxjerrim jashtë njerëzit me imunitet",- thotë Ndrec Deda. Sipas tij, ankesat më të shumta janë gjatë fundjavës por ka raste që ende në mesjavë zhurmat e lokaleve të natës bëhen shqetësuese për banorët.

Gjoba kemi vënë. Vendosëm rregull, por tani e ngrenë zërin.
Kemi vënë gjoba shpesh, një milion. Leje për "non stop" nuk kanë. Kur bëhen shqetësuese për banorët duhet të mbyllen por nuk nxjerrin dot njerëzit jashtë sepse zihemi. Mbrëmë patëm shumë ankesa. Ankesa tek unë në telefon privat. Policia shkon shpesh dhe ata ulin zërin por kohët e fundit janë bërë shumë problematikë. Ne nuk kemi mundësi t'i nxjerrim sepse janë vipa,

 

 

Monitorimi, zonat më të ndotura nga zhurmat

Sipas monitorimit më të fundit për zhurmat, ndotja akustike, në shumë pika të qyteteve rezulton mbi normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kështu, Tirana, ndotjen akustike nuk e shënon vetëm në zonën e ish-Bllokut, ku zhurmat të ofrohen ditën dhe natën, por edhe në zona të tjera. Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te "Selvia", me 72 dB.

 

ISHP: Sa të bezdisur janë qytetarët nga zhurmat

Instituti i Shëndetit Publik mori në studim 275 familje në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës. Në fakt, rezultatet dolën problematike, pasi pjesa më e madhe e banorëve ankohen nga zhurmat. "Ky studim tregoi se përqindja e popullatës së bezdisur nga zhurmat ishte 44 për qind, ndërsa përqindja e popullatës së bezdisur ishte 28 për qind dhe më alarmantja është se përqindja e popullatës me çrregullime të gjumit ishte 50 për qind",- bëhet e ditur në raportin e ISHP-së, duke shtuar se këto të dhëna janë shumë problematike dhe ndikojnë negativisht mbi shëndetin e popullatës.

275 familje janë marrë në studim në zonat më problematike nga zhurmat në qytetin e Tiranës

50 për qind e banorëve ankohen se vuajnë nga pagjumësia, për shkak të zhurmave, sipas ISHP-së

44 për qind e banorëve ankohen se janë shumë të bezdisur nga zhurmat, sipas ISHP-së

28 për qind e banorëve ankohen se janë të bezdisur nga zhurmat, sipas studimit të ISHP-së

Sipas specialistit të ISHP-së, Cicolli, zhurmat shkaktojnë nervozizëm, stres dhe deri në shurdhim, kur janë të forta

 

Specialistët: Zhurmat, ja pasojat mbi shëndetin

Nervozizëm, deri në shurdhim për zhurma shumë të forta. Këto janë pasojat ekstreme që shkaktojnë zhurmat. "Zhurmat, padyshim kanë efekte negative mbi shëndetin", - thotë specialisti i ISHP-së, Arti Cicolli. Sipas tij, zhurmat e theksuara dhe të vazhdueshme ndikojnë mbi shëndetin mendor dhe shkaktojnë efekte psikofiziologjike. Ndërkohë, zhurmat gjatë natës, sipas tij, tashmë të shtuara, ndikojnë në prishjen e gjumit, duke shkaktuar probleme për njerëzit. "Zhurmat, në shumë raste shkaktojnë edhe efekte mbi sjelljet me fqinjët dhe reagime patologjie", - thekson ai.

Por, ajo që është më e dukshme, sipas tij, është se për shkak të zhurmave tej normave të lejuara mund të shkaktohet edhe shurdhim. Të ndodhur përballë këtij fakti, ai thekson se duhen marrë masa emergjente për t'i ardhur në ndihmë popullatës. "Kur shfaqet një risk që vë në rrezik shëndetin e popullatës, duhet të merren masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik", - theksoi Cicolli, duke shtuar se masat për reduktimin e zhurmës në burim duhet të merren sa herë që është e qartë se mund të realizohet. Ndërkohe, ai theksoi se është e nevojshme fusha juridike e zhurmave, pasi mungon një ligj për ndotjen akustike. Sipas tij, duhet të vihet në zbatim një program me faza mbi reduktimin e zhurmës, sidomos në ambiente specifike, si shkolla, banesat, spitalet etj. e. bardhi

 

Policia: Bashkia merret me lokalet e natës

Ndotja akustike vazhdon akoma të jetë në nivele të larta në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. Shumë qytetarë ankohen për nivelin e lartë të zhurmës të krijuar sidomos nga muzika e lartë në lokalet e natës. Por pavarësisht kësaj situate dhe shqetësimeve të vazhdueshme të banorëve të kryeqytetit, eliminimi i zhurmave mbetet problematik për sa i përket ndërhyrjes së strukturave të Policisë së Tiranës për të marrë masa ndëshkuese ndaj lokaleve që nuk respektojnë normat e ndotjes akustike dhe orarin e veprimtarisë së tyre.

Policia shfajësohet se vendosja e masave ndëshkuese për të gjitha llojet e bizneseve që krijojnë ndotje akustike është në kompetencë të Policisë Bashkiake, ndërsa roli i saj mbetet vetëm mbështes për të shmangur incidentet e mundshme. Për nivelin e lartë të ndotjes akustike në kryeqytet, sidomos në zonën e ish- Bllokut ka patur ankesa dhe nga përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Burime zyrtare nga Avokati i Popullit pohuan për "Shekullin", se një diplomat i huaj është ankuar pranë këtij institucioni për zhurmat e lokaleve të natës, në Rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Ankuesit kanë paraqitur pretendimet e tyre se nga ushtrimi i aktiviteteve të lokaleve deri në orët e vona të natës, sidomos në fundjavë, volumi i muzikës ngrihet jashtë çdo norme, duke e bërë qëndrimin në banesë sipas banorëve jo normal.

 

11 Komente

shume e gjate kjo gjeja PD, nuk e  lexova.

por di te them rastin me fresket mbreme ne mesnate qe na lane me gjak ngrire, nje cmenduri sirenash policie a ambulancash a nuk di ca ishin.

Mendova se mos ka dale ndonjeri dhe ka vrare Fatmir Mediun smiley, por pertej shakase duke qene se kisha persona te familjes jashte ne ate ore, me ngriu gjaku, sepse mendova qe do kish ndodhur ndonje aksident shume i rende, ndonje zjarr i madh, apo ndonje vrasje jo e zakonte.

Ne fakt, kishin vrare nje transvestit ne qender te tiranes me thike. Se kuptoj c'nevoje kishte te na terrorizonin sirenat frikesuese per te pakten nje gjysme ore rreth e perqark unazes se Tiranes. Perfundimisht gjume i shkaterruar dhe pse shtepija ime nuk eshte nga ane e rruges. Dhe per me teper mua ne ora 5.30 ma nxjerr gjumin llac-hedhesja tek pallati qe po ndertohet rreze pallatit tim. Pastaj ne 7.00 ma nxjerr ndonje bori e sterlarte e ndonje makine te ciles do ti kene zene rrugen ndokush qe ka parku gabim e keshtu me radhe  smiley

shif e shkruj dmth

Mos na shkruani te tilla shkrime se z. Rama s'ka kohe per qytetin ne te cilin eshte kryebashkiak. Ehuu, eshte gjithe ai Parlament qe duhet bojkotuar.

Bedrije, dmth meqe ai/ajo personi qe qenka vrare paska qene transvestit, nuk ja vlen t'a cojne ne spital e ku di une me sirena? Apo sirenat duhet te bien veten kur plagoset nje person "normal"?

zogu,

m'ke keqkuptu.

shpija ime eshte diku ku nuk bi rruga as nga spitali ne vendngjarje, as nga rajoni i policise ne vendngjarje. ska lidhje me transvestitin , patjeter ai/ajo meriton sirenat dhe gjithe sherbimin e shtetit. ama ne ate ore skishte as trafik as asnje gje. as postblloqe per te kap ndonje te dyshuar nuk ishin ngrit.  Jo une se kuptoj pse duhet te ulerasin 1 ore sirenat, shume larg vendngjarjes dhe spitalit dhe rajonit te policise, aq me teper kur nuk degjova policine te thoshte qe jemi ne ndjekje te kriminelit. policia jone e ka thjesht zakon qe ben zhurme, ashtu sikurse percjell nai minister qafderr per ne airport dhe na shurdhon veshet e na bllokon trafikun.

thjesht nuk i rruhet per terezine e njerezve perqark

nejse.........

 Normalish ka rregulla per kete pune, si p.sh. muzika nuk lejohet pas ores 12 te nates ne kohen e veres, mirpo lokalet apo pronaret e tyre as e pjerdhin ligjin e qeverise. Ka nje kufi per amplifikimin e muzikes, qe ajo te mos dali shum e larte, mirpo as kete rregull nuk e zbatojne.  Te pjerdhsha mu ne ligje dhe rregulla qe ke nxjerr moj qeveri. 

po ti vete e lexove ne artikull qe shefi i policise bashkiake thote qe nuk mund ta zbatojne ligjin sepse ne ato lokale me zhurme ndodhen qeveritare, parlamentare, pusht'etare...

Jo ne Shqiperi, ketu ligji behet nga disa pusht'etare, per te tjeret! Pusht'etaret nuk i prek ligji! Ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe ketu!

Pjer je i madh.

Jeton jashte vendit dhe merresh me problemet e zhurmes qe ka Tirana.

Te propozoj per kryetar bashkie te Tiranes, ne zgjedhjet e ardheshme.

Pse te mos fitosh?

 

Kulmi i zhurmave arrihet në zonën e Laprakës, me 73,8 dB (decibel) gjatë ditës, ndërkohë që normat e lejuara, sipas BE-së, duhet të jetë 55 dB ditën. Zona e dytë më e zhurmshme në kryeqytet është "Stacioni i Trenit", me 73,3 dB dhe vendin e tretë, sipas monitorimit, e zë kryqëzimi te "Selvia", me 72 dB....

Kaq mjafton per te kuptuar se ky konkluzion eshte nxjerre nga matjet qe behen nga ish Instituti i Higjenes ( tani nuk e di si e ka po patjeter me 15 emra e shtesa mbrapa  si paresor e dytesor pas tretesorit ) qe varet PLOTESISHT nga Qeveriu i Shendetesise . Aty pergatitet dhe infua per k/ ministrin qe sic thone ate decibel e lexon DEBILE . Dhe nisur nga kjo ndersen solidaret ose daullexhijte bosh , biles edhe ne rresht per nga fjalori smiley ...kunder Edi Rames qe ka ne dore vetem GJOBAT ose celsat e kashtes . Dmth ne vend qe te marre masa deri me "mbyllje" vazhdon gurmazelleqet e muallisjet me Edi Rama ose makari me kedo qe nuk eshte Mixhist !

Bllokoi matuf ose mbylli !!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).