Vizat, biznesi 10 milionë euro i konsullatave në Shqipëri

Miniera e artë për përfaqësitë konsullore të BE-së në Shqipëri. Burokracitë dyfishojnë shpenzimet për shqiptarët.

Zhvatja që nis që nga telefonatat e shtrenjta, dokumentet pa fund dhe me kosto, siguracionet dhe stresi që nuk ka të paguar. Një kalvar shumëvjeçar i injoruar nga qeveria e cila, shton përfituesit e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike.

Do të jetë një ditë e bukur për shqiptarët e telendisur pranë zyrave konsullore për një vizë shengen, koha kur shtetasit shqiptarë nuk do të kenë më fatkeqësinë që të lëvizin vetëm pasi të kenë marrë një vizë.

Por do të jetë një ditë e "zezë" për konsullatat e këtyre vendeve, të cilat prej shumë vitesh e kanë kthyer dhënien e vizave në një "minierë të artë" për të mbushur buxhetet e përfaqësive diplomatike të vendeve të BE-së.

Sipas të dhënave të përafërta, në një vit kalendarik pune, konsullatat e vendeve të hapësirës shengen në Tiranë dhe nëpër rrethe, llogaritet t'iu kenë marrë shtetasve shqiptarë rreth 10 milionë euro, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve për këtë kalvar janë trefish më të larta, qoftë nga tarifat e larta, qoftë edhe nga fakti se shumë zyra konsullore aplikojnë vizat afatshkurtëra, mënyrë për të shtuar sa më shumë fitimet.
Shtetasit e Maqedonisë fqinje, Serbisë apo Malit të Zi do të kenë fatin që prej vitit 2010 të lëvizin lirshëm në vendet e hapësirës Shengen.

Prej shumë vitesh pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ata nuk do të kenë më nevojë të plotësojnë vandakun e dokumenteve dhe të paguajnë tarifat e kripura për të marrë vizat, një biznes fitimprurës, që prej vitesh ishte bërë pranë përfaqësive konsullore të vendeve të BE-së.

Por këtë fat nuk do ta kenë shtetasit e Shqipërisë, vendit që do të vijojë të ketë edhe më tej po ato rregulla të ashpra të pajisjes me viza Shengen, dhe po ato tarifa që u duhet të paguajnë. Heqja e vizave për lëvizjen e lirë të shqiptarëve brenda hapësirës Shengen do të ishte fundi i një kalvari të gjatë që nisi që në fillim të viteve '90. Një torturë që u ka kushtuar atyre shumë nga ana shpirtërore, morale, fizike por edhe nga ana materiale.

Për më tepër se 17 vite shtetasit shqiptarë që për arsye familjare, pune, apo biznesi kanë dashur të shkojnë në njërin prej shteteve të hapësirës Shengen u është dashur ta paguajnë shtrenjtë vizën e lëshuar nga autoritetet konsullore, ta paguajnë edhe shumëfish te sekserët e lidhur me mafien e vizave, kur nuk kanë patur mundësi t'i marrin legalisht ato.

Deri në fund të vitit 2007, zyrtarisht një aplikues për vizë Shengen duhej të paguante 60 euro, vetëm për këtë shërbim, por duke shtuar edhe procedurat e tjera, për plotësimin e dokumenteve shpenzimet shkonin edhe një herë aq.

Prej 1 janarit 2008 zyrtarisht një vizë e tillë kushtonte 35 euro, por edhe pse prej 1 janarit 2008, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin më të lehtë udhëtimin në hapësirën Shengen, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave, për shqiptarët shumë pak gjë ndryshoi.

Se sa shumë u kushton shqiptarëve pajisja me vizë dhe pse Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave ka qenë një fluskë më shumë demagogjike, e tregoi edhe një studimi i "Lëvizjes Europiane" për vitin 2008, ku të dhënat janë mbledhur nga sondazhet pranë disa prej ambasadave të BE-së.

Marrëveshja parashikonte shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen, tarifën 35 Euro, heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike si dhe mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.

Rrjepja e shtetasve shqiptarë nis që në tarifat e telefonave për të lënë takimet për vizë. Ndërsa në konsullatën e Danimarkës dhe të Polonisë duhet të paraqitesh vetë, konsullatat e tjera kërkojnë rezervim me telefon.

Austria, Republika Çeke dhe Holanda aplikojnë një numër telefoni fiks, që kushton rreth 20 lekë. Gjermania dhe Hungaria kanë në dispozicion të shtetasve shqiptarë që aplikojnë për vizë një numër telefoni celular (rreth 100 lek&eumlsmiley, ndërsa Franca, Greqia dhe Italia aplikojnë numër telefoni me vlerë të shtuar (0900...) rreth 600 lekë.

Një nga elementët më të rëndësishëm të sanksionuar në MLV është mbajtja në kuotën e 35 Eurove të tarifës së vizës Shengen. Madje për kategori të caktuar personash si akademikët, studentët, sportistët, pjesëtarët e shoqatave jo¬ fitimprurëse, gazetarët, fëmijët nën moshën 6 vjeç, pensionistët dhe pjesëtarët e delegacioneve zyrtare kjo tarifë hiqet plotësisht.

Por, megjithëse marrëveshja përcakton se tarifa e pajisjes me vizë është
35 Euro, praktika e përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri flet qartë për një mungesë bashkërendimi mes tyre, pasi diferencat që vijnë si rezultat i konvertimit në monedhën vendase janë të ndjeshme. Vlera e tyre prek kufijtë nga 4270 lekë në 4900 lekë.

Sipas vëzhgimit të kryer në disa prej konsullatave perëndimore në Tiranë, Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare prej 23 për qind të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 për qind gjatë vitit të shkuar.

Ndonëse është e vështirë të marrësh të dhëna zyrtare në përfaqësitë konsullore të vendeve të BE-së në Tiranë, mendohet se vitin e shkuar në dyert e konsullatave u paraqitën vjet rreth 300 mijë shqiptarë, të cilëve iu desh të paguanin vetëm për tarifën e vizës rreth 10 milionë dollarë, por nëse këtyre shpenzimeve u shtohen ato të përgatitjes së dokumentacionit, aplikimit dhe marrjes së vizës, kjo shifër e kalon dyfishin e saj.

Ky ka qenë prej shumë vitesh një buxhet i artë për konsullatat e përfaqësive diplomatike, që u është marrë shtetasve më të varfër të Europës dhe do të vijojë të jetë deri kur shqiptarët të shpëtojnë nga heqja e plotë e vizave në zonën Shengen.

Një vizë Shengen? Bëj gati 70 eurot!

Për t'u pajisur me një vizë Shengen në fakt nuk mjafton vetëm pagesa e tarifës së vizës. Kostot e tjera të aplikimit përfshijnë kostot e përgatitjes së dokumentacionit, si edhe të udhëtimit drejt Tiranës, kur aplikanti
vjen nga zona të tjera të Shqipërisë. Aplikantët për vizë Shengen pranë konsullatave të ndryshme, përveç momentit të aplikimit, janë sërish të detyruar të paraqiten pranë konsullatave kur tërheqin pasaportën. Për
ata aplikantë që nuk banojnë në Tiranë kjo përkthehet në kosto shtesë për udhëtimin vajtje-ardhje në qytetin e tyre. Një zgjidhje e veçantë është bërë nga konsullatat e Greqisë dhe Italisë, të cilat kanë bërë të
detyrueshëm shërbimin e postës së shpejtë për dërgimin e pasaportës në shtëpi. Por edhe ky shërbim ka kostot e veta, që është 290 lekë (2,3 Euro) për adresat brenda kryeqytetit dhe 490 lekë (4 Euro) për ato
jashtë Tiranës. Të gjitha këto e bëjnë të kushtueshëm një aplikim për vizë, po të mbahen parasysh edhe kostot e tjera, si për shembull marrja e certifikatave personale apo familjare, kërkesë që vazhdon edhe pse janë hedhur në qarkullim kartat e identitetit, të cilat nuk njihen nga autoritetet konsullore
(mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro).

-Marrja e vërtetimeve të ndryshme, si për shembull të punës, të bankës, (mesatarisht 300 lekë - 2,4 Euro);
Përkthimi dhe noterizimi i dokumentave (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
Legalizimi i dokumenteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (mesatarisht 400 lekë për çdo dokument - 3,2 Euro);
- Fotokopjimi i dokumenteve origjinalë dhe të noterizuar (mesatarisht 100 lekë - 0,8 Euro);
- Siguracioni i udhëtimit për gjithë periudhën e dëshiruar të vizitës (mesatarisht 1000 lekë - 8 Euro);
- Kostot e udhëtimit vajtje-ardhje për në Tiranë (mesatarisht 1200 lekë - 9,6 Euro).
Nëse aplikanti nuk i përket ndonjë prej kategorive të cilat janë përjashtuar nga tarifa e vizës, atëherë këtyre kostove duhet t'i shtojmë edhe mesatarisht 4500 lekë (35 Euro) për tarifën e vizës, çka do të thotë
se një aplikim për vizë kushton mesatarisht 9000 lekë (70 Euro), që është një shumë e konsiderueshme për shqiptarët. MLV-ja pritej që të reduktonte edhe kostot e aplikimit për vizë Shengen, por situata e analizuar më sipër duket se nuk ka sjellë ndryshim me përjashtim të kategorive të cilat janë të përjashtuar nga detyrimi për të paguar tarifën e vizës.

Rruga e shkurtër e qeverisë, shton pasaporta shërbimi dhe diplomatike

Qeveria Shqiptare duket se vazhdon të preferojë rrugën e shkurtër në vend të zgjidhjeve afatgjata, si opsion për një kategori të caktuar personash, të cilëve u akordohen pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

Ndërkohë që në mënyrë të vazhdueshme kërkohet reduktimi i numrit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit vetëm për kategori të caktuara zyrtarësh, në realitet ndodh e kundërta.

Gjatë vitit 2008, janë miratuar tre Vendime të Këshillit të Ministrave që zgjerojnë më tej rrethin e kategorive për¬fituese me 6 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe 11 zëra gjithsej për mbajtësit e pasaportave të shërbimit, duke e çuar në total numrin e përfituesve nga vitet e mëparshme për: Pasaporta diplomatike 64 kategori gjithsej dhe Pasaporta shërbimi 74 kategori gjithsej.

Biznesi, biznes me vizat

Edhe biznesmenët kanë rënë pre e dëshirës për të përfituar nga biznesi me vizat e "liberalizuara". Përfshirja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë si organe kon¬firmimi është konsideruar gabimisht nga këto të fundit si një mundësi për të përmirësuar arkëtimet e tyre, por vetëm sa shton kostot për vizën.

Një biznesmen i cili është i regjistruar në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë i duhet të paguajë një tarifë prej 2000 lekë (16 Euro) pranë Dhomës së Tregtisë për marrjen e Notës Verbale që shërben si dokument konfirmimi. Megjithëse nga përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë pretendohet se pasjisja me Notë Verbale të biznesmenëve është një proces shtesë që kërkon kohë, në fakt Nota Verbale konfirmon thjesht anëtarësimin në këtë Dhomë, pasi dokumentacioni i një biznesi depozitohet vetëm një herë në momentin e anëtarësimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës lëshon mesatarisht rreth 250 Nota Verbale në muaj, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë 500.000 lekë (4000 Euro) shtesë në muaj për buxhetin e saj.

Rreth 80% e këtyre Notave janë lëshuar për në përfaqësitë konsullore të Greqisë, Gjermanisë dhe Italisë, pasi edhe marrëdheniet e biznesit me këto shtete zënë peshën kryesore të marrëdhënieve tregtare.

9 Komente

Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare prej 23 për qind të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 për qind gjatë vitit të shkuar.

Jeeezzaas joseph and Mary!!! Me demek 23% e Shqiptareve nuk paskan 'lidhje te forta' me vendlindjen?

Shqiperia gjithashtu fiton miliona euro/dollare nga vjelja e "taksave hyrese" per te huajt qe vine ne shqiperi. Apo kto nuk llogariten?

Beni detyrat e shtepise qe te mos sorollateni si pabuksa para ambasadave. 

Cilet te huaj? Ti qe e ditke aq mire...

Nje pyetje personale: Si dhe pse shkove ne Amerike?

Te huaj - te gjithe ata qe ne Shqiperi hyjne me pashaporta jo shqiptare, packa se shumica jane shqiptare 24 karat. Njehere e nje kohe une pagoja 250 korona daneze  per hyrje. Me vone u be 10euro. 

Gjithsesi ska lidhje me faktin qe nese Shqiperia nuk ploteson kushtet ashtu do vazhdojne te sorollaten para dyerve te ambasadave.

Persa i perket pyetjes personale: Kam kshkuar me avion per hir te nje kontrate shume te mire pune 

Dmth, jo se u merzite nga luksi i jashtezakonshem dhe jeta tunduese qe behet ne Shqiperi.

 

PS: Nje shoqja ime angleze, me pasaporte shqiptare, sa here qe ikte nga Shqiperia perdorte pasaporten angleze, dhe sa here qe vinte ne Shqiperi, perdorte pasaporten shqiptare. Shqiptaret per te shitur pak pordhe se qenka me mire te jesh "i jashtem", preferojne te paguajne 10 eurot, boll qe te kene mundesi te shesin. Por disa te tjere, edhe nuk kane pasaporte shqiptare, se ne pasaportat e huaja, (sidomos britishet) kane emra te rreme, dhe cdo detaj tjeter te rreme (pervec gjatesise dhe fotos, qe i zbulojne vete anglezet dinake).

Di qe para 8-9 vjetesh kur isha per here te fundit, ishin diku te $50.

Tani sikur jane hequr ose jane bere 1 euro per person m'duket...
 

50 dollare kanedeze? That's got to be already more than 1000 liretta.

USD (mgjse jane afru prape...gojet e kqija thone qe e ka fajin USD qe eshte dobsu po ne knej, jena te prirur me besu se eshte monedha kanadeze qe eshte forcu... :^o :liar: )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).