Ambasadorja e Britanisë së Madhe: Jemi të zhgënjyer me zgjedhjet

Ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona McIlwham, në një intervistë për revistën “Mapo”, flet në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë. Ambasadorja thotë se ata janë të zhgënjyer për problemet që dolën gjatë këtij procesi zgjedhor, sidomos për faktin se këto probleme po shfaqen në një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të hyjë në BE. McIlwham thotë se ata janë në pritje të raportit të ODIHR, që do jetë dhe verdikti i ekspertëve për zgjedhjet, por shton se ata janë të shqetësuar për problemet që u hasën. Diplomatja e huaj shton me këtë rast se, që të aspirosh Bashkimin Evropian, duhet të arrish standarde evropiane dhe jo relative.

Ambasadorja britanike thotë se ajo ka takuar mjaft të rinj në Shqipëri, që kanë potencialin e duhur dhe padurimin për të parë vendin e tyre më mirë, por që aspiratat nuk u përputhen me ritmin e reformave.

McIlwham komenton dhe deklaratat e Berishës për bashkimin e kombit. Sipas saj, kur flitet për gjëra të tilla, duhet pasur shumë kujdes, pasi zgjojnë shumë ndjeshmëri. “Ajo çka demonstrohet qartë nga debati i lindur nga komentet e kryeministrit, është nevoja për të njohur ndjeshmëritë e rrënjosura thellë që rrethojnë çështjet e kombësisë dhe etnisë në këtë rajon. Ato janë çështje që kanë ndarë komunitete dhe familje dhe kanë marrë shumë jetë të pafajshme”, - thotë diplomatja. Në fund ajo e vlerëson bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si të fortë e në përmirësim e sipër. Ajo nuk lë pa theksuar nevojën e bashkëpunimit në fushën e krimit të organizuar, që është problem për të dy vendet

 

Shkëlqesi, e morët detyrën e ambasadores në Shqipëri në një moment politik delikat për vendin, në prag të zgjedhjeve të qershorit. Me çfarë përshtypjesh i shoqëruat këto zhvillime? Sa e ndryshme, krahasuar me ditët e para, është ideja juaj për vendin tonë pas këtyre muajve qëndrimi në Shqipëri?

 

Është e qartë se arrita këtu në një moment interesant politik, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit. Por erdha edhe me një sens shumë të qartë të trashëgimisë së pasur dhe potencialit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

Para se të merrja detyrën, kalova një muaj në Shkodër duke mësuar gjuhën shqipe - dhe eksploruar veriun. Atje, në Fakultetin e Gjuhëve dhe me përpara në Londër, takova shumë të rinj shqiptarë, shumë të talentuar dhe dinamikë; të arsimuar dhe të dëshpëruar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre në Shqipëri, dhe si pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu arrita në Tiranë, e bindur për potencialin e këtij vendi - sidomos potencialin njerëzor. Ky mendim nuk ka ndryshuar. Vetëm është forcuar, pasi kam takuar akoma më shumë shqiptarë dhe jam njohur me eksperiencat dhe historitë e jetës së tyre. Natyrisht, zgjedhjet kanë qenë fokusi kryesor për mua dhe qeverinë time, por jo fokusi i vetëm. Gjithsesi, bindja ime për potencialin e Shqipërisë qëndron e fortë.

Besoj se pas tre muajsh këtu, shqetësimi im është, nëse Shqipëria po e mbështet plotësisht këtë potencial dhe energji. Kam takuar shumë të rinj shqiptarë që janë të zhgënjyer nga politika dhe ritmi i reformave. Po, vërtet Shqipëria ka bërë rrugë të gjatë që nga rënia e regjimit të mëparshëm. Po, vërtet që ka progres. Por mund të mos jetë duke ecur aq shpejt sa pritshmëria dhe aspirata e disave - sidomos e të rinjve.

Ndjesia ime është se ka dëshirë të madhe për ndryshim pozitiv - prandaj shpresoj se qeveria e re dhe parlamenti i ri do ta kapin këtë iniciativë.

 

Votimet e 28 qershorit nxorën fitues koalicionin e zotit Berisha me zotin Meta, kurse opozita socialiste pësoi një humbje, të cilën vazhdon ta kontestojë. Cili është pozicioni i juaj dhe i qeverisë britanike për parregullsitë që u vunë re në zgjedhje?

 

Ende po presim raportin final të ODIHR për zgjedhjet e qershorit. Ata janë ekspertët dhe raporti i tyre do të ketë rol thelbësor në pikëpamjen e qeverisë time mbi procesin elektoral. Mbretëria e Bashkuar është dhe ka qenë e fokusuar në integritetin e procesit elektoral, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Rezultatet, sigurisht, janë për t’u vendosur apo kundërshtuar nga qytetaret shqiptarë, dhe jo nga ne të huajt.

Pa dyshim, në ditën e zgjedhjeve shumë votues dhe nëpunës të administrimit të zgjedhjeve treguan angazhimin e tyre për një proces demokratik - këtë e pashë personalisht, sepse vizitova qendra votimi brenda dhe jashtë Tiranes. Por, siç e kanë theksuar raportet paraprake të ODIHR, ka pasur parregullsi - probleme parazgjedhore me politizimin e strukturave shtetërore, dhe pas ditës së zgjedhjeve, tension, ndërhyrje dhe vonesa në procesin e numërimit. Kjo është zhgënjyese, sidomos për një vend të sapo-anëtarësuar në NATO dhe një vend aspirant për në BE. Dhe ky është shqetësim për mua dhe qeverinë time, që presim me padurim të shohim plotësimin e ambicies së Shqipërisë për anëtarësim në BE.

BE ka caktuar kritere të qarta për anëtarësim. I mbetet vendeve aspirante që të arrijnë standarde evropiane - dhe jo standarde relative.

 

A mund të thuhet se standardet demokratike nuk u respektuan në këto zgjedhje? Si i komentoni deklarimet e vëzhguesve ndërkombëtarë se, një e treta e procesit të numërimit në qendrat e vrojtuara ka ecur keq ose shumë keq?

 

Siç e kam thënë, nuk do të paragjykoj raportin final të ODIHR. Vlerësimi i plotë final do të publikohet së shpejti dhe do të japë mendimin e ekspertëve. Do të vendosë në një kontekst më të gjerë vëzhgimet e tyre paraprake, duke përfshirë edhe ato të procesit të numërimit.

 

Siç dihet, raportet shifrore që dolën nga zgjedhjet do t’i japin formë një qeverie që ngrihet mbi një mazhorancë të dobët parlamentare. A përbën kjo një rrethanë shqetësuese për stabilitetin politik në vend?

 

Një mazhorancë e dobët nuk është në vetvete diçka e keqe - apo një kërcënim për stabilitetin. Ajo inkurajon edhe stimulon konsensus politik dhe, kur kjo gjë arrihet, përbën një themel të fortë për reforma, veçanërisht në vendet në tranzicion, por edhe më gjerë. Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria, edhe pse ka një mazhorancë të konsiderueshme, është bazuar në mbështetjen ndërpartiake për reformat më madhore, si për shembull arsimi. Reformat më madhore në Shqipëri do kërkojnë domosdoshmërisht mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe të qeverisë për të siguruar një mazhorancë me 2/3 apo 3/5.

Të gjitha partitë politike e kanë bërë shumë të qartë angazhimin e tyre për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu, integrimi në Bashkimin Evropian është një projekt kombëtar që kërkon progres kombëtar, ndërpartiak, si dhe mbështetje publike. Ekziston një qëllim i përbashkët, por si në të gjitha demokracitë e mira, unë pres që të kemi një debat të shëndetshëm dhe (shpresoj) konstruktiv për zbatimin e këtij projekti.

 

Para pak javësh Bashkimi Evropian njoftoi listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave nga viti i ardhshëm, duke lënë jashtë saj Shqipërinë dhe Bosnjën. Sa është influencuar ky qëndrim nga ecuria e procesit elektoral dhe më në tërësi nga mënyra se si po zhvillohet Shqipëria, në raport me standardet që kërkon bashkësia ndërkombëtare?

 

Procesi i liberalizimit të vizave ka një grup të dallueshëm dhe të qartë kriteresh, që përfshijnë përmirësimin e dokumenteve dhe sistemeve të udhëtimit, kontrollin e kufijve dhe veprimet për t’iu kundërvënë krimit të organizuar, si dhe mbrojtjes ligjore të grupeve minoritare.

Liberalizimi i vizave ka më shumë të bëjë me përmirësime të dukshme teknike në sistemet kufitare të Shqipërisë dhe me hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar sesa me politikën. Dhe progresi i këtij vendi dhe qeverisë do të matet mbi këto kritere/kërkesa.

Mbretëria e Bashkuar nuk bën pjesë në hapësirën e përbashkët të BE Schengen - ne kemi sistemin tonë të kontrollit kufitar, me kërkesa të veçanta për vizat - kështu që nuk jemi të përfshirë direkt në vendimmarrjen për liberalizimin e vizave Schengen për Ballkanin Perëndimor; dhe këto vendime nuk cenojnë drejtpërsëdrejti regjimet tona. Por ne sigurisht e ndjekim me interes procesin. Për Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët evropianë progresi i Shqipërisë në përmbushjen e këtyre kërkesave, është një tregues i angazhimit të saj ndaj reformave dhe vlerave të BE me gjerë.

 

Zoti Berisha ka hedhur së fundi idenë se mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të vijojë procesi i ‘bashkimit të kombit’. Si tingëllon kjo, sipas jush, në veshët e evropianëve, të cilët kanë preferuar ta shohin afrimin e Kosovës me Shqipërinë në kuadrin e një integrimi më të gjerë evropian?

 

Shqipëria ka luajtur gjithmonë një rol të moderuar dhe të përgjegjshëm në rajon. Nuk shoh asnjë arsye pse kjo të ndryshojë. Ajo çka demonstrohet qartë nga debati i lindur nga komentet e kryeministrit është nevoja për të njohur ndjeshmëritë e rrënjosura thellë që rrethojnë çështjet e kombësisë dhe etnisë në këtë rajon. Ato janë çështje që kanë ndarë komunitete dhe familje dhe kanë marrë shumë jetë të pafajshme. Çështje me të cilat unë njihem shumë nga afër, pasi kam punuar për katër vjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

 

Si i cilësoni marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Bashkuar? Çfarë mungon në këto marrëdhënie, që ju do të donit ta përmbushnit gjatë mandatit tuaj?

 

Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona janë të forta dhe do vazhdojnë të përmirësohen me kalimin e viteve. Ato janë marrëdhënie dinamike - me një gamë të gjerë interesash dhe kontaktesh të përbashkëta, duke përfshirë punën e përbashkët jetike për të luftuar krimin e organizuar që cenon të dy vendet tona, si dhe punën e Këshillit Britanik për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së trajnimin gjuhësor në universitete; dhe me gjithnjë e më shumë kontakte jo-qeveritare. Më 7 shtator ne po themelojmë degën shqiptare të Bashkimit Anglishtfolës - një organizatë që promovon gjuhën angleze dhe kontaktet në rang global. Kështu marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar - Shqipëri janë të një game të gjerë dhe me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ato vazhdojnë të zhvillohen dhe maturohen. Por të gjitha këto mbështeten fuqimisht në vizionin e përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë - e ardhme që e sheh këtë vend si një anëtar me të drejta të plota të BE.

Gjatë qëndrimit tim, mezi pres të zhvilloj dhe thelloj edhe më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ku ne kemi përparësi urgjente të përbashkëta. Mbretëria e Bashkuar kërkon të ketë një dialog të hapur dhe të sinqertë për problemet dhe sfidat që bazohen në partneritet real. Por unë do të punoj për të ndihmuar në zgjerimin e këtyre marrëdhënieve përtej kontakteve tradicionale qeveri me qeveri, duke stimuluar biznesin, si dhe kontaktet njerëzore. Themelet e marrëdhënieve tona janë të forta.

10 Komente

Po patjeter znj. Ambasadore, tani u zhgenjyet nga zgjedhjet, se cudi nuk e prisnit qe te ndodhnin probleme apo te kishim politizim te strukturave shteterore!!! Shqiperia befas do organizonte zgjedhje sic i organizon Suedia.

Mjafton te dinit nje shprehje te urte popullore shqiptare qe t'i paraprinit ketyre gjerave, shprehje e cila thote: "Ai stan ate bylmet ka", apo dhe shprehje te tjera te tipit, "Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron".

Mgjs, se mos po ju gjen gje juve. Ju thoni nga nje fjale te mire, po fundja e kush po ju degjon. Ketu shteti prej 20 vjetesh eshte i kapur nga krimi i organizuar, monopolet, oligarket etj, e nuk po i plas shume per liberalizim vizash, integrim e sllogane te tjera si keto.

Edhe ne shqiptaret jemi te zhgenjyer me trajtimin qe i ben ambasada angleze qytetareve tane. Jemi te zhgenjyer ne fakt me trajtimin qe autoritetet angleze u rezervojne shqiptareve.

Jemi te zhgenjyer qe nje vend qe eshte anetar i NATOS dhe i BE-se u ben qytetareve shqiptare...

Fiona, darling, sweetheart; there's a lot of disappointments in this world; and what we do to ourselves exclusively concerns us, and us alone; just like the way you treat us concerns us and us alone, - given the fact that no matter what we do, you still don't give a shit.

Edhe ne zonja ambasadore jemi te zhgenjyer nga trajtimi qe ju i beni qytetareve shqiptare ne konsullaten tuaj.

Jemi te shqetesuar sepse nga njera ane ju propogandoni me te madhe se mbroni te drejtat e levizjes se lire te njerzve e nga ana tjeter pengoni me aresye te kota levizjen e qytetareve te thjeshte (sepse hajdutet,drogaxhinjte,etj. i marrin vizat thjeshte duke paguar).

Beni njehere nje hetim se kush ja ka dhene vizat ketyre njerezve qe levizin lirshem neper Europe edhe ne Britani ,por nuk besoj se do ta beni ndonjehere publik ,sepse jeni vete ju te ambasadesqe i keni firmosur keto viza.

Zonja Ambasadore.Ne jemi te zhgenjyer edhe nga fakte te tjera.Si ka mundesi qe edhe tek ,ju vend antar e themelues i NATO-s,ndodhin lloj lloj skandalesh seksuale dhe korrupsionmi ministrash e kryeministrash????

Keshtu do te na jepni shembull qe te jemi antar i NATO-s ??

Te pakten mos na ofendoni me me keto perralla qe thoni ju zonja Ambasadore sepse nuk keni te beni me nje popull injorant.

Me keto qe thoni tregoni injorancen tuaj.

Ne fakt per te thene te drejten injorance tregon ti me keto qe shkruan o kalavaci..

Por kjo nuk do te thote qe  zonja e nderuar ambasadore ne emer te qeverise se vete ka te drejte te "keshilloj" shqiptaret per kete qeveri horrash qe do krijohet ne Shqiperi. Pasi :

1) Eshte sponcorizuar dhe inkurajuar nga vete Evropa apo Amerika!

2) Eshte cmimi qe shqiptaret kane paguar dhe vazhdojne te paguajne per shkak te "qetesise" rajonale qe kerkon Evropa me Ameriken. Per sa kohe Tirana eshte anti-shqiptare ne thelb shoqeror dhe politike, edhe derri te qeverise!

3) Arsyheja juaj kryesore e kesaj interviste eshte ti terheqesh vemendjen Derrit te sotem kryeminister per thirrjet qe ben per Kosoven. Thjesht te rruash interesat e juaja miskine ne ballkan. Ato prrallat qe keni per zgjedhjet (gjoja te indinjuar,apo te shqetesuar)  jane aq perralla....!!! 

 

O zoti Liqeni.Perse ajo paska te drejte te keshilloje shqiptaret per kete qeveri "horrash" e quani ju.Le te keshilloje qeverine e saj ku ka me shume horra ,skandalet seksuale te te cileve bejne cdo dite xhiron e botes.

Sa per ate punen e "derrit" shiko se ti vete me siguri ke dale nga nje dose komuniste.

Politikanet tane ja ariten qellimit. Ska me BE apo liberalizmim vizash.

Libarelizim visash dhe BE do te thote nje shqiperi evropiane qe ndryshe do te thote nje shqiperi ku mundesite per te vjedhur, per te treguar  tangerllik ndaj atyre qe nuk dalin dot jashte, per te vrare e shkateruar jane shume me te pakta. Ndaj Saliu i shkateroj zgjedhjet ndaj Ramam beri dhe ben tere ate zhurme deri ne bojkotim te parlamentit, ndaj Rama dhe Mjaftistet e tij ju ankuan me relacione e petiocione ambasadave te vendeve perendimore. Qellimi?  Zgjedhjet te ishin jo korekte dhe jo veteme kaq por dhe bota te njihej me  jo korektesine qe te na mbylle deren.

Dhe dera u mbyll dhe populli fakir qe voton me kembe jo me koke do te vazhdoj te vuaj.

Eh rrofte demokraci shqiptare smiley

 

Ambasadorja e Britanisë së Madhe: Jemi të zhgënjyer me zgjedhjet

Yeah? What's the difference?(what did we miss?)

smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Madamme Ambasador, we are terribly sorry that you have been disapointed, really!

Look at the bright side of things though. You are now in Albania, is summer time and you could do very well with a tan, why dont you go to the beach, get some tan, and let the albanians worry about the standarts of the elections?

After all they dont concern the UK as much as they concern the albanian people, or do theyyyy! hmm! It would be so great if you could enlighten us with regards to the standarts required by the UK, and what do they consist of.

I was always thinking that for you (with you I mean all of the western european and american diplomatic body in Albania) is good enough that a good percentage of the albanians get out to vote,  ( does not matter where the vote goes or if is counted fairly) and they are as devided as it can be (thats just avoiding a civil war) between the political parties that dare not have at heart the best interest of Albania, but that of others. But maybe I was wrong and you are not happy even with that.

What a terrible disapointment that must have been though for the UK and its representatives in Albania.

Yes, i bet Churchill is spinning in his grave... and so must be Boudica.

Damn it! - i knew we were the embarrassment of EU/USA/NATO!

Say thanks god they are not disapointed with Berisha, they still love him, bless him, just the other day he was awarded a GRAND CORDON.

Ah poor man, he has suffered alot, it takes so much energy, effort and dedication to achive the total destruction of 50 years of hardship, hard work and sacrifices made by the albanian people, but he achived it, not only that but he shaked the very foundations of the nationhood, its history, culture, and above all dignity.

Though credit goes to his masters aswell, who have been so hard working, persistent, patient, dedicated, gentle, but ruthless at times, and never lost faith in his and his compliancies unparalelled servitude.

Its time for the masters to get the spiritual satisfaction they so much craved out of the sufferings and humiliation of the subjects of that brutal regime that used to be, and of their servant to be amazed by the splendor of their GRAND CORDONS

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).