Ciftet VIP, nje rrugetim ne historite e dashurive

Janë padyshim VIP-at më të dashur për momentin, shpesh protagoniste në faqet e para të mediave me historitë e tyre, por shumë pak kanë folur për sekretet e jetës së tyre intime! Përveç faktit se ata adhurohen tejmase nga të gjithë, më
e rëndësishme është se ata duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë fakt e kanë pohuar për mediat pa kurrfarë ndrojtjeje. Tri prej çifteve më të njohura në Shqipëri ndajnë në këtë intervistë për suplementin “Bulevardi VIP”, sekretet e marrëdhënieve të tyre disavjeçare, duke fi lluar nga takimi i tyre i parë dhe për të përfunduar tek vera e nxehtë e këtij viti. Ata rrëfejnë sekretet e jetës së tyre intime, sesi i thërrasin njëri-tjetrit me përkëdheli, si janë njohur, madje edhe si e kujtojnë momentin kur kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë. Cilat janë recetat e preferuara të gastronomisë, si sillen në shtëpi dhe detaje nga pushimet e sivjetshme verore, të cilat padyshim kanë qenë në çift. Zbuloni gjithçka nuk dini për çiftin e talentuar të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, çfarë i tërhoqi tek njëri-tjetri dy politikanët novatorë, Ajola Xoxën dhe Erion Veliaj, si dhe bashkëjetesën tejet interesante të dy personazheve shumë popullorë të “Portokallisë”, Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin. Ata kanë vendosur të “rrëfehen” për suplementin, duke pohuar për herë të parë se çfarë ndodh në strehën e tyre familjare dhe cili është sekreti që ende vazhdojnë të kenë një lidhje të gjatë dhe të shëndoshë mes tyre...

Historia që lindi katërmbëdhjetë vjet më parë në provat e baletit, puthja e parë poshtë pallatit e Enadës dhe ja sot një dashuri pasionante si në fillim.
Si të propozoi Gerdi?
Enada: Nuk pati një propozim konkret, ne ishim ditë për ditë në prova së bashku dhe krejt natyrshëm arritëm të kuptonim se mes nesh kishte diçka më shumë se miqësi.
E pranove direkt propozimin?
Enada: Po, por në bazë të disa kushteve që vura që në fillim.
Kur e keni dhënë puthjen e parë, e mbani mend atë ditë?
Gerdi: Natyrisht që e mbajmë mend, puthjen e parë e kam marrë rreth tre muaj pasi fillova të dilja me Enadën, ka qenë diku aty pranë shtëpisë së Enadës.
Çfarë të tërhoqi ty Enada tek Gerdi?
Enada: Ajo cilësi që më tërhoqi më shumë tek Gerdi është sensi i tij i hollë i humorit, por ndërkohë çiltërsia dhe mirësia që Gerti mbart më bënë menjëherë për vete.
Po ty Gerdi, çfarë të tërhoqi tek Enada?
Gerdi: Tek Enada gjithmonë më ka pëlqyer shumë serioziteti dhe dëshira që ka për të punuar.
Cilat janë gjërat e përbashkëta mes Enadës dhe Gerdit?
Gerdi: Natyrisht që pikat e përbashkëta janë më të shumta në numër në krahasim me ato pika në të cilat nuk kemi përputhje. Janë shumë të rralla rastet në të cilat ne kemi mendime të ndryshme, pothuajse gjithmonë kemi të njëjtin mendim.
Po veçantitë?
Enada: Gerdi është shumë herë më shumë tolerant se unë, ndërsa unë kërkoj të jem më posesive dhe të më plotësohen të gjitha dëshirat.
Si e thërrisni njëri-tjetrin me përkëdheli?
Enada: Gerdi mua më thërret ‘amore’, ndërsa unë, shpirti, zemra, nuk është se i kemi vënë njëri-tjetrit ndonjë epitet të veçantë.
Po kur nxeheni, cila është ajo shprehje që përdorni ndaj njëri-tjetrit?
Gerdi: Normalisht që asnjëherë nuk shkojmë deri në atë pikë sa ta fyejmë njëri-tjetrin, maksimumi që mund të përdorim është ndonjë fjalë “e lehtë”, e cila nuk lëndon asnjërin.
Sa vjet keni që bashkëjetoni?
Plot 14 vite.
Cilat janë të metat që keni vënë re tek njëri-tjetri gjatë kësaj kohe që bashkëjetoni, të cilat nuk i kishit evidentuar më parë, ose diçka që s’e kishit vënë re më parë dhe tani që e keni vënë re po ju pëlqen?
Gerdi: Nuk mund të themi se kemi vënë re të meta.
Enada: Ajo që ka filluar të më pëlqejë çdo ditë e më shumë, është prezenca e dorës së mashkullit në shtëpi, kohët e fundit ka filluar të vihet re edhe më shumë kjo gjë.
A dini të gatuani, cila është ajo pjatë që dini ta bëni më mirë?
Enada: Nuk është se jemi shumë të mirë në të gatuar, por ato pak gjëra që dimë t’i bëjmë, i bëjmë mirë, qoftë unë, qoftë Gerti, dhe për hir të së vërtetës na shijojnë shumë.
Kush është shtëpiak më i mirë?
Enada: Unë jam një ndër gratë më të lumtura në botë, për faktin se për çdo gjë që bëhet në shtëpi kam edhe ndihmën e mamasë së Gerdit, të cilën përfitoj nga rasti ta falenderoj. Ajo kujdeset për djalin gjatë kohës që ne jemi në punë, ndërsa gjatë asaj kohe që dhe unë dhe Gerti jemi të lirë, dimë t’i ndajmë shumë mirë punët.
Kush qeveris në shtëpi, kush është më i pushtetshëm në %?
Enada: Ka çështje për të cilat vendos unë, ashtu siç ka dhe çështje, vendimet për të cilat i merr Gerdi, gjithsesi mund të them se në shumicën e rasteve vendosim të dy bashkë, kështu që zonat e influencës i kemi të ndara në mënyrë të barabartë.
A ndikohet Gerdi nga shija e Enadës (në ushqim, në të veshur) dhe anasjelltas?
Sigurisht që ndikohemi, por më shumë në të veshur sesa në ushqim, kur dalim së bashku gjithmonë jemi të kombinuar mirë.
Sa vjet keni që jeni martuar?
Gerdi: Kanë kaluar 5 vjet nga dita që ne kemi kurorëzuar dashurinë tonë me martesë.
Ku pushuat këtë vit?
Këtë vit vendosëm të mos pushonim në një vend të vetëm, për këtë arsye këto pushime i nisëm me Antalian, më pas shkuam në Maqedoni dhe ka vetëm pak ditë që jemi kthyer nga udhëtimi disaditor që bëmë në Itali.

Ai nuk i ka shkuar shumë pas, madje që në takimin e dytë ata i kanë dhënë jetë dashurisë së tyre pa e zgjatur. Sot janë po aq të lumtur dhe me mendtë në kokë, sa nuk mund ta besoni.
Si të propozoi Ermali?
Ami: (qesh) Nuk është se ka pasur ndonjë propozim shumë formal, shiko se unë ty kshu, kshu...ka qenë diçka që ndodhi shumë shpejt dhe natyrshëm. Madje që me takimin e dytë ose të tretë kur ne kemi qenë vetëm për vetëm, dukej sikur kishim shumë kohë me njëri-tjetrin. Tipa shumë të zbërthyer mendërisht.
Ermali: Është muhabet i gjatë..
Domethënë ti e pranove direkt propozimin ?
Ami: Nuk mund të themi që ka qenë dashuri me shikim të parë, por mund të themi vetëm që ka qenë shumë e shpejtë dhe ishte intuita mbase e të dyve për ta kuptuar, është si puna e atij magnetit që ka një fuqi shumë të madhe tërheqëse.
Kur e keni dhënë puthjen, e mbani mend atë ditë?
Ami: Ka qenë një ditë pranvere.
Çfarë të tërhoqi ty Ami tek Ermali?
Origjinaliteti.
Po ty Ermal, çfarë të tërhoqi tek Ami?
Ehu, çfarë pyetje është kjo...
Cilat janë gjërat e përbashkëta mes Ermalit dhe Amardës?
Ami: Shpirti i aventurës.
Po veçantitë?
Ami: Unë jam më me këmbë në tokë, nuk është se i përjetoj shumë gjërat, ndërsa Ermali është shumë energjik dhe pak më emotiv se unë, i përjeton pak më shumë gjërat si për mirë, ashtu edhe për keq.
Si e thërrisni njëri-tjetrin me përkëdheli?
Ami: Ndryshojmë tonalitetin e zërit, ose bebi, zemër.
Ermali: Unë e thërras “lushi”.
Po kur nxeheni, cila është ajo shprehje që përdorni ndaj njëri-tjetrit?
Ami: Thjesht ngremë pak zërin kur shpjegojmë situatën, nuk jemi arrogantë nga goja, sepse nuk është në natyrën tonë. Zënkat nuk zgjasin shumë, aq më tepër tani që bashkëjetojmë, sepse kur shkonim në shtëpitë përkatëse mund të zgjaste 1-2 ditë, prisnim kush do marrë i pari në telefon, kush do flasë i pari e gjëra të tilla, ndërsa tani edhe kur mundohemi të jemi seriozë na kap një e qeshur.
Sa kohë keni që bashkëjetoni?
Kemi rreth 10 muaj.
Cilat janë të metat që keni vënë re tek njëri-tjetri këto kohë që bashkëjetoni, të cilat nuk i kishit evidentuar më parë?
Ami: Unë kam vënë re që Ermali e lë dritën ndezur, Ermali del nga shtëpia dhe nuk e fik dritën.
Ermali: Ami fillon të gatuajë gjithmonë sa shkoj unë në shtëpi, pas një dite të lodhshme unë jam i uritur dhe më duhet të pres shumë derisa ushqimi të jetë gati. (qesh)
Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Ami: Kemi qejf shumë të dy ushqimet e zgarës, të ziera ose të furrës. Ushqimet i duam pa yndyrë, të skuqurat ne nuk i preferojmë.
A dini të gatuani, cila është ajo pjatë që dini ta bëni më mirë?
Ermali: Dimë të gatuajmë që të dy. Dimë të gatuajmë shumë mirë spagetin, i bëjmë të gjitha variantet e mundshme.
Ami: Unë di të gatuaj madje mirë, do të doja shumë të isha një amvisë e mirë, por nuk kam kohën e duhur. Më pëlqen shumë të bëj këto kombinimet e rizotos.
Kush është shtëpiak më i mirë?
Ermali: Normalisht që Ami.
Kush qeveris në shtëpi, kush është më i pushtetshëm?
Ami + Ermali: Qëkur vendosëm të bashkëjetonim, ramë dakord që për gjithçka të vendosim bashkë, që do të thotë se nëse do të na duhej të ndanim me përqindje zonat e influencës, jemi të barabartë, pra 50 me 50.
A ndikohet Ermali nga shija (në ushqim, në të veshur) e Amit dhe anasjelltas?
Ami: Ndikohemi më shumë në të ushqyerin tonë sesa për mënyrën e të veshurit. Përveç rasteve kur, kuptohet që duhet të jemi të kombinuar.
A ka në horizont një martesë?
Në horizont është, por gjithsesi mbetet larg.
Ku pushuat këtë vit?
Kemi shkuar disa ditë në Sarandë për sa i përket pushimeve përbrenda Shqipërisë, kjo propaganda që u bë në media për rrugën e rregulluar na shtyu më shumë. Në fakt, neve na pëlqen të bëjmë më shumë pushime dimërore.

Një histori që nisi në Paris dhe që vazhdon rrugëtimin edhe sot ndërsa kanë pranuar të rrëfehen për “BulevardinVIP”. Me të njëjtën ëmbëlsi siç i flasin njëri-tjetrit na zbulojnë edhe ne disa nga intimitetet e tyre.
Si të propozoi Erioni?
Shumë thjesht dhe pa rituale, nuk ishin të nevojshme, gjithçka ishte e qartë dhe të dy donim të njëjtën gjë.
Kur e keni dhënë puthjen e parë, e mbani mend atë ditë?
Patjetër që e mbajmë mend, si çdo çift tjetër. Ka qenë një ditë dhjetori, në Paris.
Çfarë të tërhoqi ty Ajola tek Erioni?
Ato çka më tërheqin dhe sot: inteligjenca, e qeshura e bukur dhe sensi i jashtëzakonshëm i humorit. Më tërhoqi edhe mirësia, që unë e konsideroj virtyt dhe që është shumë i rrallë ditëve tona; Erioni është një njeri, në të cilin mund të mbështetesh gjithmonë, ai gjithmonë do të të ofrojë maksimumin e tij. Ka në vete një aftësi të rrallë për të qenë gjithmonë pozitiv e për mos t’u dorëzuar kurrë.
Po ty Erion çfarë të tërhoqi tek Ajola?
Mprehtësia e madhe e mendimit, mençuria, fisnikëria e imazhit të saj, ëmbëlsia dhe feminiliteti i fortë. Gjithashtu aftësia për të biseduar gjatë dhe mendjehapur mbi gjithçka, Ajola është shoqja ime më e mirë. Gjithashtu në fakt, Ajola ka një mendim të vetin thuajse mbi gjithçka (qesh). Ah po, edhe qetësia me të cilën kërkon gjithmonë të jetë e pavarur (qesh).
Cilat janë gjërat e përbashkëta mes Erionit dhe Ajolës?
Botëkuptimi i përgjithshëm është shumë i ngjashëm, kjo bën që të përballësh çdo situatë të përbashkët me qetësi dhe thjeshtësi. Pozitiviteti gjithashtu na bashkon, më energjik tek Erioni, më i matur tek Ajola. Aftësia për të komunikuar mbase është ndër më të rëndësishmet.
Po veçantitë?
Racionaliteti, merr trajta shumë të ndryshme tek njëri dhe tek tjetri.
Si e thërrisni njëri-tjetrin me përkëdheli?
Ju mendoni se do t’jua themi?! (qeshin)
Po kur nxeheni, cila është ajo shprehje që përdorni ndaj njëri-tjetrit?
Unë mendoj se...
Sa kohë keni që bashkëjetoni?
Mjaftueshëm.
A dini të gatuani, cila është ajo pjatë që dini ta bëni më mirë?
Erioni: Ajola gatuan vërtetë shumë … mirë, edhe pse koha i lë pak vend. Kurse unë kufizohem tek zgjedhja në supermarket e atyre që Ajola më ka shkruar në letër...
Kush është shtëpiak më i mirë?
Asnjëri nuk ka karakterin e shtëpiakut, por ama të dyve na pëlqen shumë shtëpia dhe të kalojmë kohë në të, si pasojë, ndihmojmë njëri-tjetrin.
Kush qeveris në shtëpi, kush është më i pushtetshëm në %?
Asnjëri. Ne ende jemi në fazën që “luajmë shtëpiash” (qeshin fort).
A ndikohet Erioni nga shija (në ushqim, në të veshur) e Ajolës dhe anasjelltas?
Po, patjetër!
A ka në horizont një martesë?
Ne jetojmë bashkë prej tashmë dy vitesh, dhe sigurisht që do vijë një ditë kur të jemi gati që do të martohemi. Martesa është një institucion, vlera e së cilit shpesh përcaktohet nga perceptime personale, apo që kanë të bëjnë me kulturën e traditën e vendit nga i cili vjen apo botëkuptimi që ti mbart. Ajo që ka më tepër rëndësi është të pasurit një familje të ngrohtë dhe të shëndetshme në marrëdhëniet mes përbërësve të saj. Në konceptin tonë, martesa është një hap që e ndihmon formalizimin e saj, por nuk është përbërësi i saj kryesor, dashuria është. Unë (Ajola) nuk e kam parë kurrë martesën si një stacion, andaj dhe nuk shpenzoj kohë për të menduar për të, çdo gjë ka kohën e vet të maturimit e mbase kur vjen ti vetë e kupton, ama mendoj se gjetja e një personi që kthehet në bashkëudhëtarin tënd është stacion, pavarësisht formës së raportit që zgjedh.
Ku pushuat këtë vit?
Erjoni: Këtë verë ecëm shumë. Ajola, që prej kohës së studimeve kishte lënë në Paris shumë prej librave të saj, aq sa nuk mund të merreshin me avion. Ky na shërbeu si pretekst për të shkuar në Paris me makinë, ndërkohë rrugës së vajtjes e kthimit pamë dhe 9 shtete të tjera. Ka qenë mbase udhëtimi më i bukur që kemi bërë ndonjëherë.

24 Komente

Kush i lexon keto idiotizma?

me thënë të drejtën sa e mbarova...guilty pleasure.

Une kisha shprese mos gjeja pergjigjen e pyetjes: What 's your favorite color?

Pyetja e pare : Si te propozoi?

Pse duhet ti propozosh tjetres andej per nje "kiss" apo nje xhiro? Woaaa..

Edhe shajne meshkujt shqiptare qe jane te prapambetur.. Kendej femra ka me shume shance te fitoj llotarine sesa ta propozoj mashkulli!!  smiley

Ani, s'e lexova por duke e pare perciptas me ra kjo ne sy:

A dini të gatuani, cila është ajo pjatë që dini ta bëni më mirë?
Ermali: Dimë të gatuajmë që të dy. Dimë të gatuajmë shumë mirë spagetin, i bëjmë të gjitha variantet e mundshme.
Ami: Unë di të gatuaj madje mirë, do të doja shumë të isha një amvisë e mirë, por nuk kam kohën e duhur. Më pëlqen shumë të bëj këto kombinimet e rizotos.

 

Se keto spagete e rizoto me kujtuan nje fjale tjeter te re qe mesova kete vere (rizoton e mesova para dy vjetesh lol.)  Aceto smiley. E mesova qe javen e pare ne Vlore, u cuam nga plazhi dhe vajtem per te ngrene ne drejtim te kundert, ne qytet.  Isha komplet kondra ne princip: Iket nga plazhi per te ngrene ne mes te vapes ne qytet?  Emri i restorantit San Georgio.  Kuptohet, po t'i thuash "Shen Gjergj" atehere edhe makaronave s'u thua dot me spageti smiley.  Nejse, ne tavoline u porosit nder te tjerash sallate me aceto.  Une po germoja ne kujtesen time kuptimin e fjales qe e kisha mesuar ne vegjeline e ndritur e te skalitur me RAI-n.  Dhe kur i rashe ne te pyeta tavolinen: per uthull e keni fjalen mo?  Jo jo, me thane, s'eshte uthull.  Heu, thashe me vete, me paska vajta kujtesa per wool.  Thashe me vete, se s'doja qe te merrej vesh.  Nejse, erdh sallata, erdh dhe aceto.  Kur c'te shoh, s'ishte gje tjeter vecse kushua i uthulles.  Uthulla balsamike.  :o

Po mire, thashe me ze te larte kesaj radhe, se tani vertete m'u ngriten nervat, se helbete, kujtova se me kishte vajt kujtesa per wool.  Pse s'i thoni uthull balsamike?  Po si t'i themi ashtu me thane.  Nuk kemi ne aceto.  Jeni ne metro, ngulmoja une.  Aceto eshte uthull balsamike, edhe n'amrik qe kane meme-gjuhe ate te anglezeve, qe keta te fundit e kane lemsh me ate saksonen, qe e kane gatu me pak latinisht e normandisht e dreq me te bir, prape jane cik namuzqare dhe kesaj gje-se se erret i thone "balsamic vinegar" aka uthull balsamike.  Jo e jo, prape me thane.  Ti s'merr vesh.  Ti akoma ngaterron rizoton me pilaf.  Tani do te na besh lemsh prape me aceton.  

Qe nga java e pare e tutje, me mbeti pune barcalete kjo mua per aq kohe sa isha ne Shqiperi dhe shkonim ne restorant (apo bleme edhe ne shtepi, se une specat ne tave cof t'u hedh nje cik "aceto.&quotsmiley  Se mos harroj, me apo pa Shen Gjergj, San Georgio ishte te lepije gishtat per nga gatimi.

Puuu, se s'kam mbaruar akoma historine.  (Hurb, ndjese per konkurrencen) smiley.

Java e fundit tek Pulebardha.  (Nje tjeter restorant per kokerr te qejfit, ben ca qofte peshku qe c'te hash, apo edhe nje tave peshku ... ehhh lere, lere.) Porositem sallaten, me aceto.  Kisha heq dore une.  Dy muaj me ishte bere lekura sholle edhe pse batutat vazhdonin.  Nejse, vjen sallata, vijne qoftet etj etj etj, kur c'te shohim?  Kamarieri na sjell per sallaten uthull ngjyre roze, jo te erret e te balsamosur.  Kushua im u prek (cof dhe ai per aceto.)  O derman, i thote kamarierit.  Po une te thashe aceto mo.  Ngre supet kamarieri, aceto eshte tha.   Si mer eshte aceto?  Dje fillove pune ti?  Une nderkohe mezi po mbaja lotet nga mallengjimi dhe ngasherimi.  Me ne fund gjeta dike tjeter qe i kishte vajt italishtja e vegjelise se RAI-t per wool.  

Nejse, erdh sallata, erdh dhe aceto.  Kur c'te shoh, s'ishte gje tjeter vecse kushua i uthulles.  Uthulla balsamike.

Me kete qe the me lart, ia vure damken kushos, e le pa martuar. E nejse, me shoqet dhe ai.

T'i tregon historiçka, por ti i ke te verteta. Une i kam te rreme por duken te verteta. Nje dite me ka ardhur nje mesazh privat ngushellimi ngaqe kisha thene diku qe jam rritur jetim. Shume prekese. Historia ime e kishte bere per te qare ate zemerdhembshuren.

Ncuq, eshte i martum dhe i trashegum smiley.  E ka marr veten m'qafe me kohe smiley.

Nejse, ma ler kushon rehat se e kam pike te dobet.  Te rraf ne mesazh privat per ate smiley.

 Ti akoma ngaterron rizoton me pilaf.

Vellai im i thote rizotos ndryshe, llapa'. smiley

Pepiqu t'i thuash, jo po se ky nuk eshte oriz i qullet, po kremoz... atij i kujtohet llapaja qe i benin kur semurej, bicim orizi i zjere sh, pa kripe.

smiley

Meson njeriu ca gjera, meson. Nuk del pa gje kur lexon intervistat e ketyre. Psh, diçka qe me terhoqi mendjen :

Ishte njeri dhe njera qe merreshin vesh shume mire. Edhe e pyesin vajzen : ç'te pelqen tek ai ? Ajo thote : humori. E pyesin djalin : po ty, ç'te pelqen tek ajo ? Ai thote : serioziteti.

Me behet sikur i shoh tani keshtu : djali duke treguar diçka gazmore, humor i larte fare, dhe vajza duke degjuar gjithe seriozitet mbi nenshtresat ekzistencialo-eskatalogjike te humorit te bandillit. Si perfundim, gjatesia e vales njelloj.

T'ju tregoj nje perralle ? Jo, jo, se do na shkulen veshet. Ska perralle.

Per çiftet e lumtura uroj nje kulete te maaaaaaaaadhe me para, dhe me dy makina te medhaaaaaaaa para pallatit.

Tani te vijme tek pyetja kryesore : e ç'kane bere keta zoterinjte qe i njihka i gjithe populli ? S'njoha asnjerin. Ky Veliaj çoç me thote diçka, por ndoshta e ngaterroj me Veli Raden. Me ndriçoni pak, ju lutem.

po kush humbet kohe me keto!!...

ore njeriu mund edhe te humbase kohe per qef te vet dhe sa te doje, po me keto???? po cna duhet se ca gatuan kjo goca...

nejse,

Qe thua ti, Ky Veliaj eshte nje qe nuk u be dot deputet, megjithese emri i tij ishte i pari ne secilen nga listat e partise se tij per cdo qytet... ( sec ka bere nje parti dhe ky..)

Gerdi dhe enada jane balerine te pare te TKOB-it

ndersa  ata te tjeret jane DJ, biznesmene, aktor humori,prezantues humori dhe gjera si keto..figura poliedrike me nje llaf :grin:

A e meritoj perrallen meqe te iluminova dhe te kurseva ca googling?:angel:

plzzzz

 

 

 

 

E meritove, e meritove, madje nje perralle me nje engjellore qe na u kthye ne djallushke.

Na ishte seç na ishte. Na ishte dhe s'na ishte. Kjo histori edhe ka ngjare, edhe ska ngjare, edhe eshte e vertete, edhe s'eshte e vertete. Gjithçka varet ne koken tuaj.

Na ishte njehere nje vajze e re, nje engjell i vertete. Miope, sy blu, dhe me ca syze qe te bente t'ia haje fare. Mire. Nje dite, miopja jone e vockel erdhi ne shkolle me nje shoqe te sajen, te shemtuar sa ska. Jo miope, pa syze, me sy te zinj qe s'dukeshin fare a qeshnin a qanin, me ca floke kaçurrela te tipit shkurre mesdhetare. Shemtaqja ishte ne nje klase me mua, miopja jo. Ah sa do te kisha dashur te ishte e kunderta. Por ske ç'ben, kur s'ben, s'ben, keshtu thote samarxhiu. Nejse. Po thosha qe nje dite po vinin bashke te dyja. Une po ecja kryelarte, gjoja nuk i shihja. Nderkaq, shemtaqja me therret : Hej, Hurbo, ç'ben, nga po shkon ? Une ktheva koken pas mos kishte ndonje Hurbo tjeter, me vinte inat pse te me therriste mua nje shemtaqe e tille. Ja keshtu, i thashe une, kot, po verdallosem. Si thua, me thote shemtaqja e klases, shkojme nga Liqeni, te tre ? Edhe shoqja jote ? pyeta une tere ngazellim. Miopja s'fliste. Shoqja me thote : po, po, te tre, edhe kjo shoqja ime. Mire, thashe une, duke pare miopen ne sy. Sa syze te bukura qe kishte !

Vajtem tek Liqeni, u ulem diku ne bar, dhe po mendoja tani si ta hiqja qafe shemtaqen dhe te rrija vetem per vetem me miopen. Kthej koken rreth e rrotull, asnjeri. C'te bej, ç'te bej, koka me rrotullohej si turbine hidrocentrali. Kur sakaq, nje ide gjeniale me shkrepetiu ne koke : do t'i thosha miopes qe e doja fort, ne sy te shemtaqes. Dhe kjo, mendoja une, do ta bente shemtaqen te plaste nga marazi dhe te ikte ne vrap. Dhe u ktheva nga miopja : Mio, dua te rri vetem me ty, kete shemtaqen s'e duroj dot. Miopja shqeu syzet. Shemtaqja kapi shkurret me dore. Une buzeqeshja, krejt i pafajshem. Shemtaqja, sipas parashikimeve te mia, u ngrit ne kembe, syte ne lote, dhe iku pa e kthyer koken. Mbeta vetem me miopen.

Sapo matesha t'i thosha qe kam nje deshire te tmerrshme ta puth, kur nje eklips dielli ia behu pernjehere. Vendi u be terr, u shqetesova shume, nuk dija gje ku ishte miopja. Nderkohe, ne erresire, ashtu siç e do zakoni, ndjej nje pale buze mbi buzet e mia. Eklips ! mendova une, qofsh bekuar ! Po puthja miopen, me ne fund ! Por kur dielli filloi te nxjerre koken pas asaj ç'i kishte dale perpara, shoh nje tufe shkurresh pak persiper buzeve. Miopja na qenkesh shemtaqja ! U tmerrova. Nuk po kuptoja. Valle, mos e kisha shpikur me mendte e mia miopen dhe ajo nuk ekzistonte fare ? Por nese ishte keshtu, ku do ta kisha marre pra imazhin e fytyres se saj ? E çuditshme. Atehere, ne nje lloj perpjekje per te menduar holle, dola ne perfundimin se miopja perfaqesonte nje deshire te hershme timen per te mbajtur syze miopi, e qe babai nuk m'i kishte blere ngaqe i kisha syte pishe.

Shemtaqja dhe une kemi perjetuar shume e shume eklipse qe prej asaj kohe. Por ne mendjen time, une vazhdoj te puthem me miopen.

__________

Te pelqeu Ada_H ?

(kjo viza bashkuese mes Ades dhe ketij H., po me çmend, duhet bere diçka, nje eklips peshku, ndoshta ?)

smileymile: smileymile:

shume, narracion fantastik!!

 

------------

po e kam Ida, mo Hurbo.. Ky incident mund te me bente te me ngelej qefi, po meqe perralla erdhi ekspres, po bej sikur nuk e pash(po dhe dy here te shkreten...)

 

Oh, vertete shume e trishte kjo puna e emrit, te me falesh. Te kam borxh dhe nje perralle tjeter, nje dite tjeter, kur ta kem shtypur butonin e perrallave.

Ida_H, Ida_H, Ida_H, Ida_H, Ida_H

Ida_H, Ida_H, Ida_H, Ida_H, Ida_H,

...

...

Po mbush fletoren e bukurshkrimit me ca rreshta keshtu qe te mos e ngaterroj me.

O Monda,

Nuk thua shyqyr qe qoftet kane mbetur qofte. Po mundohesha te gjeja me mend se si mund te kishte evoluar fjala qofte dhe e vetmja pergjigje qe me vinte nder mend ishte: topa mishi. 

 

Dakort, Ani, terhiqem nga ngasherimi me lart smiley.

Jam qe jam thua? smiley

If only ... lol. 

@ nejse, syltjash smiley

Po pergjojme çiftet? 

  no comment smiley

Liqeni

"Edhe shajne meshkujt shqiptare qe jane te prapambetur.. Kendej femra ka me shume shance te fitoj llotarine sesa ta propozoj mashkulli!! "
 

pse nuk merren mediat me ceshtje te rendesishme jetike po na fryjne ca tipa si tollombace?

nese keta pseudo-vipa kane nje talent ne nje fushe te caktuar, baleti ne rastin ne fjalen, nuk do te thote se jane modeli i jetes sone ne cdo fushe!

parapelqejme te lexojme sakrificat etyre per te arritur rezultate, se mbase na nxisin dhe ne, por s'besoj se duhet te jene ata motoja e jetes sone!!

 

shoh cdo jave gazeten shqiptare me nje pacavure si blututh ku njerez pa vlera ne asnje fushe, pa asnje talent, 90% prostituta qe ekspozojne trupin, na serviren rregullisht...

per te vjelle...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).