Bojkoti, debate të ashpra në mbledhjen e grupit socialist

Pozicionet pro qëndrimit të Ramës dhe kundër tij të deputetëve, çuan në mbledhjen e djeshme në debate që kaluan deri në kërcënime nga ana e kryetarit në detyrë. Pas një debati mes Ben Blushit dhe Rudina Seserit, Rama ka kërcënuar Blushin se do ta përjashtojë nga mbledhja, ndërsa tonet janë ngritur dhe acaruar duke çuar në mbylljen me urgjencë të mbledhjes nga ana e Ramës, pas votimit të propozimit të tij, për të mos shkuar në seancën e ditës së hënë të Kuvendit. Mbledhja e djeshme tregoi se, kryesisht deputetët e rinj, por dhe disa të vjetër, janë vënë në mbrojtje të qëndrimit të kryetarit për raportin e PS-së me Parlamentin dhe pse disa u shprehën se ata duhet të konfirmojnë më parë mandatin e tyre të marrë nga vota e popullit. Madje mbrojtja me fanatizëm e këtij qëndrimi dje ka treguar dhe thirrje për mohim të deklaratave të ndërkombëtarëve, si Olli Rehn apo raporteve të vëzhguesve. Ashtu siç dhe pritej, qëndrimi i kryetarit të detyrë Edi Rama ishte pro bojkotit të Kuvendit nga ana e deputetëve socialistë dhe këtë qëndrim të tij është munduar t’ua transmetojë dhe deputetëve, kryesisht atyre të rinj. Mbledhja e parë e 65 deputetëve socialistë u zhvillua në ambientet e hotel “Tirana” paraditen e djeshme, ndërsa asnjë nga deputetët e zgjedhur nuk ka munguar në të, ndërsa media nuk është lejuar të jetë në ambientet e brendshme të këtij hoteli. Ashtu si dhe në mbledhjen e kryesisë socialiste të një nate më parë, u vunë re dy qëndrime, ai i kryetarit që kërkonte bojkotin, dhe ai i një grupi deputetësh që ishin kundër bojkotit. Që në fillim të mbledhjes, Rama ka parashtruar filozofinë e tij rreth bojkotit, të cilin e ka cilësuar qëndrim të kushtëzuar të deputetëve dhe PS me Kuvendin. “Qëndrimi është i prerë, PS-ja nuk hyn në Parlament, sepse e konsideron institucion me legjitimet të cunguar”, mësohet të jetë shprehur kreu në detyrë i selisë rozë. Madje ai i ka kërkuar deputetëve të punojnë në zonat e tyre me strukturat dhe zgjedhësit për të sqaruar këtë pozicion të Partisë Socialiste. Ai ka mundur të bindë përkrahësit e tij, të cilët në përgjithësi kërkonin konfirmimin e mandatit të tyre, por i qëndronin pozitës së bojkotit të Parlamentit duke vendosur disa kushte. Por i këtij qëndrimi nuk kanë qenë deputetët Arben Malaj, Marko Bello që arritën të flisnin në mbledhjen e djeshme, pasi deputetët e tjerë Blushi, Islami dhe Harasani që janë kundër bojkotit, nuk arritën të merrnin fjalën për shkak se kryetari e mbylli mbledhjen pas një debati me tone të larta, akuza dhe kërcënime. Malaj është shprehur kundër bojkotit pasi, sipas tij, lufta politike dhe objektivi që kërkon PS-ja të arrijë, mund të realizohet vetëm në Parlament. Marko Bello i ka kërkuar kryetarit socialist një qëndrim të prerë dhe të qartë nëse është për bojkot apo jo. Balla, Braçe dhe Vasilika Hysi kërkuan konfirmimin e mandateve të deputetëve për t’i bërë ato juridikë e më pas të kalohet në fazën e braktisjes së Kuvendit. Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, propozoi ngritjen e një grupi pune, emrat e të cilit nuk u diskutuan në mbledhjen e djeshme, i cili do të përcaktojë modalitetet dhe afatet mbi të cilat do të vendoset bojkoti i socialistëve me Kuvendin.

Debati në mbledhjen e grupit socialist

Rama: Të vendosim një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin deri sa të bëhet zbardhja e plotë e krimit elektoral. Deputetët të kontaktojnë bazën e tyre dhe të evidentojnë dhe sensibilizojnë bashkë me strukturat e partisë elektoratin për atë që ka ndodhur.
Malaj: Përsa i përket veprimit politik, mendimi ndryshe, do të theksojë se PS-ja mund ta maksimizojë eficencën e saj brenda në parlament. Jo bojkot të parlamentit, por bërje të një opozite efikase në institucione.
Marko Bello: Ti zoti kryetar fol hapur dhe jo me doreza. Jemi apo nuk jemi për bojkot dhe të mos fshihemi pas frazave të “kushtëzuara”. Unë nuk jam dakord me bojkotin, sepse kështu PS-ja do pësonte një goditje të rëndë nga ndërkombëtarët, opinioni dhe do humbej besimi tek elektorati. Ti thua të shkojmë në bazë si Qatipi i “Portokallisë” e t’i qahemi njerëzve se na mundi Saliu.
Ditmir Bushati: Nuk na duhet se çfarë thotë Olli Rehn, sepse Europa edhe në ‘96 ka qenë kundër nesh.
Ilir Beqja: Duhet të punojmë pak me të huajt. Unë kam tentuar t’ia mbush mendjen ndërkombëtarëve se ne kemi të drejtë dhe nuk duhet të tërhiqemi. Edhe ambasadorja angleze mban qëndrimin tonë në një intervistë dhënë një reviste.
Sadri Abazi: Nuk na duhet fare se çfarë thonë ndërkombëtarët.
Fidel Ylli: Unë përkrah mendimin ndryshe se kjo e bën PS-në ndryshe nga partia e Saliut. Unë them të mos futemi ditën e parë, se nuk kemi nevojë për rrogën. Kjo qeveri 3 muaj jetë ka apo nuk ka dhe dita jonë do vijë shumë shpejt.
Erion Braçe: Ne duhet të shkojmë për betimin se nuk është çështje rroge.
Taulant Balla: Të shkojmë një ditë, e më pas ta bojkotojmë. Pa plotësimin e kushteve që ne kërkojmë është e kotë të hyjmë në sallë.
Shega Ligori: Unë e njoh mirë PD-në dhe e di se çfarë ka bërë kundër nesh. Këtë ma kanë thënë gjyqtarët, të cilëve i kanë bërë presion të madh.
Vasilika Hysi: Duhet ta bëjmë betimin, se ndryshe nuk quhemi deputetë.

Seseri-Blushi-Rama
Para se të niste mbledhja, Blushi i drejtohet Rudina Seserit: Paske ardhur nga Amerika?
Seseri: Unë jam për bojkot të plotë të parlamentit pa asnjë ekuivok, sepse e di që zgjedhjet janë e drejta themelore e një populli për t’u përfaqësuar në qeverisje. Ata që bëjnë aludime me Floridën e kanë gabim, sepse atje nuk u frikësua administrata. Po Ben, është e vërtetë që unë vij nga Amerika...
Blushi: Për kë Ben e ke fjalën?
Seseri: Me ty zoti Blushi.
Blushi: Ti e do bojkotin që të shkosh prapë në Amerikë. Mos guxo më të lakosh emrin tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me të tillë si puna jote.
Seseri: Nuk më komplekson dot. Mos më fyej zotëri, unë jam duke thënë mendimin tim, nuk të kam ndërprerë kur ke dhënë mendimin tënd, ti duhet të flasësh për ato 35 vota që more në kongres.
Rama: Mos e fyej Rudinën, Blush.
Blushi: Ti ndërprit atë dhe jo mua, se ajo më provokoi duke më përmendur emrin. Nuk e kuptoj përse ti ndërhyn?
Rama: Mos e ngacmo Rudinën të thashë edhe njëherë.
Blushi: Kjo ndodh se ti ke humbur zgjedhjet dhe ti je problemi, prandaj këta sillen kështu.
Rama: Unë nuk të lejoj të fyesh deputeten e as deputetë të tjerë të partisë. Më kuptove?
Blushi: Ti je humbësi, prandaj ti je problemi.
Rama: Do e mbyll mbledhjen dhe do të përjashtoj.
Blushi: Ti nuk më përjashton dot nga kjo parti.

Në sallë nisin sharjet dhe hilariteti mes palëve. Ndërhyn Majko.

Majko: O zotërinj! Mos bëni kështu se nuk i ka hije askujt. Mos u merrni me gjëra personale. Jemi mbledhur për tjetër gjë. Zoti kryetar, bëjmë më mire 5 minuta pushim.

Gjatë pushimit Rama ka ndenjur brenda në sallë nën shoqërinë e Pandeli Majkos dhe Gramoz Ruçit.

Pas pushimit Rama kthehet dhe kërkon mbylljen e diskutimeve.
Rama: Kush është dakord të mbyllen diskutimet?
Islami: Po nuk kemi folur ende?!!
Rama: I mbyllëm diskutimet. Kush është që të mos shkojë të hënën në parlament dhe për ngritjen e një grupi pune që do të përgatisë modalitetet për kushtet që do i paraqesim Kuvendit?
Rama: Miratohet, mbledhja mbyllet!


 

32 Komente

Ditmir Bushati: Nuk na duhet se çfarë thotë Olli Rehn, sepse Europa edhe në ‘96 ka qenë kundër nesh.

Shii Ditmiri, qe popllit i thote nigjoni evropin, PS-se i thote mos e nigjo.

Po simas hesapeve te mija, ne '96 Ditmiri duhet te kete qene maksimumi 20 vjec, dhe ka qene tuj perpytp fara kunglli ke dera shkolles. Sa mire e paska dit qendrimin e Evropes ne  ato vite. ncq ncq

 

apapaaa debatet. po ky rama ka dicka me femrat me emrin rudina, me duket mua. dhe i ben shefin blushit!

 

1 muhabet i brendshem, ma tha 1 nga deputetet: blushi i thot rames "sjam un ai qe la grun shtatzene", ndersa rama ia ka kthy "dhe sjam un ai qe la grat e shokve shtatzene". shkurt, jan sha me liber shpie

kjo parti ka mor fund perfundimisht.

bravo rama, na la ne monizem

Nderkohe Lakrori e fton Ramen per debat televiziv. Ti perplasim platformat thote sa te bejne xixa dhe te fitoje duelin kush eshte me i miri, ose kush e sharmatallos me shume Rudinen. Berisha nga ana tjeter, per kunje, shfrytezon rastin per te marre cmimin Eisenhower Medallion. Godot nga ana e tyre e shajne familjarisht Mediun me mosngritje telefoni, kurse Tupja e diagnostikon Ramen me autizem.

Partia prap rregullohet, po Ramen ne krye s'e gjeni dot me po iku. Kauze qe ja vlen. smiley

Xhibi,

Kjo eshte permbledhja me koncize e shtypit te javes: me i paragraf. U ti, rrofsh. E kam seriozisht.

O Bedrie po ti sa vjec ke qene ne 96-en? Merru me thelbin, jo me budalliqe, se sipas mendimit tat i bi qe historianet mos kene goje te flasin per histori se kane qene ne p... te somes, kur ndodhnin ngjarjet.

Keta deputetet jane te forte, se kur dalin televizor flasin gjithe sofizma, figura letrare, parime etj., pastaj mes tyre bejne si femije kopshti qe zihen per skuadrat e futbollit te pika e basteve.

Fidel Ylli: Unë përkrah mendimin ndryshe se kjo e bën PS-në ndryshe nga partia e Saliut. Unë them të mos futemi ditën e parë, se nuk kemi nevojë për rrogën. Kjo qeveri 3 muaj jetë ka apo nuk ka dhe dita jonë do vijë shumë shpejt.

me ksi deputetesh ne ja fusim Europes dhe Amerikes

Edhe me te tilla:

Shega Ligori: Unë e njoh mirë PD-në dhe e di se çfarë ka bërë kundër nesh. Këtë ma kanë thënë gjyqtarët, të cilëve i kanë bërë presion të madh.
 

Eh te keqen oreeee. Te them te drejten, nese jane ky lloj "materiali", me mire t'a bojkotojne fare se mjere Shqiperia thuaj. Dhe kjo ka qene edhe vete ne sistemin e drejtesise. Hajde prit drejtesi te zgjuar ne Shqiperi.

Ku ja ha trapi Fidel Ylli per rroge mer daje. Ai aq rroge i jep shoferit qe ka tani. Eh per Rame ta lumsha , qe na vendose deputet Pasanike smiley

 

 

p.s keto vetem Nano i ndreq , taman taman.

Fidel Ylli ka qene bodiguardi i Aleksander Meksit. Ehh si ju ec karriera disave... nga bodyguard ne ndertues qe shprendan per filantropi shtepi dhe zyra per njerezit e kryetarit, deputet... hahahaha

Rudina.Kush ti ka mesu tyna keto llafe te bukra e keto bojkote???

Me siguri Bill Klintoni kur e ke taku si Monika.

Puron e pive mi Rudina!!!!!!!!!!!!!!!!!

"Me siguri Bill Klintoni kur e ke taku si Monika"
Mos po e tepron paaaaak fare Kalavac, eshte aludim i pakendshem. Te pakten te tregojme nje cik me teper etike ne komentet tona se deputetet ne mbledhjen e PS-se ...smiley si thua?

 

 Spiker, nuk e njifke Fidelin. Fideli ka bere pare me thase me klubin ku rrinin gjithe gazetaret ne fillim te viteve 90 dhe qe quhej thjesht Fideli. Meksi asikohe nuk ishte bashku me Musarain per te bere firmen e sukseshme te ndertimit, por ishte nje cope kryeminister ne emer te te cilit fliste asokohe Presidenti. Si me fole Topja tani ne emer te Berishes.

Per men nuk eshte shquar ndonjehere, po per pare gjithmone te thyente koken.

Ditmir Bushati: Nuk na duhet se çfarë thotë Olli Rehn, sepse Europa edhe në ‘96 ka qenë kundër nesh.

Sa shpejt u ktheve ne politiken e babait o Ditmir.Edhe ata ishin kunder Europes e Amerikes.

Nuk thone kot :"Cfare lind nga macja mij do te gjuaj".

Teksti me i bukur qe kam lexuar ndonjehere, ketu tek peshku. Nga nje ane, me vjen shume keq se eshte ashtu si thote sol-nocturnus, keta kane mbaruar dhe Shqiperia shkon ne monizem, çka kjo s'i hyn ne pune askujt. Por qe te jete shpartalluar ne kete fare feje kjo Partia Socialiste me te tille figura, s'e besoja asnjehere. Dhe per here te pare, sinqerisht jam i kenaqur qe nuk fituan. Mund te kem pasur dyshime deri tani, duke thene me vete qe njelloj dhe nga ana tjeter, por jo ! me te mbaruar se keta, nuk gjenden kund. Megjithe mend, Zoti e ka bekue Shqipnine ! (Hera e pare qe i del fjala Berishes).

 Siç duken bathet, me duket se PS do ndahet perseri ne pjeseza. Fraksionet qe vihen re, nuk do ta durojne dot arrogancen e Rames, i cili po mesoka mire nga diktati i Berishes.

Imagjinoni sa qef i kishte intelektualet Rama sa edhe Ministrine e Arsimit donte t'ia linte Ledi Shamkut. Replika qe i ka bere Kac Islami duhet te vihet ne nje pllake ne hyrje te PS, qe brezat qe vine me vone ta dine ku e coi politika e Rames.

Sa turp vertete, nje parti qe njehere e nje kohe tallej me prapambetjen e PD, qe kishte aq ekspert/figura/intelektual ne nje tavoline kafeneje sac kishte tere PD sot eshte bere me keq se PD-ja e 99 qe bente mitingje me 20 veta.

Sikur Rama t'i linte pasaardhesit te tij 1/10 e asaj qe i la Nano Rames kjo periudhe te pakten do mbahej mend per dicka.

PS vendos kushtet per futjen ne Parlament:

1. Komision hetimor parlamentar për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit - OK mund te behet megjithese nuk kuptohet per cilen pjese te zgjedhjeve eshte fjala

2. Rinumërim votash në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Tiranes - Harroje, e pamundur

3. Zbardhje ceshtjes qe lidhet me lirine e medias ne Shqiperi - :-D :-D Kendi i humorit ky?!

4. Zbardhja e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi - ??? Nuk merret policia me kesi punesh? Nejse.

Meqe jemi (ne lidhje edhe me piken 3), Gazeta Shqiptare jep lajmin se Edi Rama pas 22 vitesh e shume shtepish ku s'gjente dot rehatine, kthehet ne shtepine e prinderve. Gazetarucja e paanshme e plot integritet profesional e mbyll artikullin me:

Kështu edhe sot ai vazhdon lëvizjet e tij duke mos gjetur stabilitet, nga një banesë në tjetrën. Një lideri i pashtëpi. Është kjo ndoshta një tjetër cilësi që e bën të veçantë Ramën?! 

me servilizem te neveritshem s'ben vaki. Shyqyr qe eshte gazete e pavarur.

 

Po shtepine ne Peze? apo flet per shtepi qyteti kjo gazetarucja?

p.s Rama ka shtepine e madhe, te Tironcave te vjeter. Shtepine - Bunker te Bashkise. Aty do ti kaloje edhe keto nete dimri qe i kane ngelur. ( jane edhe 2 vjet mer burre ,sjane pak ).

 

 

 

 

foli ene Bamiri, (meqe e kishte merak t'madh Sonila Meqo smiley )  , nuk foli keq per zgjedhjet vecse i ra tangent duke ja dhone meriten popllit, dhe i tha Ps-se t'hije n'parlament smiley

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.ph...

3. Zbardhje ceshtjes qe lidhet me lirine e medias ne Shqiperi -  Kendi i humorit ky?!

Kishte gje si kusht aty per Tushen qe te kete emision televiziv? Nese po, e mbeshtes bojkotin.

Tushe, Miri ka fol tamam. Per koincidence bedrijatike smiley sapo e solla fjalen e tij si artikell me vete, po kete te ploten qe ka tek faqja e vet.

http://www.president.al/shqip/info.asp?i...

 

Si perfundim ca prapashikimesh keni per bojkotin socialist? smiley

tuj see, tuj do, Gjibo  smiley

Ky fjalimi ishte via conference video apo ne salle te parlamentit?

ke parasysh pershnetjen e ministrit te arsimit per kalamjte ne TV nji nate para se t'fillonte shkolla ?

nji ai model ishte smiley

Leje, se deputetet e rinj, pervec presidentit, sapo i pershneti dhe nji termet i lehte ne tirane.

sa me i shkund nga trute dmth .........

Po parlamenti s'eshte mbledh akoma mo. Me ca duket nga kjo video e Zerit te Amerikes mesazhi ka qene nga salla e tij. Korrespondentja jone Bedrija ben te ditur per PPU qe termeti ka rene menjehere mbas fjales se Topit. Ajo tani eshte ne vendngjarje per te investiguar nese ishte nje termet natyral apo nese Topi e ka bere kastile per ti trembur deputetet e rinj, si dhe ata jo aq te rinj, te PS-se. Akoma nuk ka prononcime nga PS-ja per fjalen e Topit, por kryesia ka vendosur me vota pothuajse unanime qe te mos marre pjese ne parlament derisa te zbardhet e verteta per termetin mbas fjales se Topit.

hahahahahahha.

Po grupi socialist a kishte shku ke salla, (sa me mor rrogen), se ca, me cfare kom lexu e kane ene per sefte (me jakat e bardha t'hekurosme besoj)?????

Rudina "ti harrojme shifrat" Seseri. Qenka simpatike kjo cuca. Per te tjerat mire thote Blushi kur i thote e ka fajin Rama qe e ka mbushur partine me njerez si ty. smiley

 

PS si ish-PD? Se mos krijojne ndonje parti tjeter te re keta socialistet mor amani. smiley

 

Do kete ndonje deputet socialist sot ne seancen e pare te parlamentit? Ai kallami i peshkimit eshte akoma si shperblim per parashikuesit.

 

Kjo fotoja duhet vene tek dicitura, po nuk e di a e miraton qevria e PPU. smiley

Pergjigjia eshte "JO" per te gjitha pyetjet

Fidel Ylli: Unë përkrah mendimin ndryshe se kjo e bën PS-në ndryshe nga partia e Saliut. Unë them të mos futemi ditën e parë, se nuk kemi nevojë për rrogën. Kjo qeveri 3 muaj jetë ka apo nuk ka dhe dita jonë do vijë shumë shpejt.

Mund te me tregoje ndonje nga PPU ne se Fideli e ka nxjerre ne faqen e tij te basteve kete parashikim te "Nostradamusit" dhe sa eshte koficenti .

hahaaaa. e nxorra kete tekstin e rames, do e komentoni smiley

 

 

 Endrity; "....Replika qe i ka bere Kac Islami duhet te vihet ne nje pllake ne hyrje te PS, qe brezat qe vine me vone ta dine ku e coi politika e Rames..." 

 

A mund te jemi ne korrent te ketij debati dhe ne te tjeret. Perse eshte fjala.

 Islami: Bojkoti vetem demton imazhin tone...

Shamku: Nje sekonde te lutem, te te informoj pak mbi fjalen bojkot. 

Islami: Ti nuk mund te informosh mua, une kam mbrojtur doktorature ne Paris, ti mbas 9 vjetesh mezor more nje diplome per kimi dhe ne menyre autodidakte perpiqesh te merresh me gjuhesi. Jemi shume larg!

Panorama e pyet Seserin per debatin me Blushin

A mendoni se ky debat brenda Partisë Socialiste po vjen duke u ashpërsuar dhe si e shikoni të ardhmen e PS parë në këtë optikë?
E përsëris, në PS nuk shoh të ketë një debat që vjen duke u ashpërsuar.

Pra, a është e vërtetë apo jo biseda e publikuar?
Njëri prej kolegëve e humbi qetësinë kur u shpreh se këta janë budallenjtë e rinj që u përfshinë në lista.

Me nje llaf qenka e vertete, dhe njekohesisht nuk ka debat. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).