A nuk duhet të revoltohet femra shqiptare?!

Më 17 qershor 2008, Parlamenti shqiptar votoi ligjin e ri (Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ligji nr. 10019, datë 29.12.2008) mbi barazinë gjinore, nëpërmjet të cilit pretendohej të institucionalizohej një përqindje prej 30% e përfaqësimit të grave në trupat legjislativë, ekzekutivë dhe juridikë.

Por, siç do ta analizojmë më poshtë, me hilen në Kodin Zgjedhor, ky përfaqësim, pas zgjedhjeve 2009, ndryshe nga ai i pritshmi prej afro 30% ,ka arritur vetëm në vlerën e rreth 16%-shit.

Dhe jo vetëm kaq! Shihni kompozimin e kabinetit të ri qeveritar me 16 persona, nga të cilët vetëm një anëtare kabineti është femër, tregon se jo 30%, por 6% është rezultati konkret shqiptar! Dhe, megjithatë, çdo gjë kalohet paturpësisht me lehtësinë më të madhe! Nga shoqëria civile, por dhe vetë gratë votuese apo pjesëmarrëse aktive në politikë!...

Faktorë negativë e kufizues

Faktorët e ndryshëm që lidhen me pjesëmarrjen e gruas në politikë, mund të grupohen në faktorë kulturorë dhe ata institucionalë. Faktorët kulturorë janë më fondamentalë, ndërkohë që ata institucionalë mund të ndryshohen më me lehtësi.

Përgjithësisht, rruga më efektive në reduktimin e vështirësive dhe barrierave ndaj pjesëmarrjes së gruas në politikë lidhet më shumë me punën apo përqendrimin tek përbërësja institucionale sesa ajo kulturore, aq më tepër që kjo e fundit kërkon një kohë shumë më të gjatë për "tretje".

Kudo në botë, disa elementë të rritjes së përfaqësimit të gruas, brenda përbërëses institucionale, janë: futja e sistemit të kuotave, adaptimi i sistemit të favorshëm elektoral (sistemi proporcional kombëtar, apo dhe sistemi rajonal me një përmasë relativisht të konsiderueshme të rajonit etj.), metodat e emërimit brenda partive politike (që favorizojnë përfshirjen dhe promovimin e grave të edukuara dhe të talentuara në politik&eumlsmiley, kooptimi dhe "kuotimi", rritja e fondeve për veprimtaritë politike të grave etj.

Dy probleme të tranzicionit shqiptar

Në tranzicionin shqiptar, në lidhje me barazinë gjinore, mund të theksohen edhe dy kushte të tjera: a) përfshirja apo integrimi i femrës jo vetëm në politikë, por edhe në tregun e punës, në kuadër të ristrukturimit të ekonomisë; dhe b) promovimi i harmonizimit të punës në familje, lehtësimi dhe ndarja e "detyrave familjare", përmirësimi i kushteve të përkujdesjes, ruajtjes dhe mbajtjes së fëmijëve etj.

Pa plotësuar drejt këto kushte nuk mund të konsiderohet e arrirë dhe vetë demokracia. Sepse, demokracia e vërtetë është ajo kur njëra gjysmë e popullsisë merr pjesë në mënyrë të barabartë me gjysmën tjetër në vendimmarrjen sociale, ekonomike dhe politike në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Gjithashtu, po aq problem është dhe hedhja poshtë e barrierave kulturore e strukturore ndaj barazisë gjinore. P.sh., një barrierë e tillë kulturore ka mbetur ende binomi politikë-patriarkalitet, në të cilin mashkulli ka dominuar dhe vazhdon të dominojë lojën politike, kontrollin dhe manipulimin e saj.

Ndërsa, barriera strukturore janë, p.sh., vetë partitë politike dhe funksionimi i tyre i brendshëm, vështirësitë financiare etj. Për mënjanimin e këtyre barrierave, ndër strategjitë për arritjen e balancimit gjinor mund të konsiderohen p.sh.: sistemi i kuotës (quota system), përfaqësimi proporcional, reformimi për financat në fushatën elektorale, trajnimet dhe shërbimet mbështetëse për femrat që përfshihen në politikë etj.

Sistemet "Quota"

Sot ka mjaft vende që kanë institucionalizuar "sistemin e kuotës" për të rritur përfaqësimin e gruas në politikë. Kështu, p.sh., në vitin 1994, Afrika e Jugut zinte vendin e 141-të në botë në lidhje me përfaqësimin e grave në Parlament. Pas futjes së kuotës prej 30% nga "African National Congress", Afrika e Jugut kaloi, më 2004, në nivelin e 13-të, me një përfaqësim parlamentar të grave me afro 32.8% në dhomën e ulët; në Indi, "Panchayat Raj Act" u rezervon grave 33% të vendeve në këshillat e fshatit, atë të fshatrave të bashkuara apo në këshillin e distriktit.

(Sot konstatohen në Indi afro 1 milion gra të tilla të zgjedhura në nivel fshati. Një përfaqësim i tillë ka ndikuar në rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit në këtë nivel qeverisje); ligji finlandez kërkon të paktën 40% të secilës gjini të përfaqësuar në trupat e ndryshme vendimmarrëse.

(Një gjë e tillë ka çuar një rritje të përfaqësimit të femrave nga 25% në vitin 1980, në atë 48% në vitin 1996); Argjentina ka një kuotë prej 30% të grave në listat elektorale të kandidatëve. (Si rezultat, numri i grave të zgjedhura në dhomën e ulët ka mbetur nga 2001 në 2003 tek vlera afro 34.1%. Në senat, aktivizimi i tyre, sado numerikisht i rritur, nuk ka dalë akoma aq rezultativ); Kushtetuta franceze u amendua më 1999 për të arritur tek një akses i barabartë i burrave dhe grave ndaj mandateve elektorale dhe funksioneve zgjedhore.

(Me këtë korrigjim, në vitin 2000, ligji francez për zgjedhjet u ndryshua në mënyrë të tillë që partitë politike të detyrohen të paraqesin numra të njëjtë kandidatësh burra e gra, me diferencë brenda një intervali prej 2%, për shumicën e zgjedhjeve). Pra, siç shihet nga rezultatet e suksesshme në pjesëmarrjen politike të femrave në Evropën Veriore apo rritjen e menjëhershme aty të kësaj pjesëmarrjeje, mund të pohohet se:

• Kuotat kanë rezultuar si mjetet më të shpejta dhe të suksesshme në garantimin e pjesëmarrjes politike të femrave
• Sistemet e kuotimit e përmirësojnë në mënyrë efektive politikën për të mos pasur më si strumbullar mashkullin, dhe ndihmojnë gratë dhe të ardhurit e rinj për të marrë pjesë në politikë. Madje, këto sisteme mund të shfaqen si sisteme me:
a. Kuotë legale (një metodë për të përcaktuar kuotën në statutin e partisë politike apo në ligjin zgjedhor, që kërkon dhe ndjekjen e kuotës nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në procesin elektoral).

b. Kuotë vendesh të dhëna në legjislaturë ("legislature seat kuota&quotsmiley (një farë kuote zgjedhjeje që alokon një përqindje vendesh për gratë deputete, kandidimi i orientuar brenda tyre për këto vende).

c. Kuotë nga partitë politike (Nuk ka ndonjë kërkesë rigoroze apo legale për shfrytëzimin e këtij sistemi prej një partie politike, por ajo është thjesht një metodë, në të cilën vetë partia politike "afron" në mënyrë vullnetare një përqindje të grave të emëruara nga partia politike).

Vetë këto zëra ilustrohen në mënyrë pjesore në tabelën këtu pranë:
Lloji i kuotës Vendi Detaje

Kuota legale

Shqipëria Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t'i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, një në çdo tre emra në listë duhet t'i përkasë secilës gjini. (Neni 67, paragrafi 5)

Kuota legale

Franca Rishikimi kushtetues në 1999 parashikon që qeverisja dhe partitë politike duhet të rrisin përpjekjet për zgjerimin e pjesëmarrjes politike të gruas. Ligji zgjedhor u rishikua më 2000, sipas tij 50% në kandidim për të gjitha zgjedhjet duhet ta përbëjnë kandidatet gra.
Argjentina 30% e kandidateve gra për të gjitha pozicionet me zgjedhje të shërbimit civil
Afrika e Jugut
50% (idem)

"Poltrone"
Legjislative Tanzania 20% e grave në legjislaturë
India 33% e grave në legjislaturën vendore

Kuota nga partitë politike

Suedia Partia Socialdemokrate futi një sistem ndërthurjeje, ku në çdo zgjedhje kandidimi, mashkulli alternohet në listë me atë të femrës.
Norvegjia Partia Laburiste fut një kuotë për gratë, që nuk mund të jetë më pak se 40%
Mbretëria
e Bashkuar Partia Laburiste alokon 40% të vendeve për emërimet gra
Gjermania Partia Socialdemokrate (40%) dhe Partia e Gjelbër (50%) kanë kuotat e tyre për gratë.

Rasti i Francës flet qartë për një rritje të shënuarshme të numrit të grave deputete, madje me aplikimin e "Parité"-s, përqindja e grave të zgjedhura arriti vlerën prej 47%, d.m.th., dhe një rritje prej mbi 22% të legjislaturave të mëparshme.

Që ky sistem me kuotë, në variantet e ndryshme të tij, ka funksionuar në të gjitha kulturat, po ndalojmë shkurtimisht dhe në rastin e Koresë së Jugut. Konkretisht, aty vihet re një rritje e konsiderueshme e përfaqësimit të gruas në Asamblenë Kombëtare, p.sh., nga 5.7% (viti 2000) në 13.4% (viti 2004).

Për këtë janë shfrytëzuar këto skema kuotimi: është adoptuar kuota prej 30 % e nominimit për kandidatet gra në zonat elektorale rajonale (distriktet), kuota prej 50 % e nominimit për kandidatet gra në përfaqësimin proporcional të Asamblesë Kombëtare; çdo parti u përcakton grave vlerën prej 50% të përfaqësimit proporcional, madje dhe u akordon atyre vendet e para etj.
Roli i Sistemit Zgjedhor

Edhe sistemi zgjedhor ka rolin e tij në përfaqësimin parlamentar. Siç e kemi studiuar më parë, dy grupimet e mëdha të sistemeve zgjedhore janë: sistemi mazhoritar dhe ai proporcional, që janë sa demokratike, po aq dhe të ndryshme. Sipas statistikave rezulton që sistemi konkret zgjedhor "ka gisht" në nivelin e përfaqësimit parlamentar të gruas.

Kështu, p.sh., në vitin 1997, statistikat kanë treguar se vendet me një përfaqësim parlamentar femëror me afro 30 % të numrit të plotë, në 60% të rasteve kishin një sistem të pastër proporcional dhe në pjesën tjetër një sistem të përzierë.

Nuk ndeshej asnjë vend me përfaqësim parlamentar mazhoritar që të kishte këtë përfaqësim parlamentar femëror me afro 30% të gjitha vendeve në legjislaturë. Pra, siç duket, një sistem përfaqësimi parlamentar apo ai pjesërisht proporcional rezultojnë si sisteme të favorshme në rritjen e pjesëmarrjes politike të gruas.

Tek i njëjti përfundim arrihet dhe po të analizohet grafiku i mësipërm, që pasqyron lidhjen midis përqindjes së grave të zgjedhura dhe sistemit zgjedhor, në funksion të variantit konkret të tij: sistem proporcional, sistem i përzierë, sistem mazhoritar dhe sistem caktimi (emërimi).

"Maskulizmi" politik shqiptar

Mjafton të ribëhen këto krahasime në botë, për të kuptuar demagogjinë shqiptare dhe, mbi të gjitha, "gënjeshtrën" kryeministrore mbi barazinë gjinore, pas kompozimit të kabinetit të ri qeveritar!...

30 Komente

vallai o xhepo do doja shume me ju pergjigj pytjes tate, por i paske ra shume gjate sa po tutem me i hy leximit smiley

 

 

shume gjate i paske ra xhepo, mire e ka bedrija, na fillojne na dhembin syte..

nje gje se morra vesh, josefina topalli nuk eshte me kryeparlamentare?

cdo artikull qe eshte per te rregulluar statusine grave shqiptare eshte i vlefshem, dhe nuk me duket artikull fare i dobet. E vetmja gje qe nuk me pelqen eshte se rregullimi i statusit te femrave sipas Mejdanit shihet akoma tek praktikat socialiste te ndihmeses ne ceshtjet familjare, ku megjithe propaganden qe ka bere ishPPSH statusi i grave eshte me keq madje ka degraduar. 

Edhe mejdani e permend qe kjo eshte ceshtje kulture me shume se ceshtje perfaqesimi.

dhe grate vertet duhet qe te revoltohen dhe mos te presin qe problemet e tyre tua zgjidhin burrat, dhe duhet te kete me shume organizim dhe bashkepunim midis tyre ne menyre qe te ushtrojne vertet presion dhe te mos kooptohen nga politika. 

Mund te merremi dhe me artikullshkruesin, edhe me pertej se majtes dhe te djathtes, edhe me shume shume shume gjera te tjera interesante. 

Gjithesesi, pertej edhe luhatjeve perqindoreshe, keshtu me kokrra po t'i numerosh a jena m'rregull me nje femer ne kabinet dhe me 16% ne parlament?  Ne nivel lokal tjater shifer, teper e lehte per t'u marre ne konsiderate. 

Dmth, e thjeshte me duket ceshtja mua, pavaresisht se artikullshkruesi mund t'i kete rene pak gjate duke kerkuar te bej krahasime midis Shqiperise dhe Afrikes se Jugut ta zeme.

Edhe ne kete forum paskan hyre talibanet shqiptare? Ky kancer mesjetar po perhapet kudo ne Shqiperi...duan te roberojne femrat dhe t'i kthejne ne mallra konsumi per qefet e tyre! Situata eshte per te qare, kurse talibanet e mesiperm tallen e qeshin!

Habitem se si asnje OJF per mbrojtjen e grave nuk ngriti zerin per kete gje....

Gjithesesi, pertej edhe luhatjeve perqindoreshe, keshtu me kokrra po t'i numerosh a jena m'rregull me nje femer ne kabinet dhe me 16% ne parlament?

E tu Monda? smiley

Se pari, sa % femrash kemi patur ne qeverite/parlamentet e meparshme shqiptare, qe po ankohemi me keto aktualet?

Se dyti, na jepni disa shembuj qeverish (evropiane/perendimore, se nuk po shkojme drejt Afrikes smiley) qe kane mandate gjinie/rrace ne kabinetin qeveritar, o kaq femra o s'ka. Ne parlament s'e di, po na jepni dhe ca shembuj me parlamente po patet. Qe ti kemi gjerat ne kontekst, ta dime ca nuk shkon me ne, dhe mos ankohemi per force zakoni. Kete e kam me sinqeritet se vertet s'e di fare ca  behet ne kete pike. smiley

Se treti, na jepni dhe ndonje sugjerim ca duhet te beje qeveria shqiptare, apo kush tjeter, per kete situate, perpos transmetimit ne TVSH te filmit  Kapedani cdo nate. smiley

kjo nuk eshte ceshtje perfaqesimi politik, eshte ceshtje respekti, dhe kete respekt grate nuk duhet ta kerkojne nga burrat e politikes, duhet ta kerkojne vete cdo dite ne jeten e tyre te perditshme te mos behen trashegimtare te identitetit patriarkalist dhe autoritarist qe ka shoqeria shqiptare sot, prandaj grate duhet te revoltohen.

xhibi, e tu pyet? smiley.

Ne parlament, para zgjedhjeve, por duke qene se s'kane ndryshuar statistikat, Shqiperia radhitet e 71.  Jo per t'u habitur fare eshte se vendet e para i kane zene nordiket me histori te gjate ne kete leme, ku perqindja e femrave ne parlament eshte ne harkun e 40 perqindeshit.  Vendi i pare fare fare fare eshte, guess who?  Ruanda. 

Nga ajo ane, edhe US nuk e ka mire punen se tek 16.8 apo vendin e 69 ze per kete ceshtje. 

Per kabinetet duhet me kerku me thelle, edhe s'kam dhe aq kohe per momentin. 

Une nuk po merrem fare me politik te majte, te djathte, pertej, a poshte tyre.  Bile as te analizoj nivelin, partizanllekun etj etj te femrave ekzistente ne politiken shqiptare.  Thjesht, sic thashe, a jena dakort me keto shifra?  Kjo me teper, duke pasur parasysh se sa i rane vrimes se fyellit te 30% para zgjedhjeve, dhe rezultati eshte i njejte me parlamentin qe shkoi.     

Monda, nuk thashe e sata rradhitet Shqiperia (71 prap lart qenkemi ne krahasim me ekonomine smiley). Bera ca pyetje specifike. Nuk eshte e thene se duhet ti dini pergjigjet, gjithashtu e pranojme te gjithe qe juve femrat dhe te zinjte jeni dy grupet me te diskriminuara ne boten e bardhe, and also the Russians might be coming, por nuk ja vlen te ankohemi kot dhe qurravitemi kot, duhet se pari ta dime si e bejne te tjeret si te cilit aspirojme te behemi (prandaj pyeta nese Evropa/perendimi kane kuota) dhe se dyti duhen sugjerime konkrete ca duhet bere, ku calon.

Ne te kundert per qitje frustracionesh te pergjithshme pa tabele qitje ju ftoj te lexoni artikullin fantastik te propozimit fantastik te Lubonjes. smiley

Shiko mer taj, se me cudite.  Po a s'te ka sjelle shembuj artikullshkruesi me lart se si behet?  Dmth per kuotat dhe praktikat ne vende te ndryshme?  Une presupozova se e kishe lexuar artikullin ne fjale pastaj mate ate te shpejtesise se trurit. 

30% ne Shqiperi e bene ne lista, per sy e faqe, a per hir te iniciatives.  Por pak a shume dihej se sa deputetë/e do dilnin nga te pakten partite e madhe ne qarqet perkatese, pak si per sy e faqe dukej kjo pune. 

PS: Jam shprehur dhe me pare ne artikuj me tematike te ngjashme qe jam kondra "affirmative action" dhe pro meritokracise, por meqe s'ka si behet ndryshe, e pranoj te pakten ne Shqiperi qe kuota te tilla jane te domosdoshme.  Keshtu qe jo me llogje te tipit, the russians are coming, pls.

Varja se per ceshtje feminizmi ju ik komplet llogjika juve femrave, dhe ajo pak qe keni. smiley j/k, jo te gjitha keni pak. smiley

I hodha nje sy artikullit dhe shikoj ... Afriken. wtf? smiley

Fakti qe nuk i di pergjigjet e pyetjeve te mia (sic nuk i di as une) do te thote qe po revoltoheni sa per te revoltuar, pra s'e dini nese ka kuota Evropa dhe sa i ka, as nuk jepni ndonje shembull konkret ca nuk beri qevria dhe duhet ta beje tani, sic e bejne qeverite perendimore, apo sic e kane bere kur kane qene me nivel kaq pak femrash sa ne, apo ndonje gje tjeter konkrete.

Ne vend te llogjikes ti thua "a jeni dakort me keto shifra?". What the hell is that supposed to mean? smiley Une s'jam dakort me shume gjera ne jete, perfshi dhe faktin qe dje me preu rrugen keq nje makine dhe qe s'jam miliarder, po ca ti besh. smiley

Ruanda eshte ne vend te pare sepse eshte si ne shqiperi, ku burrat deputete kane bere dhe grate  e tyre deputete smiley

pytje per femnat qe morin mundimin me diskutu ktu:
a nuk eshte paradoks qe parlamenti a qeveria duhet me sanksionu me ligj / rregull numrin e femrave ne ekzekutiv?

qe kur shteti merr persiper me i caktu raporte perfaqsimi femres, per mu eshte cdo gjo e kote. Kur vete femra nuk duket e interesume me zgju vemendje qytetare permes naj levizje feministe a ku di un...si cdo gjo tjeter, edhe kto nismat ne i kena 'te importume' prej dashamirsve perendimore.

Jo se une nuk jom dakort; personalisht mendoj se femra eshte me e afte me fsheh anen emocionale kur diskutohen gjona te rendsishme per vendin...dmth ndryshe nga Sala dhe Rama qe deklarojne haptaz se nuk dun me i pa bojen nj-tj po persa kohe qe levizja feministe n'shqipri ngelet ne nivelin e Topallit apo Dades e Leskaj, eshte per te ardh keq. Kto jane lind per me qene vartese.

po kete dhe po thote mejdani pra qe duhet me u 'revoltu' femrat, jo burrat

ti karamele lexon mes rreshtave apo ku se una nuk shof gjo...ku shkum e u qorrum pa lexu shkrimin e Xhepit !

hm...kurse un kaptin-daullja menojsha se Xhepi ish t'u thone qe, "femna shqyptare duhet me u revoltu me pushtetin meqe nuk osht n'rangun e femnes indione etj..."

harrova me thone qe, perfaqsimi ne rang perqindje n'politike mund te jete tregus sasior po nuk perben naj tregus domethenes per barazine e emancipimin e femres. Ne Indi vertet mund te kesh kaq e aq femra ne politike po pabarazia gjinore eshte shume e dukshme...sidomos n'Indi ku ekzistojne akom kastat dhe ku femra trajtohet shume ulet. E thone ndryshe, ne mund te kena 60 Jozefina e Valentina n'parlament po femnat qe nuk dalin dot prej kulles ose qe dhunohen fizikisht e moralisht prej mashkullit jane me mijera. Pranej ta kom llafin qe levizjen feministe e pres nga kto te pa-angazhumet se kto te politikes e bojne sa per fushate dhe aq...

 

vl ti, e jo une, se une e kam VL smiley.

Edhe njehere, se ti te shkallon te shkaterron, i shkalluar i shkaterruar je vete smiley.  (Diten e fundit ne Vlore, po shikoja Pallatin ne televizor, dhurate kshu, per ikje, se na kishin plasur syte duke e pare 100 here ne ekranin teper te vockel te vayo-s lol.)

Mire qe s'pranon shembuj nga Afrika e Jugut (s'ta mora vesh ket wtf, se te pakten Afrika e Jugut eshte good enough per Mondialin dhe helbete dhe per Monden) por nga Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, s'i pranon? 

Kur te kem kohe, dmth pasi te sistemohem nga ndryshimi i orarit, faturat pirg, zbrasja e valixheve (sa depresiv ky proces lol) e ca gjera te vogla, atehere mbase po e le si detir shpie te ve bashke ca gjera per kete pune smiley.

por nga Franca, Gjermania, Suedia, Norvegjia, s'i pranon? 

Po he pa se po kerkoj nja 20 here nga Evropa/perendimi per kuotat e femrave ne qeveri e parlament. Ku i dhate dhe s'i lexova? smiley

Gjithashtu jam kurioz te di sa gra kane aspiruar te jene politikane dhe nuk jane, ne Shqiperi? Aspiruar e kam fjalen qe kane bere perpjekje reale per te qene, jo qe kane shkruar ne blogje, si puna jone tani. Meqe po revoltoheni pse nuk keni me shume gra perfaqsuese, prandaj pyes. smiley

Jo se s'i pranoj nga Afrika, po se c'kam nje parandjenje qe ky i rrjedhuri ka bere research dhe ka gjetur te vetmin shembull atje. smiley Po gjithsesi ne nuk do bejme patjeter dicka meqe dhe afrika e jugut apo e majes se veriut e beka. Eshte si te hedhesh nje gurr dhe te thuash e hedh dot fiks ku e hodha une? smiley

Sa me shume lexoj shtypin shqiptar aq me shume neverritem me artikuj lesh me tresh me presh, kot sa per tu ankuar si pijanecet e klubeve.

Nejse, ti clodhu, merre veten, pastaj per pak kthehu ne atdhe dhe bej ndonje levizje feministe sic thote bardhaku smiley, se tek e fundit sado te mandatoje qeveria, ne keto aspekte gjerat duhet te ecin deri diku paralel me mentalitetin e njerzve.Si ligji i ndalimit te duhanit p.sh., u vu dhe tek ne po nuk zbatohet njesoj si ne Amerike. smiley

 

1 shtese te vogel. fola me 3 deputete te psse qe i njoh prej 1 kohe te gjate dhe 2 te pdse qe i njoh prej nje kohe po kaq te gjate, mbi qeverine e ardhshme. keta demokratet me thane se do rrinte vetem majlinda, por mund te ndahej turizmi me kulturen, atehere kalonte edhe albana vokshi (ajo idiotja). ndersa socialistet me thane se do kishte ministre femra: ermelinda meksi, mimi kodheli, ledi shamku, vasilika hysi, valentina leskaj, dhe nuk ishin te konfirmuar akoma, silvi bino ose arta dade. po te doni, ua jap edhe ministrat tjere. kryetar kuvendi planfikohej ben blushi. mos u habisni. harasani drejtor i kesh, kac islamin rama gjithsesi do e linte pa post, se esht zene ne maj (keto vijn nga burime te sigurta). shalsi minister transporti, malaj i financave, majko i brendshem, ilir gjoni te mbrojtja (por esht perfolur edhe damian gjiknuri), besnik baraj i mjedisit, saimir tahiri minister shteti, erioni veliaj minister i jashtem, pa post edhe erjon brace. kaq di. per pdne me thane ne korrik se do kthenin rusmalin. tani u takova me keta 2 demokratet. me than se jozefina ska leju as femer tjeter, as njeri nga veriu ne qeveri. nuk dihet arsyeja.

lajmi i fundit, bomb fare: genc ruli perflitet per guvernator ne 2011

A-Tirana, kjo puna e femrave ne qeverine e PS eshte si ai muhabeti: sikur halla te kishte ashtu smiley.  Dmth konkretisht, s'dime gje, e s'pi uje.

Por meqe u permend kjo ndarje, di njeri sa eshte % e deputeteve femra te PS dhe % atyre te PD-se? 

20% FIKS PS

14.7% PD

 

Nuk thashe se kshu do jete. Thashe se kshu degjova. Dhe nga keto 3, mora dy ore para se te mberrinte ne kqz, pjesen me te madhe te listes se deputeteve. ka qene fiks ora 11:50

 

ndersa socialistet me thane se do kishte ministre femra: ermelinda meksi, mimi kodheli, ledi shamku, vasilika hysi, valentina leskaj, dhe nuk ishin te konfirmuar akoma, silvi bino ose arta dade.

Me nje llaf Rama do emeronte minimalisht 5 ministre ne kabinetin e tij, po mundet dhe 6? smiley Dhe hajt mos e beso kete lajm. Nuk eshte se vjen nga mediat e varura, apo te pavarurat. Vjen nga nje koment anonim tek PPU. smiley

tani u takova me keta 2 demokratet. me than se jozefina ska leju as femer tjeter, as njeri nga veriu ne qeveri. nuk dihet arsyeja.

Po deshe shiko mos e ke nr e telefonit te Zotit se dua ta pyes per llotarine. smiley

 

P.S. Monda, po kandidove per deputete ne Shqiperi do bej te pamunduren te te vij te votoj per ty, pavaresisht programit qe do kesh. Si une dhe 3/4 e PPU. smiley

ste detyron njeri ta besosh. ne rregull? un per vete e besoj, sepse deri tani, cdo informacion qe me ka ardh nga keta 3 ka qen i sakte. njeri esht ne kryesine e ps, dy tjeret ne asamble, dy nga keta 3 jane deputete, bej ca llogari dhe te del kush jane, por mua gjithmone me ka dale cfare me kane thene. dhe te kjo treshja, vetem 1 esht femer smiley meqe e ke kaq me merak. u takova me keta diten e zgjedhjeve, me tha do kemi 66 deputete+pbdnj, dhe deputeti i 66 qe nuk doli ishte ai ne berat, ku pretendohej per pese. kaq

Po kur rrime ne qe te degjojme ty, mshoja ene ti smiley

Degjo mer lart-poshte,  ku me pe me qe nxora shpaten konkretisht ne kete teme?  Se llogjike jo e jo.  Ti as artikllin s'lexove tamom, jo me llogje-ikat e komenteve smiley

PS: hejtin ta kisha per punen e deputetllekut, s'ta kisha borxh lol.

PPS: Tushe, pertej llav-hejtin qe kena me xhibin, osht djalk per kre te djalkes smiley

tani u takova me keta 2 demokratet. me than se jozefina ska leju as femer tjeter, as njeri nga veriu ne qeveri. nuk dihet arsyeja.

lajmi i fundit, bomb fare: genc ruli perflitet per guvernator ne 2011

  eh ca m'kujtove or ti shoku i deputeteve  smiley

http://www.youtube.com/watch?v=HNStcseZMw0

keta nuk jane ne vete

Topi: femrat e plitikes te mos shnderohen ne burra

Mejdani: a nuk duhet te revoltohen grate shqiptare?

kujt t'i besojne te gjorat femra ?

"t'i besojne moj te gjorat t'i besojne... "

Te revoltohet e ti veri flaken mundesisht, sidomos mbas kesaj meselese se stadiumit mbas Shqip - Danimarke.

nuk eshte puna qe te revoltohen femrat, thjesht aty ka shume pak femra sepse ai qe i cakton vended e punes eshte AI ...dhe nuk ka konsideruar femra para atyre qe ai pi e hane gjithe diten me to

Une jam shume dakort qe te mos shikohet rraporti femer/mashkull nqs nje burre  eshte  me mire se grate (te themi ministria e mbrojtjes ose e brendshme) ose kur nje grua eshte me mire se burrat.

ne kete rast ne do kishim pas shume femra te zgjuara qe te ishin 40-50% e kabinetit ....jo se per femra, por qe jane te kualifikuara te bejne punen, dhe shume me mire se shume nga ata burrat e kabinetit

ne maqedoni ministrja e brendshme esht gordana jankullovska, 1 femer 35 vjec, qe me pare ka qene shefe e kabinetit te gruevskit, kryeministrit, gjate kohes kur gruevski ka qene minister i finances. ne kosove, ministria e drejtesise dhe ajo energjitike drejtohen nga femra

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).