Toro: Pas draftit për tokat djerrë, investitorët e huaj

Sekretari i përgjithshëm i shoqatës "Pronësi më Drejtësi", Agim Toro, argumenton qëllimin e vërtetë të hartimit të draftit për tokat djerrë. Ai i jep përgjigje edhe fenomenit se pse nuk punohet toka në Shqipëri.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha i kërkoi vartësit të tij, Jemin Gjana, që brenda muajit gusht të sillte në qeveri draftin për kalimin e tokave djerrë në fondin e komunave, me qëllim nxitjen e punimit të tokës. Por, sekretari i përgjithshëm i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Agim Toro, në një intervistë për gazetën "Shekulli", shprehet se qëllimi për hartimin e këtij drafti, duhet gjetur gjetkë. Toro argumenton se, sipas ligjeve aktualë, investitorë të huaj nuk mund të blejnë tokë bujqësore, por vetëm tokë truall. Por, miratimi i një drafti të tillë, do t'i hapte rrugë kësaj kategorie, për të blerë tokë bujqësore, pasi në ligjin për turizmin thuhet ndër nene se, në qoftë se vlera e investimit e kalon vlerën e tokës, atëherë, ai që investon ka të drejtë që ta blejë tokën. Për këtë arsye, Agim Toro druhet se qëllimi i vërtetë nuk është për të punuar tokën, por për t'u kaluar toka (veçanërisht në zona turistike) atyre njerëzve, që kanë interesa ekonomike. "Sot, të huajve nuk u lejohen që të blejnë tokë bujqësore, sepse e ka të ndaluar ligji për shitblerjen e tokës. Vetëm tokë-truall mund të blejnë. Nëse do të lejohet të blihet tokë bujqësore, atëherë të jeni të bindur se ky agresivitet do të jetë shumë i madh dhe duke marrë tokë me qira, realizojnë investime që do të kalojnë vlerën e tokës",- tha Toro. Edhe ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, e preku pak këtë çështje në konferencën e fundit për shtyp, teksa u shpreh ndër të tjera se, një pjesë e pronarëve të tokave preferojnë që tokat e tyre t'ua shesin kompanive të ndërtimit, investitorëve, të cilët synojnë t'i marrin për të investuar.

Z. Toro, Kryeministri Sali Berisha kërkoi pak ditë më parë hartimin e një drafti për kalimin e tokave djerrë në fondin e komunave, me qëllim nxitjen e punimit të tokës. Në fakt, pse nuk punohet toka në Shqipëri dhe a ju duket ligjor një propozim i tillë?

Unë dua të ndalem pak në këtë çështje dhe pikërisht tek pyetja e parë, se pse nuk punohet toka në Shqipëri. Askush nuk i ka bërë një analizë kësaj çështjeje. Edhe z. Gjana, që e dëgjova, ishte shume konfuz në analizën e tij. Në ligjin 7501, që është edhe ligji i parë i pronës, thuhet se kush nuk e punon tokën për një vit, i merret toka. Kjo është baza, ndoshta, që shteti mendon se i jep të drejtë vetes për të vepruar. Po unë do të shtroja problemin se, a ka dështuar reforma në bujqësi apo jo. Pse nuk punohet toka? Unë mendoj se rruga e reformës në bujqësi, ka 19 vjet që ka kaluar në disa shtigje të rëndësishme. Nga viti '90-të deri në '95-ën, iu shpërnda toka fshatarëve, por ata, pavarësisht se e morën tokën, nuk e quajtën veten pronarë, sepse mentaliteti shqiptarë e ka të ngulitur të drejtën e pronësisë. Nuk u harrua pronësia për 45-50 vjet dhe tani sërish nuk është harruar nga askush. Dhe ai nuk zgjodhi rrugën për të punuar tokën, që të përmirësonte nivelin e tij të jetesës, por zgjodhi një rrugë tjetër, emigracionin, dhe fshatari vajti e punoi tokat greke dhe italiane, por jo tokat e veta.

Cila është arsyeja sipas jush?

Arsyeja është se jo vetëm që nuk ishte i garantuar në titullin e vet të pronësisë, por edhe mënyra se si u zbatua kjo reformë, ishte jashtë çdo lloj standardi kapitalist. 560 mijë ha tokë u ndanë me ligjin 7501 apo me ligjet e tjerë të tokës bujqësore, dhe kjo u nda në 2 milionë e 400 mijë ngastra, që i morën 400 mijë familjet, që banonin në fshat. Pra, çdo familje, atë 1.3 ha tokë, që i takonte mesatarisht në rang republike, e kishe të ndarë në 6 ngastra. Që do të thotë se nuk mundet dot që të krijoheshin fermat kapitaliste.
Unë do t'u jap një shifër që është shumë interesante. Në regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike-bujqësore të realizuar në Shqipëri, në vitin '98, rezultuan të dhëna shumë interesante. Toka bujqësore punohej në 51% të sipërfaqes së saj. Nga kjo tokë që punohej, vetëm 50% punohej me mjete të mekanizuara, 23% punohej me kafshë pune dhe 26% e asaj toke punohej me krahë. Ky është turp, që në këtë kohë, në Shqipëri toka ende punohet me krahë.

Pse ndodh ky fenomen?

Kjo është pasojë e ngastrave shumë të vogla të tokës, ku nuk mund të futen mjetet e mekanizuara, dhe ku nuk futeshin dot as kafshët e punës. Dhe me këtë mënyrë të punuari toke, nuk mundet që të ketë rezultat bujqësia jonë, sepse kostot e prodhimit të produkteve bujqësore janë jashtëzakonisht të larta. Këto janë arsyet kryesore se pse nuk punohet toka në Shqipëri, sepse edhe ato parcela që mbillen, mbillen vetëm për ekonominë ndihmëse, që ka fshatari, kurse të tjera ai nuk mbjell. Pas vitit '95, ndodhi një fenomen tjetër. Dyert e emigracionit u mbyllën dhe nuk mund të emigrohej më siç emigrohej më parë. Së dyti, emigrantët shqiptare jashtë Shqipërisë, që punonin tokat greke dhe italiane dhe jo tokat e tyre, filluan të sillnin të ardhurat e tyre në Shqipëri dhe fshatari synonte që të përmirësonte nivelin e tij të jetës në vendin e tij. Por, sërish këtë nivel jetese nuk e gjeti duke punuar tokën, sepse nuk mund të krijonte fermat kapitaliste me këtë lloj shpërndarjeje apo katrahure që ishte bërë në bujqësi. Dhe ai e gjeti rrugën, duke emigruar kësaj here brenda territorit shqiptar dhe me përkrahjen e politikës dhe të politikanëve shqiptarë, që ishin në pushtet: zaptoi tokat e të tjerëve. Kemi 500 mijë ndërtime pa leje dhe sipas të dhënave që jep ALUIZNI, rreth 170 mijë janë mbi tokën e tyre, 80 mijë janë ndërtime të zonave urbane dhe 250 mijë janë në tokat e të tjerëve. Nga 400 mijë familje në fshat, 250 mijë kanë braktisur tokën dhe kanë ikur në zona të tjera për një jetese më të mirë, sepse tokën nuk e shikojnë si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre. Prandaj ne kemi bërë një studim dhe i kemi thënë qeverisë shqiptare se ligji 7501 ka qenë një dështim, jo sepse nuk ka respektuar të drejtën e pronësisë, por edhe për vetë qëllimet e tij, sepse nuk realizoi një reformë. Ishte një regres dhe jo një progres.

Berisha deklaroi se drafti për tokat djerrë ka si qëllim nxitjen e punimit të tokës. A ndani edhe ju të njëjtin opinion, apo mendoni se qëllimi duhet gjetur gjetkë?

Unë dyshoj që dhënia e këtyre tokave me qira ka një qellim tjetër. Shumë po flitet për zonat turistike, kur realisht në Shqipëri janë ngritur tashmë zyrat e ndërkombëtarëve për të blerë tokat në zonën mesdhetare, për të blerë toka rreth e qark qyteteve dhe apartamente banimi. Ata kanë para dhe çmimi i shitjes sot është i ulët, sidomos i tokave bujqësore. Sot të huajve nuk u lejohen që të blejnë tokë bujqësore, sepse e ka të ndaluar ligji për shitblerjen e tokës. Vetëm tokë-truall mund të blejnë. Nëse do të lejohet të blihet tokë bujqësore, atëherë të jeni të bindur se ky agresivitet do të jetë shumë i madh dhe duke marrë tokë me qira, realizojnë investime që do të kalojnë vlerën e tokës. Është e shkruar, qoftë në ligjin e nismës së lirë, qoftë në ligjin e turizmit, që, në qoftë se vlera e investimit e kalon vlerën e tokës, atëherë ai që investon ka të drejte që ta blejë tokën. Për pasojë, kam frikë dhe qofsha i gabuar se qëllimi nuk është për të punuar tokat, por është për të përfituar tokat, pra për t'ua marrë ato toka që kanë, sidomos në zona turistike, dhe për t'ua kaluar atyre njerëzve, që kanë interesa për t'i marrë dhe për t'i blerë, por tani, me ndërhyrjen e shtetit. Ky mendoj unë është qëllimi dhe nëse do të dalë kjo e vërtetë, do të jetë shumë e hidhur për të gjithë ne. Ndaj, unë them që zgjidhjet më të mira janë ato që ka propozuar shoqata: të hartohet një ligj për kthimin e pronës, i cili të ketë në themel të tij kthimin fizik të pronës dhe jo kompensimin, por mbi të gjitha, të luftojë atë korrupsion galopant që ka dhe ndodh përditë me pronat.

Pse mendoni se kjo është zgjidhja më e mirë?

Sepse ne si shoqatë kemi llogaritur që kostoja e kompensimit në këto kushte që jemi, është 30 miliardë euro. 20 milionë dollarë apo euro, tek 30 miliardëshi, është mikroskopike. Mirëpo, në ligjin 9235, fundi i vitit 2014 parashikon mbylljen e kompensimit fizik dhe është e pamundur që të realizohet ky lloj kompensimi në këtë datë që ka vendosur ligji.

8 Komente

Po pres per ndonje koment te mireinformum dhe te specializum te kjo teme.

Emigrant, ky fenomen eshte i njohur dhe quhet "neo-kolonializem bujqesor". Me krizen qe ka kapur bujqesine boterore (rritja e popullesise ne vendet e varfra dhe e urbanizimit ne vendet e zhvilluara/mos liberalizimi i tregjeve bujqesore/kthimi i tokave bujqesore ne toka per shfrytezim bio-etanoli/ndryshimi klimatik etj) ka bere qe shume shtete, e theksoj Shtete por jo vetem, te fillojne ne investojne fondet e tyre ne blerje masive tokash bujqesore. Me konkretisht:

- nga nentori 2007 e maji 2008, investitoret e huaj kane blere plot 2.2 milione hektare toke jashte shtetit ame. Per shembull, 480.000 hektar pyje brazilian shiten per 3 milion dollare nga kabineti i avokateve Wheeler Wolf. Kjo siperfaqe sa per te te dhene nje ide eshte gati sa gjysma e parisit, ose e thene ndryshe nje sip qe mban 5 milione banore!

-Ukrahina, Kazakistani, Etiopia, Sudani, Madagaskari etj. kane filluar te shesin token e tyre masivisht. Arabia Saudite, nga rritja e madhe e konsumit ka vene ne dispozicion mbi 800 milion dollare per blerje tokash jashte shtetit ku ato te mbillen ekzkluzivisht per konsumin e saj te brendshem (mbi 40.000 hektere toke e mbjellur me grure ne Soudan, synojne deri ne 500.000 hektare me oriz ne Indonezi) etj.

- Daewoo, e ke parasysh ben dhe makina nganjehere smiley me mbeshtetjen direkte te qeverise jug Koreane, ka marre me qera ne Madagaskar plot 1.3 milion hektare per te prodhuar 4 milion ton miser dhe 500.000 ton vaj palme ne vit. Ti e di sa demokratike jane andej poshte e sa fiton populli smiley)

Si perfundim, ti quaje si te duash. Idea e thjeshte fare eshte kjo : vendet e varfra japin tokat e tyre per prodhim vendeve te pasura. Tani, sikur ne te ishim te zgjuar, ne e rrisim prodhimin vete dhe behemi vete te pasur: bujqesia dhe uji jane nafta e se ardhmes !!!

E kupton qe nganjehere, ato te opozites, nuk ja futin kot kur thone se Berisha po shet "resurset" e vendit... Po shet malet per fabrika cimentoje ( e ke pare ndonjehere ate te rene ne Fushe Kruje sa gjigande qe eshte??? ) a per energji elektike me ere per Italine... prit kur te rikujtohet qe ne mund te shesim dhe ujin (kujto projektin e eksportit te ujit te syrit te kalter)...

 

 

Flm, Aiglon per infon me shume interes. Kisha edhe nje pyetje: si eshte nje kontrate tipike e shitjes se tokes bleresve te huaj? A eshte e kufizuar ne kohe? A ka kufizim-percaktim ne aktivitetin prodhues; ku eshte ndryshimi themelor mes nje blerje te tille dhe marrjes se tokes me qera?

Ndoshta flasim me vone, por per mua aseti i vertete i tokave bujqesore shqiptare (perfshi pyje dhe kullota natyrore) jane zonat ku intensifikimi eshte ose i pamundur, ose jo rentabel.

Tani qe te mos bej ekspertin kot se nuk jam jo per gje smiley per ceshtjen e kontratave mjafton nje arsyetim i thjeshte.

Ne qofte se marrim rastin e prodhueseve me ere ne Karaburun, aty kontrata eshte e limituar ne kohe (qofsha gabim me duket se eshte 25 vjet pas perfundimit te investimit, por nuk i jam i sigurt per kohezgjatjen e sakte). Kjo do te thote qe nese rentabiliteti i ketyre "mullinjeve ere" eshte po kaq, atehere ne ngelemi me gisht ne goje pas 25 vjetesh.

Keshtu eshte dhe kjo puna e tokave. Dhe nese ne e japim me qera per 50/99 vjet bie fjala, per shkak te thatesires ose te mbi-perdorimit, ajo mund te kthehet ne toke jo-bujqesore. Per kete arsye, BE-ja i detyron vendet anetare qe 10% e tokave te tyre bujqesore te ngelen te papunuara per tu perballur me kriza te mundshme. I eshte bere tolerim per here te pare kesaj rregulli vetem per vitin 2007/08 per arsyet e krizes bujqesore dhe rritjes se kerkeses. Ne 2009 rregulli u rivendos.

Eshte e thjeshte per te kuptuar pra se sa risqe kemi ne nese fillojme ti japim gjithcka me koncesione. Nuk e zura fare me goje pjesen e turizmit se permendet shume mire ne interviste...

Dhe per ta mbyllur ketu. Une kam bindjen e plote, qe nese ne "specializohemi" ne prodhimin bujqesor cilesor bio (i cili nuk kerkon siperfaqe industriale dhe krijimin e fermave gjigande) ne mund te dalim shume here me te fituar se nese fillojme t`ja japim gjithcka te huajve. Ne nuk kemi siperfaqen e domateve te Spanjes (te cilat te themi te drejten jane krejt pa shije). Meqe je ne amerike e di shume mire si funksionojne coop-et me prodhim vetem bio. Eshte nje treg i tere per tu kapur...

Jam dakord me ty Aiglon, por Berisha eshte vite drite larg kesaj linje mendimi dhe ndonese teorikisht ne thelb draft ligji synon te nxise zhvillimin, ne praktike ky do te ishte vetem nje ligj (ne mos gaboj i 8-ti qe nga viti 1991) me teper qe corienton perdorimin e tokes dhe maredheniet e pronesise ne Shqiperi. Nuk besoj se komunat e vendit tone kane arritur te demonstrojne transparenece ne menyren e menaxhimit te tokes, keshtu qe toka bujqesore qe do i merret atij qe nuk e punon ose do shitet nga kryetari i komunes nje anetari te familjes ose miqve nderkombetare te politikaneve per arsyet e mesiperme...  E admiroj ne fakt gjakftohtesine me te cilen e komentojne vendimin e kryeministritit Z. Toro dhe koleget e tij,  prisja me shume kundershtim nga ana e tyre...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).