Turizëm, durrsakët turren drejt Sarandës

Sezoni veror, edhe pse është në ditët e fundit të tij, qytetarë nga Durrësi vazhdojnë t’iu drejtohen plazheve të detit Jon, për të kaluar pushimet e verës apo preferojnë guidat e agjencive turistike për t’i kaluar ato jashtë shtetit. Janë disa mijëra banorë të këtij qyteti, të cilët kanë kohë që nuk preferojnë më plazhet e rajonit të tyre, duke preferuar plazhet e jugut të vendit tonë apo plazhet e huaja, kryesisht të Malit të Zi, Turqisë, Egjiptit apo të ndonjë vendi tjetër.

Janë disa nga shkaqet që i kanë detyruar durrsakët të bëjnë këtë zgjidhje. Të tilla janë kakofonia urbane, numri i dendur i plazhistëve në rërë, papastërtitë në det, ndotja akustike, si dhe probleme të tjera ato që i kanë detyruar këta banorë që të braktisin bregdetin e tyre dhe të kërkojnë shpëtim larg tij.

Durrsakët, drejt Sarandës

Muajit gusht, i njohur si piku i pushimeve verore, ka bërë që shumë durrsakë të zgjedhin t’i kalojnë pushimet në jug të vendit dhe kryesisht në Sarandë, por dhe jashtë vendit. Sipas statistikave të agjencive që operojnë në Durrës, por edhe të bashkisë së qytetit bregdetar, mbi 20 mijë banorë të Durrësit kanë kaluar pushimet në bregdetin e mahnitshëm të Sarandës. Ata nuk kanë kursyer për pushimet e verës. Kjo statistikë vlen vetëm për ata që kanë kontaktuar me agjencitë turistike, pasi ekziston edhe një numër i madh turistësh, të cilët i kanë kaluar ditët e pushimit në plazhet e Malit të Zi, në Ulqin dhe Budva, e që nuk kanë pasur nevojë t’iu drejtohen agjencive turistike vendase për ndihmë. Numërohen mijëra të tjerë që tashmë e kanë bërë traditë kalimin e pushimeve verore në jug të vendit nëpër plazhet joniane. Shumë prej tyre, sipas burimeve nga agjencitë turistike, kanë blerë shtëpi në Sarandë, Vlorë, Himarë, Orikum, Dhërmi, Pogradec a gjetkë, duke braktisur kështu përfundimisht plazhet e bregdetit të tyre. Ndërsa bregdeti i Durrësit ka 10 vjet që preferohet nga bashkëpatriotët tanë prej Kosove dhe Maqedonie. Kjo ngjet, pasi çmimet e këtushme janë mjaft të lira në krahasim me të gjitha plazhet e tjera.

Pse largohen durrsakët?

Pushuesit nga Durrësi, të cilët kanë këmbyer bregdetin e tyre me vijën detare të Jonit (kryesisht Sarandës) apo të plazheve turke, malazeze, të Egjiptit apo të Kroacisë, e kanë sqaruar këtë vendim me problematikën që ekziston në bregdetin ku kanë lindur. Plazhi i Durrësit tashmë është një plazh masiv, ku rregullat e turizmit janë shkelur me kohë. Një dhomë në Durrës kushton 4 deri 5 herë më lirë se në Sarandë apo Vlorë, e kjo se plazhi tashmë konsiderohet një lagje masive. Në këtë pjesë të bregdetit ka mbingarkesë në ndërtime, qetësia është prishur me kohë dhe ndotja akustike të shoqëron gjatë gjithë verës. Në disa zona mungon uji i pijshëm dhe njerëzit e blejnë atë me autobote. Ndërsa pastërtia në det është një tjetër element që i ka larguar durrsakët nga plazhi i tyre. Në pjesën tjetër të bregdetit të Durrësit mungon infrastruktura e shërbimeve dhe ato ende konsiderohen plazhe ditore. Këto e të tjera probleme i kanë detyruar banorët e Durrësit që t’i drejtohen Sarandës për të kaluar pushimet e verës. Padyshim që Saranda është dhe do të mbetet perla e jugut dhe preferenca

5 Komente

 Paska hotel ne Sarande ky me duket

Padyshim që Saranda është dhe do të mbetet perla e jugut dhe preferenca

 Sikur te regullohej muzika e larte e lokaleve, vendosja e disa mbikalimeve, ndertimi i parkingjeve me kate per makinat, nderprerja e metejshme e ndertimit te pallateve,  plazhi i Durrsit nuk ka per te pasur ate imazhin e keq qe eshte krijuar keto vitet e fundit.

Normale. Te njejten gje bejne edhe vlonjatet edhe pse Vlora nuk eshte bunkerizuar si Durresi. Kjo eshte shume e thjeshte, ai qe ka makine iken te tjeret vari hebet.

Per cfare Durresakesh e ka fjalen? Per durrsaket e Kukesit apo Durrsaket e Tropojes, Pukes e Dibres? Se Durresaket e vertete pothuaj jane te gjithe te ikur, kush jashte vendit, e kush ne Tirane. Ata pak qe kane ngelur jane te shkundur dhe nuk kane mundesi per pushime te largeta.

 Ata qe jane me vertet prej Duresit thone Dursak pjesa tjeter  thone Dursjane(kuksjane ,Tropojane,Pukjane etc) 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).