Çka mbikëqyr mbikëqyrësi?

Nëse EULEX-i do t’i përmbahej sinqerisht zotimit për luftimin e korrupsionit, kontrabandës, krimeve të luftës dhe krimit të organizuar, atëherë atij do t’i duhej t’i arrestojë partnerët e vetë. Në njërën anë, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte politikanët kryesorë kosovarë, të cilët aq shumë para kanë përvetësuar përgjatë kësaj dekade të pasluftës, saqë imagjinata e tyre është e kufizuar për t’i shfrytëzuar të gjitha ato. Ndërkaq, në anën tjetër, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele të Serbisë që janë përplot njerëz të MPB-së së Serbisë, e me të cilën EULEX ka paralajmëruar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkëpunëtorët e tij.

Askund nuk ka korrupsion sikurse te krerët e partive e institucioneve të Kosovës dhe te grupet e interesit të lidhura për ta. Shpërputhja midis pagave të tyre dhe jetës që bëjnë e pasurisë së tyre që shihet, flet vetë. Askund nuk ka kontrabandë, krim të organizuar dhe kriminelë lufte sikurse në veri. Që të gjithë janë nën kontroll të MPB-së së Serbisë, e cila i paguan për punën që ata bëjnë. Po EULEX-i, çfarë bën ai? EULEX-i mbikëqyr, natyrisht. Mbikëqyrësi është ai i cili kujdeset që punët të shkojnë vaj. Edhe atëherë kur makinat pa targa qarkullojnë në veri, kurse kamionët që hyjnë nga Serbia nuk paguajnë fare doganë. Edhe atëherë kur zhduken 48 kilogramë drogë nga dhoma më e sigurt e Policisë së Kosovës dhe askush as dorëheqje nuk jep.

Por, pse atëherë EULEX-i premton luftimin e korrupsionit, kontrabandës, krimeve të luftës dhe krimit të organizuar? Pse zyrtarët e EULEX-it aq shpesh na i çajnë veshët nëpër media me këto gjëra që s’i bëjnë? EULEX-i është dyfish i pasinqertë. Ai premtonte për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe për ta lehtësuar asisoj shtrirjen e tij në Kosovë. Pra, EULEX-i e dinte se çfarë duan qytetarët e Kosovës, e dinte se çfarë u pëlqen qytetarëve të Kosovës të dëgjojnë dhe ai ua premtoi atë gjë për të mos e mbajtur premtimin mandej. Kjo e dyfishon krimin e EULEX-it. E kanë ditur se çfarë duan qytetarët, e kanë keqpërdorur këtë dhe pastaj kanë bërë diçka tjetër.

Në Kosovë problem nuk është krimi i organizuar, por krimi i institucionalizuar. Organet e rendit dhe të sigurisë, në krye me EULEX-in, e kërkojnë krimin jashtë sistemit. Jashtë sistemit ato e gjejnë vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE!, të cilën e persekutojnë. Por korrupsioni, krimi i organizuar e ai i luftës dhe kontrabanda në Kosovë ndodhin e ndodhen përbrenda sistemit dhe sidomos në majat e tij. Krimi është në sistem dhe shpesh ai i shfrytëzon edhe mundësitë e sistemit. Në fakt, kur u zunë 48 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës, krimi jashtë sistemit dështoi. Mirëpo, ishte krimi brenda sistemit ai i cili e korrigjoi këtë: Policisë së Kosovës iu vodhën 48 kilogramë heroinë përderisa kjo po i ruante ato.

As serbët në veri që hedhin granata dhe shtinë me armë zjarri në drejtim të punëtorëve e pronarëve shqiptarë, nuk janë jashtë sistemit. Ata janë në kuadër të strukturave të Serbisë, e cila nuk e pranon Kosovën e pavarur, siç nuk e pranon as EULEX-i. Baza e EULEX-it është plotësisht e favorshme për Serbinë. Rezoluta 1244, 6 Pikëshi i Ban Ki-moon-it dhe Veprimi i Përbashkët i Këshillit të BE-së i 4 shkurtit 2008, nuk i pengojnë Serbisë. Përkundrazi, ajo shpesh edhe thirret në këto. Prandaj, nuk ka se si EULEX-i ta cenojë Serbinë me funksionimin e tij në Kosovë përderisa baza e tij është e pranueshme për Serbinë dhe e volitshme për të. Kur Serbia ankohet kjo nuk do të thotë se Serbia po humbet diçka, por vetëm se ajo e ka parë shansin që mund të fitojë edhe më shumë.

Më parë sesa për t’i korrigjuar institucionet e Kosovës, fuqitë ekzekutive EULEX-i i ka për t’i anashkaluar ato. EULEX-it i nevojiten fuqitë ekzekutive për një mori marrëveshjesh që do t’i bëjë me Serbinë e të cilat e di se janë të papranueshme dhe të dëmshme për Kosovën. Pas Protokollit për bashkëpunimin policor vjen ai për bashkëpunimin në gjyqësi, mandej protokolli për dogana, të gjitha këto si realizim i 6 Pikëshit dhe njëkohësisht trasimi i rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ndërkohë, krerët tanë institucionalë do të kujdesen që të mbahet e mbyllur tema e Protokollit dhe e protokolleve të ardhshme. Sikur të ekzistonte vetëm një argument bindës pse ky Protokoll është i dobishëm për Kosovën, nuk do të kërkohej të shpallej e mbyllur tema e Protokollit të cilën Sejdiu e Thaçi e gjetën të hapur. Por, jo. S’ka argument të tillë. Andaj, Sejdiu e Thaçi, këta shpallës të mëdhenj, sikurse me rastin e shpalljes së pavarësisë, sikur me rastin e shpalljes së vdekjes së 6 Pikëshit, edhe kësaj radhe, e bënë një shpallje tjetër për të mos vepruar asgjë.

EULEX-i i këtillë po e mbikëqyr veçse shtimin dhe trashjen e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i i këtillë po e mbikëqyr Kosovën jashtë BE-së, gjersa ndihmon Serbinë t’i afrohet BE-së. Kosova e këtillë po përfundon në situatën në të cilën të luftosh kundër EULEX-it e protokolleve të tij dhe të luftosh për sovranitet e pavarësi të plotë, është veçse e njëjta gjë e thënë dy herë.

18 Komente

Në fakt, kur u zunë 48 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës, krimi jashtë sistemit dështoi. Mirëpo, ishte krimi brenda sistemit ai i cili e korrigjoi këtë: Policisë së Kosovës iu vodhën 48 kilogramë heroinë përderisa kjo po i ruante ato.

 

eh cfare shtetit... edhe te gjithe e dine kush i ka vjdhur ato 48 kile...

kesaj i thone te jetosh ne zgeqet mes nderkombtareve...

Si gjithmon fajin na e kane te te huajt, ELEUX, OKB, OSBE, MPB serbe, etj etj te tere fajtore vec ne vete nuk kemi faj

Kush i zgjodhi keto strukturat e koruptuara te qeverise se Kosoves?

Ja te themi se ELEUX nuk do te bashpunoj me qeverine e Kosoves apo me ate Serbe Po me ke te bashkpunoj? "fatkeqsiht" ky Kurti dhe ata qe e pasojne nuk jane ne qeveri Ne mardheniet nderkombetare bashkpunohet me qeverite jo me grupe individesh qe mendojne se jane kunder qeverise. Sikur te mos bashkpunon me qeverine, Kurti me shoke do te thonin se nuk e njohin qeverine e KOsoeves dhe pavarsine e saj. Tani qe bashkpunojne thuhet se nuk po bejne punen. Hall keshtu e hall ashtu.

Se halli nuk eshte me ke bashkpunon ELUEX por te fakti qe ELEUX i perket perendimit jo ndonje grupimi nga Lindja e mesme.  Sa "fatkeqe" qe jemi ne ja qe dhe ELUEX i perkete Evropes jo Arabise Saudite. smiley

Se halli nuk eshte me ke bashkpunon ELUEX por te fakti qe ELEUX i perket perendimit jo ndonje grupimi nga Lindja e mesme.  Sa "fatkeqe" qe jemi ne ja qe dhe ELUEX i perkete Evropes jo Arabise Saudite.

ca thu o toko pash Zotin?!?!?!

O Toko, po hiq dore o burre nga keto fiksimet qe te gjithe jane tu "maru" nga dashnia per Arabine Saudite! (ene kush Vetevendosje!)

Prit te te tregoj nje te forte une ty qe ta moresh pak mo me te qeshme muhabetin. Kur ishim n'Jal ne aktivitetin e RrOSh (Sollo turp e faqja e zeze qe s'erdhe), ne shume aktiviste te Vetevendosje! ishte edhe nje çun disi praktikant. Diten e pare hongri sufllaqe se nuk e dite qe ishte me mish derri. Kurse darken e dyte, "me ndihmen e shokve", filloi tu pi birra Korça (kete s'po ta them me te bo qejfin po se kshu pishim me verte pernote)

Kshu qe Toko, ji i sigurte qe i vetmi fanatizem i atyne çunave o qe te pine pije shqiptare!

Tani le te flasim pak seriozisht (jo se per punen e fese nuk flas dot mo seriozisht me ty plako se me vje me qesh me nenkuptimet e tua). Ti thu qe fajin e kemi ne se jane te korruptuar qeveritaret ne Kosove. Po mire mer Toko po sipas ksaj llogjike nuk paska bir none ne bote qe te paska guximin moral te ankohet per korrupsion. Se çdo qeveri e zgjedhur eshte. Ti per korrupsionin ne Shqiperi, a ben me faj populllin se i zgjodhi, apo ata qe duhet ta luftojne korrupsionin dhe ata qe jane te korruptuar? Ne rastin konkret ata qe kontrollojne policine dhe drejtesine ne Kosove jane EULEX e UNMIK, me rregulll treshi kujt i bi pergjegjesia per mosluftimin e korrupsionit? Ku ke pa ti qeveritar qe duke e dite se nuk e ngacmo njeri, te mos vjedhi apo perfitoji nga posti? Ore poplli edhe mund te votoje gabim here pas here po ca llafe me mend i ka thone ama. Edhe poplli thote :

"FRYKA E RU VRESHTIN"

Ne rastin konkret ne Kosove s'ke nga kush te kesh fryke se ne Kosove, perfituesit kryesor te pislliqeve qe ndodhin jane nderkombetaret. Mos harrojme se Kosova u fut nga nderkombetaret ne rrugen e trafikut te droges.

Shum bukur e paske dhane pergjigjen mendoj se ska nevoje per replike.

Lizander,

Per humorin; i bukur por sic duket nuk ke kuptu thelbin e komentit tim

Nuk flas ekstreme fetare por per ekstreme ideologjike

Por po e le humorin

Po mire mer Toko po sipas ksaj llogjike nuk paska bir none ne bote qe te paska guximin moral te ankohet per korrupsion

Kush tha qe te mos flitet per korupsionin. Por ama korupsioni eshte shqiptar jo i huaj. Pra hajt ti biem atij qe e ka fajin. Te huajt jane atje jo per ne shqiptaret por per veten e tyre, se po ju mbushim vendet e tyre  me droge dhe krime

Ne rastin konkret ata qe kontrollojne policine dhe drejtesine ne Kosove jane EULEX e UNMIK, me rregulll treshi kujt i bi pergjegjesia per mosluftimin e korrupsionit?

Nuk besoj se i bie EULEX apo UNMIK. Kur ne nuk jemi te zotet ta luftojme vete atehere perse kane faj te tjeret? Kur nuk je i zoti prano ate qe te afrojne. Ne rast se do vertet patriotizem dhe Kosove te lire atehere duhet qe kosovaret vete te luftojne korupsionin dhe drogen, dhe keshtu s'do te kete nevoje per ELUXe apo UNMIKra

Ne rastin konkret ne Kosove s'ke nga kush te kesh fryke se ne Kosove, perfituesit kryesor te pislliqeve qe ndodhin jane nderkombetaret. Mos harrojme se Kosova u fut nga nderkombetaret ne rrugen e trafikut te droges.

Kjo eshte pika ku ndahemi ne. Nuk e di perse kjo shprehje me kujton gomarlleqet e ca ideologjive te lindjes se mesme ose dhe Dullen ndjespaste me imperjalistet dhe revizjonistet.

Nuk  me thua kush e ben trafikun e droges ? Nderkombetaret apo shqiptaret?

Ky Kurti me ideologjine e tij me kujton ne miniature Bin Ladenin. E di ti perse Bin Ladeni  eshte kunder qeverise se Arabise Saudite dhe Kuvajtit. Sepse keto qeveri nuk e lejuan ate dhe ushtrine e tij te brekegrisurve  te clironte Kuvajtin nga Iraku, por keto qeveri  thirren amerikanet. Kuptohet ne miniature se ky Albini ska as fuqine e as karizmen e Bin Ladenit.

Prandaj flas per ideologji jo per ekstrem fetar.

"Ndërkaq, në anën tjetër, EULEX-it do t’i duhej t’i arrestonte strukturat paralele të Serbisë që janë përplot njerëz të MPB-së së Serbisë, e me të cilën EULEX ka paralajmëruar nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim policor. Gjithsesi, EULEX-i nuk i arreston bashkëpunëtorët e tij."

Kjo eshte e qarte Albin.EULEX-i po punon sipas udhezimeve te klanit serb ne Keshillin e Europes i cili synon te beje nul pavaresine e Kosoves.

Shih se cfare beri ky klan pro serb.I dha liberalizimin e vizave atyre qe kane bere krime e kane luftuar me shume kunder shqiptareve dhe te drejtave te tyre,pikerisht Serbise e Maqedonise dhe Solana ja jepte kete lajm te gezuar Serbise diten qe u zbulua nje varr masiv ku ishin kryer krime edhe mbi gra e femije.

Une kam mendimin se po te mos kishte ngulur kembe fort SHBA kurre nuk do te clirojeh Kosova dhe kurre nuk do te kishte marre pavaresine.

Ju takon juve e popullit te Kosoves ti thoni jo ketyre marrveshjeve dhe te ruani e forconi me tej pavaresine e Kosoves.Dhe ne se EULEX-i e tepron,kerkoni largimin e tij nga Kosova.

nejse: Albini mund te kete te drejte me fjale, por kur vepron me metoda komuniste kunder eulexit te tipit "shkatro te dalesh ne lajme" nuk eshte se ka qa shume te drejte!pike

Tu juleks or not tu juleks, dhis iz dhe kuescen. smiley

BBC: EULEX "Nuk ka mosmarrëveshje me qeverinë"

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2009/...

Flet per tratativat e diteve te fundit midis Eulex-it dhe perfaqsuesve te Prishtines

 

Kurse per metodat e dhunes te Vetefendosjes, ne cfaredo forme qofshin ato, normal qe eshte kollaj te terheqesh vemendje ne media duke kthyer makina dhe duke bere gjera te ngjashme, po njekohesisht keta etiketohen si "ekstremiste" dhe "te dhunshem", dhe nuk e di nese u rregullon me shume pune sesa u prish kjo. Ne kete rast aksioma any publicity is good publicity nuk qendron besoj. smiley

 

Toko, ti je i pari (per nga intesiteti i indinjimit) qe thu se ne beme shume gabim qe pasi rrezume (ra vete ne fakt) monizmin flakem gjithçka "ne emer" te anti-monizmit (qe nga vlerat si patriotizmi deri te te mirat materiale qe i shkaterruam). Shkurt dogjem te njomin me te thatin. Po keq me vje o vlla, po tani me Albinin po ben te njejten gje. Pra e krahaso ate me Dullen (hiç ndjese mos paste!) apo Bin Laden (as ky mos paste ymer) qe ta flakesh pa keqardhje. Kam pershtypjen qe ti e ke lexu shume pjeserisht dhe shkarazi Albinin. Nuk kerkon Albini largimin e nderkombetarve nga Kosova (dhe kjo eshte e shkruajtur e zeze mbi te bardhe ne deklaraten e Vetevendosje! pas aksionit me makinat). Albini dhe ne te tjeret qe jemi dakort me te ne kete pike, kerkojme rikonfigurimin e EULEX si nje mision mbeshtetes ne nje vend SOVRAN.

Po mire mer i dashur, ty te duket normale qe nje strukture mbi-shteterore, te marri vendime pa pyte njeri dhe me keq akoma mos te te njohi fare si shtet? E di si o kjo pune o Toko? Sikur te te vi une ty ne shpi dhe te te them "Ty mund te te dine per zot shpie Tani, Beni dhe Goni, po une nuk du me ja dite per ty. Tani e tutje, Zot ne kete shpi jam une. Edhe kalamajte e tu do i edukoj une. Kur te dush ti te qortosh per nje gabim, une po nuk qesh dakort do te te bi ty. Biles me kalimin e kohes do te te perdor edhe ty edhe femijte e tu per PISLLIQET dhe TRAFIQET e mia. Por ne fund ama kur femijte e tu t'i kapin per trafik, fajin do e kesh vetem ti!"

He me Toko ne rregull te duket kjo (mos me thuj "po" tu perfitu nga fakti qe s'kom vize per ne Amerike! lol)

Te huajt jane atje jo per ne shqiptaret por per veten e tyre, se po ju mbushim vendet e tyre  me droge dhe krime

Po me lejove edhe nje keshille, ne lidhje me drogen dhe trafiqet e ndryshme, te lutem mos shif me filma "action" ku fito gjithmone me i miri neve, Brus Villisi! Asnjehere qeveria amerikane apo kushdo qeveri ne bote nuk ka luftu trafikun e droges, por ka luftu me nje pjese te parave te droges ate pjese te trafikut qe i dilte nga kontrolli.

Si e shpjego ti qe ne Afganistan, talibanet me çiftet e tyre te ndryshkme, arriten ta minimizonin ne maksimum prodhimin e opiumit, kurse "komtarja" e ushtrive te botes jo vetem qe s'po e frenon "dot" por po i rritet prodhimi me hapa galopante?

Si e shpjegon ti qe nje pjese e mire e kesaj droge qe kalonte neper Shqiperi, tani kalon neper Kosove (kaq besim ke te lufta e Sales kunder trafiqeve?) apo neper Libi (qekur Kadafi llegulloi biografine me shkop magjik)?

O Toko, ne Kosove me te shku menia me bo nje pordhe (me ner teje) e merr vesh KFOR-i, jo mo me bo trafik droge. Ku ka bythe njeri me bo trafiqe ne Kosove pa more aprovimin e "shefave"!

Lizander,

Bashke eshte e kote te vazhdojme te diskutojme,  ne ndahemi gjere ne kete pike dhe keshtu qe  as une nuk mund te te mbush mendjen ty e as ti mua.

por vec nja dy gjera te vogla

1. E para. Kurti gjithmon ka kerkuar largimin e turpave perendimore nga Kosova. Ne tema te tjera kemi debatuar gjere per kete dhe ti kete e di mire se e ke ndjekur me nga afer aktiviteitn e tij

2. Kritika e Dulles ndaj imperajalzmin dhe revizjonizminit ishin te thatat qe na cuan atje ku na cuan ne fund te viteve 80. Kishte te tjera Dulla qe ishin te njoma por jo kritka per imperjalizmin

3. Shembullin per familjen e femijet une do ti shtoja se kur prinderit nuk jane te afte te edukojne femijet dhe si prinderti dhe femijet me sjelljet e tyre ( sidomos kur vijne ne shtepine time  te paftuar emigrante) demtojne shtepine time, natyrisht qe une do te nderhyj e te marr persiper edukimin e tyre ( deri sa te drejta te njeriut nuk lejon pushkatimin e tyre)

4. Se fundit nese une shikoj filma action ti meresh shume me teorite konspirative  mbi shfrytezmin qe bota prendimore i ben pjeses tjeter te botes dhe kospiracionet per dorgat dhe parate e saj ne qeveri, teorite per 11 shatorin dhe rolin e qeverise amerikane ne te etj etj,  Keshille; mos shiko shume filma me CIA dhe droge , krime apo filmat e Michael Moore.

Miqesisht Tomi

Ah se harova. Nese ata me cifte te ndryshkura sot po triumfojne ne Afganistan me luften partizane, kjo nuk eshte e njejte me luften per clirimin e Kuvajtit. Njesoj do te thosha per UCK. Nese lufta e tyre mund te ishte e sukseshme per te vrare 2 police serb atje e 3 ushtare serb ketu, ata pa ndihmen e NATO nuk do te clironin kurre Kosoven. Ashtu si ne Afganistan ata te vetem  do te derdhnin shume gjak Serbi por me shume gjak Shqiptari do te derdhej. Ndryshimi nga afganistani do te jete se ndersa gjaku amerikan do ti detyroj amerikanet te largohen nga Afganistani  kjo per faktin  se amerikanet jane me te ndjeshem ndaj gjakut te tyre , Serbet nuk kane ate ndjeshmeri ata mjaft te dine se do te do te derdhjej me shume gjak shqiptari se sa gjak serbi do te vazhdonin deri sa te mos mbetej shqiptar ne Kosove. Keshtu qe nuk ka krahasim clirimi i Kosoves apo dhe Kuvajtit ne kete pike me luften ne afganistan. Ska ketu aspak teori kospirative. Mbi te gjitha Kosova nuk ka asnje interes nderkombetar per "imperjalizmin gjakatar" qe te luaj role "konspirative" si  teorite ne Afganistan, 11 Shatotorit , apo gjetke. Eshte thjesht tjeter lloje lufte e tjeter lloj armiku nga ai i Afaganistanit. Thejsht eshte tjeter lufte. Lufte qe pa ata te huaj "te keqij" "pushtues" Kosova do te ishte perjetesisht e humbur. ( Menidmi im ky )

 

O Tom,

Me ke keqkuptu i dashur. Krahasimi me Afganistanin as me shkoi ne mendje (kush tha qe po triumfojne ata çifte-ndryshkurit?). Une e solla si shembull per te te bindur qe "lufta kunder droges" nuk eshte reale por thjesht show. Askush nuk mendon se Kosova do mund te çlirohej pa ndihmen e NATO-s (ose te pakten jo pa na 20 vjet lufte)

Edhe bindjet e majta (tepersisht do thoja une) te Albinit, une nuk i ndaj fare, po fare fare ama. Po nuk ka dale Vetevendosje! si organizate te beje protesta kunder globalizimit, po ka dale te protestoje VETEM per qellime kombetare. Duke i njoft nga afer shume njerez ne Vetevendosje! e di fort mire se aty ka shume njerez qe nuk ndajne te njejtat bindje politike. Prandaj opinioni i Albinit, ngelet opinioni i Albinit. Kurse qendrimi i Vetevendosje! eshte diçka tjeter. Dhe per sa kohe çeshtja kombetare nuk ka asnje arsye te politizohet (ne sencin majtas djathtas), une nuk kam pse i gjykoj ata qe punojne per kete çeshtje ne baze te bindjeve te tyre politke. (pertej te majtes dhe te djathtes do thote njoni. lol)

Kshu qe i dashur Tom, une jom i menimit qe te bashkojme "ballistet" dhe "partizonet" per ta bashku Shqiperine e pastaj bojme zgjedhje demokratike prej verteti! 

le te dalin per nje deklarate per shtyp, politikisht korrekte, ku te shprehin qendrimin e tyre jo krejtesisht dakord me protokollin. i keshilloj djemte e vetvendosjes qe pas deklarates te qesin nje cocktail bouffet, per te gjithe te ftuarit ne deklarate. dhe ne fund fare, per te kurorezuar gjithe dissentin, le te shkojne dore per dore tek selia e eulexit dhe te kendojne me ze te larte - make love not war...

wtf me kete moralin anti-dhune nderkohe qe po te q*jne ???????

e di qe i ke qef metodat revolucionare smiley po nuk me thua dhuna e ushtruar ndaj Eulex, apo kujtdo tjeter, nga shqiptaret, kujt i prish pune, atyre apo neve? Apo mjafton te qisim dufin dhe ti kthejme ca makina permbys? Dhuna thjesht i marxhinalizon, i ben te konsiderohen si radikale, dhe i mbyt mesazhin, se merren bota jo me ca po protestonin keta cunat, po me ca i bene makinave.

Dhuna u tregua kur ishte per te treguar, ne lufte. Tani me shume prish pune, sesa ndreq. Ka plot menyra te tjera per te terhequr vemendjen. Mjafti p.sh. nese ishte i suksesshem per nje gje te vetme, ishte terheqja e vemendjes. smiley

kush i ka qef metodat revolucionare? une vdes per kaviar dhe shampanje...para todos todo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).