A mund ta zëvendësojë Shqipëria lekun me euro?

http://www.dw-world.de/image/0,,416663_1,00.jpgNdër ekspertët financiar në Shqipëri ka ngjallur diskutim ideja e zëvëndësimit të monedhës kombëtare, lekut, me euron. Kështu u prononcua ditë më parë kryeministri Berisha, ndërsa ekspertët janë të ndarë në mendime.

Komenti i kryeministrit Sali Berisha, në një veprimtari të guvernatorëve të bankave të rajonit, që u mbajt në Tiranë, kishte të bënte me domosdoshmërinë e zëvëndësimit të lekut me euron. Pa caktuar një afat konkret, kryeministri e përshkroi këtë si të pashmangshme. Sipas tij, kjo nuk do të vlente vetëm për Shqipërinë, por dhe për çdo vend tjetër të rajonit që nuk është anëtar i BE-së. Arësyetimi i kreut të ekzekutivit ishte se vetëm kështu bëhet rezistencë dhe ndaj presioneve që vijnë mbi ekonomitë e rajonit ballkanik.

“Unë mendoj se shpejt do të jetë dita kur ne duhet të dorëzohemi. S'duhet të vazhdojme betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro. S'na mbetet rrugë tjetër. Vendet e rajonit që janë jashtë BE-së, kanë vetëm 1 përqind të prodhimit të brendshëm të tij. Është e domosdoshme që disa marëdhënie financiare me Bankën Qendrore Europiane duhet të negociohen”, deklaroi kryeministri.

Kushtet duhet të plotësohen

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonimike, dr. Zef Preci, e shikon procesin e kalimit nga leku tek euro, si pjesë të synimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE.  Por kjo bëhet faktike nëse përmbushen disa kushte të zhvillimeve të brendshme ekonomike, thotë ai për DW.

“Vendi duhet të modelojë ato politika makroekonomike, të cilat sigurojnë një funksionim të administratës fiskale, përmbushjen e disa parametrave që kanë të bëjnë me menaxhimin e borxhit publik dhe përgatitjen psikologjike të nevojshme për këtë qëllim”, thotë ai.

Dr. Preci  kthehet prapa në kohë, rreth një dekadë më pare, kur shtetet anëtare të BE-së hoqën dorë nga monedhat e tyre  kombëtare dhe pranuan euron. Fillimisht u panë efekte negative, sidomos tek vendet me rendiment më të ulët ekonomik. Por natyrshëm ato u bënë më atraktive për investimet e huaja, u bënë më të menaxhueshme nga pikëpamja e kontrollit të inflacionit dhe të politikave të bankës qëndrore.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria-s Shqipëtare, Gjergj Buxhuku, mendon se për të konkretizuar këtë proces duhet një studim i posaçëm. Për të arritur në përfundimin nëse duhet të bëhet ose jo shndërrimi i monedhës kombëtare në euro. Dhe pas kësaj nëse studimi arrin në konkluzionin se kjo ka levërdi, atëhere ndiqet një strategji e posaçme për procedurat dhe afatet e realizimit të këtij akti.

Shqipëria ende ka nevojë për lekun e saj

Buxhuku thotë për DW-në se Shqipëria ka nevojë ende dhe për shumë vite për monedhën e saj kombëtare, lekun.

“Sepse Shqipëria ka nevojë që për hir të zhvillimit të saj që të jetë e lirshme në përdorimin e politikave monetare. Për zhvillimin e shpejtë të ekonnomisë kombëtare dhe për zvogëlimin e ndryshimit që ne kemi me vendet e zhvilluara të BE-së. Dhe këtë e bën të mundur pasja në dorë e një monedhe kombëtare.

Sipas Gjergj Buxhukut, duhet patur parasysh dhe një faktor tjetër që tregon realiteti. Se Shqipëria është prekur në mënyrë relative më pak se vendet e tjera nga kriza globale financiare. Dhe një nga arësyet ishte fakti se ishte pikërisht monedha kombëtare, leku, që zbuti në mënyrë të ndjeshme pasojat e krizes ndërkombëtare. Kjo në një mënyrë më të dukshme se vëndet e tjera rreth nesh, që kishin euro në përdorim.

“Aktualisht leku eshte një aset mjaft i çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, i cili duhet menaxhuar me kujdes gjithmonë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare dhe mirëqënies së qytetarëve”, pohon ai.

Ndërsa Zef Preci analizon faktorët se pse vendi nuk është gati për zëvëndësimin e monedhës kombëtare.

“Kjo për shkak të problematikës fiskale që ka, deficitit tregëtar, deficitit të bilancit të pagesave, deficitit fiskal, borxhit të jashtëm, borxhit të brendshëm etj. Pa i sjellë këto parametra në kuota të tilla, siç i standardizon Banka Europiane Qendrore, Shqipëria natyrisht që nuk do të jetë pjesë e zonës së euros”, nënvizon ai.

Drejtori i Qëndrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike parashikon një periudhë afatmesme në rreth 5 vjet për të plotësuar kushtet dhe për të nisur seriozisht përpjekjet për futjen e monedhës euro dhe në Shqipëri.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Bahri Cani

25 Komente

Dhe një nga arësyet ishte fakti se ishte pikërisht monedha kombëtare, leku, që zbuti në mënyrë të ndjeshme pasojat e krizes ndërkombëtare. Kjo në një mënyrë më të dukshme se vëndet e tjera rreth nesh, që kishin euro në përdorim.

 

 

Ne qofte se ky specialist ka imagjinuar edhe Italin e Greqin e ka gabim.

Te gjithe specialistet ekonomist shprehen se qenia ne euro ka shpetuar ekonomin Italiane nga kolapsi, sidomos kreditoret. Vetem bankieret ankohen.

Me mire te thuhet haptas. Luhatja, zhvlersimi  e lekut , ndihmon investitoret e huaj ne pagesa direkte. Sa mund te jete e fuqishme kjo per terheqje investitoresh.?

Berisha nuk eshte shprehur nga deshira e tij apo frika, eshte konsultuar, ka pyetur e degjuar para se te deklaroj nje gje te tille.

Leku po humbte pike para se Berisha te leshonte kete deklarate, nuk e kuptoj pse do kthehet politike.

Bashkpunimi qeveri BSH ( kjo eshte e veshtire sepse pas BSH qendrojne grupet financiare) , mund te krijoje nje politike te tille, ku tregu i euros dhe zhvlersimi i lekut mbahet nen kontroll , me politikat financiare.

Sa mund ti besosh  ketyre specialisteve, qendron ne faktin se bejne sikur mbeshtesin analizat tek puna e qeveris, investimet e saj, po harrojne pjesen me te rendesishme te ekonomis kapitaliste , investimet e privatit, baza e ekonomis kapitaliste, e pakrahasueshme me ate qe mund te investoje qeveria.

Nje pyetje do beja, gre, Gent, ke mbron Berisha me kete deklarate, punen e qeveris apo privatin?

Une them qe Shqiperia kurrsesi nuk ka asnje shanc per momentin qe te zevendesoje valuten. Qe te gjitha argumentet e perdorura ne artikull qendrojne.

ne fjale te thjeshta per popullin, qe te kuptoje dhe ai deklaratat qe ben njera apo tjetra pale, do te ishte keshtu:

Kur Shqiperia te mos importoje me shume se te eksportoje.

Kur te eleminohen importet krejtesisht te panevojshme, te produkteve qe shume kollaj prodhohen dhe ne vend; psh,

Kur Shqiperia te eksportoje me shume domate sesa importon, kur Shqiperia te mos importoje raki italiane, birra te huaja, uje te pijshem ne shishe nga vende te huaja, te mos importoje vaj ulliri, te mos importoje balte dhe nenproduktet e saj, t emos importoje mish, grure, miser, patate, miell, etj etj etj... gjera qe arrihen shume kollaj me nje koordinim per se mbari te ekonomise/prodhimtarise vendase. Kjo eshte baza. Ne dukje, do ishte me e thjeshte; - kur shkembimi lek-euro te shkoje ne kuoten, psh, 50 lek = 1 euro, kur rroga minimale e administrates shqiptare te jete me kurs shkembimi, themi, sa gjysma e rroges minimale te administrates greke, dhe kur cmimet ne treg te bien dhe te jene te pakten, te pakten me te uleta se ne Greqi. Atehere mund te kuptohet qe jane arritur ca parametra dhe plotesohen kushtet per kete tranzicion financiar.

perndryshe...

Greqia fallsifikoi raportet financiare te paraqitura prane BE-se nje vit para se te futej ne eurozone. te gjitha te dhenat financiare, makro dhe mikro ekonomike u paraqiten te bymyera; saqe ekonomistet euro-piane, i rane kollaj me te, dhe deklaruan qe ne kursin e shkembimit euro-dhrahmi, dhrahmia duhej te pjestohej me dhjete; pra t'i shtohej nje zero; (nga nje euro=100 dhrahmi, duhej nje euro 1000 dhrahmi) atehere do te pasqyrohej realisht ekonomia greke. Por, Banka evropiane, dhe institucionet e tjera, megjithate, e mbyllen nje sy apo qe te dy, dhe i leshuan pe Greqise. Fundja, mire bene; por ajo qe dua te them, eshte qe Saliut tone, as te mos i shkoje ne mend se nje leshim i tille mund t'i behet ndonje dite Shqiperise!

 ... me rigon..

sjellja financiare e qytetareve shqiptare duhet te kete kah te kundert me ate qe keshillon qeveria Berisha. Ksaj i thone politike financiare kambiste!!

edhe te doje Sala, njerezit dhe e gjithe Evropa nuk plotesohen kushtet per te perdorur Euro. Ka disa kritere per borxhin, inflacionin dhe mbi te gjitha per luhatjet e kursit te kembimit per nje kohe te caktuar perpara se te hyjme ne Euro (EMU) edhe sikur te jemi pranuar ne EU politikisht.

Nje pyetje do beja, gre, Gent, ke mbron Berisha me kete deklarate, punen e qeveris apo privatin?

Kjo deklarate e Berishes nuk eshte shkaku u zhvleresimit te Euros, por eshte shembulli i sjelljes se qeverise deri tani. Kjo eshte gjuhe elektorale, te cilen qeveria nuk e ka ndryshuar akoma, tregues qe nuk ka filluar akoma te mendoje per 4 vitet ne vazhdim.

 çeshtja nuk eshte dhe aq e lehte sa paraqitet ketu.

Nuk eshte deklarate elektorale !!!!!

Ne muajt e ardheshem panorama ekonomike e  politike vendit do jete.

1- Bojkotimi i Parlamentit sa me gjate te jete e mundur (Mars-Prill 2010)

2- Renie e ndieshme e te ardhurave (euro-dollar) nga emigrantet, mendohet se do jete  46% , po do jete rreth 28-30% .

3- Mungesa e investimeve te huaja , arsyeja, mungesa e stabilitetit politik.

4- Spekullimi me Lekun, deri ne muajin Dhjetor me % te reduktuar, sa per te lodhur qeverin .

5- Kerkesa qe 46% te konsumatoreve te ulin ne minimum shpenzimet, do jete tek 30%.

6- Janar - Shkurt, muajt me te keqinj per cilendo ekonomi.

7- Spekullim i fuqishem me lekun , ne nje situate te renduar politike.

9- Qeveria kerkon ndihme botes, bota pergjigjet, " kjo nuk eshte krize ekonomike, por indentitetit".

9- Protesta per largimin e qeveris,  zgjedhje te parakohshme.

Per te mos arritur deri ketu shume mire mund te largohet Adrian Fullani dhe leku qetesohet.

Kjo eshte si ajo e thene: Hedh nje budall nje gur ne uje dhe 100 profesore mundohen tani te shpjegojne se pse e beri ai kete.

Pse hodhi Sali Berisha nje fjale mbi mundesine e shkembimit te Lekut me Euron, kete nuk duhet ta marrim seriozisht. Nuk mund te merren seriozisht fjalet e nje injoranti apo te Kryeministrit me te papergjegjshem qe kemi patur ndonjehere. Ashtu sic jane fjalet e Berishes rrumpalle, ashtu eshte dhe veprimi i kesaj qeverie, po rrumpalle. Qe te arrihet ky kembim i monedhes duhen te permbushen shume kritere, gje qe ekonomia shqiptare eshte akoma nje shekull larg arritjeve te realizimit te tyre. Berisha flet sikur eshte akoma ne fushate elektorale, futja kot me premtime apo betime. Ai as e ka idene se ne cfare niveli ekonomik ndodhet Shqiperia dhe as ka per ta kuptuar kurre. Ai eshte aq i trashe sa ato shifra ekonomike qe jane po nga ana e urdherave te tij te manipuluara, i beson sikur jane te verteta. Prandaj cfare thote Berisha nuk duhen as degjuar dhe jo me te merren si te verteta dhe te veprohet sipas tyre.

Por thenia e nje injoranti per fat te keq bien dhe ne veshet e injoranteve dhe prandaj kemi kete situate te dobesimit te Leku-t ndaj Euro-s. Ne Shqiperi veprohet ne panik dhe jo ne arsyetim.

Nuk mund te merren seriozisht fjalet e nje injoranti apo te Kryeministrit me te papergjegjshem qe kemi patur ndonjehere.

 

Krejtesisht e kunderta! Ai i papergjegjshmi, eshte kryeministri, njeriu me i pushtetshem ne Shqiperi. Sa me i papergjegjshem te jete, aq me seriozisht duhet marre. E ka treguar dhe koha, 12 vjet me pare; flaken i vuri Shqiperise... mos kujto se do i dhimbet tani. Keshtuqe, duhet marre me seriozitetin me te madh!

Pikerisht njerez te papergjegjshem si ai, ta lene dobicin ne dere, presin qe ta rrisesh, dhe vijne ta marrin nizam!

Fullani: Ekonomia e brishte
30/09/2009 21:00

 Ekonomia e brishteGuvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani paralajmeroi se situata ekonomike mbetet ende e pastabilizuar, pavaresisht shenjave pozitive duke renditur disa nga rreziqet.
“Stimuli monetar ne te ardhmen do te varet nga ecuria e disa faktoreve qe kane te bejne me politiken fiskale, kursin e kembimit dhe pritshmerite per inflacionin”, ka deklaruar Fullani.

Duke folur per kursin e kembimit, Fullani i ka cilesuar tronditjet e pak diteve me pare si artificiale dhe te krijuara nga paniku, ndonese ka kerkuar nga agjentet ekonomike qe te pershtaten me mire me kursin e kembimit.

“Leku me euron per mua nuk perben me lajm. Megjithate ne duhet te mesohemi me kursin e lire te kembimit dhe duhet ta kemi parasysh kete kur marim vendime”, ka pohuar Fullani.

Guvernatori njoftoi dhe vendimin e fundit te Keshillit Mbikeqyres, i cili ka vendosur te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne 5.75 per qind.

Fjale fjale fjale te Fullanit dhe asnje veprim konkret madje edhe ne ceshtje mirefilli teknike

1. Bankat kane rritur komisionet abuzivisht ne shume raste frikshem, ku eshte BeSH qe nuk nderhyn me rregullore?

2. Pse nuk detyrohen bankat qe te ofrojne currency forward contracts me afate 1, 3, 6, 12 mujore?

3. Pse nuk ka tavan per kredine konsumatore? Pse nuk nderhyn BeSH me rregullore?

4. Si lejohen pa penalizime bankat duke bere oferta misleading per konsumatoret?

5. Pse nuk ofrohen obligacione edhe ne valute per publikun e gjere?

etj etj

 

 ..dhe 6-mujori eshte -4.4% PBB ne terma reale o guvernator mashtrues.

Si e nxjerr kete shifer? A ka ndonje matje alternative te GDP-se pervec matjes qe ben instat-i? e kam fjalen merret ndonje ngo me kete pune, apo merresh personalisht me matjen? Me intereson seriozisht.

Ka kohe qe mendohet qe deklaratat e Berishes ne publik jane lajthitjet e rradhes se tij, qe rrjedhin prej budallallekut dhe injorances se tij per punet e ekonomise dhe te shtetit. Por ne te vertete gjithcka qe ndodh nuk eshte lajthitje, por nje kalkulim i paster.

Dalja ne publik me deklarata pothuajse zyrtare per letrat me vlere dhe torpedimi i tyre per nje kohe te shkurter ne gati 400% te vleres se tyre te meparshme dhe si pasoje e nje deklarate publike te po ketij kryeministri vlera e letrave me vlere te bjere po brenda nje ore ne kuotat e tyre te meparshme, me teper se lajthitje e momentit dhe keqkuptim te deklarates, te le shijen e nje spekullimi te paster me qellim perfitimi financiar.

Deklarata tjeter per zevendesimin e lekut me euron ne nje forum ku jane te mbledhur guvernatore bankash (dhe jo nxenes filloresh, qe akoma nuk dine te llogarisin leket e xhepit) nuk duket e paqellimte, sepse me teper se ketyre guvernatore bankash, kjo deklarate i drejtohej publikut shqiptar dhe burses se kembimit te monedhes. Dhe duke qene se nje burse reagon ne menyre te ndjeshme nga deklaratat e nje kryeministri,perseri duket qe pas deklaratave te kryeministrit nuk qendron nje lajthitje e momentit, por nje kalkulim i thelle, per te nxitur nje tjeter spekullim. Asnje nuk e mohon, qe ishte ajo deklarate e Berishes, qe shkaktoi luhatje te medha ne kembimin euro-lek. Nuk dihet se kush jane perfituesit e vertete ne te dyja rastet, nese eshte spekullim shteteror per te futur ndonje lek shtese ne arkat boshe, apo thjesht perfitimi personal i disa personave perreth kryeministrit Berisha.

 

Per sa i perket pyetjes se artikullit:

Jo, Shqiperia nuk mund ta zevendesoje lekun me euron! Te pakten tani per tani dhe ne keto kushte, jo!

Sepse mbi te gjitha duhet te ekzistoje vullneti i Bankes Qendrore Europiane per te futur Shqiperine ne zonen e euro, dhe per kete Shqiperise i duhet te plotesoje disa kushte, si per shembull mbajtja e borxhit te jashten ne kufirin jo me shume se 3% te prodhimit te brendshem bruto dhe te tjera me rradhe.

Monedhat vendase nuk jane kanatjere qe nderrohen sa here i ben pis. Po u fute ne zonen e euros, nuk del me.

Si e beri Mali i Zi o Pedro? A na e shpjegon pak? Cfare kushti plotesoi? Cfare prodhonte Mali i Zi? Pervec turizmit dhe kontrabandes, nuk kane asnje dhe nuk kane patur gje tjeter.

zotrules, Mali i Zi dhe Kosova nuk kane nje marreveshje me EU per euron. Mali i Zi dhe Kosova gjate perpjekjeve te tyre per pavaresi zevendesuan dinarin jugosllav me Deutsche Mark. Me heqjen ne qarkullim te markes gjermane, ata e zevendesuan kete ne aprovim te heshtur nga EU me euron.

Te dyja keto vende e perdorin kete monedhe ne menyre unilaterale dhe nuk kane te drejte te shtypin monedha. Gjithashtu ato nuk mund te ndikojne dot ne politiken e kesaj monedhe.

E kupton ku eshte ndryshimi?

As Greqia nuk ka te drejte te shtype moedha.

ku eshte ndryshimi atehere?

zotrules, nuk e kuptova kete pyetjen tende te fundit. Jam paksa i hutuar tani, teksa kam ne dore disa monedha euro te shtypura ne Greqi dhe po te jete e vertete ajo qe thua ti atehere ma paskan futur, me kane dhene pare fallco.

Te mos keqkuptohemi, jane monedha metalike, sepse kartmonedhat nuk ka te drejte ti shtypi as Greqia dhe as Gjermania. Shtypja e kartmonedhes eshte ekskluziviteti i Bankes Qendrore Europiane, kurse monedhat metalike shtypen nga Bankat Qendrore perkatese te vendeve te Bashkimit Europian.

Pse nuk e kupton? Nese Greqia ka presen e monedhave (mint), nuk dmth se ka te drejte te shtype sa te doje. Per cdo monedhe qe mund te shtype Greqia i duhet leje apostafat nga BQE. Duhet raportuar se z'ben, sa do shtypen dhe pse do shtypen. Kjo "pse"-ja eshte me e rendesishmja, jo "sa"-ja. Pra, sido qe ta marresh, nuk eshte Greqia qe i shtyp.

 Ndryshimi eshte qe Greqia cakton ne ECB njerezit e saj keshtu qe mund te influencoje ne policymaking e ECB. Gjithashtu ECB ne raste krize si psh tani u jep bankave greke hua me ane marreveshjesh te shumellojshme dhe kjo de facto garanton bail-out te tyre dhe madje nepermjet blerjes nga bankat greke te bonove dhe obligacioneve greke garanton edhe bailout te qeverise greke? E qarte?

GentBlack te lutem mund te me pergjigjesh per pyetjen qe te kam bere me siper? Flm gjithesesi

Gento, ajo qe thua me siper, ne rradhe te pare, nuk ka nevoje per shume shpjegim... eshte si i thone "veteshpjeguese", megjithate, ti e ke thene shume mire.

Greqia mund te kete njerezit e vete ne ECB, dhe ka se z'ben, por kjo nuk dmth se ECB do printoje euro sepse i duhen Greqise apo sepse propozon Greqia.

Greqia po te jete ne veshtiresi, merr hua, e ndihmon ECB; por ne asnje menyre per shkaqe te tilla do te printohen monedha. Perndryshe, vaj medet inflacionit... do behej euro = me lireten. Prandaj Europa ka nje fare sigurie financiare, duke patur parasysh edhe qe pas ekonomise europiane qendron Gjermania dhe Franca.

Kjo ndodh sepse e tille eshte ideja e Evropes, i tille eshte ideali; por nuk dmth se eshte e drejte. Prandaj zerat per shperberje edhe forcohen sporadikisht. E sheh sesi nje Evrope e tere 500 miljoneshe mban syte me ankth nga nje Irlande qe jo vetem nuk ka fare peshe ekonomiko financiare, por mund edhe te quhet barre. (si puna e Greqise apo dhe Italise per ndonje qe ka dyshime)

Por, vlen ta theksojme, qe MiZ, Kosova apo Shqiperia (psh) kurrsesi nuk mund te shpresojne(genjejne veten) se do te konsiderohen dhe trajtohen njesoj si keto vende.

Prandaj, shqip e troc, e thene thjesht, nese Shqiperia nuk arrin te thithe nje kapital te mjaftueshem me Euro, nuk mund te beje dot zevendesim valute(monedhe). Sepse asnje banke ne bote nuk mund te dale te shkembeje lekun me euro/ t'i marre leket BSH dhe t'i ktheje euro, edhe sikur kursi te ishte 1 euro = 1 miljard leke(ndoshta jo kaq, se me shume fiton duke shitur lekun per leter). Ose do shesesh pasuri te patundshme, ose do emetosh bono thesari dhe do shesesh Shqiperine; nese dikush do ta bleje me euro.

Atehere pyetja qe lind eshte: si mund te thithet euro ne vend?

normalisht do thosha duke marre e duke dhene sa me pak. Pra, turizmi sjell euro. Importi humb euro. Eksporti sjell euro(edhe turizmi mund te konsiderohet nje fare eksporti, sepse po shet nje sherbim/te mira dhe nuk po lodhesh me shpenzime transporti).

Po arriten keta faktore ne nivelet e duhura, mund te arrihet dhe zevendesimi i valutes. Gjithmone duke menduar qe Shqiperia nuk ka hyre ne Evrope me pare.(pra per nja 30 vjet)

Keshtu e shoh une.

 Peterpan me fal qe s'te jam pergjigjur me pare por nuk e kisha pare pyetjen. Kalkulimet e GDP-se i bej vete. Ne 6-mujorin e pare kemi qe -4.4%, ne 3 mujorin e trete akoma nuk i kam te gjitha te dhenat por me sa mund te parashikoj jemi +3.5-4%, nje ecuri goxha e mire. Te shohim ecurine e tremujorit te katert qe ne fakt tek ne asnjehere ska qene i keq per shkak te shpenzimit (qofte edhe joeficient) te fondeve buxhetore qe perqendroheshin ne fundvit perndryshe "digjeshin" si dhe per shkak te konsumit te fundvitit qe rriste kerkesen konsumatore, ndonese kete vit jemi ne kushte te tjera dhe nuk do te kemi kete "stimul" buxhetor dhe kerkese konsumatore ndoshta me te dobet po sidoqofte mendoj se do te jemi tek 2.5-3%. Mendoj se kete vit do ta mbyllim me ulje te lehte GDP-je deri ne -1% sic duket bathet 

 

 

 

 Megjithate, mendoj se pozitiv eshte trendi qe tregon qe ekonomia jone po e merr veten ndonese ne nje bande me te ulet rritje GDP-je. Ndonese mendoj qe mates me i mire per ne do te ishte nje indeks i perbere nga: 1)rritja e GNP 2) rritja e volumit tregtar 3) raporti eksport/import 4)rritja e prodhimit industrial 5) rritja e prodhimit bujqesor 6) ulja e papunesise.

Keto te 6-ta tregojne rritje reale ekonomike qe tek ne eshte e vogel relativisht sidomos po te kemi parasysh stimujt e fuqishem fiskal qe nuk mund ti perdorim me ne te ardhmen pasi kemi arritur ne zone 60% deficit buxhetor ndaj PBB qe eshte zone alarmi dhe kemi raten e kursimeve ne trend stanjacioni.  Per ekonomine shqiptare ne horizont duken dite me te keqija ne trajten e rritjes anemike ekonomike kur ne duhet te play catch-up me vendet e tjera.

Kemi shperdoruar disi dy dekada nga vitet 1989 per mendimin tim, mund te kishim bere shume me teper. Madje me keq..nqs lejojme qe ekonomia jone te vazhdoje te mbeshtese rritjen mbi spekulimin e pasurive te patundshme in extremis atehere pas ca vitesh do te jemi kandidate per nje superhard landing.

 

 

 

ke shperdoruar disi??? Tani beju pak realist!

Shqiptaret shkaterruan gjithshka qe me aq gjak e sakrifica e ndertuan per 45 vjet. Shperdorimi eshte i permasave astronomike!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).