Zgjedhje serbe në Kosovë

 
 
Serbë në Kosovë
 
Qeveria në Prishtinë thotë se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve lokale serbe që u zhvilluan në fundjavë në dy komuna të Kosovës.

Për të dytën herë pas shpalljes së pavarësisë, Serbia organizoi zgjedhjet e saj për komunën paralele të Prishtinës dhe atë të Pejës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme ishin përsëritje e atyre të vitit të kaluar, për shkak të “parregullsive që kishin ndodhur atëherë”.

Për ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, këto zgjedhje janë jolegjitime dhe si të tilla dhe nuk do ketë asnjë peshë politike.

“Këto zgjedhje janë të papranueshme për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për partnerët ndërkombëtarë, por sipas të gjitha sondazheve dhe matjeve, edhe vet qytetarët serbë janë të pakënaqur me strukturat paralele dhe ata kanë ankesa të mëdha në këtë drejtim. Ky është një improvizim i pushtetit që mundohet ta bëjë Serbia”, u shpreh ministri Ferati.

Prishtina zyrtare injoroi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës dhe nuk ndërmori masa për të penguar mbajtjen e tyre “me qëllim të ruajtjes së stabilitetit”.

“Fakti që nuk kemi ndërhyrë, nuk është pse nuk e dëshirojmë sundimin e ligjit, por kemi reaguar kështu pikërisht duke e respektuar situatën komplekse dhe që të mos jepim asnjë shkas për çfarëdo destabilizimi të mundshëm dhe tensione që Serbia dhe disa qarqe ekstreme i dëshirojnë”, tha për BBC-në ministri Ferati.

Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë serbe, Oliver Ivanoviq thotë se zgjedhjet serbe janë legjitime dhe të vetmet të pranuara nga Beogradi dhe serbët e Kosovës.

“Ndoshta këto zgjedhje janë të jashtëligjshme për qeverinë e Kosovës, por për ne qeveria që është formuar në Kosovë është e jashtëligjshme. Sa na përket neve, popullit i duhet që të ketë përfaqësues legjitim të zgjedhur e jo të emëruar dhe kjo mund të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve, sepse në zgjedhjet që do të organizojnë institucionet e Kosovës, serbët nuk do të dalin, atëherë e vetmja që na mbetet është të organizojmë vet zgjedhjet tona”, deklaroi sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën.

Zgjedhjet serbe u mbajtën ndërsa Kosova po hyn në një cikël të ri të zgjedhjeve. Më 15 nëntor do të mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal dhe ato do të organizohen edhe në disa vendbanime serbe, që me procesin e decentralizimit do të shndërrohen në komuna të udhëhequra nga serbët.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq thotë se shpallja e pavarësisë do të ndikojë që serbët në masë të madhe të bojkotojnë zgjedhjet e Kosovës. Sipas tij, Prishtina nuk mund të qeverisë me vendbanimet serbe.

“Nuk ka dyshim për këtë, Prishtina nuk mund ta qeverisë Graçanicën, sepse kudo që jetojnë serbët, ata e njohin vetëm një qeveri, e ajo është qeveria e Beogradit dhe këtu nuk kemi kurrfarë rivaliteti. Mendoj se qeveria në Prishtinë duhet ta kuptojë se nuk është legjitime për serbët, por edhe për një numër të madh të joshqiptarëve, prandaj duhet të sillet më mirë, në të kundërtën do të mund të nxiste konflikte”, thotë z.Ivanoviq.

Ndërkaq, analistët në Prishtinë vlerësojnë se institucionet e Kosovës nuk është dashur të lejojnë Serbinë të organizojë zgjedhje brenda territorit kosovar pasi kjo, sipas tyre, paraqet shkelje të sovranitetit të Kosovës. Analisti Ilir Deda thekson se asnjë shtet nuk ka të drejtën të organizojë zgjedhjet e tij në një shtet tjetër, pasi kjo do të nënkuptonte shkelje të pavarësisë dhe sovranitetit të atij vendi.

Edhe udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një aktiviteti në Prishtinë kundër zgjedhjeve serbe, ka akuzuar udhëheqjen e Kosovës se në heshtje ka lejuar mbajtjen e tyre.

“Nuk mund të jetë edhe Kosova sovrane edhe të mbahen zgjedhjet e Serbisë. Dikush po gënjen. Është e qartë kush – krerët politikë të Kosovës, të cilët reagojnë vetëm atëherë kur iu cënohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cënohet a rrezikohet Kosova”, tha z.Kurti.

Serbia ka organizuar gjithnjë zgjedhjet e saj edhe në Kosovë dhe kjo praktikë nuk ka ndryshuar as pas shpalljes së pavarësisë. Ndërkohë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e deritanishme të organizuara nga autoritetet kosovare ka qenë simbolike.

Më 15 nëntor serbët kosovarë do të jenë sërish para dilemës a t’i përgjigjen thirrjeve të Prishtinës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të Kosovës, apo apelit të Beogradit për bojkotim të tyre.

5 Komente

jo se kane peshe politike te drejtperdrejte keto zgjedhje, por padyshim qe i jep Beogradit nje far te drejte politike mbi Kosove!

Shqiperia duhet te kerkoje qe te njejtat kushte tu jepet te gjithe atyre trevave qe jane jashte kufijve te Republikes se Shqiperise

Cfare eshte kjo komedi?

Hajde qeveria e Shqiperise te beje zgjedhje ne Struge tani!

Po BE dhe Obama si i po i lene keto komedira?Apo do te jete ndonje pakt i fshehte me ruset ne kuader te startit te ri te marredhenieve me Rusine?

Puna eshte se Serbia ka treguar dhe me pare qe di ta luaje durimin e Amerikes deri aty ku nuk i mban me. Sa per BE-ne, as qe pjerdh fare, dhe shume mire ben; tregon se eshte shtet sovran dhe me bole kubike. Edhe Amerika, ka vene nje precedent shume te "bukur" me Serbine. Duron deri ne fund, aty ku nuk ka ku te veje me, ku gjenocidi dhe flaket e luftes perpijne qiellin, dmth, kur gjithe bota te filloje te teshtije e te kollase per kasaphanet e serbit, pastaj nderhyn. Bile bile, edhe kur nderhyn, pervecse numri i viktimave eshte minimal, demi material shlyhet me shifra marramendese, po nga Amerika dhe BE-ja. Pas bombardimeve te NATOs Serbia mori mbi 5 miljarde dollare per rindertim!

Pra, jane ca precedente qe vetem budallenj po te jene serbet qe te mos i shfrytezojne perseri.

Ah, po, per te mos harruar me te rendesishmen, faktin qe shqitparet jane pa gjak fare. E treguan dhe po vazhdojne ta tregojne. Shqiptaret shtypen me thunder hekuri ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe Greqi... Shqiptaret madje burgosen edhe ne Shqiperi kur guxojne te dalin me flamurin e tyre kombetar per te shprehur patriotizem dhe protestuar kunder bollanove...

kjo eshte gjendja, Shqiperia, kjo "anetare" e NATOs...

Sa per kosovaret, nje mut i madh si ne jane. pagjaksa, dhica; dhe nje Albin qe del e flet hapur, ne bire te burgut e mbajne.

 

Halli o se Kosova ka nje klase politike ne pike te hallit! Jo me larg se javen e kaluar, gazeta Express e Kosoves, qe eshte per Thaçin si Shekulli per Ramen, kishte ne faqe te pare nje titull te stilit "Berisha fut hundet ne punet e Kosoves!" Dhe kjo vetem se Berisha qe ne fund te fundit eshte kryeministri i Shqiperise, kishte pritur ne zyre Ramushin dhe dy eksponente te LDK-se. Keta zoterinjte nuk i shqeteson fakti qe Serbia mban zgjedhje ne Kosove, po fakti se kundershtaret e tyre politike po i pret kryeministri i Shqiperise qe gezon goxha mbeshtetje ne Kosove.

Shkurt ne jemi bere per te vene kujen si Komb per politikanet qe kemi. Ja edhe reagimet e Levizjes Vetevendosje! ne lidhje me keto dy tema :

 

Express përzierja Ballina e gazetës Express sot mbante titullin “PËRZIHET NË KOSOVË”, nën fotografinë nga takimi që kryeministri Sali Berisha kishte mbajtur me përfaqësues të LDK-së. Në brendi të gazetës artikulli e kritikonte, shpesh herë me tone cinike, Berishën për shkak të marrëveshjes së nënshkruar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn (marrëveshje kjo e nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), dhe pastaj për takimin me përfaqësuesit e LDK-së, duke i vlerësuar këto si ndërhyrje të Berishës në politikën e brendshme të Kosovës.  Ndërhyrje në politikën e brendshme? Gazetari e as gazeta nuk e definojnë në mënyrë eksplicite se çka nënkuptojnë ata me politikë të brendshme. Natyrisht nga artikulli lehtë kuptohet se për gazetarin e gazetën politikë e brendshme është thjesht lufta e mjerë e partive politike në Kosovë për një grimë pushtet në vend. Por politika është shumë më e gjerë se sa fushëveprimi i pushtetit vendor në Kosovë. Dhe tërë atë hapësirë politike ku institucionet e vendit (diku formalisht dhe diku vetëm realisht) nuk kanë dot pushtet, politikën e brendshme na e bën dikush tjetër. P.sh. në polici ku fuqi ekzekutive ushtron EULEX-i. Brenda EULEX-it ka policë nga Rumania që përveç që nuk na kanë njohur dhe janë deklaruar se nuk do të na njohin, i kanë vrarë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn pa dhënë kurrë përgjegjësi për këtë. Pastaj ka gjykatës nga Sllovakia, Spanja, Qiproja e Greqia. Asnjë prej tyre nuk na kanë njohur. A nuk janë të drejtat ekzekutive të EULEX-it ndërhyrje të drejtpërdrejta në politikën e brendshme të Kosovës (në shumë vende ministria që e kontrollon policinë quhet pikërisht ministria e punëve të brendshme). Nuk ka pasur madje as një artikull të vetëm kundërshtues nga Expressi për këtë. Por ka pasur artikuj përkrahës të zjarrtë ndaj EULEX-it dhe artikuj të shumtë në mbrojtje të intervenimit policor të UNMIK-ut më 10 Shkurt. Gazimestanin, të cilin Serbia e ka fituar si zonë eksterritoriale, e i cili është ndërtuar në kohën e Rankoviqit, në vitin 1953, sot e ruajnë ushtarët nga Sllovakia. Sllovakia nuk na ka njohur, dhe madje lobon nëpër botë duke e quajtur Kosovën si shtet jolegjitim. Por Expressi nuk i konsideron ushtarët sllovakë si ndërhyrje në politikën e brendshme. Nuk ka çështje politike a partiake në të cilën nuk kanë ndërhyrë ambasadorët e pesë vendeve të Quintit në Kosovë. Nuk ka qeveri të Kosovës e cila ka mundur të themelohet pa miratimin paraprak të këtyre ambasadorëve. Kushtetuta e Kosovës është miratuar së pari nga Pieter Feithi, e pastaj nga politikanët e vendit. Pieter Feithi mund ta përjashtojë secilin prej politikanëve të Kosovës nga zyra. Çka janë këto përveç ndërhyrje flagrante në politikën e brendshme të Kosovës. Por Expressi nuk brengoset për to, por i mbronë ato (edhe duke mos u brengosur). Serbia e kontrollon aktualisht afër një të tretën e territorit të Kosovës me strukturat e saj paralele. Kur Lëvizja VETËVENDOSJE! pat kërkuar nga qeveritarët t’i dorëzojnë kallëzimet penale kundër pjesëtarëve të këtyre strukturave të identifikuar me emra e mbiemra, përfshirë ata që vazhdojnë të marrin paga nga institucionet e Kosovës, Expressi patën publikuar një artikull ku temë qendrore ishin dy a tre pjesëtarë të strukturave paralele të cilët tashmë nuk ishin duke marrë paga nga Buxheti i Kosovës. Pra nuk u pengonin strukturat paralele. Nuk u pengonte fakti se strukturat paralele financoheshin edhe nga institucionet e Kosovës. Por u pengonte nisma e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zbardhjen e së vërtetës për këto struktura dhe këtë financim. A nuk përzihen strukturat paralele në politikën e brendshme të Kosovës? Përzihen që ç‘ke me të. Përveç tyre dhe (edhe) përmes tyre përzihet Boris Tadiqi e më herët edhe Vojisllav Koshtunica. Këtë të dielë (16 gusht 2009) Qeveria e Serbisë do të mbajë zgjedhje lokale për dy komuna të Kosovës, si përsëritje e atyre të mbajtura më 11 maj të vitit 2008 në tërë territorin e vendit tonë. Expressit i pengon ndërhyrja e vetëm një shteti – ndërhyrja e Shqipërisë. Pikërisht i vendit që ka më së shumti obligim dhe përgjegjësi për të ndërhyrë meqenëse shqiptarët në Kosovë përbëjnë shumicën absolute të popullësisë dhe se Kosova është vendi ynë. Në vend se të ftohet Shqipëria që të ndërhyjë më shumë pasi që Kosova është çështje e kombit shqiptar, Expressit i mbetet hatri pse kryeministri i Shqipërisë takohet me parti politike të Kosovës. Dhe atë për çfarë? Për një Marrëveshje Bashkëpunimi. Por Expressit i pengon jo marrëveshja, por pse ajo nuk është nënshkruar me Hashim Thaçin. Se për Expressin barometri i secilit veprim politik është syri i Hashim Thaçit dhe interesit të tij. Ajo çka i pengon syrit të Hashim Thaçit i pengon po ashtu dikujt shumë të fuqishëm brenda Expressit. Çka do që nuk e gëzon Thaçin e hidhëron këtë/a person/a brenda Expressit. Lëvizja VETËVENDOSJE!Prishtinë, 13 gusht 2009      Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Sot, me 15 gusht 2009, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera të Kosovës kanë ngjitur qindra posterë dhe kanë shpërndarë mijëra fletushka kundër tolerimit që udhëheqësit politikë kosovarë ua bënë mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.    Me këtë rast, Albin Kurti, para gazetarëve të shumtë që po e përcillnin këtë aktivitet, deklaroi: “Mosveprimi i Qeverisë së Kosovës është hapësirë për veprimin e Serbisë. Heshtja dhe pasiviteti i shtetit të Kosovës është leje dhe inkurajim për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.Një vit e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë Qeveria nuk e bashkoi Mitrovicën dhe nuk e integroi veriun e Kosovës. Tash, ajo po e lejon hegjemoninë e situatës veriore, po e lejon që ajo situatë të zbresë edhe në qendër të Kosovës, edhe në lindje, në jug e në perëndim të saj.Çështjet që duhet t’i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hashim Thaçi me sjelljen e tij po ia bart Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shteti i Kosovës, për shkak të Qeverisë që ka, po heq dorë prej territorit të enklavave.    Nuk mund të jetë edhe Kosova sovrane edhe të mbahen zgjedhjet e Serbisë. Dikush po gënjen. Është e qartë kush – krerët politikë të Kosovës, të cilët reagojnë vetëm atëherë kur iu cenohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cenohet a rrezikohet Kosova.        Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës e pat ndaluar nja dy herë ministrin e Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, që të hyjë në Kosovë. Mirëpo, ajo nuk i dha urdhër kësaj radhe Policisë së Kosovës që t’i ndalojë anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Serbisë që të hyjnë në Kosovë dhe as që t’ua konfiskojë materialin për zgjedhjet e Serbisë që e kanë sjellur ata. Kur Qeveria kishte vullnet politik ajo mund të ndërmerrte diçka por këtë herë ky vullnet mungoi tërësisht. E gjithë kjo tregon se mosveprimi i Qeverisë së Kosovës kësaj radhe ka qenë në marrëveshje direkte ose indirekte me Serbinë.” Në vijm është dhënë pamja e posterit si dhe teksti i fletushkës:     Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë Sot po mbahen zgjedhjet e Serbisë në Republikën e Kosovës.  Këto zgjedhje po zhvillohen me miratimin e atyre që çdo ditë na thonë se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e bashkuar.  Ashtu sikur që e patën lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 11 maj të vitit 2008, pra tre muaj pas shpalljes së Planit të Ahtisaarit, sot Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu po pajtohen që Serbia të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë.  Qëndrimet e tyre ndaj Serbisë dhe strukturave paralele nuk kanë ndryshuar fare – këto struktura veprojnë njëjtë sikur në kohën e UNMIK-ut.  Sepse pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në Kosovë, përveç xhepave të politikanëve: ata janë bërë më të thellë.  Në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë, do të zgjedhen ata njerëz të cilët në programin e tyre politik pikë më të rëndësishme e kanë – shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës, luftimin e pavarësisë së atdheut tonë dhe kthimin e Kosovës nën Serbi.  Politikanët që e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës punojnë kundër Kosovës.  Serbia e ka pushtuar Kosovën, e ka shtypur, e ka shpërngulur, e ka shkatërruar, e ka masakruar, kurse sot e lufton pavarësinë e saj, e mohon vullnetin e popullit të Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë.  Serbia shtetin tonë e lufton nëpërmjet strukturave paralele.  Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu i ndihmojnë asaj për të organizuar zgjedhje në Kosovë, në mënyrë që këto struktura të Serbisë të marrin pushtet politik.  16 gusht 2009Lëvizja VETËVENDOSJE!      

Zgjedhjet serbe ne Kosove

Organizimi i zgjedhjeve vendore nga Serbia ne disa komuna kosovare me popullsi serbe eshte kritikuar nga diplomatet e huaj. Ambasadori austriak ne Paris Volfang Petric, tha se sipas kesaj logjike, kur te zhvillohen zgjedhje ne Kosove duhet te votohet edhe ne Presheve apo kur ka zgjedhje ne Rumani, te votohet edhe ne Vojvodine.

Sipas tij, keto zgjedhje nuk do te kontribuonin ne paqen dhe stabilitetin ne rajon.

 

Pergjigjet Austria, po jo Shqiperia. Kosovaret jane austriake, jo shqiptare. Turp per Tiranen. Me sa duket, ca gjera nuk kane per te ndryshuar kurre!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).