Blushi: Bojkoti i parlamentit eshte rruge frikacakesh

http://top-channel.tv/foto/lajme/blushi-ben.jpg“Levizja per mendimin ndyshe” ne Partine Socialiste ka nisur turin me takimin e pare ne Tirane ku ben Blushi ka kundershtuar bojkotin e parlamentit.

“Ne jemi ketu sonte sepse Shqiperia rrezikon te mbetet pa opozite. Shqiperia ka te pakten dy muaj qe pret qe PS t’i thote te verteten, por e verteta per fat te keq, jo vetem qe eshte mohuar por edhe eshte fshehur. PS nuk erdhi ne pushtet, jo vetem per shkak te cilesise se zgjedhjeve, por edhe per shkak te cilesise se vet. PS nuk po e gelltit dot disfaten e 28 qershorit dhe nuk po gjen kurajon te ndryshoje sic beri ne vitin 2005. PS po zgjedh nje kryetar por nuk ndryshon, PS po bojkoton por nuk po lufton, PS po i iken betejes dhe nje ushtri qe braktis frontin i largohet cdo minute fitores. Kjo rruge nuk eshte e llogjikshme, nuk eshte e arsyeshme, nuk eshte bindese dhe per me teper eshte nje rruge frikacakesh”, tha Blushi para te pranishmeve.

Me tej, ai ashpersoi tonet, duke e quajtur te papranueshem vendimin per te munguar ne Parlament. “Nuk ka sherbim me te mire qe PS mund t’i bente Berishes dhe te djathtes, vecse duke mos luftuar. Nuk ka qeveri qe nuk do donte te mos kishte opozite. Disa dite me pas qeveria do vije ne parlament dhe aty prape nuk do kete opozite, nuk do kete opozitare qe te thone se kjo qeveri nuk ka shans per reforma. Kush do t’i thote Berishes se korrupsioni fillon dhe mbaron ne shtepine e tij? Kush do t’i thote Berishes se varferia i detyron njerezit qe t’i konsiderojne vizat e vonuara si te vetmen mundesi per te braktisur vendin e tyre? Kush do t’i thote Sali Berishes se qeveria e tij duket sikur ka dale nga zyrat e prokurorise? Kush do t’i thote Berishes se duke e ndare qeverine 80-20 % ai dekonspiroi normen e fitimit te paligjshem per cdo veprimtari publike? Kush do t’i thote Sali Berishes se perfshirja ne qeveri e autorit te Gerdecit eshte nje borxh qe autori i ka bashkeautorit? Kush do t’i thote Sali Berishes se ne Shqiperi drejtesia eshte kthyer ne nje mall luksi qe blihet dhe shitet vetem nga te pasurit? Keto mund t’ia thote opozita, por ku eshte opozita sot? Opozita nuk eshte ne parlament por mblidhet ne salla qytetesh duke u perpjekur te kuptoje se ku ndryshon Edi Rama nga Edi Rama”, shtoi Blushi.

Anetari i kryesise socialiste dhe njekohesisht deputeti i kesaj force e vijoi fjalen me akuza te drejteperdrejta ndaj kryetarit ne detyre, Edi Rama. “Do fitoje ai qe nuk ka kurajo te pranoje se kemi humbur edhe per shkakun e tij. Do fitoje ai qe humb me mire e qe u thote shokeve: mos shkoni ne parlament persa kohe une nuk jam atje. Do fitoje ai qe thote: Nuk ka rendesi a me votojne shqiptaret, cfare thone nderkombetaret, mjafton qe une jam dhe do jem ai qe isha. Do fitoje ai qe garanton humbjen sa here te kete zgjedhje. Do fitoje ai qe qe nuk hyn ne parlament dhe ndoshta nuk do hyje me ne zgjedhje. Do fitoje ai qe diten qe PS humbi zgjedhjet tha: jam me i forte se kurre dhe ndoshta ai ka te drejte sepse PS eshte me e dobet se kurre. Te pakten nje qellim Rama e arriti; nuk e mundi dot Berishen por mundi PS-ne”, tha me tone te larta Blushi. Ne fund te fjales, ai vuri theksin ne rendesine qe ka Partia Socialiste per vendin. “Ne jemi ketu per te mundur Berishen dhe jo PS-ne dhe jemi mbledhur per t’u thene socialisteve se kjo rruge nuk na con ne fitore. Do ta bejme kete persa kohe qe besojme se ka arsye per te ndryshuar partia. PS nuk duhet te bojkotoje, por t’i jape Shqiperise opoziten per te cilen ka me shume nevoje se kurre. PS nuk mund ta lere vendin pa opozite sepse PS ka lindur per te fituar dhe qe te fitoje, PS duhet te ndryshoje sepse nuk ka rruge tjeter. ne kete rruge sigurisht qe askush nuk mund ten a pengoje ne”, perfundoi Blushi. 

16 Komente

Meidani: Rikandidimi i Ramës është një gabim

Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste i është bashkuar edhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani. Edhe ai, ashtu si themeluesit e kësaj lëvizjeje, vlerëson nevojën që ka Partia Socialiste për të ndryshuar frymën vendimmarrëse dhe drejtuese të saj.

I pranishëm dje në takimin e parë promovues të kësaj lëvizje, ai është shprehur për mediat se PS-ja ka nevojë për një revolucion të brendshëm, për zhvillimin e kolegjialitetit brenda saj dhe për të lejuar, siç e quan ai, zhvillimin e solidaritetit në diversitet.

Në pozitat e një kritiku ndaj kryetarit aktual të PS-së, ish-Presidenti e konsideron rikandidimin e Ramës si të gabuar dhe që nuk i shërben kësaj force. "Natyrisht që në përputhje me statutin e partisë, kandidimi i zotit Rama është një gabim që e dëmton autoritetin e kandidatit për kryetar, por dhe potencialisht funksionimit të një kryetari të tillë", - u shpreh Meidani për mediat.

Duke iu përmbajtur frymës së kësaj lëvizjeje të re politike, Meidani është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e grupit kuvendor socialist. "Natyrisht që kemi përvojë nga teknologjitë e bojkotit, bojkoti dëmton jetën brenda partisë, në mënyrë të veçantë jetën parlamentare, reagimin parlamentar të një partie politike.

Unë besoj dhe shpresoj që shumë shpejt Partia Socialiste të kuptojë që nuk mund t'i rezistojë bojkotit parlamentar se do të dëmtojë jetën e saj, do të dëmtojë strukturat e saj, do të dëmtojë të ardhmen e saj dhe në mënyrë të veçantë të ardhmen e vendit", - theksoi ish-Presidentit, duke evidentuar gjithashtu faktin se rekomandimet që ai i dorëzoi Ramës para fushatës, ky i fundit nuk i ktheu dot në një program elektoral dhe qeverisës.

pallavra, si njoni edhe tjetri, si PS edhe PD...
Politika eshte kthy ne nji pazar te modh llafesh per interesa vetjake.
Nuk diskutohet mo se cila eshte rruga mo e mire per te miren e vendit po diskutohet thjesht dhe vetem per triumfin personal te 'X' apo 'Y'. I vetmi ndryshim i ktyne robve nga kafexhinjte qe flasin pa pushim eshte se kto paguhen kur hapin gojen.

 Levizja per Ndryshim do te deshtoje paq. Kjo per arsyen e thjeshte se publiku qe voton PS & Co deshiron nje ashpersim te luftes ndaj Berishes kurse keta me kete qendrim qe mbajne perceptohen si pellumbat e Berishes. Pa shtuar ketu qe keta si levizje nuk sjellin asgje te re, Ben Malaj sben dot asnje platforme ekonomike, eshte nje ekonomist medioker dhe kaq.

Elektorati i PS, nje bashkim njerezish pa bosht ideologjik, thjesht jane aty per inerci te komunizmit dhe privilegjeve te humbura, vertet qe kerkon nje opozite te ashper apo te forte, pasi te tille ata jane gatuar (kujtoni luften e klasave), ne kete menyre eshte strukturuar psikika e tyre, por kete opozite nuk ja u jep dot Edi Rama me bojkotin e tij. Edi Rama ashpersimin dhe radikalizimin ne gjuhe dhe ne veprime e ka sa per t'u rizgjedhur ne krye te PS dhe shmangur analizen e mirefillte dhe kritikat per humbjen ne zgjedhje, jo per opoziten qe duhet te beje PS. Qeverise nga kjo lloj opozite nuk i vjen asgje e keqe, ne te kundert kemi te bejme me nje opozite ne krize te vazhdueshme dhe me kritika dhe izolim te forte nderkombetar qe edhe ne parlament nuk e bezdis dot shumicen dhe qe behet perdite e me e pabesueshme ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve.

Kete po thote Blushi dhe gjithe eksponentet e Levizjes per Mendim Ndryshe. Blushi nuk eshte aq budalla sa te beje politiken e rruges apo te luftes se klasave ne vitin '09, nderkohe qe opoziten, te forte, te argumentuar, percimin e zerit te atyre qe i kane votuar ai dhe te gjithe te tjeret qe kundershtojne Ramen kerkojne ta bejne aty ku i ka mandatuar populli, ne parlament.

Rama eshte humbesi i zgjedhjeve, duke i dhene edhe nje mandat tjeter PD-se. Rama eshte njeriu qe ka mbytur dhe po mbyt zerin ndryshe ne PS duke vendosur diktaturen e tij. Rama eshte nje politikan i dobet, pa vizion dhe qe nuk ka aftesi te perballet me kundershtaret e tij. Atehere, nuk e kuptoj se cfare i duhet me shume PS-se ky person.

Ne krahun tjeter kemi Blushin dhe disa figura te forta dhe me kontribute ne PS qe kane nje vizion per kete parti, kane nje plan, kane aftesine dhe mund te perballen shume here me mire me Berishen dhe qeverine se sa Rama qe nuk guxon te flase nje fjale, pasi i permendin korrupsionin me lejet e ndertimit.

Zgjidhni dhe merrni.

Shumica aktuale kundershtar me komod se Edi Rama, sikur ta kerkonte me qiri ne gjithe boten nuk mund te gjente, ndersa Blushi mund te bente me te vertete nje opozite te forte, te qyteteruar, evropiane dhe mund t'i sillte shume me teper probleme qeverise.

 O speaker a mund te ma tregosh boshtin e fuqishem ideologjik te Berishes se jam shume kurioz?

 Harrova te them se pajtohem me ty qe opozita ne kete vend eshte skandalozisht rakitike qe s'guxoi as te mbronte votat (se per ti mbrojtur as qe behej fjale). Nje opozite serioze e rrezonte Berishen per nje 1-jave sit-in para kryeministrise. Vendi po shkon keq e me keq, ne fakt ka 20 vjet qe ky vend s'merr drejtimin e duhur, shto edhe periudhen 74-89 kur u cmend Hoxha dhe erdhi Gorbacovi-pa-breke ne krye, pra 35 vjet qe ne ecim kuturu.

 

Mos u merzit Blusho ja edhe nja 3 jave dhe do hyhet ne parlement. Se bojn kot kta te PS mor jaho. Sa per te na mush menjen ne se po luftojne Berishen, ne se Rama duhet me qen ne krye.Mos u lodh kot Blusho ja edhe BE kerkon te hyje ne parlament

Sapo lexova nje analize te Shpetim Nazarkos tek panorama per keta Blushet e medhenj dhe te vegjel,nuk ja vlen te merresh me me ta.

Nuk e dija qe Shpetim Nazarko bente "analiza". Mbase te birraria e lagjes se vet mund te quhen analiza ato qe ben ai se ne vend tjeter jo.

as une nuk e dija po ja qe i beka.

Epo shif njehere ne enciklopedi se ca do te thote analize, dhe pastaj me thuaj nese denglat Nazarkove hyjne ne ate kategori.

Brad,

Me ke tjeter ja vlen te meresh? Ja vlen te meresh me Ramen?, apo Berishen?, apo apo mbase Mejdiun e Gjinushin?.

Qypi nga Alba Malltezi 

Të habitesh e të thuash sot, pak orë para formimit të qeverisë së re: Jashtë Mediu nga Qeveria, është si të thuash: jashtë peshqit nga deti! Jashtë kafshët nga pylli! Jashtë yjet nga qielli! Jashtë derrat nga lluci! Kreu i partisë Republikane është në Qeverinë e re Berisha në habitatin e tij natyral. Habitat i krijuar me komoditet nga çka ne të gjithë kemi bërë dhe s’kemi bërë. Puna jonë matet fare thjeshtë: me triumfin e ilegalitetit në vendin tonë, me brishtësinë e drejtësisë, paaftësinë e prokurorisë, mendjelehtësinë e opozitës. Nëse në të vërtetë duam të dimë sot se ç’shtet të së drejtës kemi krijuar ne shqiptarët, le të fotografojmë këtë qeveri. Le ta printojmë e ta varim në muret e zyrave ku përditë punojmë dhe kontribuojmë për shoqërinë. Dhe padyshim, ky është një rezultat që na ka për protagonistë të gjithë. Eshtë rezultati i punës që kemi bërë dhe s’kemi bërë të gjithë në këto vite. Tani le të shohim si spektatorë. Jemi në rolin e atij artizanit që ka bërë një qyp balte dhe në distancë kundron punën e tij. Nuk i pelqen ai qyp? Duhet të përveshë mëngët. Të shtojë a të heqë baltë dhe ta rimodelojë. Ky është problemi. A kemi vendosur të përveshim mëngët seriozisht?

Per zotin toko as me njonin nuk ja vlen.

 Per mendimin tim, zgjedhja e te urtit dhe te mençurit z. Mejdani , do ti bente mire PS. Rama i dha sa i dha PS, me shume s'ka seç ti japi. Kjo u duk dhe ne ballafaqimet me gazetaret, ku u vu re nje frenim i aktivitetit te tij mendor dhe intelektual. Mendoj se ka ardhur koha qe ai per te miren e mijrave antarve te thjeshte te PS , t'ia lere vendin njerit/tjetres me te pregatitur se ai. 

Ne nje menyre ose tjeter kjo eshte ajo qe po thone ata qe sot po i kerkojne te largohet me nder. PS nen Ramen ka pesuar nje regres te frikshem intelektual, megjithe energjite e reja qe solli Rama. Vete Rama eshte nje njeri me intelekt medioker, megjithese here here e fsheh pas nje oratorie te spikatur por qe sot ka pak argumenta ku mund te kapet. Ata kaq hapur nuk thone dot sepse nuk duan te thellojne nje konflikt qe qe tani nuk eshte i lehte. Po ne ketu mund ta themi.

Dhe jam dakort edhe kur thua qe Rama nuk ka ca te japi me shume. Me shume vota (si perqindje) se kete vit ai nuk merr dot, morri dhe ato te njerezve qe kishin dyshime te ai po qe donin ti jepnin nje shans. Po sot ato nuk i merr me kur shikon si po sillet per te mbajtur partine me cdo kusht. Po edhe sikur ti mbante kjo nuk ndryshon asgje. PD+LSI jane 110 000 vota perpara, mbi 6%. E 6% ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi Berisha nuk i ka humbur as ne 97 e jo me tani qe do liberalizoje vizat, ca rruge do i mbaroj, dmth do kete dy gjera me ca te mburret perpara njerezve te vet. Kur nuk i ndryshoi dot ne 2009 keto vota ti harroj ti ndryshoje ne zgjedhje te tjera me nje PS qe ai vetem po e ngushton.

p.s te forumi i Shekullit edhe Meidanin dhe Moikom Zeqon (ish drejtori i muzeut kombetar per ata qe nuk e njohin) po i shanin meqe kerkonin qe Rama te largohej. Te dy jane nga intelektualet me te spikatur qe ka vendi, plus jane edhe njerez me nje thjeshtesi te admirueshme. Me keq se kaq nuk behet, i ngjan RD se 99 qe u gjente nje lidhje te gjithe njerezve qe i dilnin kunder Berishes ne parti pa kuptuar qe vetem po zvogelonin PD ne ate menyre.

Ve bast se brenda 6 muajve do te shkojne 60 sekonda ne parlament sa per te bere betimin,ndyshe u iku vendi nga dhe hyjne te tjere nga lista.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).