Aritmi ekonomike

Deklaratat kontradiktore të Kryeministrit ndikuan ndjeshëm në zhvlerësimin e lekut vis a vis euron këto ditët e fundit. Ideja se monedha kombëtare mund të abandonohej për atë evropiane shkaktoi një efekt psikologjik domino, që dëmtoi rëndë monedhën vendase.
Kontradiktore: sepse në të njëjtën kohë i bën thirrje bankave dhe bizneseve që t’i japin stimul ekonomisë sonë, të prekur nga kriza tashmë, që të angazhohen në forma më të shpeshta, më të thjeshta dhe më të lira kreditimi. Thirrjet për të rritur ekonominë nëpërmjet kreditimit në lekë janë në aritmi totale me deklaratat (brenda së njëjtës konferenc&eumlsmiley, që dëmtojnë tashmë rëndë monedhën vendase në treg.
Për të penguar një “rënie të lirë” të lekut do të duhet që Banka e Shqipërisë të ndërmarrë masa të tjera përtej atyre psikologjike, që ka vënë në lëvizje. Ndoshta nuk do të mjaftojnë daljet e sinkronizuar mediatike të Ministrit të Financës dhe të Guvernatorit të Bankës, plus disa lojtarë të tjerë shtesë, për të mbushur mendjen e publikut se leku është monedhë e fortë dhe histori të tjera për të rritur besimin. Mund të ndodhë që Banka Qendrore në vend të duhet të rrisë normën bazë të interesit, përtej asaj që është tashmë në nivele të larta për lekun.
Në një rast të tillë interesi, dhe në këtë fazë tepër i lartë, do të bëhet gati proibitiv për një sipërmarrje a qytetar që kërkon të marrë kredi; qoftë këto për investim a konsum. Interesa më të larta për lekun nga bankat në treg do të komandojnë një forcim të lekut në lidhje me euron, por do të kenë si aftershock ulje të kreditimit në ekonomi.
Kështu, me “një të rënë të mikrofonit” kësaj radhe, Kryeministri arriti të ketë një kombinim nga më të dëmshmit për një ekonomi tregu. Nga njëra anë do të kemi zhvlerësim të lekut dhe inflacionin e pandashëm, dhe nga ana tjetër do të kemi një komprimim të ekonomisë, për shkak te rënies së kreditimit në lekë (si pasojë e normave të interesit që mund të ngrihen për të mbrojtur monedhën vendase).
Në fazën kur Shqipëria nuk ka dalë ende nga pasojat ndërkombëtare të krizës, që de facto ka prekur vendin, një situatë e tillë e përkeqëson akoma më shumë gjendjen ekonomike të vendit. Në këtë analizë nuk dua të hyj fare në spekulime se si mund të reagojë më tej psikologjikisht dhe në mënyrë iracionale konsumatori vendas.
Sikur të mbahemi vetëm brenda analizës së një ekonomie racionale (dhe me konsumatorë të tillë!!), pasojat që sjellin këto veprime dhe deklarata bërthamore në një periudhë të vështirë ekonomike janë pak të quhen të papërgjegjshme.
Goditja e lekut në këto momente, përveç se destabilizon tregun në mënyrë të menjëhershme, ul ndjeshëm besimin në ekonominë të konsumatorëve dhe investitorëve në të ardhmen. Një monedhë e dobët dhe e destabilizuar, njësoj si diabeti, ka efekte që dëmtojnë në vazhdimësi rëndë tërë sistemin imunitar të një ekonomie të shëndetshme.
Pasojat e kësaj marrie të vogël kryeministrore do të ndjekin ekonominë tonë për më tepër kohë se sa shpresonte dhe vetë ideatori i saj. Shfaqjet publike qetësuese apo siguruese të aktorëve të rëndësishëm në jetën fiskale dhe monetare të vendit, nuk do të mund të stabilizojnë gjendjen në më të mirën. Ato nuk mund të arrijnë gjë pa dalë në skenë krijuesi i skenarit të këtij teatri absurd që luhet me lekun, ekonominë shqiptare dhe konsumatorin e këputur vendas. Se çfarë do të thotë kësaj radhe për të qetësuar shpirtrat, dhe për të kompensuar humbjet për të gjithë ne, mbetet shfaqja e radhës.

11 Komente

Sa perpjekje e vaket per te bere politike me ekonomine. Shashka e rradhes e Berishes nuk mund te shkaktonte renie te lekut se kushdo qe ka dy pare mend ne koke e kupton qe kalimi ne Eur s'behet brenda nates. Ka shkaqe me te rendesishme qe perligjin ndryshimin e kursit, shkaqe qe luhaten nga ato sezonale (leku ne pergjithsi dobesohet ne vjeshte) tek te vecanta (renia e sasise se Eur qe futet ne vend) dhe PS do te bente mire te ofronte zgjidhje shtese, jo thjesht te dilte e te tregonte me gisht gallaten e perditshme.

Shashka e rradhes e Berishes nuk mund te shkaktonte renie te lekut se kushdo qe ka dy pare mend ne koke e kupton qe kalimi ne Eur s'behet brenda nates.

100% drejte. As Rumania, qe eshte vete ne BE nuk ka futur akoma euron, jo me ne.

 Nuk e kuptoj ku i shohin keta trapa te mirat e euroizimit? Per mendimin tim duhet ndaluar shitja e shtepive, makinave dhe sherbimeve me euro absolutisht. Kjo do te forcoje monedhen tone kombetare. Na mjaftojne krizat tona te brendshme skemi pse importojme indirekt qofte edhe pjeserisht krizat europiane

 

 Sa injorant jam, marr vesht nga ekonomia , sa per te blere buken.

Per mendimin tim duhet ndaluar shitja e shtepive, makinave dhe sherbimeve me euro absolutisht. 

Pse?

Si vjen kriza europiane tek ne?

Gent.

 @Lumidrin

Euroizimi ben praktikisht te pamundur nje politike monetare te pavarur dhe ne kemi nevoje per nje te tille pasi ekonomite e BE-se jane ne nje stad tjeter nga ne dhe prandaj politikat monetare te ECB nuk jane te pershtatshme per ne. Ciklet tona ekonomike nuk perputhen me se paku. Madje mund te argumentohet kjo eshte nje nga shkaqet pse politika monetare e BeSH eshte krejtesisht inefektive psh per uljen e normave te interesit dhe madje ne te ardhmen edhe per menazhimin e inflacionit nqs nuk menazhon dot kursin e kembimit.

Euroizimin/dollarizimin  e aplikojne vende qe kane nje te kaluar ekonomike shume instabile me zhvleresime shume te medha te monedhes dhe me kriza te renda me prani te madhe te kapitalit financiar afatshkurter dhe me borxhe te medha dhe kane nevoje per dy gjera 1) kredibilet 2) stabilitet. Fatmiresisht qe nga 1991 ne nuk kemi pasur te tilla me perjashtim te 1997 (qe dihet nuk ishte krize vero-e-proprio) dhe keshtu besimi i publikut tek monedha vendase Leku eshte i forte. Borxhi jone i jashtem eshte teper i vogel ne krahasim me PBB dhe me maturitet te mire. Ne nuk kemi short-term capital inflows spekulative ne nivele shqetesuese.  Mund te permend dhjetra shkaqe te tjera minore pse ne nuk duhet te jemi kandidate per kete gje

Euroizimi/dollarizimi eshte ne fakt nje straightjacket qe i imponon ekonomise kombetare. Pse ta bejme kete? Apo kemi humbur komplet besimin tek BeSH dhe politikat qeveritare? Per fat te mire s'jemi ne ate faze por ama kete vit qe po kalojme kemi pare shume eksperimente te rrezikshme qe kane nje fund te dhimbshem ne cdo vend dhe prandaj vlen te paralajmerohet guvernatori dhe Berisha qe te mos ndermarrin aventura te rrezikshme qe do te konsumoheshin keqas ne demin tone (per ironi te fatit edhe ne demin e Berishes vete)

Nqs i detyrojme shqiptaret ti bejne blerjet baze ne monedhen kombetare atehere edhe kursimit do te kishin tendencen ti mbanin ne monedhen kombetare (jo si sot ku 2/3 e kursimeve formale+informale mbahen ne valute) dhe keshtu do te mundesohej forcim dhe qendrueshmeri e lekut, kreditim ne monedhe kombetare ne menyre natyrale, ulje interesash ne leke, ulje e interesave te borxhit publik sepse do te uleshin bonot e thesarit, axhustim me i mire i baserate me yield-in e bonove te thesarit, dhe te gjitha keto sjane vecse pozitive. BeSH do te shihte se kishte freret ne dore, kursimtaret do te merrnin me pak interes ama pa frike se leku zhvleresohet, kredimarresit do te perfitonin kredi me te uleta, do te kishte me shume rritje ekonomike, qeveria do te paguante me pak per borxhin publik interesa dhe madje mund te terhiqnim edhe inflows ne formen e blerjes se obligacioneve dhe bonove ne lek nga te huajt.

Ne nuk kemi ekonomi te forte eksportuese per shkaqe strukturale dhe keshtu ne nuk demtohemi nga leku i forte aspak dhe aq qe nxiten eksportuesit nga leku i dobet. Ne fakt leku eshte shume nen normen e Purchase Power Parity.

 

 

 

 

 

 

 

 

Drino,

ajo qe thote Genti e ka nje baze te drejte. Shitblerja e pajisjeve, pasuri te patundshme ne Euro perben nje rezerve, e cila po te shfrytezohej do ta rivleresonte shume Lekun, ama vetem ne periudhen e shkurter. Pastaj do te ristabilizohej cdo gje si perpara.

Kjo nga pikepamja ekonomike. Aq me teper nga pikepamja legale, sepse ne kartmonedhe ke te shkruar me shkronja te medha " ka vlere legale". Ne territorin shqiptar teorikisht askush nuk ka te drejte te te mohoje nje blerje ne Leke.

Halli eshte qe, nese vendosen masa shternguese ne kete drejtim, ka rrezik te hapet paniku se "qeveria ne falimentim po akumulon valute te huaj" me pasoje akoma me te keqia.

Fullani: Është rritur besimi ndaj sistemit bankar

» Dërguar më: 29/09/2009 - 16:35     

• 

Besimi ndaj sistemit bankar në vend është rritur. Kjo është deklaruar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ndërkaq kryeministri Berisha tha gjatë këtij aktiviteti se edhe këtë vit ekonomia ka shënuar rritje. 

TIRANE- Ndërsa kriza botërore po konsiderohet e ezauruar dhe ekonomitë e vendeve që u prekën prej saj janë duke rimarrë veten, publiku shqiptar ka rritur besimin tek bankat. Në inaugurimin e zyrave të reja qendrore të ProCredit Bank, Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dha këtë lajm të mirë për sistemin bankar, duke dhënë gjithashtu një vlerësim për faktin që bankat po japin kredi në lekë, tregues ky i qëndrueshmërisë së monedhës vendase. Bankat, sipas Guvernatorit Fullani janë duke rikthyer si bazë kreditimi monedhën vendase lekun.
“Jam vërtet i kënaqur nga analiza e fundit bërë dje del që besimi i publikut ndaj sistemit bankar është totalisht i rikuperuar. Brenda pak a shumë një viti, Shqipëria arriti të rikuperojë totalisht besimin e bublikut në sistemin bankar shqiptar. Po rikthehet si bazë, kreditimi i sistemit bankar në lekë.”u shpreh Fullani.

I pranishëm në këtë ceremoni, kreu i qeverisë, Berisha vlerësoi investimet gjermane në Shqipëri dhe garantoi mbështetje për të miratuar cdo dispozitë dhe cdo vendim për të garantuar veprimtarinë e sistemit bankar në vend. Por si gjithmonë edhe në këtë fjalë Berisha nuk ka lënë mënjanë euforinë, kur tha se ekonomia e vendit edhe këtë vit do të ketë rritjen më të lartë në Europë, por ndryshe nga herët e tjera kësaj here kryeministri nuk dha shifër.
Monedha vendase leku ka marrë dhe komplimentat e kryetarit të bordit të drejtorëve të ProCredit Bank në Shqipëri, i cili vlerësoi lekun si monedhën më të qëndrueshme në të gjithë Europën në gjithë vitet e fundit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Gent !

Shume faleminderit per spiegimin qe i ben pyetjes, edhe pse te them te drejten shume gjera jane te palexueshme.

Qe Leku do zhvlersohet, sa me afer levizjes se lire eshte e padiskutueshme.

Ne nje krahasim banal, se tek kush ke besim tek qeveria apo banka, pergjigja e shpejt do ishte tek asnjera, i detyruar per nje pergjigje, do thoja qeveria.

Presioni qe beri Berisha, perdorni eurot, nuk ishte pa vend. Spekullimet qe vijne nga luhatja e lekut, ka vetem nje drejtim, fitojne operatoret e kembimit, humbin kursimtaret, bjen forca e fuqis blerse.

Pa qene ne dijeni te kohes, se kur Shqiperia do bej pjese ne BE,po eshte mese e qarte se Leku do zhvlersohet ne masen me te mundur.

Rritja e qarkullimit te lekut, do sjell nje zhvlersim te tij me te madh, kjo eshte e qarte. Cilado qeveri qe te jete , sa me afer te jete konvertimi i euros ner tregun Shqiptar, do uronte qe kursimet e Shqiptareve te jen ne euro, sepse zhvlersimi i lekut do sjell pasoja me te riparueshme, ne krahasim me te kunderten. Berisha nga kjo friksohet, plus qe ka edhe nje te kaluar te hidhur ne raport me kursimet e Shqiptareve.

Drin,

Sa me shume njerez te kthejne kursimet ne Euro aq me shume do zhvleresohet leku dhe aq me shume do humbasin ata qe i kane kursimet ne leke. Gjithashtu aq me shume do humbasin ato firma qe i kane cmimet ne leke dhe borxhet ne Euro dhe aq me shume do humbase qeveria nga borxhet e saj qe mund t'i kete ne Euro ndersa llogarite eshte e detyruar t'i beje ne leke.

Cdo njeri qe e ze paniku dhe kthen leket ne Euro shton presionin mbi lekun, prandaj eshte e domosdoshme qe te merren masa per uljen e ketij paniku duke siguruar qendrueshmerine e lekut ne limitet e luhatjes se tregut.

Gre, fjalet e tua te merren masa me duken te bukura po cfare masash konkretisht? Me fjale nuk iken "paniku". Nuk ka panik ne fakt ta siguroj thjesht jane operatoret e medhenj dhe kambistet qe godasin ne piken me te dobet dhe mire bejme se ne jemi per te nxjerre fitime jo per te kenaqur psikologjikisht popullin.

Mase qe duhet te merret eshte te stopohet euroizimi i ekonomise qe proklamohet nga disa debila si Selami Xhepa & Co qe i hedhin trute e gomarit kryetrapit tone pasi ne kete faze per ne eshte i demshem dhe jo i dobishtem. Te lejohen nderkohe lirisht metalet e cmuara te tregtohen nga te gjitha bankat e n.2 dhe vault te menazhohet nga BeSH. Te krijohet bursa ne menyre qe spekulimin ta bejme mbi aksionet dhe jo mbi monedhat. Te stopohet QE e paarsyetuar. Te programohet buxhet real dhe jo qiqra ne hell qe na shkaktojne deficite te pakontrolluara. Te emetohen bono thesari ne euro dhe dollare per shqiptaret brenda dhe jashte vendit si dhe lirisht te blershme nga te huajt si faze e pare per lancimin e nje eurobond/dollarbond. Ka edhe masa te tjera po keto qe permenda jane disa dhe teper konkrete.

 

Gent,

dakort jam me ato qe thua ti. Por duhet te jemi te ndergjegjshem qe nuk behen dot te gjitha menjehere.

Si fillim duhet te kemi te qarte qe paniku po jep efektet e veta ne zhvleresimin e lekut dhe sa me shume vete te perfshihen ne panik aq me shume zhvleresohet leku, derisa te arrije nje pike qe te marre tatepjeten 90 gradeshe pastaj. Pra problemi per qeverine dhe pergjegjesia eshte per kursimtaret dhe konsumatoret. Operatoret e tjere do bejne te tyren dhe do te perfitojne nga ndonje luhatje (se per ate gje punojne), por nuk kane aq peshe sa te cojne lekun ne krize.

Pra si fillim, qeveria dhe Banka duhet ta marrin me seriozitet rrezikun qe u kanoset dhe ta adresojne. Lenia menjane e retorikes elektorale eshte nje fillim (Euro, shpenzime). Buxhetet reale eshte nje tjeter.

Qeveria duhet te mendohet me shume se si do t'i financoje disa projekte qe ka ndermarre.

Psh, ne 4 vjecarin e kaluar foli per ulje te informalitetit qe mendohej se do te rriste arken e shtetit. Kjo nuk po funksionon me (ose njerezit nuk po e besojne). Keshtu qe eshte koha te mendoje per menyra te tjera se si do e ruaje stabilitetin makroekonomik. (nuk ka rendesi te jene te verteta, vetem te jene te besueshme).

Adresimi i deficiteve. Edhe nese vazhdon shpenzimet e planifikuara kete vit, te beje nje plan (qofte edhe si ide) se si do e balancojne buxhetin ne vitet ne vazhdim (cfare do rritet, cfare do ulet).

Te garantoje depozitat (qe e ke thene edhe ti me pare). Shume depozitues me shume tremben per falimentimin e bankave dhe humbjen e kursimeve sesa per zhvleresimin e dollarit. Kthimin e depozitave ne valute nuk e bejne sepse mendojne se leku do te zhvleresohet 3, 5 apo 8%, por se kane frike se do i humbin fare ato kursime.

etj,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).