Trafiku, banorët e Matit bllokojnë hetuesit e KE

Herën e parë kanë pranuar, por për së dyti kanë vendosur të dalin të gjithë dhe të pengojnë automjetet e personave që do të kryenin një tjetër verifikim në banesat e tyre. Bëhet fjalë për familjen e Abdulla Katuçit në fshatin Gurrë e Vogël e Matit, ku shumë prej banorëve kanë ndalur anëtarë të një misioni të KE-së për të vajtur në banesat e tyre dhe për të kryer verifikime lidhur me akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, se në këtë vend janë kryer trafik organesh të serbëve nga UÇK-ja. Përplasja mes të dërguarve dhe fshatarëvë ka ndodhur mesditën e së hënës, teksa këta të fundit nuk kanë lejuar dy makinat e Ministrisë së Drejtësisë të ecnin më tej.

Përballja
Ka qenë ora rreth 12:20 e mesditës së të hënës kur dy automjete të Ministrisë së Drejtësisë, ku ndodheshin përfaqësues të KE-së, përkthyes, por edhe zëdhënësja e ministrisë janë ndalur nga banorë të fshatit Gurrë e Vogël, kryesisht familja e Katuçëve dhe të afërm të tyre. Abdulla Katuçi dhe familjarët e tij nuk kanë lejuar që të ardhurit të hynin në tokën e tyre duke u zënë rrugën, teksa kanë pretenduar të shohin një dokument që vërtetonte se ata ishin të lejuar për të kryer verifikimet e tyre. Teksa i janë nënshtruar kontrollit edhe 5 vjet më parë nga 15 prokurorë ndërkombëtarë, tashmë ata kanë vendosur të protestojnë. Misioni i KE-së ishte bërë gati të zbriste nga makinat për t'iu drejtuar banesës së Abdulla Katuçit kur banorët i kanë rrethuar automjetet dhe kanë kërkuar të njihen me përfaqësuesit, të shihnin dokumentet e identifikimit dhe mandatin e këtij kontrolli, si dhe kush i shoqëronte nga pala shqiptare. Banorët kërkuan që ata të kishin mandate kontrolli nga Prokuroria e Përgjithshme ose Prokuroria e Matit, kërkesë së cilës të ardhurit nuk iu përgjigjën. Kështu që nga ora 12:20 dhe për dy orë të tjera, përfaqësuesit e këtij misioni janë bllokuar duke mos i lejuar të shkonin në destinacionin e përcaktuar prej tyre. Pas pak në Gurrë ka mbërritur policia vendore, e cila ka bërë të mundur zhbllokimin e makinave të misionit të KE-së, por pa mundur t'i drejtojë ata për tek banesat e fshatit, ku dhe janë hedhur akuzat serbe për transplant organesh. Kjo ka bërë që hetuesit e KE-se në makinat e Ministrisë së Drejtësisë të kthehen për në Tiranë, pa arritur të shkojnë tek banesat e shënjuara si vend trafikimi.
Banorë të fshatit të cilët kanë protestuar për këtë mbërritje të hetuesve u shprehën se ishte hera e dytë që persona të tillë vinin për t'u kontrolluar shtëpitë pa asnjë paralajmërim dhe madje pa një autorizim nga prokuroria që u lejonte të bënin veprime të tilla.

Akuzat e Del Pontes
Sipas akuzatorëve (qeveria serbe dhe Karla del Ponte) bëhet fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999. Sipas këtyre burimeve, një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri. Gjykatësja Del Ponte në librin e saj "The Hunt" (Gjuetia) të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. "Disa hetues të UNMIK-ut dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurr&eumlsmiley ku bëheshin këto operacione, - bën të ditur gjykatësja Del Ponte. - Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve, si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme",- rrëfen ajo. Më pas Del Ponte shton se këto hetime u mbyllën sepse po bëheshin gjithnjë e më të vështira, thuajse të pamundura. Kosova dhe Shqipëria i kanë konsideruar akuzat e Del Pontes të pabaza.

Ministria e Drejtësisë hesht për konfliktin
Migena Demirxhi, zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë, e cila shoqëronte ditën e djeshme përfaqësues të misionit të KE-së në Shqipëri nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur. E telefonuar nga "Shekulli" dhe e pyetur ajo është përgjigjur vetëm me shprehjen "Nuk kam asgjë për të thënë" duke heshtur për pretendimet e ngritura nga banorët se ata kishin mbërritur në fshatin Gurrë pa autorizimet përkatëse që u jepnin të drejtën të ushtronin kontroll. Në fakt, pesë vjet më parë, kur 15 prokurorë të Gjykatës së Krimeve të Luftës kryen verifikime në këtë zonë, ata ishin të shoqëruar nga kryeprokurori i Matit, si dhe nga organet e policisë. Në atë kohë, sipas kryeprokurorit Arben Dyla ishte rënë dakord që nëse do të kërkoheshin të tjera veprime hetimore, si ajo e mundësisë së zhvarrimeve apo shkatërrimit të banesës së Katuçëve, hetuesit e huaj duhet të kishin siguruar autorizim nga autoritetet e larta të organit të akuzës.

7 Komente

.......moj irenke po ti cke qe te djeg miza me te keqen xhaxhi.....

 

Pallati 176

S'eshte muhabeti per "djegie mize" toko, ata tipat kane ardhur te bejne lemsh gjoja per te vene drejtesine ne vend pikerisht duke shperfillur drejtesine. Une per vete them bravo per ata banoret!

Nuk besoj te kete veprim me idiot e te papergjegjshem sesa ky i mesipermi. Edhe nese banoret kane te drejte te jene te irrituar, eshte pergjegjesia e autoriteteve lokale a qendrore si dhe atyre ligjore shqiptare qe duhet ta kishin parandaluar kete shfaqje te ulet, primitive dhe qe bie ndesh me vete interesat e banoreve dhe te gjithe ne. Ne cdo vend te botes te ndalosh (ca me teper ne menyren alla fshatce qe kane menduar banoret) eshte shkelje e rende e ligjit - ne kete rast atij nderkombetar dhe qe ev ne dyshim te madh lidhur me aresyet perse ata nuk jane lene te lire te investigojne. Nese ata kane qene aty pa informuar organet perkatese shqiptare dhe kjo eshte dicka qe bie ndesh me ligjin shqiptar atehere autoritetet tona duhet te kishin vepruar me diplomaci e me fort kujdes per ta zgjidhur kete ceshtje me kohe dhe ne rruge ligjore (pra me dokumentacion).

Ndalimi i tyre "fshatce" u ben favor vetem fabrikacioneve dhe trillimeve serbe (dhe mesa duket jo vetem) dhe i njgan pak kokefortesise se Sadam Husein per te mos bashkepunonte me investiguesit nderkombetar lidhur me armet e "mass destruction" qe ne fakt ai nuk i kishte.

Nese banoret jane te sigurt se nuk kane se cfare te fshehin (sic edhe une besoj) atehere eshte vete demtuese te veprosh ne menyre naive, "impulssive" dhe persri idote.

ke te drejte ne ato qe thua, per veprimet impulsive alla fshatce me bllokim rrugesh.

Por ekziston edhe e verteta tjeter, qe ky lloj reagimi nuk eshte i vetedijshem, por rrjedh spontanisht, duke iu kundervene arrogances dhe paligjshmerise se organeve shteterore, aq me teper te atyre qe kontrollojne ligjshmerine, si Ministria e Drejtesise.

Me teper se injorance ligjore nga ana e perfaqesuesve te drejtesise, qe askush nuk ka te drejte te kontrolloje dhe te futet ne prone private pa mandat kontrolli te leshuar nga gjykata, vec ne rastet kur ekziston nje rrezik imediat, ketu kemi te bejme me arrogance te atyre qe vetdeklarojne se perfaqesojne shtetin dhe iu duket sikur jane mbi shtetasit.

Nese keta fshatare i kane ndaluar keta arrogante per arsyet e shprehura me lart atehere CHAPEAU! per ata.

 

Jam dakort me ty por nga ana tjeter qofte koha qofte edhe vendi qe kane gjetur per ti bere sipas teje karshillek autoriteteve jane totalisht te gabuara. Ne thelb prokuroria ka te drejte te beje investigime lidhur me akuza te caktuara dhe cdo pegnese e tyre denohet ne menrye penale - ne kete rast behet fjale per nje incident diplomatik qe pervec se perben turp per te gjithe ne nuk ju ben aspak favor edhe atyre banoreve e asaj zone qe me veprimin e tyre duket sikur vijne nga ndonje shekull tjeter.

Verzhguesit e huaj e kane fort te lehte te theksojne tashme se dyshimet jane e ngelen me te forta pasi nuk u lejuam forcerisht te bejme investigimin tone.

Pra theksi qendron qe si komunitet ne duhet te denojme sjellje te tilla te pakuptimta e primitive qe su bejne nder e favor vete fsahtit apo zones ku keto ndodhin.

Ik ore se mire ua bene qe nuk i lane te hyjne. Nese duam te na trajtojne si qenie njerezore te barabarta, perse te mos ngulim kembe te na trajtojne si te tille? Aq me teper qe ky hetim duket si puna e atij muhabetit : "cyte ferren se patjeter do te kete ndonje lepur".

Ore blete po ti cpate mor mik - kush te trajtoka jo si njeri andej nga Amerika. Pastaj lexo me mire kontekstin e shkrimit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).