Berisha, urdhër ministrave: Publikoni në web telefonat celularë

Telefonat celularë nuk janë shenjë e fuqisë, por në rastin e ministrave të qeverisë “Berisha” mund të bëhen të tillë për nga rëndësia e pushtetit.

Me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, i gjithë stafi prej 15 ministrash janë të detyruar të publikojnë në web-et e dikastereve që mbulojnë, numrat celularë. Të sapo tëmandatarit janë në shërbim të qytetarëve dhe numrat e secilit prej ministrave duhet të jenë në çdo kohë të hapur për shqetësimet e shqiptarëve.

Burimet sqarojnë se ky urdhër i brendshëm i z. Berisha ndryshe nga dy vjet më parë i cili u neglizhua nga pjesa dërrmuese e ministrave të mëparshëm, këtë herë do të gjejë zbatim të shpejtë. Një pjesë e ministrive kanë në rikonstruksion web-et e tyre, për shkak edhe të ndërrimit të titullarëve, por asnjëri prej 15 ministrave, pa përjashtim, nuk do të mund të shmangë publikimin e numrit personal dhe kthimin e përgjigjeve në rastet kur problemet e qytetarëve qëndrojnë dhe kërkojnë zgjidhje konkrete.

Numri i celularit do të afishohet bashkë me adresat e email-eve në rubrikën e të dhënave për ministrat, CV-të. Shembullin e parë e ka dhënë vetë Kryeministri Sali Berisha. Para afro një viti z. Berisha në një spot televiziv u drejtohej qytetarëve se numri i tij i telefonit ishte në dispozicion të tyre për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre dhe për të denoncuar aktet korruptive të zyrtarëve të shtetit. Në spotin e tij, Berisha deklaronte se qeveria e drejtuar prej tij ka bërë shumë në luftën kundër këtyre fenomeneve, por me ndihmën e qytetarëve mund të bëhet edhe më shumë për t‘i eliminuar ato. Sipas Berishës, qytetarët me kurajo dhe besim duhet të denoncojnë pranë autoriteteve çdo rast kërkese për ryshfet nga ana e punonjësve shtetërorë, pasi heshtja së pari u bën dëm atyre dhe shoqërisë.

Kreu i qeverisë theksoi se në këto raste kemi të bëjmë me një krim, i cili duhet të ndëshkohet. Të gjitha mesazhet telefonike që mbërrijnë në numrin personal të Kryeministrit Sali Berisha dhe në të cilat denoncohen aktet korruptive, shqyrtohen deri në fund. Ato janë shtuar së tepërmi që në momentin e publikimit të numrit celular gjatë spotit televiziv. Por, në telefonin e Kryeministrit çdo ditë vijnë edhe sms për probleme të tjera shqetësuese, për jetën e shqiptarëve, si çështjet e pronësisë, konflikte gjyqësore, probleme shëndetësore, legalizim të banesave etj. Në rastet më të shumta ata marrin përgjigje përmes vetë z. Berisha ose stafit të tij këshillues.

Pikërisht të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe vartësit ministra, të cilëve u duhet të komunikojnë përmes sms-ve me elektoratin, ku janë zgjedhur për problematikën që ata shfaqur ose edhe qytetarë të ndryshëm që nuk janë votues të ministrave. Ashtu si shefi i ekzekutivit, edhe 14 anëtarët e kabinetit duhet të jenë të vëmendshëm, ndaj pretendimeve të qytetarëve dhe ta ndjekin situatën aty ku është vërtet shqetësuese. 

10 Komente

Shpresojme qe kjo te jete permire.

Pra telefonat te punojne,

Shqiptaret te marin ne telefone per hallet e tyre.....

 

Dhe militantet e vendosur nga partia PD ne kete raste.////////

te mos mbrohen nga qenesia anetare te PD-se.../

 

Pra mbase ndikone qe te kete me pake korrupsion dhe me pake te paafte ne postet drejtuese dhe te punesuar ne administraten shteterore....

para disa ditesh, nje polic trafiku i kerkoi dokumentet nje djaloshi qe kish lene makinen ne rradhe te dyte. ky djaloshi ne vend te nxirrte dokumentat, nxorri celularin foli dicka me personin qe kerkoi dhe ja drejtoi ate policit duke i thene : fol pak me kete. pas telefonates polici i tha ik.

doja te telefonoja, por kisha frike se mos nga ana e tjeter e linjes ishte ministri qe i fliste policit.

ej ci hapi telashe bodigardve e shoferave ky, do rrine gjithe diten t'shkretet tu ju kthy pergjigje atyne qe do i dergojne sms shefave. ja zuni kafet n'fyt delenxhiu

Kjo eshte menyra me e mire per te lajmeruar hajdutin (ministrin) qe te beje kujdes se eshte dekonspiruar.  HAjde Sul hajde gjithmone Njesh ngelesh!  smiley

 Gjeja qe urrej me shume tek keto taktika per mbrojtjen e qytetareve eshte perpjekja per krijimin e mentalitetit "dumbabist". Ne shtet demokratik, qytetari nuk merr ne telefon kryeminister Sarkozin, president Obamen apo Mbretereshen e Anglise kur i behet nje padrejtesi nga nje punonjes i shteti, por i drejtohet gjykates, shoqatave te ndryshme qe mbrojne te drejtat e tij ne ate ceshtje, shtypit apo organve te tjera te arbitraritetit. 

Qytetari duhet te edukohet qe ne shkollen fillore se cilat jane rruget legale qe ai duhet te ndjeke kur i behet nje padrejtesi ne cdo lloj fushe, dhe jo ti bjere nje sekretarie telefonike ku drejtuesi i shtetit merr informacion per bemat e aparatcikeve. Se Berisha mesa di une eshte kryetar i ekzekutivit, dhe jo i gjyqesorit. Apo kam ngaterruar ndonje gje dhe nuk po me kuadron bilanci? Hellooou?!!!smiley

enveri ishte gju me gju me popullin, sala eshte goje me goje me popullin, hajde shtet , hajde.

Imagjino nje minister qe pergjigjet ne telefon lloj lloj robve qe e marrin simbas qejfit. Edhe sikur te kene halle shume, nuk ka sens fare qe te flasin me ministrin ne telefon. Ky i ngrati do thoshte alo-alo-alo me shume se Luan Zhegu ne vafti...

Mire qe do ti nxjerrin ne web por sa per zgjidhjen e problemeve kjo ngelet per t'u pare.

skandal!! kjo ndodh vetem ketu! ky esht provincionalizem i skajshem! ky vend ka institucione (teoritikisht te famshem), dhe duhet mesuar populli me force institucionesh te pavarura, jo force fizike ministrash a deputetesh! ajo videoja e sales me celular ishte gjithashtu skandal! kjo quhet spiunllek! rastet paditen ne prokurori, jo te kryeministri! ska pune tjeter sala?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).