Zbardhen negociatat sekrete greko-shqiptare për varrezat e ushtarëve

Zbardhen negociatat sekrete greko-shqiptare për varrezat e ushtarëve
Procesverbali i debatit në Komisionin e Ligjeve zbulon historikun 4-vjeçar të negociatave

Habjon Hasani
Një histori 4-vjeçare negociatash mes dy qeverive, që në thelb zbulon përpjekjet e dy qeverive për të administruar eshtra ushtarësh të vrarë. Që prej vitit 2005 qeveria greke nisi pretendimet e saj për ngritjen e 4 varrezave për nder të ushtarëve grekë të vrarë në vendin tonë. Një kërkesë që u prit plot bujë asokohe dhe që solli katër vite negociata intensive mes Greqisë dhe Shqipërisë për të mbyllur këtë çështje. Por, procesverbali i mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për këtë çështje më 5 maj të këtij viti, në mënyrë të thjeshtë zbulon pretendimet e palës greke dhe qëndrimet e palës shqiptare me këtë çështje. Ka mjaftuar vetëm shpjegimi i ekspertes së Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, në këtë komision, që shumë detaje të rëndësishme dhe të panjohura të negociatave të dilnin në dritën e diellit. Ndërtimi i varreve-mauzeleum për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore u kthye në një skandal që vuri në siklet autoritetet zyrtare të dy shteteve. Vendi për ndërtimin e kësaj varreze u zgjodh në Grykën e Këlcyrës, aty ku dikur kishte qenë një kishë e vogël kristiane, e njohur me emrin "Shën Koll". Në të vërtetë ndërtimi i varrezës ku pretendohet se do të vendosen eshtrat e 630 ushtarëve të vrarë në luftën italo-greke nisi që në vitin 2003, pa u përmbushur asnjë procedurë e parashikuar nga ligji shqiptar. Varreza-mauzeleum, e cila nisi ndërtimin ilegal në vitin 2003, u parashikua të ndërtohej brenda një manastiri dhe një kishe ortodokse me qëllim që të shërbenin për kryerjen e riteve fetare nga besimtarët. Gjatë ndërtimit të objektit manastirin e vizitoi dhe ish-presidenti grek, Stefanopulos. Më 10 maj të vitit 2006 pritej që varreza të vizitohej nga ministri grek i Mbrojtjes, Vangjelis Meimarakis dhe homologu i tij shqiptar, Fatmir Mediu. Por vizita e ministrit grek u anulua në çastet e fundit me pretendimin se pala shqiptare nuk kishte plotësuar ende dokumentacionin për ndërtimin e varrezës. Dy javë më pas u publikua skandali i zhvarrimeve pranë kishës së "Shën Mërisë" në Kosinë, që demaskoi përpjekjet për ndërtimin në mënyrë të dyshimtë të kësaj varreze. Më 27 maj të vitit 2006 prokuroria nisi hetimet për priftin e Përmetit Vasil Thomollari dhe drejtuesit e Shoqatës së ish-Ushtarakëve Minoritarë, të cilët kishin organizuar dhe financuar zhvarrimet. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëvonshme provuan se të zhvarrosurit s'ishin ushtarë grekë, por fshatarë shqiptarë. Qysh në fillimin e hetimeve të këtij skandali qeveria shqiptare dhe drejtuesit e lartë të gati të gjitha forcave politike në vend u përpoqën të hiqeshin mënjanë, apo ca më keq ta anashkalonin këtë histori sikur të mos kishte ndodhur fare. Presioni i medias dhe i shoqërisë shqiptare, të skandalizuar nga fakti se pleqtë dhe minorenët jo vetëm ishin nxjerrë mbi tokë, por do të nderoheshin si heronj grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, bëri që një pjesë e klasës politike të reagonte qoftë dhe me gjysmë zëri. Zërat më të ashpër ishin ata të deputetëve Pëllumb Xhufi e Sabit Brokaj, si dhe deputetit të PS-së për Përmetin, Flamur Hoxha. Qëndrimi i politikanit Godo dhe i disa partive të papërfillshme nga e djathta do të ishte si një pikë uji në oqean. Qeveria shqiptare u përpoq në maksimum që të mos krijonte asnjë lloj konflikti, qoftë dhe banal, me priftin e Përmetit dhe bashkëpunëtorët me kombësi greke të tij.

Procesverbali i Komisionit të Ligjeve për ligjin mbi ndërtimin e varrezave greke

Drejton mbledhjen:
Ilir Rusmali – kryetar komisioni

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Marrin pjesë:
Ilir Rusmali, Aldo Bumçi, Pal Dajçi, Ramiz Çobaj, Eris Hoxha, Spartak Braho, Sali Shehu, Luan Skuqi; zëvendëson Gjovalin Prengën, Flori Bajramaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Gjovalin Prenga, Spiro Peçi.
Mungojnë:
Taulant Dedja, Arian Madhi, Tom Doshi, Galip Ramadhi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Besnik Dervishi, Elmaz Sherifi, Fatmir Xhafaj, Arben Isaraj.
Të ftuar:
1. Ledia Hysi – drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Jashtme.
2. Ilir Tepelena – drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe në Ministrinë e Jashtme.

HAPET MBLEDHJA:
Miratohet procesverbali.
Ilir Rusmali: Fillojmë mbledhjen. Sot kemi për të shqyrtuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Nga Ministria e Jashtme kanë ardhur si specialistë zonja Ledia Hysi dhe zoti Ardian Tepelena. Fjalën e ka zonja Hysi, për të na njohur shkurtimisht me projektligjin.
Ledia Hysi: Çështja e diskutimit të kësaj marrëveshjeje nga ana ligjore ka filluar në vitin 2005, kur nga Ambasada Greke u kërkua që të ndërtohej një mur rrethues i varrezës së Dragotit. Rezultoi që varreza kishte 57 varre ekzistuese, ndërkohë që ndër vite kishte filluar të ndërtohej edhe një varrezë tjetër në Këlcyrë. Nga eksperienca që ka Shqipëria me Republikën Federale të Gjermanisë, Italinë, Britaninë e Madhe dhe Rumaninë rezulton se kanë më shumë se një varrezë, ndaj filluam negociatat me Greqinë, të cilat u konkluduan në draftin që kemi paraqitur sot. Në këtë draft parashikohet që të gjitha eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore të mblidhen në varrezën e Këlcyrës, ndërkohë që në marrëveshje u parashikua që edhe varreza ekzistuese në Bularat, e cila ka vetëm 50 varre, të ngelej ashtu siç ishte.
Për identifikimin e të rënëve grekë është parashikuar që të mblidhet një komision i përbashkët ekspertësh nga të gjitha fushat, duke filluar nga topografët, historianët, mjekët ligjorë etj., të cilët, në mbledhjen e parë, do të miratojnë një protokoll për rregullat e procedimit dhe funksionimit. Nga pala greke pretendohet të jenë 12 mijë ushtarë grekë të rënë gjatë luftës, duke përfshirë këtu edhe personelin mjekësor që i ka shoqëruar dhe priftërinjtë. Gjithsesi, komisioni do të bëjë identifikimin e saktë të tyre dhe mbledhjen e eshtrave në një varrezë të përbashkët, në atë të Këlcyrës. Negociatat kanë vazhduar për gati dy vjet. Në marrëveshjen që paraqiti pala greke kërkoi tri dhe më vonë katër varreza, por ne konkluduam që të jenë vetëm dy: varreza kryesore në Këlcyrë dhe ajo ekzistuese në Bularat.
Marrëveshja parashikon që të përcaktohet një ditë përkujtimore për të rënët, e cila do të përkojë me datën 28 tetor, që është edhe dita e përkujtimit të dëshmorëve grekë, ku mund të bëhen ceremoni të veçanta nga autoritetet greke që do të vijnë në Shqipëri, por, gjithsesi, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ceremonitë do të zhvillohen në të dyja gjuhët përfaqësuese: shqip dhe greqisht.
Fillimisht u kërkua që varrezat të menaxhoheshin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila u kundërshtua plotësisht nga autoritetet tona. Është rënë dakord që kisha të jetë jashtë varrezave dhe që varrezat të trajtohen ashtu siç trajtohen ato në legjislacionin shqiptar. Përjashtime nga tatimet dhe doganat do të ketë vetëm për pajisjet
të do të vijnë për ndërtimin e varrezave. Për të gjitha procedurat që do të kryhen në Shqipëri do të respektohet legjislacioni shqiptar në fuqi. E veçanta, ajo që parashikohet edhe në marrëveshje me Gjermaninë, është që, në rast se për arsye të infrastrukturës apo të projekteve, në të ardhmen do të dalë nevoja që të dyja këto varreza të shpërngulen, atëherë autoritetet shqiptare do të ofrojnë një territor tjetër, ku do të mblidhen të gjitha eshtrat e ushtarëve të rënë grekë. Gjithsesi, toka do të jetë në pronësi të shtetit shqiptar dhe vetëm në përdorim të shtetit grek. Pra, përsëri ngelet territor shqiptar.
Faleminderit!
Ilir Rusmali: Faleminderit, zonja Hysi! Ju i ezauruat të gjitha elementet e marrëveshjes. Në qoftë se kolegët kanë pyetje, janë të mirëpritur.
Fjalën e ka zoti Shehu.
Sali Shehu: Kam dy pyetje të shkurtra.
E para, sa vendvarrime do të ketë në dispozicion të palës greke për memorialë për ushtarët e vrarë?
E dyta, a është ndërtuar ndonjë memorial deri tani, apo jo?
Ledia Hysi: Është parashikuar që të ketë vetëm një memorial në Këlcyrë. Ndërkohë, në marrëveshje është parashikuar edhe sipërfaqja për të. Aktualisht në Këlcyrë ekzistojnë varrezat e ushtarëve grekë, të cilat zënë ka 4 mijë metra katrorë sipërfaqe. Gjithsej, sipërfaqja që do të zënë varrezat në Këlcyrë do të jetë 10 mijë metra katrorë. Domethënë, çdo eshtër që do të dalë dhe komisioni do ta identifikojë si ushtar i rënë grek, si shoqërues i priftërinjve apo si personel mjekësor, do të jetë brenda sipërfaqes prej 10 mijë metrash katrorë, jo më tepër.
Sali Shehu: Kjo do të thotë që pala greke nuk ka të drejtë të ngrejë memorialë të tjerë, përveçse në Këlcyrë, apo jo?
Ledia Hysi: Po.
Ilir Rusmali: Kush ka pyetje të tjera? Po, zoti Braho.
Spartak Braho: Këto marrëveshje, ashtu siç jemi në dijeni, kanë një lloj sensibiliteti në opinion dhe komentohen gjerë e gjatë. Dua të di nëse këto do të jenë vetëm vendvarrime, apo do të jenë vende ku pala greke do të fillojë të ndërtojë rezidenca fetare dhe aty do të mbushet plot me flamuj grekë? Edhe një herë, këto janë ato gjëra që përbëjnë ndjeshmërinë e qytetarëve tanë. Nuk kam ndonjë kundërshtim për varrezat, le të bëhen. Kam përshtypjen që nga pala greke teprohet, sepse fillohet me pak dhe ecet më shumë.
Ledia Hysi: Problem mbetet mënyra se si do të zbatohet marrëveshja. Në marrëveshje është parashikuar që kishat janë absolutisht të ndara nga varrezat. Për të qenë realistë, po përmend ku kemi hasur vështirësi. E përmenda më përpara që këto varreza kanë qenë ekzistuese, madje ka pasur edhe në fshatin Dragot. Kur kemi filluar negocimin e marrëveshjes, përveç institucioneve shtetërore, kemi përfshirë shumë edhe pushtetin lokal në të tëra këto zona, duke filluar që nga Korça, Përmeti dhe Gjirokastra. Kur pyesnim: “A ka varreza?”, thoshin “nuk ka”, por kur kemi vajtur vetë kemi parë që ato kanë ekzistuar. Domethënë, nuk mund të përgjigjemi se çfarë do të bëhet nesër. Ideja është: sa të angazhuara do të jenë të gjitha strukturat shtetërore, qoftë qendrore, qoftë lokale, për të respektuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje?
Në marrëveshje parashikohet që Kisha është e ndarë nga shteti. Kjo për të respektuar jo vetëm besimin shqiptar ortodoks apo të krishterë, por edhe atë mysliman në këto zona. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në këto formulime dhe gjithmonë jemi konsultuar.
Ilir Rusmali: Faleminderit!
Ka diskutime në parim rreth projektligjit? Nuk ka.
Miratohet projektligji në parim.
Neni 1.
Ka pyetje ose diskutime? Nuk ka.
Miratohet.
Neni 2.
Ka pyetje ose diskutime? Nuk ka.
Miratohet.
Hedhim në votim në tërësi projektligjin.
Kush është dakord me projektligjin?
Ka kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.
Miratohet projektligji.
Të nderuar kolegë, faleminderit që ishit sot në këtë mbledhje të shpejtë të komisionit!
Faleminderit edhe të ftuarve nga Ekzekutivi për shpjegimet që na dhanë!
Shihemi në seancë.

Sekretar: Sali Shehu

27 Komente

Skandal, shiko si kalojne ne heshtje poshtersite qe i behen Shqiperise.

Keta poshtersite edhe i trumpetojne si suksese, si puna e NATOS, aleateve te dashur qe na mbulojne qiellin e SHQIPONJAVE me avione grekrish e pepinosh.

Turp te kene.

Ku jane avokatet e K/ministrit dhe qeverise se spo komentojne per keto xhevahire pateriotike...... e ju doni vrare me cibuk pas koke more qafirer se vetem ashtu zini mend...... plehra te ndyra qe vete beni gam gam gam ne emer te pateriotizmit e keni bere si parrulle pacavure ate patriotizmin tuaj te felliqur..... tttffffuuuuu surrat akshamer.....

para pak netesh vendosa nje pyetje provokatore, qe adminet ma hoqen, a do vrare kryetari i qeverise???   keta njerez qe nuk rrespektojne moralin, kulturen keta njerez qe neperkembin kombin tone keta Jude te paturpshem si kryeministri yne apo shoke te tij, te djathte e te majte duhen vrare.... duhen vrare siç vritet çdo njeri qe i ben keq kolektivit, qe i ben keq shqiperise....keta toptane te koherave tona qe gjakun e femijeve tane po shesin e neperkembin si duan....

 

me sa di une

1) lufta italo greke eshte bere ne kufi te greqise dhe shqiperise, le te themi me mire brenda territorit grek me shume se sa atij shqiptar....

 

2) ne kete lufte shqiptaret nuk moren pjese u terhoqen...vete musolini shprehet per humbjen e asaj lufte ne nje nga tre pikat flet qarte per dezertimin e shqipetare qe sdonin te luftonin kundr fqinjit...

3)nese keta ushtare graeke jane vrare ne shqiperi...cdonin keta ne truallin shqiptar???

4) perse duhet ti behet nje permendore ushtareve greke qe nuk jane vrare nga dora e ushtareve tane por nga dora e italjaneve????

 

turp turp turp.....

Le tia vene emrin "Lapidaret greke te pateriotizmit qeveritar Shqiptar" 

 

Shoket parafoles duhete te kene ngrene fasule te paziera mire. Po cfryjne gazerat nga goja dhe i heqin qarin by... I regulluat punet e te gjalleve dhe po mereni me te vdekurit tani...Pirdhuni o pseudo nac qe keni braktisur memedhene dhe lozni me nacionalizmin

ne fakt ne vend te fasuleve shoket kane ngrene tarotor, qe ne disa raste eshte dhe me i efektshem se fasulja smiley

 

por ca te bejme ne te shkretet qe kendej matane detit na kapin akoma mornicat kur lexojme kesisoj kesisoj felliqesirash..... smiley

 

"Arberia matane detit na kujton
se ne te huaj jemi te ky dhe!"..........

Po ti nacionalist i famshem nga po flet qe kritikon te tjeret..... Dukesh ti qe je filo grek se u pozicionove menjehere ne vendin e korofillakeve..... Nese nuk komenton me argumente, te pirdhesh TI edhe greket e tu me gjithe xaxiq....... trap muti....

Sa turp i madhe.......
Edhe varreza sipas oreksit te grekeve, gjithashtu edhe nje emertim fantastik lufta : GREKO-Italiane???
Ti thuash derrit daje vajti kjo pune.... 
Pastaj, pse te acarohen nervat e sillemi si te marr, e si mund te behet ndryshe kur ne vendin ku kemi lindur mirpresim me nje lehtesi marramendese budallalliqe te tilla.
Na mbetet tani qe tu themi grekeve baballare.....

 Dhe mbas ca vitesh do te thone: Ne kemi luftuar me italianet per te mbrojtur vorioepirin, nuk eshte toke shqiptare kjo, ja ku i keni edhe faktet. 10000 meter katror eshtra.....

ky nuk eshte lajm sepse kjo dihej tashme, ate qe kishim per te thene e kemi thene, apo s'kemi ç'bejme dhe ec te riciklojme lajmet qe kane pasur "sukses"

Cfar dihej? Ku e ke pare kete lajm me pare?

titulli eshte shume.... 'deceptive' (mashtrues edhe zhgenjyes), une nje here prisja ndonje "zbardhje"... nuk e di pse (?)

Po u zbardh pra, u hodh drite mbi natyren e  negociatave, dhe per cfar eshte rene dakort.

edhe nje loje shahu ka me teper levizje-shkembime se kto "negociata 4 vjecare".

 Ku jane negociatat ketu? Ky eshte vetem transkript gjysmak i mbledhjes, dhe nuk permban fare informacion per negociatat, e sidomos per superlativat qe mundohet t'u krijoje autori duke i quajtur "sekrete". Thjesht nuk ka kuptim.

Pastaj, para se gjithash, pershtypja qe le ky artikull eshte qe qeveria shqiptare ka marre ne konsiderate kerkesat e qeverise greke, qe ne fakt, nga ky artikull, nuk duken si kerkesa, po si ultimatume; sepse nuk shoh gjekundi te diskutohet realizimi i tyre, por vetem menyra si do realizohen dhe percaktimi i terreneve.

Kur behen negociatat mes dy paleve, normalisht ka kerkesa nga te dyja palet, dhe secila nga palet ben te qarte qendrimin e vet.

Cili eshte qendrimi i qeverise greke dhe cili eshte qendrimi i qeverise shqiptare gjate ketyre negociatave?

Gjithashtu, cilat paskan qene kerkesat e qeverise greke, dhe cfare ka kerkuar qeveria shqiptare ne kembim?

Pse nuk behet e qarte pika me e rendesishme e cdo negociate:

Nese themi "JO", cfare beni ju?

Kam pershtypjen qe ketij artikulli i eshte vene nje titull shume i gabuar.

sigurisht qe permbajtja eshte krejtesisht e turpshme, por ama nuk ka 1: negociata, dhe 2: sekretllek.

Aty eshte ujku ne kerkojme gjurmet. Ja

Nga Ministria e Jashtme kanë ardhur si specialistë zonja Ledia Hysi dhe zoti Ardian Tepelena. Fjalën e ka zonja Hysi, për të na njohur shkurtimisht me projektligjin.
Ledia Hysi: Çështja e diskutimit të kësaj marrëveshjeje nga ana ligjore ka filluar në vitin 2005, kur nga Ambasada Greke u kërkua që të ndërtohej një mur rrethues i varrezës së Dragotit. Rezultoi që varreza kishte 57 varre ekzistuese, ndërkohë që ndër vite kishte filluar të ndërtohej edhe një varrezë tjetër në Këlcyrë. Nga eksperienca që ka Shqipëria me Republikën Federale të Gjermanisë, Italinë, Britaninë e Madhe dhe Rumaninë rezulton se kanë më shumë se një varrezë, ndaj filluam negociatat me Greqinë, të cilat u konkluduan në draftin që kemi paraqitur sot. Në këtë draft parashikohet që të gjitha eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore të mblidhen në varrezën e Këlcyrës, ndërkohë që në marrëveshje u parashikua që edhe varreza ekzistuese në Bularat, e cila ka vetëm 50 varre, të ngelej ashtu siç ishte.
Për identifikimin e të rënëve grekë është parashikuar që të mblidhet një komision i përbashkët ekspertësh nga të gjitha fushat, duke filluar nga topografët, historianët, mjekët ligjorë etj., të cilët, në mbledhjen e parë, do të miratojnë një protokoll për rregullat e procedimit dhe funksionimit. Nga pala greke pretendohet të jenë 12 mijë ushtarë grekë të rënë gjatë luftës, duke përfshirë këtu edhe personelin mjekësor që i ka shoqëruar dhe priftërinjtë. Gjithsesi, komisioni do të bëjë identifikimin e saktë të tyre dhe mbledhjen e eshtrave në një varrezë të përbashkët, në atë të Këlcyrës. Negociatat kanë vazhduar për gati dy vjet. Në marrëveshjen që paraqiti pala greke kërkoi tri dhe më vonë katër varreza, por ne konkluduam që të jenë vetëm dy: varreza kryesore në Këlcyrë dhe ajo ekzistuese në Bularat.
Marrëveshja parashikon që të përcaktohet një ditë përkujtimore për të rënët, e cila do të përkojë me datën 28 tetor, që është edhe dita e përkujtimit të dëshmorëve grekë, ku mund të bëhen ceremoni të veçanta nga autoritetet greke që do të vijnë në Shqipëri, por, gjithsesi, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ceremonitë do të zhvillohen në të dyja gjuhët përfaqësuese: shqip dhe greqisht.
Fillimisht u kërkua që varrezat të menaxhoheshin nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila u kundërshtua plotësisht nga autoritetet tona. Është rënë dakord që kisha të jetë jashtë varrezave dhe që varrezat të trajtohen ashtu siç trajtohen ato në legjislacionin shqiptar. Përjashtime nga tatimet dhe doganat do të ketë vetëm për pajisjet
të do të vijnë për ndërtimin e varrezave. Për të gjitha procedurat që do të kryhen në Shqipëri do të respektohet legjislacioni shqiptar në fuqi. E veçanta, ajo që parashikohet edhe në marrëveshje me Gjermaninë, është që, në rast se për arsye të infrastrukturës apo të projekteve, në të ardhmen do të dalë nevoja që të dyja këto varreza të shpërngulen, atëherë autoritetet shqiptare do të ofrojnë një territor tjetër, ku do të mblidhen të gjitha eshtrat e ushtarëve të rënë grekë. Gjithsesi, toka do të jetë në pronësi të shtetit shqiptar dhe vetëm në përdorim të shtetit grek. Pra, përsëri ngelet territor shqiptar.
Faleminderit!

Po ti po perserit artikullin? c'kuptim ka? Aty siper eshte akoma, nuk e hoqi njeri.

Po e perseris sepse the qe nuk ka info per negociatat. Keto jane ato per te cilat eshte rene dakort. Natyrisht qe nuk ka negociata, sepse nuk ka pale, ka vetem nje pale, palen greke, pala shqipetare nuk e eshte e perfaqesuar.

Ata qe hiqen gjoja po perfaqesojne palen shqiptare jan alabak qe i jan fut negociatave mos nxjerrin ndonje kocke.

Ajo qe desha te thosha eshte qe une mesova dicka nga ky artikull, sepse paraqet pjese nga procesverbali, dhe se si kalojne ne projektligje pa opozite dhe pa pengese serioze anti-shqiptarizma te tilla.

Degjo tani, se fillon e behet lemsh puna keshtu.

Ketu nuk ka negociata. E kam shpjeguar me siper se pse.

Ky eshte thjesht transkript i pjesshem i nje mbledhjeje.

Ti mund te jesh i revoltuar dhe i neveritur nga ajo qe lexon me siper, por, vetem se permendet fjala "negociate" diku ne artikull, nuk dmth doemos qe po behet fjale per negociata. Ndoshta per te tille (negociata) duan ta shesin qeveritaret e nderuar, por negociata nuk jane.

Negociatat jane ato qe ben greku me maqedonsin; palet shprehin mendimin e tyre dhe qendrimet e tyre. Njera pale ve kushte, tjetra tregon nese leshon pe apo jo, dhe pse. Ne rastin e mosrealizimit te kushteve, apo te arritjes se nje marreveshjeje te pranueshme per palen kushtezuese, ka sanksione/ kercenime per pershkallezim te metejshem. I takon pales se kushtezuar qe gjate negociatave, ose te lehtesoje poziten e vet, ose te dale krejt e lare nga situata; por gjithmone, behet fjale per shkembim "favoresh".

Ne rastin e mesiperm, nuk ka negociata. Te gjitha gjasat jane per nje kercenim apo ultimatum nga qeveria greke. Arrin te kuptosh c'dua te them?

10000 m2 i bie nje cope fushe 100 metra me 100 metra, nje varreze e thjeshte me nje memorial te thjeshte, i vetmi territor i lejuar sipas ketij projektligji per ushtaret greke, territor shqiptar, gjithsesi, po sipas projektligjit. Gjithe keto histerizma, c'i keni?

Nuk na thua, perse duhet shteti shqiptar te lejoje varreza te ushtareve greke ne territorin e Shqiperise kur.

1- Greqia ka pretendime territoriale historike kundrejt tokave shqiptare.

2-Greqia eshte shtet qe ka nje ligj lufte ne fuqi me Shqiperine, pikerish si pasoj e asaj lufte ku kan rene keta ushtare greke.

3- Greqia eshte nje shtet qe vazhdon te uzurpoje pa te drejte tokat e shqiptareve te Camerise.

4- Ngritja e varrezave do te jete nje vegel per propaganden e qarqeve shoviniste , qe do ngrene zerin se edhe vete Shqiperia e pranon luften e  heronjve grek per vorio-epirin.

5-  U moren eshtrat e fshatareve shqipetar dhe u varrosen si eshtra te ushtareve greke.

6- Perse duhet shteti shqiptar te lejoje varreza te grekve dhe jo te serbve,malazezve,austriakve,francezve, turqve, italianve etj, qe kan rene ne shqiperi gjat luftrave te ndryshme?

 

Mund te kem harruar ndonje pike por besoj kaq jan te mjaftueshme.

Ke harruar, dhe jo pak. Turqit. Ti e ke thene, po ndalu pak dhe mendo. Sa turq kane lene eshtrat ne Shqiperi!!! Te fillojme qe nga Fushe Kosova, psh, koherat e Skenderbeut, plus nja 450 vjet mbrapa... ai 10 000shi, nuk do ishin metra katrore, po kilometra katrore.

Apo te fillonim ne pastaj t'i kerkonim grekut varreza per shqiptaret e rene gjate revolucionit grek, per lirine e Greqise... Te fillonim t'u kerkonim italianeve, serbeve, boshnjakeve, malazezeve... behet bota pellembe e varreza, me keq se Stambolli.

Nje Shtet serioz kerkon trajtim reciprok. Shqiperia ka shume per te kerkuar ne kete fushe ne se do kishim nje shtet me te vertete per shqiptaret dhe jo per politikanet tane dhe interesat e vockla te tyre.

 

Pas 20 vjet lepirjesh dhe plotesim kerkesash ndaj fqinjeve dhe me tej, pa asnje lloj kushtezimi, pa asnje lloj reflektimi, peshimi, analizimi, apo thjesht edhe nje aresyetimi, eshte e kote te mendosh se mund te ngrihesh nje dite dhe te kerkosh reciprocitet. Eshte si te vesh ne dyqan, te blesh nje buke, te paguash 50 mije leke, dhe te kthehesh pas 1 viti te kerkosh kusurin. Eshte nje mungese serioziteti i tejskajshem, dhe te ben te dukesh po aq qesharak nese "zgjohesh" apo te hapen syte nje dite dhe kerkon tenden.

Keshtuqe, ajo qe po i behet sot Shqiperise, me zor te madh shume ndoshta ndreqet.Shancet jane qe te mos ndreqen... po ku i dihet, llotaria eshte llotari, e nuk i dihet kujt i dalin numrat.

 Zotrules, thone qe qeni i rrahur nuk behet me trim.

Berishen e rrahen njehere greket me ate priftin qe perzuri nga Gjirokastra, pastaj edhe njehere me gjyqin e spiunave greke, i futen edhe doren e fundit ne 97-ten dhe tani Berisha nuk guxon me te krruhet, megjithe "patriotizmin" e tij epik. 

Me mire Nano, qe te pakten ishte i deklarum si qejfli buzuqesh. smiley

Nano qefli buzuqesh, po ai kerkoi protektorat kulturor nga Italia, dhe ja coi tensionin 29 Greqise. Nanoja di si ta luaje grekun, ndersa Berisha, di si te luhet nga greku.

Cfare patrioti eshte ai qe eshte i vetmi njeri gjate historise sone 5000 vjecare, qe krijoi mynxyren e "pajtimit kombetar"??? Vetem per shkak te tij, dhe nga ai vete i pari, per here te pare ne historine e kombit tone u fol per "pajtim kombetar". Dmth, qe ai kishte dicka me shume ne mendje po i doli kemba jashte jorganit. Aman, mos na e permendni ate faqezi dhe patriotizmin ne te njejten kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).