Vizat, BE: Arsyet pse e përjashtuam Shqipërinë

Flet zyrtari i lartë europian: Qeveria nuk i realizoi dot reformat e kërkuara

Presidenca suedeze e Bashkimit Europian thotë se arsyeja pse disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të duhura. Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve të BE-së që t‘u ofrojnë Serbisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi regjim pa viza në zonën e Shengenit. Jashtë ka mbetur Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. Gjatë një interviste për BBC, zëvendësshefi i departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, tha se "po të marr Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta ‘hartë e rrugës‘, sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi e të tjerëve". Sipas tij, "ata do të duhej t‘i bënin këto reforma dhe ekspertët e komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer". Zoti Wahlund tha se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive në vendet europiane që nuk e kanë pranuar, për të arritur mbështetjen për çështjen e saj. Ai theksoi se nuk shpreson që Suedia, gjatë udhëheqjes së saj gjashtëmujore të BE-së, të arrijë një konsensus europian për statusin e Kosovës dhe kjo, sipas tij, është arsyeja se pse BE-ja nuk mund t‘i ofrojë Kosovës të njëjtën "hartë të rrugës", edhe në procesin e lehtësimit të vizave, sikurse vendeve të tjera të Ballkanit. Për zëvendësshefin e departamentit suedez për BE-në, Lars Wahlund, bashkëpunimi i Serbisë me EULEX-in është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave për këtë vend, por ai ka vlerësuar se Kosova nuk është një kusht në këtë proces.

Si e shihni ju në presidencën suedeze të BE-së perspektivën europiane për vendet e Ballkanit?

Vazhdimi i zgjerimit të BE-së është një prej përparësive të presidencës suedeze dhe ne do të mundohemi ta nxisim këtë aq sa kemi mundësi. Mendojmë se ka një rëndësi edhe më të madhe tani në kohën e krizës financiare, që dyert e BE-së të mbahen të hapura. Gjithashtu është e vërtetë se ne kemi aktualisht një krizë institucionale brenda BE-së, por nuk është qëndrim vetëm i Suedisë si anëtare e BE-së që të zgjidhet më parë Traktati i Lisbonës për të vazhduar zgjerimin, por ky është një qëndrim që ka mbizotëruar te shumë vende anëtare. Por ne shpresojmë se do të mund ta zgjidhim krizën institucionale për të pasur mundësi pastaj që të vazhdojmë me zgjerimin, me një dinamizëm më të madh, pas referendumit irlandez.

Ju po thoni që dyert duhet të mbeten të hapura për Ballkanin. Por, duke marrë parasysh krizën brenda BE-së, duke marrë parasysh problemet e tjera, a nuk është ngadalësuar paksa ky proces?

Nuk mendoj ashtu. Duhen bërë dallime mes pranimit të anëtarëve të rinj, që nënkupton zgjerim, dhe të vazhdojmë procesin e zgjerimit, që është shumë i rëndë dhe një proces i vështirë. Nevojiten shumë reforma që duhet të bëhen në vendet që aplikojnë ose duan të bëhen anëtare. Kjo nuk është diçka që duam ta mbajmë jashtë, sepse është racionale dhe në fund të fundit për të qenë anëtar i BE-së duhet të jesh i gatshëm dhe të kesh mundësi për të marrë të gjitha obligimet e BE-së. Pra, është procesi i reformave që po vazhdon. Është Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë e Turqia dhe posaçërisht Kroacia e Turqia, që kanë filluar procesin dhe shpresojmë se edhe Shkupi do të ketë mundësi ta bëjë këtë më vonë.

Por gjatë kësaj periudhe prej gjashtë muajsh të presidencës suaj, jeni optimist se disa nga këto vende mund të bëhen anëtare të BE-së?

Jo, jo anëtar, sepse ky është një proces më i vonshëm. Por nëse shikoni vendet, atëherë kemi aplikimin e Malit të Zi që i është dërguar Komisionit Europian dhe po punohet rreth saj, megjithëse nuk e di nëse kjo do të prezantohet gjatë presidencës suedeze. Pastaj është aplikimi i Shqipërisë, me të cilin shpresojmë se mund të merremi gjatë vjeshtës për ta dërguar te komisioni për të filluar shqyrtimin dhe pastaj komisioni do të fillojë një vlerësim më të hollësishëm të vendit. Pastaj kur Serbia t‘i ketë zgjidhur problemet, sepse të gjithë ne e dimë se ata janë shumë mirë të përgatitur, mund të ecë shpejt në procesin e BE-së. Në vazhdim është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila është tashmë vend kandidat dhe ka 8 kritere kryesore të cilat kur të përmbushen ne shpresojmë se komisioni do t‘i rekomandojë këshillit që të fillojë negociatat. Në këtë rast kemi të ashtuquajturën çështje të emrit. Ne nuk e shohim këtë si kërkesë për të filluar negociatat, por në të njëjtën kohë është fakt se për të filluar negociatat na duhet konsensusi brenda BE-së. Në këtë kuptim mund të thuhet se çështja e emrit ka një rëndësi për procesin e mëtejmë për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Por, fillimi i negociatave është një gjë dhe pastaj duhen vite për t‘i përfunduar e përmbushur ato dhe do të thosha se para se të bëhet anëtare çështja e emrit është kusht, sepse është kërkesë për një marrëdhënie të mirë fqinjësore.

Por një nga vendet e Ballkanit, që po përfiton nga BE-ja, është Serbia. Ju thoni se ajo është në rrugë të mbarë drejt integrimeve. Por autoritetet në Beograd duhet të përmbushin ende disa prej kushteve, në mesin e të cilave edhe bashkëpunimi i plotë me EULEX-in. Keni parë së fundi lëvizje të mira në këtë drejtim?

Mendoj se duhet të ndani dy gjëra. Bashkëpunimi me EULEX-in, tani që po flasim, është pjesë e procesit të liberalizimit të vizave. Ju e dini se komisioni ka rekomanduar dhe nuk është vendim, që Serbia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në të gjithë Europën. Ky është një rekomandim i komisionit, rreth të cilit vendet anëtare duhet të marrin vendim më vonë, që ne shpresojmë të bëhet gjatë presidencës suedeze. Për Serbinë janë dy kushte: e para se duhet të sigurohemi se udhëtimi pa viza nuk do t‘u mundësohet qytetarëve - banorë të Kosovës, prandaj ata duhet të lëshojnë pasaporta të veçanta serbe për këta njerëz. Dhe e dyta është një kërkesë për një bashkëpunim më të ngushtë me EULEX-in. Kjo marrëveshje me Beogradin do të punohet gjatë muajve të ardhshëm. Prandaj ka një kërkesë për liberalizim të vizave që të rritet bashkëpunimi me EULEX-in.

Por nuk ka një kërkesë, ose më mirë kusht për integrimin e Serbisë në BE, pa përmirësimin e bashkëpunimit me Kosovën?

Siç e thashë, procesi i BE-së është një proces i gjatë, duhet të ndërmerren hapa dhe kushtet janë progresive, ato bëhen më të vështira sa më shumë t‘i afroheni anëtarësimit. Sa i përket marrëdhënies mes Serbisë dhe Kosovës, nuk e besoj se është një kusht, apo nuk është thënë në këtë mënyrë. Pra, nuk është kusht që Serbia të aplikojë për anëtarësim, duke e njohur fillimisht Kosovën. Por do të thosha se, sa më shumë që Serbia t‘i afrohet BE-së, megjithëse ky është një proces i gjatë dhe këtu po flasim për vite të tëra, aq më të ashpra do të jenë kushtet që Serbia të jetë më bashkëpunuese dhe të ketë një qasje më pragmatike ndaj Kosovës. Pastaj, kush e di, ditën kur ata të trokasin në dyert e BE-së kjo edhe mund të ndodhë. Por këtu po flasim për 10 vjet dhe do të ketë kushte të njëjta për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE që të kenë bashkëpunim me vendet fqinje. Në këtë rrafsh ka një kushtëzim me Kosovën, por jo kushtëzim me Kosovën në këtë fazë.

Zoti Wahlud, ju përmendët liberalizimin e vizave për disa vende të Ballkanit. Por Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë lënë jashtë këtij procesi. Ka një ndjenjë të përbashkët të qytetarëve të këtyre vendeve se ky rekomandim mund t‘i izolojë ato?

Ne mendojmë se është shumë fatkeqe, në një mënyrë. Por faji duhet të vihet aty ku duhet. Po të marr Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, për shembull, atyre u janë dhënë të njëjtat kritere kryesore, e njëjta "hartë e rrugës", sikurse edhe Serbisë, Malit të Zi e të tjerëve. Ata do të duhej t‘i bënin këto reforma. Dhe ekspertët e komisionit ishin atje dhe ata nuk i kishin kryer. Ne kemi pasur takime të gjata me udhëheqësit e Bosnjës dhe u thamë se këto janë reformat që duhet të bëni e pastaj dyert janë të hapura për ju. Do të merrni liberalizimin e vizave kur të bëni këto reforma. Mungesa e reformave nga politikanët vendas nuk është diçka që BE-ja po provon t‘i izolojë ata. Liberalizimin e vizave nuk e merrni si dhuratë. Ajo ka të bëjë me mbrojtjen e rajonit të Schengenit, prandaj duhet të përmbushni kriteret e Schengenit. Kjo u është thënë udhëheqësve të Bosnjës dhe elektorati i Bosnjës duhet të flasë me politikanët vendas. Kur ta bëjnë këtë, dera do të jetë e hapur për ta. Por nuk e merrni liberalizimin e vizave si një të drejtë morale. Ju e fitoni të drejtën e udhëtimit pa viza, sepse i keni bindur ministrat e Brendshëm të Europës se kufijtë janë të sigurt dhe se ata mund t‘ju besojnë se ju mund të merreni me çështjet e migrimit, të pasaportave etj.

Por si mundet Kosova ta bindë BE-në se është e gatshme të ecë kësaj rruge?

Ky është një problem tjetër. Kosova është tjetër çështje. Ju e dini se Suedia e ka pranuar Kosovën, ashtu siç e kanë bërë edhe 22 vende të tjera anëtare. Por ka ende 5 vende anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar atë dhe për të marrë vendime duhet konsensusi. Unë nuk pres që Suedia të ketë mundësinë për të zgjidhur mungesën e konsensusit ndaj statusit të Kosovës, gjatë presidencës së saj gjashtëmujore. Prandaj kjo është arsyeja pse BE-ja nuk mund t‘i ofrojë Kosovës të njëjtën "hartë të rrugës", sikurse edhe vendeve të tjera në Ballkan. Por ajo që ne do të provojmë të bëjmë është se komisioni do të publikojë një studim, në muajin tetor, se si të ecin gjërat përpara në Kosovë. Ne shpresojmë se ky studim do të përfshijë edhe disa ide se çfarë lloj reformash Kosova duhet të bëjë që t‘i afrohet "hartës së rrugës" për liberalizim të vizave, deri në zgjidhjen e këtij mosuniteti brenda BE-së, për statusin e Kosovës. Ne gjithashtu e konsiderojmë problem se Kosova është lënë jashtë, por duhet të respektohet fakti se vendimet në BE merren me konsensus.

Por Kosova do të mbetet jashtë. Vendet përreth do të jenë të lira për udhëtime pa viza. Atëherë çfarë mund të bëjë Kosova më shumë që këto pesë vende të ndryshojnë qëndrim?

Kosova duhet ta pranojë se nuk ka qenë sa duhet aktive për të arritur mbështetje për rastin. Suedia, Britania e Madhe ose Franca kemi punuar në nivel ndërkombëtar duke provuar që të fitojmë mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin shtetëror. Por Kosova duhet të bëjë më shumë, ajo duhet të ketë një politikë më aktive. Ne vazhdojmë të bisedojmë me këto pesë vende të BE-së, që nuk pajtohen me ne. T‘i kthehem studimit. Ajo që ne po provojmë të bëjmë me të, ose të propozojmë, është një lloj "harte e rrugës" për Kosovën. Por gjithashtu duhet të pajtohemi se megjithëse dakordohemi që t‘i ofrojmë një "hartë të rrugës" për udhëtime pa viza, ka shumëçka për të bërë në Kosovë. Ata nuk kanë pasaporta biometrike, policia kufitare nuk funksionon, ka shumë ligje dhe reforma që duhet të ndërmerren. Dhe sërish nuk do të ofrohen udhëtime pa viza pa ofruar diçka. Në fund të fundit duhet të binden ministrat e Brendshëm të BE-së se mund t‘i besohet këtij vendi rreth të gjitha këtyre çështjeve.

Ka pasur ditët e fundit deklarata se duhet të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje. Kjo ka të bëjë me jugun e Serbisë dhe veriun e Kosovës. Cili është qëndrimi i presidencës suedeze të BE-së?

Nëse të dyja qeveritë pajtohen, është e vështirë të jemi kundër. Por qëndrimi ynë është se nëse fillon shkëmbimi i territoreve në Ballkan, atëherë jemi në një terren të rrëshqitshëm, e kemi hapur Kutinë e Pandorës. Kjo mendoj se do të ishte fatkeqe. Idetë për shkëmbim territoresh, e kjo nuk është hera e parë që dëgjoj për këtë e më së shpeshti akademikë po evokojnë zgjidhje të tilla, mendoj se janë shumë të rrezikshme. Kjo do të niste një zinxhir të zhvillimeve në Ballkan që do të ishin shumë fatkeqe. Ne do të ishim kundër kësaj. Ne i përmbahemi tërësisë tokësore për vendet në Ballkan dhe kjo i referohet edhe Bosnjë-Hercegovinës, edhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk do të zgjidhen problemet e pakicave në Ballkan duke shkëmbyer territore, sepse dikush tjetër atëherë do të bëhet pakicë.

18 Komente

Nuk eshte aq e veshtira per te arritur ne konkluzion se perse nuk e moren ne konsiderate Shqiperine per ta perfshire ne zonen e lehtesimit te vizave. Ky zyrtari Suedez i ka rene shume gjate per ta shpjeguar. Me pak fjale duhet te analizohen reformat dhe detyrat qe qe ju ishin caktuar dhe ato detyra dhe reforma kane ngelur ne vend numero.

1. Korrupsioni ne administrate

2. Ndryshmi i ligjeve dhe pershtatja e tyre me ato Evropiane.

3. Reforma ne administrate.

4. Infrastuktura.

5. Kriminaliteti ne rritje.

6. Lufta kunder varferise.

7. Lehtesirat qe u krijohen bizneseve te reja.

8. Investimet.

9. ZGJEDHJET dhe kodi zgjedhor qe nuk punoi me standartet e kerkuara nga Evropa. (corap me nje fjale)

10. Pasaportat biometrike.

11. Bashkepunimi politik midis partive.

12. Nepotizmi, klientelizmi partiak.

13. Lufta ndaj pastrimit te parave.

14. Plane afatshkurtra dhe afatgjata zhvillimi dhe investimi.

15. Keq menaxhimi i fondeve puplike.

Mund te vazhdojme me pika te tjera deri ne infinit por me pak fjale ja pse nuk e moren te arsyeshme kerkesen e Shqiperise.

 

ti plako me siguri je i brendshem ne KE qe i paske rendit arsyet kaq bukur

Nuk eshte e nevojshme te jesh i brendshem te dish arsyet, se si i thote populli "Fshati qe duket nuk do kallauz"

 ishte ironik posti i tij. ne fakt asnje nuk i di aresyet e verteta qe nuk jane çeshtje pikash. qe ne fund te fundit ne nuk do ti kemi kurre si bota. 

me europen ne fakt luhet nga te gjithe (nga europianet vete gjithashtu). populli vete duhet ta kuptoje qe prej europes nuk do te kete ndonje gje te madhe. nuk do te behen kurre me te pasur se gjermanet, mjafton te shohesh greket o te tjere. dua te them me ket qe nivelin e greqise e arrin dhe pa u fut ne europe. 

nje popull me ambicje dhe i zgjut (dmth qe ka DINJITET) e kupton kaq gje.

nivelin e greqise e arrin dhe pa u fut ne europe. 

nje popull me ambicje dhe i zgjut (dmth qe ka DINJITET) e kupton kaq gje.

 

rri rri ti, ene ia jep naj zhytje me anen e mrapme te rrakets (ping pong, e majtme evropinace) - gerrr-dang!

M'pelqeu kjo thonia siper me i llaf!

jo mer daj, ti biles edhe ke highlight mo t'rendsishmet kur gjasat duket qe ai eshte shqetsimi i fundit te pakten per momentin. Sala ka 'ace' ne dore nqse ngrihet si ceshtje sepse ka konfrontim mes kryesise te PS dhe bazes qe ka firmos procesverbalet per rezultatin, kshuqe fare mire mund ta komentoje si perplasje te brendshme per efekt kryetarlliku, merr vesht ti Danielo?!

Evropes nuk i rruhet shume as per Salen as per Edin por ju thote kur te gjeni muhabetin me njeri-tjetrin dhe te bini ne nje konsesus per kete pike ejani dhe trokisni tek ne per kerkesa. Celesin e kane vete Shqiptaret dhe Evropa ka standarte qe duhen plotesuar nuk merret shume me kush e ka fajin por thote zgjidhni problemin.

pse nuk e shof ket te ato arsyet qe ke vone me lart?!

pa u zgjidh puna e kosoves (deri sa te gjithe shtetet perberes te kene te njejten mendje per kosoven) nuk do futemi ndonjehere. ato pikat jane aq subjektive sa nga njeri shtet tek tjetri, ndryshojne aq shume.

ajo qe mund te themi per momentin, eshte qe serbet te cilet jane dhe antiamerikane e bile antieuropiane te betuar, perfitojne. e kjo nuk eshte normale.

te isha kryetar i shqiperise nuk merresha më me europen, por me shqiperine direkt. sepse eshte sikur ai njeriu qe e ka valixhen gati per udhe, pasi begatimin e tij e pret ti vije vetem nga jashte, dhe ja ka var puneve te tija me te ngutshme. 

 

Hajdar prandaj Serbet fitojne se jane

antiamerikane e bile antieuropiane te betuar

Po ne qe jemi me ushtri me pantofla pse na pranuan ne NATO dhe Serbet JO.

Hajdar hyrja jone ne NATO dhe heqja e vizave per serbet eshte politke dhe aspak kush ka inat ke dhe kush dashuron ke

 

 

bosnja= musulmane

kosova=musulmane

shqiperi=musulmane

hapni syte o milet, si puna e turqise, si do kush musulmanet ne europe, edhe se ata sdo ta pranojne kurre

ashtu duket po si i bohet per maqedonine apo jane konvertu n'katolike e ortodokse ato shqipot aty?

Bosnnja =42% musliman,58% te krishtere(kroat e shkije s'bashku).

 

 ka ne france muslimane (prej verteti, dmth praktikante e fanatike) me shume se gjithe shqiptaret e rruzullit boteror te mbledhur bashke.

pastaj, realisht, ça muslimane leshi jane shqiptaret. 

ajo qe i denon tek puna vizave eshte deshira qe kane te gjithe per te ik prej vendit dhe rradha qe mbajne dite e nate perpara ambasadave te huaja per nje cope vize. smiley pra siç thashe me lart jemi bo popull pa fare dinjitet. 

por dhe kjo mungese dinjiteti ka shpjegimet e duhura, por qe te jepen e te kuptohen prej te gjitheve, duhet refleksion dhe njerez inteligjente. te cilet eshte bere e veshtire ti gjesh sot edhe tek popuj shume here me te medhenj e te zhvilluar nga ne. smiley

psh :

nje shkrimtar francez me origjine shqiptare qe quhet Cizia Zyke, faktin sesi shqiptarët dhe shqiptaret (qe ti i quan/ben per me teper muslimane) mbuluan rruget e botes me kurva rrugesh, e shpjegonte ne ket menyre : burrat shqiptare jane aq te ndyte (nga pikepamja e te mbajturit e sjelljes) sa femrave te tyre nuk u vjen me asnje ndot nga cilido person tjeter. dmth nuk kane me llahtar nga zhulsat e tjere te botes, qe natyrisht u duken te gjithe, me te mire.

nen te njejtin prizem, une, duke pare neverine qe tek shkrime e komente te ndryshme del ne pah sa u perket klasave te ulta te vendit, qe cilesohen çeçene, prej atyre qe kane pare e kariere, nuk mund te mos kuptoj deshiren e ketyre per te ikur jashte. 

te jashtmit edhe kur jane te pasur e pronare kane me TAKT. dmth te lash halet e nje te huaji eshte per nje te vobekte me e lehte, psikologjikisht e fizikisht, sesa te lash halet e nje shqiptarit. prandaj ai me çdo kusht kerkon te ike prej vendit te tij. 

ndersa ne vendet e zhvilluara ikin vetem ambiciozet e jo nevojtaret. 

Po kjo me duket se eshte intervista e dhene BBCse, pse na prezantohet ne peshk sikur ka burim Gazeta shqip? Pacavure apo jo, kjo eshte puna e BBCse dhe meritat duhet t'u shkojne atyre...

si psh, per pyetjen aq agresive, aq rrufe dhe qe e vuri ne siklet dhe zuri krejt te papergatitur zëvendësshefin e departamentit suedez për BE-ne:

"Si e shihni ju në presidencën suedeze të BE-së perspektivën europiane për vendet e Ballkanit?"

Faqja e zeze, si e humb kohen njeriu kur eshte i paafte, si ky gazetari i BBCse!

Si nuk e thote asnjeri se shqiptaret po denohen si popull me proamerikan ne bote?!.Kjo nuk i pelqen Europes, dhe besoni ,ata nuk duan nje jenki trojan te sigurte ne mesin e tyre.Si te spjegohet ndryshe qe nje Rumani eshte antare e BE-se?Keni pa ndonjehere Rumanine per se afermi?Edhe filmi "Borat" aty eshte xhiru.Kushtet qe po na parashtrohen neve nuk ju  parashtruan as Bullgarise e as Rumanise.Perndryshe Kroacia ne cdo aspekt eshte perpara ketyre shteteve, po ja qe s'po i lejohet antaresia ne BE.

E deshtem Ameriken,dhe faleminderit prej tyre na bani me dy shtete.Kusurin duhet vete, e mos te presim lemoshen e Europes.

 vete europa ne thelb eshte proamerikane (i njejti themel kulturor). popullsia europiane eshte antiamerikane veç "ne dukje" (neser te kete lufte me rusin, behet sa hap mbyll syte proamerikane). reaksioni i saj eshte normal, ai behet per te ruajtur nje fare pavaresie regionale kulturore, ndaj gjuhes, muzikes, filmit, ushqimit qe imponohet  prej amerikanizimit (globalizimit) te botes.  

pra sikur te votohej ne referendum popullor per shqiperine dhe vendet e rajonit, mund te thonim se e ka fajin proamerikanizmi yne, ose muslimanizmi yne, ose gjera te tilla. 

por per ket pune vendosin "kokat" e europes qe i shohin gjerat pak me thelle e me holle nga populli i thjeshte i tyre. 

fakti qe kroacia nuk eshte fut, e tregon qarte. pjesa kroate e bosnjes e pengon. ne na pengon pjesa shqiptare e kosoves, etj. gjithashtu behet fjale per popullsi te vogla 2 - 3 milioneshe qe nuk ngrejne gjo ne kandar te ekonomise se tregut europian.

polaket ishin shume me proamerikan se ne (me solidarnostin e tyre) dhe i futen pa problem ne europe. sepse popullsi e konsiderushme, treg i madh mallrash. interes me i madh per europen.

sot politiken e drejton LEKU. smiley

Jo ja ke futur kot, po krejt leshterike te thate!

vete europa ne thelb eshte proamerikane (i njejti themel kulturor). popullsia europiane eshte antiamerikane veç "ne dukje" (neser te kete lufte me rusin, behet sa hap mbyll proamerikane). reaksioni i saj eshte normal, per te ruajtur nje fare pavaresie regionale kulturore, ndaj gjuhes, muzikes, filmit, ushqimit qe imponohet  prej amerikanizimit (globalizimit) te botes.

ketu ke krijuar paradoksin me interesant te peshkut. Ben nje deklarate, ngre kompasin per te krijuar rrethin, dhe e mbyll duke kundershtuar vetveten, duke e bere rrethin sa rrumbullak aq edhe vicioz.

Pse, "ne dukje" e konsideron gezimin e italianeve dhe grekeve gjate 11 shtatorit? Po brohoritjet e francezeve? Apo nuk ke qene ne France atehere?

Kjo eshte ne dukje, po, por urrejtje, dhe ka nje moment per cdo gje, ka dhe nje moment aq tragjik per Ameriken (dhe gjithe boten, ne fakt, qe u be mut fare pas 11 shtatorit) kur "ne dukje", evropianet e festojne me birra klubeve.

fakti qe kroacia nuk eshte fut, e tregon qarte. pjesa kroate e bosnjes e pengon. ne na pengon pjesa shqiptare e kosoves, etj. gjithashtu behet fjale per popullsi te vogla 2 - 3 milioneshe qe nuk ngrejne gjo ne kandar te ekonomise se tregut europian.

Nuk ka probleme Kroacia me Bosnjen, madje Bosnja eshte federate Serbo-Boshnjake-Kroate, ku e vetmja gje qe funksionon, eshte pjesa boshnjako-kroate e federates.

Kroacia ka "probleme" me percaktimin e kufirit me Sllovenine. Kaq.

Kroacise, pastaj, i eshte bere njehere ftesa nga Evropa, dhe Stipja i tha "JO, ne kemi reforma per te bere, kur te ndihemi qe kemi arritur njefare standarti, atehere do te bejme vete kerkese per anetaresim".

polaket ishin shume me proamerikan se ne (me solidarnostin e tyre) dhe i futen pa problem ne europe.

Po kete ku e bazon? Nje gje eshte e vertete, pritja e James Baker ne Tirane... Me trego nje pritje te tille qe i eshte bere ndonjehere nje zyrtari te larte amerikan qe pas L2B. Per te mos e permendur Bushin, se hajt mo, do na nxirrni muhabetin e Kosoves e dokrra te tjera si keto.

gjithashtu behet fjale per popullsi te vogla 2 - 3 milioneshe qe nuk ngrejne gjo ne kandar te ekonomise se tregut europian.

Keto "popullsite e vogla" kur pranohen ne grup, bejne nje popullsi me te madhe se Greqia dhe Bullgaria se bashku. Plus, ka gjithato shtete te tjera te vogla, qe jane pranuar pa problem fare, qe te qendrojne si kunderfakt.

Republikat Balltike, psh. apo Sllovenia, Malta, Qipro, Sllovakia,  apo Luksemburgu, apo Irlanda, - pse jo, ja dhe Islanda tani se fundmi... keshtuqe, ja fut kot ti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).