Zjarr në pyllin e Nivicës. Kreu i Komunës: Akt sabotazhi

(e.n/Balkanweb)

Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojë probleme me zjarret. Pasditen e sotme është evidentuar një vatër zjarri në fshatin Nivicë të komunës Lukovë në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në pyll dhe deri në këto momente ka djegur rreth 30 ha pyje. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të lokalizuar flakët por bëjnë të ditur se arritja e vatrës së zjarrit është shumë e vështirë për shkak të terrenit.

I kontaktuar në telefon nga televizioni “News24” kryetari i komunës Vladimir Kume bën thirrje për ndihmë duke theksuar se fshati nuk mund të jetojë më në atë vend nëse digjet pylli.

“Ky fshat nuk mund të jetojë më këtu pa këtë pyll. Nuk ka gadishmërinë e duhur nga qeveria për tju përgjigjur kërkesave tona. Ka zjarrfikëse për të ruajtur shtëpitë por njerëzit duhet të largohen nga fshati nëse digjet pylli” theksoi Kume ndërkohë që nënvizoi se zjarri është një akt i qëllimshëm.

Kume i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për të dërguar helikopterë në vendngjarje me qëllim shuarjen sa më të shpejtë të zjarrit.

“Të nisen helikopterë për të shuajtur zjarrin. Kjo është hera e parë që pylli përfshihet nga flaket, kemi të bëjmë me një akt sabotazhi” tha Kume për News24.

1 Komente

i vene zjarrin pyllit, qe ti perzene niviciotet nga trojet e tyre. njesoj si kolonizatoret me inidianet. keta jane kolonizator e kohrave moderne. por kocke qe te ngel ne fyte eshte nivica dhe gjithe malsoret e bregdetit Jonian jane te papushtueshem. kete e  ka provuar historia shekullore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).