Ali Pashe Tepelena: Rinia

 

"Ai që nuk mbron dot pronën e vet, e meriton t'ia rrëmbejnë të tjerët. "

...Kjo ekspoze më shtyn të vendos në planin e parë të tablosë sime një njeri që sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe që e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicies së këtij tirani.

Do të hyjë në tregimin tim gjithë ajo që arriti të bëjë gjenija fatale e një skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i përdorte vetëm për të turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtëzakonshme me të cilat e kishte pajisur një natyrë e egër, për t'u ngjitur, krim pas krimi, në rangun e sovranëve, të cilët arrinte t'i sfidonte si i barabartë mes të barabartëve.

Një përzierje mendjehollësie dhe injorance, naiviteti dhe pabesie, maturie dhe kuturisjeje, trimërije dhe vetëruajtjeje, mizorie dhe bestytnije, tolerance dhe fanatizmi; kam për të treguar se si Ali Tepelenë Veli Zadeja, si krijoi një nga ato famat e përbindshme që kanë për të jehuar gjatë në të ardhmen, erdh u rrokullis nga maja e pushtetit teposhtë, duke i lënë Epirit, atdheut të tij, trashëgiminë ogurzezë të anarkisë, dinastisë tartare të osmanllinjve të këqija që s'llogariten, grekëve shpresat e lirisë dhe Europës tema ndoshta afatgjate grindjesh dhe mosmarrëveshjesh.

I panjohur ashtu si dhe farërat e pavarësisë që po mugullonin në Greqi, Ali Tepelena lindi së bashku me to aty nga viti 1740....

Ai thosh se rridhte nga një familje e moçme e Azisë së Vogël, i pari i së cilës i quajtur Isa ose Jezu, pat kaluar në Epir bashkë me hordhitë e Bajazit Ilderimit; mirëpo nuk përmend asnjë titull që të përligjë origjinën e vet.

Gjurmimet që kam ndërmarrë për të nxjerrë prejardhjen e tij ma tregojnë më tepër vendas sesa aziatik, pasardhës shqiptarësh të krishterë që përqafuan muhamedanizmin pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit.

Ky fakt duket pozitiv; kurse sa për gjenealogjinë e tij, që zbret deri në fundin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, ajo do të kishte mbetur pa ndonjë interes sikur ambicja e tij të mos e ngjiste përpjetë në shkallët e famës.

Myftari, gjyshi i Aliut, thuhet se gjeti vdekjen në shpeditën e turqve kundër Korfuzit, të cilin e pat shpëtuar nga furia e të pafeve zotësia e mareshalit dë Shulemburg. Kur vdiq la tre djem, nga të cilët më i vogli ishte Veliu, babai i satrapit të Janinës, njërit nga personazhet kryesorë të kësaj historie.

Veli beu, një i humbur mes turmës së mtonjësve të kurorës, bashkë me të vëllezërit që kishin lindur në qytetin e vogël të Tepelenës, zotëronin në periudhën për të cilën po flas të ardhura vjetore prej gjashtë mijë piastrash, çka ishte atëherë e barabartë me njëzet mijë franga nga monedha jonë.

Këto të ardhura ishin goxha të mëdha asokohe për kokë, pasi ushqimet gjendeshin me çmime fare të ulta; por qenë të pamjaftueshme për bejlerët që pajtonin luftëtarë me armë, që duhej të ushqenin kuaj e shërbëtorë të shumtë; ndaj dhe familja shumë shpejt nisi të përçahej për punë interesi.

Dhe meqë grindjet familjare rrallëherë përfundojnë pa dhunë në një vend që qeveriset nga mallkimi më i rëndë, juridiksioni i kordhës private, vëllezërit rrokën armët.

Dy më të mëdhenjtë Saliu dhe Mehmeti u lidhën së bashku për të dëbuar Veliun e lindur nga bark skllaveje, që u detyrua ta lëshonte atdhenë dhe ta kërkonte fatin gjetiu me zejen e kalorësit arratiak shqiptar, i quajtur popullorçe edhe hajdut i rrugës së madhe.

Si bëri disa vjet punën e banditit, Veli beu, i pasuruar me këtë zanat dhe i përforcuar me një bandë të rreptë kaçakësh, u shfaq krejt papritmas para Tepelenës. Kapërcimi i lumit të Vjosës, përshkimi i qytezës nga kreu në fund dhe shtytja e të vëllezërve nën çatinë prindërore ishte çështje minutash.

Më kot u munduan këta, rrasur pas barrikadash, që të qëndronin. Veliu shpërtheu portat dhe i ndoqi të dy deri në një qoshk të shtëpisë, së cilës pastaj i vuri zjarrin, duke u marrë shpirtin kësisoj mes flakëve dy vëllezërve të vet, atyre që pa asnjë dyshim do të kishin bërë me të të njëjtën punë sikur ai t'u kishte rënë në dorë.

Pas kësaj shpedite Veli beu, zot i gjithë kamjes familjare, i pasuruar edhe me plaçkën e grabitur karvaneve në gjithë ata vjet, u bë aga i parë i qytetit të Tepelenës, ku erdh e u vendos duke hequr dorë nga zanati, sidoqoftë i rrezikshëm, i kalorësit arratiak. E kishte tanimë një djalë prej një robine, që pas pak kohe e bëri rishtas baba me një mashkull të dytë dhe me një vajzë.

Megjithë këtë vijë të siguruar, e aftë për trashëgim, mendoi të lidhej me një nga familjet e para të vendit duke bërë martesë me kurorë. Kështu, kërkoi dhe fitoi dorën e Hankos, vajzë e një beu të Konicës, lidhje që e vinte në krushqi me familjet kryesore të Toskërisë, mbi të gjitha me Kurt pashën, vezirin e Beratit, për të cilin thuhej se zbriste nga raca fisnike e Skënderbeut.

Brenda pak vjetësh nusja e re i dhuroi Veli beut Aliun dhe Hajnicën, të cilët do t'i ndeshim në ngjarjet tragjike që pllakosën Epirin. Pas kësaj kohe Veli Tepelena, që të mos i harronte krejt doket e vjetra, dëfrehej duke grabitur herë pas here deshër e cjepër e duke hapur sherre me fqinjët, punë këto që i shkaktuan humbjen e një pjese të pasurisë.

E kapi pastaj një sëmundje që thuhej se ia shpifën teprirat në orgji, dhe vdiq në moshën dyzetepesëvjeçare, duke lënë pas pesë fëmijë, mes të cilëve edhe Aliun dhe Hajnicën që ishin ende në moshë të njomë.

Këto hollësi, të cilat i kam dëgjuar nga vetë vezir Aliu së bashku me faktet më kryesore të jetës së tij, i kam të vërtetuara edhe nga goja e një njeriu që e ka ndjekur që prej fëminie.

Është fjala për Jérome de la Lance, një bujar savojas, të cilin një ngatërresë fatkeqe e pat detyruar të lëshojë vendin e vet e të gjejë strehë pranë Veli beut. E kam njohur në vitin 1806 atë plak thuajse njëqindvjeçar, i cili bënte punën e mjekut në Janinë, ku edhe vdiq.

"Shpirti i tij i trazuar, më tregonte ky plak, dukej më së miri në të dalë të haremit; sepse i shihej aty një temperament i rrëmbyer dhe një gjallëri që është e pazakonte ndër turqit e rinj, natyrisht kryelartë dhe e vetëpërmbajtur. Sa arrinte të shkëputej pak nga shtëpia prindërore, merrte vrapin ndër male ku endej mes borërave dhe pyjeve.

Sa kokëfortë aq dhe i prapë, i shpëtonte nga duart mësuesit të vet të cilin e nëpërkëmbte edhe kur e kish të sigurt se do të hante dënim. Vetëm në vitet e adoleshencës, pasi humbi babanë, mësoi të lexonte dhe u duk sikur po zbutej.

Atëherë dashuria iu kthye për nga e ëma; iu nënshtrua kështu vullnetit të saj të thjeshtë dhe s'njohu më rregull tjetër veç këshillave të saj. Ajo i mësoi, mbi të gjitha, që t'i urrente vëllezërit e vet të një gjaku, duke nxitur në kraharorin e tij pasionet idhnake që do ta gërryenin më pas."

Për sa kohë kish qenë gjallë Veli beu, Hankoja linte përshtypjen e një femre të zakonshme; mirëpo sa pa i mbyllur sytë mirë i shoqi, hoqi dorë aty për aty nga zakonet e seksit të vet, braktisi furkën, shqeu duvakun dhe, mu si një amazonë e re, rrëmbeu armët me pretendimin se duhej të mbronte të drejtat e fëmijëve të saj; mblodhi përreth ithtarët e të shoqit, që i joshi me hiret e veta korruptonjëse; ia mbërriti kështu, pak e nga pak, të afronte gjithë ç'kish Toskëria burra imoralë e të rrezikshëm.

Popullatat fqinje të Hormovës dhe të Kardhiqit, të alarmuara nga ky ndikim i jashtëzakonshëm i një gruaje, të trembur se mos humbnin pavarësinë e tyre, nisën të gatiten që ta luftonin hapur zonjën krenare të Tepelenës, e cila u doli përpara duke e shpallur vetë luftën.

Menjëherë pas këtij vendimi u pa në krye të bandave të saj, ballë për ballë rreziqeve, aty-këtu duke luftuar, por më shumë duke thurur intriga pa fund, gjersa një ditë, e lënë në baltë nga fati, ra në një pusi të armiqve të vet, që e hoqën zvarrë bashkë me dy fëmijët, Aliun e Hajnicën, në burgjet e Kardhiqit, fitore kjo tepër fatale për ngadhnjyesit, siç do të dalë më pas në këtë histori.

...Si e fitoi përsëri lirinë, Hankoja nuk u përzie më në luftërat civile të Epirit. Tanimë e përpinte të gjithën çështja e ngritjes më këmbë të pasurisë, pa harruar tabiatet e shthurura të jetës së vet.

E rriti Aliun e vogël me frymën e shpagimit, e edukoi me ato urtësi të frikshme që do t'i tregonin rrugët e fatit në jetë, si p.sh.: biri im, ai që nuk mbron dot pronën e vet, e meriton t'ia rrëmbejnë të tjerët.

Mos harro që malli i botës është i botës vetëm pse ata që e kanë janë të fortë; po arrite t'ua marrëç, është yti. Me këshilla të tilla të mbrapshta mbruajti cubërinë në gji të të birit, duke i përsëritur orë e çast se suksesi ligjëron gjithçka.

Aliu, që ka qejf të rrëfejë hollësira nga jeta e vet, gjallërohet shumë kur flet për këtë lloj edukimi fillor: "Nënës sime i detyrohem për gjithçka, më thoshte një ditë, sepse im atë, kur vdiq, një vrimë më la dhe ca pak fusha.

Fantazia ime e ndezur nga këshillat e asaj gruaje që më fali dy herë jetën, sepse ajo më bëri burrë dhe vezir, më zbuloi të fshehtën e fatit tim. Qysh nga ajo kohë Tepelenën e shihja vetëm si një vendlindje, prej nga duhej të lëshohesha për t'iu vërsulur gjahut që përpija në mendimet e mia.

Ëndërroja vetëm pushtet, thesare, pallate, në fund të fundit atë që kohërat e kanë bërë jetë dhe më premtojnë akoma, sepse pika ku ndodhem sot nuk është ende fundi i shpresave të mia."

Me ç'shpresa të tjera ushqehej vallë Aliu, i ngritur ndërkohë në pikën më të lartë të madhështisë ku mund të ngjitej një individ? Ky ravgim më shpie në gjurmimin e pikënisjes së tij, atje ku ai mori ngjitjen lart nëpër karrierën e ambicies.

 

 

Postshenim:

 

Del së shpejti në qarkullim: "Ali Tepelena: Historia e vezirit të tmerrshëm", nga Fransua Pukëvil (François Pouqueville) nën shqipërimin e Ardian Klosit, pajisur me një pasthënie të gjatë prej tij. Është biografia kyçe e historianit frëng për vezirin e Janinës, botuar për herë të parë më 1825, si gjysma e parë e veprës së tij në tri vëllime "Historia e ringjalljes së Greqisë".

Prej saj u nisën gjithë shkrimtarët, historianët, artistët e mëpasëm që vunë në qendër figurën e Aliut ose episodet e ndryshme rreth karrierës së tij. Mjerisht në Shqipërinë komuniste dhe paskomuniste kjo vepër e Pukëvilit u quajt si "jo dashamire ndaj shqiptarëve", "me mllefe kundër Ali Pashës" etj. dhe nuk arriti deri më sot të shohë dritën e botimit.

Në disa numra do të botojmë nga Pukëvili portrete të Ali Tepelenës në periudha të ndryshme të jetës së tij, shoqëruar me fragmente nga pasthënia. Jetuan gati 9 vjet pranë e pranë, të vëmendshëm, dyshues, pa ia hequr sytë njëri-tjetrii Veziri u trembej letrave të konsullit dhe zotërisë së tij, perandorit, konsulli u trembej kurtheve dhe vrasësve të vezirit.

Veziri admironte fuqinë që fshihej prapa konsullit, Bonapartin e madh, pushtuesin e Europës, konsulli magjepsej nga errësirat që fshihte shpirti i tiranit. Veziri shpresoi ta përdorte në makinacionet dhe kombinimet e tij, pa sukses, konsulli u betua se do t'ia tregonte gjithë botës karrierën e tij gjakatare, me sukses, vetëm se më pas, atëherë kur koka e tij qe porositur për në Stamboll.

Pa Fransua Pukëvilin Ali Tepelena do të kishte mbetur një nga ata sundimtarët e Orientit që bëjnë emër sa janë gjallë, shkaktojnë edhe tërmete, pastaj i përpin historia. Do kishte mbetur diku në një varg të Bajronit ose në shënime ekzotike udhëtarësh europianë.

Kurse biografia që Pukëvili nisi ta botonte qysh në gjallje të pashait e që e mbylli të plotë 3 vjet pasi koka e tij u ekspozua në Bab Humajum, që u përkthye në gjuhët kryesore europiane me një shpejtësi prej shekulli 21, i dha një famë që mbajti me dhjetëvjeçarë të tërë. Ajo u ngacmoi fantazinë disa prej penave më të mëdha të kohës, Hygoit, Dymasë, ajo dha lëndë për vepra skenike ose për tablo madhështore të cilat mund t'i kundrosh edhe sot në galeritë e Luvrit.

Krahasimi mund të bëhet vetëm me një figurë tjetër shqiptari, tre shekuj e ca më parë, atë të Skënderbeut, vetëm se në drejtim të kundërt: Barleti, biografi i Gjergj Kastriotit, i dha Europës shembullin frymëzues të heroit të krishterë që është në gjendje ta pengojë vërshimin osman, kurse Pukëvili, biografi i Ali Tepelenës, i tregoi kontinentit shembullin tmerrues të tiranit oriental që s'ndalet para asgjëje në karrierën e vet, e që pastaj papritur bëhet pishtari që i vë flakën perandorisë së tij.

Vepra e Pukëvilit u mirëprit kudo, vetëm në vendin e lindjes së protagonistit të tij jo, sidomos pas Luftës së dytë botërore dhe ngritjes në Shqipëri të një historiografie të vetme, me vendosjen e një diktature të vetme. Edhe pse qëndrimi ndaj Aliut nuk u shpreh në mënyrë krejt eksplicite si në rastin e Skënderbeut ose rilindasve e të tjerëve, u nënkuptua se ai ishte një figurë e shquar e kombit. U përkrah botimi i disa veprave zbukuruese për të, dalëngadalë në vitet 70 e 80 u poq edhe qëndrimi zyrtar i historiografisë që thoshte pak a shumë se Ali pashë Tepelena punoi për një pashallëk të pavarur shqiptar, i nënkuptuar gati si pararendës i pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë frymë as që mund të mendohej botimi i biografisë së parë dhe kryesore për të, asaj të Pukëvilit.
Njëkohësisht u përhap opionini, përsëri zyrtar, se Pukëvili nuk kishte qenë dashamirës ndaj shqiptarëve dhe se kishte shtrembëruar faktet historike. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas vitit 1991, megjithë liberalizimin e botimeve. Me sa duket biografia e Ali Tepelenës nga Pukëvili ka qenë kafshatë e fortë edhe për periudhën e pluralizmit të mendimeve. Çka tregon edhe një herë se e kemi vështirë të merremi haptas me historinë tonë, me ngjarje dhe fakte që mund të luhatin skema të ngulitura nëpër koka prej kohësh. Nga Ardian Klosi

57 Komente

Mrrok, edhe pak ketu, sa per vazhdim te asaj "mos na dilni nga Zhulati..."  smiley

Dalin zonjat mu tek muri,

Shohin si piqet kauri.

Nene, moj e zeza nene,

Dil e shih Caushne tene,

Qysh po e pjekin ne leme.

smiley

Në xhuma që menatë,
Vjen një ulurimë e thatë.
Thanë, u vranë zhulatë,
Dyzet e gjashtë mandatë.

 

Lerini pallavrat;

Cdo shqiptar do donte qe  te dilte perseri nje ALI  "Lion of Yannina", qe t'ua bente grekeve, ate qe i beri ALIU "trimit" grek KATSANDONIS!!!

Lerini pallavrat;

Une per vete, nuk kam gje ne dore o vlonjato! smiley

As ai i Zhulate me siper!

Duhet te levizin Kardhiqotet te paret!

Te zene ndonje zocke nga Tepelena bashke me te bijen, dhe te filloje te levize rrota e historise se Aliut! smiley

 

I ka von me shi gjemba, vlonjat!!!! Cfare fantazie... only in Tepelena, from the source, "suffled as it gush"... per me shume, t'sqaro Mrroklla..  smiley

Kacandoni ne fakt ishte Shqiptar, keshtu thote Kolia te pakten. Pastaj fjala Kac eshte Shqip dhe dmth i vogel (psh kacamister =  i vogel sa nje mister ) 

Sa per Pouqeville, vallahi Pouqeville eshte treguar shume i mire me Aliun ne librat etij. Nqs ndonje eshte i interesuar me te vertete per krimet dhe mizorite e pafundume te Aliut, duhet te lexoje librin e Ibrahim Mansur ku ka nja ca episode te jetes te Aliut qe tejkalojne cdo lloj perfytyrimi te mundshem te mizorise njerezore.  

gjergj,

emrin e vertet ky Kacandonis e kishte Antonis Makriyannis,

keshtuqe s'ka mundesi te jete ajo qe thua ti.

S'e them une ne fakt, e thot kopetenti per keto ceshtje smiley :wink:

Pastaj edhe Noli, mbiemrin e kishte puro grek ( Mavromatis ) por prape ishte Shqiptar.

 

Vlonjat, lexoje shenimin e gjergjit siper. Kac=i vogel Kacandonis=Andoni i vogel. Pra nje pseudonim, nofke shqipe.

Nofken mund ta kishte shqip ai se ne ato kohra atje ku vepronte ai, pra perreth epirit, ishte  krenari qe te kishte qoft dhe nofken shqip.(se me qe shumica aty, e sidomos trimat ishin shqiptar, dhe nofken shqip ta conin ata, si pune vaftisje, me qe ti duhet ti dishe ato punet e emrave)!!!

Do thuash ti qe sot eshte e kunderta, ju te greqise ose e keni ndryshuar emrin ose e keni pershtatur, njelloj si andoni dikur.

Del së shpejti në qarkullim: "Ali Tepelena: Historia e vezirit të tmerrshëm", nga Fransua Pukëvil (François Pouqueville) nën shqipërimin e Ardian Klosit, pajisur me një pasthënie të gjatë prej tij.

Gjithashtu se shpejti do dale nje liber komplet i papare nga Klosi per iliret me titullin Gjerat qe ti kujtoje se i dije per iliret por qe ne fakt nuk i dije, pasi s'kishe si ti dije pa bere liber une smiley

Edhe Ali Pashen Klosi do e beje monopol? Po kolegu i tij i huaj ku eshte per kete bashkepunim? smiley

Ja te shohim ca do thote pasthenia e gjate qe s'pushon as dite as nate, megjithese une jam dakort te behet nje peticion "Klosi ik" si ai per Ramen, ose le ta fusin dhe Klosin aty me amandament shtese, meqe jane shoke. smiley

Se mos harroj, te hapen kutite!

Xhib, Kloserit jane numer i djegur ne ate drejtim. Pastaj ka edhe nje gje: Pukevilit nuk eshte se nuk i jane referuar ne botimet e periudhes moniste per Aliun. Keto jane akrobacira te turpshme qe nuk ia vlen me u marre.

Skota ka gjetur qasjen "vleresojme njeri tjetrin meqe njeri tjeter nuk e ben kete pune".

Nuk e kuptoj ca faj ka Klosi ne kete mes. Ne fund te fundit vetem sa ka perkthyer nje veper shume te rendsishme per historine Shqiptare qe duhej te ishte perkthyer kohe me pare ne fakt.

Faj apo jo, ja ku del koka e Klosit:

nën shqipërimin e Ardian Klosit, pajisur me një pasthënie të gjatë prej tij.

 PS: nuk e ka perkthyer Klosi, thjesht e ka "shqiperuar".

Nuk po e kuptoj kete te fundit ?! Tani gazetari thote qe Klosi e ka shqiperuar pasi Klosi e ka perkthyer nga frengjishtja apo se e ka shqiperuar nga nje version me i vjeter ne dialekt shqip apo e ka per dicka tjeter??

hiqeni mendjen qe aty: perkthim nga nje gjuhe e huaj ne shqip, kur behet ashtu sic duhet duhet quhet shqiperim!

 

nën shqipërimin e Ardian Klosit,

"hoqi dorë aty për aty nga zakonet e seksit të vet,..."

(po te bente thjesht perkthim do t'a kishte bere : hoqi dore nga periodat e organit te saj seksual

 

Thuhet :Hoqi dore nga zakonet e gjinise se saj, Or Tunxh !

 Ne fakt djema, sikur Ali Pash Tepelena, te kish vizione me te pjekura per kombin tone, e te mos ta harxhonte kohen me orgji, sot Shqiperia do te ishte ne kufijt e vet natyrale. 

Nuk dua te mbroj Ali Pashen ,Pjer por ai i kerkoi bashkim Bushatllinjve te cilet e refuzuan duke qene te bindur se do te triumfonin te vetem.Por deshtuan si ata si Ali Pasha.

Pastaj ai nuk po luftonte per Shqiperine Etnike se ne ate kohe koncepti nuk ishte kjo qe eshte sot.Rilindja Kombetare shqiptare nuk kishte filluar ende dhe shqiptaret shikoheshin si popullsi dhe jo si komb.Ai donte nje shtet-pashallek me shqiptare dhe greke ku greqishtja do te ishte gjuha zyrtare.Per kete beri te pamunduren pasi ishte shume pragmatist.U pajtua me suliotet dhe beri aleance me arvanitasit.Me pas me martesen qe beri me Vasiliqine ku vuri kurore ne kishe,beri aleance me Patriarkenen gjithnje per te njejtin qellim.Fatkeqesisht u zbulua, konsiderua i rrezikshem dhe u vra nga sulltani.

Si  do qe te jete ky perkthim eshte interesant nje gje e re,mbi Aline dhe familjen e tij,une nuk e dija historine e Veliut Babait te Aliut nuk eshte kjo gje e re ?

Kur ska njeri tjeter qe te hedh drite mbi Ali Pashane,ne shqip,dicka me shume,se ajo qe dime ,keshtu do te ndodh Klosi beri te veten ka harxhuar kohe dhe mund, ashtu si mendon ai,....te dali nje tjeter dhe te bej me shume...pse askush deri tani nuk na ka thene ndonje gje si kjo e Pukevilit,bashkohesit dhe biografit te bemave te Aliut!?

Ali Pasha eshte nje figure,qe te pakten shqiptaret duhet ta njohin mire me te mirat dhe te keqiat e tij.

Esa figura ka Shqiperia,por kane ngelur ne hije,te pakten vetem per kete Klosi duhet pergezuar! Kritika te bej punen e vete,por jo si Zotrulesi,amanozot!!

 

Pukevili eshte njohur terthorazi ne Shqiperi nepermjet referencave te studimeve SHQIPTARE mbi periudhen e A.P.T.Kini pak meshire per veten, mos ja fusni kot. Ndricimi historise nuk fillon me kete perkthimin e Klosit por Klosi po ve para syve te lexuesve shqiptare nje burim autentik per A.P.T

Nuk ka historian apo studiues  i revolucionit nacional grek, i fushatave te Napoleonit ne Lindje, i raporteve Turqi-France-Rusi dhe ceshtjeve te orientit qe te mos i referohet rolit te A.P.T. Sa do qe te shkruhet e rishkruhet kontradikta e ketij personalitetit eshte ndricuar: teper tiran per tu bere nje prijes.

ose sic e karakterizon nje gazetar francez i shek.19: Aliu ishte..nje nga tmeret me te bukura qe lindi natyra.

 

...Kjo ekspoze më shtyn të vendos në planin e parë të tablosë sime një njeri që sundoi për një kohë të gjatë në Greqi dhe që e mbushi skenën deri në atë shkallë, saqë Greqia u përgatit për fatin e vet të lartë nën hijen e ambicies së këtij tirani.

Do të hyjë në tregimin tim gjithë ajo që arriti të bëjë gjenija fatale e një skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i përdorte vetëm për të turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtëzakonshme me të cilat e kishte pajisur një natyrë e egër, për t'u ngjitur, krim pas krimi, në rangun e sovranëve, të cilët arrinte t'i sfidonte si i barabartë mes të barabartëve.

 

Kaq mjafton qe ata qe mendojne se dine gjithcka, te heshtin e te lexojne, se asgje e keqe nuk u vjen nga leximi.

 

Edhe mua me pelqejne shume fjalite qe theksove. Vecanerisht ky paragraf:

Do të hyjë në tregimin tim gjithë ajo që arriti të bëjë gjenija fatale e një skithi muhamedan, i cili kalkulimet e arsyes i përdorte vetëm për të turbulluar rendin publik; kurse talentet e jashtëzakonshme me të cilat e kishte pajisur një natyrë e egër, për t'u ngjitur, krim pas krimi, në rangun e sovranëve, të cilët arrinte t'i sfidonte si i barabartë mes të barabartëve.

PS:

Hej o lale shume arrogant te lexoj keto kohe te peshku. Ca problemi ke?

Kaq mjafton qe arrogantet qe mendojne se dine gjithcka, te heshtin e te lexojne, se asgje e keqe nuk u vjen nga leximi. Copa idiotesh!!!!

... e serise "Bej sic them une, por mos bej si bej une!"

Ols, ka te pakten tre botime te autoreve shqiptare (qe padiskutim e kane sterlexuar Pukevilin!!!) mbi Ali Pashen; i pari eshte nje botim i vjeter i vellezerve Qafzezi, i dyti eshte romani i Sabri Godos dhe e treta eshte pjesa e sterfuqishme "Pashalleqet e medha" e Kadarese. Nuk po flitet per gjera te patrajtuara, te pa nderfutura ne studime te mevonshme. Ne mos gaboj ky (Pukevili) duhet te kete qene ai tipi te cilit napoleoni i thoshte qe bej kujdes me vezirin e Janines se "do t'a hedhi, ne mos ta paste hedhur deri tani". Me kete dua te them qe si autor ka qene tejet i njohur nga autoret shqiptar, derisa emri i rrjedh rendshem edhe tek masa e lexuesve qe s'kane pse te njohin me patjeter emrat e konsujve te Perendimit ne Pashallekun e Janines hane n'kohe te Bonapartit. Kjo sa per te shmang ndonje keqkuptim qe Pukevili zbriti me UFO-t e Roswellit dhe i leu m'zemer dicka per Shqiperine qe askush nuk e kish degjuar. E qe na i tha e na keputi shpirtin, me nje llaf.

shtoi edhe "Diplomacia e A.P.T"-shkruar nga I.Ushtelenca (skrapali eshte ky EM?smiley i cili citon rendshem kete Pukevilin. Madje dhe letren e Bajronit derguar te jemes ku theksonte se ...Aliu e priti shume ngrohte, i dergonte sheqerka dhe i bente ndonje vizite edhe natensmiley (cmitizimi Ali gjaksoritsmiley

ehhhh... iken ato kohra te arta kur cilesimi "skraparlli" ishte burim krenarie smiley

smiley

 

Dy te fundit qe permend, drite-hijet dhe momentet me te thella te karakterit te kerij personazhi historik i kane mbeshtjelle me pershkrime te forta letrare!

Libri ne fjale, qe une mezi po pres ta lexoj, eshte icik me shume historik se letrar.

Shume respekt per te dy kontributet, te Godos (brilant romani i tij) e te Kadarese, po ndonjehere pavaresisht emocioneve te forta qe te shkaktojne shtjellimet letrare e romantike (si psh Cvajg me M. A., Zh.F, Erazmin, e me gjithe zbuluesit e botes te Eldorado) sdo ishte keq edhe icik histori, qofte dhe me qellime te paqarta. Ndaj ska pse te trembemi se ne drite na del dhe nje botim tjeter.

Mundesisht kjo teme behet e padiskutueshme dhe mediokre per tu diskutu ketu persa kohe qe askush nuk e ka lexuar librin per te cilin te gjithe po tentojne te debatojne. Kjo eshte gjeja me idiote qe mund te behet.

Emigrant, mos me zhgenje serish smiley

nese ka ca doza intelektuale ne kete forum, ato duhet te vlonin tani nga padurimi per ta lexuar kete liber, jo nga mendje e shpirtngushtesia per te bere konspiracione e per te neperkembur qofte ate qe e ka "shqiperuar" qofte ate qe e ka shkruar. Kjo eshte tamam si ato gec-mecet e robve qe punojne arren e qe ngaqe sduan te merziten e ngaqe duan te kalojne kohen, nisin e hedhin kunja per bashkefshataret e tjere

 

 

 

 

Ka nje vazhde kohore qe me shqeteson, klajd. te jap shembullin e pritshmerive mbi kritiken e "papare" artistike qe do sillte arshi pipa, qe do trondiste themelet e kritikes letrare shqipe te derisotme. Puna eshte te mos krijojme inflacion Messiah-sh. erdh nje austriak qe na mesoi arsyet e skenderbeut. ne fakt edhe para tij erdh nje italian te filmi lamerica dhe na mesoi se ashtu si gishtat e dores edhe njerezit nuk lindnin te barabarte. shqipua me sy te shqyer nga habia! naaaaa syte. wooow! e kishte te lehte ne fakt me u shtir, se po ashtu i shqeu kur i tha enveri qe rakia e rrushit behet nga rrushi dhe se nuk eshte e vertete qe ullinjte bejne nje vit po e nje vit jo andej nga bregu. ua tregonte atyre qe kishin vaj ulliri ne vend te indit dhjamor ne trup.

Klajd, nuk kam asnje gje me teper se nje kureshtje tejet te zakonshme per kete liber. kurrsesi nuk besoj qe po t'a lexoj (nuk besoj se do e lexoj ne fakt) figura e aliut ne mendjen time do ndryshonte ne menyre domethenese. dua te bej me dije se edhe qasja "e papare" nuk eshte fare e "papare", nuk eshte e re. Ne kohe te monizmit e perdornin ne formen e "si kurre ndonjehere". Dmth muhabete te vjetra qe mbajne era marketing.

ai "spurdhjaku" qe medemek "u bo dhe ai" ka bere nje studim qe po ta lexosh emigranto ndoshta perfytyrimet e perceptimet letrare nuk ti zbeh, po ama (gjithmone po ta lexosh smiley ) do bindesh qe historia eshte shkence jo perceptim smiley

 

Per ke po thua "spurdhjaku", per oliver jensin? Po ai eshte nje tjeter produkt marketingu. Nejse. Ti duhet te kesh bere vizatim teknik. I njejti objekt duhet te shikohet ne tre pamje (ballor, profil dhe horizontal, ne mos gaboj) qe te kapet tamam, dhe e bukura eshte qe te treja nuk jane e njejta pamje (me perjashtim te sferes) dhe qe vetem njera pamje mund te gjenerohet nga objekte (=fakte) te ndryshme prej njeri tjetrit. Dhe me thua qe nuk eshte perceptim? Historia eshte po aq shkence sa statistika.

Aliu e ndihmoi vetedijen kombetare shqiptare ne menyre te pavetedijshme. Tek Aliu mund te vleresojme pasojat e politikes se tij (troje shqiptare te qeverisura nga shqiptare) me shume se qellimet e politikes se tij (pushtet absolut i mbeshtetur ne kultin e tij pa kurrefare ideje kombetare ne sfond). 

I erdhi radha dhe Aliut per tu qmitizuar. Prit kur te qmitizoj Klosi Klosin smiley

Ka  nje fraze shume te madhe Pukevili kur flet per nje ndodhi ne Stamboll ne vitet 1820. Gjate revolucionit Grek, Turqit donin te masakronin Greket e Stambollit per hakmarje, por shume Greke u drejtuan ne lagjen Shqiptare ku u fshehen dhe me pas u percollen per ne Greqi perkundrejt shumave te medha parash. Autoritet me ne krye jeniceret qe ju kishin vene syrin pasurive te Shqiptareve kerkuan qe Shqipet e Stambollit te dorezonin armet, ( natyrisht pa sukses) dhe Pukevili  pershkruan ngjarjen e thote: Jeniceret donin te merrnin armet dhe parate e Shqiptareve. c'fare idiotesie!

Figura e A.P.T. meriton akoma me shume vemendje nga studiuesit tane, qofte ky edhe Klosi. Por nuk me ben kureshtar fakti qe ai ka marre per studim nje veper qe eshte studiuar me perpara dhe vetem kaq, nuk ka shkuar me tej te kete studiuar vepra dhe dokumentime  te tjera te asaj kohe dhe pastaj ti nderthure deshmite, t'i analizoje ashtu sic ka bere Noel Malcholm ne librin tij per Zogun.

Ali Pasha eshte nje legjende, kete e tregojne shume kenge; jo vetem ne Shqiperine e Jugut, por edhe ne gjithe Greqine. Gjithashtu Dora Bakojanis ka ne koleksionin e saj tespiet e Aliut dhe e konsideron nje nga thesaret me te cmuar qe ka. Greqia fitoi pavarsine me shpejt, sepse Aliu organizoi fillimet e kryengritjes se tyre per te hapur front me te gjere kundra Turqise. Shume gjenerale te Aliut Shqiptare si Bocari, Ballauri, etj, kur Aliu ra shkuan per te udhehequr greket kunder turqeve.

Greket nga ana tjeter nuk thone qe Aliu ishte shqiptar, por e lene ne amulli ose ndonjehere e kobsiderojne si turk; qe per interesat vetjake u perpoq te krijonte mbreteri me vete ne bashkepunim me aristokracine Greke te atehershme.

Fundi i muhabetit Greket sidomos na kane vjedhur shume histori, kulture, veshje popullore. Kane filluar te kendojne Labce e te bejne kaba me klarinete qe te hapin barkun kur i degjon.

Po keshtu kane bere me Zorben, Ballaurin, Bocarin, Aliun e Egjiptit etj.

Keshtu pra uroj te behen studime e hulumtime sa me shume mbi gjithe figurat qe kane prejardhje shqiptare se na duhen or tunxh.

@Zorba: Ashtu si Laokoonti sipas Virgjilit trembej nga greket edhe kur sillnin dhurata, edhe une druhem nga Klosi, edhe kur perkthen.

PS e ke degjuar shprehjen "dyfek i plasur"? Ashtu eshte bere edhe Klosi.

Me respekt, jo dakort smiley

Sa shume do kishim lexuar apo s'do kishim lexuar nqs do autoret apo ne kete rast perkthyesit, do ishin anonim smiley

Pouqueville me vete, eshte tjeter gje.  Dmth mund te diskutohet ai por perkthyesi s'ka perse.  (Ndryshon perkthimi ne rastin e Schmid qe u promovua si historian i "papare" ne llojin vet.)  Ndersa Pouqueville s'ka nevoje per reklame a promovim nga Klosi.  Plus qe ishte deshmitar okular. 

U përkrah botimi i disa veprave zbukuruese për të, dalëngadalë në vitet 70 e 80 u poq edhe qëndrimi zyrtar i historiografisë që thoshte pak a shumë se Ali pashë Tepelena punoi për një pashallëk të pavarur shqiptar, i nënkuptuar gati si pararendës i pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë frymë as që mund të mendohej botimi i biografisë së parë dhe kryesore për të, asaj të Pukëvilit.

Mua me pelqen entusiazmi yt, monde. Nuk ka zor me ekstrapolu se si do jete pasthenia, megjithate. Shume do doja te ishte gabim.

Plus qe ishte deshmitar okular. 

Deshmitare okulare ishin dhe 200 000 serbe ne Kosove. Qe te gjithe, perfshire dhe 7 miljon serbe te tjere ne Serbi deklarojne se jane masakruar nga shqiptaret me barbarine dhe terrorizmin me te madh.

Edhe Zerva me shoke ishin deshmitare okulare te masakrave qe camet bene mbi popullin heroik dhe paqedashes, autokton grek.

zotrules, nuk thashe qe ishte i pa-aneshem.  Thashe vetem deshmitar okular. 

@ The Speaker, aty e kisha fjalen edhe ne repliken me emon, qe ia vlen te diskutohet Pouqueville, jo vetem si deshmitar, por edhe nje-anshmerine e tij.  Dhe pse, qysh, tek.  Por jam e mendimit qe per nje debat konstruktiv "hands off the translator."

@ emo, jam cik ashtu, "incorrigible opt", e pranoj gabimin smiley.

Po dhe une nuk i quajta serbet te paanshem... thjesht deshmitare okulare... gjithashtu ne te njejtat cilesi ishte dhe Zerva.

Po pse more nga keta filogreket qe e shkrine jeten dhe pasurine e tyre per Greqine moderne do ta mesojme historine ne?

Po bej shaka se kjo veper eshte e mirepritur, megjithese ky Klosi e ben me balte me para apo pastheniet qe ben.

Nuk e di sa objektiv mund te jete ky autor qe ka pasur marredhenie te veshtire me boten dhe hapesiren per te cilen shkruan.

Emo ...

Nje varr i vetem s'ta nxe dot LAVDINE

Plot me guxim / plot me trishtim / per ne trikendesh shkon

kendon me gas / te fundmin cas / Kreshniku Makferson .....

Edhe shekspiri do kish ndalur para vargut tjeter :

qe nga bedenat more

ulerin stuhia

si mjegull te koka more

rri vasiliqia

apo zbardhur mjekra  e gjate / si BORA ne BRINJE ...me kete perfytyroj Shekspirin qe do kishte vene duart nen mjeker , do hapte syte si i cakerdisur  ,dhe do gek- mekej ...

 E kush mund te frymezoj per keto vargje pervec se nje HERO Shqiptar   .....Burre luftrash dhe mizor ...

A nuk qe mizore vet KOHA ? Cfare te ishte LJEPUR apo Demokrat - Liberal smiley Prandaj ndoshta nuk e kane shpallur Pishtar te Demokracise smiley

Madheshtia e tij qendron ne ate qe diti te jape shkendijen e PAVARESISE ne BALLKAN ne nje varg shtetesh nder te cileve edhe nje SHTETI sot qe eshte MOSMIRENJOHES si GREQIA , te cilen e ndihmoi jo vetem me Madheshtine e tij por edhe Ushtarakisht !

Po qe per Pukevilin lexojeni dhe ndigjojeni se ka c'te thote si bashkekohes dhe jo per ta nenvleresuar por "sacme" sic thote edhe Napoloni qe Pashai Ja HIDHTE . Pukevili bente lojen Franceze ne shembjen e Perandorise Turke qe te mos penetronte RUSI ose Ortodoksia ne zona te pastra pagane me fe te "injektuara" . Kaq ! 

 

           Pashai vuri dylbine / Mbi Nivice Bubarine / Te me sillni peshllizine / Kapetan Janaq  Kumine  /  Ta mba lidhur ne Janine.                             Dielli qe leshone cika  / U kerkon kapetan GJika  / Kumiu me shtate drita / Vishni  armet e florinjta / Te shkojme ku eshte e liga/  Te rrapi ne Peshkepi / Kapetan JANO KUMI/ Te rrethuar me dori / Me treqind suvari / Te te mirre koken ti/ O bilbil delinkalli / Si te rrethuan ati/ Tete Nivicjote qe qene/ Te gjithe zorqeth e levende / Te tete ne lufte mbene/ Nderuan Vilajene/ Te tete ne ne lufte u vrane/ Armet nga gryka si dhane/Po bashke me to rane.

                                                 

Pashai vuri dylbine
Mbi Nivice Bubarine
Te me sillni peshllizine
Kapetan Janaq  Kumine 
Ta mba lidhur ne Janine.

Dielli qe leshone cika
U kerkon kapetan GJika
Kumiu me shtate drita
Vishni  armet e florinjta
Te shkojme ku eshte e liga
Te rrapi ne Peshkepi
Kapetan JANO KUMI
Te rrethuar me dori
Me treqind suvari
Te te mirre koken ti
O bilbil delinkalli
Si te rrethuan ati
Tete Nivicjote qe qene
Te gjithe zorqeth e levende
Te tete ne lufte mbene
Nderuan Vilajene
Te tete ne lufte u vrane
Armet nga gryka si dhane
Po bashke me to rane.

O nivicjot, te falenderoj shume shume!!! Shume fare.

A ke me? Nqse po, te lutem mos perto.

Te paca!

CKA NIVICA...... C KA NIVICA O LULEJA / C e ka zen vajin e qa /Per tre pleq pe na i ka /Se ka ardhur Merua/Me kucaj ben dava/- O ti Mero Muhameti /A te kendofte laneti/ Eshte ini Heremeci!/Heremec o gure me maja/Ku jane rritur fukaraja/ Nivica nje p une e madhe/Treqindmije grosh livadhe/Ndina Kakome e madhe/ ndina ju shenjtor te gjithe/Shendelliu ne nje bige,s/Kakomeja ne nje grike/ SHIKO SHOKU NE JEMI RRITUR ME KETO KENGE DHE ME KETO HISTORI. KURE DEGJOJME QE NA BEJNE ALIUN AFERSISHT OSE ME TE MADH SE SKENDERBEUN NA GJITHET MISHI . TURP PER RACEN SHQIPTARE .

Avash o ti avash... Ju rropi Aliu ju hajduteve dhe ju mbeti hatri? Mos ta kruanit ore me Aline kur s'kishit sume. E kruajtet e u doli gjak. Jo per gje, por me vdekjen e dy tre hajduteve ordinere, na dilni ne perfundime kapitale per jeten dhe vepren 65 vjecare te Aliut (jetoi mbi 80 vjec, por te pakten ta fillojme qe kur u be sadrazem) qe sundoi si me i miri, qe ishte ndoshta i vetmi pashallek me shkolla, i vetmi pasha qe gjurmoi dhe kerkoi historine e kombit te vet, qe ishte i vetmi qe mund t'i dilte Sulltanit, dhe qe i doli! Tani na e mbushet mendjen, kupton apo jo...

NE KISHIM AUTONOMI SHOKU DHE SE RRUANIM FARE AS PER ALIUN AS PER SULLTANIN  MESO NJEHER PER HISTORIN TONE HAP NJA DY LIBRA DHE JO ATO QE THOSH ENVERI  . PYET NJEHER MOS U NXITO  ME KUPTOVE APO JO....

Autonomine e ka pas e gjith laberia pothuajse shoku. Por jam dakort me ty qe Aliu ishte nje sundimtar mizor, shtypes e i pabese, per te cilin i vetmi interes ishte pushteti dhe madheshtia e tij personale.

Por ama per here te pare ne histori ra ne qetesi i gjith epiri nga bandat, hajdutet dhe kriminelet vetem nen pushtetin e Aliut.

Tere krahinat thuajse kishin autonomi mjafton qe t'i paguanin haracet Aliut.

Duhet te keni pasur nja dy a tre vajza te bukura ju qe ja keni dhene Aliut ne shkembim te autonomise. smiley

Kur keni qene autonome, per ca po na e permend Aliun? Apo per te krahasuar hajdutet e Nivices me politikanin me te madh ne historine e shqiptareve dhe nje nga njerezit me te medhenj qe ka nxjerre kombi? Ca keni nxjerre ju? ah... po, se mos harrojme minoritaret!

Autonomi... eh c'te kane genjyer pleqte e fshatit ty oreeeeee...

Meso dhe lexo te kame thene pastaj pergjigju se ti se ke idene se ku bie nivica

Ore ti, si Gjergji nuk e ben njeri. Gjergji ishte burre trim, i fuqishem dhe ushtarak ndoshta nga me te zotet ne historine e gjithe njerezimit. Gjergji calonte aty ku Aliu shkelqente; ne politike, ne dredhi, ne perdredhjen e ngjarjeve dhe situatave, ne nxjerrjen e dhjamit nga pleshti! Aliu mbajti pushtet shume me gjate se Skenderbeu, edhe pse perballjen e kishte me te pakten 4 fronte te huaja dhe nja 10 fronte shqiptare. Ama pranoje, hajdut dhe kacak, cfaredo qe te kete qene, eshte i pari ne historine e hierarkise pushtetare shqiptare qe beri germime arkeologjike; qe kerkoi te zbuloje historine e te pareve te kombit, duke filluar nga "Burri" (Pirrua). Dhe pranoje, po te ishte per burreri, edhe Sulltani do ia kish rruajtur lart e poshte; po te mos ishin shqiptaret te pabese, historia dhe harta e Ballkanit sot do te ishte krejt e ndryshme. Cdo kusht plotesohet qe ai te konsiderohet hero, dhe nemos i tille, eshte nje nga njerezit me te medhenj te historise sone kombetare; - nuk mund te thuash te njejten gje sikur t'i marresh niviciotet dhe t'u bashkosh meritat qe nga koha e Pirros e deri me sot; me Aliun nuk i krahason dot.

Prandaj permend Enverin ti... se ai e ka cunguar historine e lavdishme te Nivices!!!

Per ate pune Enveri ja ka cunguar Aliut historine dhe jo Nivices.

A nuk mundet me mbledh dhe shiju kenge popullore pa u fut neper barrikada? smiley

Nje kenge qe e kam harruar ka pas vargun "sa ze syri dhè Ti shtrove"

per pabesine qe thote zotrulesi:

"Djemte e mi, soj cifuti/ ju prefte Sulltan Mahmudi!"

Ne nje version tjeter ajo "soj cifuti" eshte edhe "sua muti".

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).