A mund të jetë PS-ja një “pasuri kombëtare”?!

Rëndësia që ka opozita për një demokraci është e kuptueshme dhe e pohuar nga të gjithë përfaqësuesit e mendimit politik. Ajo ka vlerë ndoshta po aq sa çka edhe vetë demokracia, pasi pa të demokracia humb kuptimin e saj, ashtu siç humb kuptimin çdo garë ku mungon kundërshtari. E perceptuar si garë dhe konkurrencë shoqëria moderne kërkon doemos të paktën dy palë për të çuar përpara “konfliktin shoqëror modern”, që sipas Darhendorfit, përbën mekanizmin zhvillues të këtyre shoqërive. Opozita bëhet kështu garant i demokracisë dhe i zhvillimit, pasi pa të nuk mund të realizohet konkurrenca e alternativave, mekanizmi që sjell eficensën qeverisëse.
Megjithatë, ashtu siç e shprehin edhe një numër i madh mendimtarësh, demokracia lidhet doemos edhe me një minimum kulture qytetare, demokratike, institucionale, me një minimum etike dhe mirëkuptimi, të cilat bëjnë të domosdoshme respektimin e disa parimeve bazë, pa të cilat çdo demokraci e ka të pamundur të funksionojë. Të gjitha këto mungojnë ndjeshëm në Shqipërinë e sotme postdiktatoriale, ku shpesh opozita funksionon më tepër si forcë sabotuese sesa korrigjuese apo kontrolluese e qeverisjes. Në fakt, në Shqipëri, përgjatë këtyre viteve kemi hasur dy modele të abuzimit opozitar. E para ka të bëjë me konfliktualitetin destruktiv dhe pa princip, që duket si forma më e natyrshme e opozitarizmit shqiptar, ndërsa tjetra ka të bëjë me uzurpimin e pozitave dominuese të opozitarizmit në marrëveshje me pozitën, për të bërë të mundur eliminimin e çdo force tjetër nga arena politike, gjë që do të thotë praktikisht mungesë opozite. Modeli i sotëm, modeli Rama, duket se i përmbledh të dyja këto tipare të defunksionalizimit të opozitës.

Shumë analistë mundohen ta paraqesin Partinë Socialiste si një “pasuri kombëtare”. Një vlerësim i tillë bëhet, së pari duke iu referuar ideve të mësipërme mbi rolin e opozitës në demokraci, dhe së dyti, duke iu referuar prurjeve që kjo parti ka sjellë përgjatë historisë së tranzicionit shqiptar. Këta intelektualë mundohen ta paraqesin këtë parti si një bashkim dhe shumëfishim kontributesh, të cilat i kanë dhënë tonin politikës shqiptare, me gjithë problemet e shumta që e kanë bashkëshoqëruar atë gjatë këtyre viteve. Në fakt pohimi për pasuritë kombëtare të opozitës shqiptare bëhet gjithmonë kur kjo forcë politike nxjerr në sipërfaqe problemet e brendshme të saj, ndaj dhe mund të thuhet se një pohim i tillë ka shërbyer më së shumti si një trukim i këtyre problemeve. Ka një tendencë për t’i paraqitur ato si vlera politike, si një dëshmi e demokracisë së brendshme të saj, pavarësisht se kushdo e kupton se ato nuk burojnë nga ndonjë vlerë reale dhe as që sjellin ndonjë të tillë në mjedisin politik shqiptar. Përveç kësaj, anëtari i thjeshtë i kësaj partie duket se nuk reflekton kurrfarë emancipimi politik në këtë drejtim, madje përkundrazi, reflekton në mënyrë këmbëngulëse fosilizimin e atij mentaliteti, të trashëguar nga përvoja moniste e përpara ‘90-s. Megjithatë, përtej këtyre problemeve, synohet që Partia Socialiste të paraqitet si një investim i madh njerëzor e ideor, i cili arrin të mbijetojë dhe të ecë përpara drejt modernizimit, duke kontribuar rrjedhimisht edhe në zhvillimin e vendit.

Jetojmë në një vend ndër më të varfrit në rajon. Një vend që dëshmon çdo ditë ndoshta jo dhe aq varfëri ekonomike, sesa varfëri kulturore, intelektuale, shoqërore, politike etj. Ky mjerim mbetet pjesë e pashmangshme e realitetit shqiptar megjithëse flitet shumë për resurset dhe potencialet e mëdha ekonomike, kulturore, intelektuale të pashfrytëzuara që miniera e nëntokës shqiptare fsheh në brendësi të saj. E gjithë kjo përbën vërtet një paradoks. Kur arena politike shqiptare ruan një vlerë të tillë si ajo që paraqet partia më e madhe opozitare, është e pakuptueshme se si ka mundësi që ai mbetet ende shumë prapa thuajse në të gjitha fushat e zhvillimit.

Megjithatë, nuk mjafton kaq për të qenë skeptik ndaj gjykimeve të tilla. Një shikim i shpejtë i së kaluarës, do të na bindte akoma edhe më shumë në lidhje me absurditetin e gjithë kësaj. Rezistenca ndaj ndryshimeve demokratike, mosdënimi i krimeve të komunizmit, qëndrimi ndaj pronës, roli i saj në katrahurën e 97-s, pa folur këtu për korrupsionin galopant, shtrirjen e kriminalitetit të lidhur me shtetin që kjo forcë politike ka dëshmuar gjatë qeverisjes së saj tetëvjeçare, na e vështirësojnë skajshmërisht mundësinë për të gjetur në të ndonjë vlerë konkrete në dobi të shoqërisë. Përkundrazi, thuajse në çdo moment historik, ajo ka luajtur një rol pengues, duke u shfaqur sistematikisht si një forcë regresive ndaj çdo zhvillimi.

Jo vetëm e kaluara, por edhe e tashmja si edhe e ardhmja duket po kaq dëshpëruese. Konkretisht, duke e vështruar nga baza, ajo që mund të kuptohet nga mënyra sesi po zhvillohet kongresi i radhës postzgjedhor na flet shumë për kalbësinë që fshihet përtej lustrës mediatike të kësaj partie. Nga mënyra sesi sillen dhe artikultojnë mendimin liderët e saj, mund të kuptosh shumë qartë se çfarë fshihet në thellësi të minierës së vjetër postpuniste që gjeneron politikëbërjen e majtë në Shqipëri. Ashpërsimi krejt pa vend i gjuhës së kryetarit të saj, i cili i futet pa nevojë një aventure bojkotesh dhe konfliktesh, prej të cilave nuk mund të dalë kurrë i fituar, dëshmon për presionin që baza ushtron ndaj lidershipit në lidhje me modelin drejtues të dëshiruar prej saj. Nga e gjithë kjo del se, sigurimi i votave në kongres, përcaktohet nga niveli i konfliktualitetit që liderët konkurrues shfaqin ndaj mitit më të madh armiqësor të PS-së (Berishës), si dhe armiqve aktualë të brendshëm (Nano e Meta).
Pas një periudhe relativisht të mjaftueshme zbutjeje dhe maturimi dhe stabiliteti politik, të kushtëzuar edhe nga faktori ndërkombëtar si dhe proceset integruese, ku anëtarësimi në NATO ka qenë mjaft i rëndësishëm, politika shqiptare po rikthehet edhe njëherë në politikën e barrikadave të pas ‘97-s. Dhe kjo vjen si një nevojë emergjente e lidershipit të opozitës, për të ruajtur pozitat dominuese brenda partisë së tij. Kjo vjen si një nevojë e patjetërsueshme e kësaj force politike për t’u rikthyer në habitatin e vet, të transformuar në mënyrë artificiale nga Nano. Që të arrish t’i marrësh votën anëtarit të kongresit socialist do të duhet doemos të demonstrosh nivelin më të lartë të agresivitetit ndaj rivalit historik dhe, për më tepër, do të duhet t’i hapësh zjarr të gjithë “tradhtarëve” të tjerë që afrohen me të. Asnjë projekt apo program që i shërben vendit nuk bën punë në këtë mes, dhe sidomos konsensusi apo marrëveshja me kundërshtarët do të duhet të eliminohet përfundimisht nga axhenda politike. E thënë më thjeshtë, lidershipit të PS-së nuk i duhet aspak ta çajë kokën për drita, ujë e bukë, por vetëm për të sulmuar sa më fort armiqtë si dhe për të ruajtur të kohezionin e brendshëm antiberishist të partisë.

Natyrisht, në këtë mes nuk mund të ketë kurrfarë iluzioni se pasuria politike kombëtare, në mos qoftë në njërin kah, do të duhet të jetë patjetër në tjetrin, por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi, ndonëse natyrisht nuk mund të pranojmë as iluzionet dialektike konformiste si ato që tentojnë të vendosin shenja arbitrare barazimi, duke i futur të gjithë në të njëjtin thes. Majtas apo djathtas të gjithë e dimë se në Shqipëri zgjedhja elektorale ka kohë që kushtëzohet në zgjedhjen e “të keqes më të vogël”, realitet ky, për të cilin, e majta ka vërtetë peshën vendimtare. Por megjithatë, edhe sikur dikush ta shohë majtas të keqen më të vogël, është paradoksale që vogëlsia e kësaj të keqeje të perceptohet si “pasuri kombëtare”. I vetmi asosacion që të krijon ky tog fjalësh është ai që lidhet me përfytyrimin e xhepave të drejtuesve të lartë të kësaj partie, që vërtetë duken të jenë asetet më të rëndësishme të saj së bashku me turmat e angazhuara të njeriut të ri, i cili falë kohës së lirë që i dhuron mosha e tretë, angazhon të gjithë energjinë e tij për të realizuar të vetmen aspiratë që ruan me fanatizëm, rrëzimin përfundimtar të Berishës, në pavarësi të plotë nga nevojat e vendit për një qeverisje më të mirë.

16 Komente

Jam kurioz te di ca mendimi kane socialistet e PPU per kete analize. Po komunistet? smiley

Per mendimin tim autori e ka qelluar tamam ne shinjester, pese yje peshkatore. smiley Bile dhe menyra e te shkruarit eshte e lexueshme, sic duhet, me nje hyrje, zhvillim, dhe perfundim, pa hedhje dege me dege dhe lumenj metaforash dhe citime te te famshmeve, sic jane rendom artikujt shqiptare. Do jete shkolluar ketej nga ne ky? smiley

 

Vetem per kete detaj qe permend s'jam i sigurt, te pakten per rastin dhe momentin konkret qe po kalon PS-ja.

Ashpërsimi krejt pa vend i gjuhës së kryetarit të saj, i cili i futet pa nevojë një aventure bojkotesh dhe konfliktesh, prej të cilave nuk mund të dalë kurrë i fituar, dëshmon për presionin që baza ushtron ndaj lidershipit në lidhje me modelin drejtues të dëshiruar prej saj.

Baza e PS-se, dhe jo vetem, ma ha mendja jane ne panik momentalisht, se shikojne percarjen dhe degradimin e partise se tyre, dhe nuk mendoj se ne kete moment ata i bejne presion Rames qe te radikalizohet. Rama e ka ne gjak ate element, se eshte i etur per dominim total dhe prirje per tu dukur "ndryshe", plus qe ne kete moment eshte menyra e vetme qe ai te mbetet kryetar i PS-se.

E perceptuar si garë dhe konkurrencë shoqëria moderne kërkon doemos të paktën dy palë për të çuar përpara “konfliktin shoqëror modern”, që sipas Darhendorfit, përbën mekanizmin zhvillues të këtyre shoqërive.

smiley

Chiudo la lettura e non la apro piu (pershnes adhuruesit e algo,giovanni&giacomos kudo qe te fshihen).

PS= pasuri antikombetare = =PPSH = PartiaPunesShqiperise

PS= varferi kombetare

PS ekziston, sepse nje opozite duhet te ekzistoje. Hiq kete, PS nuk ka asnje merite per te cilen duhet te vazhdoje te ekzistoje. Ne 18 vjet demokraci, nuk ka dhene asnje kontribut qe vlen te permendet. Dhe s'ka si te jete ndryshe kur klasa drejtuese e vet jane komunista apo bij komunistash, nostalgjike te nje kohe kur ato apo baballaret e tyre komandonin. Koagulanti i i vetem eshte oponenca ndaj Sali Berishes si simbol i dekadences tyre, a thua se eliminimi i tij do te zhdukte si me magji gjithe ato ndryshime per te cilet Sali Berisha eshte thjesht, absolutisht vetem nje element me teper dhe jo arsyeja kryesore perse ndryshimet ndodhen.

ne vijim te shkrimeve futja pordhes se po e mbajte te ben dem per zorret, une propozoj qe autori te zhvilloje temen "a ja vlen te jete skenderbeu heroi yne kombetar" nderkohe qe dihet qe ai ka qene i shkurter, hunderr dhe qe ka tradhetu turqit qe e mbajten me buke per rreth 20 vjet  

Lord Dahrendorf me siguri po kthehet permbys ne varr nga marazi.......pozita dhe opozita ne Shqiperi.............are you f*ucking out of your mind...

hahahahah o swed o mistrec, ti shiko te shkruash 'pse na duhet energjia elektrike, kur eshte me romantike ne erresire' ose 'pse te perdoresh eren kur ke lumin' ose 'pse te mos ndotin te huajt kur dihet se ata ndotin me mire se shqiptaret' bazuar mbi teorine e optimizimit, sipas gausit.

Dikur Nano deklaronte ...Me vjen keq qe nuk kemi OPOZITE . Ps -se i duhet ti beje te dyja ! smiley

Nuk duhet cuditur qe na "jane rritur djemte" . Ka ditur PP-ja ...cfare Pd-je polli !!!! Ups ! Me duket se u ngatrova me Nano - Berihajt ose Berishistet smileyKush nuk beson le te lexoje ! Ka edhe germeshtypes ne emra te Gazetave po ka edhe prures nga Gazeta tek lexuesi PPU-se . Me pak fjale larmi ore larmi ose laryshi ..... ose ose lyrasher ( i thone labce) !!!!

PS ishte duke u bere pasuri kombetare ,por qe ne momentin kur kete parti e mori Rama dhe nuk do ta leshoje me ,kane filluar te cmontohen edhe reformat qe ndermori Nano ne kete parti per ta demokratizuar e per ta kthyer ne nje parti te majte europiane.

Ne se Nanos ju deshen 15 vjet per te ndermare keto reforma,Rames nuk ju deshen me shume se 4 vjet per ti cbere (akoma jo plotesisht) dhe do ti mjaftojne shume pak kohe per ta kthyer ne te keqen e Shqiperise.

Cdonjeri veren se qe nga koha e Rames,kete parti nuk e kane vizituar dhe nuk e kane mbeshtetur me krere te Internacionales Socialiste.

Kete gje e kane kuptuar mire Blushi,Malaj,Islami,etj. dhe po perpiqen me ngulm te mos e lene me te degjeneroje ne Parti te Punes.

Sigurisht sot Rama duket me i forte ,sepse i ka lidhur shume njerez te kesaj partie me interesa te ngushta personale (si Ruci,Meksi,Leskaj,etj) ,ndersa militantet mundohet ti genjeje me zgjedhje te parakohshme ,etj.

Nuk do te ishte gje e mire qe kjo parti te kthehej ne nje te keqe kombetare dhe kete nuk duhet ta lejojne ata qe me te vertete e duan PS.

Ndryshe,keshtu si e ka nisur Rama,shume shpejt ajo parti do te kthehet ne nje parti disa perqindeshe dhe per kete po lufton edhe Skender Gjinushi (po perpiqet qe ta zhyse Ramen thelle e me thelle ne shkaterrimin e PS) qe te marre vete elektoratin e saj dhe te behet forca e pare e se majtes shqiptare (na ruajte zoti ne dhe te majten nga keta te dy).

Hehe, si paska pelqyer te majteve peshqise se s'e ka kundershtuar ndonje me argumenta. smiley

Ne fakt s'eshte shume per te qeshur, jo shume per c'ka qene PS-ja, po per faktin qe krereve (po dhe shume prej bazes) s'i ben shume pershtypje kjo lloj egzstence. P.sh. ca i mbetet PS-se po ti heqesh urrejtjen per te djathtet?

 Shkrimi ishte i shkelqyer, i thosh tamat gjojnat, mirpo Swedi nuk e ka kap thelbin e çeshtjes, dhe kam vene re se kur ishte jashte ai jepte komente te pjekura, ndersa qysh kur eshte kthyer ne Shqiperi, sikur s'eshte ne te.  

a thu ta kem nga cilesia e ajrit Pjero?

PS mbetet partia me e madhe ne Shqiperi, mgjs vazhdon vetem te perjashtoje njerez. Nderkohe qe nje parti e majte e fuqishme dhe nje parti e djathte e fuqishme do te duhej te ishin mbajtese vlerash dhe ruajtese te stabilitetit politik dhe shteteror, shperberja e partive te medha do sillte vetem kaos dhe mungese stabiliteti.

Problemi eshte se PS do te duhej te ishte nje pasuri kombetare, por duke filluar qe me reformat demokratike europianizuese te Nanos, (te stilit futja nga pas shokut, se keshtu bejne pederastet dhe pederastet jane shume te vleresuar ne Europe, pra europiane te vertete me shume vlera), eshte kthyer ne nje han ku vegjetojne dhe sajojne lloj lloj intrigash, kurverirash, shpifjesh, thika pas shpine, perjashtimesh idiote, shume individe qe e vetmja gje qe i bashkon eshte te qenit pordhac. Era qe kundermojne nje kilometer larg per shkak te pordhes qe shesin pa hesap, dhe pislliqet e tjera qe i bejne zakonisht haptazi para kamerave dhe opinionit publik, i ka vajtur ne hunde dhe nje pjese te votuesve te tyre dhe prandaj nuk jane ne gjendje te fitojne, mgjs kane shumicen e elektoratit pas tyre. 

Kur PS te arrije brenda vetes minimumin e normalitetit brenda nje organizimi shoqeror, qofte kjo edhe parti, situate do jete krejt ndryshe.

 

i ka vajtur ne hunde dhe nje pjese te votuesve te tyre dhe prandaj nuk jane ne gjendje te fitojne

Ne fakt kjo kryesisht nuk qendron. Votuesit e PS, pergjithesisht flas, per shumicen, jane me shume te motivuar nga urrejtja e pales tjeter sesa nga programi i partise se tyre apo nga lideri. Edhe sivjet ata votuan ne rekorde, PS mori me shume vota se PD si parti teke. Pa llogaritur qe LSI kishte me vete shume vota. Kedo ti vesh ne krye, me program, pa program, me sherre, pa sherre, me breke, pa breke, ata e votojne. Te djathtet nga ana tjeter s'e dime tamam, se ata vec Berishen kane pasur ne krye ka 20 vjet. smiley

Dhe prandaj pjeserisht ka te drejte autori i artikullit per ato qe thote per mbeshtetesit e PS. smiley

....... PD asht pasuri kombetare e"Krahit Djathte" ?   E habitshme,e Chuditshme!!

 Swed1, nuk e ke nga cilesia e ajrit, por qysh kur je kthyer ne Shqiperi, kam frike se do kesh harruar koken jashte dhe ke sjell/çuar vetem trupin ne Shqiperi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).