3 ministri për LSI në qeverinë e re

Meta dhe Berisha firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit. LSI merr tre ministri. Ili Meta bëhet zv. Kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë dhe Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

 

Meta: Marrëveshja me PD, transparente, prioritetet përputhen. Vasili e Prifti poste ministrore

Ora: 19:00 - Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët menjëherë pas firmosjes së paktit qeverisës, kryetari i LSI Ilir Meta deklaroi se prioritet i forcës që ai drejton ka qënë përfaqësimi në dikasteret që kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Duke konfirmuar emërimin e tij në postin e zv.kryeministrit e ministrit të Jashtëm, Meta bëri të ditur se posti i ministrit të Ekonomisë do ti besohet Dritan Priftit, ndërsa ministria e Shëndetësisë Petrit Vasilit.

Duke nënvizuar transparencën e marrëveshjes, Meta shprehet i kënaqur për mirëkuptimin me kryeministrin Berisha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.
"Jam i kënaqur që shumë nga prioritetet tona përputhen. Kemi gjetur mirëkuptim të plotë dhe në këtë drejtim është një marrëveshje që do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve " theksoi Meta.

Kreu i LSI nënvizoi se marrëveshja nuk do të cënojë pozitën e punonjësve të administratës shtetërore, por do të ndikojë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Berisha: Meta zv. Kryeministër e ministër i Jashtëm

Ora: 18:40- Përmes një konference të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë aktuale, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se sipas marrëveshjes për koalicionin qeverisës të 4 viteve të ardhshme, LSI do të jetë pjesë e qeverisë së re me postin e zv.kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, nënkryetarit të kuvendit, ministrit të Energjetikës dhe Shëndetësisë. Sipas kreministrit Berisha, LSI do të ketë 20% të posteve në bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike.

"Përvec postit të zëvendëskryeministrit, kreu i LSI do të ketë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë do të drejtohen nga përfaqësues të LSI-së. Një prej nënkryetarëve të kuvendit do të jetë nga pala e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe 20 përqind e niveleve të tjera të qeverisjes do të jenë në drejtim të saj”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera kryeministri Berisha shprehu bindjen se marrëveshja ka një kuptim të gjerë politik pasi në të e gjejnë veten qytetarët që votuan djathtas e majtas.
"Në qeverinë e ardhshme, qytetarët gjejnë një shkrirje të premtimeve të programeve të të dy partive, cka bën që qeveria të ketë një program shumë më të pasur dhe të përfaqësojë një spektër më të gjerë interesash të zgjedhësve shqiptare " theksoi Berisha. Berisha nënvizoi se domethënia e koalicionit është suksesi në zgjedhjet e ardhshme të 2011, si dhe bashkepunimi afatgjatë.
"Në 2011 të dalim sëbashku dhe të fitojmë sëbashku duke shkuar në një koalicion afatagjatë" deklaroi kryeministri. 
 
Negociatat, Meta-Berisha firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ora:18:11-Ka nisur takimi mes kryeministrit Berisha dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta për krijimin e qeverisë së re. meta dhe Berisha kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për bashkëqeverisje në 4 vitet e ardhshme. Takimi në kryesinë e Kuvendit ka vijuar me një konferencë të përbashkët për shtyp të kreut të qeverisë aktuale dhe kryetarit të LSI.

Gjatë fundjavës Berisha do të vijojë takimet edhe me aleatët për të formatuar përfundimisht qeverinë e re.

Kreu i qeverisë bëri të ditur sot se përberja e qeverisë së re do të jetë shumë komplekse dhe disa prej ministrave nuk do ti mbajnë më postet që kanë. Ndërkohë mumri i ministrive nuk do te kete ndryshime sikurse edhe modeli i Këshillit të Ministrave, pavarësisht aleancave. Pritet që LSI-së do ti ofrohen 3 poste ministrore , ku më të përfolurat janë ai i Ekonomisë, Shëndetësisë dhe Ministria e Jashtme si dhe disa poste zëvendës ministrore.
(Erjola Nurçelli - Antoneta Rusta./BalkanWeb)

55 Komente

Meta donte ndonje ministri me pare, tip ate te brendshme, apo te mbrojtjes, po edhe keshtu kompromisi nuk eshte i keq.

Protagonistet duken shume te qete dhe te vetekenaqur - kam pershtypjen qe jane bere pazaret mire edhe persa i perket bizneseve te fuqishme qe kane lidhje me ekzekutivin (Meta, me siguri, merr 20% edhe aty smiley

Qeveria e Integrimit Europjan, mesa duken bathet, do caje perpara per qejf te vet per kater vitet e ardhshme.

parashiqimet e dikurshme smiley

e kom gjet meten ne koke, vasilin ne koke dhe priftin ne koke

kush do me pa horoskopin te me thote

...Qeveria e Integrimit Europjan, mesa duken bathet, do caje perpara per qejf te vet per kater vitet e ardhshme...

Ky ishte verdikti i sovranit.Une personalisht mendoj se LSI ka marre shume pushtet ndoshta 2 ministri do te ishte me e ndershme ,por politika eshte pazar.

Po ashtu sovrani ka mandatuar edhe Edi Ramen qe te mos e lere qeverine ne "qef te vet" per kater vitet e  ardhshme.Nese do ta beje mire kete detyre Rama s'ka perse qeveria te beje qef.Kjo do te ishte edhe ne te mire te demokracise.

Nejse,urime dhe pune te mbare qeverise ne kete mandat te dyte!

ene cikllopi Kol Balla nuk osht mo drejtor i infomacionit ke  top-channel smiley

Amin !

smiley

Per hajer e me kembe te mbare qeveria e re o zot

Po Rama ca do marre? Se ne fakt ishte ideja e tij kjo e qeverisjes pertej te majtes dhe te djathtes. smiley

gjysmen e shqiprise mer dak, sic e ka pas.

sic e kane lone. gjys per gjys me vije kufini.

njoni zapton e shtrydh njonen gjysme, qetri gjysmen qeter.

ene 8 vjet qiviri njoni, 8 vjet tjetri smiley

ohohoh kjo eshte win-win situation, kurse tarallaket si ne bojne gam gam ke peshku smiley

Politikisht Rama doli me i deshtuari nga kjo, dhe ne fakt ja beri vetes. Po te kishte bere aleance (dhe jo lufte) me LSI, sot do ishte pothuajse e sigurt qe do kishim nje kryeminister Rama (larg qofte o zot smiley) dhe ai do  behej monark, perandor, se pothuajse-monark eshte dhe tani qe ka vetem bashkine dhe PS-ne. Tafmaja e madhe e morri ne qafe; ne fakt ka shume gjera te ngjashme me Hitlerin qe desh te pushtonte te gjithe boten i vetem, perfshi dhe faktin qe jane te dy piktore. smiley

Tani ka gjasa qe Rama te humbe dhe zgjedhjet lokale, dhe nese i humb, do marre fund politikisht, po gjithsesi dhe pavaresisht kesaj, ai do mbahet mend si njeriu qe mund ta nxirrte Berishen nga politika. smiley

Kurse per ne te tjeret qe i biem legenit, ose ne rastin tone peshkut e ngjales, them se me mire do behet keshtu.

Urime qeverijes se re. smiley

po he er daj sa ja qani hallin Rames.

Neve ket skenar qe po vihet ne jete sot me PS-ne, e kena nigju kafeneve qe para qershorit. Pranej une s'habitem hic.

Po he er Gjib se parja con ujtin perpjete smiley

Me nje llaf juve qe para qershorit e dinit rezultatin e zgjedhjeve nga muhabetet e kafeneve? Okejna pra, dil nga kafenete dhe na thuaj parashikimin per mire apo keq vajtjen e qeverise Berisha-Meta, sa do zgjate koalicioni midis tyre, ca rezultate do kete ne zgjedhjet lokale te 2011, dhe a do bejne koalicion ne zgjedhjet e pergjithshme te 2013. Je qe je nga kafenete fatparashikuese, na thuaj kur do futemi ne Evrope. smiley

 

parja con ujtin perpjete

eshte e vertete. ja shiko zedheneset e partive ti, qe ja cojne ujrat perpjete gjithe peshqve. smiley

Rezultatin e zgjedhjeve the  ????

POOOO sigurisht, dhe skishte nevoje me hy ne kafene. Mjafton te kishe sy e veshe per te kuptu qe Edvinit nuk i dote trapi me i fitu kto zgjedhje smiley.

Se po ti dote, me kyt popll qi kena ne i fiton PS-ja sa here ti doje trapi smiley

Per qivirrine e re pyet zotrote ??

Vallai Gjib, qitash jam kthy nga pushimet, ene skam vojt hala m'kafe.

Por, parashikimi eshte qe nje variant i mundshem eshte qe te zgjase gjithe mandatin, duke pas parasysh milestonet qe ka perpara shqiperia, sic jane heqja e vizatve, zgjedhjet lokale, zgjedhja e presidentit. Pra ska kohe per zgjedhje te tjera. Ti hajne me shnet jarabi ene kto 4 vjet smiley

Po dul nai llaf qeter do ta thomi smiley

Edhe mos kujto se po e caj shume une se na qesendis ti per llafet e kafeneve smiley

Po Ilir Meta ishte ne pozicion te till ne 2002-3, dhe iku, qeka bere pishman!!

 

"This is a miracle of government!"

Meta ka bere levizje te zgjuar per ministrine e jashtme sepse do mundohet te marre sa me shume merita per liberalizimin e pashmangshem dhe jo te larget te vizave per EU... Ne kete menyre do mund te dali "krenar" dhe do kete cfare te thote perpara asaj pjese elektorati te vet qe nuk e miratoi marreveshjen e tij me Berishen.

Berisha nuk do e kete te lehte me te vetet, sidomos me Topallin e Bashen qe jane edhe 'krahu i armatosur' i PD... Ironike se si Meta dhe Mediu do jene ne te njejtin kabinet...

Keta veten me dhembe henkshin e mbetshin 7zene te gjithe... cfare me intereson per momentin eshte deklarata e ketij me poshte:

Komisioneri europian Olli Rehn ka dhene vleresimin e pare zyrtar per zgjedhjet ne Shqiperi, para publikimit te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR. “Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin me te mira se ato te viteve te kaluara, megjithese pati serish parregullesi”, vleresoi Rehn para komisionit te jashtem ne Parlamentin Europian.

Gjithesesi, ai u tregua i kujdesshem ne deklaraten e tij, duke nenvizuar se pret raportin perfundimtar te vezhguesve nderkombetare. “Me pas le te shohim se c’do te ndodhe”, tha Rehn lidhur me kete raport.

Per aplikimin e vendit per statusin kandidat, Olli Rehn deklaroi se Komisioni Europian eshte i gatshem te nise pergatitjen e opinionit, sapo Keshilli Europian ta kerkoje nje gje te tille, pasi te kete marre per shqyrtim kerkesen e Shqiperise.

Ne lidhje me liberalizimin e vizave, komisioneri Rehn ka deklaruar per here te pare se nese Shqiperia dhe Bosnja plotesojne reformat dhe kushtet e duhura, atehere Komisioni Europian mund te beje nje propozim te ri per keto dy vende ne mesin e vitit e 2010.

“Shpejtesia e progresit te ketyre vendeve drejt heqjes se regjimit te vizave eshte ne duart e lidereve te tyre”, theksoi Rehn.

Me nje skenar te tille, nese ne mesin e vitit te ardhshem Komisioni vlereson se jane plotesuar kushtet, shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te mund te levizin lirshem ne vendet e Shengenit ne fillim te vitit 2011.

vazhdon mergata e gjate dhe pambarim e diskriminimit racial te shqiptareve!

Bah bah,

http://balkanweb.com/sitev4/newsadmin/video1.php?id=41750

Si kam pare kurre keta ministrat tane kaq te merzitur, drobitur, stresuar, te lodhur nga pagjumesia. Qajne hallet e popullit. Lodhen shume......  smiley  smiley

 

Di ndonjeri nonje llaf "nga brenda" te na i thote ke do mbaje Sala? U zvogelua shume torta. LSI = 3, PDI = 1, PR (Mediu) = 1. C'a ngeli per cubat e Sales???? smiley

Eh mer Boss... dihet mo, "mbi supe si hamej, hallet e popullit binin"...  smiley

xhib-o, me hiq i kureshtje: smiley

tani qe s'jon mo t'inatosur kta "skrapardhinjte", si do e quni LSI-ne?  smiley

smiley

 

Torta nuk eshte zvogeluar fare.PDI nuk do te marre minister dhe PR(jo Mediu) do te marre ndoshta ministrine e Xhuvelit.

Nuk ka mundesi te jete formuar qeveria e re, Edi Rama ka fituar! Ai nuk mund te humbas...!

 C'a ngeli per cubat e Sales????

“Kjo marreveshje nuk do te cenoje statusin e nenpunesit, pasi morali i LSI dhe i imi nuk eshte per te ardhur ne koalicion per te hequr disa njerez nga puna dhe per te sjelle disa te tjere.

Pervec 20%-shit natyrisht smiley

Largqofte tani, se mos del "The Speaker" dhe e quan Meten "Mr. 20%" smiley

@ Solidar,

PDI do marri 1 ministri, PR do marri 1, pak rendesi ka eshte Mediu apo ndonje tjeter. Une mund te garantoj se po qe se futet PBDNJ ne kualicion, nje ministri e marrin edhe ata. Megjithate do vij koha dhe do ta shofim.

@mroklla

“Kjo marreveshje nuk do te cenoje statusin e nenpunesit, pasi morali i LSI dhe i imi nuk eshte per te ardhur ne koalicion per te hequr disa njerez nga puna dhe per te sjelle disa te tjere."

 

Kush e tha kete Mrrokle? Iliri Meta dora vete? Ahhh po.... eshte shume per tu besuar. Harrova me te pyet, a nuk ishte ky Ilir Meta qe thoshte para zgjedhjeve "Une do nxjerr Berishen ne pension" dhe tani po ben dasem me te? Goxha burre e mban llafin. Edhe per keto vendet e punes te garantoj qe do ta mbaj fjale smiley   Shife se mos e ke harruar

 

Ladies, please!

U're preaching to the Choir! smiley

Une nuk i kam besu Ilir Metes, as ate diten qe gjoja shkoi me rraf Shkodranken Fluturuese, jo me tani! smiley

Kam shahit per kete!

I was merely pointing at the methods Mama Bear uses to pacify his/her posse!

Mama Bear ve kete mutin e LSI-se ti thote cubnise anembane Shqipnise qe t'mos tuten se nuk ka m'i hjek njeri prej pune!

Nuk e thote vete, se dro' duket i dobet, jo ashtu sic i duhet me u duk Prijsi!

 

 

Kjo qeveri ka çmimin e madh.

Nuk kap vitin si qeveri, si koalicion mund te vazhdoje me gjate.

 

Perfytyroni ju lutem: nje samit nderkombetar ku Shqiperia perfaqesohet nga ministri i ri i jashtem Ilir Meta!!!

Nuk di nese shihni ndonje grime inteligjence tek ky gjashtfaqesh.

E shpreh mendimin hapur sepse nuk druaj nga potenciali intelektual deri ne mediokritet i ketij njeriu qe pervecse pazare interesash momentale, deri me sot nuk ka bere kurrgje me te mire. Me thoni titullin e nje artikulli gazete te pakten ku "ky" ka shkruar qofte edhe nje rresht per politiken e jashtme te Shqiperise. Pa le pastaj te flasim per platforma te plota e te suksesshme integrimi e reformim te interpolitikes skandalozte te cdo qeverie shqiptare deri me sot. E mos t'a permendim fare braktisjen e shqiptarizmes dhe te cdo "biri te shqipes" jashte vendit, nga studentet qe tallen me idene e rikthimit ne atdhe, e deri tek investitoret e gjakut tone qe kane ngritur biznese ne europe e amerike, te panikuar nga politikat e sivellezerve te Metaizmit. Per autoktonine tone e kam te sigurte qe nuk di asgje e s'ka se si te na i mbroje interesat etnike e kulturore ne perimetrin as ballkanik e as boteror. Te permend dhe ARTIN?! Mos, sepse e di qe do me thoni se qenkam i cmendur.

Eh, Zoti na ruajte.

Por gjithsesi, kudo ku kemba do i shkele dhe zeri do t'i "jehoje", Meta me paraqitjen dinjitare allafshatunare, do na e jape falas kenaqesine qe edhe per pesedhjete vjet te tjera mos t'ia shohim as dritaret e jo me dyert europes.

Suksese pra RRUMPALLEZUESVE dhe RRUMPALLEZIMIT te qeverise sa te re-aq edhe te lashte. Ne fund te fundit vuajtjet do te jene po tonat: te popullit...

ore,

burre i mencem ky Iliri?!E provoi njehere Berisha "Ik",nuk i doli gjo!!!

Tani me duket se do t'ja kendoje kulufruthin nga afer, si tek fotoja me lart, shiko si e ka leviz Ridvanin dhe po i afrohet xhepit te bredshem te Kriut,gati per ti perlare celesat e Kulles se Barit...mos t'ju duket e habitshme.Keshtu kane hyre te gjithe pastaj kane apliku strategjite e tyre...ishalla i del per hajerBig Grin

X MINISTRITE...

Mediu dhe PR ka gjasa te marrin Ministrine e Bujqesise.

Keta te tjeret, Camet dhe Greket, nuk kane bythe per ministri, i her per i her. Max. nga nje zv.minister per shoq.

X SKENARET...

Se kush tha qe ka pas nje skenar sipas te cilit Rama ishte ok edhe po ti humbte zgjedhjet.

Kete e kam nigju edhe une, se kto muhabete bohen edhe te kafet e diapores.

Po kisha pershtypjen qe skenari parashikote edhe qe Meta te ngelte thate - dmth te ishte i vetmi qe ngelte thate, po te kemi parasysh qe Rama qeveris nderkaq Tironen, aka gjysmen e Shqiperise - dhe nuk parashikohej qe LSI te kapercente ylberin dhe ta fuste surratin e vet te uritur ne thithken e pushtetit (aq me teper kur cica ne fjale eshte e mixhes...).

Me nje fjale, edhe ishte po edhe nuk ishte e parashikuar.

X POPULLIN

Po jam 100% dakord me ata miqte qe shkruajne me lart se situata, sido qe ta interpretojme, eshte win-win per politiksat dhe, shtoj une, e kunderta per ne.

Te pakten do perfaqesohemi dhe njehere nga ajo qe tradicionalisht ka qene "midget foreign policy of Albania". Meta nuk eshte dukuri e re, ai thjesht po i ribashkohet plejades se perfaqesuesve "shtatlarte" te qeverive shqiptare... ne fakt, uroja qe te ishte kryeminister, qe te mos prishej "full house" kur te takoheshin Berlusconi, Putini, Sarcozy, Merkel dhe ndonje tjeter... do kishim perfaqesues qe perseri do shikonte nga poshte, me respektin me te madh!

I vetmi ngushelli i imi per kete t'shkerdhyme royale qe po i bejne shoqnise shqiptare dhe institucionit te demokracise keta edepsezet eshte qe fytyren  ketyre ministrave te LSI-se do t'jua mbroje Fahri Balliu!

Mrrok, a ia u shef ato "karrekllat me rroklla"?  smiley

karrike shefi sikur quhen ("chefsessel&quotsmiley  smiley

 

Tani i pashe! smiley

Po jo t'gjithe delenxhileret meritojne t'ulen neper ato karriget me meshtetse t'forte te Pallatit te Brigadave! Duhet ti meritosh!

Ej, shpare qe po lexoja kete lajmin, mu kujtu para ca vjetesh kur ky Ilir Meta ishte kryeminister, dhe i shkoi per vizite ne shtepi asaj se vese se Azem Hajdarit per ndonje pervjetor me duket!

Pas ca ditesh, keta te PD-se, nen veshtrimin miratues te Prijsit e kane vershelly ate vejushen e shkrete ne nje kongres a log burrash qe po mbante PD-ja mer ti eej!

E vershellyne, dhe e ofendune sepse kishte tradhti idealin e Azemit, qe btw ishte burri i ksaj, sepse kishte prit ne shtepi Ilir Meten! smiley

Keta tani, jane PD-ashet qe mbrojne Aleancen e Intergrimit!

Azemi prape aty ku ishte, e shoqja po ashtu!

Edhe Sala bereqavers!  Kane cipe keta! Kane cipe!

ala su msut me idene e alenaces.

ori cuna te mire, po ktu ska agjo te re, biles mua me pelqen sepse del realiteti lakuriq smiley

 Eh mi Bedrije. Ju mesoi keq Edi me keto realitet lakuriq, e?

 

Lakuriqi nates

jepi uje pates

pata ngordhi

lakuriqi pordhi smiley

aaa joo, une si shof ato lloj mesybetlleqesh qe ban Edi me shoke.

kom jetu n'peqin ne at kohe, ene censurohej shtypi smiley

ene tashti po ta marrin vesh cunat e dajes m'peqint qi shof asi gjonash, vijne e m'mysin

lanet, se jemi dhe m'ramazon

 Pse i ka bo syt ashtu Iliri tek fotografia. Duket sikur me qene babai i kukullave Bratz.

po kqyr ka e ardhmja !

Shif, shif shejtoni. Me Berishen ne tavoline dhe te ardhmen prape e shef majtas. I qeka bo ves ajo pune me duket.

po osht katnar ai mer ti, vetem nji pozicion di smiley

nuk ndrro me provu gjosen tjeter !

                                                                          

Ili Meta bëhet zv. Kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë dhe Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Koka eshte Berisha,Qafa eshte Meta! Kush e drejton Qeverine tani?

 

            smiley

tosi ? smiley

SONETI NUMERHUMBUR

Pederasti politike e kllounizëm kanunor,
Barinj fat’rinj dordolecësh e gardistë fantazmorësh,
Flamurtarë mjeranishë e kauzistë masturbor,
Bankierë satanirash e mitratredhur hamshorësh.

Dyshekë plehrash orgjikore e psallttarë matufor,
Konservues rrënojash e arkivolistë dasmorësh,
Dirigjentë karbonirash e kroje loti pasuror,
Arkitektë shpirtrash vrarë e pjergulla gjakatorësh.

Karrocjerë ndër kometa e desantë blasfemishë,
Hoje për kore gjarpërinjsh e engjëj pushtuar xhindësh,
Varre septike ideshë e etër që pjellkan çdo bishë...

Tezgjahistë ëndrrash shterpa e zbutës cirqe vampirësh,
Helmëtistë spermsterilë e fallsifikues lavdishë,
Oh! ruaju dashuriza ime nga ky civilizimth ashikësh...

Pa lidhje fare bedrije ...jemi tek qeveria!

u m'fal, kujtova se ishim ke karikaturat smiley

ti na ngatrrove me foton e dasmes smiley

SONETI NUMERHUMBUR

Pederasti politike e kllounizëm kanunor,
Barinj fat’rinj dordolecësh e gardistë fantazmorësh,
Flamurtarë mjeranishë e kauzistë masturbor,
Bankierë satanirash e mitratredhur hamshorësh.

Dyshekë plehrash orgjikore e psallttarë matufor,
Konservues rrënojash e arkivolistë dasmorësh,
Dirigjentë karbonirash e kroje loti pasuror,
Arkitektë shpirtrash vrarë e pjergulla gjakatorësh.

Karrocjerë ndër kometa e desantë blasfemishë,
Hoje për kore gjarpërinjsh e engjëj pushtuar xhindësh,
Varre septike ideshë e etër që pjellkan çdo bishë...

Tezgjahistë ëndrrash shterpa e zbutës cirqe vampirësh,
Helmëtistë spermsterilë e fallsifikues lavdishë,
Oh! ruaju dashuriza ime nga ky civilizimth ashikësh...

Uau!!! E mrekullueshme!

Me te vertete e mrekullueshme!

Skuadra e Tirones, 17 Nentori, Skuadra e Tirones, 17 Nentori, Fitoret i korri kupen na e mori. O Tiron, Tirona kupa eshte e jona.

Shume e bukur ajo fotoja e bedrijes. Nano ja futi bukur Edi Rames. 

Ky vend ka marre fund,se gjithmone ka funderinat ne krye!

E kam than dhe i here qe Ilir Meta ishte Ndrio qe peshkop Berisha kishte dergu me kthy kuajt e se majtes nga shtegu i dhise.Them i shalla nga poulli i majte te zgjohet Tunxhi qe te hedhe ne gremine politiken e skuthave,legenave e maskarenjve

 O Pjetro , mustagri do bohesh dhe nuk ke per ta pa Tunxhin..

 I iku menja njerzve sa mori LSI-ja izetperqincin, po lepihen si qen e po bojne uf-cuf si lokomotive. shifeni pak ket tipin:

Miço: PBDNJ e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës 

a thu se PBDNJ-ja qe s'esht n'koalicion esht PBDNJ fallco e bome te rruga kavajes

mendoj qe kjo qeveri do kete jetegjatesi me shume se kater vjet,te gjithe profesioniste.

Nese PS-ja tregohet e zellshme me Kuvendin dhe nuk e bojkoton, kjo qeveri nuk e mbyll dot 6 mujorshin dhe behuni gati per zgjedhje te reja.

Do te duhet qe te gjithe deputetet, si nga e djathta ashtu dhe nga e majta te jene, qe te gjithe, te pranishem ne Kuvend; perndryshe nuk ka per t'u miratuar asnje lloj ligji. Nese PS-ja bojkoton kuvendin, edhe pse ka nje fare aresyeje, nuk mund te punoje dot me sistemin, dhe vetem sa do zgjase jetegjatesine e ketij koalicioni.

Mendoj une, edhe pse nuk mbeshtetem dot ne asnje lloj pervoje te meparshme tek ne, qe ne fakt funksionon ne cdo vend te botes pervec Shqiperise.

Mbetet te shohim.

Shoku si e bojkotojne si nuk e bojkotojne kjo pune mori fund,ta tha Oli Ren apo nuk e lexove dhe sa per zgjedhje te parakohshme nuk ka shanse,se 10 deputete te opozites me Ben Blushin ne krye nuk e bojkotojne parlamentin,se perndryshe nuk behet Fatos Nano president.

Me fal se po e them keshtu, po Olli Rehnin asqe e pjerdh njeri fare ne Tirane. Dhe kete e them seriozisht. Po tekstualisht ama, dhe per kete jam mese i bindur. Olli Rehni per Tiranen nuk eshte askushi, as ne nivelin e nje sekretari per nga rendesia. Dhe nese pritet nga zyrtaret tane, behet vetem per respekt protokolli. Ne Tirane politika behet vetem per leke, dhe Olli Rehn nuk ka ndonje fond ne dore. Punon demek per zgjerimin (qe perfshin cdo shtet pervec Shqiperise ne fakt), dhe kjo nuk ka leke per qeveritaret tane te nderuar. Keshtuqe, po te jete per Berishen&co (gjithe politiken shqiptare) Olli Rehn behet 1000 vjec ne postin e komisionerit per zgjerimin e BE-se.

Nese PS nuk e bojkoton Kuvendin, ky o do jete kuvendi me i rregullt (per nga prania e numrit te deputeteve ne salle) i gjithe historise post-diktatoriale te Shqiperise, ose do jape shpirt ne krye te 6 muajve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).