Aeroporti "Nene Tereza", gati zgjerimi i Terminalit, tani 1.5 milione pasagjere

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes pritet te peruroje me 9 shtator, zgjerimin e terminalit te pasagjereve, duke perfunduar keshtu Fazen B te modernizimit dhe zgjerimit te ketij aeroporti. Disa dite me pare eshte zhvilluar me sukses edhe testi mbi funksionimin e terminalit te ri. Faza B e zgjerimit te aeroportit perben nje investim prej afersisht 20 milione euro, duke arritur keshtu shumen prej mbi 70 milione euro ne total. Nepermjet ketij zgjerimi, aeroporti mund t'u sherbeje tashme 1.5 milione pasagjereve. Zgjerimi i terminalit perfshin shtimin e 13 sportele te reja pritjeje, 3 portave te reja, 1 bari, pese dyqane, nje banke dhe nje pike te re kembimi valutor. Ky zgjerim do te shtoje hapesiren e terminalit te pasagjereve me 3,943 m², lartesia e fasades varion nga 7 deri ne 13.5 metra. Pajisjet e transportit te bagazheve mbulojne nje siperfaqe prej 890 m², cka con siperfaqen e pergjithshme te ndertimit ne 4,833 m². Volumi i objektit eshte afersisht 40.000 m³. Ketu perfshihet dhe nje salle biznesi, e cila nga 130 m² do te arrije nje siperfaqe prej 300 m² . Struktura me nje kat dhe kanale sherbimi nentokesore te pajisura me sistem kondicionimi dhe ngrohjeje do te ofrojne sherbime me cilesore per pasagjeret me te gjitha lehtesirat e duhura. "Punimet te cilat perfaqesojne Fazen B te modernizimit te aeroportit i shtojne 40 per qind siperfaqes se tij ekzistuese, dhe ne kete menyre do te shtojne kapacitetin operativ te aeroportit. Ne besojme se TIA, pervec nje te kaluare te shkelqyer, do te kete edhe nje te ardhme po aq frytdhenese duke pasur parasysh ketu investimin per zgjerimin e terminalit.", thote drejtoresha e Pergjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken. Per te cilen zgjerimi i ketij terminali do te sjelle dhe rritjen e kapaciteteve per levizjen e udhetareve.

Te gjitha projektet jane zbartuar nga kontraktore shqiptare

Gjate fazes B te modernizimit, te gjitha projektet e arkitektit Hin Tan jane zbatuar nga kontraktori shqiptar, Trema Engineering 2 SHPK ne perputhje me standardet nderkombetare (Britanike). Kompania ndertuese gjermane DIEI Consult International ka kontrolluar projektet dhe mbikeqyri ndertimet. Pritet qe kapacitetet ekzistuese teq zgjerohen ne permasa te medha, duke bere te mundur levizjen e lire te qytetareve.

11 Komente

Kisha tre vjet pa e pare aeroportin dhe me beri shume pershtypje pozitive, modernizimi i Shqiperise duhet te filloj nga portat hyrese si aeroporti dhe portet, eshte shume me i bukur se ai i Genoves, Bolonjes, Parmes, Bergamos, Sharm el sheikut, as CDG Paris nuk me pelqeu, me i bukri qe kam pare mund te them se eshte ai i Stambollit. Zgjerimi i terminalit eshte me te vertete nje lajm shume pozitiv.

Modernizimi i vendit duhet te filloje diku, por nuk jam shume e bindur se duhet te filloje pikeirsht tek porta hyrese nderkohe qe brendesia eshte rrumpalle.  Vertete aeroporti i Tiranes mund te jete me i bukur se aeroportet e qytetve qe ke permendur ti, por ka nje problem te vockel: kur del e shef Bolognen, Parmen Bergamon dhe Sharmin ( po e lej Genoven se s'me pelqen), e harron shemtine e aeroportit; ndersa ku del e shef Tiranen ke qejf me u kthy prap ne aeroport smiley

mire mire, po portat hyrese kane nje rendesi te madhe, jo vetem per imazhin.

Cilesia e tyre shpeshhere e nderthurur me bukurine dhe shkelqimin, nenkupton siguri kufiri me te madhe, siguri fizike, sherbim doganor me te mire, e plot e plot te tjera qe jane sh te rendesishme per modernizimin dhe zhvillimin e vendit smiley

mbaj mend nje fluturim ne shqiperi diku nga 2004 (kohe e monistave te rinj ne pushtet) ishte rremuje, vend i vogel dhe nje rruge qe te shkaterronte

shpresojme qe nje zhvillim te tille ta marrin edhe portet, sistemi hekurudhor, etj

Godina e Aeroportit duket e bukur thjesht per faktin se perpara tij ishte nje kotec pulash. Ka plot mangesi duke filluar qe nga parkimi i avioneve si makinat ne rruge dhe vetem 10 metra nga godina, tek rrugicat e ngushta dhe pa lidhje te parkingut jashte etj. Perdorimi i autobuseve per 10 metra ecje nga waiting area tek avioni me duket budallallek. Sigurisht, krahasuar me cfare ka qene eshte vite drite permiresim. Eshte gjynah qe vazhdojme te krahasohemi me Maqedonine, Prishtinen apo ndonje fshat tjeter te ballkanit. Si aeroporti i vetem ne vend mund te ishte shume me i madh dhe me modern. Kam pershtypjen qe ky aeroport u be vetem ne baze permiresimi nga ajo cka qe me pare, ne vend qe te behej krejt i ri, vazhdojme me shtesa dhe arnime.

Sa pashe fjaline "Perdorimi i autobuseve per 10 metra ecje nga waiting area tek avioni me duket budallallek", i vura vize pjeses tjeter, dhe bashke me te edhe mundimit me komentuar sic duhet postimin tend

 me kujtohet para nja dhjete vjetesh, nuk e kisha mbush ate letren  qe mbushnin (atehere) shqiptaret qe hynin ne shqiperi, qe ne avion, per te mos marre vula kur te dilnin prej saj, dhe nje polic me floket si shtellunge qe i dilnin prej kapeles gjithe xhubra me thote me miresjellje - ja letra per ta mbush, duke me dhene nje ekzemplar. 

e marr po nuk kisha stilo me vete, atehere kthehem mbrapa dhe shoh nja tre amerikane, i kerkoj njerit prej tyre nje stilolaps. fut tjetri doren tek xhepi xhaketes me e qit, por i dridhej dora dhe nuk po mundte dot. 

frika ne palce u kish hy amerikaneve, aq e tmerrshme ju dukej pamja e njerezit rrotull. mesiguri mendonin se po hynin ne ferr ku veç ndonje mrekulli mund t'i bente te dilnin perseri.

U sherbehet 1.5 milion pasagjereve  ne cfare intervali kohor, please. Brenda dites apo brenda vitit? Thjesht kurioz.

Eshte nje mesatare vjetore ,kurrsesi nuk eshte mujore dhe aq me shume ditore.

Aeroporti yne i ri ka apo kishte vetem 4 gate,qe dhe sikur te ishin hapur 24 ne 24,nuk mund te behen kurre 1.5 milion fluturues.

Hahhaaa shume e forte, imagjinoje njehere si mund ti sherbehet 1.5 milione veteve brenda dites ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).