Cfaka, ose Gjirokastra e panjohur

Mbi Gjirokastër janë mbledhur retë. Shirat e vjeshtës po i afrohen gurëve të qytetit. Në "18 Shtatori", pjesën e re të qytetit, njerëzit gjallojnë gjithandej. Përballë nesh mbi kryet tanë lartësohet kalaja e lashtë dhe Gjirokastra e vjetër, ajo e shtëpive-kull, e aneve, e Sikakut të të marrve. Në fakt neve na duket sikur jemi në një qytet tjetër, sikur ende nuk kemi mbërritur në Gjirokastër, në atë të vërtetën. Atë për të cilën shkruan Kadareja. Në anë të rrugës së madhe në një lokal të thjeshtë, krejt ngjitur me Pallatin e Sportit, dy burra kanë nisur një lojë të gjatë shahu. Lojtarët janë vërtet dy, por njerëzit që u japin mend janë aty diku 20 vetë. Po presim të mbarojë punë një mik i vjetër. Sokol Karaulli, ish-ushtarak, më pas i aktivizuar në politikë në lëvizjet antikomuniste, ndër më të parët në Gjirokastër, tani jeton nga një lokal i vogël, i thjeshtë, ku mblidhen më së shumti miqtë e tij. Koli jeton në Cfakë, në lagjen që është pas kalasë. Jetë e mot jemi mësuar ta shohim Gjirokastrën nga para. Ndër foto, ndër albume, ndër libra dhe gazeta, pamja e saj klasike është po ajo: Qafa e Pazarit, Shtëpitë e Angonatëve, Zekatëve, Sokaku i të Marrëve… Vetëm rrallë, shumë rrallë i kemi hedhur sytë në pjesën jugore të Gjirokastrës. Kështu vendosim që të shkojmë në Cfakë. Bashkë me ne sigurisht është edhe Koli, lindur e rritur në Cfakë.

Te Shkëmbi i Argjirosë
Kolit i duken të gjitha normale. "Ju duhen foto nga Shkëmbi i Argjirosë mo?", pyet ai fare natyrshëm. Neve sigurisht që ndalojmë bri një shkëbi të madh pak metra larg mureve të kalasë hijerëndë. Sipas asaj që kanë rrëfyer të moçmit e këtyre anëve, pikërisht nga ky shkëmb u hodh poshtë në rrëpirë e bukura Argjiro bashkë me foshnjen motake, vetëm e vetëm që të mos binte në dorë të turqve. Tani poshtë në përrua nuk pipëtin asgjë. "Ta shihni në dimër këtë ju!", thotë Koli dhe kështu vazhdojmë më tej. Mbi një urë miku ynë i ndal këmbët. Këtu po nisim të hyjnë në lagjet e vjetra - thotë Koli - Kjo quhet Ura e Aqif Zerzebilit. Ky, në kohë të moçme ka qënë një pasanik që donte të lidhte Manalatin dhe Cfaknë me pjesën tjetër të qytetit. Kështu që ndërtoi këtë urë". Ura duket se ka kaluar disa duar. Një shtresë e rëndë betoni është hedhur mbi harkun e brishtë që ndërtoi dikur Zerzebili që nuk i harrohet emri.

Histori dashurie në Stalingradin e Gjirokastrës
Vetëm pak minuta pasi kemi lënë pas krijesën e Zerzebilit të famshëm kemi mbërritur në grumbullin e parë të shtëpive të Cfakës. Koli nis sërish të shpjegojë: Kjo që kemi përballë është shtëpia e Ali Hashos. Ky ka qenë një nga më të pasurit në Gjirokastër. Saraf u thoshin asokohe. Ka bërë tregëti, në të gjithë Europën. Thuhet se ka luajtur shuma të mëdha deri në Monte Karlo. Në kohën që erdhën komunistët në fuqi ia morrën të tërë pasurinë". Përballë nesh kemi shtëpinë e madhe të familjes Puto. "Këta kanë qenë agallarët e Cfakës. Refat Puto kishte këtu një kopleksh banesash dhe një furrë buke. Ishte i kamur, kishte shumë bagëti. E kujtojnë për mirë. Pati bërë shumë ndere, sidomos të të vobektit", thotë Koli me të njejtin respekt sikur zotërinjtë e vjetër të jenë ende brenda.
Sillemi një copë herë përmes shtëpive të Cfakës që janë bërë disi të çuditshme. Janë njëherazi edhe fort të vjetra, edhe shumë të reja. Mbi ndërtesat shumëshekullore betoni dhe duralumini ka nisur të mbizotërojë. "Përse dallon Cfaka nga lagjet e tjera?", e pyesim Kolin ndërsa endemi mes rrugicave të lagjes së vjetër. "Ua them unë - vjen përgjigjja shpejt e shpejt - Rami Asqeriu, nga kjo lagje ka qenë një bixhozçi i famshëm. I njohur edhe në Monte Karlo. Pastaj, Isuf Asqeriu, ishte i pari që solli bilardo në Gjirokastër, Bajram Kasi ka sjellë të parin autobus në këtë qytet, po kështu i njohur ka qenë edhe Selfo Çoçoli, latifondist i madh, njeri shumë i zgjuar…".
"Këtij vendi këtu dikur i thoshin me krenari Stalingradi i Gjirokastrës, kështu e kishte emrin dhe rruga. Stalingrad i thoshin se gjermantë në kohën e Luftës së Dytë Botërore nuk para erdhën këndej. Po ç‘do bënin gjermanët këtu more ditëzi!"

Sido që të jetë historia e "Stalingradit të Gjirokastrës" shtëpia e Kolit, shokut tonë, qëllon bash në zemër të saj. Nëna e tij, Sofia na pret në pragun e shtëpisë. Poshtë një pjergulle me sytë nga qielli se mos na zë shiu nisim e kujtojmë histori të vjetra. Nënë Sofia nuk është gjirokastrite. Më e saktë është të themi nuk ka lindur në Gjirokastër. "Unë jam nga Berati, nga një familje e krishterë. Ne jemi vllehë, çobenj sikur i thoni ju tashti - nis të thotë duke picërruar sytë e kaltër njësoj sikur të lexojë në një libër kujtimesh - kam mbetur jetime që e vogël. Në vitet ‘50 punoja në postën e Kuçovës. Atje e kam njohur babanë e Sokolit. Ishte i pashëm, me flokët kaçurrela dhe me mustaqe. U deshëm dhe çuam bashkë një jetë të tërë. Me vuajtje, po jemi dashur shumë. Ai ishte teknik antenash. Këtë profesion e kishte mësuar në Itali. Kur i shkrepej diçka në mendje do ta arrinte se s‘bën. Një herë i thanë të vinte një flamur sovjetik në majë të një antene. Ishte punë me rrezik për kokën. Ky e vuri. Më duket se asokohe do vinte Malenkovi. Por erdhi puna që u prishëm me rusët dhe flamuri duhej hequr që andej. Flamuri mbeti me muaj atje. Askush nuk kish më guxim që të ngjitej atje ku ishte ngjitur im shoq. I tillë ishte…".
Karaullët paskan ardhur para shumë shekujsh nga Arabia. Të paktën kështu u është Kolit dhe të tjerëve nga paraardhësit e tyre. Ne çuditemi kur shohim flokët bjondë dhe sytë e kaltër të shumicës së pjestarëve të familjes por ata ngulin këmbë. "I pari ynë ka qenë një Haxhi Karaj, arab - këmbëngul Koli - ky bashkë me të vëllanë kanë qenë nga ato roje që në hyrje të sallës së pritjes së pashait mbanin shtizat e kryqëzuara. Pastaj historia ka vazhduar si e tërë kësaj lagjeje. Ne kemi qenë dikur si periferia e Gjirokastrës dhe të parët merreshin edhe me bujqësi edhe me blegtori. Vonë, gjyshi im Musai punoi si kafexhi".

Jemi krejt përballë anës "së padukshme" të kështjellës së Gjirokastrës. Dikur kësaj ane, që shërbente si burg i thonin "te shtatë dritaret". Shtatë dritaret i kemi krejt përballë dhe nënë Sofisë i kujtohet një histori e vjetër. "Kemi plot histori me ato dritaret - thotë - Por ajo që më ka mbetur në mendje është ajo e Haki Karullit, kushëririt të tim shoqi. Jetonim bashkë në këtë shtëpi të madhe. Ai ishte i shkolluar. Kishte mbaruar akademinë për ushtarak në Modena dhe punonte si oficer. Kur kapitulloi Italia ai doli partisan me brigadën e VIII dhe ka luftuar deri në Vishegrad. Pas Çlirimit punoi si shef finance, por një letër anonime e mori në qafë. E dënuan me dhjetë vjet burg. Nga kjo shtëpi ai shkoi njëqind metra më tej, në birucë në kala. Nga dritarja shikonte njerëzit e tij, vajzën, prindërit. Familjarët me anë të një litari i çonin bukën çdo darkë. Kur i vdiq e ëma ai e pa tërë funeralin nga penxherja. Kishte raste kur na thërriste që andej, kështu merreshim vesh. Ka qenë një burg i çuditshëm. Ky kushëri pasi doli nga burgu jetoi gjithë jetën duke punuar si këpucar".
Me burgun nuk do të ndahemi dot aq kollaj. Vetë shtëpia ku ndodhemi ka qenë dikur burg për gratë. Kolit i kujtohet një këngë e vjetër. "Elmazi, motra e vëllait, more hakun e babait. Kështu kanë kënduar dikur për një vajzë që pasi u rrit vrau vrasësin e të jatit", thotë ai.

Nga Partizani te Kapodistria
Ca më tej shtëpisë së Kraullëve Koli thërret të zotët e shtëpisë. "Këtu jemi në Çoçolatët, na thotë ai ndërsa jemi duke u ulur në oborrin e mbushur me lule. Ne atëherë kujtohemi se mbase kemi hyrë pa e ditur në shtëpinë e një kolegut tonë, Genti Çoçolit. Dyshimi kthehet në bindje kur shohim portretet e prindërve të Gentit. Jemi vërtet duke punuar në shtëpinë e një kolegu. Retë kanë nisur të dendësohen dhe ne hyjmë brenda në shtëpinë e gurtë.
Këtu takojmë vëllezërit Vedat dhe Lavdërim Çoçolin. Historia e origjinës nga Arabia përsëritet edhe një herë. Sipas vëllezërve një farë Aliu kishte mbërritur në Cfakën e dikurshme. Ishte arab. "Ky duhet të ketë qenë i shkurtër - thotë Vedati - ndaj edhe e quajtën Ali Kuçuku, që do të thotë i vogël, kështu ka nisur historia e familjes tonë, derisa u krijuan tetë familje Çoçolate që janë shpërndarë sot kudo".

Vedati na rrëfen një tjetër histori. Ai na kujton një emër që kishim nisur të harronim: cigaren "Partizani". Për 39 vjet ka punuar si "harmanxhi", profesion që e ka trashëguar nga i jati. Kjo fjalë e vjetër turke do të thotë degustue duhani. "Për cigaren Partizani - na thotë - përdoreshin deri në 12 lloj duhanesh të ndryshme. Ne ishim shtatë vetë që e thithnim cigaren njëri pas tjetrit për të dhënë lejen që të hynte në prodhim. Këtë punë e kam bërë deri sa dola në pension". Ne kuriozohemi dhe e pyesim nëse e kanë pasur jetën e gjatë këta të shtatë që thithnin cigare pa pushim, nga halli dhe jo nga qejfi, sikurse na ndodh neve. Vedati mendohet një herë dhe thotë: Mirë kanë jetuar, sepse në behar e bënim pushim. Disa e linin cigaren. Po ajo ishte bërë tashmë pjesë e jetës tonë. Po varet nga duhani që pi, nga asgjë tjetër. Unë vetë kam 5 vjet që e kam lënë". Ngushëllohemi disi dhe e thithim fort një cigare. Mbase kjo që po tymosim "hin" të ato të mirat.

Shiu ka nisur të ndjehet. Disa pika të mëdha bien mbi aparatet tanë, duke na frikësuar neve, por duke e bërë edhe më të bukur Cfakën e gurtë. Një shtëpi e madhe disi më tej Çoçolatëve mban ende shumë të dukshme tabelën "Monument Kulture. Mbrohet nga Shteti". Është shtëpia që këtu i thonë e "Kurtatëve", që do të thotë e familjes Kurti. Shtëpia hijerëndë është krejt e heshtur. "Vetëm një çift të moshuarish jeton në të", thotë Koli duke ngritur shpatullat. Ca më tej është një vend i shenjtë, mekam. Këtu është varrosur një sheh, Baba Arshiou dhe njerëzit besojnë se nderimet që i bëhen varrit të tij u sjellin fat në jetë. Kërkojmë edhe ne ndonjë copë fat, por porta e hekurt është e mbyllur. Shiu ka nisur të nevrikoset ca dhe kështu shpejtojmë të hyjmë poshtë një tjetër porte të madhe. Këtu takojmë një tjetër vëlla të Çoçolëve dhe gruan e tij poete. Këta banojnë në shtëpinë e familjes Beja, nga ka dalë edhe politikani Fatos Beja. Këtu dëgjojmë një tjetër histori. Jo vetëm Sokoli, por edhe banorët e shtëpisë janë krejt të bindur: Johanis Kapodistria, presidenti i parë i Greqisë ka lindur pikërisht këtu. "Kështu na kanë thënë të parët brez pas brezi", këmbëngulin miqtë tanë. Shtëpia është madhështore, duket si një anije e rëndë që ka mbetur në breg, por që nuk jepet.

Shiu vazhdon të bjerë mbi mejdanin e Cfakës. Trokëllima e tij e bën edhe më gri gurin e vjetër të kalldrëmeve. Ndërsa ne vazhdojmë të tymosim në shtëpinë e Kapodistrias me idenë se duhani kësaj radhe nuk do të na bëjë edhe aq keq.

16 Komente

 Tregim interesant, veç Gjirokastra nuk njihej per ndonje qytet, se sa per qyteze. Perveç Korçes, Shkodres, Elbasanit, Vlores, te tera qytetet, njiheshin per qyteza apo fshatra. Biles dhe Tirana, zhvillimin e mori pas 1920.

Kujdes ca thua, se tiranasit mendojne se vijne nga qyteti me antik dhe me qytetari ne europe hihihi (katunare brez pas brezi)

Po mor zotri, qyteze. E ky kualifikim po supozoj vjen vetem nga numri i banoreve, se nga civilizimi e zhvillimi Gjirokastra te rralla i ka pas shoqet ne Shqiperi. Sa qytete ne Shqiperi i ke te themeluara para 8+ shekujsh? Sa nga keto kane patur kanalizime, e ujsellesa, shkolla e kisha ne shekullin e 17. Apo do krahasosh civilizimin e kulturen e Gjirokastres me ndonje qytet tjeter. Edhe ne ditet me te trubullta te Shqiperise, Gjirokastra ka qene gjithmone oaz i qetesise dhe i qyteterimit. Nuk e di se cfare e ben qytetin per ty, por shenjat e qytetarimit modern Gjirokastra i ka dhene qe ne fillim te shekullit. Kur gjithe Shqiperia hecte neper rruge me balte, Gjirokastra ishte e shtruar me kalldrem. Kur gjithe Shqiperise se mesme i duhej te vinte ne Tirane per te heq nje apandesit, Gjirokastra kishte nje nga spitalet me moderne ne Ballkan (ne vitet 50-60). Apo do flasim per shkollim, ku eshte hapur nje nga universitetet e para ne Shqiperi. 

Gjirokastra nuk eshte njohur kurre si qyteze. Nese do konsiderosh Gjirokastren (me gjithe historine, kulturen e qytetarine e saj) qyteze, ca emri do i vije Tiranes (qe eshte nje mish-mash popullsie, me 80 vjet jete)?

E cfare rendesie ka nese ka qene qytet apo qyteze. Ne fakt eshte qytet shume me i bukur dhe me i ruajtur se keta te tjeret, dhe nese ishte qyteze, ka qene me e madhja dhe me e rendesishmja per te gjithe zonen deri ne Janine. Edhe ato pak tradita qytetare qe kemi, nuk kemi pse i nenvleftesojme.

E rendesishme eshte qe i kemi keto tradita, histori, monumente qe nuk i dime qe ekzistojne dhe qe eshte mire, t'i kujtojme, t'i ruajme dhe t'i mbrojme dhe t'i kthejme te shfrytezueshme ne dobine tone.

Gjirokastra qyteze??????????

Hehehehe!

Shif ai cerri ke rrjeshi i pare, ulur! smiley

Zogisti i vogel! Edhe me seter! Ishalla s'ka pesu gjo' nga kjo fotografia nja 20 vjet me vone ky qyqi!!smiley

@mroklla

hahahahah, ku e kape me dreq smiley

Nga kjo fotografi mund te perfundoje tek "7 penxheret" 20 vjet me vone.

@ O Pjer,

A ke pare ne Shqiperi, pervec, Beratit, Korces dhe Shkodres kjo e fundit ndikim austriak, arkitekture te tille si ajo e Gjirokasteres? (Pervec Beratit asnje nga qytete e siper permendura nuk i afrohet, mendim personal ky qe mund te debatohet) NQS nuk e ke vizituar hidhi nje sy kesaj foto.

Ti permend Vloren dhe Elbasanin qe shtepite me te larta ishin 2 kateshe. Referoju Eqerem bej Volre ne librin e tij (Kujtime 1885-1925) ku thote per sa i perket ngritje se flamurit ne Vlore 1912. " Arsyeja qe flamuri u ngrit  aty ishte se ishte 2 kateshe (pra e larte) dhe me ballkon".  Krahasoje me ato shtepite ne Gjirokaster qe ke ne foto.   smiley

 

 

 

Fatos, o specie  ne zhdukje e siper.

Duhet te te ngjitet nje shenim mbi balle ty; "pasuri kulturore, mbrohet nga shteti".

 

Nuk e di pse sa here bie fjala tek Baxhaku me krijohet nje asocacion i cuditshem ne tru me Teodor Kekon dhe anasjelltas. Ndoshta ngaqe jane teper njerezore ne ato qe shkruajne dhe me thjeshtesine me te madhe pershkruajne vende, njerez te jetes se perditshme. Mezi prisja t'i shihja emisionet qe bente Baxhaku ne fillim tek Vizioni pastaj tek Topi. Kane jete, jete njerezish gjer ne cepat me te larget te Shqiperise, nga ana njerez qe ne te shumten e heres harrojme qe ekzistojne.

lol,

asosacionin e  ke nga musteqet dhe rakija smiley

por dhe nga thjeshtesia e njerzilleku, xhanem smiley

tosi nuk eshte specie ne zhdukje jo, por nuk i jep njeri hapesire njerezve si ai.

 

 

lool  po te  ishte per ate pune i bie te me krijohet  asosacioni dhe me babane tim,  me mustaqe, qejfli  rakie... smiley

Me sa di une, Tosi s'pi me si dikur... kjo ia shton dhe me shume respektin, se qe nje kohe qe vertet e shihje keq, dukej i mundur... Por kam pershtypjen se njerez si ai i hapin vend vetes kudo. smiley

 

"asocacioni" te vjen ngaqe mendon ne gjuhe te huaj

pertoj te shkruaj "shoqerim idesh" o Njësh! smiley

Boss-o, shof qe qeke online. Sa kom qesh me at' "spot-on"-in e mrroklles. hahaha.. smiley

vete nuk e kisha kap. zogisti' vogel... do llokum...  smiley

m'kujtoi fragmentin filmik: "epo temena eshte; dikush e ben me doren perpjete, dikush me dore ne zemer" smiley

smiley

Cheers, man! We need to finish "Zbor" some day.

Emo,

Tek  i njejti film eshte me duket edhe "goja llap e dora DAP"  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).