Blej shqip!

Gazeta Lajm (MKD)

 Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) ka filluar fushatën "blej shqip", me të cilën pritet të forcohet prodhimi vendor dhe të zhvillohet ekonomia në vendet shqiptare. Albin Kurit kryetar i lëvizjes "Vetëvendosja" thotë se me këtë fushatë do të zhvillohen të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. "Sa më shumë që konsumojmë prodhime vendore, aq më shumë forcohet prodhimi vendor. Duke vepruar kështu e forcojnë ekonominë vendore, pastaj do ta kenë edhe politikën më të fuqishme. RrOSH e ka iniciuar fushatën "blej shqip", e cila do të zhvillohet gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Ashtu do të angazhojmë për përforcimin e vetes që do të ndihmonte marrëdhënieve sa më reciproke dhe të dinjitetshme me popujt e tjerë", tha Kurti për "Lajm". Aktualisht shqiptarët më shumë importojnë sa eksportojnë dhe kjo dukuri duhet të ndryshohet.

Nga ana tjetër, Adri Nurrellari, drejtor i Instituti liberal të Shqipërisë thekson se kjo fushat do të rritë ekonominë e shqiptarëve.

"Objektivi i RrOSH është që të blihen produktet shqiptare, jo vetëm për të rritur solidaritetin ndaj produkteve shqiptare, por edhe pse nënkupton ecje përpara të ekonomisë. Produktet shqiptare duhet të evoluojnë dhe të ngjiten në një nivel më të lart, ku produktet e gatshme konkurrojnë në tregun ndërkombëtar", tha Nurrellari.

Shqipëria, Kosova e vende tjera, duhet t’ia dalin që mos të jenë vetëm ekonomi konsumi dhe as të jenë ekonomi krahu pune që eksportohet. Gjithashtu ata nuk duhet të jenë një lloj ekonomie ku bizneset ndërkombëtare do të transferojnë një pjesë të procesit të tyre industrial.

Artan Grubi kryetar i lëvizjes ZGJOHU!, thotë se synimi i bashkimit të shqiptarëve kësaj radhe do të bëhet me fushatën "blej shqip". "Përcaktimi i shqiptareve për vlerat e civilizimit perëndimor dhe solidaritetit Euro Amerikan është i natyrshëm. ZGJOHU! jep kontributin e vet për integrimin ndër-shqiptarë nëpërmjet RrOSH duke ndërtuar lidhje të qëndrueshme bashkëpunimi me shqiptaret ne Shqipëri, Kosove, Mal te Zi, Çamëri dhe Luginë të Preshevës. Me moton tonë ‘Jemi Një’, ne kemi iniciuar fushatën ‘Blej Shqip’, festimin e përbashkët të 10 qershorit dhe 28 nëntorit, dyshtetësinë për shqiptarët jashtë kufijve politike të shqiptarëve, etj", tha Grubi.

Kampanja të ngjashme për të blerë produkte vendore kanë thuajse të gjitha shtetet evropiane por edhe ata botërore. Ekonomistët vlerësojnë se kjo nismë nuk është nacionaliste por është në dobi të një ekonomie. Maqedonia një kampanjë të tillë e kishte filluar gati se para dhjetë viteve me moton "bleni produkte maqedonase", e cila në dha efektet e veta. Qeveria e tanishme e Maqedonisë duke mbrojtur produktin vendor u mundua të aplikojë sistemin fiskal "llogari patriotike", e cila do ta ndihmonte tregun e Maqedonisë. Megjithatë ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Shqiptarët në rajon me anë të fushatës "Blej shqip" fillimisht do t’i njohin produktet shqiptare dhe pastaj do të kenë edhe simbolin për kualitet, që nënkupton plotësimin e të gjitha standardeve të cilësisë. /BEKRI AJDINI/

134 Komente

Ishalla funksjonon ashtu sic duan, por jam skeptik.

Gjate veres se 2005ses, ne Shqiperi, nuk pati sukses nje fushate e tille sepse problemi nuk ishte mosdashja e popullates per te blere produkte shqiptare, por mungesa e infrastruktures per te sjellur produktet ne treg.

Une kam nja 2vjet qe blej shqip ku mundem edhe jom mundu me i bind dhe te tjeret, po shpesh me shohin si UFO. Megjithte, sikur kohet e fundit nuk po me tallin me. Mbase kjo vjen sepse shoqnia ime e ka nda mendjen qe kam rrjedh e s'bohem mo  smiley  

P.S. Ju lutem lereni pak si gjate kete artikull ketu te peshku kete artikull por ndryshojeni kete

Kampanja të ngjashme për të blerë produkte vendore kanë thuajse të gjitha shtetet evropiane por edhe ata botërore.

se eshte si kunder qellimit te besh Fushatë per te blere produkte shqiptare duke perdorur fjale te huaja   smiley      

jo , zdu. flm shume.

une kam 10 vjet qe punoj e me bie bretku, qe te blej ca te kem qejf, ku te kem qejf e si te kem qejf. taksat e shtetit im i paguj. siguracionet i  paguj, ene ligjet i zbatoj, ene lypsave ju hudh nai dyqinleksh, kamariereve ju le bakshish, plenat i hudh ne vendin e caktuar, nuk var breke jashte ballkonit qe te pikojne ne rruge, shtese pa leje nuk kam bo, nuk vjedh korrentin, ujtin apo nai gjo tjeter.  grip derri nuk kam.

A ka munci me m'lane rehat, me ble, me honger e me pi cer te me doje qejfi ?

 

LOL thënie e javës

njeshif sa gjona na dulen:

10 vjet qe t'bje bretku - ke fillu me punu qysh 14 vj.

blej ca t'ke qejf - doreshtrengume

taksat i paguj - e ja bo lanet

ligjet i zbatoj - s'ke makine

lypsave i hudh i dyqin leksh - ma ramazon

kamarierve iu le bakshish - shko p ke i njejti vend

plehnat i hudh ne vendin e caktuar - t'kon inot komshit

nuk var breke jashte ballkonit - ke shpi perdhese

qe te pikojne ne rruge - smiley nuk di ç t'them

shtese pa leje nuk kam bo - rrogetare

nuk vjedh korrentin - s'ke pa fature me sy

smiley

ke harru ne t'fundit : bota vdes me ti bo hesapet smiley

bota ne ky rast = fh smiley

e lashë, e lashë smiley krkojna dhe falje 

mire mi dreq mire, po kur shko me ble mandarina, mos i blej greke a italione kur ke ato shqiptaret perbri. Ose ujtin bleje alvanos, mos e bli Pana a san benedeto se s'u bo nomi mi amon

do blej ate qe m'pelqejne ere.

po qe se jane mo t'mira taljonet, njato do blej, pse simas teje te blej shqiptaret ene po qene me kryma ? 

tashti, une mandarina s'blej se kam te baces time qe te te shkoje goja leng xhanem, dhe frutat i preferoj me gunga dhe shqiptare ne pergjithsi, por nuk nisem shume nga origjina e mallit.

ama veren, birren, ujtin, ene shume mallra te tjera, se mcef dot qi i du te evropit smiley

po ti e di mi dreq pse dun ble shqiptaret. Une s'po them me kryma goce, po kur jon te krahasushme ose paaaaak mo te keqija bleji shqiptare qe te bohen mo te mira ma vone.

Ene te lutem mos i paragjyko, te pakten kur del dicka e re alvanose, provoje nje here

 

po re, e provova nji psh qi i bone reklame te madhe.

ujtin 'trebeshina'

sikur piva komt e mija.

se blej mo !

ja kshu !  smiley

buken e misrit se ndaj ama smiley mos ki merak se ja boj adetet une produkteve, ene ke katunaret vete shpesh me ble nai kungull me xhunga per byrek, nai koqe ve me glase, ene nai dore groshe kur del grosha re smiley

po ho mi pra shyqyr. Mos boj anti reklame kot

se harrova, po me ujtin cere ke mi? Uje osht mi goce, gjej nji shqiptar qy nuk mushet neper bodrume, ene mos iu ndaj

E di cfare dua te blej shqip djath kackavall, kam provuar te gjitha kackavallet e botes po si te shqipove se kam gjetur. As Greku as Italiani se kane si djathin tone.

Tongue

Tiranso, na permend ca produkte shqiptare qe shiten ne treg andej qe vertet ja vlen ti blesh, ose qe jane te mire (mesatare) qofte ushqimore apo te tjere. Me kete rast i ben reklame. smiley

 

S'keni faj juve te tjeret, kur s'ja u bojkotin Birisha produktet e huaja ushqimore si bojkoti i Rames per parlamentin dhe ta shikoshit pastaj. smiley

 

tushe, as e vogel moj as e madhe (mgjths 10 vjet duke punuar ohu smiley) aj still lav ju. s'kam pse e mbaj sekret me, ta dije gjithe bota. smiley

nuk o puna me i bo reklame produkteve shqiptare xhibo, po me ik zari psh kur shof katnarine qe turren e blejne mandarina te Conadi, ose Coca Cola italione per 500 leke mo shtrenjte se jon me te mira se keto qe bohen ketu.

Une per vete, benzinen e qes te keto benzinatet qe i kon shqiptar, e jo te Elda, APi, Aprai lesh e presh qe i kon te jashtmit.

Birren e pij Peja se nuk osht hic e keq (kuptohet kur ka te lokali ku jom ul)

Keto djathrat e mrrokllat e tjera i blej po shqiptare.

Cajin e ftofet e blej taljon se e du pa sheqer e shqipot s'ia kon gjet hala formulen smiley

Ene letren e bythes e du te jashtme me thon te drejten se keto tonat te bojn hatane smiley

Thjesht me thon plako, blej cdo gjo qe mund te konsumohet shqiptare nqs nuk osht produkt i marum fare.

Ene letren e bythes e du te jashtme me thon te drejten se keto tonat te bojn hatane 

smiley

batuta e momentit smiley

deshe s'deshe e fute diskutimin ne terma teknike, dmth ke distribucioni, amballazhimi, certfikimi etj etj.

sa prezent osht produkti shqiptar ne hypermarkets apo supermarkets or bir ? sa i kontrollum, sa i vulos per cilesi, sa i paster, sa i sigurte, sa.......ehu se u lodha tashti, mo mire po fle smiley

 

he, qe mos harroj dhe nji gje.

shume produkte qe mund ti marresh per shqiptare, hiq djathin , qumshin, kosin , dhallen dhe barishtet ene fiqte, dhe pse kane amballazh shqiptar, sjane hic njashtu, si psh mielli, vaji etj.

sepse ne shqipri vetem mushen qeskat, bidonat apo kanocet. kurse malli mrena, vjen me pampor nga kushedi se ku,,,,zoti na rujte ptu ptu ptu smiley

 

ka raste, po keto jon perjashtime se i bi qe produktet shqiptare u shiskan mo shume se te jashtmet.

Per patriotizem bedrije do t'u lutsha te mos i futshe nje etj mbas "mielli, vaji", po t'i identifikojsh ato qe di, qe mos te moresh me qafe produktet e tjera se mundohet shqipo i shkrete. Nje kshu krijohet ai paragjykimi per cdo gjo produkt shqiptar, qe me mund arrin te ambalazhohet e te kapi ca standarde nga ato qe i lypshe ti ma siper.

 tironso, 

voji ke ajo fabrika e re ke autostrada nga svje vllajo. Une gatuj vetem me voj ullini fshati... kur kane koh fshataret e shkret i fusin i te rafinume, ndryshe acid osht dhe ai...

Cheno, dakort plako, po them vetem mos te pergjithesohet ene ku ke verejtje e di gjo thuja popllit qe te boj seleksionimin.

Po te jap i rast ku kom pas lidhje vete. Plaku im ka pas i fabrike voji ullini. Vite vaporri prej Greqije i mush pergjysem me voj grek ne Vlore, ene gjysmen tjeter e mushte me vojin qe bojshim ne. Ashtu te perzimin e cojte ne Angli a Amerike me duket. Ca duhet me thon me kyt rast, qe voji grek qe ka namin mo te mire ne bote s'bo i lek? 

Sa per vojin e katnareve plako ka voj qeparoi apo borshi qe ta heq mendjen, osht ma i mire se i grekut. Ene i prodhum prej fabrikave te teknologjise se larte.

uore dakort po ai vaji kikirikut te ajo fabrika qe te thom une hupte rruges certifikaten. Besoj se ai voji jot grek vite me certifikat se inglizi te var per vezesh, apo jo?

kshu puna.. gjithsesi une jom rob i thjesht; kur jam aty shty mngjes drek e darke me raki rrushi, mish qingji, icik djath te bardh, i kov ulli vlore dhe i kov ulli kruje dhe ca hudhra e qep t'njoma tapize..

sa per vajin e borshit se shaj dot, se i blej ato shishet jeshile me arka sa here kaloj anej. 

ore shoku po une skam bo studim, di vetem qe ne une si chenja gatuj me vojt ullini njashtu t'shyp n'punishte qe duhet ta lesh nja 2 vjet te kulloje qe ti iki i cik aciditeti. e vetem per te skuqur naiheere, gjemoj nje vaj misri italian ne supermarket, se keta te tjeret i kom merak sjua duroj eren si vojt e maqines smiley

secili simas shijes, ene xhepit them une. boni kujdes shnetin, ene vari lesht patriotizmit, ene zemrat e gzume  jarebi smiley

lal se po bohem i bezdis po nuk e kom per shpirt kundershtimi.

Aciditeti nuk ka te boj fare me lonjen me kullu. Kur ullini qe bie ne toke e laget nga shiu, i hyp aciditeti. Normalisht sezoni i ullinjve osht ne vjeshte kur fillojne dhe shirat. Virgin oil bohet nga ullini qe bi ne toke po nuk e xen shiu, extra virgin nga ullini qe bie neper ca si pune parashutash qe i vihen pemes per te mos e lon ullinin me ra ne toke.Virgin ka pak aciditet, extra virgin ka akoma me pak.

Po te vejsh re anej ka Borshi e Vlora psh. nga tetori fillojn edhe vejn ca si carcafe nen ullinj per ket pune. Tani keta te Krujes psh hala nuk e kon mor vesh kete pune ene i lejn te bijn ne toke e te lagen e kismet ma vone i mbjellin, po kjo s'dmth qe gjithe voji i ullinit shqipo ka aciditet, biles as gjithe voji i ullinit te Krujes osht me aciditet. Sa per ate qe osht jo i kthjellet, mos e ki merak se vec shnet te bohet.

Per produktet e huja ti bon nje diferencim, psh e di qe ka mall kinez leshi e ka mall kinez te mire. Po te them qe mundohu ta bosh dhe per mallin shqiptar kete se osht gjynof

po dakort mer lal, se une sjam eksperte e ullinit.

di qe ai llumi i vajit te pakullim mire e te pastazhionum ta vret zorren njilloj si acidi pranej u ngatrrova smiley

interesante kjo puna carcafit, ene neve ke katuni im bojme voj ullinit, por u hyjme ne dru ullinjve e i shkunim mre pa u pjek hala, se po si hyme ne, i hyjne ato banoret e palegalizum te lagjeve perreth ullishtave smiley

 

Po vari epet ullinit o Tushe po boj pak mundim me mallin shqiptar se pranej u lodha e shkrujta gjithe ate carcaf una. Te lutem!

 po lene mer te bieri ne tok se bojn robt edhe shaka smiley

Kot per muhabet, nese ke vajt naihere ne Palase lart, mbi kishe, kalo shpite, hypi malit gjer sa mos te mundesh mo. Atje jane ca ullinj 500+ vjecar, te vegjel te sterrosur dhe tmerrsisht te shijshem. Vaj si te atyre nuk gje me asi cep te globit! smiley Po vajte noi dite thuji pleqve me cifte qe te ka dergu chene smiley  

u kry cheno. Do leshohem sa te vije sezoni  smiley    

Shifsha komentin e tironsit ene qeshja me vete. Gjithanej duro robi, thosha, bo leshime, kompromise, vetem me i ven s'duro smiley

Aty vdes patriotizmi. Bastioni Nr. 1 i kozmoplitizmes!

 

 Raki! Pini raki mer kaptin pagure. I vetmi produkt shqiptar First Class.

Bedrije je njishe me ke knoq me ate te folme gjith lezet respekte .

Do te tregoj i store mo poshte per punen e ullinitsmiley

U bo vite qe nuk me hahen me fruta , vec naj shege , naj ftu ,hide e caraca gjo tjeter nuk me hanen me me ka ik oreksi.Dhe pse plaka shkret zihet me tregtaret me i bo ulje e na bi molle ke shpia, te bojn mire per tretje , i shifja kshuu Misse ishin te gjitha faqekuqe faqe verdha nuk kishin te shame ama po ti kafshoje pik longu e pik omelsine nuk kishin.Mall i huj i bukur por pa vlere.

Isha ne korce ke vjerri , ngaqe pi cinare vu gjith diten LM te kuqe , nuk i ndiej aromat shume , po atje o te keqen vinte ere gjithe lagjia nga mollet mu ca hunda , vertet nuk ishin kshu misse amo ishin sherbet mbante ere gjithe shtepia.

Desha me dal malli jone vertet ska estetike ama ate qe duam vitaminen , e ka dhe me bollik se jane gjera qe bohen sic i ka bo pema jo me shiringa e gjona,osht ai rrushi grek kokerr modh sa te dush po nuk ka shije mer vlla ,ha i bistak rrush Celek ( me ere i thone ca po ne tirone i thone celek ) nuk te hahet me.

Se kush kerkoj nje liste me gjera shqiptare qe ja vlejne.

1-Groshe (korce)

2-Qepe ( korce)

3-Patate ( korce+kukesi)

4-Pras - Kashari

6-Damote - Kavaje

7-Shalqi - Lushnje

8-Ulli - Berati-Vlore-Sarande

9-Mish ska rendesi qyteti mjaton te jete rrit ne kullota

10-Uje Dajti( vallaj nuk pertoj po me i komshi i hypim 250-cit ne e mushim bagazhin me uje per 2 jave me bidona 5-kilc.

Ne nje kronike nje dite ne TV nje fshatar ne Kukes po e groposte rrushin ( gjynof prej zotit thote Ija ime) se nuk kishte ku ta conte 300 lek e jepte kilen , 2000 o ne tirone dhe se ke veni biles.


Store me Ullinj.

Ija ( gjyshja ne gjuhen tironce) ka ca ullinj ne Berzhite se si i kane nda anej per fryme smiley, dhe me i riu dhe me i shkathti fist jom un e me tha ec te keqen Ija te shkojme te shkunim ullit se do na i vjedhin(ska faj Bedrija),morem i gamor ne katun borxh , ca thase ne u nisem,e tja fillu une bam e bum bam e bum nuk losh kokerr uthini ne dege,do ti u mushen  te gjithe thaset e trajset kishte prape ulli e nuk kishim ku me i cu, ca me bo ca me bo i them ijes:

- Ije hiqi patallont .

-Cere thu mer te keqen Ija , pse ti heq patallont une ?!!

- Hiqi mer po te thomi se do fusim ullit i lidhim ke funi ne i mushim se ti ke fund ska prb , ne ja vejm gamorit ne qafe smiley

 

 

 

 

"Sa më shumë që konsumojmë prodhime vendore, aq më shumë forcohet prodhimi vendor.

... sa me shume qe te rritet cilesia dhe besueshmeria e produkteve vendore, aq me shume do t'i konsumojme!

Duhet thene ama se ne Shqiperi (nuk jam i informuar per Kosoven), prodhohen produkte fantastike ushqimore... per te cilat shume shqiptare nuk jane aspak ne dijeni.

Ket vit po qaheshin se s'ka ullinj (per ju vaj-sherrxhinjte me lart) keshtu qe do blini vaj te talonit.  Per cilesine e vajit, gjejini anen sic ia gjeti im at.  Mori ullinjte e fshatit, i coi te fabrika ne Vlore, dhe ia bene vaj, ene kemi zene gjysen e ballkonit me bidona.  S'e ka piken e aciditetit, nektar eshte smiley.  Ne s'keni rrenje ulliri, mbani firomen ne Palase te ullinjte e chenes smiley.

Tushe, po me ujin e Trebeshines c'ke?  :o.   Sa ben fabrika e Trebeshines, s'ben gjithe Vjosa bashke lol.  Cik e ekzagjirume, po e studiova nga afer, dhe ishte goxha godine. 

Se meqe ra llafi, Tushe, me kujtove nje muhabet.  Ishim te Syni i Kalter, po hanim dreke, kur vijne ca turistesha me taka te tavolina ngjitur, per kafe ato.  Mbasi porositen makiaten e nja ca brav-ura, kerkuan dhe uje pa gaz.  U cafte gazi, po thosha me vete.  Po merrni o grari kanocen ene mbusheni te burimi perballe se osht turp i madh me pi uje n'shishe te Syni.

Per peshqit e tjere, mbushni gotat tek kjo cezma se eshte pa hile smiley.

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DSC01559.jpg

he moj monda he, se ste ka dale akoma qejfi i shqiperise ty, pranej bo kshu smiley

Se kam pa fabriken e trebeshines, por e besoj, nisur nga reklama e madhe qe i bejne. Aq rekalme sa friksohem se do mbysi tregun. Por, sinqerisht, nuk shijonte mire ai uje per mua, i rende. Tani kur kam mundesi te pi Tepelena apo LAjthiza, une skam nermend ta blej Trebeshinen smiley dhe prape mrena jam se po shqiptare blej smiley

Mjaltin e geshtenjessssssssssss te atyre majave mmmmmmmmmm e kam provu vite me pare. Eshte nr 1. Kam provu lloj lloj por si ai ska. Tani, kur skam mundesi me gjet nai mjalte origjinal, do me falesh, por blej mjalte gjerman se me pelqen me shume se gjithe keto te tjeret qe jane ne shitje dhe jam nje cike si me e qete per cilesine. Vetem se eshte i shtrenjte. Por nje luge po hame, s'eshte se po e pime smiley

Ene ullinjt njashtu si thu ti i boj, ke fabrika. Tani fabrika nuk jane ato tamam tamam, jane nje implant ku fut ullinin, ajo e lan e shplan, e shtyp ene e qit vaj. Pra shtyp butonin ene bohet vete se fabrike eshte i cik si llaf i madh smiley . Vetem se plaku im i administron me mire ambalazhet, dhe ben here pas here kalime nga fucia ne bidon 5L pastaj ne bidon 1.5L dhe ne shishe te vogla per gatim pastaj smiley Kshu dhe vaji dekanton me faza smiley  smiley ene stomakun delikat nuk na e vret se marum fare marum smiley 

P.S. Kot je nxef me ato grate ke syni kalter per zotin. se mos kam qene dhe une nje nga ato moj korbe hihihi smiley

 

 

Monde, edhe im ate kishte blere ullinjte ne Hekal, atje kishte dhe nje fabrike vaji dhe ia kishin shtruar me ca raki me te zotin e fabrikes atje, ketej behej vaji, andej derdhej rakia lume. smiley

Me thene te drejten, e kam provuar ca here te blej perime e zarzavate ne Rrogozhine, (e bej shpesh rrugen andej, keshtu qe, nje rruge e dy pune)  se me idene qe jane prodhim vendi, por ama me duken me te keqija se ato te jashmet... Karotat njehere, s'kane shije fare, si kashte. Po kesaj radhe, xinxifet i kishin te mira. Kurse mjaltin, ama, vetem nga qafa e Llogarase e poshte.

Kurse mjaltin, ama, vetem nga qafa e Llogarase e poshte.

Se s'ke provu nga Qafa e Malit e larte lol.  Dmth mjalt geshtenje Tropoje.  

I them vellackos te te jap nje kavanoz smiley.

PS: Mire qe me hipen ne avion, po dhe oren s'ma ndryshuan smiley.

E di, e di, duhet te te kisha marre ne telefon... dhe te kam marre ne 1 pa dhjete, por e kishe fikur tel. Turpi me mbetet mua! Po prape te kam shume xhan! smiley

Si shenje qe e kam kuptuar gabimin, nuk po bej naze, dhe e pranoj kavanozin me mjalte geshtenje si denim. smiley

Ja, sikur do i bie nga Stambolli per te te thene per telefonin.  Mire qe me kujtove, pse more me vonese? smiley.

Ta kisha llafin per ndryshimin e ores oj gru.  4 e ca ora ketej e une syckat filxhan lol.

uuppsss! Rashe brenda me kembet e mia! Por kur e ke mizen nen kesule, do krruash koken... smiley Me mbeti merak, ne fakt dhe kete e kam sinqerisht. smiley

Por, nuk heq dore nga denimi, e pres me koken lart, si nje labe e vertete, qe betohet per ate qe ha dhe per ate qe do marre me vete. smiley

Miremengjes!

C'jane xinxifet? Prandaj e kam me problem blerjen e prodhimit te vendit, une nuk e di se c'shitet njehere smiley

Por sapo te shoh se perse behet fjale do te blej...

flm tropizma,

por as kete fjale s'e njoh.

Keto jane frut me kokerr te madhe a te vogel, c'ngjyre, me berthame apo jo?

Mua me pelqente shume nje frut i vogel, jeshil por duhej ta lije piqej qe te arrinte ate ngjyren e kuqe, nje madhesi si thana, por me i rrumbullaket ne forme, me nje berthame te madhe qe i haja shume kur isha i vogel, por qe keto vitet e fundit nuk po i gjej dot ne Shqiperi gjekundi tek keta tregtaret qe shesin buze rrugeve. Kete nuk duhej ta lije te piqej shume, se pataj fishkej (apo vyshkej?) dhe behej si i rrudhosur dhe i ikte fare shija.

Meqe u kujtova, as mana nuk me zune syt vjet per shitje.

smiley

Sa do te shkruaja qe kur ujku, si jugor qe eshte, nuk njeh xinxifen, hiden, s'e njeh e s'e njeh...

Por, po ajo qe ke pershkruar ti eshte xinxifja, por nuk eshte tamam e kuqe, vjen me ne tulle... Me vjen ndermend psh. kur thoshin gjyshet, "do te te bej nje triko ngjyre xinxife" dhe eshte ngjyre e vecante ajo, as e kuqe, as ngjyre tulle... smiley

smiley

Eh c'ben patritotlleku, te shpeton nga belaja... smiley

Nderkohe qe pyesja i dergova nje e-mail kusheririt dhe me tha qe ato u quajtkerkan melqinja ne mehallen e gjyshit.

Ke te drejte per ngjyren.

Se s'ka lezet te mos flas fare per temen. Dhe une jam si Tironsi, kam qe kur jam kthyer qe perpiqem te blej mallra shqiptare per gjera qe jane (s'jam duke e kufizuar veten te konsumoj vetem ato qe prodhohen ne Shqiperi, sidoqofte). Megjithese nje pjese e mire e gjerave shqiptare, qe nga agroindustria e deri tek ... ne fakt s'po gjej dot ndonje gje shqiptare 'industriale' qe shitet gjeresisht, prodhohen me lende te para importi - prape, hakun e punes se shqiptarit po paguan. Fruta-perimet i blej shqiptare me perjashtim te ndonje brussel sprouti dhe kerpudhe. Edhe birrat, shqiptare, kur mundem. Alkoolet e tjera shqiptare besoj i konsumojme pa e marre vesh.

Megjithate, ka disa industri shqiptare si psh ajo e nenprodukteve te mishit, ajo e restoranteve smiley, e djathrave, e lengjeve te frutave, qe nuk perpiqen te shtojne cilesine dhe shumellojshmerine, dhe keto eshte gjynah t'i subvencionosh vetem se jane shqiptare.

Dhe s'behet fjale ketu per te penguar tregun, per te mos respektuar avantazhin krahasues, etj. Mendoj se kemi akoma prirje drejt konsumimit te gjerave te huaja prej mungesave qe kemi pasur historikisht, prej reklamave, prej pislliqeve te biznesmeno-politikaneve qe monopolizojne, prej kompleksit te inferioritetit, etj. Pra, nuk konsumojme gjera te huaja se keshtu na e dikton racionaliteti, por shume pertej atij. Kjo sjell detyrim per ata njerez me dy pare mend qe te perpiqen t'i afrojne gjerat tek ekuilibri i tyre, pa penguar zhvillimin me ineficenca, perkundrazi, duke e ndihmuar ate. Ndonje qe do motivim me teper, le t'a konsideroje kete si investim per te ardhmen.

Ah, edhe gjera kosovare perpiqem te blej aq sa gjej - specat me ajke, suxhuket, birren peja; s'di tjeter - ndonje sugjerim?

Ne Kosove te blesh dhe flija smiley

Ne fakt, sa s'jemi futur ende ne Europe, beni ca patriotizma se pastaj s'na pyet kush, e s'mund ta ndalojme fare tjetrin te na mbyse tregun me budalliqe. Shijojini ca kohe keto gjera te mira qe kemi se me gra Reçi do t'i qajme.

Ketu jam shovinist vetem persa i perket veres. Nuk arrij te fus ne goje vere te huaj, australiane, kiliane apo tjeter. Nuk ka si vera franceze, shijen e saj nuk e ka kush, te duket sikur secila ka nje personalitet te vetin, ne ate pike sa nganjehere iu flas shisheve, i marr si persona.

Keshtu kjo pune. Por e rendesishme eshte hani shendetshem, e jo si une qe ha dy here ne tre jave, e qe pi nje here ne vit. Qashtu. 

Hurbi, po ta shpjegoj shkurtimisht: patriotizmi ne kete rast nuk ka lidhje me franzecllikun e tipit 'mallrat franceze jane me te mira', as me anti-globalizmin (ne fakt per disa njerez mund te kete), por me gjendjen e mjeruar te prodhmit shqiptar. Na kane mbytur tregjet importet dhe nuk po dime te ngrejme koken - se tregtia Hurbi eshte e lire vetem nga ajo ane qe i intereson me te fortit dhe me te korruptuarit, pra ketu s'perfiton hic fermeri, peshkatari, agroperpunuesi shqiptar. Evropa te ngre 'standardet', dhe ne i kemi dardhat teper te shtrembta, midhjet pa pashaporte greke. Keshtu pra, ne kete qamet zhvillimi ekonomik per Shqiperine, inisiativa te tilla jane te mirepritura. Pastaj kur te futemi ne BE do te bejme patriotizma hundeperpjeta si ato te francezeve smiley

Se harrova te shtoj mungesen e interesit te qeverise shqiptare per te stimuluar prodhimin vendas. Pak iu intereson atyre cfare rritet - a eshte rritja e qendrueshme kur rriten vetem sherbimet e tregetise dhe industria e ndertimit te dyja me baze te madhe importi- per sa kohe qe rritet (edhe ketu ka pikepyetje sa te duash, por le te themi qe rritet). Dhe per dreq, per te miren e Shqiperise por edhe te ketyre maskarenjve, kjo levizje do te ndihmone pak, pa ngritur ata nje gisht, per te zvogeluar sado deficitin tregtar, per t'i dhene nje dore sado te vogel biznesit shqiptar, per te permiresuar qendrueshmerine e bilancit te pagesave (meqe emigrantet po dergojne me pak para qe te paguajme ne importet tona) dhe zhvillimin ekonomik.

Dhe dicka te fundit: nuk eshte per t'u neglizhuar qe eksportet tona drejt Kosoves jane ne rritje - duhet ta kene kaluar 6% te totalit. Patriotizmi kosovar, zevendesimi sado i mallrave serbe me mallra shqiptare, eshte ne te mire te Shqiperise. Minimumi qe mund te bejme eshte te reciprokojme smiley

Te kuptoj, Tropizma. Ideja ime ishte qe nisma te tilla jane shume mire, dhe i pershendes, por thashe nxitoni pak sepse edhe ca vite dhe pastaj s'do mundemi as per kete. Nuk te le me Europa pastaj. Kur te te derdhin ne Tirane patate me 20 leke te vjetra qillon, atehere do e shohim qe katundari i Shishtavecit do vdese per buke.

Ose domatet e Spanjes me 15 leke kilen, fshati shqiptar do ta kete pisk punen. Se ç'eshte nje rrush italian kendej, nje rrush Victoria e ka emrin, 1.20 euro qilloja, dhe e mbyti vendin. Eshte kokrra e rrushit sa nje veze, te duhet ta hash si molle. Lamtumire shija e rrushit te vreshtave tona. Sepse konsumatori shkon e merr rrushin me te lire dhe nuk blen rrushin e fshatarit qe i del kostoja 5 euro kilja.

E di sa eshte kilja e qumeshtit ketu, qe loperritesi ia shet supermarketit ?

17 cent euro ! Beje hesap.

Cili eshte ai fshatar shqiptar qe i leverdis ta shese qumeshtin me kete çmim ? Askush. Lopet tona do te pushtojne fushat pa ua hedhur syrin askush se s'ia vlen. Do te te vije qumeshti i lopeve te Frances qe i kane gjinjte sa nje televizor Iliria.

Me nje fjale, perfitoni shpejt se une e shoh goxha te zymte kete punen e fshatarit tone ne BE.

 

E zymte do te jete, sic eshte zymte ajo e fshatarit polak apo hungarez, qe nuk perfitojne nga subvencionet evropiane te bujqesise, sepse e ashtuquajtura 'politike e perbashket bujqesore' e BE-se se vjeter nuk zbatohet edhe per vendet e lindjes te futura rishtazi ne BE. Bujqesia, blektoria, nuk i lihet ne dore tregut ne Evropen perendimore - dhe ti je i lutur te na sjellesh shembuj nga Franca - se te ishte ashtu ishin mbyllur te gjitha fermat ne kontinentin e vjeter. Pra vend per nderhyrje ka sa te duash, po ne kemi qeveri maskarenjsh. Dhe dalin cunat e bejne pune te mire, bazuar mbi dijet nga shkencat psikologjiko-ekonomike, se vlera e nje malli nuk eshte vetem tek materiali, por edhe tek ideja qe ke per te (mu m'shijo me shume kur veren e ka bere daja, ty me shume kur ta ka bere frengu).

Po ti falemnderit per paralajmerimin smiley

Po thosha se ketu fshataret franceze u shqepen duke marre subvencione, bashke me ata gjermane. Por me shume francezet. Nuk ia lene bujqesine askujt. Thone e kemi "pasuri kombetare".

BE, jo se eshte keq, nuk duhet menduar kjo, por do te sjelle nje standartizim te shijeve, dhe do te na marre malli per byreqet e nenave tona kur grurit i vinte era grure e vezes veze.

Nejse, eshte debat i larget per mua, kot perzihem ne pune ekonomike, eshte e ditur tashme, jam zero. Bashke me politiken. Nga letersia çoku broçkullis pak por kur t'i vije "dakika".

smiley

Ndjese per nderhyrjen

e ashtuquajtura 'politike e perbashket bujqesore' e BE-se se vjeter nuk zbatohet edhe per vendet e lindjes te futura rishtazi ne BE.

Te lutem, mund ta sqarosh pak kete.

flm

Une eksperte bujqesie s'jam o Hunter, por BE-ja, ose me sakte Brukseli, s'ka takat te subvencionoje Polonine sa subvencionon Francen, as edhe deshire - dhe kjo ne shqip quhet padrejtesi, sidomos kur fillojne e nxjerrin justifikime si forma e kokrres se fikut. Po deshe detaje, eshte nje gje qe fillon me www, nese ke ndonje kundershtim apo di me shume, mos perto ta shkruash, perpara se te kerkosh llogari smiley

ç'e ke kete arrogancen tipike te shqiptarit?! Krejt e pavend. Une as te kerkova llogari, as gje tjeter. Thjesht me rezulton ndryshe, dmth qe vendet e Europes Lindore ne 2007-2013 i caktohen fonde te medha,  prandaj te pyeta. Ajo qe UE nuk ka takat te financoje Polonine sa Francen eshte thjesht nje intepretim. Per kete pune caktohen kuota te vecanta per prodhimin bujqesor. Pastaj nese Polonia, Rumania nuk jane ne gjendje ti thithin fondet UE eshte tjeter pune.

pershendetje

Hunter, mos ngaterro arrogancen me nervin. Ishte e qarte qe ti kishe dicka qe te 'rezultonte', prandaj mu duk menyre e cuditshme te me kerkoje shpjegime, ne vend qe te thoje c'kishe per te thene. Humbje kohe.

Vendet e Evropes lindore perfitojne shume me pak per fryme nga BE-istet origjinale, edhe kjo ne menyre te fazuar (pra me kalimin e kohes perfitojne me shume), nderkohe qe per hapje te tregjeve te tjera, pra per perfitime te te vjeterve, nuk ka te tilla fazime. Me pak, me vone, maskarallik me pak fjale.

Kjo puna e te mos qenit ne gjendje te thithin fonde eshte shume, po shume e lezetshme. Nese do me shume detaje mbi si e mendoj, te lutem referoju kokrres se fikut qe kam marre si shembull me siper. Ose fjales 'standard', drejteshkruar sipas standardit.

Pershendetje edhe ty, dhe shyqyr qe na doli nje lindor te mbroje Brukselin smiley

Trop, ajo qe me rezultonte mua eshte se UE ka caktuar fonde per qindra miliarda Euro ne periudhen 2007-2013 kundrejt vendeve me GDP per fryme me te ulet se 75% e mesatares GDP/fryme europiane ne kontekstin e objektivit te konvergjences ekonomike. Pjesa me e madhe i shkon vendeve lindore. Te njejten gje UE ka bere me perpara me Greqine, Portugaline, Spanjen e shih ku jane sot. 

Tani ti thua qe UE nuk jep subvencione fshatarit rumun apo bullgar. Thenie e forte kjo. Prandaj te pyeta nese di ndonje gje me shume. Pa paragjykim. Kaq.  

Sa per faktin qe per BE-istat e vjeter s'ka fazime, me fal por, cfare duhet ti kerkohet me teper italianit, gjermanit, francezit? Ku eshte maskaralleku ketu? I kane bere me kohe detyrat ato, s'kane me nevoje per provime.

prsh.

Hunter, meqe te dy po flasim pa statistika, e leme per detyre shtepie gjetjen e ketyre. Por, perseri, pa statistika, po flas per fazimin e liberalizimit te tregtise. Subvencionet per bujqesine jane pengesa per tregtine e lire, liri e cila iu eshte imponuar pa faza vendeve te EL-se. Nese ti ma hap tregun mua duke me hequr cdo tarife, dhe ne te njejten kohe mban te mbyllur tregun bujqesor - per te cilin vendet lindore kane avantazh krahasues ne mungese te subvencioneve - ti po ben gjasme sikur je treg i perbashket. Sidoqofte, ti ke te drejte qe shprehja ime 'nuk perfitojne' ishte E GABUAR. E kisha lexuar diku ne fakt, por duhet te kete qene material shume i hershem. Megjithate, te gjitha argumentat e tjera qendrojne, perfshire edhe ate te standardeve, qe perdoret si justifikim i shemtuar (gjeresisht ne bote, jo vetem nga BE-ja).

Ne nje studim shume te mire per CAP-in shpejgohet se si per EL-ne eshte me mire te zvogelohet pesha e ketij programi ne buxhetin e BE-se, sepse keto vende do te perfitonin shume me shume nga fondet strukturore. Tek i njejti material ka nej tabele me statistika te projektuara per 2013en; mos harro qe tani per tani situata eshte akoma me ne disavantazh te lindjes. Po e sjell ne nje postim tjeter se ketu del keq.

 

 

Hurbinek, loperitesi nuk ja shet qumeshtin supermarketit, por grumbulluesit ose fabrikes se perpunimit te qumeshtit.

Pra 17 cent euro eshte cmimi i qumeshtit lende e pare qe mer loperitesi nga perpunuesi ose grumbulluesi. Ne Shqiperi ky cmim eshte rreth 20 -22 cent euro (ose rreth 300 leke te vjetra litri).

Keto fushatat me thirrje patetike dhe patriotike une i shikoj me shume dyshim.

Kur nuk di ndryshe, kur nuk ja ke takatin, kur te mungon vullneti dhe kapaciteti per te shtrydhur trurin, per te nxjerre ndonje ide te hajrit, atehere cfare behet?

Po, e gjete, 10 pike per ty, i fryhet borise se patriotizmit.

Na del edhe nje bukurosh tjeter si ky Adri Nurellari, qe e mban veten si borizani i liberaleve dhe mbeshtet edhe ky ngushtimin e tregut dhe proteksionizmit. Hajde liberal hajde! Ketij duhet ti japim cmimin e liberalizmit dhe ndonje trongull Baldushku.

Ku qendron patetizmi ketu Pedro? Nuk tha njeri te blesh gjera me zorr ose te fshish menderen ne letra shqiptare nese nuk te pelqejne, si ne rastin e Tironsit smiley

Po nese jane produktet njesoj pak a shume, pse jo shqiptare? Kete synojne mendoj, nje fare ndergjegjesimi, pasi ka dhe shume paragjykime per cdo gje shqiptare, edhe kur jane produkte te mira. Ti ke vende te pasura dhe prap mundohen te bejne here pas here gjera te tilla, jo me ne.

Me gjere kete punen e paragjykimeve dhe mahnive e kane shpjeguar dhe korrespondentet tane Tironci dhe Tropizma.

 

P.S. Tushe, s'di gje, s'isha ketu. Mbase kjo dashnia jone e beri boten ziliqare?  :think: Ose mbase Llukani s'kishte kohe ne oren 5 te mengjesit ta vleresonte romancen tone dhe i ra me thike. Mbase do ndonje pagese per te lejuar "match making" tek Peshku!!!!!!!

a nuk do te ishte me sakte : bli shqip

1,

me duket se fushata ka te beje me krenarine e bleresit: (une) blej shqip!; sesa me kerkesen: (ti) bli shqip!.

Titulli per mua eshte paksa i padrejte sepse ne shqip blejme kur jemi atje (gjuha te cilen perdorim kur bejme pazaret), ndoshta do te ishte me mire: blej mallra shqiptare!. Por kjo e dyta na e veshtireson pak fushaten sepse eshte e gjate si shprehje. Te thuash: blej shqiptare (pra ta heqesh fare fjalen mallra) na hap belara te tjera.  smiley

Besoj se edhe ata qe e kane krijuar kete fushate, mezi do e kene gjetur kete titull.

perderisa quhet fushate duhet te jete me shume ceshtje nxitjeje se sa krenarie

 

 Hmm... blej shqip! ide interesante, por... nuk e di, ndoshta e lexova me pak shpejt po sikur s'me kapi syri gjekundi fjalet 'cilesi', 'garanci', 'higjene brenda standarteve ne prodhim, transportim, ruajtje, shitje',etj... jo me larg sesa dje pashe nje karroce (po po karroce) te ngarkuar me MISH qe qarkullonte tek sheshi Avni Rustemi... nje tabele e ndryshkur ngulur ne nje prej kofsheve te 'qenies' qe ishte therrur e rrjepur dhe vene ne shitje lexonte: MISH VENDI I FRESKET)

...por prit ta lexoj edhe nje here artikullin se me siguri qe duhet te me kene shpetuar ajo pjesa qe flet per cilesine,se s'ka mundesi... 

 Pikerisht pra: ka shtet ketu, jo shaka!

doli dhe vula e bibliotekes kombetare smiley

hihihi

 Epo mall shqiptar, normale... Po mire qe s'doli vula e KQZ-se thuaj!... aty po do kishte qene problem.

Nje redneck i ktushem me thoshte qe i ati (veteran i luftes dhe me vone polic) nuk blinte kurre makina japoneze as gjermane, per arsye aleancash te vjetra lufte. Blinte Ford, thoshte "blej amerikance", pas nja 50K miljesh difektet fillonin ne seri, frenat, sistemi ftohes, "pompacija" borija shasia bateria pasqyra starteri pistoni vaji radiatori dera penxherja... por ai s'mallkonte, ai nuk blinte te armiku, ai vazhdonte me "dhimben krenare" edhe pse s'e njifte Migjenin.

Kurse Al Bundy shtynte "Dodge"-in e tij legjendar te  e perpjeta e shtepise duke mallkuar Pegin dhe jo prodhimin e dobet, krenar edhe ai per amerikonen e assembly line...

Jeep - we built America!

Kjo eshte nje fushate pozitive, per ti dhene nje dore prodhimeve shqiptare, dhe jo nje fushate negative per te mos blere prodhime te huaja. Dihet qe prodhimet shqiptare jane te pakta, ndonjehere mbase jo edhe me cilesine e duhur por fakti eshte qe duhet nje sensibilizim per te blere mallra shqiptare. Jam i sigurt se ky perqendrim i opinionit tek mallra shqiptare do te shoqerohet me pas me njefare kerkese llogarie mbi cilesine e ketyre mallrave. 

Nje fushate per tu pershendetur dhe per tu perkrahur!

 Keto lloj fushatash, keq me vjen, por nuk behen duke i bere kete lloj thirrje konsumatorit. Natyrisht qe konsumatori duhet orientuar, por per kete, duhen politika tregtare, ekonomike dhe zhvillimi dhe keto nuk behen me kete lloj fushate alla patriotizmi. Sepse duhet te jete e kunderta e asaj qe thua: cilesia duhet te me orientoje mua drejt tregut te brendshem dhe jo une te orientoj tregun drejt cilesise. Ekuacioni eshte shume i thjeshte: o ke cilesi o hap krahun!

 

Kur ti je ne nje rreth vicioz ku gjerat te behen keq e me keq duhet ta fillosh nga diçka qe te marresh veten apo jo? Mua me behet qejfi kur konsumatori shqiptar ka mundesi te zgjedhi mallin me te mire por nqs konsumatori shqiptar do te blej vetem mall te huaj i bie qe prodhuesi shqiptar nuk do shesi asgje. Tanis une nuk jam shume i forte per aritmetike po ku do i gjej leket konsumatori shqiptar nqs prodhuesi shqiptar nuk shet asgje? Ne Gerqi? Edhe per sa kohe? 

Pastaj, nuk po ua ve njeri lakun njerezve o blini mallra shqiptare ose s'ka. Si ta ndjeje gjithsecili. 

 nuk po ua ve njeri lakun njerezve o blini mallra shqiptare ose s'ka. Si ta ndjeje gjithsecili

Ne thjesht po diskutojme Naim; ketu nuk behet fjale per ti vene lakun ne fyt njerezve...edhe pse ndonjehere nuk do ishte keq te behej, jo per ndonje gje, por thjesht sa per te mos e harruar se cfare do te thote te jesh me lak ne fyt.

Sa per leket, dihet qe cilesia dhe kostoja (cmimi) ecin krahperkrah, flas ne kushtet ideale, se jo gjithmone kjo ndodh; se ndodh qe cmimi te te genjeje, jo cdo gje e shtrenjte eshte me cilesi dhe vice-versa. Te njejten gje mund te them edhe ne lidhje me produktin vendas vs. produktit te huaj. Jo gjithmone ai i huaji eshte me me cilesi. Prandaj dhe egzistojne koncepte te tilla ekonomike si 'tregu', 'konsumatori', 'cmimi', 'sjellja (ne treg) (qofte e kerkuesit, qofte e ofertuesit)'. Me perjashtim te cmimit qe duhet te ndjeke nje formule llogjike (dhe/ose ekonomike) por te diktuar dhe te ndikuar nga politikat shteterore, keto konceptet e tjera kane nje gje te perbashket: mbiemrin. Qe e kane: "i lire". 

Perfundimisht eshte vetem shteti ai qe mund dhe duhet te vere dore ne kete drejtim me politikat e veta, sipas vendit dhe kuvendit. Gjithe ne te tjereve nuk na mbetet gje tjeter vetem te 'sillemi ne treg' sipas interesave tona. Sot kam leke, do i shtoj ca vite jetes sime duke ngrene me mire (gjithmone duke dashur te jem optimist e te besoj bruckullat qe thone shkencetaret ne lidhje me lidhjen shkaksore qe egziston mes te ngrenit mire dhe zgjatjes se jetes), neser s'do kem kaq leke sa kam sot? Here pas here dal e ha fastfood-ra e gjera te kesaj kategorie, pikerisht per mos harruar se cfare do te thote te hash keq.

*** U ndala tek ushqimi se kjo eshte ajo qe kerkon nje vemendje pak me te madhe persa i perket elementit te cilesise. *** KLM.

duhen politika tregtare, ekonomike dhe zhvillimi dhe keto nuk behen me kete lloj fushate alla patriotizmi.

e drejte!

Deri tani ka bere Genc Ruli politika qe i ka lujt fene (dhe me shprese te madhe jemi tani per bujqesine), po fene ka per t'ia lujt edhe Dritan Prifti, prandaj une them ta nderpresim iniciativen si te tepert.

Emo, une vej bast qe ti ne Shqiperi ble mall shqiptar smiley prandaj mos na trego histori luftrash te dyta dhe popeye-jingoizmi.

Se harrova patriotizmin tim me te madh: edhe sherbimet bankare shqiptare i blej, por sekonden qe banka ime e shpifur do te kaloje me shumice pronesie te huaj e di vete une smiley - eh c'na ka bo emigracioni!

vej bast qe ti ne Shqiperi ble mall shqiptar

e padiskutueshme! Thjesht doja me bo nji point. Pastaj mos harro, prodhimin me te mire shqiptar, ate me te mirin fare, me te omlin, me prajsles-in, un s'e kom permen fare. smiley

 

Po mire tani, ta ndajme: Keto produkte duhet thjesht te jene prodhuar ne shqiperi, apo duhet edhe te kene shareholders shqiptare kompanite prodhuese? (me mire e para). Gjths une sjam per fryme proteksioniste, po ne keto kusht, ne djalle te veje, kos ajka do ha dhe do ja hedh vete ca copa frutash! smiley

 

 

Neper mure kom pa te shkrujtme "rroft PD"  "rroft PS" rroft filan kanditat etj etj

Po te dali nanjoni te filloj te shkruje neper mure me te mordhe bleni Proshime shqipe se do na nimoni ose do nimojme nponi tjetrin,do jete njesh,figure

amooonn te dali najoni te filloj ti shkruje neper mure ose te autostrada, do bej buje,ta mushi tironen  me bjej gjona shqip se je son me te freskta

me gjet naji parrulle te bukur ose nja 2-tri parrulla ene ti shkruje do jet e papame per menyre sesibilizimi se qeveria se rrun trapin

hani m.t se qeras shteti

 

Na falni per bukurshkriminsmiley

keto debate i kemi bo dikur ketu ...per birrat e huaja, ne krahasim me ate te birres Korca. u dhane atehere disa raste kur njerezit mund te perdornin produkte shqiptare qe jane shume me te mira se te huajat.

san-benedeto nuk shkon afer ujit Lajthiza apo Tepelena! por prape preferohet nga disa qe duan te duken 'te dalur'.

Per mua si mishi (e thaj dhe e marr me vete) dhe mjalti i Kukesit nuk ka smiley 

Duhet thene ama se ne Shqiperi (nuk jam i informuar per Kosoven), prodhohen produkte fantastike ushqimore... per te cilat shume shqiptare nuk jane aspak ne dijeni. olsib - 11 Sht 2009 - 3:28am

Ne gusht isha ne nje darsem ne kosove dhe dola me nje shoqe prej Peje verdalle (se nuk kalohej koha ne ate darsem) ...hyme ne nje dyqan per te ble uje, i moren dhe u nisem ti paguanim, por para se ti paguanim e pashe qe ishin prodhim i SERBISE, i thashe 'bjere te shkoj dhe ti nderroj' ...jo jo me tha. Mire, Une shkova dhe e nderrova shishen e ujit qe doja ta blija. Dhe jashte me tha - a kaq patriot je a? I thashe a e dije se ishte uje serb? po me tha po ska gje! po pse nuk blen uje shqiptar i thashe ... ajo rrudhi shpatullat pa pasur ndonje pergjigje.

Une per vete blej gjera shqiptare se me duken me te mira, me te fresketa, mund te jene organike ...dhe keshtu ndihmoj sadopak prodhuesit Shqiptar

Blej Shqip.

Do behet si rakia e Skraparit, gjitha lokalet e Shqiperis  sherbenin raki Skrapari, sipas llogarive Skrapari na delte si territor  me shume se gjysma e Ballkanit.

Fondet e Brukselit nuk vine nga prerja e Euros, po nga % qe derdh çdo shtet i BE ne arken e Brukselit ne baze te ardhurave qe sjell prodhimi i mbrendshem. Arsyeja pse Franca e Gjermania marrin pjesen me te madhe te fondeve, ngase te ardhurat e bujqesis se ketyre vendeve jane shume me te larta se ato te Polonis apo Rumanis. Para se linde problemi i "lopes se çmendur" Anglia merrte pjesen me te mire te fondit per bujqesin, sipas logjikes se Anglia ishte ai shtet qe derdhte shumen me te madhe ne krahasim me shtetet e tjera.

lumidrin, mos u bej me i djathte se berlusconi.

s'behet fjale per fonde si % e derdhjes por per tregti te padrejte. sa per fonde ndihme, patjeter qe ndihmon BE-ja, pertej mundesive te vendeve te lindjes. por reformat jane per kontribut perhere e me te madh nga vendet anetare, perfshi miqte tane lindore.

nese ti do te thuash se tregtia e padrejte mese justifikohet me ndihmen e dhene pergjithesisht, une do te te them qe kjo lloj varesie nuk eshte e shendetshme dhe nuk promovon zhvillim smiley. dhe mos u bej me i djathte se sala smiley. pastaj, ti drin e di si ka lindur ekonomia 'kapitaliste' moderne, si lufte kunder monopoleve (bujqesore evropiane smiley).

Sa mund te jem i dajthte duke qene i papune?

Kometet i kuptova sikur Brukseli ben dallim thelbesor midis shtetevete "forta" e te "dobeta".

BE kam pershtypjen se mundohet te ndjek nje politik ekonomike kunder mallrave Asiatik. Me takon te ndesh hudra Kineze. Si eshte e mundur, ne per hudra kemi qene gjithmon te njohur, ose per llojshmerin e qepes.

Tek ne mungon pilitika e "shfyrtezimit te rastit" 80% faji qeveris, 20% i tregtareve. Sot ne treg ka nje shalqi te keq, sa here mendoj se nuk ka pasur mundesin asnje tregtare i fuqishem, ta hedh ne tregun europian, shalqinin tone qe eshte i veçante.

Ne politikat bujqesore eshte shume me lehte perfitimi i ndihmave te BE, po duhet nje studim i mirfillet e korrekt me standartet.

Mjalti mund te jet nje produkt shume i kerkuar per tregun e BE, mjafton qe vetem nje komisioner europian te kapet ne flagrance me te dashuren ne hotel "Rogner", o firmose , ndryshe i telefonojme meros.

O Piter, ta thashe pra mo smiley, s'po ben proteksion, po zhben punen deformuese te biznesmeneve te piste. Sa per shareholders, ne rastin e sistemit bankar kam nje ndjeshmeri te vecante per kapitalin financiar te huaj. Kjo eshte me teper import substitution smiley

Hunter, qenka problem tabela, urdhero lidhjen per studimin (f. 12):

http://ageconsearch.umn.edu/bitstream/51...

 

Po e pra, prandaj thashe une 'ne keto kushte' smiley. Haaa po sikur shareholdersat e bankave me kapital shqiptar te jene 'te piste'? Se me thone te drejten, ku do i kene gjet leket? Tani qe e mendoj, ndoshta prandaj nuk rrine keta qe investojne neper banka shume gjate, se kane hallin e hetimit. A thu?

te piste mund te jene, po pisllekun e tyre e pastrojne ketu (hmmm, nese blejne x5-a s'me del mire llogaria e importeve por let's pretend they also buy cake, lots of cake, and they also invest, i'm sure). nese banka e shqiperise do te kishte vene capital controls ndoshta s'do te sikletosesha nga riatdhesimi i dividenteve smiley

Po, pastrim pislleku qe ushqen pisllek! Hahaha, lots of cake smiley, that's how they call it now? smiley

Po si ti vere capital controls (per origjinen thua ti), on what basis? Le qe, ca ndodh kur nuk ka qef asnje investitor shqiptar me pas aksione ne banka?  Ohuu, une si kam qef fare investitoret shqiptare...ndoshta sepse i profilizoj te gjithe si KK.

hahahha, kk, kk, hahahaha. s'du me fol per capital controls se jemi shtet i lodh. qejf do kene shqipot, se parja pare.

Me habisin sugjerimet e nje pjese te komentuesve, jo po nuk behet keshtu fushata, jo po pse nuk flasin per cilesine, jo po pse nuk flasin per standartet.

Kujt ia drejtojne kete pyetje? Gazetarit? Gazetari i mjere ka percjelle aq sa mund lajmin per shqiptaret e republikes Maqedonase te Shkupit, nuk ka parashtruar metodologjine apo planin e punes.

Me sa di une:

1. "Blej Shqip" (ne sensin e "une blej&quotsmiley eshte fushate pozitive, qe nuk deshiron te urdheroje askend, dhe nuk kundershton shitjeblerjen e produkteve te huaja. Thjesht synon t'i jape nje dore ekonomise dhe prodhimit shqiptar (por edhe konsumatorit shqiptar).

2. "Blej Shqip" eshte nje fushate e iniciuar nga RrOSH qe do te zhvillohet ne bashkepunim me dhomat e tregtise te Kosoves, Shqiperise dhe Maqedonise Veriperendimore. "Blej Shqip" synon te kthehet ne nje logo deshmuese e cilesise dhe e standarteve te prodhimit shqiptar. Pra jo cdo produkt shqiptar do te kete mundesine te mbaje logon "Blej Shqip", por vetem produktet shqiptare qe kalojne nje fare standardi (qe ka te beje me respektimin e konsumatorit).

3. "Blej Shqip" eshte aksion marketingu edukues, qe synon te edukoje bleresin dhe prodhuesin, per rendesine e ruajtjes se ekonomise kur eshte e mundur. PSh. ne rast se duhet me zgjedh mes Tepelena dhe Zagori eshte e kuptueshme se pse eshte me mire te zgjidhet tepelena. Ne raste te tjera eshte pak me pak e kuptueshme, aty futet "blej shqip".

4. Kush eshte kunder (kot sa me u gjet ne muhabet), eshte i lire te aktivizohet tek BuyBritish pershembull.

 

Per me shume info, se shpejti do te funksionoje website www.blejshqip.al

ok faleminderit per informacionin

dhe natyrisht qe nga shtetet e nga politika pritet me shume, fushata "blej shqip" nuk synon te behet vete rregullator i ekonomise. por mund te jape sugjerime, e duke hyre ne komunikim te vazhdueshem me vendimmarresit, do te perpiqet te luaje rol pozitiv, edhe ne kete sens.

jom kurioz me dit se si mund t'i luj "guret" politika pervec politikave te kredit-dhenieve me interes modest apo naj subvencioni tjeter. Nuk di c'a marrveshjesh 2-paleshe qe mund te kena firmos me kto vendet fqinje mund te ndikojne ne krahun e kundert. Plus, pranimi i bujshem ne organizaten botrore te tregtise para 6-7 viteve kam pershtypjen se eshte kunder politikave qeveritare strictly pro prodhimit vendas

Politika gjithnje mund t'i luaje guret, nese ka vullnetin per ta bere...

@ Sol: une per dava gjize (rrej veten qe eshte Shqiperie, dhe me thene te drejten, nuk se e kom perdor as ne Shqiperi) caj borough-t e NYC, mer vlla. Gjej edhe caj mali atje qe s'besoj se eshte "shkul" nga malet e Shqiperise jugore, por prap aty afer, se nuk gjindet ne tjeter vend ne bote caj mali me sa di (eshte endemik).

Fushata e marketingut qe flitet ketu, ne nje sens eshte e "vonuar", per mendimin tim.

Puna eshte ama qe fushata duhet te zhvishet sa me shume nga ajo qe une do e quaja "patriotism abuse". Ate llafin per Jeep-in nuk e kisha kot me siper. Patriotizmi does not work ne ket domain. An Albanian shit is shit before it is Albanian. Or differently said, all shit stinks the same, pa dallim kombesie.

emo, shit stinks the same, but if you gotta buy it, buy albanian smiley

s'ka muhebate patriotizmi, apo atdhetarie kjo fushate. Ne fakt nuk synohet aspak te krijohen heronj te konsumit apo te prodhimit...

ideja eshte thjesht qe te ndihmohet vetvetja...jo qe te bejme patriotin

Jom me ty! Nuk e ke iden rrezik, se sa me ty jom!!! Por masi t'a kena t'qart qe kojshiun per gjat e qujn Reshit. smiley

Moza,

Nuk e kuptova ç'e pate gjithe kete agresivitet ndaj nje fushate "tregimi" : une "BLEJ SHQIP".

Nuk te ka vone njeri litarin ne fyt mi goce. Po mos harro ene nji gjo te vogel fare, qe Naimi e ka thone shume mire (pavaresisht se bo sikur s'di aritmetike), ajo rroga qe ti merr (me hak) dhe qe te jep mundesi me i ble venen fronge, birren meksikone, dhe ujin nga akullnajat e Groenlandes,  eshte rezultat i rritjes se nivelit te jeteses. Dhe ky nivel jetese nuk rritet me frymen e shenjte (sallom EHV sipas barcaletes) po fale rritjes se ekonomise.

Nuk po ta them kete se menoj se ti nuk i di keto, por thjesht per te te kujtu qe ato sherbimet qe ti apo zyra ku ti punon, i faturon me nje çmim te caktuar (nga ku rrjedhin te ardhurat e tua), nuk do i faturoje dot me me ate çmim nqs nuk do kishte kush t'i paguante.

Tani t'ju tregoj ca batuta me birra. Shkoj te haj dreke ne Jal ne nje nga restorantet lluksoze te Jalit, te rrethuar me kashte. Si lokal lluksoz nuk e ulte dot veten qe te mbate birra shqiptare dhe kishte vetem birra klasi boteror si Amstel. Dhe kur i thashe pronarit, nje burre fisnik dhe i veshur me klas (nenkupto pa dhome dhe me kanatiere me vrime) se si kishte mundesi qe nuk kishin birra shqiptare, ai me shume ....somllik ma ktheu : "Pse keto Amstel e Heineken, car jane? Nuk jane shqiptare keto?"

Me pelqeu sinqeriteti i tij se te pakten ma tha troç : "Une etiketen po te shes ore se ajo gjoja mrena s'bo nji lek"

Nje dite tjeter isha te lokali ku Teprizma ka fillu me privatizu orendite (pavaresisht se nuk i dha shoqnise asnji birre te honen qe kishte 38-vjetorin!!!!), me dy shoke te mite dhe nje çun qe ishte shok i tyre. Kur kamarieri me tha listen e birrave, me miresjeljen qe me karkterizon ne te tilla raste ju pergjigja : "Po si ka mundesi qe jeni kaq katunare sa menoni se suksesi i lokalit varet nga fakti qe s'mani birra shqiptare?" Pritsha nai pergjigje jo-bakshish-eleminuese, te tipit "Po çar te thote vllai? Pronari i vendos keto gjona!" Po hiç fare, uli koken e s'po fliste. Pronari ishte robi i katert ne tavolinen time. "Shume u gezua minatori" thote nje shoku im ne te tilla raste. Kshu edhe une si minatori u gezova jashte mase qe i shpreha mendimin tim mbi kete fakt. Kuptohet pata edhe fatin qe ai nuk qe nanji nga ata lacat, pronar lokalesh.

Me nje llaf mos i keqkuptoni gjonat se nuk po flet kush per imponim te asaj qe duhet te blej secili, po thjesht sensibilizim duke tregu se çfare blejme apo duam te blejme ne. Nuk me duke pra e drejte qe te irritohemi nga fushata te tilla (apo me keq akoma te kemi dyshime), se TE VETMIT qe kemi nje fare te drejte irritimi ketu jemi na qe duam te blejme diçka shqiptare dhe nuk na jipet kjo mundesi per shkak te "trendit fshataresk" qe "gjeja e jashtme eshte me e mire!"

 

c'agresivitet thu ti mre ?

une po e kthejsha n'shaka per mos me e marre shume seriozisht dhe po ngacmojsha ata qe na kane ngacmu perhere, e na kane quajtur snobe katunare qe blejme uje italian bashke me kafen apo birre Amstel.

he te keqen, se nuk e gjet gjo fushaten nga fjalet e mija smiley

 

ne vere piva nja dy here me nje njeriun tim te afert qe ka nje lokal (pronar vete) me emer ...ky i pi birrat shume ....nja 7-8 ne dite. Ky amstel dhe une piva nje Korca, i thashe pse nuk e pin Korca? nuk e kam kerku nojhere me tha. nejse i dhashe pak ta kerkoje, dhe i pelqeu smiley

shkoj here tjeter aty dhe ai pinte vetem birre korca tani dhe jo mo Amstel ...a i thashe erdha une prej Anglie me te kallzu birren e mire ...qeshi ai dhe tha 'mentaliteti i shqiptarit me kishte bo me pi Amstel'

O Cim, qe ti fugo poshte e perpjete aqe per te ble gjojna veni, asnjoni ketu nuk e vete m'dyshim besoj (ta ka thone ene Teprizma mo siper).

Po ene ti mos ve m'dyshim faktin qe ket fushate nuk kena venos me e bo per me i bo reklame lloj-lloj "shit-i" (se kur e thu shqip te thone "vulgar&quotsmiley. Solli o njoni nga "te ngarkumit me pune", kshu qe atij mund t'i bini nqs ka nai gjo qe s'shko.

Kurse sa per ate pytjen e Bredharakut se çar mund te beji shteti, une po numeroj vetem ca gjona qe me vijne ne menie tashi shpejt e shpejt.

1) Te detyroje ata doganieret qe te mos "bredhin" kur kalojne maunet me mallra nga jashte. Se nqs greku e prodho mallin ne fabrika te subvencionume nga BE-ja dhe me investim te amortizume; ka nje treg shume me te madh qe e ben qe kostot t'i kete shume me te ulta (se edhe krahun e punes e ka emigrant shqiptar qe e shfrytezo); shfrytezo nje reklame nderkombetare (kur malli eshte i nje marke qe shperndahet ne mbare boten); fut edhe mallin pa dogane ne Shqiperi. Sigurisht qe, ne keto kushte, eshte shume e veshtire per prodhuesin shqiptar qe te prodhoje mall me te njejten cilesi dhe te jete konkurent ne çmim.

2) Te ushtroje kontrolle me te rrepta ne cilesi dhe sidomos ne higjene, qe psikoza e krijuar (me apo pa te drejte varet nga rastet) se mallrat shqiptar jane pa cilesi e higjene, te zhduket gradualisht.

3) Subvencionimet apo politikat fiskale ne mbeshtetje te biznesit vendas.

Tironco, te kom bo lanet mer edepzez se na dule me moral te dyshimte me ate punen e letres. Po ne nuk kena le m'Versaje (ku s'ka banjo) qe mos ta lajme, mer edepzez! hahahaha

 

Nuk ka faj tironsi. Kur Pegi, gruja Al bundyt do shkonte ne Washington DC te shpija bardh, e vetmja porosi qe i dha Al-i ishte te vidhte ca toilet paper. U mallengjy fare nga ideja. Kushedi sa e but do jet, tha, sa qetsuse, tamam sic duhet for their royal asses.  smiley

 

mire me Lizander, aqe gjo e mor vesht...nuk jom dhe aq budall sa e luj rolin... pytja ime ishte me teper per kontratat qe kena firmos qe caktojne detyrime ndaj shtetit tone per mos me pengu levizjen e lire te mallrave qe vijne prej importit.

Sa per kto politikat mbrojtese ka argumenta pro dhe kunder. Sado mire te zbatohen, nuk eshte e thone se japin rezultatet e duhuna, dmth nuk jane aq efektive.

psh. te (1) jot, greku eshte i lire me tregtu mallin e vet mrena EU ne baze te limiteve qe i ka caktu EU. Masanaj, subvencionimi i fermerit shqiptar i cili do ta shesi djathin me shtrenjte se greku / bullgari do ndjehet te konsumatori.

Bredharako, ta thote vllai ty si i bohet se kom studiu nje vit per qet pune. Ka nga ato qe quhen TBT (technical Barriers to Trade) te cilat perdoren rendom nga te gjitha qeverite edhe brenda EU-se per ta mbrojtur deri diku mallin e tyre.

Etiketa, Standardet e tjera, Percaktimi i afateve kohore kur mund te importohet, apo me thjesht akoma vonesa ne dogane deri sa damotja e grekut te bohet lluqe e te mos shitet dot. Aq me shume shtrengohen clauzolat e international economic law, aq me kreative bohen qeverite. Kjo eshte praktike boterore.

Ne rastin e Shqiperise,eshte akoma me e thjeshte. Pse?- do thush tina. Sepse importuesit kryesore ketu, per shkak se tregu eshte i vogel, jane shqiptare. Nuk e ka shume problem qeveria qe t'i drejtoje ata drejt prodhimit vendas. Grosistet e medhenj qe importojne mund te "shtrengohen" nga ministri i linjes qe te drejtohen nga prodhimi vendas. Kete ka bo Serbia dhe si rezultat kemi Delta Holding qe ka sot rrjet shperndarje, perfshi dhe supermarkete, ne pothuajse gjithe Ballkanin.

Me e thjshta fare eshte qe qeveria te bllokoje pa ligj te vecante importimin e disa mallrave (sic blloko pa ligj daljen e skafeve ne det) dhe te siguroj une qe nuk do te na padisi nanji shtet ne OBT sepse tregu shqiptar eshte aq i vogel sa nuk ia vlen barra qerane te cosh ceshtjen aty. Ne rastin me te keq, nese ne sillemi arbitrarisht shteti nga i cili vjen malli, mund te marre masa duke blloku eksportet tona. Me thuj ti mu cer mutin eksportojme ne qe t'i druhemi nanji mase te tille?

Dhe e fundit fare, eshte qe vete marreveshjet kane ato qe quhen "escape clauses", dmth qe t'i si qeveri thua qe po me demtohet rende industria X, prandaj per t'a rivitalizu une po marr perkohsisht keto masa shtrenguese per importet.

Sic e shef plako, zgjidhja i gjindet, po te ne thjesht mungon vullneti.

 

Moze, kte e di una se ta njof stilin! Po e bona kasten se kisha hall mos me bohej Xhibi xheloz. Jo per gjo po nuk e di pse  Wink po prej kohesh mu me del qe personi qe mu m'hahet mo teper muhabeti ketu (mendje te perngjashme me gjuhen e t'zotve t'shpise), je tina.

Noshti ik e futi i birre "PEJA" te Kuki ose te Irish. (po shkove te Irish futi ene i shpulle atij kamarierit me syze se o shume acarus!)

Aaa demek po bojshe si interesant e ? smiley

T'rrini pa merak, se nuk m'hahet e as m'pihet muhabeti me ty mer plak, ene ti , ene gjibi merrni kot, jini t'lodhshem smiley

Sot do shkoj ti fus i birre çeke ene t'shaj qivirine e re me prag shpije po spati komuniteti PPU nai kunershtim smileysmiley

O Cimo m'paska shpetu ky episodi. Po shkoj qe sone te shof "Best of". Ose m'thuj ti se çar sezoni o se i kom n'shpi na 6.

Une them qe temes t'ja nderrojme emrin e ta bojme "Blejme Shqip e shofim Al Bundy-n"

S'e maj men sezonin.

Nuk e disha qe t'pelqete smiley

PS N'sezonet e funit ka i far ramje cilsore; po prap eshte monumental.

Mua, në parim, më pëlqen kjo ide. Si njeri i ndërgjegjësuar me shëndetin, jam shumë e lumtur të ha mollët organike të Korçës, patatet e Kukësit, shalqinjtë e Divjakës, djathin e Gjirokastrës etj. Por po ta lemë romantikën mënjanë, a jam (fell fell) e gatshme të heq dorë nga linguinet e Barillës dhe në vend të tyre të ha ndonjë palë makarona nga ato të Harri Lenës?

Pastaj ja, hoqa dorë për kombin nga vaji ekstravergjin i ullinit italjon, të zgjedh këtë vojin Bamir(topi) apo vojin Fiol?

Çështja është se duhet vlerësuar nëse konsumatori (siç tha edhe Bedrija) është i gatshëm që të ndërrojë zakonet e vjetra të të blerit (mallra të huaj, e automatikisht cilësor&eumlsmiley me prodhime vendi, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të klasifikohen kaq kollaj, pasi përqafojnë një spektër të madh cilësie që nga uji shumë i mirë i Tepelenës deri tek një bozë Kukësi që (të betohem) ka 7 shishe që më del e prishur.

Pra, ky vlerësim është jo pak i rëndësishëm, në mbrojtje të interesit të konsumatorit dhe suksesin e fushatës.

Për të zgjidhur këtë problem, ju paraqisni një propozim që çdo produkt cilësor të mbaj stemën e cilësisë blejshqip. Ky propozim, edhe pse interesant më duket fare i pamundur. 1 - Që të kesh mundësinë të vësh këtë stampë, duhen patur minimalisht procedurat, proceset në vendin e duhur, ekspertët dhe institucionet. 2 - Mirë ju që po çertifikoni produktet, po ju, juve kush po iu çertifikon?

Kështu që mendoj që do të ishte më e e lehtë dhe njëkohësisht më e besueshme nëse do bashkëpunohej me këtë për të patur më shumë sukses. Ika njëherë.

Populli 'o kendoje me iso:

Po c'deshnje shtate shishe, o jeruzalem/

Dy dhe boll i kishe, o jeruzalem...

o emigrant, je duke fol me një rob që është bozë addicted. addicted. A ka rehab për bozën? hmm...

po meqë ra llafi, thashë se vëmendja tënde do përqëndrohej më shumë tek:

një shami, një shami me mollë t'ëmbla

t'i hash me kë të dojë zëmra

A mund ta thuash këtë, përveçse për mollët starkinge të Korçës?

nqs ske ndonje femije te vogel qe e ushqen me gji qe e pi bozen nga halli, shpeton pa merak smiley

O Sinono, po pse e bo muhabetin Boze s'e mor vesh!

Bredharako, pa merak per opinionin tem per ty. Una ju pergjgija pytjes tate tu fol me vete, dhe jo ty (ne sencin "ta informoj une kte se ky s'dika&quotsmiley

Sa per ate punen e çmimit o rreth vicioz. Une menoj se nqs, respektohen rregullat  e "lojes" dhe mallrat futen me dogane, çmimi i tyre vertete rritet, por ama diferenca shko ne xhepin e shtetit qe teorikisht e rihedh ne ekonomine shqiptare. Nqs kjo ben njehkohesisht qe produkti shqiptar te behet me konkurent dhe me interesant ne çmim, atehere kemi prape fitim se ajo qe paguhet per ate mall hidhet e tera ne ekonomine shqiptare.

E keqja o se "shteterisht" dogana eshte perdor gjithmone si arme politike. Pra perdoret per te nxjerr jashte loje bizneset qe mbeshtesin kundershtarin politik. Dhe kusuret i pagujme ne.

o plako, huma naj pjesë filmi unë se nuk e kapa pjesën kur unë e bëj muhabetin bozë. Tashi me gjithë mend unë e kam qejf bozën, i cili është produkt shqiptar, por nuk mund ta blej kur është e paNkoNtrollume. Ky është muabeti plako. Dhe (kresh)nickun unë e kam jerusalem, grrinc(s)h.

Po jo mi jo se ishte loder fjalesh! Sa e fixume qe je!

Pastaj me kapi inoti se du ene una akullore me boze. (kuptohet akullore veni jo akullore kutie)

Pastaj me kapi inoti se du ene una akullore me boze. (kuptohet akullore veni jo akullore kutie)

Ene una, bo sa i kam pas honger kalamo, por tani kur shkova ne Shqiperi, nuk me pelqyn, peveç gjelles me bomje, qofteve, sallom nga ai 6500 lekshi(nom fare) ene qull me pul t'njom, kam honger deri sa m'ka dhimt barku.

Vereni pra te kryesoret kete, o admina tregtiliriste!

Enea, ti m'ke knaq me qullin me pule. Ne cdo vend tjeter ketij do t'i kishin thene pule me qull smiley.

Kurse kete fushaten, gjynah qe s'e organizuat qe ne fillim te veres, se me c'shoh vetem nga emigrante-ishemigrantet mund te prisni 'sakrifica' te tilla.

Per emon, meqe ia kisha premtu per qejf, por dhe per gixhili smiley.  Bridh borough-ve te Nju Jorkit per gjize ti, po si ajo e baxhos ne Leskovik s'ke per te gjetur smiley :

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DSC01562-1-2.jpg?t=1252697721

 

Pale pastaj djathi ... keshillohet me domate zemerkau, (te Fierit, jo te Lushnjes) buke thekre (te furrit te bukes se lagjes), edhe kryp deti (te Vlores jo te Durresit smiley)  Ia mar enkes ne kthese per receta smiley.

Apo s'ishte pak e ngrohte mo emo, sa ishte bere.  E di si behen specat me ate gjize?  O nene, o nene.

Cfare te bej qe s'te lene me si qemoti, qe dhe bakllava te mamase se nje shoqes kam sjelle me vete, se do kisha lene te gjitha plackat, (ato qe s'mori motra lol) e do i kisha mbush valixhet me ksi gjonash.  Por te pakten llokumet me arra kaluan lol.  Ketlines i kishte shku mendja per suxhuk, gjithesesi, kusherinj te pare jane me llokumet smiley.

Moj shtrige ke prure llokume ti shpejt me dergo ca se kam kohe pa ngreneSmile

Shi shi smiley.  Prapa perdes po pergjoje mi gru?  Sa ndegjove llafin llokum me arra u paraqite? smiley.

Bujrum bujrum smiley.

PS: Mos kishe kujtuar se harrova smiley.

Monda,

e kam gjetur zgjidhjen e ketij halli.

Kur shkon me makine ne Shqiperi, mund te marresh me vete c'te duash kur kthehesh. Edhe kur kontrollojne ndonjehere ne dogana, vetem tek alkoli e kane mendjen. Kalojne gjiza, rrota e djathit kackavall, mjalti, receli, , ftonjte, shege, hurma farezeza e pa fara, fasule te reja, caj mali, revania e te emes se filanit, bakllavaja e vjehrres se fistekut, etj, pa problem fare. Bile njehere solla edhe nja dy vargje qepe. Jo te gjitha keto jane per mua. Gjeja me e cuditshme qe me kane dhene ishin gjethe dafine, qe u thane rruges.

Ama, vjet me beri cudi,se pashe te pakten nja 8-9 makina me targa amerikane. Nuk e dija qe ishte kaq e lehte per te ardhur apo per te sjelle nje makine amerikane ne Shqiperi.

Pra, per te qene brenda temes, blejme shqip.

 

o zogu, nja 8-9 makina me targa amerikane dhe nja dy me targa ontario jane aktualisht t'parkume ke oborii pallatit tim, tani qe po flasim. hesapin beje vete smiley

Duam makina qe te ta mbushin syrin ne ore, jo shaka  smiley

 

 

Hurma si tonet ske ku gjen

Bleni mer cer t'ju doje e bOrdha zemen, por per at dill, pashi zotin, mos merrni qese plastike edhe kur shkoni per byrek.

po me car ti mshjellim pra simas teje ?

Veprat e xhaxhit enver, tashti jane bo si libra te shenjte ene s'perdoren mo per t'mshtill smiley

me kartepeceta me olbas oil, medemek kur te haje byrekun te cbllokoheshin dhe hundet e bllokuara nga rrufa qe s'te kishe zene.  Ma hoqi tere lezetin e byrekut qe kisha nje vit qe prisja ta provoja. smiley

A shesin mo pare me fajde ne shqipni...me nje fjale, qe ku i ke dy trajse me pare, ne fund te vitit du tre(ti jap pa i numru e ti mor pa i numru)

Apo nuk ka mo kshu moll veni ...thjesht jom kurioz?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).