Arsimi i së nesërmes

edliragjoni.wordpress.com

A është bashkëpunimi Berisha – Meta turp i madh, sic pretendon dhe deklaron së fundmi zoti Rama? Jo, nuk është.

As shmangia e përgjegjësisë së tij personale për humbjen e zgjedhjeve të 29 Qershorit nga e majta nuk është ndonjë turp i madh, se të gjitha ngjarjet politike janë të pritshme në Shqipëri.

Por, përqëndrimi në cështjet që sjellin thellësisht dhe vetëm përfitime dhe interesa personale, është turp i madh që c’ke me të. Në c’kuptim?

Në gjithë elozhet apo kritikat dhe sharjet që politikanët i bëjnë njëri-tjetrit, rrallë mund të të kapë veshi apo syri ndonjë fjalë konkrete për ndonjë fushë konkrete. Gjithcka është e përqëndruar tek përgjithësimet që fajësojnë tjetrin, duke lënë mënjanë diskutimet për cështje që këta njerëz zgjidhen të zgjidhin në krye të institucioneve që drejtojnë.

Sigurisht dy fushat prioritare afatshkurtër në Shqipëri janë punësimi dhe integrimi, që nga ana e tyre, nuk arrihen dot pa u bërë një sërë reformash në fushën e sigurisë, bujqësisë, transportit, shëndetësisë e mbi të gjitha, arsimit.

Pse arsimit?  Sepse njerëzit që arsimohen sot, do drejtojnë vendin nesër, kur Shqipëria të jetë pothuasje e integruar. Dhe mbi të gjitha, sepse mënyrat se si këta njerëz arsimohen sot, do të ndikojë në formimin dhe metodën e tyre të funskionimit shoqëror nesër.

E në këtë prag konfuz të fillimit të vitit të ri shkollor (ku si zakonisht akoma nuk janë gati as datat, as tekstet, as ndërtesat, as programet, as nxënësit, as mësuesit), për njerëzit e interesuar përtej lajmeve të ditës, shqetësimi i Ramës për turpin e Berishës e të Metës duket më shumë fatkeq sesa qesharak.

Po ashtu, nderi i lënduar i të majtëve që u iku vota djathtas është pa asnjë kuptim, sikundër janë analogjitë ironike të së djathtës mbi kongresin e PS-së. Këto perceptime personale të palëve nuk kanë asnjë ndikim në jetën e atyre që shkuan në kutitë e votimit në 29 Qershor. Aq më pak, këto zënka dhe harxhime energje në politikën e sotme, nuk kanë as edhe një grimë të vetme impakti në jetën e nesërme të atyre që sot dëgjojnë e shohin në lajme xhaxhi Edin, xhaxhi Ilirin e gjysh Saliun.

Cilat janë politikat afatgjata që kanë në mendje këta zotërinj kur i harxhojnë deklaratat dhe daljet e tyre televizive për t’iu kundërvënë thënieve personale të njëri-tjetrit? Në fushat e tjera s’ia vlen të mendosh se mund t’iu shkojë gjë në mend, sepse mungon zinxhiri i vazhdimësisë. Por për arsimin është mëkat të lihen gjërat në harresë.

Teksa për vitin e ri shkollor akoma nuk ka përqëndrim energjish, sepse shumëkush që punon e është përgjegjës për arsimin akoma nuk e ka mbledhur veten nga fushata e nga enigmat se c’do t’i ndodhë me vendin e punës, tjetërkund nëpër botë shkolla tashmë filloi që dje. Në mos mësimi, pashë në shumë faqe zyrtare të fillonte publikimi i plotë i programeve dhe shpallja e orareve dhe e regjistrimeve. Kurse në Shqipëri akoma nuk kemi një datë të saktë, sepse mezi po presim të na damkosë ai gripi i derrave, që po shpëton dynjanë nga anashkalimi i fokusit prej zhvillimeve të vërteta.

Arsimi vazhdon të më duket dhimbja më e madhe e tranzicionit shqiptar, sepse pajisi me diploma, por la pa mend e handikapë në formim mijëra shqiptarë, devijoi rëndësinë e edukimit, zhvlerësoi përkushtimin ndaj dijes, e shndërroi arsimin në biznes, diplomën në karton e leximin në demode. Më dhimbset sepse shkatërroi vlerën e të mësuarit, zhvleftësoi misionin e mësuesit, ngatërroi qëllimin e vërtetë të ndjekjes së studimeve universitare, shkatërroi tregun e punës me inflacionin e diplomave të marra brenda pak muajsh, prishi ekuilibrin e kërkesës dhe ofertës në tregun akademik dhe atë profesionale, e c’është më e keqja, ka minuar tërësisht imazhin e vërtetë të nevojës dhe meritës për arsimimin e duhur.

Arsimi është njëlloj si festet; cdo koke i duhet gjetur ajo e sakta, ajo që i bën. Por, me liberalizimin e Universiteteve dhe me fluksin e dendur të shkollave të mesme të përgjithshme, arsimi i shndërrua gabimisht në modelin që të jep prestigj në shoqëri. Në një vend ku politika dhe sistemet funksionojnë sic duhet, të gjitha këto do të jepnin efektin e kundërt; Dhe një nxënës që është i prirur për të qenë hidraulik studion mardhënie ndërkombëtare, sepse kështu është moda, kthehet jo vetëm në qesharak, por edhe në një të pashpresë për të gjetur punë në profesionin e ri. Gjithmonë nëse rekrutimet bëhen në bazë të meritave.

Por, në Shqipëri gjërat funskiojnë ndryshe. Në njërin krah qeveria liberalizon universitet dhe nxit akademizmat me para, në kahun tjetër, këmbëngul në rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin studimet në shkollat profesionale. Pse nuk mund të funskionojnë të dyja? Sepse imazhi i shkollave profesionale në Shqipëri është tashmë i rrënuar; e politikat e qeverisë e fundosin edhe më keq atë, duke nxitur në mënyrë indirekte ndjekjen e kaq shumë universiteteve, e madje edhe studimeve master në cdo cep të Tiranës.

Shqipëria është akoma në tranzicion (e tmerrshme edhe pas 19 vjetësh) e është edhe në zhvillim. Por sot, vendi ka më shumë nevojë për teknikë kondicionerësh sesa për kandidatë ministrash; për suvatues të zotët, më shumë sesa për garues për kreun e PS-së; për profesionistë në punë më shumë sesa specialistë në mashtrime publike. E këta njerëz nuk mund të dalin nga auditorët e Universiteteve private apo nga shkollat e panumërta të formimit të përgjithshëm.

Arsimi ka nevojë për nxitje në drejtimin e duhur, që është ai profesional. Por, fatkeqësisht kjo është një fushë që nuk sjell shumë para po ta shohësh nga pikëvështrimi i biznesit shqiptar të viteve të fundit në arsim.

Ama të gjithë të papunët që janë në listën e 13.8% që publikohet zyrtarisht apo ata të 40%-it që mendohet  se janë realisht të papunë në Shqipëri, nuk do kanë për të gjetur punë në administratë jo vetëm sikur në pushtet të jenë Berisha e Meta, po bashkë me ta, të shkojë edhe Rama. Nuk gjejnë sepse rregullimi tregut të punës fillon nga transformimi prej një tregu të orientuar nga oferta në një treg që ndërlidhet me arsimin e udhëhequr nga kërkesa. Kjo kërkon decentralizim të arsimit profesional, partneritet mes aktorëve të fushës, përfshirje sociale, cilësi, risi në sistem, fleksibilitet dhe shumëllojshmëri ofrimi të arsimit dhe të formimit profesional, e kështu më radhë.

Të gjitha këto cojnë në fuqizimin e sistemit sot ligjërisht e institucionalisht, kurse nesër në fuqizimin e tregut të punës, sistemimit të tij e rritjes së mundësive të punësimit për ata të shkretë njerëz që edhe nëse kanë një diplomë, në Shqipërinë e reformuar të së nesërmes, nuk do të kenë vend se ku ta përdorin atë.

Po të gjitha këto nuk ndodhin duke u marrë me turpet politike të bashkëpunimit të të tjerëve. Duhet punë, përqëndrim, vullnet, dhe sërish, dëshirë e mirë për të punuar për politikat, jo për politikën. E për punët e vërteta, politikanët tanë zor se kanë dëshirë të jenë gati. As sot, as mot.

E kur të dalë në pension xhaxhi Iliri me xhaxhi Edin, skemën e tyre të  funksionimit si pensionitë do ta përcaktojë, miratojë e ligjërojë ndonjë politikan që sot mund të jetë 14 vjec e nuk ka prirje më shumë sesa të bëhet bojaxhi, por që sistemi dhe moda i lejon që të bëhet jurist, politikan e kandidat për kryeministër apo president.

S’ka pikë dyshimi se me ritmet e zhvillimit, vetë zoti Rama do të jetojë aq gjatë sa të shohë frytet e politikave të sotme e të kuptojë me të vërtetë se cilat janë turpet e vërteta brenda saj.
 

14 Komente

po shif, une do te te thoja te ndiqje rrjedhen e parase.

paraja eshte percaktuese per kerkesat e tregut, ose mo mire me thone : jo tamam paraja, por menyra sesi nxirret paraja smiley

Mos qaj hall, se asnji kondicioner i tiranes sdo ngelet pa rregullu, e asnji mur pa suvatu. Ska rendesi nese do ti beje muratori, taksixhiu, inxhineri apo muzikanti.  Ama, kur biznesi se ndjen nevojen per kapacitete te kualifikuar mire, shkollat skane per ti prodhuar ato, pervecse ndonje rasti kur qeveria aplikon strategji rigoroze dhe nxitese ne ket drejtim. Se pse nuk ka nevoje tregu per kapacitete te kualifikuar, ket se di une, po ka gjasa, qe, ende ne shqiperi, paraja nuk eshte derivat i krijimit dhe prodhimit apo levrimit te te mirave materiale dhe jomateriale, me cilesine e deshiruar.

Ose sic ka thene i here, nje nga CEO-t (i huaj ky) e nje nga bizneseve me te hershem e me te suksesshem e me me shkelqim ne shqiperi, kur i rekomanduan me levdata nje person goxha te kualifikuar per ta marre ne pune : Te zgjuar e shume te pergatitur nja 2-3 veta me duhen mua, mo teper skam nevoje smiley

 

...une do te te thoja te ndiqje rrjedhen e parase.....

Nese rrjedha e parase eshte si rrjedha e Drinit, atehere me ca planifikime te mira nga ana e njeriut (mire, e dime qe na mungojne "njerezit" por po supozojme qe i kemi), mund te shnderrohet nga kanione ne hidrocentrale, nga permbytes ne vadites etj, etj, etj. Vetem se s'po gjejme dot "njerezit" smiley

parja cohet aty ku shtohet.

nqs parja shtohet ma shume duke permbyt sesa vadite, ujtin gjer n'gju do e kesh gjithe jeten smiley

Epo atehere le te shpresojme cmimi i orizit te mbetet i larte smiley

Dengjer (djathtas) njele ne ti o Bedrije. Tregu, tregu, tregu do i kopsisi te gjitha mo. Po tregu nuk osht aq i sakte, ene prit kur te perballesh me nanji zyre shteti me keta te "diplomumit' apo kur te te vije hidrauliku 100 here e mos t'i japi dum fare. E ti njelesh tu mbush uje me kova (si puna ime smiley    ) sepse hidrauliku kompetent e ka lon zanatin ngaqe osht i zon me studimin e shkencave politike.

njashtu jom njashtu,

si avokati smiley

"...Arsimi vazhdon të më duket dhimbja më e madhe e tranzicionit shqiptar, sepse pajisi me diploma, por la pa mend e handikapë në formim mijëra shqiptarë, devijoi rëndësinë e edukimit, zhvlerësoi përkushtimin ndaj dijes, e shndërroi arsimin në biznes, diplomën në karton e leximin në demode. Më dhimbset sepse shkatërroi vlerën e të mësuarit, zhvleftësoi misionin e mësuesit, ngatërroi qëllimin e vërtetë të ndjekjes së studimeve universitare, shkatërroi tregun e punës me inflacionin e diplomave të marra brenda pak muajsh, prishi ekuilibrin e kërkesës dhe ofertës në tregun akademik dhe atë profesionale, e c’është më e keqja, ka minuar tërësisht imazhin e vërtetë të nevojës dhe meritës për arsimimin e duhur..."  

 

Fatkeqesisht e vertete. 

Por sot, vendi ka më shumë nevojë për teknikë kondicionerësh sesa për kandidatë ministrash; për suvatues të zotët, më shumë sesa për garues për kreun e PS-së; për profesionistë në punë më shumë sesa specialistë në mashtrime publike.

He he por qe te besh shkolle per kondicionere, murator etj ne shqiperi do te thote ti besh varrin vetes. Se tekniku i kondicionereve apo muratori duhe te punoje ndersa demebilizmi shqiptar pranon te bej shkolle per minister ( nenkupto hajdut  pa asnje mundim) apo specialist publik ( nenkupto mashtrues, servil,  nenkupto rroge qyl pa punuar )

Ekonomia e tregut te lire i zgjidh keto gjera nepermjet "rrjedhjes" se parase por kur mentali i populli nuk eshte

"X  ka nje pune te mire, nje qoshe te rehatshme, gjithe diten dredh zinxhirin ne makinen e qeverise apo ne kafene"

"Y ka pune jo llafe, sekretare te bukur, vartes qe i sjellin zarfet me para dhe gjithe diten ( bile dhe gjithe nate) ne kafene dhe lokale"

Nuk mund tja lesh ne dore ekonomise se lire te tregut zgjidhjen e ketyre probleme ne Arnautistanin Rumpalle Dembelist Otomanist Shqiptar

 

 

e mbi të gjitha, arsimit...... Duke u nisur edhe une nga parimi qe "ne nje fjali apo edhe ne nje prurje  , nuk mund te detajohet cdo mendim " po perfitoj per te kundershtuar. Nuk eshte arsimi mbi te gjitha . Arsimi pa tregun eshte i vdekur , me kuptimin eshte "puro idealizem" mendim i pazbatushem...po gjithsesi MENDIM smiley

Them se PUNESIMI dhe vetem PUNESIMI ( perfshi vete...) eshte celesi i hapit te madh qe do levize popllin tone veshderr. Dhe kete nuk e siguron asgje tjeter pervec krijimi i kushteve te ekonomise se Tregut me gjith pasojat . Masnej di vete poplli veshderr dhe Li -derrat ( ose biznesmenet) e tregtise ku i investojne "llapushkat".

 Dhe tani vijme tek problemi kyc qe mendoj se e kapur e nerumja Edlira per te cilin kam te njejtin mendim por edhe Bedrija ta shpjegon me "lopka"

Arsimi ka nevojë për nxitje në drejtimin e duhur, që është ai profesional....Dhe keshtu "drita e diturise , perpara do na shpjerre" Fishta me duket e ka thene ???? Apo jo ? Harrova 5 - en  si probleme qe ngrihen jo si cilesi e si lidhje e mendimeve smiley

Edlira Gjoni ,

Si s`tu thy

ajo moja e lapsit..,

mso i her

me shkrujt ,

pastaj na 

fol

 per arsim!

Ishalla tani vehet rregull dhe fillojne te mbarojne njehere shkollen e mesme dhe pastaj universitetin e masterin.

 

M'duket mu apo ksaj goces i qan zemra per arsimin profesional? smiley

Shif pak, arsimi profesional nuk mbeshtetet vetem me politika thjesht arsimore (them une te pakten) por duhet te funksionojne gjerat ne zinxhir, duke fillu nga licencat per ushtrim profesioni (qe dmth qe suvaxhiu te jete suvaxhi dhe jo thjesht dikush qe i eshte mbush mendja se di te suvatoje) kategorite dhe rrogat e percaktuara sipas kategorive qe e kishte bo komandanti po i hoqem dhe mire beme se ishin kategori social-komuniste, tani duhen fut kategorite integruse-demokratike, nejse. Duhet te filloje te funksionoje fjala magjike, qe ne industri dhe ne sherbime quhet "KONTRATE" qe edhe kur nuk lidhet per cdo rast, me legjislacion te mire pergjegjesite e klientit dhe te atij qe ofron sherbimin jane te qarta dhe nese tekniku i kondicionerit ja sjell klientit ne maje te hundes me punen pa cilesi pergjegjesia i mbetet dikujt. Tjeter, tjeter ... po, kontrolli, profesional, cilesor dhe jo i tipit "katnar militant 4-vjecar inspektor dyqindepesedhjetmijleksh" Tjeter, tjeter ... po, per te gjitha keto dhe ato me siper duhen politikane te ndershem e te pergatitur mundesisht ne universitetet private smiley

Besoj se ka dhe nje semundje qe ka prekur shoqerine Shqiptare .. eshte  refuzimi i realitetit. Dmth me mire nuk behem asgje sesa behem hidraulik, me mire nuk behem asgje sesa te behem kamarier. Mos te permendim ketu agrikulturen apo blektorine.. bashke me boshatisjen e atyre zonave ka ndodhur dhe njelloj trasformimi ne qytetet me qytetaret e rinj. As keshtu e as ashtu.

Mundesisht nje, dy, do te tentojne te shkojne ne  Greqi apo Itali, ose me keq akoma  do te mesojne si te jetojne parazite apo te studiojne per ate qe shkelqen ne TV .. dmth profesionet fiktive per shoqerine e sotme shqiptare.. sidomos duke pasur parasysh se shume qe do te studiojne per dege si Marredhenie Nderkombetare apo Shkencapolitike, apo jurist apo ku di une  dhe neser do te krenohen me nje diplome e cila me se shumti do ti beje sekretare, apo asistente,  apo juriste te papune. Patjeter do te kete dhe nga ata qe do tia dalin por eshte e sigurt se po ndodh nje shperndarje kaotike e plotesisht  jashte kerkeses aktuale ne treg te kualifikimeve ne baze te diplomave.

Eshte problem dy dimensional  - por mbi te gjitha i mentalitetit te shoqerise shqiptare. Do te ndryshoje.. por nje brez i tere po sakrifikohet dhe kjo do te lere pasoja te cilat qe tani jane shume te dukshme ..

tranzicionet te na gjithmone zgjasin pak me shume se ne vendet tjera smiley

24media.me

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).