2 poezi

NATE

Nate ,ftohte
Vetmi, humbetire.
E mbylla dritaren dhe syte e lodhur nga heshtja …
Tani shoh vetem vehten ne rrethin e zemres …
Shoh hijet e stineve si nderrohen brena meje
Ne nje muzg te trishtuar  enderrash, rrrahur nga erera
Kujtimesh qe dhembin…
Ketu te gjitha  gjerat flejne  ne mbrekulline e heshtjes;
Flejne fjalet,
Vargjet
Kenget,melodite …
S’ pipetijne as peshperimat e embla si dikur…
Flejne perkedheljet,
Buzet. Floket ,
Duart dhe kembet…
Nata e tere fle ne qenien time …
Nate polare pa vezullime yjesh  shpresedhense,
ku shpirti dremit  me pikellim te virgjer
I mbuluar me qyrkun e rende te mallit qe me mban zgjuar
Ne udhekryqe te shqetesuara netesh …
Me thoni pra, nga mund te dilet  per ta braktisur kete bote
Netesh  te mundimshme..?!

 

PER ENDERRAT...
 
Kur jam I lodhur Henen ve si nenkrese
Dhe kotem ne gjumin e embel q’ me rremben ne cast me krahe enderrash
Shoh enderra te bukura , te shendriteshme si muzgje te kaltra,
Me kalin freleshuar te pasioneve, nisem turravrap luginave me debore
Te kerkoj te dashuren dhe motivet evjershave…
Te dashuren e gjej tek rreshqet mbi nje rreze dielli,
Motivet tek sterkalat e buzeqshjes se saj.
Vargjet I shkruaj mbi butesine e debores
Dhe qiellit I qeshem si  i marre
Jam I marre e I lumtur  ne preherin e enderrave qe pulsojne Brenda meje si nje
jete e dyte.
Ketu bota me duket me e bukur , plot ngjyra te mbrekullushme
Si nje deshire e arrire qe me shtyn pa pushim drejt zgjimit te se nesermes...

5 Komente

ka disa vargje te arrira ne keto poezi

por ka vend per shume ri-punim

kete vargun

"flejne  ne mbrekulline" beje " flene ne mrekulline"

Ok, e para eshte disi me e mire, e dyta eshte pak e corganizuar si strukture. Me pelqen perzgjedhja e fjaleve dhe stili i thjeshte.

Ne m'i pranon nja dy sygjerime, te pakten nga forma:

Perpiqu te shkruash me ë dhe ç; Redaktoji dhe rishikoji poezite disa here, sepse nje rishikim i dyte a i trete, gjithnje sjell ndryshime dhe kete e them per gjera te vogla si psh. "nderrohen brena meje" "rrrahur"... "Jam I marre e I lumtur",   endrrat - jo enderrat...,

s'e di a qendron kjo forme " q’ me rremben" , por krijon ngerc ne poezi, rrjedh me mire "qe m'rremben"....

plot ngjyra te mbrekullushme - te mrekullueshme

Me te tjera me te mira smiley

Me pelqejne disa prej ideve por edhe une do te thoja qe kane nevoje per rishikim e perpunim, madje dhe nga ana gjuhesore.

Duke qene se tematika eshte thuajse e njejte dhe poezite ngjajne me njera tjetren, mund edhe te krijohet nje e tere duke zgjedhur elementet dhe figurat me te goditura!

Suksese me tej

Poezia e pare eshte me mire por do redaktim e korrigjim, ja nje version nga une ku poezia me lart merr ritem:

NATE

Nate, ftohte,
vetmi, humbetire.
Mbylla dritaren,
syte e lodhur nga heshtja.
Shoh si nderrohen stinet brenda meje,
muzg i trishtuar enderrash.

Nate polare,
pa vezullime yjesh,
ku shpirti dremit
me pikellim te virgjer.
Ketu ne mrekulline e heshtjes
te gjitha flene,
fjalet, vargjet,
kenget, melodite.
S’pipetijne as peshperimat e embla
si dikur…
Mbuluar me qyrkun e rende te mallit
rri zgjuar udhekryqeve te nates.

Great job!   smiley

Bej edhe nje perpjekje per te dyten e nisim i komentojme pastaj! smiley))

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).