Vendosni dicituren 47

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë të goditur që i përshtatet mirë fotografisë së radhës.

Treni për në.....???

48 Komente

The little engine that could.

(Ja transformimi i njeriut - e kam pasur kete liber ne shqip kur isha e vogel, por tani titulli me vjen vetem ne anglisht smiley. Foto e bukur Dejzi.)

Une jam lokomotiva

dhe therras vagon' e pare,

vagon'e pare.... smiley

Ate perqafimin e bicikletes me lokomotiven Disney mund ta kthente ne nje miltiplikativ klasik dashurie tip Wall-E.

Mund te ishte dhe e tipit "Xhim kopsa dhe Lukas Makinsti" smiley

C'ma kujtove Xhim Kopsen.

Ta kisha ta lexoja dhe nje her.

Ps. liber i kujt ka qene Xhim Kopsa?

Me duket se eshte Majkell Ende, ai qe ka shkruar dhe "Histori pa fund", ne mos gaboj. Kurse mua me ka marre malli te lexoj "Picirruku dhe Karlsoni, njeriu qe banonte mbi cati" smiley

Ana flm.

Ka pas edhe libra me autore shqipetar shume te bukur, por fatkeqesisht nuk i mbaj mend. Nje qe me ka pelqyer shume kur kam qene i vogel ka qene me disa cuna qe rrisnin pellumba. Nqs e di kush eshte te lutem ma thuaj.

Me thene te drejten, nga librat e femijerise qe i hap shpesh, kur jam giu' di corde, eshte cikli i Cufove te Bushakes, por kam pershtypjen se ky liber qe thua ti mund te jete i Bedri Dedjes, ai ka pas shkruar shume romane per femije.

Meqe jemi ketu, te te pyes per dicka: Tek Udhetimet e Guliverit, liliputet i mbaj mend, por ata gjigandet, kishin ndonje emer specifik, apo thjesht Gjigande? sepse me duket se kishin nje emer tjeter, por per dreq s'me kujtohet. Pyetje idiote, por kur te behet fiksim ndonje budallallek c'te besh... smiley

ana, endeja ka shkruajtur dhe librin 'momo', nje lloj tjeter mjalti.

aj veni ishte brobdingnag, por e gugllova. duket pak onomatopeik. dhe mbaresa 'nag' smth bezdi ne anglisht. etj, etj. long time no read sir swift.

Ne fakt, trop, une i referohesha perkthimit te vjeter ne shqip, dhe me vjen qamet inat qe s'me kujtohet se kete liber bashke me Robinson Kruzone mund t'i kem lexuar mbi 2-3 here ne vegjeli. por duket, qe mosha dhe kujtesa bejne te veten... smiley

Guliveri thote qe Brobdingnag ne fakt duhet shqiperuar Brobdingrag.

 

 Ashtu eshte, emri i vendit quhej Brobdingnags, dhe gjigandet ndryshe mund te queshin e Brobdingnaget ose Brobdingnag ne njejes.

Era kinezëri, por kinezëri para revolucionit kulturor kinez.....

Tani po më vjen era Kore e Veriut dhe Rusi e Bardhë.................

Green transportation technology

Drejt europes me trenin Enverist dhe binaret Berishist te homoseksualizmit!

Shqiperi te qofsha fale, te kam nene e me ke djale!  (kjo me erdhi)

O ti e ambiguitetit gjinor me ane te gjuhes smiley, mos na prek zemberekun me shprehje te tilla, paska plas Shqiperia gjithandej sot.

Po Rodarin e gjen dot online? me pelqente shume ai tregimi me vezen.

La freccia azzurra!!!!!!!!!!!!!!

Kush e ka lexu shqip?

 "Udhetimi i Shigjetes se Kalter"

s'e mbaj mend kete.. me kujtohet ajo me tipin qe gjen nje vez te cuditshme nje mengjes edhe e merr ne shpi edhe degjon se veza gumezhon.. pastaj e ve ne tavoline edhe nga veza nisin e dalin njerez te vegjel.. makina, traktora e gjera.. ushtri.. armatime etj.. edhe fillojne e ndertojne e ndertojne pa pushim edhe zmadhohen me kalimin e kohes deri sa ky uron te ktheheshin te gjithe perseri ne veze edhe kta pum kthehen te gjithe ne veze...

Twintip, sa te lezetshme i ke keto pershkrimet... smiley Aventurat e Cipolinos, mbaj mend une, dhe me duket se ka qene me kopertine te gjelber me nje qepke fytyrebuckane dhe syqeshur... Pastaj, Pinoku eshte bere i zakonshem...

Kete te Cipollinos e mbaj mend dhe une... I ati ishte Cipolloto apo jo? Ah, sa me ka pelqyer...

Ujk, shiko c'me tregoi gogoli per Cipolinon:

«Cipollino era figlio di Cipollone e aveva sette fratelli: Cipolletto, Cipollotto, Cipolluccio e così di seguito... Gente per bene, bisogna dirlo subito, però piuttosto sfortunata. Cosa volete, quando si nasce cipolle, le lacrime sono di casa».

smiley

Me fal atehere, nuk e mbaja mend mire.

E kam ende diku librin ne shtepi ne Shqiperi me duket. Heren tjeter qe do te jem atje do ta lexoj perseri.

Mbaj mend dicka qe kur me jepnin libra te tille si ai i Cipollinos, me vinte inat qe ishin te shkurter se s'doja te mbaronin dhe i lexoja disa here sa i dija permendesh.

Jo, po s'te fal hic! smiley

Po c'me fal a darebardhe...une s'e mbaja mend hic, pervecse si titull. Se nuk do "vritemi" per mustaqet e Celos.. smiley c'beri Cipolloto, c'beri Cipollone, koke qepujkash mbeten... smiley

Iiiiiii, po s'me fale do perplas kembet nga inati dhe nuk do ha dreke smiley

Me kujtohet qe kam lexuar nje liber me tregime te Kolodit. Nje nga tregimet fliste per nje majmun, por tani si per dreq, sme kujtohet as emri i majmunit as se pse fliste tregimi. Iu duhet kthyer edhe nje here ketyre librave...

Uaaa, te betohem, te njejtin liber kam qe qepare qe po e kerkoj ne rrjet. E mbaj mend si kopertine, ka qene me kopertine te trashe kartoni, jo si librat e tjere...  Me duket se ka qene me ca kafshe ne kopshtin zoologjik... po eshte goxha i hershem ai liber! smiley

p.s. Po te fal, se ta kam merak shendetin... smiley

Po, nje kopertine e trashe afersisht  mase A4, kishte 5 tregime. Nje tregim ishte per ca kalamanj qe shkojne te luajne ne pyll, nje ishte per majmunin, i fundit ishte per Pinokun. Dy te tjeret me kujtohen kaq vagullt, sa s'ma mban te them se per cfare ishin, ne rast se mos i ngaterroj me tregime te tjera qe kam lexuar ne shqip.

 

hehe.. me duket se e di se per cilin e ke fjalen... ky majmuni ka qene shume mistrec edhe aty ka pas qene edhe nje krokodil plak.. kete krokodilin e kishin lene syte edhe majmuni varej nga pema edhe e guxhuliste krokodilin ne hunde me bisht.. deri sa nje here krokodili u tregua i shpejte edhe ja preu bishtin pastaj majmuni sdilte me se kishte turp. nqs eshte ai liber qe mendoj dmth. ka qene edhe nje cun mistrec... ky ishte ne klase.. edhe nxirrte koken ne mes perdeve por s'e mbaj mend se ca bente. eh.. rremuje hesapi kujtesa... kujtesa eshte nje thes me breke te perdorura.

Po ky ishte. Ai femija sikur sapo kishte hyre ne klase te pare dhe bente palacolleqe pa fund, por se c'i ndodhi nuk e di, por sigurisht si ne cdo fund tregimi kalamanjsh do jete bere i mire dhe do kete mesuar nga gabimet e veta.

lol per thenien mbi kujtesen

LOOOOOL, ujk, si gjithnje perrallat kishin brenda moralin qe duhet te beheshim femije te mbare. smiley

twintip, kujtese e shkelqyer.... smiley 

Tropizma, une vazhdoj te mos e kem ikonen 'komento' ndaj po te shkruaj kryeradhe: F, me f te madhe smiley po ne si komb edhe sloganet i kemi me stereotipe, c'te besh mi moter...

eshte nje kenge prej Trypes.. e titulluar Treni (To treno), ne greqisht.. e cila shkon kshtu:

 

kur te vish, te me zhvarrosesh prej hirave,

dhe te ndjekesh prej meje,

gjithe ndryshkun.

Dhe ti ri-vesh,

rrotat e mija mbi shina,

dhe une te filloj te rreshkas,

te rreshkas,

e te rreshkas serish.

 

....

 

...

...

... (sme kujtohen)

 

refreni: c'u be me ate trenin... ku shihte?

c'u be me ate trenin... ku shihte?

trenat e tjere te shkojne...

trenat e tjere te shkojne...

erdhi cikllopi me nje sy djema .... bjerini me gura qenit qe e ka bere zakon kete rruge...

Kush ma vodhi bicikleten ....?????????

Salihi  i ka paisur me "salvagente" edhe trenat  shqiptare.

- Kush e gjen sa bicikleta fuqi ka motori i kesaj lokomotive, (ose sa lokomotiva fuqi kane kembet e te zotit te bicikletes)!!

**************

Makinisti 1 - Ej o Nardi mos e lidh mer bickleten pas lokomotives!

Makinisti 2 - Pse mer Gim?

Makinisti 1 - Ik mer bab, se mos na e shofin e po na qisin tek Peshku pa Uje per "Gjeni Dicituren"... smiley

 

Drejt Evropes me forcat tona si lokomotiva me nafte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).