Akademia vendosi tërheqjen e Enciklopedisë

Nga Alsat M (MKD)

 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka tërhequr nga shitja Enciklopedinë maqedonase dhe në një afat sa më të shkurtët kohor do ti korrigjoj pjesët kontestuese që kanë të bëjnë me raportet dhe lidhjet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmetin, Nënën Terezë, UÇK-në dhe luftën në Maqedoni. Kryesia e Akademisë obligoi redaksinë që përmirësimet e apostrofuara t’i bëjë në bashkëpunim me akademikët shqiptar dhe shkencëtarët e tjerë të bashkësive etnike jo shumicë. 

Ky është konkluzioni kryesor i mbledhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryesia e Akademisë do të thërrasë edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilin do të vendoset për përgjegjësinë e anëtarëve të redaksisë të kryesuar me Bllazhe Ristevskin.
“Kryesia e ASHAM-it shfaqi brengosje të thellë për faktin se Enciklopedia e parë maqedonase shkaktoi reagime dhe debate të ashpra dhe të padëshiruara, që u bënë shkas për tensione të reja ndëretnike në Maqedoni, si dhe shkas për një sërë pakënaqësish, animozitete dhe reagime. Kryesia e ASHAM-it distancohet dhe shfaq brengosjen për pasaktësinë eventuale dhe të paqëllimshme të përmbajtjes së botimit të parë promovues të Enciklopedisë maqedonase dhe e bind opinionin maqedonas dhe ndërkombëtar se të njëjtat do të korrigjohen, pa bërë me këtë rast ndonjë rishikim të fakteve historike dhe pa irrituar emocionet kolektive të bashkësive që janë pjesë e Maqedonisë moderne”, thuhet në komunikatën e Akademisë. 

Kryesia e saj vlerëson se Akademia si institucion i lartë shkencor në Maqedoni në asnjë moment nuk ka qenë antishqiptare dhe as që ka prejudikuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve i hedh poshtë përpjekjet e pashembullta për delegjitimimin e saj si institucion i lartë shkencor dhe shpreh keqardhjen për formulimet jo përkatëse që disa autorë të teksteve kanë shprehur ndaj ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. 
Akademia ka shprehur gjithashtu gatishmërinë që përmes dialogut shkencor me të gjithë shkencëtarët në Maqedoni të trajtoj të gjitha problematika të caktuara si dhe të gjitha çështjet e tjera për të cilat ekziston interes shkencor.

Isuf Kadriu

4 Komente

Nje hap para tre mbrapa Maqedonia. Nice dance.

Deri tani e kishin debatin vetem me Greqine, tani i hapen vetes telash dhe me shqipot, mgjths reagimi dhe organizimi i shqipove ne Maqedoni s'eshte gjekundi duke pasur parasysh sa shume jane qofte si numur qofte si perqindje e popullsise totale.

Pavaresisht ca ben tani e tutje akademia maq*donese, shpresoj qe shqipot e Maqedonise ta shfrytezojne kete rast, si leverage, per dicka ne dobi te tyre.

Ore telashin me shqipet nuk e hapin kot ata. Nuk i shkruajne ato gjera kot. Ato jane te qellimshme dhe pike.

Madje, jane te menduara dhe studjuara aq mire, saqe asnjeri ketu nuk po e thote.

Mendjet me makjaveljane, me djallezore sllave te felliqodonise, e kane studiuar dhe kane dale ne perfundimin me llogjik te mundshem.

E para e vertete e pakundershtueshme eshte qe shqiptaret kane rritje natyrore te popullsise me ritme shume te medha; kjo ne kontrast te thelle me sllavet.

Megjithate, edhe pse shqiptaret jane 30%(Thaci thoshte 40% dhe qeveria felliqodonase deklaron vetem 20%) e popullsise, ata jetojne te perqendruar si shumice vetem ne 10% te territorit te Felliqodonise.

Me ritmet e rritjes natyrale te popullsise ne Felliqodoni, brenda e shumta, 30 vjetesh, shqiptaret behen etnia e pare ne vend dhe shumice dermuese e popullsise, dhe nje shumice edhe me e madhe votuesish.

Sllavet, ata me nacionalistet, duan qe Felliqodonia te ndahet, qe shqiptaret te rriten sa te duan ne 10% e territorit qe mund te kene pas ndarjes; perndryshe, brenda 30 vjeteve ata do kontrollojne ligjerisht te gjithe territorinm, dhe Maqedonia, natyralisht i kthehet trungut ame, - Shqiperise natyrale.

Kete sllavet felliqodonas e kane kuptuar shume mire, dhe i druhen si dreqi.

Nese shqitparet tregojne pak fare urtesi, durojne edhe keto 30 vjet. Nese Tirana tregohet e kujdesshme, i fut ca shuplaka te mira Felliqodonise, dhe e mban me litar ne fyt per 30 vjet pa asnje problem fare.

E c'u ngeli ketyre sllaveve tani???
Milet çapaçul smiley

P.S. T'u bofte vllai Isufo, nderroje kete "prejudikuar". Paragjykuar sikur eshte me mire.

Nuk eshte puna te durohet 30 vjet per te marre revanshin e per tu treguar vendin maqedonasve se kjo eshte strategjia e inatciut, puna eshte te krijohet nje maqedoni normale ku cdo etni ka te drejta te barabarta e ku mbizoteron toleranca dhe deshira per te qene evropiane, per kete duhet te kembengulin shqiptaret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).