Borxhi publik, 2300 dollarë për çdo shqiptar në 2010-n

Shqipëria do të përballet me një nivel të lartë borxhi publik edhe për vitin që vjen, i cili do të trashëgohet nga viti aktual. Shpenzimet e shumta elektorale, kreditë tregtare të qeverisë, si dhe kriza ekonomike që nisi që në vitin 2008, kanë qenë disa prej faktorëve kryesor që e kanë rritur këtë borxh, e bashkë me të edhe deficitin buxhetor. Ministria e Financave edhe pse nuk i bën publike vlerat reale të borxhit publik, pranon që kjo shifër këtë vit është shumë e lartë.

Sipas analizës së Njësisë së Inteligjencës së "The Economist", vetëm nga viti 2011 borxhi publik i Shqipërisë do të rikthehet në 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç ishte në vitin 2003. Ndër kohë edhe për vitin që vjen (2010), detyrimi i shtetit do të kapë afro 7.4 miliardë dollarë dhe çdo shqiptar do të jetë i ngarkuar me 2328 dollarë borxhe, nga 2100, që është kjo shifër aktualisht. Në vitin 2003, borxhi për frymë ishte vetëm 911 dollarë dhe totali i tij kapte nivelin 2.9 miliardë dollarë amerikanë, sipas kursit aktual. Por sivjet, që në muajt e parë të vitit 2009, treguesi i deficitit buxhetor ka rezultuar shumë më i lartë se niveli i planifikuar. Nëse do t'u referohemi shifrave, konstatojmë që në fund të 4-mujorit ai ishte realizuar mbi 170 për qind, d.m.th., e tejkaluar me 70 për qind. Në muajt që pasuan, ky nivel tentoi të zbutej, por gjithsesi mbeti konstant tejkalimi i nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor. Respektimi i nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor është jo vetëm një kusht dhe objektiv i rëndësishëm për menaxhimin e shpenzimeve publike, por njëkohësisht edhe një sinjalizues që tregon se në ecurinë e realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve ka probleme. 

Kreditë tregtare 

Qeveria shqiptare arriti të marrë kredi tregtare nga bankat tregtare ndërkombëtare në kohë krize, duke e konsideruar arritje më vete. Por kur mëson interesin me të cilën do të paguhet shuma, kupton se "suksesi" do të na kushtojë tepër shtrenjtë. Katër banka i dhanë qeverisë një kredi prej 95 milionë eurosh, me interes rreth 11 për qind dhe afat shlyerjeje për tre vjet. Marzhi do të jetë 9.65 për qind, plus euribor, që aktualisht është nga 1.25 për qind deri në rreth 2 për qind. Kredia, me kushte tepër të shtrenjta, i shërbeu qeverisë për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e aksit Durrës-Kukës. Aksi rrugor që po ndërtohet nga "Bechtel&Enka" do të vijojë të mbetet "gropa" e financave të shtetit shqiptar. Përveçse gjysma e investimeve publike shkoi për rrugën Rrëshen-Kalimash, edhe kreditë për financimin e projektit u morën me interesa përtej normales. Qeveria është justifikuar me faktin se tregu bankar i huaj ka mungesë të theksuar parash, për rrjedhojë, kreditë që jepen kanë terma të forta tregtare. 

Borxhi në vite 

Nëse do t'u referohemi të dhënave në vite, do të konstatojmë që ky fenomen ka qenë tepër i rrallë në historinë e financave shqiptare dhe rasti apo viti në të cilin kemi pasur situatë të ngjashme është ai i vitit 1996, theksojnë ekspertët e Financave publike. Ndërkohë, në janar-korrik është përdorur 75 për qind e planit vjetor të deficitit buxhetor, ndërkohë që për një periudhë 10-vjeçare rezulton se në 10 muaj arrihet të realizohej 50-55 për qind e deficitit vjetor. Pra gati 45 për qind e tij realizohej në dy muaj e fundit të vitit, kur ritmi i të ardhurave e i shpenzimeve është i lartë. 

Tregtia me jashtë për 9-mujorin, bien importet dhe eksportet 

Eksportet shqiptare ranë gjatë periudhës 9 mujore me 25 për qind, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në raportin statistikor për periudhën janar -shtator. Vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2009 shënoi 957 milionë euro, me një rënie vjetore prej 12 për qind. Shitblerja e mallrave përfaqësoi rreth 43 për qind të veprimeve korente. Eksportet shënuan një rënie vjetore prej 25 për qind dhe vlerësohen në 195 milionë euro. Për importet u paguan 762 milionë euro ose 7 për qind më pak se një vit më parë. Deficiti tregtar u thellua me rreth 6 milionë euro duke arritur në 567 milionë euro. Shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ra në nivelin 26 nga 32 për qind në një vit më parë. Pagesat për importe janë rritur për grupet makineri dhe pajisje (22%) dhe produkte farmaceutike (18%). Kanë rënë ndjeshëm importet e lëndëve djegëse (51%), duke dhëne kontributin kryesor në rënien e importeve kundrejt një viti më parë. 

TEC-i i Vlorës, puna do të fillojë brenda shtatorit 

Brenda këtij muaji pritet të vihet në punë termocentrali i Vlorës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Prova e parë e funksionit të aparaturave në këtë vepër energjetike u zhvillua në fund të muajit qershor. Investimi me vlerë 120 milionë euro, i mundësuar nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane për Investime ka përfunduar tashmë. TEC-i i Vlorës, me kapacitet 100 megavat do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të jugut të vendit. Punimet për ndërtimin e TEC-it nisën më 1 shtator 2007. Ato përfshinë ndërtimin e nënstacionit të ri të Babicës, linjën për daljen e tensionit të lartë 220 kilovolt në nënstacionin e Fierit, linjën e tensionit të lartë 220 kilovolt me dy qarqe Fier-Babicë, fuqizimin e nënstacionit të Babicës me dy autotransformatorë 100 megavat, 220/110/35 kilovat secili, linjat 110/ 35 kilovat me rajonin, nënstacionin “Vlora 2” 110/20 kilovat me dy transformatorë, me fuqi prej 35 megavat secili. 

17 Komente

"Ndër kohë edhe për vitin që vjen (2010), detyrimi i shtetit do të kapë afro 7.4 miliardë dollarë dhe çdo shqiptar do të jetë i ngarkuar me 2328 dollarë borxhe, nga 2100, që është kjo shifër aktualisht"

Nuk e di ne se artikullshkruesi eshte ekonomist ,bankier ... apo jo,por nje gje eshte e qarte.Ai kerkon te beje politike njerezit duke u thene njerzve qe kane borxh kaq apo aq mijera dollare.

Kjo gje nuk ndodh me asnje media serioze kur ben analiza ekonomike.

P.Sh. Ne vitin 2009 borxhi i Italise (deri ne muajin maj qe vazhdon te rritet cdo muaj) ishte 1752.2 miliarde euro ose 110%,por ne asnje media italiane (qofte edhe ne ate komunkiste) nuk ju faturua ky borxh "per fryme" popullit.

Kjo gje nuk ndodh me asnje media serioze kur ben analiza ekonomike.

Ndodh, ndodh. Per shembull shiko kete: USA Per Capita Bailout Costs

Eshte ne fakt menyre e mire per te pare efektin e investimeve te financuara me borxhe. Dhe kur thuhet qe Shqiperia merr x milione dollare borxh, ne te ardhmen, keto x miilione dollare do paguhen nga taksapaguesit, dhe secilit kostoja i bie afersisht y dollare. Kjo eshte mesatare, jo reale, sepse nuk paguajne te gjithe te njejtat taksa (dhe nuk jane vetem taksat e individit, por dhe ato te biznesit.)

 Ne fakt edhe ne vendet perendimore, borxhi i brendeshem eshte rritur ndjeshem, ku bankat centrale apo ministrite e financave e thone rritjen e borxhit dhe shifren, e ndonse ato nuk e pjestojne per fryme (per shkak te etikes se punes), pjestimin per fryme e thone gazetat dhe parlamentaret opozitare.  

do ishte me kollaj per ta ndjekur nese jepte borxhin ne perqindje (qofte me GDP apo me te ardhurat per fryme)

Ne raport me GDP borxhi publik shqiptar nuk ka asgje te jashtezakonshme, aq me teper ne kohe krize kur te ardhurat ulen (ose rriten me rritem te avashte) dhe shpenzimet shtohen meqe qeverite rrisin stimujt fiskal.

23000$ per cdo Shqiptar!?..... .,me qe jemi ne Nato ishsh -aaaalla, na i falin!

Nje pyetje:

"A i ktheu ndonjehere ish Jugosllavia ose shtetet qe u shperbene pas saj 45 miliarde dollaret e marre borxh????????????

mos e ke llafin qe edhe ne do pagujm sic pagujti ish-jugosllavia? tobestafkurulla smiley

eshte futur ne fund te shkrimit nje lajm "i mire" se ne shtator do vihet ne pune TECi i Vlores. Po pse e ha ate koker ulliri ministri i ri i energjitikes, Dritani? cmimi i energjise ne treg eshte 50 euro per MW, cmimi per 1 MW i TECit te vlores shkon 100 euro MW. Iken per lesh ato 120 milion euro te shqiptareve, por e keqja me e madhe eshte se TECi ka gllaberuar dhjetra hektar plazh te mrekullueshem, qe po ti jepeshin biznesmeneve shqiptar jo per 1 euro sa i jep Sala italjaneve por me 100 euro do behej nje perle turistike, qe do punesonte qindra e mijra njerez (po te shtrihej turizmi deri ne derdhje te vjoses). Keshtu dhe rruga e kukesit qe kaloi miliardin do vihej ne pune duke sjelle turiste gjithe vitin. Keshtu qe duhet pare mundesia qe se paku te shkulet ai TEC qe aty e te vendoset diku afer zones se naftes (qe nuk eshte zone turistike). Do shpenzojme edhe 2-3 milion te tjera, por minimalish kaq do fitohet cdo vit nga turizmi tek vendi nga ku do shkulet TECi. Vetem pak kurajo duhet per te hequr kete gjemb nga kemba e shqiptarit.

 

2300$ e mi mos i futni ne llogari. Nuk do t'i jap kurr! smiley

Borxhi i brendshem shqiptar eshte bere shqetesues per disa arsye:

1. Financohet me kosto te larte. Psh T-bills amerikane apo Bundet japin nje yield qesharak per short-term 1-3% kurse ne 8-9%

2. Ka maturitet te vogel keshtu qe kur behet rollover ka risqe te larta. Shumica eshte 6-mujor, 1 vjecar (bono) dhe disa obligacione 2/5. T-bills amerikane ka edhe 30 vjecare.

3. Ne raport me GNP eshte shume me i larte sesa ne raport me GDP

4. Edhe ne raport me GDP (afro 4000$/fryme) eshte i larte per nje ekonomi qe ska ka nje rating si junk bonds dhe eshte ne zhvillim.

Po me kryesorja eshte se ne nuk guxojme ta tejkalojme pragun 60% te GDP pra 2400 USD/fryme, nqs nuk duam ta fusim ekonomine ne ngerc per shkak te efektit crowd-out mbi private lending. Sic e shohim jemi ne ate kufi. Dhe me kryekryesorja eshte se ne nuk trasheguam fare borxh te brendshem ne 1990 kur filluan reformat..kjo do te thote se per 19 vjet financat publike jane keqmenazhuar keqas.

Gento, ti i ngaterro i cik gjonat. Qysh kur 60% qeka ngerc? Meqe krahasimin e ben me USA, pragun atje e kishe 70.2% ne 2008 dhe mbi 90% (est.) ne 2009. Dhe keto te aprovuar nga Kongresi Amerikan. Jemi ne krize globale. Motori do benzine, jo vajgur e uje.

Nuk mund te marresh per pike referimi ekonomine amerikane qe eshte motori primar zillionar i ekonomise globale. Kur keto parametra qekan kaq te tmerrshem per USA, pse duken te frikshem per Al me credit rating cope cope. Duhet me nejt shtremet e me fol drejt kur shef te gjithe aspektet e zhvillimit te nje ekonomie, si e Shqiperise, qe ka vetem 20 vjet e hapur ndaj tregut te lire, dhe qe perpiqet te jete pjese e tregut global.

Kjo ishte per ne pergjithesi. Po te vijme ke BeSh, i lumte qeverise qe e sjell verdalle BeSh, qe nuk eshte ne gjendje te beje ato qe thua ti. Per kete pjese te jap te drejte plotesisht.

O trima luftetare, BeSH po nderhyn ne tregun valutor duke shitur euro dhe kjo do ta coje euron ne piken 136 me lekun. Merrni nje exit position dhe pastaj futuni prape ne loje.

Ne ankandin e ardhshem 29/09  1403 Besh do te zgjeroje aksionin e QE me

12,100,000,000 ALL   WOWWWWWWWWWWWWWW

 

Si mund te presesh te forcohet leku long-term? Kjo eshte per bonot tremujore pra qeveria ska leke te paguaje rrogat dhe pensionet deri ne fund te vitit he?

 

 GentBlack, a nuk ka mundesi te flasesh shqip, ose te pakten krahas fjales/termit te huaj te japesh dhe fjalen/termin shqip , duke futur shenjen /  .

Me kane terhequr gjithmon kambistat, me pelqen loja e faleve qe bejne.

Nje pyetje per Gentblack; Qeveria e ka arken bosh, apo nuk ka lek, d.m.th, valuten e vendit per te paguar buxhetoret?

Arka e qeverise (me sakte llogaria e saj prane BeSH) asnjehere nuk mbetet bosh perderisa ajo mund te leshoje bono thesari dhe obligacione dhe ka nga ata qe i blejne. Madje nqs nuk blihen atehere vete BeSH i blen sic ka deshmuar me te famshmen QE qe ne kemi diskutuar gjate, dhe kjo kryesisht per te supresuar normat reale te interesit qe qeveria duhet te paguante per kete borxh pertej mundesive te tregut.

Ceshtja eshte e thjeshte: Berisha ka gatuar nje corbe te prishur, por akoma ska ardhur koha qe ta hame, deri atehere gjithcka shkon mire smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).